Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Si t’i lutem Allahut që të më ruajë nga mëkatet e mëdha...?

Si t’i lutem Allahut që të më ruajë nga mëkatet e mëdha...?

Pyetje:

Selam alejkum!

Desha t’ju pyes se me çfarë lutje duhet t’i lutem Allahut xhele shanehu që të më ruajë nga mëkatet e mëdha, prej turpit dhe mendimeve të këqija?


Përgjigje:


Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër myslimane, ka lutje të shumta dhe ka libra të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, që kanë përmbledhur lutje të shumta, që bëhen në situata të ndryshme, siç është libërthi “Mburoja e Muslimanit”.

Sa i përket rasteve që ke pyetur, ato janë të ndryshme dhe dallon qasja njëra nga tjetra. Kur jemi te mëkatet, mund të bëhen dua të ndryshme, por më e qëndrueshme do të ishte të larguarit nga rrugët që çojnë tek gjynahet e mëdha dhe të kujtohet, siç ka thënë Ibnul Kajjimi, me plot bindje se:

Allahu është në dije me atë që fsheh zemra e jote,

Ndaj Allahut duhet të turpërohesh për mëkatimin që do ta bësh,

Frika e jote se mund të biesh nga mëshira e Allahut për shkak të mendimeve që i ke për mëkatim,

Të kesh frikë se mos Allahu do të mbjell në zemrën tënde në vend të dashurisë ndaj Tij, dashurinë për mëkate etj.

Për turpin nuk duhet të bëhet dua që të largohet, sepse ai është i dobishëm dhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë për të se nuk sjell gjë tjetër pos hairit.

Përveç veprave të mira dhe largimit të mendjes nga mëkatimi, mund të bëni lutje të ndryshme që kanë të bëjnë me largimin nga rrugicat e mëkateve, që ju burojnë nga zemra, madje në gjuhën shqipe.

Ndër të tjera mund të bësh edhe këto dua, që i ka praktikuar vet i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:

“O Allah, të lutem që të më mbrosh nga shirku ndaj teje duke qenë unë i vetëdijshëm dhe të lutem të më falësh nëse e bëj këtë pa dije!” (Transmeton Ahmedi)

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!” (Ali Imran, 8)

“O Allah, të lutem që të më dhurosh udhëzim, devotshmëri, ndershmëri dhe pasuri!” (Transmeton Muslimi)

“O Allah, mëshirën tënde e kërkoj, andaj mos më lë të mbështetem në veten time asnjë çast, si dhe ma përmirëso gjithë gjendjen time. Nuk ka zot që meriton adhurimin përpos Teje!” (Transmetojnë Ebu Davudi, Ahmedi etj.)

“O Allah që i orienton zemrat, ma drejto zemrën time në respektin Tënd!”(Transmeton Muslimi)

“O Allah që i rrotullon zemrat, forcoma zemrën time në fenë Tënde!”(Transmeton Tirmidhiu)


Allahu e di më së miri!

Muhamed Dermaku

www.pertymoter.net

Read more...

Si bëhet sexhdeja e falënderimit dhe ajo e leximit të Kuranit?

Si bëhet sexhdeja e falënderimit dhe ajo e leximit të Kuranit?

Eselamu ajlakum!

Desha t’ju bëj një pyetje: si bëhet sexhdeja falënderuese dhe si bëhet sexhdeja duke lexuar Kuran. Zoti ju shpërbleftë!


Përgjiigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Sexhdeja e falënderimit bëhet në rast kur dëgjon për ndonjë gëzim të madh, që është arritur ndonjë dobi ose është larguar ndonjë dëm, qoftë ai personal apo shoqëror e kolektiv. Përbëhet prej një sexhdeje duke rënë në tokë (dysheme) në momentin kur e dëgjon lajmin, por mund të bëhet edhe më vonë. Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, nuk kërkohet abdesi, as mbulesa për femrën, as të drejtuarit kah kibleja. Nuk ka ndonjë dua të posaçme që kërkohet të thuhet në sexhden e falënderimit, por mjafton çfarëdo lutje që përmban falënderim dhe madhërim të Allahut. 

Kurse sexhdeja e leximit të ajeteve që përmbajnë fjalë të sexhdes, me ç’rast kërkohet sexhdeja e leximit të Kuranit, po ashtu përbëhet prej një sexhdeje dhe nuk ndryshon nga rregullat e sexhdes së falënderimit, të cilat u përmendën më lart, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Kjo e ka duanë e vet, të cilën mund ta gjesh në libërthin “Mburoja e Muslimanit”.

?Këto janë sexhde të rastit dhe janë ibadet në vete, e jo namaz. Këto i përngjajnë dhikrit më shumë sesa namazit, andaj edhe nuk kërkohet abdesi për këto dy sexhde.

Allahu e di më së miri!  



Muhamed Dërmaku

www.pertymoter.net

Read more...

Namazi i duhasë

Namazi i duhasë

Pyetje: Selam alejkum shpresoj qe jeni mir dhasht zoti e gjithmon te jeni mir desha te bej nje pyetje lidhur me namazin, kam degjuar se namazi qe falet per te ber dua osht qe nga 15min pas lindjes se diellit e deri 15min para ardhejes se kohes se drekes e un qka dua te dij eshte se si te falet ky namaz pasi kam koh te lir edhe dua ta shpenzoj kohen duke u falur desha te dij gjith te mirat zoti ju shperbleft.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Namazi që kërkon pyetësi shpjegim është namazi i Duhasë ose siç quhet ndryshe dhe namazi i të penduarve. Ka marrë emrin Duha (jo dua), për faktin sepse kryhet paradite dhe paraditja në arabisht quhet Duha, pra ka marrë emrin e kohës në të cilën kryhet.

Dispozita dhe vlera e namazit Duha

Ky është një namaz synet, kur e pyetën njëherë Aishen –radijallahu anha-, se a e falte Profeti salallahu alejhi ue selem, namazin e Duhasë ajo u përgjigj: “Ai herë e falte namazin e Duhasë sikur të thoje se nuk do ta linte asnjëherë dhe herë e linte sikur të thoje se nuk do ta falte më asnjëherë”. Pra ky tekst na tregon se ky namaz është synet dhe jo detyrë.

Padyshim që namazi Duha ka vlerë të madhe. Nga vlerat e tij është se kush e fal këtë namaz është sikur ka dhënë 360 sadaka gjatë ditës. Muslimi përcjell nga nga Ebul-Esued Ed-Dejli –radijallahu anhu-, ky nga Ebu Dherri, se i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Secili prej jush është i obliguar të japë sadaka për çdo nyje të vetën. Çdo tesbih është sadaka, çdo tahmid është sadaka, çdo tehlil është sadaka, çdo tekbir është sadaka, të urdhëruarit për mirë është sadaka, largimi nga e keqja është sadaka, ndërsa të gjitha këto mund të kompensohen me dy rekate namaz duha”.

Falja e këtij namazi ka qenë në porosinë që Profeti salallahu alejhi ue selem, i ka thënë Ebu Hurejrës i cili ka thënë: “Më ka porositur i dashuri im me tre gjëra të cilat nuk do t'i lë sa të jem gjallë: agjërimin e tre ditëve në çdo muaj, namazin e duhasë dhe që të mos fle pa e falur vitrin”.

Koha e namazit Duha

Koha e namazit Duha, fillon me lejen e Allahut, nga momenti që dielli është ngritur sa një shtizë nga momenti i lindjes (në kohën kul falet bajrami), e deri pak para se të shkojë dielli në kupë të qiellit; pra afërsish 20-30 minuta para namazit të drekës, porse koha më e mirë është kur të fillojë që të djegë dielli.

Mënyra e faljes së namazit Duha

Namazi Duha mund të falet dy rekate, mund të falet katër, gjashtë apo tetë rekate, ai falet dy rekate dy rekate; pra në fundin e çdo dy rekateve jepet selam.

Dhe Allahu e di më së miri.

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

11.08.2008

Read more...

Si duhet ndarë obligimi mbi furnizimin e familjes?

Si duhet ndarë obligimi mbi furnizimin e familjes?

Pyetje: Eselamu alejkum! Ju përshëndes dhe ju përgëzoj për punën tuaj të mëtutjeshme dhe Allahu inshalla ju shpërblen dhe ua shton suksesin. Kam një pyetje në lidhje me marrëdhëniet familjare, gjegjësisht në lidhje me atë se nëse në një familje punojnë burri dhe gruaja, d.m.th të dy kanë të ardhura (paga), si duhet ndarë obligimi mbi furnizimin e familjes në këtë rast? A ka gruaja obligim të investojë nga rroga e saj në harxhimet familjare apo përsëri i mbetet ky obligim vetëm burrit?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Në këtë rast obligimi mbetet vetëm për burrin dhe Allahu e di më së miri, sepse burrat e kanë për detyrë shpenzimin për nevojat e familjes, siç thuhet qartë në ajetin e Kuranit në suren En Nisa.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

29.07.2010

Read more...

Si mund t'i heq këto sëmundje (zilia, nifaku, mendjemadhësia) nga zemra?

Si mund t'i heq këto sëmundje (zilia, nifaku, mendjemadhësia) nga zemra?

Pyetje: Ne nje pyejtje keni permendur se duhet vazhdueshmeri ne lutje per dicka. Une kam shume vite qe bej dua te me largohet hasedi dhe smira qe ndiej per te tjeret, bej dua te mos jem mendjemadh pasi bej nje veper dhe bej dua te me jepet sinqeriteti, ihlasi. Me duket sikur nuk kam marre pergjigje. A duhet vazhdueshmeri ne kete, ne lutje? Une ketyre tre semundjeve po ja shoh zararin prandaj po lutem vazhdimisht por po me duket shume veshtire. Kam nevoje per keshille se si mund ti heq keto tre (hased, ihlas, mendjemadhesi) semundje nga zemra. Allahu jua shperblefte.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shkaqet:

Shkaqet që  çojnë njeriun në hased janë katër, siç i kanë përmendur disa dijetarë në librat e tyre:

1. Urrejtja për personin në momentin që vihet re një mirësi e tij apo kur falënderohet prej njerëzve.

2. T’i vijë e rëndë nëse i jepet përparësi dikujt ndaj tij.

3. Frika se mos i humb diçka nga ajo që gëzon.

4. Natyra e keqe, tipi i tillë.

Shërimi:

1. Të kujtojë se hasedi është i ndaluar.

2. Ta angazhohet në hajr.

3. Të kuptojë se s’i sjell hajër po e dëmton atë të parin.

Mburoja:

1. Kërko mbrojte Allahut të të ruajë prej hasetit. Gjëja më e bukur: El Felek, duatë, dhikri i mëngjesit dhe darkës.

2. Devotshmëria, frika ndaj Zotit.

3. Durimi ndaj personit, mos ta sulmojë atë në asnjë mënyrë.

4. T’i mbështet Allahut, pasi ka bërë shkaqet.

5. Boshatisja e zemrës ndaj interesimit për të.

6. T’i kthehet Zotit të Tij, të merret me Allahun se sa të merret me njerëzit.

7. Pendim prej gjynaheve.

8. Sadekaja dhe bamirësia.

9. Bamirësia ndaj personit në fjalë.

10. Realizimi i teuhidit.

11. Fshehja e mirësive.

Për sinqeritet:

Duaja e njohur: Allahume inij eudhu bike en ushrike bike ue ene aelem ue estagfiruke lima la aelem.

Ose duaja e Umerit radijallahu anhu: Allahume ixhal amelij kulehu salihan liuexhike khalisan la li ehadin fihi minhu sheja.

Kundër mendjemadhësisë:

1. Prano të vërtetën ngado që të vijë.

2. Mos nënçmo njerëzit.

Nëse i bën këto, d.m.th: je i ruajtur inshallah.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

21.06.2008

Read more...

Cila është këshilla juaj për përgojuesit?

Cila është këshilla juaj për përgojuesit?

Pyetje: Cila eshte keshilla juaj per motrat dhe vellezerit qe ta ruajne gjuhet e tyre nga pergojimi bartja e fjaleve, dhe folja e tepert?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mjafton si përgjigje për pyetjen aspekti se Allahu e ka konsideruar përgojimin e muslimanëve sikur të hash mishin e vëllait (ose motrës) tënd të vdekur. "O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se vërtet disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë". El-Huxhurat, 12.

Ndërsa nga hadithet e Profetit po përcjellim këto hadithe:

Transmeton Ebu Hurejre –radijallahu anhu- se i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka bëre pyetje: "A e dini ç'është përgojimi? Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! "Përgojimi është që vëllait tënd t'ia përmendësh atë që nuk ka dëshirë." I kanë thënë: "Por nëse është e saktë atë që ia themi? "Nëse është e vërtetë ajo që ia ke thënë, ke bere gibet (përgojim) e nëse nuk e ka atë ke bërë shpifje ndaj tij." Muslimi.

Transmeton Ebu Berzeh el Eslami se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "O ju të cilët keni besuar vetëm me gjuhet tuaja e ende nuk ka hyrë imani në zemrat tuaja! Mos përgojoni muslimanet dhe mos kërkoni të metat e njeri-tjetrit, sepse vërtetë ai që hyn në fshehtësitë e muslimaneve, Allahu do të hyjë në fshehtësitë e tija e kujt Allahu i hyn në fshehtësitë e tij, do t'ia zbulojë edhe nëse janë të fshehur nën themelet e shtëpisë së tij." Ebu Daudi, Ahmedi.

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

14.08.2008

Read more...

A duhet të japim zeqat për prindin e vdekur?

A duhet të japim zeqat për prindin e vdekur?

Pyetje: A duhet me dhanë zeqat për prindin e vdekur?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Zeqati jepet për të gjallët, jo për të vdekurit. Po nëse prindi ka ndërruar jetë pa dhenë zeqatin e detyruar, për të jepet. Nëse ka për qëllim me pyetjen thjesht se do të japë sadaka për shpirtin e tij, për këtë s’ka problem, as kushte, sipas mundësisë.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

29.07.2010

Read more...

Si mund të bëjmë një dasmë islame?

Si mund të bëjmë një dasmë islame?

Pyetje: Ju lutem mund të më sqaroni se si mund të bëjmë një dasmë islame, duke ditur zakonet tona dhe gjendjen ku ndodhemi? Ju lutem, n.q.s ka mundësi të më tregoni se si ka qenë dasma në kohen e Profetit alejhi selam dhe në kohen e selefëve e me pas. Allahu jua shpërbleftë!

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër  e nderuar! Është e vërtetë se feja islame nuk ka lënë diçka e cila është preokupim i njeriut e të mos e ketë shpjeguar atë dhe prej gjërave që janë shpjeguar është dhe edukata e martesës. Profeti Muhamed salallahu alejhi ue selem, edukatori më i madh na ka mësuar dhe na ka treguar këto etika me fjalë dhe vepra, sepse edhe ai salallahu alejhi ue selem është martuar.

Por, prej gjërave që duhet të kihen parasysh në një martese islame shkurtimisht janë këto:

1. Të bëhet darkë (ose dasmë) dhe syneti është që ajo të jete tri ditë. Përcillet nga Enesi se Profeti salallahu alejhi ue selem u martua me Safijen dhe si mehër i beri lirimin e saj nga robëria dhe bëri darken (dasmën) tri dite. Kjo është transmetuar nga Ebu Ja'la me zinxhir të mirë dhe ky gjendet edhe te Buhari.

2. Të thërriten në të njerëz të mirë, të pasur e të varfër qofshin dhe dhëndri të pres një dash a më shumë. Enesi përcjell se kur Abdurrahman Bin Aufi e lajmëroi Profetin alejhi selam se ishte martuar, ai i tha: "Bëj dasmë qoftë dhe me një dash." Hadithi gjendet te Buhari. Por edhe nëse nuk ka mish në dasmë nuk ka gjë, sepse kur Profeti alejhi selam u martua me Safijen në dasmë nuk pati mish. Buhari dhe Muslimi.
3. Dasma të mos ketë vegla muzikore, sepse ato janë të ndaluara, me përjashtim të defit te gratë të cilat i bien defit dhe këndojnë me njëra-tjetrën këngë të lejuara e që përmbajnë kuptime të mira, sepse Rabij bint Muauidh ka thënë: "Erdhi Profeti alejhi selam dhe hyri në shtëpinë time ditën kur u martova dhe u ul mbi shtratin tim, ndërkohë që atje disa vajza të vogla po i binin defit e po këndonin..." Kjo gjendet tek Buhari.

Madje përcjell dhe Aishja se ajo ishte në dasmën e një grua e cila do martohej me një nga ensarët dhe Profeti alejhi selam i tha: "O Aishe! A nuk kishit def të këndonit, sepse ensarët i duan këngët". Buhari.

4. Duhet që gratë të ndahen nga burrat. Pra, çdo gjini të jetë në konak më vete, në mënyrë që të evitohen fitnet.

5. Nuk duhet të serviren harame si: pije alkoolike dhe mish të ndaluar. Alkooli është nëna e të gjithë të këqijave dhe, shyqyr Zotit, sot janë lehtësuar gjërat, sot gjejmë birra pa alkool për ata që nuk rrinë dot pa pirë, por lejohet gjithashtu që te burrat të këndohen ilahi, t'u mbahet ndonjë ligjëratë e shkurtër, të bëhet humor i lejuar, madje dhe të lozet. Edhe ne shqiptarëve këto tradita nuk na mungojnë, por ne vetëm duhet të mendojmë diçka: që dasma islame të mos duket si vdekje, por të ketë gjallëri dhe hare.

Këto janë disa gjëra të cilat duhet t'i kemi parasysh dhe të mundohemi t'i frikësohemi dhe t'i bindemi Allahut sa të kemi mundësi, duke marë parasysh dhe gjendjen e shoqërisë dhe vendit ku ne jemi duke bërë disi tolerime në disa gjera që nuk janë haram, në mënyrë që ta kemi më të lehte ta fusim serish këtë traditë të humbur në shoqëritë tona. Allahu ju dhente sukses dhe ju drejtoftë tek çdo e mirë!

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

29.07.2010

Read more...

Kam probleme me imanin

Kam probleme me imanin

Pyetje: Selamu alejkum. Fal namaz por akoma nuk e kam kuptuar islamin si duhet mendoj se i praktikoj detyrat ndaj Zotit por Zoti i di si i praktikoj si p.sh. une i lutem Zotit per diçka por zoti nuk ma kthen lutjen une e di se Zoti e din çka është ma e mire per njeriun por nga ta di une kete gje. E di se duhet te besh durim por edhe te durimi jam munduar po prap sja kam arritur qellimit e di se duhet te durosh po si te duroj me tregoni nga përvoja dhe sa mund te zgjat durimi sa muaj. Dhe si mund ta di se disa nxitje ose udhezime i kam prej shejtanit. Nese ka mundesi sa ma shpejt se kam probleme me imanin.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullah!

Kështu me ngut të këshilloj për disa gjëra:

1. Kujdes me 5 vaktet në kohë!

2. Dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes në kohë.

3. Shokët që të rrethojnë.

4. Çdo ditë të lexosh të paktën një xhuz Kuran ~30 faqe.

5. Lexo librin “Sëmundja dhe ilaci” të Ibn Kajimit dhe librin “Mos u dëshpëro” të Aid el Karnit.

Allahu e di më së miri.

 

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

22.06.2008

Read more...

Sipas Islamit kur arrihet mosha e pjekurisë?

Sipas Islamit kur arrihet mosha e pjekurisë?

Pyetje: Selam alejkum we rahmetullah kisha nje pyetje ne lidheje me moshen:sipas kushtetus te miratuar nga shtete  e bashkuar mosha  e pejekuris tek femia arrin ne moshne 18 vjeç ne ket mosh ai  eshte i dijshme per çfar ben dhe ndeshkohet.Une desha te dija sipas ilamit si ndahet dhe kur arrihet mosha  e pejekuris si tek meshkuj dhe femrat eshte  e nje  llojt. Allahu jua shperblfte.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Puberteti (mosha e pjekurisë) në Islam arrihet nëse mashkulli ose femra arrijnë në shenjat e mëposhtme:

a) për mashkullin:

1. Me moshë 14 ose 15 e lartë sipas zhvillimit.

2. Me shenja si: dalja apo mbushja me qime nën sqetull dhe përreth auretit.

3. Prishja, ejakulimi për herë të parë.

b) për femren:

1. Me moshë 14 ose 15 e lartë sipas zhvillimit.

2. Me shenja si: dalja apo mbushja me qime nën sqetull dhe përreth auretit.

3. Menstruacionet për herë të parë.

Allahu e di më së miri.

 

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

29.06.2008

Read more...
Subscribe to this RSS feed
Back to top