Cila është këshilla juaj për përgojuesit?

Cila është këshilla juaj për përgojuesit?

Pyetje: Cila eshte keshilla juaj per motrat dhe vellezerit qe ta ruajne gjuhet e tyre nga pergojimi bartja e fjaleve, dhe folja e tepert?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mjafton si përgjigje për pyetjen aspekti se Allahu e ka konsideruar përgojimin e muslimanëve sikur të hash mishin e vëllait (ose motrës) tënd të vdekur. "O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime, se vërtet disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë". El-Huxhurat, 12.

Ndërsa nga hadithet e Profetit po përcjellim këto hadithe:

Transmeton Ebu Hurejre –radijallahu anhu- se i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka bëre pyetje: "A e dini ç'është përgojimi? Të pranishmit thanë: "Allahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri! "Përgojimi është që vëllait tënd t'ia përmendësh atë që nuk ka dëshirë." I kanë thënë: "Por nëse është e saktë atë që ia themi? "Nëse është e vërtetë ajo që ia ke thënë, ke bere gibet (përgojim) e nëse nuk e ka atë ke bërë shpifje ndaj tij." Muslimi.

Transmeton Ebu Berzeh el Eslami se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: "O ju të cilët keni besuar vetëm me gjuhet tuaja e ende nuk ka hyrë imani në zemrat tuaja! Mos përgojoni muslimanet dhe mos kërkoni të metat e njeri-tjetrit, sepse vërtetë ai që hyn në fshehtësitë e muslimaneve, Allahu do të hyjë në fshehtësitë e tija e kujt Allahu i hyn në fshehtësitë e tij, do t'ia zbulojë edhe nëse janë të fshehur nën themelet e shtëpisë së tij." Ebu Daudi, Ahmedi.

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

14.08.2008

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top