Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

RREGULLAT E KËRKIMIT TË LEJES

Rregullat_e_kerkimit_te_lejes

RREGULLAT E KËRKIMIT TË LEJES

1. Muslimani duhet të kërkojë leje për të hyrë tri herë. Sipas hadithit: “Kur të kërkoni leje tri herë dhe nuk ju jepet leja, atëherë kthehuni.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

2. Të mos qëndrojë para derës kur kërkon leje ose kur  i bie ziles. Kur një njeri kërkoi leje nga Muhammedi alejhi selam, duke qëndruar para derës, Muhammedi alejhi selam doli dhe e pa duke qëndruar para derës dhe i tha: “Ti qëndron këtu, por duhet të jesh atje (pra më larg derës), sepse kur kërkon leje nuk ke të drejtë edhe të hedhësh sytë (brenda shtëpisë).” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

3. Por nëse ka për qëllim të hyjë, atëherë le të thotë: “Es-selamu alejkum, a mund të hyj?” Sepse një njeri prej fisit Beni Amir kërkoi leje prej Pejgamberit alejhi selam kur ai ishte në shtëpi, e ai i tha: “Kthehu ku ishe.” E pastaj Pejgamberi alejhi selam i tha shërbëtorit të tij: “Dil deri tek ai dhe mësoje sesi kërkohet leja për të hyrë. Le të thotë: “Es-selamu alejkum, a të hyj?” (e shërbëtori ia tregoi këto fjalë atij). E ai tha: “Es-selamu alejkum, a të hyj?” Pejgamberi alejhi selam e lejoi që të hyjë e ai hyri. (Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe të tjerë)

4. Kur të kërkojë leje për të hyrë, është mirë të trokasë (të përplasë) këpucët ose të kollitet gjatë hyrjes, qoftë edhe në shtëpinë e vet, që t’ua bëjë me dije se ka hyrë dhe të mos i takojë në ndonjë gjendje të padëshi­ruesh­me.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top