- font size decrease font size increase font size
Mos mallko!
Mos mallko!
Prej pasojave më të rrezikshme të sjelljes së ngutshme dhe të pakujtuar për gjykim ndaj tjerëve, dhe me të cilën gjë i japim vetes pozitën e gjykatësit për të gjykuar dikënd si të kapluar me mëshirën e Allahut ose me mallkim prej Tij.
Ai që mediton rreth kësaj e vëren se qortimi i kësaj cilësie në Islam qëndron sepse kjo cilësi mëton në mohimin e imanit të sinqertë, prej cilësive më të dalluara të të cilit është butësia me krijesat. Besimtari zemrën e ka të lidhur për All-llahun, subhanehu ve teala, gëlltit nga nektari i mëshirës së All-llahut me të cilën do të mëshirojë të tjerët dhe nga butësia dhe mirësia e All-llahut me të cilat do të jetë bamirës ndaj atyre që i ka përreth. Kështu, besimi formohet me të gjitha kuptimet e mëshirës dhe butësisë, si dhe, denoncohet prej çdo ashpërsie, vrazhdësie dhe nënçmimi.
Mallkimi në kuptimin e tij të gjerë përfshin dëbimin nga mëshira e Allahut të lartmadhëruar dhe është një prej gjërave të urrejtura e për të cilat ka ndaluar Pejgamberi gjatë edukimit të tij neve, me shumë ndalime dhe udhëzime. Thotë ai, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te;
إني لم أبعث لعانا و إنما بعثت رحمة )
“Unë nuk jam i dërguar si mallkues por u dërgova si mëshirë” (1)
( ليس المؤمن بالطعان ولا اللعان ولا الفاحش ولا البذيء )
“Nuk është besimtari akuzues, as mallkues, as sharës e as një që fol pistë” (2)
( لا ينبغي لصديق أن يكون لعانا )
“Nuk i ngjan besnikut, (të sinqertit) që të jetë mallkues” (3)
( لا يكون المؤمن لعانا )
“Besimtari nuk bëhet mallkues” (4)
( لا تلاعنوا بلعنة الله ولا بغضبه ولا بالنار )
“Mos mallkoni me mallkim nga Allahu as me Hidhërim të Tij e as me Zjarrin” (5)
Pra mos bëni lutje kundër njerëzve me diçka që shpreh largimin nga mëshira e Tij, qoftë në mënyrë eksplicite duke thënë: “Allahu e mallkoftë” ose indirekt duke thënë “qoftë Hidhërimi i Allahut ndaj Tij” ose “Allahu e futtë në Zjarr”
Fjala e pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Mos mallkoni” është me kuptim të përgjithshëm, në disa raste është për qëllim ndalesa e vërtetë, e në disa raste është me alegori. Është me alegori, sepse mallkimi është i lejuar, kur është i drejtuar ndaj ndonjë karakteristikë të përgjithshme apo të veçantë. Sikurse, të mallkuarit e kafirëve, apo në veçanti, sikurse mallkimi i jehudive, të atyre që vizatojnë gjallesa apo të ndonjë kafiri përkatës, I cili ka vdekur në kufër, sikur faraoni apo Ebu Xhehli.
Transmetohet nga Zejd bin Eslem se AbdulMelik ibën Mervani i dërgoi Ummu Derdasë ca mobilje për shtëpi, dhe ashtu, një natë AbdulMeliku u ngrit dhe e thirri shërbëtorin e tij, i cili ecte dalëngadalë, e AbdulMeliku e mallkoi. Kur gdhinë, Ummu Derdaja i tha: mbrëmë të dëgjova kur e mallkove shërbëtorin tënd, e kam dëgjuar Ebu Derdanë, radijallahu anhu, duke thënë: Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
( لا يكون اللعانون شفعاء ولا شهداء يوم القيامة )
“Ditën e kijametit, mallkuesit nuk do të mund të jenë as ndërmjetësues e as dëshmitarë (dëshmorë)”. (6) (d.m.th. nuk do të mund të ndërmjetësojnë ditën kur besimtarët do të ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre, dhe as nuk do të mund të dëshmojnë mbi popujt tjerë se pejgamberët e tyre e kanë kumtuar fenë. Një tjetër mendim thotë se Allahu, subhanehu ve teala, nuk do t’ua mundësojë atyre vdekjen në rrugë të Tij si dëshmorë).
Tregon Thabit ibën Dahhaki, radijallahu anhu, se Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
( لعن المؤمن كقتله .. )
“Mallkimi i besimtarit është sikurse vrasja e tij” (7), pra, në ndalimin, dënimin dhe largimin prej mëshirës. Kjo, sepse mallkimi është largim nga mëshira, ndërsa vrasja është largim nga kjo jetë.
Në këto hadithe të shumta dukshëm shihet rreziku i çështjes së mallkimit, poashtu edhe dëmi i lirisë së pakontrolluar në nxjerrjen e të tjerëve nga mëshira e Allahut, subhanehu ve teala, gjë që do të rezulton me mbjelljen e urrjetjes dhe përçarjes, në një kohë, ku më se e nevojshme është që shoqëria islame të jetë e kapur për litarin e respektit dhe dashurisë. Anëtarët e të cilit do të jenë si ndërtesë e fortifikuar mirë.
Serioziteti i Resulullahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ta larguar këtë cilësi prej besimtarëve sihet në më tepër se një rast, ku ndonjëherë është mësues, ndonjëherë si qortues e ndonjëherë edhe si dënues.
Thotë Xhermuza el-Huxhejmi:
قلت يا رسول الله أوصني قال ( أوصيك أن لا تكون لعانا )
I thash të dërguarit: Më këshillo! Më tha: “Të këshilloj që mos të bëhesh mallkues” (8)
Pra, mos e mallko atë që është e ndaluar ta mallkosh, ngase kjo ndalohet. Poashtu ai mallkim i kthehet mallkuesit.
Tregon Ebu Derdaja, radijallahu anhu, se Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
( إن العبد إذا لعن شيئا صعدت اللعنة إلى السماء فتغلق أبواب السماء دونها ثم تهبط إلى الأرض فتغلق أبوابها دونها ثم تأخذ يمينا وشمالا فإذا لم تجد مساغا رجعت إلى الذي لعن فإن كان لذلك أهلا وإلا رجعت إلى قائلها )
“Kur njeriu mallkon diçka, ai mallkim drejtohet kah qielli, por i mbyllen dyert e qiellit, pastaj lëshohet kah toka dhe sërish mbyllen dyert, pastaj shikon djathtas-majtas, e nëse nuk gjenë vend, drejtohet kah I mallkuari, nëse kjo cilësi nuk është për të, atëherë kjo cilësi I kthehet thënësit të saj” (9).
El-Munavi kështu e ka shpjeguar këtë hadith: “mallkon diçka” – qoftë njeri apo diç tjetër, duke bërë lutje që Allahu ta largojë nga mëshira e Tij; “drejtohet kah qielli” – për të hyrë; “por i mbyllen dyert e qiellit” – sepse ato hapen vetëm për punë të mira, Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë:
{ إليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه} فاطر 10
“tek Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mire”;
“pastaj lëshohet kah toka dhe sërish mbyllen dyert” – pra, mundohet që të arrijë në tokë për të arritur në Sixhxhin, për do të pengohet nga kjo zbritje; “pastaj shikon djathtas-majtas” – bie në hall, nuk din kah të shkojë; “e nëse nuk gjenë vend” – d.m.th. vend të përshtatur për tu përqëndruar aty; “drejtohet kah i mallkuari, nëse kjo cilësi nuk është për të” – mallkimi shkon deri te i mallkuari, i cili nëse e ka merituar mallkimin, menjëherë largohet nga mëshira, e nëse ky mallkim nuk zë vend në personalitetin e këtij; “atëherë kjo cilësi i kthehet” – me lejen e Allahut; “thënësit të saj” – sepse mallkimi është largim nga mëshira e Allahut, subhanehu ve teala, andaj, kush mundohet që një besimtar ta largojë nga mëshira e Allahut, atëherë vetë ai e meriton të largohet mga mëshira e Tij.
Qëllimi i hadithit është tërheqja e vërejtjes nga mallkimi i atij njeriu që nuk e meriton mallkimin, si dhe kërcënimi se kjo cilësi i kthehet thënësit. Në këtë ka mësime për atë që kupton.
Tregon Ibën Abbasi, radijallahu anhu, se një njeri mallkoi erën në prezencë të Resulullahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ashtu që ai i tha:
( لا تلعن الريح فإنها مأمورة وإنه من لعن شيئا ليس له بأهل رجعت اللعنة عليه )
“Mos e mallko erën, sepse ajo lëvizë me urdhër, e kush mallkon diçka që nuk është për mallkim, ai mallkim I kthehet thënësit të saj” (11)
Tregon Zejd ibën Halid el-Xhuheni se një njeri mallkoi një gjel që këndoi, e Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i tha:
( لا تلعنه فإنه يدعو إلى الصلاة )
“Mos e mallko, sepse ai thirrë në namaz” (12) Pra, thërret për të falur namaz nate kur këndon në atë kohë, e ai që thirrë në punë të mira duhet të lëvdohet e jo të fyhet. El-Hulejmi ka thënë: Këtu ka argument se çdo gjë, nga e cila përfitohet diç e mirë, nuk guxon të nënçmohet e as të fyhet, përkundrazi, meriton nder, respekt dhe mirësi. Kuptimi i thirrjes së gjelit në namaz nuk është se ai realisht dhe me fjalë thirrë për namaz, por kuptimi është se gjeli zakonisht në kohën e daljes së agimit dhe në kohë të zenitit këndon, kjo është natyrshmëri në të cilën e ka krijuar Allahu, subhanehu ve teala. Dhe kështu, me këndimin e tij njerëzit përkujtohen me ato kohë të namazit. Ndërsa, nuk lejohet që të mbështetemi plotësisht në këndimin e gjelit për hyrjen e kohës, përveç për ndonjë gjel konkret, që dihet se saktësisht në ato kohë këndon. (13)
Thotë Imran ibën Husajni, radijallahu anhu: Ishim së bashku me të dërguarin e Allahut në një udhëtim dhe një grua prej ensarëve ishte mbi devenë, dhe përnjëherë u zemërua dhe e mallkoi devenë. Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e dëgjoi dhe tha:
خذوا ما عليها ودعوها فإنها ملعونة
“Merrni atë që ka mbi dhe lëreni, sepse ajo (deve) është e mallkuar”; Imrani tha: Më kujtohet shumë mire se si ecte ajo (deve) mes njerëzve dhe askush nuk e shalonte. (14)
Dr. Halid Sejjad en-Nexhar
Përktheu: Omer Berisha
Burimet:
1. Muslimi nr.4704
2. Tirmidhiu nr. 1900; në Sahihul Xhamië 5381
3. Muslimi nr. 4701
4. Tirmidhiu; shih në Sahihul Xhamië nr. 7774
5. Tirmidhiu; shih në Sahihul Xhamië 7443
6. Muslimi nr.4702
7. Buhariu nr. 5640
8. Ahmedi; shih në Sahihul Xhamië 2542
9. Ebu Davudi nr. 4259; shih në Sahihul Xhamië 1672
10. Fejdul Kadir nga el-Munavi 2/154
11. Tirmidhiu nr. 1901; shih në Sahihul Xhamië nr.7447
12. Ahmedi; shih në Sahihul Xhami nr. 7314
13. Fejdul Kadir nga el-Munavi 2/178
14. Muslimi nr. 4699