Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

RREGULLAT E NGUSHËLLIMIT, FALJES SË NAMAZIT TË XHENAZES DHE VARROSJES SË SAJ

xhenazja_dhe_varrosjes_s_saj

RREGULLAT E NGUSHËLLIMIT, FALJES SË NAMAZIT TË XHENAZES DHE VARROSJES SË SAJ

1. Është e preferueshme (mustehab) të vizitohet familja e të vdekurit, ndërsa fjalët e ngushëllimit sipas Sunetit janë këto: “Duro dhe kujto se e Allahut është ajo që e ka dhënë dhe e Atij është ajo që e ka marrë, e tek Ai çdo gjë është me afat të caktuar.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

2. Nuk është mirë që ngushëllimi të bëhet nëpër gazeta, ngase kjo është një mënyrë e propagandës të cilën Pejga-mberi alejhi selam e ka ndaluar, sepse qëllimi i saj është publikimi i vdekjes dhe shpallja e saj.

3. Është mirë që njeriu të marrë udhëtim për ta ngushë-lluar dikë, sidomos kur është i afërt për personin në fjalë. Ndërsa mosshkuarja e tij për ngushëllim nga aspekti fetar konsiderohet këputje e lidhjeve familjare.

4. Nuk është mëkat nëse njeriu i informon të tjerët se filani ka vdekur dhe se në filan vend do t’i falet xhenazja, duke u bazuar rastin kur Pejgamberi alejhi selam i informoi njerëzit për vdekjen e Nexhashiut dhe doli me ta në vend-falje dhe e fali xhenazen e tij (në mosprani të xhenazes).[1]

5. Është mirë të nxitohet me përgatitjen e xhenazes, duke u bazuar në hadithin: “Nxitoni në përgatitjen e xhena-zes, nëse xhenazja është e mirë (me vepra të mira), ju do të lëshoni mirësi në tokë, e nëse nuk është e tillë, atëherë është sherr dhe hiqeni qafësh prej jush.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Nuk është mirë të vonohet xhenazja për shkak të pritjes së disa anëtarëve të familjes, përveç asaj kohe që është e zakonshme. E kur të vijë anëtari i familjes (dhe nuk ka arritur që t’ia falë xhenazen), mund t’ia falë xhenazen te varri, ashtu siç ka vepruar Pejgamberi alejhi selam kur ia pati falur xhenazen një gruaje të cilën familja e saj e varrosi pa e informuar Pejgamberin alejhi selam. Në atë rast Pejgamberi alejhi selam pati thënë: “Më tregoni se ku e ka varrin.” Ata i treguan, e pastaj ia fali xhenazen.” (Transmeton Buhariu)

6. Nuk është sunet i Pejgamberit alejhi selam e as sunet i as’habëve të tij që t’i bëhet dua të vdekurit në formë kolektive pas varrimit, kur njëri bën duanë, kurse të tjerët t’i thonë amin. Por, Pejgamberi alejhi selam preferonte që njerëzit të bënin lutje, secili për vete e jo në mënyrë kolektive, për t’ia falur Allahu mëkatet të vdekurit dhe ta lusnin Allahun që t’ia mundësojë t’i kalojë pyetjet e varrit me lehtësi.

7. Dijetarët islamë preferuan që xhenazja e femrës të lëshohet në varr me mbulesë të veçantë (në formë të perdes), që të mos e shohin njerëzit. Kjo mënyrë është më e ndershme, sepse mund të ndodhë që, kur të lëshohet në varr, t’i shpalohet qefini.

8. Është e ndaluar me sheriat që të vishen rroba të veçanta për ngushëllim, siç është rasti me ngjyrën e zezë të rrobave. Një gjë e tillë është prej bidateve (risive) në fe. Kjo veshje mund të aludojë se njeriu është i hidhëruar me veprën e Allahut të Lartësuar.

9. Nuk lejohet të ngushëllohen ithtarët e Librave dhe të tjerët nga jobesimtarët nëse atyre u vdes ndokush, as nuk lejohet prania në varrimin e tyre.

10. Nuk prish punë nëse dikush prej ithtarëve të Librave, ose dikush tjetër prej jobesimtarëve, ngushëllon një musliman me rastin e vdekjes së ndonjë muslimani. Për ta besimtari duhet të lutet që Allahu t’i udhëzojë.



[1] Është e njohur se Nexhashiu u fundos në det gjatë udhëtimit me anije. (Shënim i përkthyesit)

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top