Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Adhurimi më i mirë

Ibadeti më i mirë

Sekreti i gjith kësaj që përmendëm deri tani fshehet në njohjen e ibadetit më të mirë, reth të cilit duhet t’i përqëndron njeriu fuqitë e veta dhe në të cilat duhet ta shpenzon të gjithë kohën e vet.

Ibni Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Kush se harxhon kohën për All-llahun [subhanehu ve teala] dhe me All-llahu [subhanehu ve teala], atëherë më mirë për te është të vdes se sa të jetojë. Tek e fundit nëse njeriu duke falur namaz, nuk mer prej namazit asgjë përveç asaj që e kupton (pjesën që e kalon me vëmendje), atëherë asgjë prej jetës nuk i mbetet përveç asaj që bën për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe me All-llahun [subhanehu ve teala]”. (Ed-Dau ved-Devau, fq. 186).

Harxhimi i kohës për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] dmth. harxhimi i jetës në ibadetet e llojllojshme, duke mos i lënë asjgë shejtanit. Ai që këtë e realizon, ka realizuar domethënien e fjalës së All-llahut [subhanehu ve teala].

( إياك نعبد )

“Vetëm Ty të adhurojmë…”.

Harxhimi i kohës me All-llahun [subhanehu ve teala] domethënë, mos t’a mbushish kohën me asgjë tjetër përveç ibadetit përkatës, që buron nga sheriati i pastër. Ai që këtë e bën, ka realizuar ajetin:

(إياك نستعين )

“… vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!”.

Ibni Kajjimi thotë: “Ibadeti më i mirë është puna për ta kënaqur All-llahun [subhanehu ve teala] në çdo kohë, me veprat dhe obligimet përkatëse ta asaj kohe”. (Medarixhus-Salikin, 1/ 88).

Ibadeti më i mirë në kohën e luftës kundër armikut është xhihadi, edhe pse kjo mund të shkakëtojë lërjen e namazit të natës ose agjërimin e ditës.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْ الْقُرْآنِ عَلِمَ أَنْ سَيَكُونُ مِنْكُمْ مَرْضَى وَآخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِي الأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِنْ فَضْلِ اللَّهِ وَآخَرُونَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ

“… pra faluni duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij …”. (El-Muzemmil: 20).

Ibadeti më i mirë kur të kesh musafir, është ta shërbejsh sa më mirë, sikurse thotë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

(( إن لزورك عليك حقاً )) مسلم

Ibadeti më i mirë kur ta dëgjosh ezanin është ta lësh dhikrin që je duke e bërë e t’i përgjigjesh ezanit, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( إذا سمعتم المؤذن فقولوا مثل ما يقول )) مسلم

Ibadeti më i mirë kur te vjen koha e namazit është, nxitimi për në xhami dhe tentimi par ta kryer namazin në formë më të plotë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

رِجَالٌ لا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلا بَيْعٌ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ

“ Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, …”. (En-Nur: 37).

Ibadeti më i mirë para mëngjesit është leximi i Kur’anit, lutja, istigfari dhe namazi, ngase All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

يَتْلُونَ آيَاتِ اللَّهِ آنَاءَ اللَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ (113)

“ Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur”. (Ali Imran: 113).

وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ (18)

“ Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Edh-Dharijat: 18).

Ibadeti me i mirë kur ndokush është nevojtar, është t’i dalish në ndihmë, qoftë me autoritet, trup ose pasuri, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( أطعموا الجائع و عودوا المريض و فكوا العاني )) البخاري

“Ushqeni të uriturin, vizitoni të sëmurin, dhe lironi të burgosurin”. (Buhariu).

Ibadeti më i mirë, kur ta takosh vëllaun tënd është t’i japish selam, edhe pse kjo mund që të të ndërprejë nga dhikri. Kurse ibadeti më i mirë kur të është i sëmurë ose kur të vdes, është vizita ose përcjellja e xhanazes, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( حق المسلم على المسلم خمس: رد السلام و عيادة المريض واتباع الجنائز و إجابة الدعوة و تشميت العاطس )) متفق عليه

“Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthyerja e selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjeja e thirrjes dhe lutja për ate që teshtisë”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ibadeti më i mirë kur të dëmtojnë njerëzit është të bësh saber, duke u perzier me ta dhe duke mos ikur prej tyre, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( المؤمن الذي يخالط الناس و يصبر على آذاهم خير من الذي لا يخالط الناس و لا يصبر على آذاهم )) ابن ماجة

“Besimtari që përzieht me njerëz dhe duron dëmtimin e tyre është më i mirë se ai që nuk përzihet me njerëz dhe nuk duron dëmtimin e tyre”. (hasen, Ibn Maxheja).

Kjo, sa i përket dëmit që mund ta bëjnë në trup, mirëpo nëse ta dëmtojnë dinin, atëherë më së miri është të largohesh prej tyre, ngase përzierja me njerëz në të keqe është e keqe, sepse dini i njeriut është krejt kapitali i tij, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

((كيف بك يا عبد الله بن عمرو إذا بقيت في حثالة من الناس مرجت عهودهم و أماناتهم، و اختلفوا فصاروا هكذا: و شبك بين أصابعه قال: قلت: يا رسول الله ما تأمرني ؟ قال: عليك بخاصتك، و دع عنك عوامهم )) أبو داود

“Si do të jetë gjendja yte, Abdull-llah ibn Amr, kur do të mbetesh në mesin e fundërrinës së njerëzve, do të tradhtojnë marëveshjet dhe emanetet e tyre dhe do të ketë kundërthënie mes tyre, saqë do të bëhen kështu: i lidhi gishtat mes vete. I thashë: o i Dërguar i All-llahut, çka më urdhëron? Tha: kujdesu për vetveten dhe lëre preokupimin me problemet e masës së gjërë”. (sahih, Ebu Davudi).

 

Pasimi

 

Me qëllim i përmenda këto raste me argumentet e tyre, nga kur’ani dhe sunneti për dy shkaqe:

1) Llojllojshmeria e ibadetit duhet të ndodh duke pasur shpalljen e jo diç tjetër.

2) Kalimi i robit nga një ibadet në tjetrin në kohën përkatëse është argumentuar se ky njeri është rob i vërtetë i All-llahut [subhanehu ve teala], se ky njeri nuk leviz sipas epshit, mendjes ose adetit të popullit te vet, por të gjitha lëvizjet e tija i bën duke pasur parasysh porasitë e All-llahut [subhanehu ve teala]. Ky njeri është pronar i ibadetit pa kufi, kurnjëfar qëllimi ska, kur bën ndonjë ibadet të caktuar, ose kur i jep përparësi para tjetrit, por qëllimi i tij është pasimi i kënaqësisë së All-llahut [subhanehu ve teala] kudo që është ajo. Vazhdimisht ky njeri transformohet prej një shkalle të ibadetit në tjetrën. Nëse sheh një grup të dijetarëve, e gjen me ta, nëse sheh një grup të ibadetçinjëve, e sheh me ta, nëse sheh një grup të muxhahidëve, e sheh me ta, nëse sheh një grup që përmendin All-llahun [subhanehu ve teala], e sheh me ta, nëse sheh ndonjë grup që japin sadaka, e sheh me ta… Pra ky është rob i plotë i All-llahut [subhanehu ve teala]. Veprat nuk i bën për hirë të dëshirës së vet, ose pse në ato ibadete gjen kënaqësi dhe rehati, por ai e bën çdo vepër që e dëshiron All-llahu [subhanehu ve teala] prej tij, edhe pse ndoshta në këtë vepër nuk gjen kënaqësi dhe rehati. Ky është njeriu që ke realizuar me të vërtetë ajetin:

(( إياك نعبد و إياك نستعين ))

“ Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!”. (El-Fatiha: 5).

Ky njeri vesh, cka të posedon, han çka të ka, kurse në çdo kohë është i angazhuar me atë që e urdhëron All-llahu [subhanehu ve teala] për kohën përkatëse. Ulet atje ku gjen vend të zbrazët… Ky njeri është i lirë. Ku është feja është ky njeri. Në këtë njeri gjen prehje çdo kërkues i të vërtetës, kurse mllefoset në te çdo kerkues i të kotës. Ky njeri është sikur shiu, kur të bjen, bën dobi, është si hurmeja (pallma) nuk i bijnë gjethet, i krejt druri ka dobi, bile edhe therrat. Ky njeri është i vrazhdë ndaj atyre që i kundërshtojnë urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala], hidhërohet kur nëpërkëmben ligjet e All-llahut [subhanehu ve teala], pra jeton për All-llahun [subhanehu ve teala], me All-llahun [subhanehu ve teala] duke i kryer urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala]. Shoqërohet me All-llahun [subhanehu ve teala], nuk i nevojiten krijesat, e kur të shoqërohet me njerëzit nuk habitet me ta. Bile kur të shoqërohet me All-llahun [subhanehu ve teala], largohet prej krijesave dhe vetmohet. Ky njeri gjen prehje, gëzim, rehati dhe qetësi kur të shoqërohet me All-llahun [subhanehu ve teala]. All-llahu [subhanehu ve teala] na ndihmoftë dhe Atij i mbështetemi. (Medarixhus-Salikin, 1/ 88).

 

Vërtetësi në ibadet

 

Disa njerëz mund të na duken se shumë ibadet bëjnë, sidomos sa janë të nxehtë, mirëpo kur të vijnë vështirësitë dhe të sprovohen besimtarët, dallohet i vlefshmi prej atij që nuk ka vlerë, dallohet aj që kujdeset të bën ibadete prej atij që është i futur në reshtat e ibadetçive.

Problemi i kësaj që përmendëm qëndron në vërtetësinë ( الصدق). Shumica e lëvizjeve islame sot kanë dështuar nga ky aspekt sepse nuk kanë poseduar vërtetësi gjatë ibadeteve ose gjatë demostrimit të dashurisë për të gjykuar me Kur’an dhe Sunnet.

Kur të këshillohen prej ulemave se duhet bërë sabër, duhet bartë dhe nuk duhet provokuar armikun me gjeste të ndryshme, ata refuzojnë argumentet e tyre, duke u mbështetur në emocionet e tyre dhe duke marur argumente siç janë fjalët: Islami është gjithpërfshirës, i përfshinë të gjitha sferat e jetës, edhe pse të gjith Islamin e kanë kufizuar në kufijtë e pushtetit, e kur të vijnë në pushtet nuk sjellin Islam!

Prej besimtarëve kërkohet që të pasojnë gjërët më të mira që i ka sjellur feja, duke thënë:

وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ العَذَابُ بَغْتَةً وَأَنْتُمْ لا تَشْعُرُونَ (55)

“Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini”. (Ez-Zumer: 55).

Poashtu thotë:

الَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ الْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُ أُوْلَئِكَ الَّذِينَ هَدَاهُمْ اللَّهُ وَأُوْلَئِكَ هُمْ أُوْلُوا الأَلْبَابِ (18)

“ Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit”. (Ez-Zumer: 18).

Dhe thotë:

فَخُذْهَا بِقُوَّةٍ وَأْمُرْ قَوْمَكَ يَأْخُذُوا بِأَحْسَنِهَا سَأُرِيكُمْ دَارَ الْفَاسِقِينَ (145)

“…Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve”. (El-Araf: 145).

Andaj lufta para se te vijë koha nuk është gjëja më e mirë që e ka sjellur feja, edhe pse është prej gjërave që e ka sjellur feja pa kurnjëfar dileme. Mu për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] ua tërhjek vëretjen besimtarëve të parë që mos të nxitojnë në luftë duke thënë:

وَيَقُولُ الَّذِينَ آمَنُوا لَوْلا نُزِّلَتْ سُورَةٌ فَإِذَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ مُحْكَمَةٌ وَذُكِرَ فِيهَا الْقِتَالُ رَأَيْتَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ نَظَرَ الْمَغْشِيِّ عَلَيْهِ مِنْ الْمَوْتِ

“E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes”. (Muhammed: 20).

Pastaj tregon se problemi i këtyre që nxitojnë është lërja pas dore e ibadetit të kohës së tashme

فَأَوْلَى لَهُمْ (20) طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَعْرُوفٌ

“I gjetë e keqja! Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta)”. (Muhammed: 21).

Pastaj sqaron se esenca e këtij problemi qëndron në vërtetësinë, duke thënë:

فَإِذَا عَزَمَ الأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ (21)

“E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut”. (Muhammed: 21).

Sepse kjo më tepër e përforcon njeriun në të vërtetë, mu për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَبَشِّرْ الَّذِينَ آمَنُوا أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِنْدَ رَبِّهِمْ

“…kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë këmbë (pozitë) të vërtetë te Zoti i tyre…”. (Junus: 2).

Sekreti i i thurrjes së fjalisë në këtë formë qëndron në dy gjëra:

1) Është argument për përqëndrim, paluhatshmëri, se vetem ai që është në këmbë mund të përqëndrojë.

2) Është argument për të ecurit e pandërprerë të tij drejt All-llahut [subhanehu ve teala], duke mos u ndalur te pengesat. pasiqë të ecurit ndodh me këmbë.

Gjith kjo tregon se përqëndrimi në fenë e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të ecurit drejt Tij ndodh me vërtetësi në ibadete. (Ruhul-Meani, 11/ 62- 63 dhe Zadul-Mesir, 4/ 5-6).

Pra e tërë kjo që e thamë i kthehet zemrës, ngase është ena ku qëndron vërtetësia. Ibni Kajjimi duke komentuar ajetin:

وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ (24)

“…dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai”. (El-Enfal: 24) thotë:

“Egziston edhe një koment për këtë ajet. Domethënë: All-llahu [subhanehu ve teala] është afër zemrës së tij, asgjë nuk i fshehet, pra është ndërmjet tij dhe zemrës së tij. Ky kuptim më tepër përputhet me kontekstin e ajetit, ngase përgjigja, në esencë, e ka vendin zemër, ndaj nëse i përgjigjet vetem trupi, pa zemrën, pasiqë All-llahu [subhanehu ve teala] gjindet ndërmjet rrobit të vet dhe zemrës së tij, e din se ai i është përgjigjur zemra, a e fsheh këtë, ose e din të kundërtën. (El-Fevaid, fq. 90).

Tra. Ebu Davudi me sened të vërtetë nga Vehbi i cili thotë: Pyeta Xhabirin për besatimin e Thekifit (bejatuth-Thekif)? Tha: I kushtëzuan Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që mos të japin sadaka, e as të bëjnë xhihad, dhe se e ka dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pas kësaj duke thënë: “Do të japin sadak dhe do të bëjnë xhihad nëse bëhen musliman”

Mendo rreth politikës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me këtë fis që publikuan vërtetësinë e tyre që e kishin në zemër, duke treguar dobësinë e tyre dhe mosmashtrimin në momentin e besatimit në Islam dhe rrespekt. Andaj nuk është çudi që ata të bëhen musliman të mirë dhe t’i përforcon All-llahu [subhanehu ve teala] që të luftojnë së bashku me Ebu Bekrin në beteja kundër murtedëve (renegatëve), atëherë kur ndihmësit ishin të rrallë.

Më e çuditshme se kjo është fjala e Mugire Ibn Shu’be i cili thoshte: Hynë në Islam, e unë nuk njoh një popull arab, fis, ose familje që kishin Islam më të shëndoshë se këta dhe që mos të gjindet tek ta mashtrim ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Librit të Tij.” (Tabekatul-Kubra, 1/ 313).

Nga kjo që paraqitëm kuptuam sekretin e Librit të All-llahut [subhanehu ve teala] ku pas çdo ajeti që kanë të bëjnë më këtë që na po flasim, përfundon duke përmendur vërtetësinë në ibadete, pra, në ajetet ku përmenden ibadetet.

All-llahu [subhanehu ve teala] në syren Nisa, në ajetin

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ قِيلَ لَهُمْ كُفُّوا أَيْدِيَكُمْ وَأَقِيمُوا الصَّلاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمْ الْقِتَالُ إِذَا فَرِيقٌ

“A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë…”. (En-Nisa: 77).

Pasi që e përmend këtë, e sqaron ibadetin (rrespektin) duke thënë:

مَنْ يُطِعْ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ وَمَنْ تَوَلَّى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظاً (80)

“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre”. (En-Nisa: 80).

Pastaj tërhjeki vërejtjen nga mosvërtetësia në këtë gjë, kur foli për munafikët.

وَيَقُولُونَ طَاعَةٌ فَإِذَا بَرَزُوا مِنْ عِنْدِكَ بَيَّتَ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ غَيْرَ الَّذِي تَقُولُ وَاللَّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ

“ Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë...”. (En-Nisa: 81).

Kurse në suren Muhammed, pasiqë përmend ibadetin (rrespektin)

طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَعْرُوفٌ

“ Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta)”. (Muhammed: 21).

E sqaron vërtetësinë duke thënë:

فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ (21)

“… do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut”. (En-Muhammed: 21).

Në ajetin tjetër të sures Nisa, pasiqë përmendët ibadeti (respekti)

وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتاً (66)

“…Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë”. (En-Nisa: 66).

E sqaron vlerën e vërtetësisë në ibadete duke thënë:

وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقاً (69)

“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (En-Nisa: 69).

Ngase vërteësia në ibadete (rrespekte) pason vërtetësinë në dashuri, siç transmeton Taberaniu në “Mu’xhemus-Sagir”, me sened të fortë, nga Aisheja, e cila thotë: Erdhi një njeri të Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e tha: O i dërguar i All-llahut! Më shumë të dua se vetvetja, familja dhe pasuria ime. Kur të jam në shtëpi, e më kujtohesh, nuk mund të duroj pa ardhur që të shoh. Mirëpo kur më kujtohet vdekja ime dhe vdekja yte, e di se ti do të hysh ne Xhennet e do të ngritesh me Pejgamberët, e unë nëse hyjë në Xhennet, kam frikë se nuk do të shoh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ju pergjigj asgjë, derisa e zbriti Xhibrili këtë ajet:

وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقاً (69)

“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (En-Nisa: 69).

Pra, me çka u bë ky njeri shok i këtyre grupeve të larta, edhe pse kishte iman më të dobët se ata?

Me dashuri të vërtetë në zemrën e tij.

Ibni Mesudi thotë: Erdhi një njeri të Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe e pyeti: “O i derguar i All-llahut [subhanehu ve teala]. Çka thua për një njeri që e do një popull mirëpo si arrinë dot? Tha: “Njeriu është me atë që e don”. (Buhariu dhe Muslimi).

Poeti ka thënë:

تعصي الإله و أنت تظهر حبه هذا لعمري في القياس بديع

لو كان حبك صادقا لأطعته إن المحب لمن يحي مطيع

Bën mëkate ndaj Zotit, kurse shfaq dashurinë e Tij

Kjo, me të vërtetë është gjë e çuditshme

Po të kishe dashuri të sinqertë, do ta respektoje

Sepse njeriu ate që e do e respekton.

 

Abdul-Melik Ramadani

Përshtati: Bekir Halimi

www.albislami.com

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top