Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

KODI I SJELLJES BASHKËSHORTORE NË ISLAM

FORMULA HYJNORE – “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” (Bekare, 187)
POROSIA PEJGAMBERIKE – “Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.” (Hadith)

Burri mburojë për gruan e tij, dhe gruaja mburojë për burrin e saj.
Islami, një sistem i kompletuar vlerash në çdo aspekt, duke plotësuar njëra-tjetrën, i rezistoi çdo sfide nëpër kohë të ndryshme, kështu, duke ruajtur vlerën dhe pozitën e çdo gjëje me ngulm dhe pa kompromis. Ideja për superioritetin mashkullor në raport me atë femëror, në Islam nuk qëndron. Kodi islam ka rregulluar mjaft mirë raportet midis burrit dhe gruas, e secilin e ngarkoi me përgjegjësi të ndara; jo për të ulur a ngritur tjetrin, por për t’u realizuar formula hyjnore “gjetja e prehjes midis njëri-tjetrit”.
Islami insiston të ndërtojë jetën martesore në kuadër të mëshirës, prehjes së ndërsjellë dhe tolerancës, jo vetëm duke nxitur mirëkuptimin, por edhe duke ua tërhequr vëmendjen se njeri pa tjetrin nuk mund të jetojë. Ky është Kur’ani, Fjala e Atij që krijoi dhe përsosi, mëshira e të Cilit përshkoi çdo krijesë të Tij, jo vetëm që ofronte zgjidhjet, por edhe sjellë argumente logjike për t’u bindur, që të mos humbet kohë në kërkimin e zgjidhjeve tjera, pasi që në fund nuk do të gjejë tjetër pos dështimit dhe dëshpërimit. Ndër argumentet bindëse, të cilat dëshmojnë mëshirën dhe fuqinë e Allahut ndaj krijesave të Tij, është se për çdo lloj krijoi çiftin, ashtu që, në varësi të ndërsjellë, të gjejnë prehje, e ne anën tjetër, prirja e të jetuarit në harmoni brenda llojit, është manifestim i vullnetit hyjnor, nëpërmjet të cilës mbillet dashuria dhe mëshira po brenda llojit.
“Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21)
Për të vënë në theks më të dukshëm rëndësinë e llojit brenda llojit “njeri” e shohim në një citat kur’anor, ku është përdorur shprehja “libas”, e cila në gjuhën shqipe mund të jep disa kuptime:
të gjeturit prehje;
mburojë për njëri-tjetrin;
po ashtu mund të ngërthejnë me dhjetëra nënkuptime si: ndihmë, përkrahje etj.
Këtë shprehje kaq të qëlluar e të mahnitshme e gjejmë në këtë citat: “Ato janë ‘prehje’ për ju dhe ju jeni ‘prehje’ për ato.” (Bekare, 187)
Pra, në Islam, burri për gruan e tij dhe gruaja për burrin e saj janë sikurse një pëlhurë, e cila mbron njëri-tjetrin nga çdo gjë jashtë tyre. Thënë ndryshe, mbulesë nën të cilën gjejnë qetësinë, mbrojtjen dhe lumturinë. E kjo mbulesë e mbrojtje përfshinë të gjitha aspektet, qofshin shpirtërore apo materiale.

Burri të jetë iniciator
Në kuadër të kodit islam të mirësjelljes, kërkohet që burri të ndërmarr i pari iniciativën e nxitjes së mirëkuptimit dhe respektit në jetën martesore: “Çoni jetë të mirë me to.” (Nisaë, 19)
Urtësia qëndron në atë se në shumë raste gratë janë ato që pësojnë nga superioriteti mashkullor, prandaj kërkohet, madje urdhërohet që të tregohen të mëshirshëm, të durueshëm e të jenë sa më të mirësjellshëm. Pra, bëhet fjalë që nëpërmjet mirësjelljeve të tij, të shuhet edhe ideja se burri duhet të sundojë, dhe fjala e tij të jetë ligj për gruan e vet.
Duke konsideruar se sot, gruaja po bën të pamundurën, madje po sakrifikon edhe dinjitetin e saj që ta gjejë vetveten në shoqëri, Islami jo vetëm që i siguroi pozitën e saj, por edhe e ngriti në një nivel me të lartë, duke e urdhëruar burrin të tregojë respekt dhe mirësjellje doemos.

Burri duhet të mos nxitojë
Po ashtu, kërkohet nga burri që të mos nxitojë në vendime, të jetë i durueshëm dhe të tregojë maturi. Në qoftë se ndodh ndonjë pakënaqësi (nëse arsye nuk është imoraliteti) burri duhet të mos thyejë zemrën e gruas se vet, por të hesht, sepse Krijuesi i zemrave mund të rimbjellë sërish dashuri në zemrat e tyre.
“Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisaë, 4:19)
Ndërsa, kërkohet që burri të mos nxitojë, por të jetë i durueshëm, rekomandohet se durimi i tij shpërblehet me dhënien e shumë të mirave. Ky kod i mirësjelljes, mosnxitimi, i siguron gruas paqe nga zemërimi, për shkak të ndonjë pakënaqësie rasti nga burri.

Të çojë jetë të mirë me gruan e tij
T’i kthehemi sërish kodit kur’anor për mirësjelljen e burrit ndaj gruas. Po ta meditonim me vëmendje këtë porosi hyjnore: “Çoni jetë të mirë me to” do ta kuptonim se çdo përpjekje njerëzore për t’i siguruar gruas te drejta, do t’i nënshtrohej këtij citati i magjepsur.
Porosia “Çoni jetë të mirë me to” përfshinë çdo fushë që do të ndërlidhej me mbarëvajtjen e raportit të burrit me gruan e vet. Me fjalë të tjera, “Të çosh jetë të mirë me gruan” nënkuptohet mëshira, butësia, respekti, angazhim dhe vullnet të fuqishëm për te nxitur mirëkuptim, për të mënjanuar mosmarrëveshjet, e mbi të gjitha për të siguruar arritjen e qëllimeve të larta të jetës martesore.
Pra, burri u urdhërua i pari që të tregojë gatishmëri për të iniciuar jetë të mirë dhe të harmonizojë marrëdhëniet bashkëshortore me gruan e tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që gruaja gjithnjë duhet të pres iniciativa të tilla nga burri. Qëllimi i iniciativës nga burri ndaj gruas është që jeta martesore të mos jetë thjeshtë lidhje biologjike, por të arrihen qëllimet fisnike nga ajo lidhje. Po, edhe duke pasur parasysh natyrën e brishtë (më të dobët) të gruas, më së shumti kërkohet që burri të tregohet më i kujdesshëm dhe më punëtor në realizimin e harmonisë dhe të paqes brenda lidhjeve bashkëshortore.
Familja është zemra e shoqërisë, e nëse zemra është e sëmurë, rrjedhimisht tërë shoqëria infektohet me atë sëmundje. Kështu që kodi islam i mirësjelljes, për të parandaluar shembjen e lidhjeve midis çifteve, nxiti burrin, i cili edhe konsiderohet bërthama e familjes, që të marrë rolin e një kundërinfektuesit. Si më poshtë, kemi vënë në spikatje rekomandimet ndaj burrit në raport me gruan e tij për t’u bërë e arrirë harmonia dhe suksesi në jetën martesore:

Durim, butësi dhe përmbajtje
Sjellja e mirë dhe përmbajtja në hidhërim, në keqkuptim dhe në mosmarrëveshje është shprehje e mëshirës dhe cilësi e lartë prej besimtari, cilësi e pejgamberëve të Allahut xh.sh..
Në porosinë pejgamberike si më poshtë, do të shohim se si nxiten burri po edhe gruaja që të tregohen të përmbajtur e të durueshëm ndaj njëri-tjetrit:
“Kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të gruas së tij, ka për t’i dhuruar Allahu shpërblim sa i dha Ejubit pasi që e sprovoi.”
Po ashtu, në të njëjtën porosi, nxitet që edhe gruaja të tregohet e përmbajtur ndaj burrit të saj në raste zemërimi si shkak i ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj:
“Dhe, kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj, ka për t’i dhuruar Allahu shpërblim sa i është dhënë Asijes, gruas së faraonit.”
Shpeshherë në Kur’an besimtaret janë të nxitur të durojnë dhe se durimi i tyre ka për t’u shpërblyer nga Allahu xh.sh..
“Nuk ka dyshim se për durimtarët e durimtaret... Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Ahzabë, 35)
Të dy bashkëshortët janë të ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, mirëpo edhe në këtë rast, burri duhet të tregohet më i kujdesshëm dhe më i përmbajtur. Në një thënie pejgamberike porositen burrat që të kenë mëshirë ndaj grave të tyre, pastaj për të njëjtën gjë ftohen edhe gratë, duke u thënë se që të dy do të kenë shpërblime të mëdha prej Allahut të Madhërishëm.
Sjellje e mirë apo moral i mirë me bashkëshorten nuk konsiderohet vetëm t’i bësh ndonjë të mirë, por të durosh ndaj të keqes apo të ndonjë gjëje të padëshirueshme. Shembull më i mirë për sjellje të mirë, vetëpërmbajtje dhe durim ndaj gruas kemi Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), ku transmetohet se i është drejtuar me fjalët e tij të buta gruas së tij Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Unë e di kur je e zemëruar dhe se kur je e lumtur.” Aishja ia kthen: Si e paske kuptuar? I përgjigjet Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Kur je e lumtur, thua: Jo pasha Zotin e Muhammedit, ndërkaq kur je e zemëruar thua: Jo pasha Zotin e Ibrahimit.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kthen: Të vërtetën e the. Them ashtu (kur jam e zemëruar) se nuk dua ta them emrin tënd.” (Shënon Buhariu, 8/497)
Nga ky rast, shohim qartë butësinë dhe durimin e shembullit më të lart njerëzore, Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) si bashkëshort, ndaj gruas së tij.

Maturi dhe ekuilibrim
Që të dy bashkëshortët duhet të tregojnë maturi dhe ekuilibër në çdo gjë. Por, burri duhet të jetë ai që toleron më shumë, dhe që duhet të ndërtojë maturi dhe ekuilibër në familje. Maturia dhe ekuilibri duhet të manifestohen në shumë aspekte; qoftë në shpenzime, xhelozi po edhe në dashuri. Në shpenzime, si burri po ashtu edhe gruaja duhet të shpenzojnë me maturi dhe kujdes. Problemet materiale shpeshherë bëhen shkak për pakënaqësitë. Financat duhet ndrequr mirë. Për çdo gjë duhet konsultim dhe mirëkuptim. Në Islam çdo gjë e tepërt, ose stërngarkim, është e urryer, qoftë në punë apo në shpenzime etj.
“Pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (A’rafë, 31)
Pra, maturi dhe ekuilibër për çdo gjë. S’duhet ngurruar në pranimin e mendimit të njërit bashkëshort, qoftë në këtë rast burri apo gruaja. Në çdo rast, edhe në këso rastesh burri duhet treguar maturi dhe ekuilibër në shpenzime. Nëse gruaja kërkon të shpenzojë apo të blejë diçka, s’duhet pritur apo kthyer kjo me nervozizëm apo me mospërfillje. Duhet përdorur gjuhën e arsyes dhe butësinë.

Pse burri duhet të tregojë më shumë maturi dhe kujdes, po spikasim disa arsye:
Me gjithë përgjegjësitë që ka burri ndaj familjes, gruaja për nga natyra e saj është më e ngarkuar emocionalisht se sa burri;
Gruaja qoftë e integruar në shoqëri apo jo (amvise), më shpejt pushtohet nga lodhja dhe stresi;
Burri është në gjendje të përballojë çdo sfidë në çdo kohë, ndërsa gruas i duhet kohë të ambientohet me problemin;
Gruaja konsiderohet të jetë epiqendra e familjes, çdo parregullsi që mund t’i paraqitet, mund të çrregullohet e tërë familja;
Burri duke qenë se bartë përgjegjësinë më të madhe të përkujdesjes ndaj familjes, në sytë e gruas së tij është shtylla e shtëpisë, e në qoftë se kjo shtyllë lëkundet, e bën gruan të ndihet e pasigurt.

Këshillim dhe përkujdesje morale e fetare
“Feja është këshillë.”, kështu jemi porositur nga Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Në një thënie tjetër thotë: “S’ka turp (të pyesësh) në fe.”
Kjo s’do me thënë se të jesh i turpshëm, është karakter i keq, por do të thotë se nëse ke për qëllim të mësosh diçka, apo të sqarohesh për ndonjë gjë, në fe, s’është turp. Sepse, te jesh i turpshëm në Islam, është një ndër cilësitë e larta të një besimtari: “Turpi është gjysma e besimit.”
Për çdo gjë, bashkëshortët duhet këshilluar njëri tjetrin. Në këtë rast, burri nëse ka njohuri më shumë për fenë, duhet treguar gruas së tij, p.sh. kohën e pastrimit, rregullat dhe si duhet të veprojë. Ta mësojë në çështje të fesë. Siç thamë më sipër, gruaja është qeliza e familjes, prandaj kjo qelizë duhet edukuar sipas mësimeve të pastra islame. Por, duhet të ndodhë edhe e kundërta, nëse gruaja zotëron njohuri islame më shume, duhet këshilluar burrin e saj. Ky këshillim fetar, duhet të bëhet gradualisht, me urtësi, butësi dhe maturi.

Dhënia e dhuratave
Shkëmbimi i dhuratave ndërmjet bashkëshortëve është gjë e nevojshme dhe me rëndësi për të shprehur respektin dhe dashurinë. Këtë gjë është mirë ta bëjë i pari burri. Nuk është me rendësi vlera e dhuratës, mund të jetë një buqetë me lule, apo edhe ndonjë unazë etj. Një dhuratë modeste ndaj gruas, ia vulos buzëqeshjen në fytyrë. E gëzon. Në një mënyrë, kjo forcon edhe më shumë lidhjen martesore dhe shton më shumë ngrohtësinë mes tyre.
Një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe gruaja ndaj burrit të saj. Dhurata më e mirë, që mund të marrë një burrë nga gruaja e tij, është që kur të kthehet në shtëpi të pritet me buzëqeshje.

Lozja dhe argëtimi
Në Islam njeriu trajtohet njeri, dhe si i tillë, ka nevoje për argëtim dhe lozje. Në veçanti, jeta bashkëshortore ka nevojë për më shumë hapësirë për argëtim dhe humor të mirë. Nëpërmjet humorit të mirë, lozjes e argëtimeve, harrohen probleme të parëndësishme e mënjanohen mosmarrëveshjet.
Kjo gjë, pra lozja e argëtimi, e bën edhe më të plotë kodin e disiplinës së jetës bashkëshortore. Një gjë të tillë e shohim edhe te jeta bashkëshortore e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Transmetohet se njëherë Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kishte kaluar në garë Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), mirëpo në një kohë tjetër, Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) arrin t’ia kalojë, dhe i thotë Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Të kalova (u barazuam) pasi që më kalove njëherë më parë.”
Ky ishte një shembull i hijes së lehtë që ka pasur Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) në raport me gruan e tij. Po ka shumë raste të tjera, që dëshmon se Islami në asnjë formë nuk lejon ashpërsinë dhe seriozitetin e tepruar e të vazhdueshëm. Për çdo gjë mesatarja.
Siç e pamë, Islami (në kohën kur femra konsiderohej e zeza e shoqërisë!) ndërtoi raportet midis burrit dhe gruas dhe çdo njërit ia dhuroi të drejtat dhe përgjegjësitë, duke mos i bërë padrejtësi asnjërës palë. Ata që bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur Islamin si shtypës të gruas, ua përkujtojmë premtimin kur’anor:
“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Saff, 8)
Në Islam gjejmë një pozitë të kënaqshme të gruas, si në familje dhe në shoqëri. Atë e ngriti duke ia besuar edukimin e qenies më të ngritur, njeriun. E bëri nënë të njerëzimit. Prehje dhe epiqendër e familjes.
Në një citat kur’anor, Allahu i Madhërishëm thotë:
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhuratë, 13)
Si burri po ashtu edhe gruaja janë të barabartë, por me detyra e përgjegjësi të ndryshme e të ndara. Përkundër kësaj barazie, burri është i thirrur që të jetë i kujdesshëm dhe i matur ndaj gruas, në të gjitha aspektet! I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), shembulli më i lartë i njerëzimit porosit burrat me fjalët:
“Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.”
Po e përmbyll këtë shkrim, me një thënie, e cila dëshmon se çfarë rëndësie i është dhënë gruas, nënës, në Islam:
“Xheneti ndodhet nën këmbët e nënave.”
Mr. Avni Tafili

SI TË BËHESH GRUA E SUKSESSHME?

1. Përdorni bukurinë dhe ngacmimin tuaj që të fitoni zemrën e burrit tuaj. Të gjitha gratë kanë bukurinë e tyre trupore që Allahu subhanehu ve teala i ka bekuar me të. Pra përdorni këtë dhunti që ju ka dhuruar Allahu subhanehu ve teala për të fituar zemrën e burrit tuaj.

2. Kur burri juaj vjen në shtëpi, përshëndeteni atë me një përshëndetje të mahnitshme. Imagjinoni burrin tuaj që vjen në shtëpi dhe e gjen shtëpinë të pastër dhe të ajrosur dhe të gjen me një veshje tërheqëse, me drekë të përgatitur me kujdes, fëmijë të pastër dhe buzëqeshje të ëmbël, dhomën e gjumit të pastër – kjo do ta bënte që ai të dojë ty? Imagjinoni po ta bëni të kundërtën se çfarë mund të ndodh.

3. Rishikoni karakteristikat e hyrive të Xhenetit dhe mundohuni t’i imitoni ato. Kur’ani dhe Sunneti i përshkruajnë gratë e Xhenetit me karakteristika të caktuara. Siç janë mëndafshi që veshin, sytë e tyre të mëdhenj dhe të errtë, këngët për burrat e tyre, etj. Provoni, të vishni mëndafsh për burrin tuaj dhe vendosni Kohl në sytë tuaj për t’i rritur dhe këndoni burrat tuaj.

4. Gjithnjë vendosni stoli ari dhe mbani të vendosura në shtëpi. Prej viteve të hershme, vajzat e vogla e kanë stolisur vetveten e tyre me vathë dhe qafore (mbërthyese) dhe kanë veshur fustane të bukura – siç përshkruhen në Kur’an. Edhe si grua, vazhdo t’i mbash stolitë që ke dhe të veshësh fustane të bukura për burrin e tuaj.

5. Bëj shaka dhe luaj lojëra me burrin tënd. Sekreti i mashkullit: Ata kërkojnë gra që janë gazmore dhe që kanë ndjenjë për humor. Kur Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut subhanehu ve teala qofshin mbi të!) i tha Xhabirit martoje ndonjërën e cila do të të bëjë për të qeshur dhe që ti e bën atë për të qeshur.

6. Falënderoje burrin tënd vazhdimisht për gjërat e mira që ai i bën. Pastaj falënderoje përsëri. Kjo është njëra nga metodat më të rëndësishme, kurse nëse është e kundërta dije që këto janë karakteristika të grave të xhehenemit.

7. Një fjalosje është një zjarr në shtëpi. Shuaje atë me një “Më fal” edhe nëse nuk është faji yt. Nëse ti e kthen një fjalë me një fjalë tjetër, ti po i hedh atij zjarri edhe më tepër dru. Shiko se sa me butësi mund të përfundojë një fjalosje, kur ju sinqerisht i thoni burrit tuaj, “Shiko, më vjen keq, më fal i dashur. Të bëhemi shokë.”

8. Gjithnjë mundohu ta kënaqësh burrin tënd, ai është çelësi yt për në Xhenet. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut subhanehu ve teala qofshin mbi të!) na ka mësuar neve që ndonjë grua e cila vdes në një gjendje me të cilën burri i saj është i kënaqur do të hyjë në Xhenet. Pra, kënaqe atë.

9. Dëgjo dhe bindu! Bindja ndaj burrit është Farz! Burri juaj është udhëheqës i shtëpisë. Jepja atij këtë të drejtë dhe respekt.

10. Bëj dua tek Allahu subhanehu ve teala që ta bëjë martesën dhe lidhjen tuaj të suksesshme. Të gjitha punët e mira janë prej Allahut subhanehu ve teala. Kurrë mos harroni të kërkoni prej Allahut subhanehu ve teala për të bekuar dhe pasur sukses martesa juaj e cila fillon në këtë botë (Dynja) dhe vazhdon – me mëshirën e Allahut subhanehu ve teala – në Xhenet.
Allahu subhanehu ve teala e di më së miri!

 

(Përktheu: Osman D. Gashi)

THEMELET PËR NJË MARTESË TË LUMTUR

Besimi: Atributi më themelor dhe esencial i një martese islame është besimi i përbashkët që e lidh çiftin. Meqë Islami është mënyrë jetese, dhe jo thjesht fe e kufizuar në adhurimin javor, bëhet kështu pjesë integrale e jetës së muslimanit. Kur pika e referimit është e përbashkët, çiftit lehtëson komunikimin dhe ndarjen e vlerave, gjë që nuk është e mundshme në një martesë ndërfetare. Është shumë e rekomandueshme që besimi të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një marrëdhënieje dashurore.
Për shembull, siç tha Pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të), kur një burrë ushqen gruan e tij, ai shpërblehet për këtë akt dhe Allahu shton lidhjen e dashurisë mes tyre. Kështu që, kur ne e dashurojmë njëri-tjetrin për hir të Allahut, NE AKTUALISHT RRISIM BESIMIN TONË.
Falja: Kur Pejgamberi i pyeti sahabët: “A dëshironi t’iu falë Allahu?” Thanë: “Sigurisht, o i Dërguar i Allahut.” Ai u përgjegj: Atëherë, falni njëri-tjetrin.”
Një ndër përbërësit kryesor të një martese të lumtur është fakti se bashkëshortët arrijnë ta falin njëri-tjetrin, nuk mbajnë mëri ose paragjykime ndaj njëri-tjetrit. Është e pritshme që, kur jeton me dikë, mund të krijohen situata ku thuhen ose bëhen gjëra që mund ta lëndojnë bashkëshortin-bashkëshorten. Sfidë nuk është të vazhdohet me fjalë ose të hidhet faji te tjetri, por të tejkalohet kjo situatë. Kjo mund të arrihet vetëm nëse nuk jemi aq krenarë sa të kërkojmë ndjesë dhe kur nuk jemi aq koprrac për të falur.
Nëse presim që Allahu të na falë, atëherë duhet të mësojmë të falim.
Harrimi: Kur ia kujtojmë bashkëshortes-bashkëshortit vazhdimisht rastet kur na poshtëron ose na lëndon, ne nuk kemi falur me të vërtetë. Gjërat e së shkuarës duhen lënë atje, dhe të mos përdoren si municion i freskët në situata të reja. Çiftet që përdorin këtë teknikë zakonisht e përsërisin këtë gjë dhe shndërrohen në viktima të zemërngushtësisë së tyre, pa mundur të çlirohen prej kësaj. 
Vetëpërmbajtja: Sabri (durimi) është mjeti më i çmuar për bërjen e një jete të shëndetshme. Të qënit i durueshëm dhe i vetëpërmbajtur na vë në një kornizë provokative mendore, na afron me Allahun me anë të mbështetjes dhe besimit tek Ai. Ne zhvillojmë një mekanizëm të brendshëm që na jep forcë të kalojmë momentet e vështira të jetës. Siç ka thënë Allahu në suren Asr: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” [Asr, 1-3]
Elasticiteti: Shumë çifte pa pasur nevojë e vështirësojnë jetën e tyre për shkak se nuk janë të gatshëm të ulin pak kokën.
Nuk duhet të presim që bashkëshorti-bashkëshortja të jetë vazhdimi ynë. Ai-ajo është vetvetja, me personalitetin, pëlqimet dhe mospëlqimet e veta. Duhet ta respektojmë të drejtën e tij-saj për të qenë vetvetja, përderisa kjo nuk ia kompromenton dinin (fenë). Të qënit joelastik dhe mospranimi i dallimeve individuale çon në një atmosferë të tendosur dhe përplot stres.
Miqësia: Ky aspekt i martesës ka tre përbërës.
Së pari, të zhvillosh një miqësi me bashkëshortin-bashkëshorten. Marrëdhënia e bazuar në miqësi i qëndron më mirë trysnisë së jashtme.
Ne i nderojmë, i besojmë, i respektojmë dhe kujdesemi për miqtë tanë megjithë dallimet tona. Këto janë aspekte miqësie që duhet t’i fusim edhe në martesën tonë.
Fatkeqësisht, aspekti i vetëm që njerëzit mendojnë të fusin në martesën e tyre, madje pa vend, është ai “shokut”. Sheriati (ligji islam) i ka dhënë bashkëshortit rol prijës në familje. Kjo kërkon edhe njëfarë dekori, i cili nuk mund të arrihet nëse bashkëshortët e konsiderojnë njëri-tjetrin si shokë.
Kjo nuk duhet të japë idenë se burri është një diktator, por se një bari i përgjegjshëm për tufën e tij. Ky është pozicion me përgjegjësi të madhe dhe i ngarkon një barrë të rëndë atij. Për më tepër, fëmijët kanë nevojë t’i shohn prindërit si miq e jo si shokë të njëri-tjetrit, pasi kjo nxit në mosrespekt.
Përzemërsia: Aspekti i dytë i miqësisë është pasja marrëdhënie të përzemërta me vjehërrit. Kur çiftet garojnë se kush i ka prindërit më të rëndësishëm, kjo gjë bëhet burim hidhërimi. Shumë kohë e vlefshme harxhohet për të bindur njëri-tjetrin se prindërit e kujt janë më të mirë. Është më mirë të pranojmë se bashkëshortët nuk do të bien brenda natës në dashuri me vjehërrit vetëm sepse na pëlqen kështu. Për sa kohë që ata mbajnë marrëdhënie miqësore të përzemërta, të bazuara në respektin e ndërsjellë, ne nuk duhet të këmbëngulim shumë.
Miqtë: Aspekti i tretë i miqësisë është rrethi ynë i miqve. Është në rregull të kesh miq individual të së njëjtës gjini, por çiftet duhet të përpiqen të kenë edhe miq familjarë, në mënyrë që të shoqërohen së bashku. Nëse shkaktohet ndonjë fërkim prej ndonjë miqësie të caktuar, kjo nuk duhet të ndodhë në dëm të martesës. Pejgamberi Muhammed alejhi selam na ka këshilluar të zgjedhim për miq njerëz që i frikësohen Zotit, duke qenë se synojmë të ndjekim rrugën e tyre. Miqtë duhet të jenë burim hareje, jo ligësie.
Shakaja: Çiftet që nuk qeshin mes vete duhet të përpiqen të kenë momente të gëzueshme. Pejgamberi dihet se luante me gratë e tij. Një shëtitje e thjeshtë në park mund t’i japë ngrohtësi marrëdhënieve. Të luajturit së bashku ose shikimi i një filmi humoristik të pastër mund të jetë një tjetër mënyrë për të qeshur.   
Besnikëria: Të qenit besnik ndaj bashkëshortit-bashkëshortes na është urdhëruar nga Allahu. Tradhtia bashkëshortore është krim kapital në Islam, dhe dënohet me vdekje. Megjithatë ka disa forma të sjelljes jobesnike ndër muslimanët.
Më e rëndomta është mbajtja e marrëdhënieve me gjininë e kundërt përtej kufijve të Islamit, si dhe dyshimi i bashkëshortit-bashkëshortes. Moda e re e marrëdhënieve nëpërmjet internetit është gjithashtu në kundërshtim me etikën islame dhe po shkakton probleme serioze ndërmjet çifteve. Po u fut hija e tradhtisë, është e zorshme të riparohen këto marrëdhënie. Një tjetër formë e mosqenies besnik-besnike është atëherë kur çifti tradhton konfidencat. Kjo është çështje besimi dhe kur njëri e kompromenton atë, atëherë ia ka ngrënë zemrën martesës. 
Drejtësia: Zakonisht, kur jemi të inatosur ose kur na ka ngelur hatri, kemi tendencën të jemi hileqarë. Përpiqemi ta bindim veten se, meqë e kemi patur gabim, është në rregull të jemi të padrejtë në sjelljen dhe në thëniet tona. Allahu thotë në Kur’an që të mos jemi të padrejtë në çdo situatë, madje edhe kundër armikut, e këtu po flasim për partnerin e jetës dhe prindin e fëmijëve tanë. Të përdorim fjalë si “kurrë” dhe “gjithmonë” kur përshkruajmë sjelljen e partnerit është e padrejtë dhe e vë tjetrin në pozicion mbrojtjeje.
Financa: Një ndër pikat e zakonshme të grindjeve në martesa është paraja. Ekspertët thonë se 80% e konflikteve martesore bëhen rreth parasë.
Kështu që është fortësisht e rekomandueshme që çifti të shpenzojë kohë dhe mund për zhvillimin e një plani financiar menaxhues të pëlqyeshëm për të dy partnerët dhe që rishikohet çdo gjashtë  muaj ose përafërsisht. Përgatitja e një buxheti së bashku është gjithashtu një mënyrë ndihmëse dhe e mençur për administrimin e të hollave të shtëpisë. Duhet mbajtur parasysh se në Islam paratë e bashkëshortes i përkasin asaj, për t’i përdorur si  të dëshirojë vetë, dhe për këtë nuk duhen konsideruar si të ardhura familjare, me përjashtim të rastit kur ajo zgjedh të kontribuojë me to për familjen.
Familja: Të bëhesh prind mund të jetë një eksperiencë përplot strese, nëse prindërit nuk janë të informuar mirë. Kjo në anën tjetër mund të ushtrojë trysni mbi martesën.
Ndonjëherë çiftet janë naivë për ndryshimet që ndodhin në stilin e jetesës. Kjo mund të shkaktojë në disa raste depresion dhe në disa të tjera pakënaqësi dhe keqkuptime. Një rregull e artë që duhet zbatuar gjithmonë është: Familja është parësore.
Kurdo ku ka dëshmi se familja nuk është e lumtur ose nuk është përparësia jonë kryesore, është momenti të ulemi në tavolinën e kuzhinës dhe të diskutojmë me zemër dhe mendje të hapur. Çiftet që kanë prindër të moshuar kanë përgjegjësi edhe më shumë për përkujdesjen ndaj tyre. Edhe kjo mund të jetë shumë stresuese, nëse çifti nuk është i përgatitur për këtë.
Duhet hartuar një plan përkujdesjeje me vëllezërit dhe motrat dhe me prindërit e të dy bashkëshortëve, se cili do të jetë përkujdesësi kryesor dhe ç’lloj përkrahjeje do t’u jepet prindërve. Në rast të pamundësisë mentale, duhet të vijë në ndihmë edhe noteri. Bërja e një testamenti është shumë thelbësore. 
Ndjenjat: Pejgamberi Muhammed ka thënë se Allahu fal të gjitha mëkatet nëse pendohemi, por jo ato që kemi bërë ndaj të tjerëve, p.sh. i kemi lënduar ndjenjat e tyre, vetëm nëse personi që kemi lënduar na e fal.
Çiftet janë ndonjëherë shumë të pakujdesshëm kur është fjala për ndjenjat e bashkëshortit-bashkëshortes, duke e marrë për të qenë se tjetri e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Është e çuditshme që njerëzit janë më të ndjeshëm dhe më të sjellshëm ndaj të huajve sesa ndaj të dashurve të tyre. Secili duhet të jetë përherë vigjilent dhe i kujdesshëm që të mos lëndojë ndjenjat e bashkëshortit-bashkëshortes dhe, nëse doemos e bën,  duhet të kërkojë ndjesë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke qenë se askush nuk e di se kur ka për ta lënë këtë botë dikushi që ai e do, a nuk është më mirë të përmirësojmë sa kemi kohë?      
Liria: Martesa në Islam është partneritet e jo varësi ose skllavëri. Ta konsiderosh gruan pronë është e huaj për konceptin islam të rolit të bashkëshortit dhe të bashkëshortes. Shpirti i skuadrës forcohet e nuk zbehet kur anëtarët e skuadrës janë të lirë të jenë vetvetja. Liri në sensin perëndimor është të jesh i lirë të bësh si dëshiron, ose të jesh egoist. Përkundrazi, të lejosh lirinë e bashkëshortit-bashkëshortes, do të thotë të jesh i vëmendshëm për nevojat e tij-saj dhe të njohësh kufizimet e tij-saj.
Flirtimi: Një mënyrë e sigurtë për ta mbajtur gjallë romancën në një martesë është flirtimi me bashkëshortin-bashkëshorten. Shumë martesa të sukseshme kanë ruajtur një sjellje rinore duke adoptuar emra specialë për secilin dhe stile sekrete komunikimi.
Sinqeriteti: Keqkuptimi ndodh kur bashkëshortët nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin. Në marrëdhëniet martesore është vendi ku partnerët duhet të ndiejnë veten të sigurtë të flasin lirisht duke konsideruar ndjenjat e tjetrit, pa kompromentuar pikëpamjet e veta. Kur komunikimi nuk është i sinqertë, pengon zhvillimin e afrimit dhe mirëkuptimin e thellë të brendisë së secilit.
Lehtësimi: Kur duam të zgjedhim një partner, ne duhet, siç ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të kërkojmë një musliman-muslimane të devotshëm-devotshme. Arsyeja është se synimi i vetëm dhe vendimtar është kënaqësia e Allahut. Ky zotim ndaj Allahut na bën lehtësues të shkëlqyer në rritjen e partneritetit shpirtëror. Në esencë, çifti e bën më të lehtë angazhimin e vet familjar ndaj Allahut dhe Fesë së Tij.
Lajkatimi: Bërja e komplimenteve dhe kënaqja me lajkatime të ndershme është një mënyrë shumë e lirë për të fituar zemrën e bashkëshortit-bashkëshortes. Secili dëshiron të jetë i vlerësuar dhe në pah. Pra, të qenit koprrac komplimentesh është aktualisht privimi i të qenit i vlerësuar.
Premtimbajtës: Të jesh i-e besës mund të jetë për bashkëshortin-bashkëshorten një eksperiencë e kënaqshme dhe shpërblyese. Të jesh i dashuruar nënkupton të japësh vetveten. Zemra nuk vendos kushte ose lidh kontrata. Ajo jep pa pritur asgjë në këmbim, por kjo dhënie e vetvetes gjithmonë shpërblehet dhjetëfish.
Gabimi: Shpesh ndodh që shpresat tona të jenë aq të mëdha, saqë na del nga mendja se jemi qenie të gabueshme. Kur çiftet nisin të kërkojnë të pamundurën, ata duhet t’i rikujtojnë vetvetes se vetëm Allahu është i përsosur.
Simpatia: Shpesh çiftet nuk arrijnë të krijojnë simpati të ndërsjellë, duke dështuar të shohin bashkëshortin-bashkëshorten si njerëz përmes syve të miqve. Bërja dhe ndarja e aktiviteteve është rrugë ku secili krijon simpatinë.
Ardhmëria: Çiftet me mend e planifikojnë të ardhmen së bashku. Ata i përkushtohen planeve të tyre financiare dhe atyre që lidhen me pensionin, hartojnë plane dhe i diskutojnë me fëmijët e tyre. Kjo sjell çlodhje mendore dhe i bën të sigurta marrëdhëniet.
Shahina Siddiki
(Nga anglishtja: Arian Koçi)

HATIXHE BINT HUVEJLID

Abdullah bin Xhaferi transmeton se e ka dëgjuar Aliun në Kufe duke thënë se i Dërguari Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Më e mira e grave të kohës së vet ishte Merjemja, vajza e Imranit, dhe gruaja më e mirë e kohës së saj ishte Hatixhja, vajza e Huvejlidit.” (Shënon Muslimi në Sahihun e tij).
A nuk është një nder i madh për gratë që i pari person që përqafoi Islamin ishte një grua?
Hatixhja ishte e para që dëshmoi se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se burri i saj ishte i Dërguar i Allahut. Hatixhja ka qenë gruaja e të Dërguarit Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Atë e quanin edhe Tahra, që do të thotë “e pastër”.
Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vinte nga një familje fisnike. Babai i saj, Huvejlidi, ishte një ndër prijësit më të respektuar të fisit të vet, derisa u vra në një betejë. Burri i saj (para të Dërguarit Muhammed, paqja qoftë mbi të) gjithashtu kishte vdekur, duke e lënë atë shumë të pasur.
Kur Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ishte ende i ri, ajo i besoi atij pasurinë e saj, duke i kërkuar të bënte tregti në Siri për të. Në atë kohë, ai respektohej nga të gjithë dhe ndershmëria, besnikëria dhe besueshmëria e tij ishte e famshme. Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) u kthye i suksesshëm nga Siria duke e bërë Hatixhen edhe më të pasur.
Pasi dëgjoi rrëfimin për udhëtimin e tij në Siri, Hatixhja mori vendimin se Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) do të ishte bashkëshorti më i mirë për të, edhe pse fisnikët më të shquar të kurejshëve e kishin kërkuar më parë pa sukses dorën e saj. Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe Hatixhja u martuan.
Kur u bë martesa, Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ishte njëzet e pesë vjeç, ndërsa Hatixhja dyzetë vjeçe, e megjithatë kjo nuk ndikoi në martesën e tyre, përkundrazi, ai ishte bashkëshorti më i mirë.
Për pesëmbëdhjetë vitet që pasuan ata jetuan një jetë të lumtur së bashku dhe Hatixhja lindi disa fëmijë. Kur Xhibrili iu paraqit për herë të parë, Profeti Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) shkoi te Hatixhja dhe i rrëfeu asaj se çfarë i kishte ndodhur. Duke dëgjuar me kujdes fjalët e tij, Hatixhja nuk ndjeu aspak frikë, përkundrazi, ajo kuptoi se bashkëshortit të saj i kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Ajo ishte e sigurtë se ai nuk ishte as i marrë e as i pushtuar nga djajtë. “Mos u shqetëso”, i tha ajo, “sepse pasha Atë që ka në dorë shpirtin e Hatixhes, shpresoj se ti do të jesh i Dërguari i këtij kombi. Allahu nuk do të të turpërojë. Ti mban lidhje të mira me farefisin, ndihmon të varfrit dhe të ngratët, i pret mirë musafirët dhe i ndihmon fatkeqët.”
Kur i Dërguari Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) u qetësua pak, ajo shkoi bashkë me të që të bisedonte me kushëririn e saj, Vereka bin Nevfel, pasi ai ishte një njeri i ditur dhe ajo ishte e sigurtë se ai do të ishte në gjendje të shpjegonte atë që sapo i kish ndodhur burrit të saj të dashur. Vereka kishte studiuar me kujdes librat e shenjtë të çifutëve dhe të të krishterëve dhe kishte marrë shumë dije nga njerëzit më të urtë të këtyre besimeve. Ai ishte në dijeni të ardhjes së një të Dërguari tjetër (të fundit), që ishte parathënë nga Musai dhe Isai (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ta!) dhe njihte shumë prej shenjave që do të vërtetonin identitetin e këtij të Dërguari.
Vereka i tha të Dërguarit Muhammed se ai ishte i Dërguari i Fundit. Hatixhja u gëzua së tepërmi dhe ndjeu paksa frikë kur parandjenja e saj për atë që i kish ndodhur bashkëshortit të saj në shpellën Hira u konfirmua.
Pa kaluar shumë, i Dërguari Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) u urdhërua nga një shpallje e Allahut, përmes Xhibrilit, që t’i ftonte njerëzit që të adhuronin vetëm Allahun dhe ishte në këtë çast që Hatixhja nuk hezitoi të shprehte haptazi atë që ajo e kishte mbajtur të fshehur për pak kohë: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguar i Allahut.”
Në vitet e vështira që pasuan, gjatë të cilave prijësit e kurejshëve bënë gjithçka që kishin në dorë për të dëbuar Muhammedin alejhi selam dhe për ta ndaluar që të përhapte mesazhin e tij, Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) qe burimi i përhershëm i ndihmës, i përkrahjes dhe i qetësimit për të Dërguarin Muhammed, duke e ndihmuar të tejkalonte vështirësitë e mëdha që iu desh të përballonte në atë kohë. E tërë pasuria e saj u shpenzua në rrugë të Allahut për të përhapur mesazhin e të Dërguarit Muhammed për të liruar skllevërit që kishin përqafuar Islamin dhe për të ushqyer dhe strehuar komunitetin islam që kishte filluar të rritej në numër dhe në fuqi.
Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ndihmoi dhe e përkrahu të Dërguarin Muhammed në çdo rrugë të mundshme. Ajo sakrifikoi veten dhe pasurinë e saj për të përhapur mesazhin e të Dërguarit të Allahut në një kohë kur kurejshët ishin të tërbuar nga suksesi i tij dhe bënë çmos që të dekurajonin atë dhe pasuesit e tij, shpesh duke i torturuar rëndë ata, por më kot. Kjo vetëm sa ia rriti Hatixhes besimin dhe forcën.
Hatixhja qe e para që deklaroi haptazi shehadetin dhe nuk rreshti kurrë së ndihmuari bashkëshortin e saj. Dashuria dhe mëshira kishin lëshuar rrënjë të thella mes tyre, duke u bërë më të forta dhe të thella me kalimin e viteve, aq sa edhe vdekja nuk mundi t’i shuante. I Dërguari Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) nuk rreshti kurrë së dashuruari Hatixhen. Megjithëse u martua me disa gra të tjera dhe i deshi të gjitha, Hatixhja zuri gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij. I Dërguari Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) i tha një herë këto fjalë Aishes për Hatixhen: “Ajo besoi tek unë kur askush tjetër nuk më besoi, ajo pranoi Islamin kur njerëzit më refuzuan dhe më ndihmoi e më ngushëlloi kur askush nuk qe aty për të më ndihmuar.”
Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeçe kur vdiq. I Dërguari i Allahut e ndeju shumë mungesën e saj. Ata kishin ndarë njëzet e pesë vjetë martese dhe ajo i kishte dhënë pesë fëmijë.
Pasi xhaxhai i tij, Ebu Talibi dhe gruaja e tij e parë, Hatixhja, vdiqën në të njëjtin vit, i Dërguari Muhammed dhe komuniteti i vogël i besimtarëve përjetuan shumë tortura e persekutime të rënda nga kurejshët. Për këtë, i Dërguari Muhammed (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) tashmë pesëdhjetëvjeçar, e quajti atë vit “Viti i Hidhërimit (Pikëllimit)”.
Ebu Hurejra transmeton se në një rast, kur Hatixhja qe ende gjallë, erdhi Xhibrili te i Dërguari Muhammed dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, Hatixhja është duke ardhur me një enë me supë (ushqim ose pije) për ty. Kur të vijë te ti, jepi selam nga Zoti i saj dhe nga unë dhe përgëzoje me një shtëpi prej margaritarësh në xhenet, në të cilën nuk ka zhurmë, as monotoni e as lodhje.”
Marrë nga:
Revista "ARGUMENTI", nr. 48.
Esma Husejn

Fshehtësitë e martesës

Martesa ka qëllimet dhe synimet e veta, prej të cilave do t’i theksojmë vetëm disa:

Zoti i Madhërueshëm i ka krijuar njerëzit në tokë dhe në të ka caktuar ekzistencë të përkohshme, e cila është e lidhur me të lindurit e fëmijëve dhe shumëzimin e përgjithshëm të racës njerëzore. Pikërisht për këtë si dhe për të tjera shkaqe të arsyeshme, martesa islame urdhërohet dhe rregullohet me ligj. 
Martesa konsiderohet ndër vendimet më serioze të jetës së njeriut. Martesa është një institucion fetar, të cilin sikurse edhe institucionet tjera fetare, myslimanët janë të obliguar t’i respektojnë, që t’i përmbahen plotësisht dhe ta aplikojnë në jetë. Martesa është hapi më i rëndësishëm të cilin krijesa njerëzore do ta kishte bërë në interes të të mirave dhe lumturisë personale.

Nga ajetet kur’anore dhe një numër i madh i haditheve të Pejgamberit, alejhi selam, shohim se muslimanëve u rekomandohet martesa. Allahu thotë në Kur’an:
Martoni të pamartuarit (e të pamartuarat) tuaja dhe skllavët (e skllavet) tuaja të ndershme. Nëse janë të varfër, Zoti do t’i begatojë nga dhuntitë e Tij...” (En-Nur: 32)
Muhamedi, alejhi selam, gjithashtu e porositi martesën duke thënë: “Martohuni dhe shumëzohuni, sepse unë krenohem me ju ndaj popujve të tjerë në Ditën e Gjykimit.”
Nga historia e njerëzimit shohim se të gjithë popujt e lashtë, si p.sh.: sirianët, babilonasit, egjiptasit, grekët, etj. martesës i kanë kushtuar rëndësi të madhe.

Islami na mëson se martesa është “gjysma e fesë”. Për shkak se plotëson aq shumë nevoja themelore të individit dhe shoqërisë, martesa shihet si një shtyllë prej guri në të cilën mbështetet e tërë jeta muslimane. Kur dy njerëz martohen dhe familjen e tyre e drejtojnë sipas dëshirës së Zotit, ata me të vërtetë kanë filluar rrugën për në Xhenet.


Ekzistojnë mendime të ndryshme rreth vlerësimit të martesës, po i citojmë vetëm disa:
- Martesa shërben si bazë e fesë dhe e shtetit, ngase duke shërbyer si mjet për shtimin e njerëzimit, ajo i siguron jetë fesë dhe shtetit.
- Martesa është themel i bashkësisë njerëzore, me anë të së cilës mund ta dimë se sa vlen një burrë ose një grua.
- Martesa është mjeti më i mirë për mbrojtje nga prostitucioni dhe prishja morale.
- Martesa është në shërbim të kulturës dhe të njerëzimit, e cila na ruan nga krimet dhe mëkatet.
- Martesa na nxit në punë dhe angazhim, të cilat duhet t’i orientojmë në të gjitha drejtimet.
- Martesa është mjet, që i shpie popujt deri te fuqia, ndërsa bijtë e tyre deri te mirëqenia, lumturia dhe fama.
- Martesa është kopsht i lumturisë, mbrojtës i shëndetit dhe synimi më fisnik i gjinisë njerëzore.

Martesa ka qëllimet dhe synimet e veta, prej të cilave do t’i theksojmë vetëm disa:

1. Ruajtja e gjinisë njerëzore
Martesa nënkupton shtimin e gjinisë njerëzore dhe paraqet faktorin kryesor për vazhdimësinë e saj derisa të jetë kjo botë. Allahu thotë në Kur’an: 
O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa: 1) 
All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?” (Nahl: 72) 

2. Sigurimi i trashëgimtarëve ligjor, ngase duhet ditur se kush kë e trashëgon me ligj.

3. Sigurimi i bashkëshortëve në pikëpamje morale, sepse pa sigurim të jetës morale nuk ka as rregull të mirë shoqëror.

4. Edukimi i mirë i fëmijëve në pikëpamje fetaro-morale, ngase pa edukim të mirë të rinisë, bashkësia njerëzore nuk ka lumturi dhe mirëqenie të vërtetë.

5. Mbajtja e gruas dhe e fëmijëve sepse duhet ditur se kujt i takon kjo detyrë, etj.

Jeta martesore përmban në vete edhe tensione, por ajo jetë të siguron atë lloj të relaksimit për të cilën qenia njerëzore ka nevojë natyrale.
Jeta moderne përmban mbi vete aq shtypje dhe sprova sa që do të mund ta shkatërronin edhe lidhjen më stabile. Për këtë arsye është e domosdoshme që bashkëshortët të respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit dhe të ndihmohen mes vete. 
Çelësi i parë për martesë të lumtur është ta duash Allahun dhe të praktikosh parimet e Tij në çdo situatë dhe lidhje. Për një martesë të suksesshme është tepër e rëndësishme të merrni parasysh nevojat dhe karakterin e partnerit tuaj. Në martesën muslimane, përgjegjësi dhe detyra kanë si burri edhe gruaja dhe që të dy, individualisht janë përgjegjës para Zotit për veprat e tyre.

F. Kaçiu

Një rrëfim mbi dashurinë më të bukur

NJË RRËFIM MBI DASHURINË MË TË BUKUR NDËRMJET DY NJERËZVE

Me këtë rrëfim përkufizohet koncepti i "dashurisë" e jo si duan të na tregojnë neve personalitetet e ndryshëm, si Romeo dhe Zhulieta etj

ME EMRIN E ALLAHUT, MËSHIRUESIT, MËSHIRËBËRËSIT!

- Nuk është rrëfimi mbi Romeon dhe Zhulietën apo Kajsin dhe Lejlën, ajo çfarë sot dua të tregoj është rrëfimi më i mrekullueshëm mbi dashurinë që ka ekzistuar prej krijimit të njeriut të parë deri në ditët e sotme.

Ndoshta ti mendon se çfarë ka të bëjë ky rrëfim dashurie me Islamin. Mos u mërzit, se ky rrëfim është plotësisht hallall dhe kur do ta tregoj Inshaallah do të më japësh të drejtë.

- Me këtë rrëfim përkufizohet koncepti i "dashurisë" e jo si duan të na tregojnë neve personalitetet e ndryshëm, si Romeo dhe Zhulieta etj. Dhe unë nuk dyshoj në besnikërinë e tyre. Ha-ha-ha, por diçka mungon në këto ngjarje.
Interpretuesit kryesorë të këtij rrëfimi janë Ademi dhe Hava, alejhimas-selam. Për ta kuptuar këtë më mirë, të vështrojmë njëherë prapa, shumë e shumë vjet në të kaluarën (Allahu e di më së miri!), kur Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi njeriun e parë nga balta, ashtu siç na tregon Kur’ani i shenjtë:
"Ai e krijoi njeriun nga balta e terur (si enë balte) e pjekur." (55:14) Ai, subhanehu ue te’ala, e krijoi atë, e ngriti dhe ia dha formën më të mirë, e pajisi me arsye dhe e ngriti mbi të gjitha qeniet.

Ademi, alejhis-selam, ka jetuar në Xhenet dhe kishte gjithçka në dispozicion. Ai  ndihej i vetmuar dhe i mërzitur. Kjo duket si një përrallë për fëmijë, por në të vërtetë është në hadith "sahih" me transmetim autentik. Diçka i mungonte atij, nuk mund të jetonte i vetëm në Xhenet. Ai ndihej jo i plotë, i nevojitej shoqëri, qetësi, dashuri, mëshirë, zemërbutësi, etj., dhe kërkoi nga Allahu subhanehu ve teala, që  të krijonte dikë me këto cilësi, që ai të ndihej i plotë dhe të ishte vërtet i qetësuar dhe i lumtur. Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi Havën, alejhas-selam, nga brinja e majtë e Ademit alejhis-selam.

"Ai (Allahu) është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e prej të cilit krijoi bashkëshorten e tij për t’u qetësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën Allahun, Zotin e tyre: "Nëse na jep një (fëmijë) të mirë (pa të meta), ne do të jemi falënderues ndaj Teje". (7:189)

- Këtu dua të bëj një pushim të shkurtër, para se të vazhdoj të tregoj më tej, pasi që rrëfimet në Kur`an dhe në Sunetin e të dërguarit Muhamed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk janë për t`u zbavitur, por për të menduar për to dhe për t`i zbatuar në jetën e përditshme.

- Çfarë mendoni, përse Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi së pari Ademin e pastaj Havën?
- Përse Allahu, subhanehu ve teala, nuk i krijoi që të dy përnjëherë, gjë e cila për të Gjithëfuqishmin do të ishte diçka e lehtë? Ndoshta me qëllim që Ademi alejhis-selam, të ndjente se çfarë është vetmia dhe me këtë ta dinte se jeta pa të s’do të ishte e mundur, madje as në Xhenet (Allahu e di më së miri!). Ndoshta me këtë Allahu, subhanehu ve teala, do të na thotë se burri s`mund të jetoj pa grua dhe as gruaja s`mund të jetojë pa burrë (Allahu e di më së miri!). Asnjëri nga të dytë nuk është i plotë, por që të dy nga lloji dhe mënyra e tyre e krijojnë një plotësi, janë dy blloqe të së njëjtës ndërtesë.

- Nga këtu e marrim konceptin e "burrit" dhe "gruas" në Islam. Burri dhe gruaja janë dy njerëz me rrënjë të njëjta, të njëjtë në të drejta dhe detyra, me detyra dhe dallime plotësuese. Që të dy i ngjajnë njeri-tjetrit dhe secili e sjell atë që i mungon tjetrit. Gruaja është çelësi i lumturisë në dynja dhe qetësim për burrin dhe anasjellas.

- A e kupton tash hadithin: "Martesa është gjysma e dinit (fesë)"? Ti mund të falesh, të japësh zekat, të agjërosh Ramazanin, të lexosh Kur`an, etj., e kur të martohesh do ta gjesh pjesën tjetër të imanit (besimit).

- A mendon se sikur çdokush të ishte i vetëdijshëm për këtë dhe tjetrin ta konsideronte si një pjesë fondamentale të vetes së tij, do të kishte kaq shumë martesa të dështuara si sot? Sikur çdokush ta kuptonte këtë, se ai/ajo është "jo i/e plotë" a do të hiqte dorë nga pjesa tjetër e vetes së tij? Unë nuk besoj! Kështu lidhja e tyre do të bazohej në dashuri dhe mëshirë për të cilat, Allahu subhanehu ve teala, thotë në Kur`an:
"Dhe nga faktet e madhërisë së Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (30: 21)

- Allahu subhanehu ve teala e krijoi Ademin alejhis-selam nga argjila. Argjila është simbol i forcës dhe fuqisë, apo jo? Dhe Havën alejhas-selam, e krijoi nga një brinjë, diçka e gjallë, me jetë dhe ndjenja, e thyeshme dhe e butë. A nuk e sheh se të dy,  nëse secili i kryen detyrat e veta, plotësohen dhe kurrë nuk shkëputen? Këto janë shenja të Allahut, subhanehu ve teala, të një ligji të përgjithshëm. Përse mundohen disa t’i bëjnë të dytë të barabartë, sikur të ishin të njëjtë? Përse atëherë janë "burrë" dhe "grua"? Dhe kush e heq çdo herë kartolinën më të keqe? Për fat të keq, si çdoherë gruaja!

- Kur`ani na tregon dallimet në një mënyrë jashtëzakonisht të bukur dhe na jep shembull nga koha. Allahu, subhanehu ve teala, thotë në Kur`an:
"Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkreptin! Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën! Vërtet, veprimi i juaj është i llojllojtë." (92:1-4)
Natën dhe ditën në kohë, mashkullin dhe femrën në biologji, pozitiv dhe negativ në fizikë dhe astronomi, këto janë shenja që tregojnë se Krijuesi i tyre është i njëjti, është Një:
"Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit)." (51: 49)

- Shkojmë përsëri te ajeti i mëparshëm. Allahu, subhanehu ve teala, na jep një krahasim ndërmjet detyrave të ditës dhe të natës, dhe të burrit e të gruas. Dita dhe nata, të dyja 24 orë, ato e plotësojnë njëra-tjetrën, ashtu që nuk mund të shohësh kalimin nga drita në errësirë. Në disa stinë të vitit nata është më e gjatë se dita dhe ndonjëherë është anasjelltas, por me gjithë këtë ato e plotësojnë njëra-tjetrën dhe çdo herë janë 24 orë. Ato kanë detyra të ndryshme dhe nga asnjëra s’mund të hiqet dorë, as nga nata e as nga dita.

- Allahu, subhanehu ve teala, në shumë ajete në Kur`an thotë:
"Thuaj: "Sikur Allahu ta bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në Ditën e Kiametit, ç`mendoni, cili zot tjetër pos Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?"
"Thuaj: "Më tregoni, nëse Allahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kiametit, cili zot pos Allahut do t’ju sillte natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?"
( 28: 71-72)

- A e kuptoni këtë shembull? Përdoreni te gruaja dhe burri! 

- Vazhdojmë me rrëfimin. Mbetëm aty kur Allahu, subhanehu ve teala e krijoi së pari Ademin alejhis-selam dhe pastaj Havën alejhas-selam. Dhe fillimisht që të dy jetonin në Xhenet. Allahu, subhanehu ve teala, u tha se çdo gjë e kishin të lejuar përveç një druri. Ademi dhe Hava alejhimas-selam, e dëgjuan mashtrimin e Iblisit dhe hëngrën nga druri i ndaluar. Dënimi i Allahut për ta ishte që të dalin nga Xheneti. Siç shohim, që të dy bënë gabim dhe u dënuan nga Allahu subhanehu ve teala dhe më vonë Allahu i fali të dy. Ajeti në vijim na tregon ngjarjen më mirë:
"(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhenet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zullumqarëve (të vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti i juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve." Dhe ju bëri be atyre (duke thënë) se: Unë jam këshillues për ju. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën, u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhenetit. 

Zoti i tyre i thirri (duke u thënë se): A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?! Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë (i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!" (Allahu) tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë." Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni)." O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e Allahut ashtu që ata të përkujtojnë. O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë assesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë."
(7: 19-27)

- Bëjmë edhe njëherë një pushim ashtu që të fitojmë një mësim nga kjo pjesë e rrëfimit...

-Xheneti është shtëpia e prindërve tanë të parë, apo jo? Këtu në tokë jemi të gjithë të huaj për një kohë të caktuar. Krahaso 60 deri 70 vjet me amshueshmërinë! Si ndihesh, kur për një kohë e len shtëpinë tënde dhe shkon në udhëtim? Të merr malli për të dhe nuk mund të jesh rehat, apo?

- Dhe tani shtëpia jote e vërtetë nuk është kjo e tashmja, por është Xheneti. A nuk do të kthehesh atje? A nuk do t’i shohësh begatitë prej të cilave hëngrën prindërit tanë? Pra, nuk është aq vështirë sa mendon ti.

- Allahu, subhanehu ve teala, të sjell vetëm një kusht: të pasosh rrugën e Tij. Ai është i Cili të njeh dhe të do më shumë sesa ti veten tënde.

- Edhe në këtë botë ka "drunj të ndaluar". Allahu, subhanehu ve teala, na jep të gjitha, na ka lejuar të gjitha, na ka ngritur mbi gjithçka, krejt i kemi në afërsi dhe Ai, subhanehu ve teala, vetëm pak gjëra na ka ndaluar. Këta "drunj të ndaluar" janë për bamirësinë tonë në këtë botë. Për fat të keq ka shumë prej atyre që nuk kanë mësuar asgjë nga mësimi i prindërve tanë dhe hanë edhe më tej nga ky "dru i ndaluar" dhe krejt tjerat i lënë. Njeriu është shumë i çuditshëm!

- Çfarë mësojmë ne nga kjo pjesë e rrëfimit? Kur prindërit tanë hëngrën nga ky lloj druri, iu zbulua vendturpi dhe çfarë ishte reagimi i tyre? U mbuluan me gjethet e Xhenetit. Çfarë do të thotë kjo? Se natyrshmëria e njeriut është që të mbulohet trupi dhe jo të tregohen vendet intime. Ky dinjitet është i lindur te njeriu dhe është gjëja më e shtrenjtë çfarë ai ka, natyrisht përveç Islamit!

- Iblisi, la’netull-llahi alejh, është armiku ynë dhe ai është në një luftë të vazhdueshme kundër neve. Kush shkon pas egos dhe pasioneve, ai e ka humbur luftën dhe ai është i dështuar në këtë dhe në botën tjetër. Ndërsa të suksesshëm janë ata që e pasojnë rrugën e Allahut subhanehu ve teala.

- Pra, dënimi i prindërve tanë të parë ishte që ata të presin në tokë, sepse Allahu subhanehu ve teala, kështu iu kërcënua atyre nëse ata hanë nga druri i ndaluar. Dhe Ai e zbatoi kërcënimin, por edhe ua fali gabimin.

- Thuhet se Allahu subhanehu ve teala e zbriti Ademin alejhis-selam, në Indi e Havën alejhas-selam, në rrethinën e Xhides (Arabi Saudite). Ata e kanë kërkuar njëri-tjetrin pasi nuk mundnin të jetonin të ndarë nga njëri-tjetri dhe në fund u gjetën. Ku? Në kodrën e mëshirës, diku rreth 70 km në afërsi të Xhides. Kjo do të thotë se Ademi, alejhis-selam, ka ecur nga India deri në Arabinë Saudite me qindra kilometra ndërsa Hava alejhas-selam vetëm 70 kilometra. Përse kjo ka ndodhur kështu? Ndoshta nga kjo ka mbetur që burrat duhet të bëjnë hapin e parë dhe gruaja e ka vetëm fjalën e fundit.

- Motra të dashura! A e kuptoni tash përse burrat duhet të bëjnë kaq shumë rrotullime para se t’ju marrin? Të kërkojë ty, të premtojë se do të sillet me ty ashtu siç e meriton, të të financojë për të gjitha gjërat dhe t’i mbulojë të gjitha nevojat. Ta merr Allahun, subhanehu ve teala, si dëshmitar para prindërve tuaj, pastaj mehri, martesa dhe krejt kjo do të ishte e pamundur pa lejen tënde. Fjalën e fundit e ke ti. A e kupton përse? Sepse ti ke shumë vlerë te Allahu, subhanehu ve teala, te prindërit e tu dhe te burri. Mos u kënaq me më pak dhe mos kërko më shumë. Këto janë të drejta, të cilat t’i dha Allahu, subhanehu ve teala, dhe mos lejo të të tradhtojnë. Janë të drejtat që t`i dha Allahu subhanehu ve teala, Krijuesi yt dhe jo një njeri që është sikurse ti!

- Prandaj është e pakuptueshme se si disa burra mund të ngrenë dorën para juve. Atyre duhet t’u thuhet para fytyrës: Si mund ta bësh këtë, kur prindi yt i parë nuk mundi as në Xhenet të jetonte pa një grua? Si mund ta bësh këtë, kur prindi yt i parë me qindra kilometra ka ecur vetëm e vetëm që të takohet përsëri me gruan e tij? Si mund një njeri të jetë i atillë kur në rangun e parë e vë forcën trupore para dashurisë dhe harmonisë?

- Profeti ynë, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shpalljen e parë e mori në shpellën "Hira" dhe vrapoi i frikësuar për në Mekë. Dhe te kush shkoi ai? Natyrisht te gruaja, Hadixhja radijall-llahu anha, e cila e mbuloi atë dhe e forcoi deri në fund të jetës së saj.
... Sipas Islamit është shumë keq ta lëndosh gruan në ndjenjat e saj, sepse ajo është një vazo lulesh, që kushton shumë, e thyeshme andaj duhet të sillesh me kujdes me të dhe t`i japësh dashuri ashtu si ua ka mësuar këtë i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, burrave.

Gruaja u krijua nga brinja e burrit,
e jo nga këmbët për të qenë e shkelur,
as nga koka për të qenë më e ngritur se burri.
Por nga ana (krahu)...
Brinjët për të qenë e barabartë,
Krahun për të qenë e mbrojtur
dhe afër zemrës për të qenë e dashur...

Imrane Asani

41 Metoda për t’i shtuar gruas dashurin ndaj burrit sipas dritës së Kur’anit dhe sunetit

41  Metoda  për  t’i  shtuar  gruas  dashurin  ndaj  burrit  sipas  dritës  së   Kur’anit  dhe    sunetit

 

1-       Të zbukurohesh për gruan ashtu siç dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.

2-       Të zgjedhësh metodën më të mirë për qortim, me apo pa arsye.

3-      T’i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron të bisedojë apo qajë hallet me ty.

4-      Ta thërrasësh me emra apo pseudonime më të bukura .

5-      Të sillesh but dhe të mahitesh me të.

6-      T’i shmangësh ngatërresave të cilat ndikojnë në dëshpërimin shpirtëror.

7-      Të ndiej ajo sinqeritetin dhe besnikërinë tënde ndaj saj,apo në një mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi apo mashtrimi i saj.

8-      Shumë janë të dobishme surprizat apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.

9-      Kur të hysh në shtëpi të jesh përgëzues dhe buzëqeshës.

10-   Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të duke i matur fjalët që të mos e ofendosh me diç.

11-     Të flasësh për gjërat të cilat e gëzojnë atë.

12-    Ta lavdërosh atë në prezencën e familjes tënde dhe të sajë.

13-    T’ia zbukurosh gjërat para saj me fjalë edhe poqë se nuk janë realitet.

14-   Të thyhet monotonia e përditshme çoftë ajo me ndonjë shëtitje  apo me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë shoku të ri etj.

15-    T’ia mbulosh të metat e saja çofshin fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej  mangësinë e saj duke u paraqitur tek ti.

16-   Duhet të kesh kujdes që problemet e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend Djallit që t’i zmadhon ato e t’i bënë të pa zgjidhura përveç se me shkurorëzim.

17-    Ta ndihmosh ndonjëherë gruan në punët e shtëpisë e sidomos kur ka nevojë për ndihmë.

18-   Të respektosh edhe mendimin e saj e jo vetëm të vendosësh çdoherë për çdo çështje sipas logjikës tënde.

19-   Të kesh mendim të mirë ndaj saj dhe të mos merresh me paragjykime.

20-  Duhet ta lavdërosh atë aq shumë saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.

21-    Duhet të kesh në konsideratë trupin e saj që të mos e mundosh  shumë me punë kur ajo është në ciklin mujor apo kur ajo është shtatzëne.

22-   Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e fëmijëve.

23-   Të respektosh familjen e saj dhe mos e ndalo që t’i vizitojë ata.

24-  Duhet ta shoqërosh atë gjatë ngrënies së ushqimit duke u ulur së bashku me të.

25-   Ruaj fshehtësitë e saja dhe atë që bisedoni mes vete.

26-  Të mos ia cenosh të drejtat që feja Islame ia lejon asaj .

27-   Të jesh i drejtë në mes grave nëse i ke më shumë se një,dy,tre dhe katër, - gjë (martesë) të cilën e ka lejuar Islami.

28-  Të ndihmoheni mes veti në devotshmëri ndaj Allahut, p.sh: t’i mësosh gruas faljen e namazit, nëse nuk falet, apo diç tjetër.

29-  Të mos largohesh nga shtëpia e të mos kthehesh për kohë të gjatë, me ditë, me muaj e vite.

30-  Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.

31-    Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare apo në problemet e brendshme.

32-   Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin e saj kur ajo keqësohet.

33-   Ta shoqërosh atë në gëzimet e saja edhe poqë se nuk është shumë me rëndësi për ty.

34-  Të jesh në kontakt me të kur të udhëton për në ndonjë vend të largët, edhe pse sot ndoshta ky problem nuk ekziston sepse mjetet e komunikimit e kanë lehtësuar fare këtë.

35-   Të jesh i qartë në shprehje kur ti kërkon diç nga ajo në mënyrë që të mos keqkuptoheni.

36-  Duhet që me gjakftohtësi të pasohen parimet islame, sidomos në rast ngatërresash, ashtu siç thotë Allahu Fuqiplotë në Kur’anin famëlartë në kaptinën En-nisa vërseti 34: “...E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati(e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti,më i madhi”.

37-   Mos llogarit gjithmonë se vetëm ti e thua të vërtetën apo vetëm ti ke të drejtë.

38- Të praktikosh parimet islame në përgjithësi e edhe gjatë marrëdhënieve intime në veçanti, ku ndër  tjerash thotë Pejgamberi SalAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kur ndonjëri prej jush i ofrohet gruas (për marrëdhënie) le të thotë: O Zot na largo nga ne Djallin dhe nga pasardhësit tanë, nëse na furnizon. E më të vërtetë nëse furnizohen me ndonjë fëmijë (më ato marrëdhënie) do të jenë të  mbrojtur nga Djalli”.

39-  Ta kesh frikë Allahun që të mos bësh marrdhënie në anus dhe gjatë ciklit mujor-menstruacioneve.

40-  Duhet që t’i jepen ca të holla vullnetarisht në mënyrë që ta ndijë vetveten të pa nënçmuar.

41-   Dhe në fund duhet ta dimë të gjithë se ne jemi njerëz dhe si çdo krijesë tjetër edhe ne jemi të mangët dhe gabimtar sepse vetëm Allahu i lartësuar është pa të meta dhe i pa gabim, andaj të mos presim nga gratë që të ndodh ndonjë mrekulli nga ato e të jenë të përkryera, e pa gabime dhe të mos nevrikosen etj., por, ta falënderojmë Allahun për të mirat që i kanë e të bëjmë durim për të metat që i kanë dhe ta lusim Allahun për udhëzimin tonë dhe të tyre .

E lusim Allahun e Lartësuar që të na shtojë dashurin ndaj Tij, ndaj Pejgamberit të Tij, ndaj prindërve tanë, ndaj grave dhe fëmijëve tanë si dhe atyre ndaj nesh, AMIN!

 

Përktheu nga Arabishtja:

Sabit Gashi

30 000 femra Zvicerane janë kthyer në Islam

Michel Berthoud


Monica Nur Sammour-Wust

Rreth 30 000 femra Zvicerane janë kthyer në Islam sipas një raporti të një organizatë të femrave Muslimane.  
Në një intervistë me swissinfo, Monica Nur Sammour-Wust, një nga ato që është kthyer në Islam, flet rreth besimit të saj dhe jetës së saj si myslimane në Zvicër.
Edhe pse e rritur si Protestante, 35 vjeqarja Nur Samour-Wust ndjehet sikur gjithmonë kishte qenë myslimane.
Ajo u kthye në Islam para një dekade dhe e rikujton tani një ngjarje gjatë shkollës të së dielës, si një paralajmërim të ndërrimit që do të ndodhte me të.
“Mësuesi në kishë na tha se Perëndia sheh dhe dëgjon gjithçka, por se e ka dërguar birin e Tij Jezusin si një ndërmjetësues për botën” rikujton ajo.
“Kur u ktheva në shtëpi i thashë nënës sime se nëse Zoti sheh dhe dëgjon gjithçka atëherë unë nuk kam nevojë për ndonjë ndërmjetës”
“Tani si myslimane, nëse lutem për ndihmë, unë lutem direkt,”, thotë Nur Sammour-Wust. “Komunikimi direkt me Perëndinë është shtylla themelore e Islamit”

Frika nga vdekja

Më 1991 në moshën 22 vjeçare ajo u martua me një Libanez, burrin e saj të parë.”Gjatë asaj kohe, unë e mundoja gjithmonë vetveten, veçanërisht me gjëra rreth vdekjes. Nuk po i gjeja përgjigjet në Krishterim – vdekja është temë tabu aty.”
Burri i saj në anën tjetër, i cili e kishte përjetuar luftën nuk po e kuptonte frikën perëndimore për vdekjen edhe pse sikur ajo ai i kishte vetëm 22 vite.
“Për të gjithçka ishte e qartë sepse në Islam vdekja është qartë e definuar” thotë ajo.
“Fillova të mësoj më shumë për Islamin dhe në një periudhë befas e kuptova se gjithmonë unë veçse e kisha besuar Zotin, profetët, engjëjt, paracaktimin dhe ringjalljen; unë isha myslimane vetëm se kurrë nuk e kisha definuar këtë. Më 1992 zyrtarisht  u ktheva në Islam”
Pas vdekjes së burrit të saj të parë në një aksident trafiku, Nur Sammour – Wust u martua sërish me një Libanez. Por pas gjashtë vitesh ata u shkurorëzuan.

Familja myslimane

Si e vetme tani, ajo po e rritë birin e saj dhe të dy vajzat si muslimanë.
“Unë jam përgjegjëse për ta – gjithashtu fetarisht – deri sa ti bëjnë 18 vjetë” thotë ajo. “Në shtëpi ne e jetojmë dhe e praktikojmë Islamin, dhe fëmijët e pranojnë këtë. Mendoj se është normale për ta.”
Po sikur njëri nga fëmijët nuk do të dëshironte të vazhdonte më me Islamin?
“Dëshira më e madhe e imja drejtuar Zotit është që kjo të mos ndodhë kurrë. Do të ishte e dhimbshme për mua sepse për mua Islami është rrugë jete. Nuk është si një këmishë të cilën thjeshtë mund ta ndërrosh.”
Ajo është e mendimit se besimi dhe feja nuk mund ti imponohen askujt. “Nëse ndonjë nga fëmijët nuk dëshiron të ketë diçka me Islamin atëherë me arritjen e pjekurisë ai do të duhet ta marrë vetë përgjegjësinë për një vendim të tillë”

Pa përjashtime

Të menduarit e  rëndomtë është se gratë myslimane qëndrojnë në shtëpi dhe nuk janë të lejuara që të dalin në publik. Nur Sammour-Wust e cila ka një jetë aktive, e mohon që ajo të jetë vetëm një përjashtim duke qenë Zvicerane.
“Në kohën e Profetit Muhamed para 14000 vitesh femrat ishin politikisht dhe intelektualisht aktive. Nocioni i femrës së lidhur për shtëpie është patriarkal, jo fetar.
Sipas Nur Sammour-Wust gratë myslimane në Zvicër shpesh ankohen se ballafaqohen me më shumë probleme se sa motrat e tyre zvicerane të cilat janë kthyer në Islam.
Fajin kryesor për këtë ajo e vë në dështimin e të mësuarit të gjuhës.
“Definitivisht ato duhet ta mësojnë gjermanishten,” thotë ajo. “Profeti Muhamed gjithashtu ka thënë se kur ti jeton diku duhet ta mësosh gjuhën të cilën njerëzit e flasin në mënyrë që të komunikosh me ta.”
“Sipas mendimit tim nëse femrat myslimane jetojnë në Zvicër, ato duhet të jenë të afta që flasin gjuhën lokale. Nëse mësojnë gjermanisht do të mund të marrin vendime konstruktive”

swissinfo, Jean Michel Berthoud
Përktheu  Halil Ibrahimi

Subscribe to this RSS feed
Back to top