Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

RREGULLAT E HAXHIT

Rregullat_e_haxhit

RREGULLAT E HAXHIT

1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit.

2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë.

3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë, duhet të ketë kujdes që të bëjë pjesë një grup në mesin e të cilit ka ndonjë dijetar a nxënës. E nëse edhe këtë nuk arrin ta bëjë, atëherë le të marrë me vete libra që do t’a ndihmojnë për këtë.

4. Ai që do të niset në haxh, para se të niset duhet t’i porosisë familjen dhe shokët e tij që t’ia kenë frikën Allahut dhe t’u përmbahen dispozitave të Tij.

5. T’i regjistrojë porositë e tij (testamentin e tij) dhe ato që ka a që i kanë borxh.

6. Të përpiqet të bëjë një teube të sinqertë (pendim) për mëkatet e tij.

7. T’ua kthejë hakun ose t’u kërkojë falje njerëzve, qoftë për dëme të karakterit fizik, material a moral.

8. Për të bërë haxhin a umren, haxhiu duhet të zgjedhë pasurinë e pastër të fituar nga hallalli, sipas hadithit: “Allahu është i Pastër dhe e pranon vetëm të pastrën.” (Transmeton Muslimi)

9. Me haxhin a umren të ketë qëllim kënaqësinë e Allahut në Ditën e Gjykimit.

10. Kur të hipë në mjetin transportues, qoftë kafshë, automjet ose aeroplan, duhet të thotë Bismil-lah, e pastaj ta falënderojë Allahun dhe të lutet me duanë e udhëtimit, e më pas të bëjë sa më shpesh dua, dhikr, istigfar, ta madhërojë Allahun e të thotë: SUBHANALLAH, ELHAMDULIL-LAH. ALLAHU EKBER dhe LA ILAHE IL-LALLAH.

11. Ta ruajë gjuhën nga thashethemet dhe kotësitë, të mos bëjë shaka shumë dhe të mos luajë, që dëmi të jetë më i madh se dobia.

12. T’u shmanget ofendimeve ndaj bashkudhëtarëve dhe të bëjë përpjekje për këshillimin dhe udhëzimin e tyre në të mira dhe për ndalimin e tyre nga të këqijat, si dhe të përpiqet ta shfrytëzojë kohën maksimalisht.

13. Të kujdeset që të mos i pengojë haxhilerët, posaçërisht gjatë tavafit, sa’jit dhe gjuajtjes së gurëve.

14. T’i plotësojë kushtet e haxhit duke e madhëruar, duke e falënderuar dhe duke iu nënshtruar Zotit të Gjithësisë.

15. Të distancohet nga marrëdhëniet gjinore, grindjet, sharjet dhe nga thyerja e rregullave. E nëse dikush grindet për ta ndihmuar të vërtetën, kjo konsiderohet udhëzim në të mirë, që herë është i detyrueshëm e herë i pëlqyeshëm, sipas nevojave të rastit.

16. Haxhiu duhet të kujdesëe për t’i kryer farzet e Allahut, si namazin me xhemat në kohët e veta. Është e çuditshme që shumica e haxhilerëve e zhvlerësojnë këtë vepër të madhe! Si është e mundur që dikush ta bëjë haxhin e nuk falet, ose përton që të dalë në kohë për t’u falur? Një vepër e tillë nuk i verbon sytë, por verbon zemrat që rrahin në gjoks.

17. Gruaja që niset për haxh është e detyruar të mos udhëtojë vetëm, por me një të afërm (me të cilin e ka të ndaluar të martohet sipas Islamit). Ajo që bëjnë një numër i madh grash, duke shpërfillur kushtin e mahremit (të afërmin), dhe udhëtojnë në haxh dhe umre pa ta, është një mëkat i madh për të cilin duhet një pendim i sinqertë tek Allahu xh.sh.

18. Gratë e kanë për detyrë të mbulohen dhe të mos u shihen pjesët e trupit dhe të përpiqen që obligimet e haxhit t’i kryejnë me nder. Ato duhet ta dinë se takimet me burra dhe përzierja me ta pa kurrfarë nevoje është çështje e ndaluar.

19. Haxhiu e ka për detyrë t’u shmanget fjalëve dhe veprimeve që nuk përputhen me ndërgjegjen e njeriut, siç janë fjalët e disave: “E kam gjuajtur shejtanin”, ose sjelljet e të tjerëve, siç janë hedhja e sandaleve në vend të gurit ose sharja etj. Të gjitha këto janë në kundërshtim me qëllimin e gjuajtjes së gurëve, sepse kjo gjuajtje është në të vërtetë përmendje e Allahut të Madhërishëm.

20. Haxhiu duhet të kujdeset t’u vijë në ndihmë muslimanëve, t’u bëjë mirë dhe t’i udhëzojë kur kanë nevojë.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top