- font size decrease font size increase font size
RREGULLAT E SADAKASË (LËMOSHËS)
RREGULLAT E SADAKASË (LËMOSHËS)
1. Me dhënien e sadakasë muslimani të ketë për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.
2. Të japë sadaka prej pasurisë (mallit) më të dashur dhe më të mirë, sipas hadithit: “Kush jep sadaka së paku edhe një hurmë që ka fituar nga hallalli - se Allahu nuk pranon përveç të pastërtës (të mirën) - atë Allahu e pranon me të djathtën, pastaj e rrit, siç e rritni mazën tuaj, derisa të bëhet (hurma e dhënë sadaka) sa një kodër.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
3. Ta fshehë atë që e jep sadaka (më mirë të mos e publikojë atë), sipas hadithit: “Shtatë grupe Allahu do t’i vendosë nën hijen e Arshit të Vet... e në ato shtatë grupe është edhe grupi i atyre që ndajnë sadaka (lëmoshë) duke thënë... dhe një njeri që ka dhënë sadaka dhe e ka fshehur këtë derisa dora e tij e majtë nuk ka ditur se ç’ka dhënë dora e djathtë.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
4. T’ua shpërndajë sadakanë të afërmve të tij dhe atyre që kanë nevojë për të.
5. Të zgjedhë kohën më të përshtatshme për dhënien e sadakasë, në të cilën Allahu e dyfishon shpërblimin e punëve të mira, siç është muaji i agjërimit.
Abdul-Hamid Suhejbani
Përktheu: Ferid Selimi