- font size decrease font size increase font size
RREGULLAT PËR TË SËMURIN DHE VIZITUESIT
RREGULLAT PËR TË SËMURIN DHE VIZITUESIT
a) Rregullat që duhet t’u përmbahet i sëmuri
1. Ai që është i sëmurë, ose e ka fëmijën të sëmurë, është i obliguar që, në vend të ankimit dhe ofshamave, të përmendë Allahun, t’i kërkojë falje (istigfar) dhe të bëjë ibadet. Muslimanët e parë, Allahu i mëshiroftë, ishin prej atyre që nuk pranonin, bile urrenin, t’u ankoheshin njerëzve, ndonëse ankimi është një lloj qetësimi për të sëmurin, mirëpo ashtu dëshmohet dobësia dhe dorëzimi, e nëse duroj-më, dëshmojmë forcën dhe përballimin.
2. Lejohet për të sëmurin që t’i ankohet mjekut dhe shokut të ngushtë për sëmundjen dhe dhimbjet që ka, por nëse me këtë nuk dëshmon hidhërim dhe plogështi.
3. Ai duhet ta vërë dorën e tij në vendin e dhimbjeve e pastaj të lutet me ato lutje që kanë mbështetje në hadith. Për shembull të thotë: BISMIL-LAHI, e pastaj të thotë shtatë herë: EUDHU BI IZZETIL-LAHI VE KUDRETIHI MIN SHERR-RRI MA EXHIDU VE UHADHIR (Kërkoj mbrojtje me fuqinë e Allahut dhe mundësinë e Tij nga e keqja që më ka goditur dhe së cilës i frikësohem.) (Transmeton Muslimi)
4. Duhet t’u kërkojë falje atyre që u ka bërë të padrejtë, të shkruajë një testament, ku do t’i shënonte obligimet që i kanë njerëzit ndaj tij dhe borxhet që i ka ai ndaj tyre, dhe ta theksojë pjesën e pasurisë të cilën dëshiron ta lërë trashëgim (për të tjerët), duke mos i dëmtuar trashëgimtarët në trashëgiminë e tyre.
5. I sëmuri nuk guxon kurrsesi të përdorë hajmali ose të shkrijë plumb a të bëjë diçka që e ka ndaluar sheriati, me përjashtim të asaj që t’i fryhet me Kur’an dhe të bëhen lutje që bazohen në sheriat.
6. Të nxitojë për të bërë pendim të sinqertë, duke i plotësuar të gjitha kushtet e teubes dhe t’i rreket punës së mirë e të vyeshme.
7. I sëmuri të ketë gjykim të mirë ndaj Allahut të Lartësuar dhe t’i kthehet Atij duke ia hapur krahun e frikës dhe krahun e shpresës dhe duke bashkangjitur punën e sinqe-rtë. Kjo duhet bërë duke u bazuar në hadithin: “Mos të vdesë askush prej jush pa gjykim të shëndoshë e të mirë ndaj Allahut.” (Transmeton Muslimi)
b) Rregullat për vizituesit
1. Të vizitohet i sëmuri me nijjet të pastër dhe qëllim të mirë, siç vizitohet një dijetar që vepron sipas dijes së tij ose një vëlla që është besimtar i denjë. Një vëlla vizitohet me qëllim që të udhëzohet në të mbarë dhe t’i tërhiqet vërejtja nga e keqja me metodë të butë dhe njerëzore ose vizita ka për qëllim që t’i kryhet një punë, t’i lahet një borxh ose të kuptohet gjendja e tij. Pejgamberi alejhi selam thotë: “
2. Duhet të jetë i kujdesshëm dhe t’u përmbahet disa rregullave, që të mos e rëndojë të vizituarin, p.sh. ta vizitojë në kohë të përshtatshme për vizitë. Nëse i sëmuri ndodhet në shtëpinë e tij, duhet t’i kërkohet leje para shkuarjes tek ai dhe të trokasë në derë njerëzishëm. Kur hyn tek i sëmuri, duhet të ulë shikimi (e të mos shikojë djathtas e majtas e as përvjedhshëm), të prezantojë veten dhe të mos ndalet shu-më, ngase qëndrimi i tepërt e rëndon dhe ngushton të sëmurin.
3. Vizituesi duhet të bëjë dua për shërim dhe shëndet për të sëmurin, ngase Pejgamberi alejhi selam kur hynte te ndonjë i sëmurë thoshte: “Mos u brengos, insha Allah është pastrim (i mëkateve të tua).” (Transmeton Buhariu)
4. Me dorën e tij të djathtë le ta prekë të sëmurin dhe le t’i thotë: ALLAHUMME RABBEN-NASI EDH’HEBIL BE’SE VESH-FI ENTESH-SHAFI. LA SHIFAE IL-LA SHIFAUK. SHIFAEN LA JUGADIRU SEKAMA. (O Allah, Zot i njerëzve, largoja këtë brengë dhe shëroje atë, se vetëm Ti je shërues. Nuk ka shërim të vërtetë përveç shërimit Tënd, shërim të cilit nuk mund t’i kthehet sëmundja.) Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
5. Vizituesi duhet ta ulë shikimin e të mos jetë i bezdisshëm me pyetje (pra të pyesë pak), ta shfaqë përkëdhelësinë para të sëmurit dhe ta këshillojë që të bëjë durim, sepse në të ka shpërblim të madh. Gjithashtu, ai du-het t’ia tërheqë vërejtjen nga rënkimet, sepse ato i shtojnë mëkatet dhe e humbin shpërblimin (e durimit).
6. Kur të shohë ndonjë të sëmurë a të gjymtuar, le të lutet fshehurazi që të ketë shëndet për vete, duke thënë: ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AFANI MIMMA IBTELAKE BIHI VE FEDDALENI ALA KETHIRIN MINEL HALKI TAFDILA. (Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më ka dhënë shëndet me atë që ty të ka provuar dhe më ka mbivlerësuar dukshëm mbi shumë krijesa.) Transmeton Tirmidhiu, hadithi është sahih.
Abdul-Hamid Suhejbani
Përktheu: Ferid Selimi