- font size decrease font size increase font size
41 Metoda për t’i shtuar gruas dashurin ndaj burrit sipas dritës së Kur’anit dhe sunetit
41 Metoda për t’i shtuar gruas dashurin ndaj burrit sipas dritës së Kur’anit dhe sunetit
1- Të zbukurohesh për gruan ashtu siç dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.
2- Të zgjedhësh metodën më të mirë për qortim, me apo pa arsye.
3- T’i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron të bisedojë apo qajë hallet me ty.
4- Ta thërrasësh me emra apo pseudonime më të bukura .
5- Të sillesh but dhe të mahitesh me të.
6- T’i shmangësh ngatërresave të cilat ndikojnë në dëshpërimin shpirtëror.
7- Të ndiej ajo sinqeritetin dhe besnikërinë tënde ndaj saj,apo në një mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi apo mashtrimi i saj.
8- Shumë janë të dobishme surprizat apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.
9- Kur të hysh në shtëpi të jesh përgëzues dhe buzëqeshës.
10- Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të duke i matur fjalët që të mos e ofendosh me diç.
11- Të flasësh për gjërat të cilat e gëzojnë atë.
12- Ta lavdërosh atë në prezencën e familjes tënde dhe të sajë.
13- T’ia zbukurosh gjërat para saj me fjalë edhe poqë se nuk janë realitet.
14- Të thyhet monotonia e përditshme çoftë ajo me ndonjë shëtitje apo me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë shoku të ri etj.
15- T’ia mbulosh të metat e saja çofshin fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej mangësinë e saj duke u paraqitur tek ti.
16- Duhet të kesh kujdes që problemet e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend Djallit që t’i zmadhon ato e t’i bënë të pa zgjidhura përveç se me shkurorëzim.
17- Ta ndihmosh ndonjëherë gruan në punët e shtëpisë e sidomos kur ka nevojë për ndihmë.
18- Të respektosh edhe mendimin e saj e jo vetëm të vendosësh çdoherë për çdo çështje sipas logjikës tënde.
19- Të kesh mendim të mirë ndaj saj dhe të mos merresh me paragjykime.
20- Duhet ta lavdërosh atë aq shumë saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.
21- Duhet të kesh në konsideratë trupin e saj që të mos e mundosh shumë me punë kur ajo është në ciklin mujor apo kur ajo është shtatzëne.
22- Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e fëmijëve.
23- Të respektosh familjen e saj dhe mos e ndalo që t’i vizitojë ata.
24- Duhet ta shoqërosh atë gjatë ngrënies së ushqimit duke u ulur së bashku me të.
25- Ruaj fshehtësitë e saja dhe atë që bisedoni mes vete.
26- Të mos ia cenosh të drejtat që feja Islame ia lejon asaj .
27- Të jesh i drejtë në mes grave nëse i ke më shumë se një,dy,tre dhe katër, - gjë (martesë) të cilën e ka lejuar Islami.
28- Të ndihmoheni mes veti në devotshmëri ndaj Allahut, p.sh: t’i mësosh gruas faljen e namazit, nëse nuk falet, apo diç tjetër.
29- Të mos largohesh nga shtëpia e të mos kthehesh për kohë të gjatë, me ditë, me muaj e vite.
30- Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.
31- Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare apo në problemet e brendshme.
32- Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin e saj kur ajo keqësohet.
33- Ta shoqërosh atë në gëzimet e saja edhe poqë se nuk është shumë me rëndësi për ty.
34- Të jesh në kontakt me të kur të udhëton për në ndonjë vend të largët, edhe pse sot ndoshta ky problem nuk ekziston sepse mjetet e komunikimit e kanë lehtësuar fare këtë.
35- Të jesh i qartë në shprehje kur ti kërkon diç nga ajo në mënyrë që të mos keqkuptoheni.
36- Duhet që me gjakftohtësi të pasohen parimet islame, sidomos në rast ngatërresash, ashtu siç thotë Allahu Fuqiplotë në Kur’anin famëlartë në kaptinën En-nisa vërseti 34: “...E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati(e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti,më i madhi”.
37- Mos llogarit gjithmonë se vetëm ti e thua të vërtetën apo vetëm ti ke të drejtë.
38- Të praktikosh parimet islame në përgjithësi e edhe gjatë marrëdhënieve intime në veçanti, ku ndër tjerash thotë Pejgamberi SalAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kur ndonjëri prej jush i ofrohet gruas (për marrëdhënie) le të thotë: O Zot na largo nga ne Djallin dhe nga pasardhësit tanë, nëse na furnizon. E më të vërtetë nëse furnizohen me ndonjë fëmijë (më ato marrëdhënie) do të jenë të mbrojtur nga Djalli”.
39- Ta kesh frikë Allahun që të mos bësh marrdhënie në anus dhe gjatë ciklit mujor-menstruacioneve.
40- Duhet që t’i jepen ca të holla vullnetarisht në mënyrë që ta ndijë vetveten të pa nënçmuar.
41- Dhe në fund duhet ta dimë të gjithë se ne jemi njerëz dhe si çdo krijesë tjetër edhe ne jemi të mangët dhe gabimtar sepse vetëm Allahu i lartësuar është pa të meta dhe i pa gabim, andaj të mos presim nga gratë që të ndodh ndonjë mrekulli nga ato e të jenë të përkryera, e pa gabime dhe të mos nevrikosen etj., por, ta falënderojmë Allahun për të mirat që i kanë e të bëjmë durim për të metat që i kanë dhe ta lusim Allahun për udhëzimin tonë dhe të tyre .
E lusim Allahun e Lartësuar që të na shtojë dashurin ndaj Tij, ndaj Pejgamberit të Tij, ndaj prindërve tanë, ndaj grave dhe fëmijëve tanë si dhe atyre ndaj nesh, AMIN!
Përktheu nga Arabishtja:
Sabit Gashi