Pendimi i sinqertë
Llogaria e shpirtit
Nuk ka mundësi të arijmë deri te shkalla e teubes, nëse nuk fillojmë me llogarinë ndaj shpirtit tonë. Njeriu kur fillon të llogarit vetveten, sheh pozitën në të cilën gjindet. Gjë që do ta shtyjë të pendohet për gabimet që i ka bërë dhe për përtacinë e tij në praktikimin e urdhërave të All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (18)
“O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. (El-Hashr: 18).
Pra, le të kontrollon vetveten, le ti kontrollon punët e tij dhe le të shikon se a guxon të del para All-llahut në këtë gjendje, ose duhet të fillon të pendohet e pastaj të fillon me vepra me të cilat është i kënaqur All-llahu i Lartësuar.
Omeri thotë:
(( حاسبوا أنفسكم قبل أن تحاسبوا و وزنوا أنفسكم قبل أن توزنوا و تزينوا للعرض الأكبر :
{ يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لا تَخْفَى مِنْكُمْ خَافِيَةٌ (18) }.
“Llogaritne vetveten para se të llogariteni, peshoni punët e juaja para se t’ju peshohen dhe zbukurohuni për ditën e prezentimit të madh:
“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. (El-Hakka: 18).
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë:
((إن المؤمن قوام على نفسه ، يحاسب نفسه لله عز و جل ، و إنما خف الحساب يوم القيامة على قوم حاسبوا أنفسهم في الدنيا ، و إنما شق الحساب يوم القيامة على قوم أخذوا هذا الأمر من غير محاسبة ))
“Besimtari e kontrollon vetveten dhe e llogarit për hirë të All-llahut. Do ta kenë llogarinë e lehtë në ditën e Kijametit ata njerëz që llogarisin vetveten në dunja, kurse do ta kenë të vështirë llogarinë në ditën e Kijametit, ata njerëz që nuk e llogarisin aspak vetveten”.
Një dijetar ka thënë:
“Hoxhallarët tanë e llogaritnin për çdo gjë vetvetën e tyre, e llogaritnin për fjalët dhe veprat që i bënin, edhe i regjistronin në fletore, e pas jacisë e llogaritnin vetveten, e mernin fletorën dhe shikonin fjalët dhe veprat dhe që i kanë bërë gjatë ditës, edhe vepronin ashtu siç duhej. Nëse duheshte të kërkonin falje kërkonin falje, nëse duheshte të pendohen, pendoheshin, nëse duheshte të falënderojnë, falënderonin, e pastaj flenin”.
Nëse besimtari e përjeton këtë fazë, atëherë i afrohet fazës së pendimit, gjendje e cila duhet ta përcjell besimtarin gjatë gjithë jetës së tij, deri në vdekje. Besimtari aq sa ka nevojë për teube në fillim aq ka edhe në fund. All-llahu i Lartësuar thotë:
وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)
“…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).
Ky ajet është zbritur në Medine, domethënë u drejtohet All-llahu besimtarëve, njerëzve më të mirë, gjeneratës së artë, që të pendohen, edhe pse imani i tyre ka qenë i paluhatur, sabri i tyre në sprova shumë i madh, hixhreti dhe largimi prej familjes dhe pasurisë i njohur, kuse xhihadi i tyre i paharuar, mirëpo, prap se prap, shpëtimin e tyre e ndërlidhnin me pendim, kur thotë:
لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)
“…në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).
Sikurse don të thotë: Vetëm penduesit shpresojnë shpëtimin, e tjerët jo. Këtë e forcon edhe më tepër ajeti, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَمَنْ لَمْ يَتُبْ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الظَّالِمُونَ (11)
“…E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (El-Huxhurat: 11).
Në këtë ajet All-llahu i Lartësuar njerëzit i ndau vetëm më dy grupe: Pendimtar dhe zullumqarë. Pra, nuk ka vend për tjetërkend në këtë ajet. Ai i cili nuk pendohet është zullumqarë, sepse nuk i njeh detyrat ndaj Tij, nuk i din të metat e veta dhe defektet e veprave të tija. Ndaj, mund të themi se udhëzimi i plotë në Rrugën e drejtë është e pamundshme pa njohjen e mëkateve dhe me insistimin në bërjen e këtyre mëkateve. Pra, teubeja nuk ka mundësi të jetë e shëndoshë, nëse nuk e njohim mëkatin, nëse nuk pranojmë se kemi bërë mëkat dhe nëse nuk tentojmë të shpëtojmë nga përfundimi i keq i mëkateve në përgjithësi. Para vetes i ke dy opcione: Ose të kapesh për All-llahun ose të bësh mëkate, ngase prej domethënies së teubes është edhe kjo: Besimtari duhet të studion faktin se sa ka hequr dorë nga të kapurit për All-llahun, në momentin kur ka bërë mëkat, të studion faktin se pse All-llahu se ka mbrojtur nga mëkatet, të studion faktin se sa është gëzuar kur e ka bërë këtë këkat, pse nuk është interesuar të shpëton nga ky mëkat, por, përkundrazi, ai edhe më tepër ka insistuar ta bënë këtë mëkat, edhe pse basimtari e dinë se All-llahu çdo herë e sheh. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَمَنْ يَعْتَصِمْ بِاللَّهِ فَقَدْ هُدِيَ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (101)
“…E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë”. (Ali Imran: 101).
Pra, po të ishte kapur besimtari për All-llahun fortë, e pamundshme do të ishte që All-llahu mos ta ndihmojë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ (78)
“… përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është”. (El-Haxhxh: 78).
Gjithashtu, domethënë, kur do që të kapeni për All-llahun, Ai do tu mer përsipër dhe do t’ju ndihmojë kundër armikut të brendshëm (epshit) dhe të jashtëm (shejtanit), që janë dy armiq, të cilët asnjëherë nuk ndahen prej besimtarit. Ndaj, ngadhnjimi ndaj këtyre dy armiqëve domethënë ngadhnjim ndaj ç’do armiku. Se sa do të ndihmojë All-llahu kundër armikut tënd, mvaret prej asaj se sa do të jeshë i kapur për All-llahun. Mangësia në të kapurit për All-llahun shkakton ngritjen e mburojës së All-llahut prej teje dhe automatikisht vjen në shprehje mundësia për të bërë mëkate. Kjo që tham na tregon se për të qenë teubeja, teube, atëherë duhet të kontrollojmë se sa është e fortë kapja jonë për All-llahun. Njeriu kur të bën mëkat, është në një gaflet (shkujdsi) aq të madh, saqë gëzohet kur të arrijë të plotësoj me haram kërkesën e epshit të vet. Njeriu kur të gëzohet me mëkat, kjo është argument sa ai këtë e ka bërë me gjith qejf, është argument se nuk e njeh madhërinë e Atij ndaj të cilit ka bërë mëkat, është argument se ky individ nuk e din se çfar reziku sjell fundi i këtij mëkati, se gëzimi dhe dehja e tij me këtë mëkat i ka mbuluar gjith këto fakte. E pamundur është që besimtari të kënaqet dhe gëzohet me mëkatin që e ka bërë. Bile edhe nëse e bën mëkatin, do ta bënë me një mërzi në zemër të tij, mirëpo dehja e epshit e pengon që ta ndien këtë mërzi. Atëherë që në zemrën e tij nuk do të ketë këso mërzie, por përkundrazi do të gëzohet me këtë mëkat, atëherë le të akuzon imanin e tij, le të pyetet: a ka iman ose jo, le ta qajë vdekjen e zemrës së tijë, se po të kishte qenë gjallë do të mërzitej për bërjen e këtij mëkati, do ta urrente, do ti vinte rëndë ta bëjë e mos ta hetonte, e nëse nuk e heton, atëherë dihet se vetëm i vdekuri nuk i ndien dhimbjet e plagëve. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme në këtë temë, siç thotë Ibni Kajimi, mirëpo pak janë ata që e kuptojnë këtë gjë, edhe pse është një pozitë shumë e tmershme që të çon drejt shkatërimit nëse nuk e pengojnë me tri gjëra:
1) Frika nga vdekja në këtë pozitë, duke mos u penduar.
2) Të pendohemi për kohën që ka kaluar në mëkate ndaj All-llahut, dhe
3) Të angazhohemi seriozisht ta plotësojmë atë që ka kaluar.
Kur flasim për teuben, medoemos t’i kemi parasysh edhe këto gjëra:
1) Mëkatet që i bëjmë, pa marë parasysh se ç’farë mëkate janë, nuk duhet të na duken të imta. Se nëse mëkatet e vogla grumbullohen, mund që të na shkatërojnë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( إياكم و محقرات الذنوب فإنما مثل محقرات الذنوب كمثل قوم نزلوا بطن واد فجاء ذا بعود و جاء ذا بعود حتى حملوا ما أنضجوا به خبزهم. فإن محقرات الذنوب متى يوخذ بها صاحبها تهلكه )).
“Keni kujdes nga mëkatet e përçmuara, sepse shembulli i mëkateve të për çmuara është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë zbritur në një luginë, dhe secili e sjell nga një krënde, saqë grumbulluan aq krënde për të ndezur një zjar me të cilin e pjekin bukën. Mëkatet e përçmuara kur ta kaplojnë një njeri e shkatërrojnë”. (Ahmedi, sahih).
2) Disa mëkate njerëzit i konsiderojnë të imta, mirëpo ato të All-llahu janë të mëdha. Në këtë u ndihmon edhe fakti se edhe njerëzit tjerë i bëjnë këto mëkate dhe nuk i japin rëndësi kësaj vepre. Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë: “Ju po bëni disa vepra që në sytë e juaj duken më të holla se qimja, kurse ne në kohën e Pejgamberit i konsideronim prej mëkateve të mëdha”. (Buhariu dhe Ahmedi).
3) Nëse eventualisht bëjnë mëkate, atëherë mos ti bëjmë haptazi ose mos tua tregojmë njerëzve tjerë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
(( كل أمتي معافى إلا المجاهرون. إن من المجاهرة أن يعمل الرجل بالليل عملا ثم يصبح و قد ستره الله فيقول يا فلان: عملت البارحة كذا و كذا )) متفق عليه
“I gjith ummeti im është i falur, përveç atyreve që i bëjnë mëkatet publikisht. Prej publikimit të mëkatit është që një njeri të bëjë mëkate gjatë natës, e në mëngjes, pasiqë ia ka mbuluar Zoti, ai thotë: o ti njeri, unë mbrëmë kam bërë këtë e këtë vepër”. (Buhariu dhe Muslimi).
4) Nuk guxojmë të vonojmë teuben se askush nuk e din se kur do ti vijë vdekja, ajo mund të jetë më afër se sesa mendon ai. Kurse kur të vjen shpirti në fyt, atëherë nuk pranohet teëubeja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
(( إن الله يقبل توبة العبد ما لم يغرغر ))
“All-llahu e pranon pendimin e robit derisa nuk i vjen shpirti në fyt”. (Ahmedi, hasen).
5) Nuk duhet insistuar në mëkate. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ (135)
“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran: 135).
6) Disa njerëzve All-llahu u jep të mira në këtë botë, e ata thonë, pasi që All-llahu na jep të mira, kjo është argument se ne nuk jemi të këqinj. Mirëpo Muhammedi a.s. thotë:
(( إذا رأيت الله تعالى يعطي العبد من الدنيا ما يحب و هو مقيم على معاصيه ، فإنما ذلك إستدراج ))
“Nëse sheh se All-llahu i jep një robit atë që dëshiron nga të mirat e kësaj bote, kurse ai vazhdimisht ban mëkate, dije se kjo është shkallëzim (për në xhehenem)”. (Ahmedi, sahih).
(( إن الله يعطي الدنيا من يحب و من لا يحب و لا يعطي الدين إلا من أحب ))
“All-llahu të mirat e dunjasë ia jep atij që i dëshiron edhe atij që nuk i dëshiron, mirëpo fenë ia jep vetëm atij që e dëshiron”. (Ahmedi, sahih).
7) Nuk guxojmë asnjëherë të humbim shpresën nga mëshira e All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)
“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë”. (Ez-Zumer: 53- 54).
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ (222)
“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).
(( إن الله عز و جل يبسط يده بالليل ليتوب مسئ النهار و يبسط يده بالنهار ليتوب مسئ الليل حتى تطلع الشمس من مغربها )). مسلم
“All-llahu e shtrinë Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon derisa të del dielli nga perendimi”. (Muslimi).
نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (49) وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ الْعَذَابُ الأَلِيمُ (50)
“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm”. (El-Hixhr: 49- 50).
Dobitë që i sjell pendimi
1) Pendimi i fshin mëkatet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( التائب من الذنب كمن لا ذنب له ))
“Ai që pendohet nga mëkati është sikurse ai që ska mëkate”. (Ibn Maxheja, hasen).
2) Pendimi i shndëron mëkatet në punë të mira.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)
“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (El-Furkan: 70).
3) Pendimi ia pastron zemrën atij që pendohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( إن العبد إذا أخطأ خطيئة تكتب في قلبه نكتة سوداء فإن هم نزع واستغفر و تاب صقل قلبه و إن عاد زيد فيها حتى تعلوا على قلبه و هو الران الذي ذكر الله : { كلا بل ران على قلوبهم ما كانوا يكسبون }))
“Robi kur të bënë mëkate, në zemrën e tij shkruhet një pikë e zezë, e nëse largohet dhe pendohet, i pastrohet zemra, e nëse u kthehet mëkateve, i shtohen ngjyra e zezë, gjersa tia mbulon tërë zemrën. Kjo është “Er-Ranni”, i përmendur në ajetin:
“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. (El-Mutafifin: 14).
4) Pendimi shkakton jetë të qetë dhe të sigurtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَأَنْ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُمَتِّعْكُمْ مَتَاعاً حَسَناً إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى وَيُؤْتِ كُلَّ ذِي فَضْلٍ فَضْلَهُ وَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ كَبِيرٍ (3)
“E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe”. (Hud: 3).
5) Pendimi shkakton zmadhim të riskut dhe fuqisë. All-llahu [tebareke ve teala] thotë:
فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّاراً (10) يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً (11) وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَلْ لَكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَلْ لَكُمْ أَنْهَاراً (12)
“Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh: 10- 12).
وَيَا قَوْمِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَى قُوَّتِكُمْ وَلا تَتَوَلَّوْا مُجْرِمِينَ (52)
“O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”. (Hud: 52).
6) Pendimi shkakton shpëtim në dunja dhe Ahiret. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
فَأَمَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَعَسَى أَنْ يَكُونَ مِنْ الْمُفْلِحِينَ (67)
“E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit”. (El-Kasas: 67).
إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلا يُظْلَمُونَ شَيْئاً (60)
“Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë”. (Merjem: 60).
Dëmet nga mëkatet
Ibnul-Kajimi në librin e tij “Ed-Dau Ved-Deva” (Sëmundja dhe ilaçi) përmend dëmet që i shkaktojnë mëkate. Ne do t’i përmendim vetëm duke mos hyrë që të flasim më detajisht rreth këtyre dëmve që i shkaktojnë mëkatet. Ato janë:
1) E pengon në fitim të diturisë.
2) Nuk e lejon t’i kryej obligimet.
3) Nuk i ecë puna mbarë.
4) Nuk ka krenari (ndihet i mposhtur).
5) Përfundimi i tij është i poshtur.
6) Nuk gjeni qetësi në zemër.
7) Nuk posedon bereqet në pasuri.
8) Bëhet zemërngushtë.
9) I vuloset zemra.
10) Vuan në jetë, dhe
11) Dënohet në Ahiret.
Shenjat e teubes së pranuar
Teubeja e shëndoshë dhe e pranuar ka shenja, prej tyre janë:
1) Të jetë besimtari pas teubes më i mirë se para teubes.
2) Mos t’i largohet frika asnjëherë, derisa t’i vjen meleku që merr shpirtat e t’i thotë:
أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ (30)
“…të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej”. (Fussilet: 30).
3) Çdo herë t’i dridhet zemra nga keqardhja dhe pishmanllëku.
S’ka dyshim se frika e madhe nga dënimi i trishtueshëm duhet ta dridhë zemrën dhe ta ç’rahaton. Kjo është argument për vërtetësinë e teubes, se i dridhet zemra nga keqardhja për atë që ka kaluar dhe nga frika prej përfundimit të keq. Atij që si dridhet zemra në dunja nga keqardhja dhe frika, atëherë do ti dridhet në Ahiret kur të vërtetat do të dalin në shesh, kur të shohin shpërblimin ata që i kanë respektuar urdhërat e Zotit dhre dënimin e dhimbshëm ata që janë treguar kryeneç. Pra, patjetër të të dridhet zemra, mirëpo zgjidh vet, në dynja ose në Ahiret.
4) Një thyerje e çuditshme ia kaplon zemrën, kësaj ndjenje asgjë si ngjanë, kurse këtë e përjeton vetëm ai që pendohet sinqerisht prej ndonjë mëkati. Është thyerje e zemrës së tij para All-llahut me frikërespekt dhe mposhtje. Kjo gjendje, është gjendja më e dashur e All-llahut, gjendje ku besimtari përulet, mposhtet, dorëzohet dhe gjuhet para Madhërisë së All-llahut.
Këto edhe të ngjajshmet me to janë shenja të teubes së sinqertë, andaj, ai që nuk i vëren këto shenja në zemrën e tij le ta akuzon teuben e tij, se nuk është në regull. Ngase shumë lehtë është njeriu të bëjë teube me gjuhë, mirëpo është shumë rëndë ta bëjë me të vërtetë. Njeriu i sinqertë më së tepërmi që lodhet është kur tenton të bëjë teube të vërtetë dhe të sinqertë.
Disa raste të pendimit të sinqertë
Në vijim do t’i përmendim disa raste, ku del në shesh pendimi i sinqertë.
1) Teubeja e gruas që kishte bërë zina në kohën e Pejgamberit.
(( عن عَبْدُ اللَّهِ بْنُ بُرَيْدَةَ عَنْ أَبِيهِ قَالَ كُنْتُ جَالِسًا عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَجَاءَتْهُ امْرَأَةٌ مِنْ غَامِدٍ فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ إِنِّي قَدْ زَنَيْتُ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ تُطَهِّرَنِي فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي فَلَمَّا أَنْ كَانَ مِنْ الْغَدِ أَتَتْهُ أَيْضًا فَاعْتَرَفَتْ عِنْدَهُ بِالزِّنَا فَقَالَتْ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي قَدْ زَنَيْتُ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ تُطَهِّرَنِي فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي فَلَمَّا أَنْ كَانَ مِنْ الْغَدِ أَتَتْهُ أَيْضًا فَاعْتَرَفَتْ عِنْدَهُ بِالزِّنَا فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ طَهِّرْنِي فَلَعَلَّكَ أَنْ تَرُدَّنِي كَمَا رَدَدْتَ مَاعِزَ بْنَ مَالِكٍ فَوَاللَّهِ إِنِّي لَحُبْلَى فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي حَتَّى تَلِدِي فَلَمَّا وَلَدَتْ جَاءَتْ بِالصَّبِيِّ تَحْمِلُهُ فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ هَذَا قَدْ وَلَدْتُ قَالَ فَاذْهَبِي فَأَرْضِعِيهِ حَتَّى تَفْطِمِيهِ فَلَمَّا فَطَمَتْهُ جَاءَتْ بِالصَّبِيِّ فِي يَدِهِ كِسْرَةُ خُبْزٍ قَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ هَذَا قَدْ فَطَمْتُهُ فَأَمَرَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِالصَّبِيِّ فَدَفَعَهُ إِلَى رَجُلٍ مِنْ الْمُسْلِمِينَ وَأَمَرَ بِهَا فَحُفِرَ لَهَا حُفْرَةٌ فَجُعِلَتْ فِيهَا إِلَى صَدْرِهَا ثُمَّ أَمَرَ النَّاسَ أَنْ يَرْجُمُوهَا فَأَقْبَلَ خَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ بِحَجَرٍ فَرَمَى رَأْسَهَا فَنَضَحَ الدَّمُ عَلَى وَجْنَةِ خَالِدٍ فَسَبَّهَا فَسَمِعَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَبَّهُ إِيَّاهَا فَقَالَ مَهْلًا يَا خَالِدُ بْنَ الْوَلِيدِ لَا تَسُبَّهَا فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَقَدْ تَابَتْ تَوْبَةً لَوْ تَابَهَا صَاحِبُ مَكْسٍ لَغُفِرَ لَهُ فَأَمَرَ بِهَا فَصَلَّى عَلَيْهَا وَدُفِنَتْ ))
Abdull-llah ibn Burejde na tregon nga babi i tij, [radijall-llahu anhu], i cili tregon:
“Isha ulur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i erdhi një grua nga fisi Gamid, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, unë kam bërë zina dhe dëshiroj të pastrohem. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Të nesërmen sërish i erdhi dhe konfirmoi zinanë e sajë, duke thënë: o i dërguar i All-llahut kam bërë zina, dëshiroj të më pastrosh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Sërosh të nesërmen, erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe konfirmoi te ai për zinanë e sajë e i tha: o i Dërguar i All-llahut, më pastro, ndoshta dëshiron të më kthesh sikurse Maizin, birin e Malikut. Dije, pasha All-llahun, unë jam shtatëzënë nga zinaja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kthehu, e mos eja gjersa të lindish. Kur lindi, erdhi me fëmiun në gjoks, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam lindur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: shko dhe jepi gji gjersa të ndahet nga gjiri. Kur e ndau nga gjiri, erdhi me fëmiun, i cili në dorë kishte një copë bukë, e tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam ndarë fëmiun nga gjiri. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që fëmiun ta mer një musliman, pastaj urdhëroi që të hapet një gropë, ku e vënduan këtë grua deri në gjoks. Pastaj filluan njerëzit ta gjuajnë me gurë. E gjuajti Halid ibn Velidi me gurë dhe u stërpik me gjakun e sajë, andaj e shau. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ngadal Halid, mos e shaj, sepse pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, është penduar me pendim që po të pendohej tatimmarrësi do t’i falej. Pastaj urdhëroi që ti falet namazi dhe e varrosën”. (Ahmedi, sahih).
Një rast tjetër nga koha e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
(( عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ أَنَّ امْرَأَةً مِنْ جُهَيْنَةَ اعْتَرَفَتْ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِالزِّنَا فَقَالَتْ إِنِّي حُبْلَى فَدَعَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَلِيَّهَا فَقَالَ أَحْسِنْ إِلَيْهَا فَإِذَا وَضَعَتْ حَمْلَهَا فَأَخْبِرْنِي فَفَعَلَ فَأَمَرَ بِهَا فَشُدَّتْ عَلَيْهَا ثِيَابُهَا ثُمَّ أَمَرَ بِرَجْمِهَا فَرُجِمَتْ ثُمَّ صَلَّى عَلَيْهَا فَقَالَ لَهُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ يَا رَسُولَ اللَّهِ رَجَمْتَهَا ثُمَّ تُصَلِّي عَلَيْهَا فَقَالَ لَقَدْ تَابَتْ تَوْبَةً لَوْ قُسِمَتْ بَيْنَ سَبْعِينَ مِنْ أَهْلِ الْمَدِينَةِ لَوَسِعَتْهُمْ وَهَلْ وَجَدْتَ شَيْئًا أَفْضَلَ مِنْ أَنْ جَادَتْ بِنَفْسِهَا لِلَّهِ قَالَ ))
Imran Ibn Husejn [radijall-llahu anhu] tregon:
“Një grua nga fisi Xhuhejne erdhi dhe para Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pranoi se kishte bërë zina, duke i thënë: kam mbetë shtatëzënë. E thërriti Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përgjegjësin e sajë dhe i tha: kujdesu për te, e kur të lindë, më lajmëro. Kështu edhe veproi. Kur i kreu këto obligime, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që ti shtërngohen rrobat, e pastaj urdhëroi të gurëzohet. Pastaj ia fali namazin, kurse Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] tha: O i Dërguar i All-llahut, e gurëzove dhe ia fale namazin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Është penduar asi sosh saqë po të ndahej në shtatëdhjet banorë të Medinës do t’i nxënte. A ke gjetë gjë më të mirë se sa që e flioi vehten për All-llahun”. (Tirmidhiu, sahih).
2) Teubeja e Ahmedit.
Ky rast është rast bashkëkohor. Rast i një djalit të ri nga Arabia Saudite. Djal, i cili nuk ka dal asnjëher më parë nga shtëpia e tij. Njeri me pasuri dhe me të gjith të mirat e kësaj dynjaje. Mirëpo pasuria jo çdo herë sjellë kënaqësi. Andaj ky djalosh dëshironte ta ndryshon atmosferën. Andaj tha: vendosa që të shkoj në vënd të huaj, në një vend ku asnjëri nuk më njeh.
Këtë tregim, të këtij djalit, që quhet Ahmed, e tregon një shok i tij, me të cilin takohet në aeroportin e atij vendi ku e ka bërë mëkatin. Ky, shok i Ahmedit thotë: Një ditë prej ditëve shkova në një vend prej vendeve arbae për punët që kisha. Pasi e kreva punën kërkova një hotel ku do të pushoja, mirëpo situata në këtë hotel nuk i përshtatej personave fetar, pamje aspak nuk ishte e hijeshme. Andaj edhe më thanë: këtu nuk ka vend për ty, shiko kërko ndonjë vend tjetër. Unë u thash, jam i lodhur edhe nuk e njoh këtë vend. Mirëpo ata thanë: mos u ndal në këtë vend, sepse ty nuk të takon vendi këtu. Kur e pash se këtu veni nuk është i përshtatshëm për mua, e gjeta një karrike në park, ku edhe pushova atë natë deri në mëngjes. Në mëngjes shkova deri në aeroport, sepse po atë ditë e kisha udhëtimin për tu kthyer në vendin tim. Kur erdaa në aeroport, e gjeta një vend në aeroport për tu pushuar. E gjeta xhaminë e aeroportit dhe aty u ula të pushoj. Ashtu si isha duke fjetur e dëgjova një njeri duke u falur dhe duke qajtur. Kur i hapa sytë dhe e pashë, u habita. E pash duke u falur dhe duke qajtur, mirëpo nuk e kuptoja pse po qanë. Unë pasiqë isha i lodhur, vazhdova gjumin. Kur erdhi koha e drekës ai më zgjoi dhe më tha: a mundesh të fleshë?! I thashë: po, po mundem të flejë. Ai tha: pasha All-llahun, mua tre ditë nuk më zë gjumi. I thashë: mirëpo, po çka është problemi, pse po qanë? Pse ke frikë dhe trishtohesh? Tha: vall-llahi unë jam nga një familje e pasur. Çdo gjë për të cilën kemi nevojë në jetë, na e ka dhënë All-llahu dhe na e kanë mundësu prindërit, mirëpo rutina e jetës më detyroj të dal në shetitje dhe udhëtim. Të dal që ta shoh botën. Erdha në këtë vend ku nuk ka shumë njerëz nga vendi jonë. Të shetitem dhe ti shoh këto vende. U takova me një shoqëri të keqe, të cilët në fillim mu dukën të mirë, mirëpo më vonë doli në shesh se nuk ishin të mirë. Vazhduam shoqërimin me ta, derisa më njoftuan me një vajzë. Filluam të lozim dhe të argëtohemi, derisa u vetmova me këtë vajzë. Hyrëm në një dhomë vetëm unë edhe ajo, edhe kështu duke u argëtuar dhe lozur u afruam aq shumë saqë u përgaditëm për të bërë imoralitet. Në momentin e kulminacionit të kësaj vepre të shmëtuar, mu kall gjoksi dhe më kaploi një frikë e një e dridhme. U largova prej sajë dhe thashë: All-llahu ekber. Unë të bëjë zina, imoralitet, asnjëher në jetën time nuk kam bërë zina. Ta humbi xhennetin për një çast që e kaloi më lavire. Dola më vrap nga kjo dhomë. Në koridor pash një djalosh nga ajo shoqëri. Mu drejtua dhe më tha: çka ke, pse po qanë? I thashë: kam bërë zina- imoralitet. A e din se çka është zinaja?! Kam bërë gjynah të madh, kam humbur mëshirën e Zotit! Ky djalosh, duke e ngushulluar i thotë: mos u brengos, pije një gotë raki, e të kalon kjo mërzi që të ka kapluar. Thotë: All-llahu ekber, lëre që humba nderit tim, humba hurijtë e xhenneti, për shkak të zinasë që bëra, tani dëshiron që mos të shijoj as rakinë e xhennetit, duke pirë nga rakia e kësaj bote. Fillova me qzjtë dhe nga ajo ditë nuk jam ndalur së qajturi nga frika prej All-llahut [subhanehu ve teala]. Shoku i tij, me të cilin u takua në aeroport i thotë: djalosh, mos u brengos shumë sepse All-llahu [tebareke ve teala] ka thënë në Kur'an:
قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)
“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).
Ky është ajeti më shpresëdhënës në Kur'an. (Dijetarët kanë thënë se ky ajet më së shumti u jep shpresa njerëzve të jetojnë).
Duke i bërë këto muhabete, lajmëruan nga sporteli se ka ardhur koha e fluturimit për në Rijad. Kryeqyteti Arabisë Saudite. I përfunduam muhabetet njëri me tjetrin dhe u ndamë. Unë mendova se si të kthehet në vendin e vet, pas dy tre ditëve do të ftohet dhe do ta haron këtë brengë dhe problem. Mirëpo pasi kaluan dy tre ditë në vendin tonë, mu lajmërua Ahmedi dhe më thotë: selamu alejkum. I thashë: alejkumusselam. Tha: dëshiroj të takohem me ty. I thashë: do të shihemi. Shkova dhe u takova me te. Po e pyes: si je dhe si kalon? Tha: vall-llahi, nga dita që kam ardhur, nuk ndiej rehati, më digjet semra nga mëkati dhe dhimbja, andaj edhe nuk mundet të rehatohem. I them: mos u brengos, inshaAll-llah Zoti ta ka fal. Më thotë: unë nuk kam ardhur që të bëj shumë muhabet me ty, mirëpo kam ardhur të përshendetem me përshëndetje lamtumirëse. Sepse kam për qëllim të dorëzohem te gjyqi i sherijatit. Unë i drejtohem dhe i themë: a ke menduar mirë këtë hap. Ti ke familje dhe dhe do t’i lash jetima. Andaj mos nxito. Ia më thotë: unë nuk kam ardhur që të pyes, por kam ardhur të të tregoj, sepse e kam vendosur. I thashë: mirë, dëgjoje propozimin tim. Tha: thuaj çka të duash, vetëm mos më thuaj që mos të dorëzohem në gjyq të sherijatit. I thashë: jo, mirëpo unë kam propozim që të shkojmë te filan dijetari, i cili është dijetari dhe hoxha më i mirë dhe më i devotshëm në vendin tonë dhe t’ia tregojmë rastin tënd dhe ta pyesim, e çka të na thotë ai, ashtu do të veprojmë. Tha: dakordohem me këtë propozim. Kur shkuam te ai dijetari dhe ia treguam rastin dhe i treguam se ky për këtë mëkat dëshiron ta paraqet vehten në gjyq. Dijetari i thotë: jo, nëse ka bërë teube të sinqertë, nuk ka nevojë ta paraqet vetveten në gjyq të sherijatit. Më pyet kush është ai djalosh? I thashë: filani. Më tha: ai më ka lodhur duke më thirru në telefon. Duke më thënë: hoxho, ti domosdo duhesh të thuash që të dorëzohem në gjyq. Sepse nëse nuk denohem në këtë botë do të denohem në atë botë. E nëse denohem në atë botë, ti do të më kesh në qafë. Kurse dijetari i është përgjigjur: unë këtë që ta them, ta them nga dija, nuk ta themë, sepse po të dua, pasiqë unë ty nuk të njoh asopak, por ta them sepse mendoj se kjo është e vërtetë, e ti s’ka nevojë të prezentohesh dhe ta dorëzosh vetveten në gjyq. Mbuloje gjunahin tënd, e All-llahu inshaAll-llah ta ka fal dhe pendimi yt është pranuar. Mirëpo ky djaloshi nuk po mundet me ndejtë rehat. Në atë kohë ishte afër koha e haxhxhit. Iu drejtova Ahmedit e i thashë: ne e kemi ndërmend të shkojmë në haxhxh me shokë, eja edhe ti me ne. më përgjigjet: skam mundësi të vijë me ju. Kur më tha kështu, mendova se ka shoqëri tjetër, e me ta do të shkon në haxhxh. Andaj edhe nuk insistova ma shumë. Shkuam në haxhxh edhe duke e kryer haxhxhin, në ditën e dytë të ditëve të teshrikut, pas bajramit, e pashë në mina duke ecur i vetëm dhe duke bërë dhikër e duke qajtur. I thashë: Ahmed! Kur më pa, më shikoi dhe iku me vrap e u largua. Thashë në vehte: subhanall-llah, çka është shkaku që ia ka ndryshuar zemrën këtij njeriu, deri dje shok, kurse sot nuk dëshiron të flet. U krye haxhxhi dhe nuk u pam më. Kur u kthyem në Rijad, e thërrita në telefon dhe shkova ta vizitoj. Kur u takova me te, e pyeta: çka ishte shkaku që nuk erdhe me ne, pasiqë unë të pash në haxhxh. Më tha: vall-llahi, kisha dëshirë të bëj haxhxh i vetëm, që të pendohem, të qajë dhe të bëj istigfar, me shpresë se All-llahu ma falë mëkatin. Pastaj mendosha: me ardh me ju, kam shumë mëkate, ndoshta mëkatet e mia bëhen shkak që edhe lutjet e juaja mos të pranohen. Nga ana tjetër mendosha, po të vija me ju, nga mirësia e juaj që e keni në zemër, do të më kishte falur All-llahu edhe mua, mirëpo mendova se më mirë është të shkoj vet, të pendohem sinqerisht, të kërkoj falje, e të lutem, ndoshta All-llahu mi pranon lutjet e mija.
Kështu vazhdoi shoqërimi ynë ditë pas dite. Një ditë vendosëm të lexojmë disa tregime nga jeta e sahabeve dhe jeta e selefit. Erdhi rendi të lexojmë tregimin e Huthejm ibn Rebias. I cili ka qenë një zahid- asket i madh, një njeri i dhënë pas adhurimit, edhe pse ka qenë djalosh i ri. Nuk i ka pasur as tridhjet vjet. I ri, i bukur dhe adhurues- ibadetçi i madh. Të këqinjtë e atij vendit e kanë marur një lavire të bukur dhe i kanë thënë: i ke një mijë dirhem nëse mundesh me e fituar një puthje nga Huthejm ibn Rebiu. Kjo lavireja i thotë: jo, unë do të mar edhe ma shumë nga ai, do ta shtyej që të bëjë zina- imoralitet me mua. Ata i thonë: nëse i arrinë këtij qëllimi i ke një mijë dirhem prej nesh. Një ditë prej ditëve duke u kthyer Huthejm ibn Rebiu nga xhamia, kjo lavire i del përpara dhe ia zbulon bukuritë e saja për tia ngjallur epshin dhe për ta tërhjekë. Në këtë rast lky ia kthen e i thotë: subhanall-llah, cila do të jetë gjendja ytë nëse të bjer ndonjë sëmundje? Si do të jetë halli yt kur do të zverdhesh nga sëmundja? Si do të jetë halli yt kur do të vjen meleku i vdekjes që ta mer shpirtin? Si do të jetë halli yt në varr dhe si do të jetë halli yt kur do të dalish para All-llahut [subhanehu ve teala]? Duke e bërë kështu nasihat Huthejm ibn Rebia, i dridhet zemra kësaj dhe pendohet me pendim të sinqertë, vishet me mblesën islame dhe bëhet zahide e njohur, saqë mbarë njerëzit e quanin zahide e kufës. Është bërë njeriu që më së shumti i është frikësuar All-llahut [subhanehu ve teala].
Ky djaloshi, Ahmedi, duke e dëgjuar këtë tregim tha: [subhanehu ve teala] Huthejm ibn Rebiu, kur iu ofrua gruaja me ba zina refuzoi, kurse unë pranova. Fillon të qanë dhe thotë: për mua nuk ka teube, nuk ka pendim. Thotë: ja shembulli i burrit të mirë dhe ja shembulli i burrit të keq. Vazhdoi Ahmedi në rrugën e teubes dhe kërkimit të faljes.
Shoku i Ahmedit tregon dhe thotë: prej pendimit të tij ishte se pasiqë u kthye nga haxhxhi filloi dhe e përfundoi hifzin e Kur'anit. Për çdo ditë shkonte në xhami dhe agjëronte një ditë e një ditë hante e lexonte Kur'an. Një ditë prej ditëve bisedosha me një hoxhë dhe ia tregova rastin e Ahmedit. Ai thotë: sikurse për këtë djalë të flet ajeti Kur'an ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)
“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).
Shoku i Ahmedit thotë: subhanall-llah. Sa herë e kam lexuar Kur'anin, mirëpo këtë ajet nuk e paskam vërejtur. Shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit që ta përgëzojë me këtë ajet. Shkova te pallati i tij i bukur, i rashë ziles. Doli babai i tij. E pyeta: a është Ahmedi këtu? Tha: jo, Ahmedi ka shkuar në xhami edhe aty ban ibadet. Kur shkova në xhami, aty e takova Ahmedin, e i thashë: myzhde për ty. Ta kam sjellur një lajm të mirë. Më tha: çfarë lajmi më ke sjellur? Fillova tia recitoj ajetin me zë të bukur:
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ
“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.
Kur e lexova këtë pjesë të ajetit, sikur ti kisha rënë me thikë në zemër. U prek shumë nga ky ajet. Pastaj vazhdova me leximin e ajetit:
... وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)
“…ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).
Kur e lexova pjesën e fundit, u gëzua shumë dhe filloi të qanë nga gëzimi dhe u ngrit e më puthi në ballë. Më tha: All-llahu të shpërbleftë. Sa herë e kam lexuar Kur'anin. Unë ate e kam mësuar përmendsh, mirëpo këtë ajet sikur jam duke e dëgjuar për herë të parë. Duke e bërë këtë muhabet thirri ezani i akshamit. Në këtë namaz, nuk kishte ardhur imami. Muezini i dha përparësi Ahmedit, pasiqë ishte hafiz i Kur'anit. Ia filloi namazit, pasiqë e lexoi fatihan, filloi të lexojë këtë ajet…., mirëpo nuk mundi ta vazhdojë. Nuk mundi ta përfundoi nga të qajturit. Prej dashurisë, frikës dhe gëzimit. Shkoi në ruku, në sexhde dhe u kthye në reaktin e dytë. E filloi rekatin e dytë me fatihanë dhe sërish e filloi këtë ajet. Mirëpo ku arriti te pjesa:
{...وَلا يَزْنُونَ ...}
“…dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.
U ndal dhe nuk mundi ta vazhdon ajetin. Shkoi në rukunë e rekatit të dytë, në sexhde, e përfundoi namazin, mirëpo asesi nuk pati mundësi që ta përfundon këtë ajet. Pas namazit u ndamë, shkova në shtëpinë time edhe ai shkoi në shtëpinë e tij.
Një ditë prej ditëve, babai i Ahmedit po më çel telefon edhe po më thot eja ma shpejtë se po të kërkon hallallëk Ahmedi, eja ma shpejtë se po ndahet nga kjo botë e po të përshëndet me përshëndetje lamtumirëse. Duke u bazuar në zërin e babait të tij dhe këtë nxitim, shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit. Kur erdha te dera, doli babai i tij dhe thotë: Ahmedi kërkon hallallëk prej teje dhe të ka përshëndet me përshëndetje lamtumirëse, sepse ia ka dhënë emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Hyra në dhomën ku ishte i shtrirë Ahmedi, fytyra e tij ndriçonte. I shkëlqente fytyra nga drita e besimit dhe pendimit të sinqertë.
Mu drejtua babai i tij dhe më thotë: pasha All-llahun, të më tregosh se çka ka ndodhur me Ahmedin, sepse nga ajo ditë që është kthyer nga udhëtimi, nuk ka fjetur asnjë minut, asnjë ditë nuk ka ndejtur rehat, vazhdimisht ka bërë ibadet. Vallë, çka ndodhi?! Unë i kisha premtuar Ahmedit se tregimin e tij, nuk do tia tregoj askujt. Domethënë emrin dhe mbiemrin, dhe kush ka qenë ky djalosh. Mirëpo babait të tij i thashë: Ahmedi në udhëtimin e tij e ka humbur një shok shumë të ngushtë. Po e ka humbur shokun më të ngushtë, e ai është imani, sinqeriteti, devotshmëria. Ia tregova këtë tregim. Ai më tha: vall-llahi nga ajo ditë që ka ardhur asnjë moment nuk ka qenë rehat. Gruaja e tij tregon se asnjë minut gjum nuk ka bërë. Por gjumi i tij ka qenë çaste pas çasteve. E pastaj është zgjuar duke qarë e duke bërë ibadet. Kështu ka vazhduar deri në fund.
I thashë: si ishte përfundimi i tij?
Tha: ai një ditë agjëronte e një ditë jo. Këtë ditë agjëronte, edhe unë shkova ta thërras Ahmedin që të vjen të hajë iftar në shtëpi. Por ai më tha: babai im, jo, unë do të ha iftarin me dy tri hurma këtu, do ta fali akshamin e pastaj do të vijë në shtëpi. Ia dërguam disa hurme në xhami. Pasi e falëm akshamin, i them Ahmedit, eja të shkojmë në shtëpi të hamë darkë. Më tha: babai im, mos më nxjer nga xhamia, se jam duke ndjerë kënaqësi shumë të madhe, nuk dëshiroj që ta ndërpresë këtë kënaqësi. (Ishte ditë e xhuma, andaj edhe ka qëndruar në xhami pas Iqindisë, sepse është kohë kur pranohet lutja. E ka pritur kohën kur pranohet lutja). Nuk kam dëshirë ta lë këtë moment, këtë përjetim, këtë kënaqësi shumë të madhe që e përjetoj. Vijë ma vonë inshaAll-llah. U nisa për në shtëpi, sa arrita te dera, ndjeva diçka në zemër. Mu dridh zemra. I thash djalit tjetër: shko shiko, mos ndodhi diç me Ahmedin. Shkoi djali te xhamia dhe u kthye, e po më thotë: babë, Ahmedi nuk po më flet. Unë i flas, ai nuk më përgjigjet. U ktheva me vrap te xhamia, e gjeta Ahmedin të mbështetur në shtyllën, ku lexonte Kur'an, duke e dhënë emanetin e fundit, edhe thoshte: bani shumë selam shokut tim, kërko hallallëk prej tij edhe All-llahu e shpërbleftë. Pastaj në këto momentet e fundit filloi ti lexoje me melodi të këndshme këto ajete:
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ ....
“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar …”.
Duke e lexuar këtë pjesë të ajetit ia dha emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Ky ishte përfundimi i tij. Edhe ky përfundim është argument, edhe i tërë tregimi është argument se pendimi i sinqertë kështu ia kallë zemrën njeriut, nuk e le rehat asnjë moment, derisa All-llahu tia mer shpirtin robit të Vet. Ky mëkat, ky gjunah e ka shtyrë të bëjë teube kaq të sinqertë, saqë All-llahu tia mer shpirtin në pë të mirë, duke lexuar Kur'an, i agjërueshëm, me dhikr dhe dua. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se ai tërë Kur'anin e kishte mësuar përmendsh, agjëronte një ditë, e një ditë nuk agjëronte, e mësoi fenë e All-llahut, duke bërë vepra të mira dhe duke u ruajtur nga mëkatet.
Kjo është teubeja e sinqertë që kërkohet nga çdo besimtar, pa marur para sysh është.
E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që krejt muslimanëve ta na dhuron pendim të sinqertë. Të na dhuron pendim, i cili e shndërron jetën tonë nga një jetë përplot me gjunahe në një jetë përplot me punë të mira. Atëherë do të jenë të pranishme mëshira, falja dhe fuqia e All-llahut [subhanehu ve teala]. Amin.
Përgaditi: Bekir Halimi