Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Vizitori i fundit

Falënderimi i takon vetëm Allahut Fuqiplotë, salavatet dhe selamet (paqja dhe shpëtimi) qofshin për Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), i cili ishte ajka e të dërguarve dhe edukator i të gjithë njerëzimit. Përshëndetjet tona ua dërgo jmë familjes së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), shokëve të tij të sinqertë, si dhe të gjithë thirrësve të vërtetë të Islamit deri në Ditën e Gjykimit.

“Falënderimi i takon vetëm Allahut Zotit të botëve. Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshirë-bërësit. Sunduesit në Ditën e Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë. Udhëzona për në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin e as në të atyre që e humbën veten.” Fatiha, 1-7.

“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensa rëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” Teube, 100

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të nda loni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më mirë për ta. Disa prej tyre janë besimta rë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit”. Ali Imran, 110.

“Njerëzit më të mirë janë gjenerata ime, pastaj ajo gjeneratë e cila vjen pas saj, pastaj ajo e cila vjen pas tyre.”  Buhariu

“Umeti im më i mirë janë sahabët e kohës sime.”   Buhariu dhe Muslimi

Të dashur vëllezër muslimanë!

Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së tij jetësore kryen vepra të mira apo të këqija dhe vjen momenti kur ai vdes. Allahu në Kuran thotë: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen...” Enbija, 35. Por kjo vdekje nuk është fundi i jetës, por mbyllja e një periudhe që është periudhë sprove për të. Argument për këtë është fjala e Allahut në Kuran: “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” Mulk, 2. Është fill i mi i një periudhe tjetër e vërtetuar nga fjalët e Allahut  në Kuran dhe hadithet e të Dërguarit (alejhi selam).

Jetën pas vdekjes mund ta ndajmë në dy periudha:

1.      Jeta e varrit.

2.      Ahireti.

Të dashur vëllezër muslimanë!

A e dini se kush është  vizitori i juaj i fundit?

A e dini se çfarë kërkon ai në këtë vizitë?

Ç'kërkon ai vizitor tek ju?

Ai nuk vjen tek ju për shkak të pasurisë tuaj, as të hajë e as të pijë diçka nga të mirat e tua, nuk vjen për qëllim që të ndihmojë në kryerjen e ndonjë borxhi a detyre të vështirë që ende nuk e ke përfunduar, as nuk vjen për të ndërmjetësuar te dikush për të ndikuar në favorin tënd apo kundër teje. Ky vizitor vjen tek ti për një qëllim tjetër të caktuar të rëndësishëm, sa që as mendja kurrë ndoshta nuk të ka shkuar në vizitën e këtij vizitori të fundit që do të vizitojë ty.

Këtë vizitor të fundit i cili vjen tek ti nuk mundet ta pengoj askush, as familja, as të afërmit e tu e as njerëzit në përgjithësi, por ky e bën të veten për çka ka ardhur tek ti në prezencën e të afërmve dhe të dashurve të tu. Mandej, ky vizitor i cili do të vizitojë ty, do të hyjë tek ti edhe në qoftë se ti jeton në ndonjë pallat mbretëror të rregulluar mirë e mirë me mbrojtje sa më moderne, qofshin ato që sot njeriu i ka shpikur për ta ruajtur vetën e tij nga rreziku që mund ta presë papritmas. Ai do të hyjë mu aty ku ti gjendesh për t’i larë do hesape me të cilat i ke me të pa potere e as tronditje të sigurisë tënde të shtrenjtë që e ke përgatitur për siguri dhe mirëqenien tënde. Aty ku ti je duke jetuar në mirësitë e Krijuesit tënd, i Cili ta dhe jetën për të jetuar. Ai nuk ka nevojë të hyjë nga dera a porta ku ti e ke vendosur apo të kërkoj leje me trokitje për të hyrë tek ti, apo të caktojë kohë atëherë kur të pëlqen ty t’i presësh vizitorët. Ai vjen tekë ti në çdo kohë, gjendje a moment, kur je i zënë me punë, detyra apo kur je i lirë; kur je mirë me shëndet apo je i sëmurë; kur je i pasur apo i varfër; je udhëtarë apo je në shtëpi ai do të takoj ty, me lejen e Allahut.

Ky vizitor është i pamëshirshëm, nuk preket nga fjalët, kërkesat dhe ankesat e tua, nuk e pengon as nuk e prek të qarët dhe lutjet e tua, nuk preket me të bërtiturën që e bën dhe ndihmën që kërkon nga të tjerët, nuk ta jep rastin që vetëm pak të përfundosh punën që je duke e kryer. Ai hyn tek ti pa trokitur e papritur, ai nuk pranon dhurata e as ryshfet, sepse krejt pasuria e kësaj bote nuk ka kurrfarë vlere tek ai dhe nuk e lë pa e bërë punën për çka ka ardhur tek ti, o vëlla i dashur musliman. Ai të do ty dhe vetëm ti je ai që i duhesh atij. Ai të merr krejt e jo vetëm diçka nga ti. Ai dëshiron ta marrë shpirtin tënd që ti shumë e do e ta lërë trupin pa të që ti nuk u kujdese ndaj tij aspak.

Ai vizitor është Azraili, engjëlli i vdekjes, i cili i merr shpirtërat e krijesave sipas caktimit dhe urdhrit të Allahut të Lartësuar.

Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin famëlartë:

" Thuaj! Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.” Sexhde, 11.

Gjithashtu thotë:

"Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon roje (cakton engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi." Enam, 61.

Jeta i ngjason trenit

Të dashur vëllezër muslimanë!

A nuk e dini se vizita e engjëllit të vdekjes është e pamohueshme dhe  e ditur për ne, pa marrë parasysh a jeton gjatë apo pak?

A nuk e dini se ne të gjithë jemi udhëtarë në këtë botë dhe çdo udhëtar kur udhëton ka dëshirë të arrijë deri aty ku është nisur ai?

A nuk po e dini se jetës tuaj po i vjen fundi e treni ende do të udhëtojë me pasagjerët e tjerë? Dëgjo se si disa njerëz të mirë e të arsyeshëm thanë për ata që qajnë për të vdekurin kur ai vdes:

"O sa çudi është me këta udhëtarë, qajnë për udhëtimin e tyre, sepse ka arritur në fund të udhëtimit të tij për çka është nisur që nga lindja e tij!"

Lus Allahun e Lartësuar që të mos jesh prej atyre për të cilët Zoti ka thënë:

"E si do të jetë atëherë puna e tyre, engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilën Allahu e urren, kurse e urryen atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre. A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim se Allahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?" Muhamed, 27-29.

Ose si në suren Nahl, ajetet: 28-29.

"Të cilët, duke qenë mizorë të vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): ‘Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!’ (u jepet përgjigja) Po Allahu e di shumë mirë atë që e punuat ju. Andaj, hyni në dyert e xhehenemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!”

Të dashur vëllezër muslimanë!

A nuk e dini se me vizitën e këtij vizitori përfundon jeta jote në këtë dynja? Do të ndërpritet veprimtaria jote, ngrihen fletushkat e veprave të tua të kësaj bote, e cila ndoshta të ka mashtruar e vdekja te gjen të pa përgatitur. Çfarë ke punuar në këtë dynja mirë a keq janë mirë tenë të ruajtura në ditarin tënd që në të nuk mundet të ketë intervenim e as padrejtësi. Të gjitha vetë do t’i vërtetosh atëherë kur do të takohesh ma Krijuesin tënd.

A nuk e di se pas vizitës së këtij vizitori nuk mundesh më të fitosh asnjë të mirë, nuk mundesh më t`i falësh  as dy rekate namaz për Zotin tënd, nuk mundesh të lexosh as një ajet nga Kurani famëlartë, nuk mundesh as të thuash: subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber, estagfirullah. D.m.th: nuk mundesh asnjë here të kërkosh falje për gabimet e tua që të kanë kaluar, nuk mundesh të agjërosh vullnetarisht  e as të lashë borxhin që të ka mbetur nga muaji ramazan, nuk ke mundësi të japësh as sadaka me dorën tënde më kurrë, sado pak qoftë ajo, nuk mundesh ta kryesh haxhin e as umren, nuk mundesh më ta vizitosh ndonjë të afërm a fqinjët e tu me të cilët ke kaluar jetën. Tani përfundoi koha e veprimtarisë tënde dhe të ka mbetur vetëm dita kur do të dalësh për të dhënë llogarinë para Allahut të Lartësuar për çdo vepër që e ke bërë në këtë dynja, të mirë a të keqe do të ballafaqohesh me të dhe do të shpërblehesh apo do të dënohesh për atë që e ke bërë në këtë dynja. Shiko ç’thotë Allahu në suren Muminun në ajetet: 99-100: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: ‘O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!’ Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.”

O vëlla i dashur !

A je përgatitur për atë ditë ku nata e varrit është e rëndë dhe e vështirë, ku do të pyetesh nga engjëjt e natës së varrit: Kush është Zoti yt? Kush është libri yt që me të ke punuar? Kush është pejgamberi yt që me të je udhëzuar? Vallë, a do të dish të përgjigjesh? Mandej do të vijë dita e Kiametit, ajo ditë është shumë vështirë dhe të pret Dita e Llogarisë dhe peshoja e veprave të tua,  mbasi ti vet do t’i lexosh dhe pohosh se çka ke bërë në këtë dynja, do të kalosh nëpër urën e Siratit, (ruana Zot prej taksiratit!) dhe do të jesh para Krijuesit tënd e do të përgjigjesh saktë e nuk mundësh ta mohosh asgjë në këtë botë se çka ke bërë.

Transmetohet një hadith nga Adi ibn Hatimi, i cili thotë se Muhamedi (alejhi selam)ka thënë: "Çdonjërit prej jush do t`ju flasë Allahu Ditën e Kiametit pa përkthyes."

Vizitori i fundit

Imam Kajimi përmend një tregim në librin e tij “Idetus-sabirin” të transmentuar nga Jerid bin Mejser:

"Ka qenë një njeri i cili kishte tubuar pasuri shumë dhe ishte një ndër më të pasurit e asaj kohe, e donte shumë pasurinë sa që nuk e shfrytëzonte atë as për nevojat e veta e lëre ma për nevojat e familjes apo më larg. Një ditë prej ditëve i erdhi engjëlli i cili merr shpirtrat krijesave, trokiti në derën e tij dhe u paraqit si lypës. Si zakonisht, doli një nga ata që punonte tek ai prej të afërmëve të tij dhe i tha: ‘Ç’e mirë të pruri në derën e zotërisë tonë?’ Ai i tha: ‘Thirrma zotërinë tuaj dhe thuaj që të dalë deri tek unë.’ Ai ia ktheu: 'T’i them zotërisë që të dalë për ju me këto rroba të shqyera e ti je i varfër?! Ai nuk del për një sikur ti, kthehu nga ke ardhur.’ Mbasi e refuzuan herën e parë engjëlli kthehet dhe po troket në derën e tij përsëri, por tani më ndryshe, kur doli dikush nga të afërmit e tij i tha: ‘Lajmëroje zotërinë tënde se unë jam melekulmeuti-engjëlli i cili merr shpirtrat krijesave të Allahut të Lartësuar, me caktimin e Tij.’ Kur u lajmërua se kush i ka ardhur tek dera e tij për vizitë, e diti mirë se çfarë do ta gjejë atë të gjorin. U ngrit në këmbë nga frika e madhe e tij ku as një here nuk e kishin parë aq të frikësuar, bërtiti dhe ju tha parisë së vete: ‘Zbutni fjalët dhe silluni mirë me të!’ Doli ai i afërmi i pasanikut dhe i tha: ‘Allahu të dhëntë bereqet, a nuk gjete tjetër  përveç zotërisë tonë?’ Ai (engjëlli) i tha: ‘Jo.’ Hyri tek ai dhe i tha: ‘Ngrihu edhe kryeje amanetin tënd të fundit se kamë ardhur të të marr shpirtin. Kryeje ndonjë amanet, nëse ke, para se të dalë unë.’ Zotëria kur e pa se çfarë po e gjen bërtiti dhe po qanë me një zë shumë prekës ai dhe familja e tij dhe tha: ‘Hapni arkat dhe kasat (thesaret e mi) të pasurisë.’ Ia hapën të gjitha. Shkoi tek pasuria e vet dhe po e shikon si armikun më të madh. Filloi duke e qortuar atë dhe po e shante pasurinë e vet dhe i tha: ‘E mallkuar qofsh moj pasuria ime, sepse ti je shkaktari kryesor i cili më bëre të harroj Zotin tim! Më largove nga detyrat që duhej t’i kryeja për ahiretin tim, e unë sot po vdes dhe po shkoj para Zotit tim pa asgjë.’

Pasuria e tij foli duke ia kthyer: ‘Mos më shaj e as mos më mallko mua, a nuk ke qenë i varfër e ne të bëmë të pasur e të privilegjuar në shoqërinë ku ti jetove? A nuk të shikonin njerëzit si një biznesmen dhe ti u krenoje me mua? Të bëra të prezantosh nëpër tubime mbretërore dhe të ket vend fjala jote? Shumë njerëz të mirë e të devotshëm nuk kanë mundur të hyjnë tek ti. Mandej të bëra që ti të bisedosh dhe ti ndërrosh edhe gratë të ndryshme, bile edhe princesha, e shumë njerëz të mirë e të devotshëm nuk kanë pasur mundësi të martohen. A më harxhove nëpër rrugë të ndaluara- harame, ku Zotin shumë e ke hidhëruar?! Tani më ka ardhur koha që unë me ty të hakmerrem. Asnjëherë në vend të mirë nuk më ke harxhuar, por vetëm nëpër harame më ke çuar. Sikur do të më harxhoje rrugës së mirë, kurrë nuk do të kisha kundërshtuar, por ti je ai i cili meriton të jesh më i sharë dhe i mallkuar për mu e jo unë për ty, o i gjori njeri i cili kurrë nuk dite njëherë Zotin ta falënderosh, lëre më detyrat e tua t’i përfundosh. O biri i Ademi, o i gjori njeri, ti e unë nga dheu jemi e në dhe kemi për të shkuar përsëri. Le të bëjmë mirë se për atë jemi krijuar. Kush bënë mirë a keq do ta gjejë atë.’ Kështu ia ktheu pasuria njeriut i cili kishte pasur shumë pasuri e nuk diti kurrë të respektojë Allahun e t’i kryejë detyrat.” Vëlla mysliman, të kesh kujdes nga pasuria e cila nga rruga e Allahut të largon e në rrugë të djallit ajo të çon.

I nderuar vëlla musliman!

Llogarite veten tënde para se të llogarisë ty dikush se atëherë është vonë. Më së miri ndalu e mendo, logjiko se edhe ty së shpejti ka për të ardhur vizitori i padëshiruar. Puno dhe përpiqu në kohën që e ke sa të jesh gjallë, ndoshta arrin diçka se kjo jetë është shumë e shkurtër dhe shpejt i vjen edhe fundi. O Zot  na ruaj prej sherrit të dynjasë, të shejtanit e të njerëzve! Zotin tënd adhuroje e namazin respektoje se vdekja papritur mundet të vijë e para Tij llogari kemi për të dhënë. Nuk ka kush që mundet të të ndihmojë, vetëm vepra jot mundet të të shpëtojë, nëse rrugën e Allahut e ke respektuar. Pra, duke e ditur se padyshim ky vizitor do të na vizitojë  edhe ne, atëherë...

Si ta presim vizitorin e fundit?

Të dashur vëllezër muslimanë!

Ky vizitor duhet të pritet ashtu siç Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar e Muhamedi (alejhi selam) na ka mësuar. Të jesh musliman është krenari, t'i kryesh obligimet është devotshmëri. Nëse do ti mos të kesh aspak frikë dhe exhelin ta presësh me të mirë vepro siç vijon:

1. Të besosh Allahun Një, engjëjt e Tij, librat e shenjta, të dërguarit e Tij, të punosh për Ditën e Kiametit dhe caktimin e Allahut ta pranosh. Pra, këto janë gjashtë kushtet e besimit, të gjitha duhet t’i besojmë, nësë duam të shpëtojmë.

2. Të respektosh namazin, me të t’i afrohesh Allahut pesë here në ditë, t’i biesh në sexhde  dhe të bashkohesh me xhemat duke i zbukuruar kështu xhamitë se Allahu kështu na ka urdhëruar. Nëse do të shpëtosh namaz fal e mos përto se pyetja e parë që ke për t’u pyetur është namazi, nëse në të mirë kalon të tjerat më lehtë kanë për të shkuar. Kështu na ka lajmëruar pejgamberi (alejhi selam).

3. Nëse Zoti të ka dhuruar pasuri, atë duhet ta pastrosh me zekat në kohën e duhur dhe sipas kushteve të vendosura. Zekati është detyrë e sheriatit islam, kush e kryen ka shpëtim  e Allahu nuk ka për ta dënuar.

4. Agjërimi i ramazanit me iman në Allahun se për të ka për të graduar e në dyer të xhenetit ka për të dërguar, pasi ke agjëruar për hir të Allahut.

5. Edhe haxhin duhet ta kryej një here në jetë ai i cili ka pasuri. E preferuar është edhe umra në ramazan, pasi e ka shpërblimin sa një haxh. Kush i kryen këto te Allahu ka për t’u shpërblyer.

6. Ai i cili bën nafile-ibadete vullnetare jashtë farzeve, qoftë: namaz, zekat, agjërim apo haxh. Allahu i Lartësuar thotë për këtë në një hadith kudsi: “Robi Im vazhdon të më afrohet me nafile –ibadete vullnetare,  deri sa Unë ta dua atë...”. Pra nafilja është ibadet shtesë. Muhamedi (alejhi selam) na ka mësuar se ai i cili fal dymbëdhjetë rekate jashtë atyre farzeve që janë, Allahu i Lartësuar ia ndërton një shtëpi në xhenet. Të kesh kujdes, vëlla mysliman, se në çdo moment ty exheli po të afrohet e mendo për ahiret se ajo ty e vetmja është që do të mbesë.

7. Teubeja dhe istigfari i vazhdueshëm, pasi nuk ka njeri pa mëkate. Ai i cili bën teube dhe istigar me sinqeritet Allahu i Lartësuar atë ka për ta falur dhe një vend të mirë në xhenet ia bën, për shkak të pendimit dhe istigfarit të tij pas çdo vepre që ai e ka bërë.

8. Të jesh i sinqertë në jetën tënde sepse këtë  e dëshiron Krijuesi dhe çka të punosh punoje për hir të Allahut e jo për syefaqe sepse syefaqësia është humbje e madhe  për ty,  o vëlla mysliman, e kjo ty të shkatërron.

Allahu thotë në suren  Bejineh, ajeti 5:

“Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër, veçse ajo që duhet  të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përkrah Tij, të adhuronin Atë me besim të vërtetë e me përkushtim të plotë edhe të kryenin faljen e detyruar të namazit e ta japin zekatin dhe kjo është feja e drejtë, e vërtetë.”

9. Ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij, sepse nuk është besimi i plotë përderisa të mos e duash Muhamedin (alejhi selam), sepse për të Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Thuaj (o Muhamed)! “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin, rrugën time). Allahu do t`ju dojë ju dhe do t`ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.”

10. Nëse  dëshiron të shpëtosh e me xhenet të gradohesh, ta duash vëllanë tënd musliman për Allahun, e të mos e duash, urresh atë që është jobesimtar edhe në qoftë se është edhe më i afërmi i juaj nga gjaku, sepse ai që Allahun nuk e respekton as krijesat nuk i do e ato  i mashtron, por ai nuk e di se vetveten  e ka mashtruar, e një ditë vet ka për t’u bindur kur të dalë para Allahut Fuqiplotë për të gjitha ato çka ka mashtruar.

Ruana Zot prej dashurisë së atij që nuk duhet që ta duam dhe prej urrejtjes së atij që nuk duhet ta urrejmë!

11. Nëse ndien kënaqësi për atë që Allahu  ta ka dhënë, me  to përgatitesh para Tij për të dalë, kjo e tëra është devotshmëria – takvallëku ku Allahu ka thënë:

“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun (duke ndjekur urdhërat e Tij dhe duke u tërhequr nga ndalimet e Tij) ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai (bindjuni Atij,  falënderojeni vazhdimisht  Atë dhe kujtojeni Atë gjithnjë) dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë ( e plotësisht të nënshtruar ndaj Allahut).” Ali Imran, 102.

12. Durimi me rastin e goditjes së sprovimit që të ndodh ty, pa marrë parasysh se çfarë lloji i sprovimit është. Ne besojmë dhe jemi në dije se nuk mundet të ndodhë diçka jashtë dëshirës dhe dijes së Allahut Famëlartë në këtë dynja. Falënderoje Allahun e Lartësuar për gjendjen tënde ashtu si je.

13. Ai i cili mbështet tek Allahu i Lartësuar dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkon Allahu atë do ta shpëtojë në dynja dhe ahiret. Allahu thotë:

“...Dhe vini shpresat tuaja vetëm tek Allahu, nëse jeni besimtarë të vërtetë.”

14. Do të jesh i shpëtuar edhe nëse ti merresh me kërkimin e diturisë së dobishme  dhe  e përhap atë njerëzve dhe ata kanë dobi prej saj. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kur ju thuhet të  hapni vend nëpër kuvende, (hapuni dhe) bëni vend që Allahu t`ju bëjë vend ( të gjerë në mëshirën e Tij). Dhe kur ju thuhet të ngrihen (për falje, për xhihad  ose për çdo vepër të mirë), atëherë çohuni pra, që Allahu t`i lartësojë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dija në grada të larta. Dhe Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju punoni.” Muxhadele, 11.

15. Do të jetë i shpëtuar ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.

16. Nëse merresh me xhihadin e shenjtë do te jesh i shpëtuar dhe do te jesh nga banorët e xhenetit firdeus.

17. Ruaje edhe gjuhën tënde sepse ajo të çon në zjarr, mos u merr me përgojim as me thashetheme, sepse këtë Allahu nuk e do. Ruaje gjuhën tënde nga bartja e fjalëve, sharjeve, ofendimeve, mallkimeve, gjithashtu mos e tepro në përmendjen  e gjërave të  neveritura, sepse Muhamedi (alejhi selam) thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Kiametit le të flasë mirë apo le të heshtë...”

18. Nëse ti premtimin e zbaton dhe amanetin në vend e çon Allahu ty të do dhe në xhenet të çon.

19. Nëse do, o vëlla, të shpëtosh nga zinaja-amoraliteti dhe alkooli, mos mbyt as një njeri, mos bë zullum e as pa drejtësi, mos e provo kurrë të bësh korrupsion, mos u merr me kamat etj... Nëse të gjitha këto nuk i ke, Allahu në xhenet ka për të dërguar dhe me njerëzit e mirë ka për të takuar. Me fjalë të tjera, ma shkurt, mos u merr me harame, por merru me hallalle, sepse hallalli në xhenet të çon e harami në xhehenem të sharron.

Ruaju vëlla musliman se Allahu ne na do. “O ju që keni besuar! Ruaje veten tënde dhe familjen nga zjarri që lëndë djegëze janë njerzit dhe gurët ...”

20. Allahu me shumë të mira na ka graduar edhe babë e nënë na i ka dhuruar e ndaj tyre të sillemi mirë dhe t’i respektojmë, sepse ai i cili prindërit nuk i respekton Allahu atë nuk e do dhe në zjarr e vendos. Të nderojmë farefisin e mos të shkëpusim vizitat dhe marrëdhëniet me njeri-tjetrin, sepse ky është morali i muslimanit.

Pra, këto janë disa fjalë sa për përkujtim, sepse Allahu për të gjithat na ka treguar e secila ka argumet në Kuran dhe Sunet. Nëse i ke këto të gjitha, me vizitorin e fundit më lehtë e ke.

E jotja, o vëlla musliman, është që veten ta ruash nga pakujdesia e vdekjes. Mos thuaj se nuk e kamë ditur, sepse Allahu për të gjitha na ka lajmëruar e për këtë shumë pejgamber na ka dërguar edhe libra të shenjta ka dërguar, vetëm e vetëm neve të na ndihmojnë që sa ma lehtë nga xheneti të shkojmë.

Lusim Zotin të na ndihmojë që orën e vdekjes ta kalojmë mirë e në xhenet të na dërgojë! Amin!

Përgatiti: Fadil Sogojeva

Vdekja

I nderuari besimtar!

Me vdekjen do të takohesh. Mos harro! Dheu është shtrati yt, krimbi shoku yt, Munkeri dhe Nekiri bashkëbisedues yt, varri shtëpia jote, brendësia e tokës vend qëndrim yt, Dita e Kiametit vendtakim yt, ndërsa xheneti ose xhehenemi përfundimi yt.

O njeri! Mendo për shtratin, shtëpinë, vendtakimin dhe përfundimin tënd. Udhëtimi yt do të jetë i gjatë e i mundimshëm, përgatitu!

Përgatitu në dynja se nuk e di, nëse e arrin mbrëmjen a mund ta arrish mëngjesin?

Sa djelmosha të rinj u bënë gati për martesë, por nuk arritën të martohen?

Sa fëmijë të vegjël dorëzuan shpirtin dhe u futën në errësirën e varrit?

Sa të shëndoshë vdiqën pa sëmundje e sa të sëmurë jetuan më gjatë?

Sa mbretër ëndërruan, por nuk patën kohë as ëndrrën ta komentojnë.

Sa njerëz ishin banor të pallateve, por shumë shpejt u shpërngulën në varre.

Ibën Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, thotë: ‘’Është obligim për çdo njërin që nuk e di se kur i vjen vdekja të para përgatitet, të mos mashtrohet me rininë dhe shëndetin.’’

Dëshira për jetë të gjatë

Dëshira për të jetuar më gjatë është preokupim i njeriut, është dëshirë e lindur, por kjo dëshirë duhet të shoqërohet me të gjitha llojet e veprave bamirëse që reflektojnë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Ai i cili shpreson gjatë  në jetën e kësaj bote, zakonisht anon nga dëshirat dhe kënaqësitë.

Muhamedi (alejhi selam) thotë: “ E kap pleqëria birin e Ademit (njeriun) dhe me të përcillen dy (vese): dëshira e madhe (për pasuri) dhe shpresa (për jetë).’’ (Transmeton Ahmedi dhe Muslimi)

Të mençurit thonë: ‘’Është për t’u çuditur me njeriun, i cili mërzitet kur i pakësohet pasuria, ndërsa aspak nuk mërzitet që i pakësohet jeta dhe afrohet afër vdekjes.’’

Dëshira për të jetuar gjatë është sëmundje kronike me të cilën destabilizon zemrën, ndërsa shërimi nga kjo arrihet vetëm me devotshmëri dhe bindje.

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Asaj që i frikësohem më së tepërmi është: pasimi i epsheve dhe dëshira për të jetuar gjatë. E para të pengon nga e vërteta, kurse e dyta ta harron ahiretin.’’

Ibni Ujejne thotë: ‘’Tre momente janë më të vështirat për njeriun: dita kur ka lindur, nata e varrit kur shoqërohet me të vdekurit dhe dita kur të ringjallet.”

Allahu i Lartësuar i thotë Jahjas birit të Zekerijas:

‘’Dhe selam (paqë) qoftë mbi të (Jahjan) ditën kur u lind, ditën kur vdes, dhe ditën e ringjalljes.’’(Merjem, 15)

I nderuari vëlla besimtar!

Së bashku t’i kujtojmë fjalët e Allahut të Lartësuar, Ai më së miri na tregon për këtë botë, ajo është lojë, dëfrim, mburrje, dëshira dhe lakmia për epsh dhe pasuri.

“Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe qejf edhe stoli edhe mburrje ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, (tamam) si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që e kënaq bujkun (mbjellësin), por ajo thahet dhe e sheh të zverdhur pastaj ajo bëhet kashtë. Ndërsa në atë botë (ahiret) ka dënim të rëndë (për mosbesimtarët), dhe falje e kënaqësi nga Allahu (për besimtarët). E jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e rrejshme.” (Hadid, 20)

“Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt të mirë, bagëti dhe tokë pjellore. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë bo të, por vendkthimi te Allahu është më i mirë.” (Ali Imran, 14)

Lojë, zbavitje, stoli, pasuri, fëmijë, dëshira për epsh, dashuria për gatë, fëmijët, bagëtitë, të gjitha këto mashtrime dhe përjetime të kësaj bote.

Vallë, pse të gjitha këto po të mashtrojnë dhe fare nuk e kujton vdekjen?!

Vëlla i dashur, pse je i hamendur kur përmendet vdekja, a po mendon se kjo nuk ka të bëjë me ty?!

Çfarë është vdekja?

Jeta dhe vdekja janë dy të kundërta ashtu siç janë të kundërta drita dhe errësira, dita dhe nata, burri dhe gruaja, e nxehta dhe e ftohta. Vdekja, në kuptim gjuhësor, do të thotë: heshtje, i pandier, palëvizshmëri, pushim, pezullim. Të gjitha këto i posedon i vdekuri kur shpirti shkëputet nga trupi.

I nderuari vëlla! Mos e harro këtë realitet dhe këtë vërtetësi, vdekjen nuk mund ta ndalosh dhe ta pengosh, kjo nuk njeh roje dhe nuk troket në dyer për të marr lejen e hyrjes. Allahu i Lartësuar thotë:

“Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga Allahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhamed)”. Thuaju! Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është  me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?” (Nisa, 78)

Vallë mos ke mundësi t’i largohesh që ajo mos të mbërrijë në asnjë kohë dhe vend apo mos ka të bëjë me një kategori të caktuar dhe të tjerët kanë mundësi për të shpëtuar nga vdekja. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj! S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai (Allahu) që e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe atëherë Ai do t’ju tregojë juve çfarë keni punuar.” (Xhumua,

Për një përfundim të mirë

I nderuar vëlla musliman!

Vdekja është një gotë prej saj të gjithë do të pinë. Vëlla, a dëshiron të kesh një përfundim të mirë, nëse po, atëherë së bashku t’i marrim masat preventive dhe t’i kujtojmë këto udhëzime:

Teuhidi-njëshmëria në Allahun e Lartësuar 
Besimi është nyje kyçe tek besimtari, ku nuk guxon muslimani ta neglizhojë apo ta harrojë. Ai i cili beson Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ky besim buron nga thellësia e zemrës dëshmohet me fjalë dhe vepër, nuk ka dyshim që është shkak i një përfundimi të mirë. Kemi hadithin e Muhamedit  ku transmeton Buhariu dhe Muslimi:

‘’Me të vërtetë Allahu ia ka ndalur zjarrit (xhehenemit) atë i cili thotë LA ILAHE IL ALLAH  ku me këtë dëshiron vetëm Fytyrën e Allahut.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

I dashuri besimtar! Konfirmoje teuhidin-njëshmërinë e Allahut në zemrën tënde! Padyshim se një ditë do të mbledhësh frytet e saj në jetën tënde, në momentet e vdekjes, në varrin tënd. Teuhidi do të ndihmoj gjatë llogarisë dhe vetë me të do të përcillesh në xhenetet  e larta.

Takvallëku, respekti dhe frika në Allahun e Lartësuar 
Devotshmëria është njëra ndër shkaqet kryesore që besimtarin e orienton nga përfundimi i mirë. Allahu i Lartësuar thotë:

“O ju që besuat! Kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë).” (Ali imran, 102)

“O ju që besuat! Nëse keni frikë Allahun, Ai do të vërë udhëzimin (në zemrat tuaja) ta dalloni të vërtetën prej të pavërtetës, do t’ua mbulojë të këqijat, do t’ua falë mëkatet. Allahu është Dhurues i Madh.” (Enfal, 29)

Devotshmëria është shkak për të pranuar veprat:

“Allahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (Maide, 27)

Devotshmëria ta lehtëson gjendjen tënde:

“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.” (Talak, 4)

Devotshmëria të shpëton nga humbja dhe shkatërrimi:

“Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do kalojë mbi të (xhehenem). Ky (kontaktim i xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.” (Merjem, 71-72)

Devotshmëria të fut në xhenet:

“Ato janë xhenetet që do t’ua trashëgojnë robërve Tanë që ishin të ruajtur.” (Merjem, 63)

I nderuari vëlla, takvallëk, devotshmëri do të thotë: të respektohet Allahu i Lartësuar dhe mos t’i bëhet Atij mëkat, Ai të përkujtohet dhe mos të harrohet.

Kujtoje Krijuesin e Lartësuar, Ai nga Ti kërkon sinqeritet, Ai t’i mbulon të këqijat dhe t’i fal gjynahet. Ai kërkon që të vdesësh vetëm si musliman. Kujto edhe një herë se devotshmëria të ofron nga përfundimi i mirë.

Përqendrimi i fortë në fe 
Besimtari i përqendruar në fenë e Allahut të Lartësuar është besniku që ka jetësuar besën e dhënë Krijuesit Fuqiplotë si në qëndrime, shprehje dhe veprime. Ky është nderi më i madh, pra përqendrimi, këmbëngulja, serioziteti në fenë islame. Kështu shijohet ëmbëlsia e ibadetit, adhurimit, kur kjo ndodh, atëherë besimtari ka përkrahjen e Allahut të Lartësuar, mbrojtjen e engjëjve të Tij. Ai fare nuk frikësohet e as pikëllohet dhe kështu fiton pozitë në xhenetet e larta.

“S’ka dyshim se ata që thanë se Zoti ynë është Allahu, pastaj qëndruan fort (nuk u luhatën në besim), atyre u zbresin engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): ‘Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde xhenetin që ju premtohej! Ne jemi miqtë tuaj në jetën e dynjasë dhe në ahiret, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje nga (Allahu) Falës i madh dhe Mëshirëplotë’.’’ (Fusilet, 30-32)

Pendimi 
Allahu i Lartësuar pranon pendimin e çdokujt, duhet të shfrytëzohet kjo mundësi mos të asgjësohet. Menjëherë të mirën hapat konkrete duke u larguar nga mëkati, pendimi për mëkatin e bërë, vendosmëria për mos përsiatjen e mëkatit dhe sinqeriteti në pendim. Kujto fjalët e Allahut të Lartësuar:

"O ju që keni besuar! Pendohuni te Allahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpjerë në xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: ‘Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send’.”

Pendimi i sinqertë të largon nga të këqijat dhe të drejton për në xhenet, pendohuni të gjithë o ju njerëz që ta fitoni mëshirën e Allahut dhe të keni përfundim të mirë në këtë botë.

Të nderuar vëllezër!

Gjithashtu, mos harroni, nëse doni të keni përfundim të mirë:

-         Të jeni besnik çdo herë që të regjistroheni në listat e të sinqertëve.

-         Krijoni mendim të mirë mbi Allahun e Lartësuar dhe mos lejoni të vdisni duke mos pasur mendim të mirë mbi Krijuesin Allah. Kujto një gjë, nëse dëshiron takimin me Allahun edhe Ai dëshiron takimin tënd.

-         Drejtohu Allahut të Lartësuar me lutje duke treguar përulësi dhe duke kërkuar orientimin e zemrave në fenë e drejtë dhe përfundimin e mirë me besim të pastër.

-         Zvogëloje dhe pakësoje dëshirën e madhe për dynjanë e ulët dhe përfundimtare, por puno për një jetë të pafund duke i përjetuar të mirat e Allahut të Lartësuar.

-         Largohu nga shkaqet e shumta që sjellin përfundim jo të mirë, si: besimi i dobët, veprimi i bidateve, dyfytyrësia, shoqërimi i njerëzve të prishur, lakmia e madhe për dynjanë, mos pendimi, harrimi i ahiretit, mos përkujtimi i vdekjes, padrejtësia,

Të nderuar vëllezër!

Ju pyes: A dini kur do të vdisni dhe ku?

Nëse dëshironi përgjigje lexoni dhe mendoni fjalët e Allahut të Lartësuar:

“..nuk e di kush pos Tij se çfarë do t’i ndodhë (çfarë do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë.” (Lukman, 34)

Gjithashtu, kini kujdes se jobesimtari do të kërkojë kthim mbrapa, për të vepruar mirë. Por të gjitha këto kërkesa janë të parealizuara.

“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen.” (Muminun, 99-100)

“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?”(Muminun, 115)

I nderuari vëlla besimtar!

Unë, ti dhe të gjithë do të vdesim, por të kujtojmë një gjë shumë të rëndësishme, pra rolin dhe pozitën që dëshirojmë ta zgjedhim.

Ai që vdes ose do të jetë prej atyre që do të jetë afër Allahut të Lartësuar, i përshëndetur dhe i respektuar, ose do të jetë prej mohuesve gënjeshtarë.

“E nëse ai (që vdes) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai do të ketë (te Zoti) kënaqësi (qetësi) dhe furnizim të mirë dhe xhenet të begatshëm. Po në qoftë se ai (që vdes) është prej atyre të dorës së djathtë? Atëherë (atij i thuhet) paqja dhe shpëtimi (siguria) është për ty, (që je) nga ata të dorës së djathtë. E në qoftë se (ai që vdes) është prej gënjeshtarëve (mohues i ringjalljes), është prej të humburve (në besim). (atëherë) Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë që vlon. Dhe djegie nga zjarri i xhehenemit. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt. Pra, ti (Muhamed) lartëso Zotin tënd të Madhëruar.”(Vakia, 88-96)

Allahu im! Na përmirëso fenë tonë e cila është mbrojtja jonë! Na përmirëso dynjanë në të cilën ne jetojmë! Na përmirëso ahiretin, tek i cili është kthimi ynë!

Allahu im! Fali të gjithë të vdekurit myslimanë, të cilët dëshmuan në teuhidin – njëshmërinë Tënde, dhe e dëshmuan Muhamedin me shpallje dhe vdiqën me shehadet!

Allahu im! Fali të vdekurit muslimanë, nderoj dhe zgjeroja varret e tyre, pastroi ata nga mëkatet, gabimet, ashtu siç pastrohet petku i bardhë nga papastërtia!

Allahu im! Na mëshiro me mëshirën Tënde kur të bëhemi të harruar! Mos na le të vetmuar dhe të pasigurt në Ditën kur do të ringjallemi!

Përgatiti:Ulvi Fejzullahu

Jeta e varrit

Kur vdes njeriu kalon në jetën e berzahut (jetën e varrit) dhe aty qëndron derisa të bëhet kijameti. Se ç'farë i ndodhë njeriut gjatë kësaj periudhe e ka sqaruar mjaftë mirë i Dërguari në shumë hadithe, njëri prej të cilëve është hadithi i mëposhtëm: “Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib, radijallahu anhu, që ka thënë: "Dolëm me të Dërguarin, salallahu aljehi ve selem, me xhenazen e një burri prej ensarëve (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut në drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog (u ulëm qetë). Në dorë i Dërguari, salallahu alejhi ve sel-lem, kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha: "Kërkoni ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një gjërësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili ulet tek koka e tij dhe thotë: "O shpirt i mirë, dil për në mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e Tij". Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtëmbës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej këtyre grupeve të melaikeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhe më lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mëshirës ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë derisa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku - më e mira erë që gjëndet në sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh të cilët thonë: "ا'është ky shpirt i mirë?" U përgjigjen: është filani i biri i filanit, duke e përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu kërkojnë që t'u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu sub: "Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen veprat e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni në tokë, se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) i krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t'i ngrej përsëri në ahiret (ditën e Gjykimit)". Pastaj shpirti i kthehet në tokë. Pasi shpirti është kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur: "Kush është zoti yt?" -ai përgjigjet: "Zoti im është All-llahu". Pastaj thonë: "Cila është feja jote?" -thotë: "Feja ime është Islami". Pastaj pyesin: "Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?" - thotë: "Ai është i Dërguari i Zotit" Melaiket e pyesin përsëri: "Cila ka qënë puna jote?" -thotë: "Lexova librin e All-llahut dhe e besova atë". Këto tre janë e fundit sprovë që i paraqitet besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur'an: "I përforcon All-llahu ata të cilët besuan, me një fjalë të palëkundëshme në jetën e kësaj bote". Prandaj ai thotë: "Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhammedi". Thëret një thirrës në qiell: "Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhennetit dhe visheni atë me veshje të xhennetit dhe hapni atij derën tek xhenneti". i vjen atij nga era e tij dhe mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: "Gëzohu me atë që të gëzon ty, përgëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të cilat ka mirësi të përhershme", kjo është dita e cila të është premtuar. Pastaj shpirti i tij thotë: "Edhe ty të përgëzoftë All-llahu me të mira, po kush je ti?" -"Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu të shpërbleftë me të mira". Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: "Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë dhe i paraqitet xhenneti. Ndërsa sheh se ç'ka atje, thotë: "Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime". i thuhet atij: "Rri i qetë!".

Ndërsa mosbesimtarit, kur është në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në ahiret, i zbresin atij melaiket nga qielli, me pamje të ashpër, me fytyra rë zeza. Në duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i ulen atij në një distancë sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotë: "O shpirt i keq, dil për tek zemërimi i All-llahut". Kështu del shpirti nga trupi i tij me vështirësi të madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e mallkojnë atë të gjithë melaiket midis qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaiket në qiell. i mbyllen atij të gjitha dyert në qiell dhe melaiket që qëndrojnë në këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket që zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Pastaj ngrihen me të në qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi melaikesh ata pyesin: "ا'është ky shpirt i keq?" -i përgjigjen: "është filani i biri filanit" -dhe i përmendin emrat më të këqinj me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kur arrijnë me të në qiellin e tokës dhe kërkojnë t'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dërguari i All-llahut: "Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë në xhennet aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës". Thotë All-llahu i Lartësuar: "Shkruajeni librin e tij në sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia), në vëndin më të ulët". Pastaj u thuhet: "Kthejeni robin tim në tokë, sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t'i kthej dhe prej saj do t'i nxjerr përsëri". Pastaj hidhet shpirti derisa të shkojë në trupin e tij, dhe ai dëgjon hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i vijnë atij dy melaike me pamje të ashpër të cilët i ulen pranë dhe i thonë: "kush është Zoti yt?" -thotë: "Ah! Ah! Nuk e di". Pyesin përsëri: "ا'mund të thuash për njeriun që u dërgua tek ju?" -ai nuk është i udhëzuar ndaj dhe s'e thotë dot emrin e tij. Dhe i thuhet: "Muhammedi!". - "Ah! Ah! -Thotë: "Nuk e di. Kam ndëgjuar njerëzit ta përmëndnin" dhe i thonë: "Nuk e dite, prandaj s'e the". Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që thotë se gënjeu. Shtrojeni atë në shtroje prej zjarri. Hapet pastaj një derë prej dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i ndërfuten me njëra-tjetrën. Pastaj i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe i thotë: "Përgëzohu me të keqen tënde. Kjo është dita jote e cila të është premtuar". -Po ty, të përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti? Burri i shëmtuar thotë: "U jam puna jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtë ne vepra të këqia (mëkate), prandaj All-llahu të shpërbleftë me të keqia!Pastaj goditet me një çekan hekuri, që sikur të goditej me të një mal do të bëhej pluhur. Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur. Pastaj All-llahu e kthen edhe një herë siç ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr një klithmë të fortë që e dëgjon çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe hapet një derë nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë: "O Zot mos e bë kijametin.

Ky hadith, sqaron shumë gjëra të jetës së varrit. Sa u takon pyetjeve konkrete themi: gjykimi do të bëhet pasi të ringjallemi dhe të dalim para Allahut, e jeta e varrit është tjeter nga jeta e botës tjetër. Të mirët do t’i përjetojnë begatitë e Allahut, kurse në Xhennet do të kenë begati shumë më të mëdha. Të keqinjtë do të përjetojnë dhimbje në jetën e varrit, kurse në Xhehennem do të kenë dhimbje shumë më të mëdha.Lusim Allahun e Madhëruar të na bëjë prej banorëve të Xhennetit, të na shpëtojë nga dënimi i varrit dhe Xhehennemit. Amin!

Agim Bekiri,

albislami.com

SEID IBNU AMIR EL‑XHUMEHIJ

Fragmente_nga_jeta_e_sahabeve_-1

SEID IBNU AMIR EL‑XHUMEHIJ

“Seid ibnu Amir El‑Xhumehij është njeriu që bleu ahiretin me dynja dhe preferoi Allahun dhe Pejgamberin e Tij mbi këdo tjetër.”

Historianët

I riu Seid ibnu Amir El‑Xhumehij ishte njëri prej atyre mijërave që kishin dalur në vendin e quajtur “Ten’im”, jo larg Mekës, me ftesën e parisë kurejshite, që të jenë dëshmitarë të ekzekutimit me vdekje të HUBEJB IBNU ADIJJIT, njërit prej sahabëve të Muhammedit a.s., të cilin e kishin zënë tradhtisht kurejshitët.

Fuqia e tij e pafrenueshme rinore i kishte mundësuar të depër­tojë në mesin e turmës, derisa arriti te paria e Kurejshit, ku ishte Ebu Sufjan ibnu Harbi, Safvan ibnu Umeje e shumë të tjerë, të cilët shko­nin në krye të kolonës.

Kjo i bëri të mundur që ta shohë robin e kurejshitëve të lidhur me pranga, ndërsa turma e grave, fëmijëve dhe e të rinjve e shtynin në drejtim të sheshit të ekzekutimit (trekëmbëshit). Këte e bënin në shenjë hakmarrjeje ndaj Muhammedit a.s. për të vrarët e tyre në be­tejën e Bedrit.

Kur turma e madhe arriti me robin e saj në vendin e caktuar për ekze­kutimin e tij, i riu Seid ibnu Amir el‑Xhumehij qëndroi me shtatin e tij të hedhur duke e soditur Hubejbin se si e çonin te trekëmbëshi, ku edhe ia zgjidhën prangat. Atëherë u dëgjua zëri i tij i fuqishëm dhe i qetë në mesin e ulurimave të grave dhe të fëmijëve duke thënë:

“Nëse dëshironi, më lejoni t’i fal dy rekate para se të më ekzekutoni!”

Pastaj e pa Hubejbin se si u kthye kah Qabeja dhe i fali dy rekate. Oh, sa bukur i fali dhe sa mirë i kompletoi!

Pastaj e pa se si iu kthye parisë së popullit duke u thënë:

“Betohem në Allahun, se sikur të mos kishit menduar se po e zgjas namazin nga frika prej vdekjes, do të isha falur më gjatë!”

Më vonë e pa me dy sytë e vet se si populli e masakronte Hubej­bin për së gjalli, duke ia prerë një nga një gjymtyrët e trupit e duke e pyetur:

- A dëshiron që Muhammedi të jetë në vendin tënd e ti të shpëtosh?!

Derisa gjaku shkonte si rrëke prej trupit të tij, Hubejbi përgjigjej:

- Betohem në Allahun se nuk do të dëshiroja të jem i qetë me gruan dhe fëmijët e mi, nëse Muhammedi a.s. theret, qoftë edhe nga një therrë.

Kur i dëgjuan këto përgjigje prej tij, të pranishmit i ngritën duart e tyre dhe brohoritën me zë të lartë: Mbyteni, mbyteni!!!

Pastaj Seid ibnu Amiri e pa Hubejbin se si e qonte shikimin e tij nga qielli, e ai ishte mbi dërrasën e ekzekutimit, dhe lutej duke thënë:

- O Zoti im, mbyti ata, që të gjithë, dhe mos e përjashto asnjë! Pastaj dha shpirt e në trupin e tij nuk mund të numëroheshin të rënat e shpatave dhe të goditurat e shtizave.

***

Kurejshitët u kthyen në Mekke dhe në rrëmujën e ndodhive të reja harruan trupin e Hubejbit dhe vrasjen e tij.

Mirëpo, djaloshi i ri, Seid ibnu Amir el‑Xhumehij, asnjë-herë nuk e hoqi nga mendja Hubejbin.

Hija e tij i paraqitej në ëndërr kur ai flinte, e kur ishte zgjuar ai e shihte hijen e tij. Gjithnjë e kishte parasysh pamjen e tij duke i falur ato dy rekate, të cilat i fali në qetësi, ndonëse ishte para dë­rrasës së varjes dhe gjithnjë i dukej se po e dëgjon zërin e tij kur ai lutej kundër kurejshitëve dhe kishte frikë se mos do ta godasë rrufeja apo diçka tjetër nga qielli.

Rasti i Hubejbit i mësoi Seidin atë që më parë nuk e dinte. Mësoi se jeta e vërtetë është besim dhe luftë dhe se për besimin dhe bindjen tënde vlen të luftosh deri në vdekje.

Mësoi, po ashtu, se besimi i fortë bën çudira dhe mrekullira.

Seidi mësoi se njeriu të cilin aq shumë e donin sahabet e tij patjetër duhet të jetë Pejgamber i përkrahur nga Zoti.

Kur i pa dhe i kuptoi të gjitha këto, Allahu xh. sh., ia hapi zem­rën për Islam. Në një rast, ndërsa ndodhej në një tubim të madh, ai u ngrit dhe e shpalli distancimin e tij nga mëkatet e kurejshitëve, duke i braktisur idhujt dhe bestytnitë e injorancës së tyre dhe e shpalli haptazi se ai e pranoi fenë islame.

***

Më vonë, Seid ibnu Amiri emigroi në Medinë, e shoqëroi Pejgam­berin a.s. dhe ishte pjesëmarrës në betejën e Hajberit dhe në be­tejat e mëvonshme.

Pasi Muhammedi a.s. ndërroi jetë dhe kaloi në jetën e am­shuesh­me, duke qenë i kënaqur ndaj tij, Seidi edhe pas vdekjes së tij mbeti shpatë e mprehtë në kohën e Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. Ai ishte shembull i rrallë i besimtarit, i cili e kishte blerë ahire­tin me dynja dhe e kishte preferuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut xh. sh. mbi epshet e shpirtit dhe kënaqësitë e trupit.

***

Të dy halifet e Pejgamberit a.s. e njihnin mirë Sied ibnu Amirin, besnikërinë dhe devotshmërinë e tij, e prandaj edhe i dëgjonin këshillat e tij.

Në ditët e para të sundimit të Omer ibnul Hattabit hyri tek ai dhe iu drejtua me këto fjalë:

- O Omer, të këshilloj të kesh frikë Allahun në marrë-dhëniet me njerëzit e jo të kesh frikë prej njerëzve në marrëdhëniet me Allahun. Fjala jote të mos vijë në kundër-shtim me veprën tën­de, sepse fjala më e mirë është ajo të cilën e vërteton vepra!

- O Omer: Bëhu i njëjtë për të gjithë muslimanët, fatin e të cilëve Allahu ta besoi ty, si ndaj atyre që i ke të afërt dhe atyre që i ke të largët. Dëshiroju atë që dëshiron për vetveten dhe familjen tënde. Mos ia dëshiro të keqen atyre, ashtu si nuk ia dëshiron të keqen vetvetes dhe familjes tënde. Bëhu i qëndrueshëm në vështirësi, në emër të së vërtetës. Në rrugën e Allahut mos u frikëso prej qortimit të askujt!

Omeri pastaj pyeti:

- Kush mund ta bëjë këtë, o Seid?! 

Ai u përgjigj:

- Këtë mund ta bëjë një njeri si ti, të cilit Allahu ia besoi fatin e umetit të Muhammedit a.s. dhe në mes tij e Allahut nuk është askush tjetër.

***

Pas kësaj bisede, Omeri r.a. e ftoi Seidin që ta ndihmojë dhe i tha:

- O Seid, unë po të emëroj vali të Himsit.[1] 

Seidi iu përgjigj:

- O Omer, pasha Allahun, mos më drejto nga kjo botë e ta harroj ahiretin!

Omeri i hidhëruar ia ktheu:

- Ç’është me ju?! Më keni varur në qafë tërë këtë barrë (hila­fetin) ‑ udhëheqjen e muslimanëve ‑ e pastaj më lëni vetëm!!

Atëherë Seidi ia ktheu:

- Pasha Allahun, nuk do të lë! 

Pastaj Omeri e emëroi vali të Himsit dhe i tha:

- A të caktoj një pagë të rregullt? 

Seidi iu përgjigj:

- Ç’të bëj me të, o prijës i muslimanëve?! Ajo që më ndahet nga fondi i pasurisë së muslimanëve i plotëson nevo-jat e mia dhe më tepron.

Pastaj shkoi në Hims...

Nuk shkoi shumë kohë dhe erdhi tek Omeri një delegacion nga Himsi, në të cilin ai kishte besim të plotë.

Omeri iu drejtua atyre me këto fjalë:

- Shkruani emrat e të varfërve të Himsit që t’u jepet një ndih­më e cila do t’ua plotësojë nevojat më elementare të tyre.

Delegacioni e përpiloi listën e të varfërve dhe ia dorëzoi Omerit r.a., e në mesin e të varfërve gjendej edhe emri i Seid ibnu Amirit.

Kur Omeri e pa emrin e tij pyeti:

- Kush është ky Seid ibnu Amir?! 

Ata iu përgjigjën:

- Valiu ynë.

Omeri pyeti përsëri:

- Valiu juaj i varfër?! 

Ata u përgjigjën:

- Po, pasha Allahun, kalojnë ditë të tëra e në shtëpinë e tij nuk ndi­zet zjarri.

Duke i dëgjuar këto fjalë, Omeri qau derisa lotët iu bashkuan në mjekër. Mori një mijë dinarë dhe i vuri në një qese dhe tha:

- Përcillni Seidit të falat e mia dhe i thujini: “Halifeja e muslimanëve t’i ka dërguar këto të holla për disa nevoja personale.”

***

Delegacioni shkoi te Seidi dhe ia solli qesen. E shikoi atë dhe kur i pa dinarët filloi t’i largojë duke thënë:

- Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi!

Ishte goditur si­kur t’i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi. Kur e vërejti këtë gruaja e tij nxitoi tek ai për t’i dalë në ndihmë dhe e pyeti:

- Çka të ka ndodhur, o Seid?! 

A mos ka vdekur halifeja i muslimanëve?!

Seidi u përgjigj:

- Jo, diçka më e madhe se ajo.

Kur ajo përsëri e pyeti: - A mos kanë pësuar muslimanët disfatë në ndonjëren prej betejave të tyre?!

Seidi përsëri u përgjigj:

- Jo, diçka edhe më e madhe.

Atëherë ajo pyeti:

- Çka mund të jetë më e madhe se kjo?!

Ai u përgjigj:

- Ka hyrë tek unë dynjaja, që të ma prishë ahiretin, dhe hyri e keq­ja në shtëpinë time.

Gruaja tha:

- Largoje atë! ‑ duke mos ditur asgjë për dinarët.

Ai e pyeti:

- A do të më ndihmosh? 

Ajo u përgjigj:

- Po.

Seidi i mori dinarët dhe i ndau në qese të vogla e pastaj ua ndau muslimanëve të varfër.

***

Pas një kohe të shkurtër Omeri shkoi në vizitë në Sham për të pa­rë për së afërmi gjendjen e popullit. Pastaj arriti në Hims, që qu­hej “El‑Kuvejfe” (Kufa e vogël), për shkak të ankesave të shumta të banorëve të Himsit ndaj valive të tyre, ashtu sikurse vepronin banorët e Kufes në Irak.

Me rastin e ardhjes së Omerit r.a. banorët e Himsit kishin ardhur për ta përshëndetur e ai i pyeti:

- Si sillet valiu juaj!

Ata u ankuan dhe përmendën katër çështje, secilën më të madhe se tjetrën.

Omeri tregon e thotë: I bëra bashkë banorët e Himsit dhe va­liun e tyre dhe e luta Allahun që të mos më zhgënjejë në të, sepse kisha besim të madh.

Kur u bënë së bashku tek unë, ata dhe valiu i tyre, u thashë:

- Për çka ankoheni nga valiu juaj? 

Ata u përgjigjën:

- Nuk paraqitet në mes nesh vetëm pasi kalon një pjesë e mirë e ditës.

I thashë: Ç’thua për këtë, o Seid?

Heshti pak e pastaj tha:

- Pasha Allahun, nuk kam dashur të flas për këtë. Mirëpo, pasi po më pyetni, po ju tregoj. Familja ime nuk ka shërbëtor, prandaj unë çdo mëngjes e përgatis brumin dhe e lë një kohë de­risa të vijë e pastaj i gatuaj bukët. Pas kësaj marr abdes dhe dal në popull.

Omeri pastaj pyeti:

- Cila është ankesa tjetër? 

Ata thanë:

- Askujt nuk i përgjigjet në ftesë gjatë natës.

I thashë: Ç’thua për këtë, o Seid?


U përgjigj:

- Pasha Allahun nuk kam dashur ta nxjerr në shesh këtë. Unë ditën ia kam kushtuar nevojave të popullit, kurse natën e kam caktuar t’i bëj ibadet Allahut xh.sh.

Omeri pyeti prapë:

- Cila është ankesa tjetër? 

Ata u përgjigjën:

- Nuk paraqitet te ne një herë në muaj.

E pyeta: Ç’thua për këtë, o Seid?

Ai u përgjigj:

- Nuk kam shërbëtor, o udhëheqës i muslimanëve, dhe nuk kam rroba të tjera përveç këtyre që kam në trupin tim. Këto i laj një herë në muaj dhe i lë të thahen, e kur të thahen i vesh dhe dal në popull dikur vonë, nga fundi i ditës.

Pastaj Omeri pyeti përsëri:

- Për çfarë ankoheni tjetër?

Ata u përgjigjën:

- Shumë herë thellohet në mendime, kur rrimë së bashku, saqë nuk di se ku është.

E pyeta: “Ç’thua për këtë, o Seid?

U përgjigj:

- Isha dëshmitar i mbytjes së Hubejb ibnu Adijjit, kur unë isha pabesimtar. E kam parë se si kurejshitët ia prenin gjymtyrët e tru­pit një nga një dhe i thonin:

“A do të dëshiroje që Muhammedi të jetë në vendin tënd?”

Ndërsa ai përgjigjej:

“Pasha Allahun, nuk do të dëshiroja që unë të jem i qetë me fa­miljen time e me fëmijët e mi e Muhammedi të theret qoftë edhe prej një therre.” Betohem në Allahun se çdoherë që më kuj­tohet ajo ditë dhe i bëj pyetje vetvetes përse nuk i dola në ndihmë, më kap frika se Allahu nuk do të ma falë këtë dhe për këtë arsye kaloj në atë gjendje.

Pas kësaj Omeri tha:

- Falënderimi i qoftë Allahut, që nuk më zhgënjeu në para­gjy­kimet e mia ndaj Seidit.

Pastaj nxori një mijë dinarë dhe ia dhuroi Seidit për t’i plotë­suar disa nga nevojat e tij më elementare.

Kur i pa gruaja e tij tha:

- Falënderimi i qoftë Allahut, i cili na liroi prej shërbimit tënd. Blej gjërat ushqimore dhe merre me pagë një shërbëtor.

Seidi ia ktheu:

- A ke propozim më të mirë se ky?

Gruaja pyeti:

- Cili është ai?! 

Ai u përgjigj:

- Ia japim Atij që na i kthen, atëherë kur ne kemi nevojë shumë të madhe për të.

Gruaja pyeti:

- Kujt?!

- Ia japim dikujt për Allahun, si hua më të mirë.

Gruaja ia ktheu:

- Allahu të shpërbleftë me të gjitha të mirat!

Ende pa u larguar nga tubimi, dinarët i shpërndau në disa qese dhe i tha njërit nga familja e vet:

- Dërgoja këta dinarë të vejës së filanit dhe jetimave të filanit, të varfërve të familjes së filanit dhe atyre që kanë nevojë prej familjes së filanit.

*  *  *

Allahu qoftë i kënaqur me Seid ibnu Amir el‑Xhumehiun. Ai ishte prej atyre që u jepte përparësi të tjerëve para vetvetes, edhe pse ai kishte nevojë për pasuri.



[1] Qytet në Siri, ndërmjet Damaskut dhe Halepit. Në të gjendet varri i heroit të madh islam ‑ Halid ibnu Velidit.


Abdurr Rrahman Rafet El Basha

Përktheu: Qemal Morina

 

TUFEJL IBNU AMR ED‑DEVSIJ

tufejl ibnu amr ed‑devsij

TUFEJL IBNU AMR ED‑DEVSIJ

“O Zoti im, bëji atij një shenjë që do t’a ndihmojë në bamirësi!”

Nga lutja e Pejgamberit a.s. për të.

Tufejl ibnu Amr Ed‑Devsij, ishte prijës i fisit Devs në kohën e injo­rancës (në periudhën paraislame), njëri prej njerëzve më me auto­ritet të parisë arabe dhe prej njerëzve më të ndershëm, të rrallë, të asaj kohe.

Tek ai asnjëherë nuk hiqej vorbulla nga zjarri, dhe as nuk mbyllej de­ra e shtëpisë para mysafirëve.

Ushqente të uriturit, siguronte të frikësuarit dhe streh-onte ata që kërkonin strehim.

Përveç kësaj, ai ishte mendjehollë, i zgjuar, poet i ndje-shëm dhe orator.

*  *  *

Një ditë prej ditësh, Tufejli u largua nga vendbanimi i popullit të tij në “Tuhame” dhe u nis për në Meke. Në atë kohë rrëmuja e luftës ndërmjet Pejgamberit a.s. dhe pabe-simtarëve kurejshit kishte arritur kulmin. Secila palë dëshiro-nte të përfitonte në anën e vet sa më shumë miq dhe aleatë. Ndërsa Pejgamberi a.s. i lutej Krijuesit të vet, e arma e tij e vetme ishte besimi i vërtetë.

Pabesimtarët kurejshit i ishin kundërvënë thirrjes së tij, e luftonin me çdo mjet dhe në çdo mënyrë i largonin njerëzit nga feja.

Tufejli u gjet në këtë luftë i papërgatitur dhe do të hyjë në të pa ndonjë qëllim të caktuar.

Ai nuk kishte ardhur në Meke për këtë qëllim, e as që i kishte shku­­ar ndërmend ndonjëherë për konfliktin e mëpar-shëm ndërmjet Muhammedit dhe kurejshitëve.

Rreth këtij konflikti, Tufejli përjetoi një ndodhi që konside­ro­het prej tregimeve më të çuditshme. Ta dëgjojmë pra.

Tufejli tregon e thotë:

Arrita në Meke. Posa më panë, paria e Mekës u nisën nga unë. Më pritën shumë mirë dhe më nderuan me një mikpritje që nuk mba­het në mend.

Pastaj u tubuan rreth meje më të zgjedhurit e kurej-shitëve dhe më thanë:

- O Tufejl! Ti erdhe në vendin tonë. Ky njeri, i cili pretendon se është Pejgamber, na ka përçarë dhe na ka prishur. Ne kemi frikë se mos do të ndodhë me ty dhe me popullin tënd ajo që na ka ndodhur neve. Kujdes, e mos fol me atë njeri! As mos dëgjo prej tij asgjë, sepse ai ka disa fjalë, të cilat i ngjajnë magjisë: e ndan fëmijën prej prindit, vëllanë prej vëllait e gruan prej burrit. 

*  *  *

Tufejli pastaj vazhdon e thotë:

- Betohem në Allahun se, derisa më tregonin lajme të çuditshme për të dhe duke më frikësuar mua dhe popullin tim për veprat e tij të çuditshme, vendosa që të mos i afrohem atij, të mos i flas e as të mos dëgjoj prej tij asnjë fjalë.

Në mëngjes herët u zgjova dhe shkova për të bërë tavaf rreth Qabes, që të kërkoj ndihmë nga idhujt e vndosur në të, ku bënim haxhin dhe i adhuronim ata. Para se të nisesha, i mbylla të dy veshët me pambuk, nga frika se mos do të depërtojnë tek unë fjalët e Muhammedit. 

Mirëpo, posa hyra në Qabe, e pashë Muhammedin duke u falur, e falur që ndryshonte nga të falurit tonë, edhe adhurimi i tij ndryshonte nga adhurimi ynë. Pamja e tij më magjepsi dhe mënyra e adhurimit të tij më mahniti. E pashë veten duke iu afruar atij padashje dhe për një çast e gjeta veten pranë tij. Deshi Allahu të arrijë te veshët e mi ajo që thoshte ai. Dëgjova fjalë tejet të bukura dhe thashë me vete: 

“Medet për ty, o Tufejl!” 

Ti je njeri i mençur dhe poet. Je në gjendje të dallosh të mirën prej të keqes. Ç’të pengon ty të dëgjosh prej këtij njeriu se ç’thotë?  

Nëse ajo që thotë është e mirë, e pranon, e nëse është e keqe, e lë.

Tufejli pastaj vazhdon rrëfimin e tij:

Qëndrova aty derisa u largua Pejgamberi a.s. dhe u nis për në shtë­pinë e vet. U nisa menjëherë pas tij dhe, ndërsa ai hyri në shtë­pinë e tij dhe deshi ta mbyllë derën, e arrita dhe i kërkova leje të hy­j me të. Menjëherë ia fillova bisedës dhe i thashë:

- O Muhammed! Populli yt më ka thënë për ty kështu e ashtu. Be­to­hem në Allahun se më frikësuan prej teje deri në atë shkallë saqë i mbylla të dy veshët me pambuk me qëllim që të mos dëgjoj prej teje asgjë. Mirëpo, deshi Zoti e dëgjova diçka dhe e hetova se është e bukur.

Më trego për çështjen tënde. Pejgamberi a.s. i tregoi në de­ta­je dhe ia lexoi atij kaptinën “El‑Ihlas” dhe “El‑Felek”.  

Tufejli pastaj thotë:

- Betohem në Zotin se asnjëherë nuk kam dëgjuar fjalë më të bu­kura se fjalët e tij dhe as që kam parë njeri me parime dhe mësime më të drejta.

Në atë moment ia dhashë dorën dhe dëshmova se “nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij”, dhe kështu hyra në fenë islame.

 

Tufejli pataj vazhdon rrëfimin e tij:

- Pas kësaj qëndrova një kohë në Meke për t’i mësuar bazat e fesë islame dhe mësova përmendsh disa pjesë të Kur’anit. Kur vendosa të kthehem te populli im, Pejgamberit a.s. i thashë:

- O i Dërguari i Allahut! Fjala ime ka peshë në fi­sin tim. Unë do të kthehem te populli im dhe do t’i ftoj ata në fe­në islame. Lute Zotin të më japë një shenjë, që do të më ndih­mojë në thirrjen time. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: “O Zoti im, jepi këtij një shenjë!” 

U nisa për te populli im dhe kur arrita në një vend të lartë, prej ku dukeshin shtëpitë e tyre, në mes të syve të mi u paraqit një dri­të, një si kandil, e thashë:

- O Zoti im, bëje atë jashtë fytyrës sime, sepse kam frikë se ata do të mendojnë se ky është dënim për mua, për shkak të braktisjes së fesë së tyre.

Posa hyra në shtëpinë time, hyri babai im i shtyrë në moshë dhe i thashë: 

- Largohu prej meje, o babai im! Ti nuk je imi e as unë nuk jam yti! 

Babai i habitur ma ktheu:

- Përse, o biri im?! 

Iu përgjigja:

- Unë jam bërë musliman dhe kam kaluar në fenë e Muhammedit a.s.

Babai ma ktheu:

- Në rregull, biri im. Feja jote është edhe feja ime! 

Atëherë i thashë:

- Shko lahu dhe pastroi rrobat, e pastaj eja tek unë që ta mësoj atë që kam mësuar unë.

Babai shkoi e u la, i pastroi rrobat e veta dhe pastaj erdhi. Ia paraqita fenë islame dhe e pranoi. 

Pas tij erdhi gruaja ime, së cilës i thashë: 

- Largohu prej meje, sepse nuk jam yti e as ti nuk je imja! 

Gruaja e habitur ma ktheu:

- Përse?! Të betohem në babanë dhe nënën time?! 

Iu përgjigja:

- Na ka ndarë feja islame. Unë kam pra­nuar Islamin, fenë e Muhammedit. 

Atëherë ajo tha: Feja jote është edhe feja ime.

I thashë: - Shko, pastrohu me ujin e “Dhish‑Shera”! E “Dhish ‑Shera” ishte një idhull i posaçëm për fisin “Devs”, rreth të cilit zbriste ujë nga kodra.” 

Gruaja e habitur ma ktheu:

- Të betohem në babanë dhe nënën time, a mos po u ndodh fëmijëve ndonjë e keqe nga “Dhush‑Shera”? 

Ia ktheva me hidhërim:

- Medet për ty dhe për “Dhush‑Sheran”?! Të thashë shko dhe pas­trohu atje, larg prej syve të njerëzve, e unë të garantoj ty se ai gur i shurdhër nuk është në gjendje të të bëjë asgjë.

Shkoi dhe u pastrua. Pastaj u kthye. Ia paraqita fenë islame dhe e pranoi. 

Pastaj e thirra fisin tim “Devs”, por ata ngurruan t’i përgjigjen thirrjes sime, përveç Ebu Hurejres, i cili ishte më i shpejti në pra­ni­min e fesë islame.

*  *  *

Tufejli pastaj vazhdon e thotë:

Shkova te Pejgamberi a.s. në Meke bashkë me Ebu Hurejren. Po­sa më pa, Pejgamberi a.s. u gëzua për ardhjen time dhe më pyeti:

- Çka ka, o Tufejl?!

 

 

Iu përgjigja:

- Zemra të ngurta dhe mosbesim i madh. Në fisin tim “Devsin” ka triumfuar e keqja dhe amoraliteti.

Pejgamberi a.s. u çua, mori abdes, u fal dhe i ngriti duart lart kah qielli. Ebu Hurejre tregon:

“Kur e pashë ashtu, më hyri frika se mos po e mallkon popullin tim e do të shkatërrohet dhe thashë: ”Medet për popullin tim!”

Mirëpo, Pejgamberi a.s. filloi t’i lutet Allahut me këto fjalë:

- O Zoti im, udhëzoje Devsin!!! O Zoti im, udhëzoje Devsin!!! O zoti im, udhëzoje Devsin!!!

Pastaj u kthye kah Tufejli dhe tha:

- Kthehu te populli yt, sillu butë me ta dhe thirri ata në fenë islame!

*  *  *

Tufejli pastaj vazhdon e tregon:

- Derisa unë isha në mesin e fisit Devs duke i thërritur ata në fenë islame, Pejgamberi a.s. u shpërngul në Medinë. Ndërkohë ndodhi lufta e Bedrit, e Uhudit dhe e Hendekut. Një ditë prej ditësh shkova te Pejgamberi a.s. dhe me mua ishin tetëdhjetë shtëpi të fisit Devs, të cilët kishin pranuar fenë islame. Kjo e gëzoi pa masë Pej­gam­berin a.s. dhe na dhuroi një pjesë nga preja e luftës së Haj­be­rit, kurse ne i thamë:

- O i Dërguari i Allahut, na cakto neve krahun tënd të djathtë në çdo luftë dhe le të jetë shenja jonë “mebrur”.

Tufejli pastaj vazhdon rrëfimin e tij:

- Vazhdimisht isha me Pejgamberin a.s., deri në çlirimin e Mekës dhe një ditë prej ditësh i thashë:

- O i Dërguari i Allahut më dërgo te “Dhul‑keffejni”, idhull i Amër ibnu Hamemes, që ta djeg atë... Pejgamberi a.s. më lejoi dhe shkova tek idhulli në krye të një çete të popullit tim.

Posa arrita tek idhulli dhe desha t’ia vë zjarrin, rreth tij u tubuan gratë, burrat dhe fëmijët, e vëzhgonin dhe pritnin se do të gjuajë rru­feja, nëse i bëja çfarëdo dëmi “Dhul‑keffejnit”.

Mirëpo, në prezencën e adhuruesve të tij u drejtova kah idhu­lli dhe nisa të fusë zjarr në brendinë e tij, duke recituar;

“O ‘Dhul‑keffejn’, nuk jam prej adhuruesve të tu.

Lindja jonë është më e vjetër se lindja jote.

Unë e ndeza zjarrin në brendinë tënde”.

Me shkatërrimin e idhullit “Dhul‑keffejn” u shka­tërrua çdo gjë që kishte mbetur nga mosbesimi në fisin Devs dhe i tërë populli pranoi fenë islame.

Pas kësaj ngjarje, Tufejl ibnu Amr Ed‑Devsij mbeti me Pejgam­berin a.s. derisa i Dërguari i Allahut ndërroi jetë.

Pas vdekjes së Pejgamberit a.s. dhe me kalimin e hilafetit në duart e Ebu Bekr Es‑Sidikut, Tufejli me gjithë të birin ishte në shërbim të halifes së Pejgamberit a.s.

Posa filluan luftërat kundër renegatëve të fesë islame, Tufejli u mo­bi­lizua së bashku me të birin e tij, Amrin, në krye të ushtrisë së muslimanëve në luftë kundër Musejleme el‑Kedh‑dhabit.

Gjatë rrugës së tij për në Jemame pa një ëndërr, të cilën ua tre­goi shokëve të vet dhe u tha:

- Unë kam parë një ëndërr. Cili prej jush mund të ma shpjegojë domethënien e saj?

Shokët e pyetën:

- Çfarë ke parë?

Tufejli u përgjigj:

- Pashë se i kisha qethur flokët, një zog doli prej gojës sime, një grua më futi në barkun e saj dhe se djali im Amri filloi të më kër­kojë me të shpejtë, mirëpo diçka e pengoi që të më bash­kan­gjitet.

Shokët i thanë:

- Dhashtë Zoti e të jetë mirë. 

Tufejli iu ktheu atyre:

- Pasha Allahun, sa më përket mua, unë e kam shpjeguar atë.

Sa i përket qethjes së flokëve të mi, kjo do të thotë se mua do të më prehet koka.

Ndërsa shpendi që doli prej gojës sime, ai është shpirti im.

Kurse gruaja, e cila më futi në barkun e saj, simbolizon tokën në brendinë e së cilës do të varrosem.

Por, edhe dëshira ime e kahershme është që të vdes shehid. 

Ndërsa kërkesa e birit tim dhe nxitimi i tij pas meje do të tho­të se edhe ai do të kërkojë të bjerë shehid sikurse unë, me lejen e Zotit xh.sh., mirëpo, ai do ta arrijë këtë më vonë.

Në luftën e Jemames, sahabi i ndershëm, Tufejl ibnu Amr Ed‑ Dev­sij, tregoi trimëri të rrallë, derisa ra shehid në fushën e betejës. Ndërsa i biri i tij, Amri, vazhdoi të luftojë derisa e lodhën plagët dhe iu pre dora e djathtë. Pas mbarimit të betejës, u kthye në Medinë duke lënë në mejdanin e luftës babanë dhe dorën e vet.

Në kohën e sundimit të Omer ibnul Hattabit, Amr ibnu Tufejli shkoi një herë në vizitë tek ai dhe ndërkohë Omerit ia sollën ush­qimin dhe të gjithë njerëzit që ndodheshin aty u ulën në sofrën e Omerit, përveç Amrit, i cili u largua. Kur Omeri vërejti mospre­zencën e tij, pyeti:

- Çfarë ke, o Amr?! Ndoshta ti nuk deshe të ulesh për shkak se turpërohesh prej dorës sate.

Amri u përgjigj:

- Po. O halife (sundues) i besimtarëve...

Omeri, atëherë ia ktheu:

- Betohem në Allahun se nuk do ta kërkoj këtë ushqim derisa mos ta përziesh me dorën tënde të prerë. Betohem në Allahun se nuk është asnjëri në mesin tonë që një pjesë e tij e ka në xhenet, përveç teje, - duke aluduar në dorën e tij.

*  *  *

Ëndrra e rënies shehid i dilte parasysh vazhdimisht, që nga koha kur ishte ndarë prej babait. Kur u zhvillua lufta e Jermukut, Amri nxitoi të marrë pjesë në të, bashkë me të tjerët, dhe në betejë e sipër, në kulmin që kishte arritur lufta, ai ra shehid, gjë që edhe e kishte paralajmëruar babai i tij disa vjet më parë.

Allahu xh.sh. e mëshiroftë Tufejl ibnu Amrin. Ai ishte shehid dhe baba i shehidit.

 

Abdurr Rrahman Rafet El Basha

Përktheu: Qemal Morina

ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES‑SEHMIJ

abdullah ibnu hudhafe es sehmij

ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES‑SEHMIJ

“Çdo musliman ka të drejtë ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unë i pari e bëj këtë.”

Omer ibnul Hattabi

Heroi i tregimit tonë është një njeri nga sahabët, i cili quhet ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES‑SEHMIJ.

Historia ka mundësi të kalojë para këtij njeriu ashtu sikurse kaloi pa­ra miliona arabëve para tij pa i përmendur fare.

Mirëpo, Islami madhështor ia bëri të mundur Abdullah ibnu Hu­dha­fes të takohet me dy sundim­tarët e botës së asaj kohe: Kisranë e persianëve dhe Cezarin, perandorin e romakë-ve, dhe me secilin prej tyre të ketë nga një ndodhi, të cilat do t’i ruajë kujtesa e kohës dhe do t’i rrëfejë historia.

*  *  *

Ngjarja e tij me Kisranë e persianëve ndodhi në vitin e gjashtë të hixhretit, kur Pejgamberi a.s. vendosi t’i dërgojë disa prej saha­bëve të vet me mesazhe mbretërve dhe perandorëve të huaj, me anë të të cilëve i ftoi në fenë islame.

Muhammedi a.s. ishte i vetëdijshëm për rrezikun që mbarte në ve­te ky mision.

Emisarët e tij do të shkonin në vende të largëta, të cilat nuk ki­shin pasur rast t’i vizitonin më parë. Ata nuk kishin njohuri për gju­hët e atyre popujve e as nuk ua dinin temperamentin mbretërve të tyre.

Pastaj, do t’i ftonin ata mbretër të braktisnin fetë e tyre dhe të hiqnin dorë nga pozitat dhe pushteti që mbanin dhe të hynin në fenë e një populli, i cili deri dje ishte i nënshtruar prej tyre.

Vërtet ky ishte një udhëtim i rrezikshëm. Ai i cili merrte guximin të nisej në atë rrugë, ishte i humbur, ndërsa ai që kishte fat të kthehej prej saj, ishte i lindur për së dyti.

Prandaj Pejgamberi a.s. i tuboi shokët e vet dhe u foli atyre. Pa­si falënderon Allahun xh.sh., siç e kishte zakon, iu drejtua sahabëve të vet me këto fjalë:

- Unë dëshiroj t’i dërgoj disa prej jush te mbretërit e huaj, pran­daj mos polemizoni me mua ashtu si polemizuan të bijtë e Izraelit rreth Isait, të birit të Mejremes.

Sahabët iu përgjigjën:

- O Pejgamber i Allahut, ne jemi në gjendje të kryejmë çdo ur­dhër tëndin, dërgona kudo që dëshiron ti!

*  *  *

Pejgambari a.s. i dërgoi gjashtë prej sahabëve t’i mbartin mesa­zhet e tij te mbretërit arabë dhe ata joarabë. Në mesin e tyre ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es‑She-mija. Ishte emisar i Pejgamberit a.s., që mbarte mesazhin e tij te Kisra i Persisë.

*  *  *

Menjëherë pas udhëzimeve të marra nga Pejgamberi a.s., Ab­du­llah ibnu Hudhafe e përgatiti devenë e tij. U përshëndet me bashkë­shorten dhe fëmijët dhe u nis në misionin e tij të shenjtë, duke ka­luar nëpër male të larta dhe rrafshina, i vetmuar, nuk kishte me vete askë, përveç Allahut xh.sh. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm, arriti në kryeqendrën e Persisë, në pallatin e peran­dorit. Kërkoi leje për të hyrë te perandori dhe u tregoi ndihmësve të tij për mesazhin, që kishte me vete.

Kur Kisra mori vesh për këtë, u vesh me stolitë më të bukura pe­randorake dhe e ftoi parinë dhe njerëzit më me autoritet të ma­rrin pjesë në mexhlisin e tij. Ata iu përgjigjen ftesës. Pas­taj urdhëroi që t’i lejohet Abdullah ibnu Hudhafes të hyjë në pallatin e tij.

Abdullahu hyri te Perandori i persianëve i veshur me xhelabijen[1] e tij të hollë dhe me shallin e tij të bardhë prej materiali të vrazh­dë, në të cilin dukej modestia arabe.

Megjithatë, ai ishte kryelartë, i vendosur. Në tërë trupin e tij ndiente fuqinë e Islamit dhe në thellësinë e zemrës së tij vlonte kre­naria e imanit (besimit).

Posa e pa se ishte nisur në drejtim të tij, Kisra i dha shenjë një­rit prej njerëzve të tij që t’ia merrte mesazhin prej dorës, por Abdullahu i tha:

- Jo! Mua më ka urdhëruar i Dërguari i Allahut që këtë mesazh ta dorëzoj ty, personalisht në dorë, dhe unë nuk mund ta shke­l urdhrin e të Dërguarit të Allahut.

Atëherë, Kisra iu drejtua njerëzve të tij:

- Lëreni të afrohet pranë meje! 

Abdullahu iu afrua Kisrasë dhe ia dorëzoi mesazhin e Pejgambe­rit a.s. me dorën e vet.

Kisra dha urdhër që të vijë një çatip arab prej banorëve të Hi­res.[2] Për një çast hyri çatipi, e Kisra e urdhëroi ta hapë mesazhin para tij dhe t’ia lexojë atij, në të cilin, përveç të tjerash, shkruante:

“Me emrin e Allahut, të Mëshiruesit e Mirë­bërësit.

Prej Muhammedit, të Dërguarit të Allahut, deri te Kisra, të ma­dhit të Persisë. Paqja qoftë mbi atë që i përmbahet udhëzimit...!”

Posa dëgjoi vetëm këtë pjesë të mesazhit në zemrën e Kisrës gu­foi hidhërimi si zjarri. Fytyra e tij u skuq e u bë all dhe i gufuan da­ma­rët për arsye se Pejgamberi a.s. kishte filluar mesazhin me em­rin e vet. E tërhoqi mesazhin prej dorës së çatipit të vet dhe nisi ta shqyejë, pa e ditur fare se ç’përmbajtje kishte në vazhdim, e në ndërkohë nisi edhe të bërtasë:

- Mua të më shkruajë  kështu, e ai është robi im?!!

Pastaj dha urdhër që Abdullah ibnu Hudhafe të nxirret prej mexhlisit të tij dhe ashtu u veprua.

 

*  *  *

Abdullahu doli prej mexhlisit të Kisras dhe nuk dinte se çka do të bënte Allahu me të.

A do të mbytet apo do të lihet i lirë?

Mirëpo, pasi mendoi një çast, tha:

“Pasha Allahun, le të ndodhë me mua çkadoqoftë, pasi që unë e do­rëzova mesazhin e Pejgamberit a.s.” Nuk vonoi, i hipi devesë dhe u nis. 

Pas një kohe, Kisrasë i kaloi hidhërimi, urdhëroi që të  hyjë tek ai Abdullahu, por ai nuk ishte. E kërkuan në të gjitha anët, por ai kishte humbur pa shenjë, pa gjurmë.

E kërkuan në rrugën që shpiente drejt Gadishullit Arabik, por më kot, ai kishte shkuar.

Kur kishte arritur në Medinë, pas një udhëtimi të mundimshëm, Abdullahu u paraqit te Pejgamberi a.s. dhe i tregoi se çka kishte ndo­dhur me Kisranë dhe shqyerjen e mesazhit. Atëherë Pejgamberi a.s. tha:

- Allahu ia shkatërroftë perandorinë!!!

Ndërkohë, Kisra i shkruajti Badhanit, mëkëmbësit të tij në Jemen: “Dërgoja atij njeriu që është paraqitur në Hixhaz dy njerëz të fuqishëm nga ana jote dhe udhëroji ata të ma sjellin mua.”

Pa humbur kohë, Badhani dërgoi dy njerëz të fuqishëm, nga më të afërtit e tij, te Pejgamberi a.s. dhe me vete ua dha një letër në të cilën kërkonte prej tij të nisej së bashku me ata për t’u takuar me Kisran pa u vonuar.

Në bisedë me ta Badhani kërkoi prej tyre që ta hulumto-jnë çësh­tjen e Pejgamberit a.s. dhe t’i sjellin atij informata më të plota për të.

*  *  *

Ata u nisën dhe pas një kohe arritën në Taif, ku u takuan me disa tregtarë të Kurejshit dhe në bisedë e sipër i pyetën ata edhe për Muhammedin a.s. Ata u përgjigjën se ai gjendet në Jethrib. Treg­tarët e Kurejshit vazhduan rrugën e tyre të gëzuar e të kënaqur dhe filluan t’i përgëzonin kurejshitët me këto fjalë:

- Gëzohuni sepse Kisra do t’i kundërvihet Muhammedit dhe do t’ju kursej prej sherrit të tij!

Ndërkohë të dy njerëzit u drejtuan kah Medina dhe pas një udhëtimi të gjatë arritën atje, e takuan Pejgamberin a.s. dhe ia do­rëzuan letrën e Badhanit duke i thënë:

“Mbreti i mbretërve, Kisra, i shkroi mbretit tonë Badhanit, të dërgojë dikë që të të çojë ty deri tek ai. Ne kemi ardhur që të nisesh me ne; nëse vjen, do t’i flasim Kisrasë për atë që është në të mirën tënde dhe të të kursejë nga keqtrajtimet dhe torturat. Nëse e refuzon këtë, ti e njeh fuqinë dhe vrazhdësinë e tij për të shkatërruar ty dhe popullin tënd.”

Pejgamberi a.s. buzëqeshi dhe u tha atyre:

- Kthehuni sot te devetë tuaja dhe ejani nesër tek unë!

Kur erdhën të nesërmen te Pejgamberi a.s. e pyetën:

- A je përgatitur të udhëtosh me ne për t’u takuar me Kisranë? 

 

 

Pejgamberi a.s. u përgjigj:

- Nuk do ta takoni Kisranë pas sotit. Atë e vrau Allahu. Atë e për­­mbysi prej pushteti i biri Shirevejhi, në këtë natë dhe në këtë muaj.

Ia hodhën një vështrim fytyrës së Pejgamberit a.s. dhe dukeshin shenjat e habisë në fytyrat e tyre, pastaj i thanë:

- A e di se çfarë je duke thënë?! A t’i shkruajmë Badhanit për këtë?!

Pejgamberi a.s. ua ktheu:

- Po. Thojini po ashtu se feja ime do ta mbulojë tërë terri­torin e perandorisë së Kisrasë. Nëse e pranon fenë islame, do të ta jap atë që është nën sundimin tënd dhe do të të bëj sundues të popullit tënd.

Dolën prej Pejgamberit a.s. dhe u nisën të shkojnë te Badhani për ta informuar për tërë atë që kishin parë dhe dëgjuar.

Pasi i dëgjoi Badhani me vëmendje, u tha:

- Nëse ajo që ka thënë është e vërtetë, atëherë ai është Pej­gamber, e nëse jo, atëherë ne do të kemi tjetër qëndrim ndaj tij.

Nuk shkoi shumë kohë dhe Badhanit i arriti letra e Shirevejhit, në të cilën shkruante:

“Ju bëjmë me dije se unë e kam mbytur Kisranë dhe këtë nuk e kam bërë për asgjë tjetër, por vetëm në shenjë hakmarrjeje për po­pu­llin tim. Ai lejoi mbytjen e njerëzve më të ndershëm, e gratë e tyre i merrte robëresha dhe ua konfiskonte pasurinë. Posa të arri­jë letra ime, bindju urdhrit tim, ti dhe të gjithë ata që janë me ty!”

Posa përfundoi Badhani letrën e Shirevejhit, e hodhi në një anë dhe e shpalli pranimin e fesë islame dhe me të e pranuan Islamin të gjithë persianët që ishin në Jemen.

Kjo ishte ngjarja që kishte ndodhur në takimin e Abdullah ibn Hu­dhafes me Kisranë e Persisë.

Cila ishte ngjarja që kishte ndodhur në takimin me Cezarin, të madhin e Romës (Bizantit).

Takimi i tij me Cezarin ndodhi gjatë sundimit të Omer ibnul Hattabit r.a. Ai takim ishte prej ngjarjeve më madhë-shtore në histori.

Në vitin e nëntëmbëdhjetë të hixhretit Omeri r.a. dërgoi një ekspeditë ushtarake për të luftuar kundër romakëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es‑Sehmi-ju. Cezari ishte informuar për motivacionin dhe moralin e lartë, me të cilin njiheshin ushtarët muslimanë, si dhe besimin e madh që kishin ata në luftën e tyre në rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Cezari i urdhëroi ushtarët e tij që nëse e zënë rob ndonjë ush­tarë musliman, t’ia sjellin të gjallë. Deshi Allahu xh.sh. që Abdu­llah ibnu Hudhafe të zihet rob dhe të bjerë në duart e romakëve. Ushtarët e dërguan te perandori i tyre dhe i thanë: “Ky është njëri prej sahabëve të parë të Pejgamberit a.s., me duart tona e zumë rob dhe ua sollëm juve.”

*  *  *

Perandori romak e shikoi gjatë Abdullah ibnu Hudhafen e pastaj tha:

- Unë të ofroj ty një gjë.

Abdullahu pyeti:

- Ç’është ajo?!

Perandori iu përgjigj:

- Të ofroj të bëhesh i krishterë. Nëse e pranon këtë, do të lë të lirë dhe do të nderoj me çfarëdo pozite të duash.

Robi (Abdullahu) iu përgjigj me krenari dhe me vendosmëri: - Larg asaj! Vdekja për mua është një mijë herë më e dashur se ajo që më ofron!

Cezari ia ktheu:

- Unë po shoh se je njeri i mençur. Nëse më përgjigjesh në atë që të ofrova, do të jesh pjesëmarrës në konzën time dhe do ta ndajmë së bashku pushtetin tim.

Robi i lidhur me pranga buzëqeshi dhe tha:

- Të betohem në Allahun se, sikur të ma dhuroje tërë pasurinë tënde dhe tërë pasurinë që kanë arabët, me qëllim që ta braktis fenë e Muhammedit a.s., për aq sa vetëm njëherë lëviz syri, nuk do ta bëja kurrë.

Kur e pa kokëfortësinë e tij, Perandori i tha:

- Atëherë do të të mbys.

Abdullahu ia ktheu:

- Bë ç’të duash!

Perandori urdhëroi që të kryqëzohet dhe i tha xhelatit në gju­hën romake:

- Hidheni afër duarve të tij! I ofronte atij të bëhej i krish­te­rë, mirëpo ai refuzoi.

Atëherë i tha:

- Hidheni afër këmbëve të tij. I ofronte ta braktiste fenë e vet, por ai prapë e refuzoi ofertën.

Perandori urdhëroi të heqin dorë prej tij. Kërkoi prej xhelatit ta zbre­së nga dërrasa e kryqëzimit. Pastaj kërkoi t’i sjellin një vorbë të madhe, të cilën e mbushën me vaj dhe e vunë mbi zjarr derisa vloi. Pastaj i mori dy muslimanë të zënë robër dhe urdhëroi që njëri prej tyre të hidhet në të. Për një çast i tërë mishi iu shkri dhe iu panë eshtrat.

Perandori iu drejtua Abdullah ibnu Hudhafes dhe i ofori përsëri të bëhet i krishterë, por këtë herë refuzimi i tij ishte edhe më i fu­qi­shëm se herëve të tjera.

Pasi humbi çdo shpresë se do ta braktiste fenë islame, urdhë­roi ta hidhnin në vorbën e mbushur me vaj të vluar, në të cilin gje­ti vdekjen shoku i tij musliman. Në momentin kur e morën ta hidhnin në të, i lotuan të dy sytë. Njerëzit e Cezarit e vërejtën këtë dhe i thanë: “Robi po qan.” Perandori mendoi se ai po qan nga frika se po i dhimbsej jeta, prandaj urdhëroi e tha:

“Kthejeni tek unë!” Kur ia sollën përpara, i ofroi të bëhet i krish­ter, por Abdullahu përsëri refuzoi.

Atëherë, Perandori e pyeti:

- Medet për ty. Ç’është ajo që të shtyu të qash?! 

Abdullahu u përgjigj:

- Ajo që më bëri të qaj ishte se thashë me vete: “Të hedhin në këtë vorbë dhe të del shpirti. Do të dëshiroja që të kem aq shpirtra sa është numri i qimeve në trupin tim dhe të gjithë ata të hidhen në këtë vorbë, në rrugën e Allahut.

Diktatori, atëherë i tha:

- A don ta puthësh kokën time e të të liroj?! 

Abdullahu iu përgjigj:

- Me kusht që t’i lirosh edhe të gjithë ushtarët muslimanë të zë­në robër.

Cezari u përgjigj:

- Po, do t’i liroj dhe muslimanët e zënë robër.

Abdullahu tregon:

Thashë me vete: “Ta puth kokën e njërit prej armiqve të muslimanëve dhe të lirohem unë dhe të gjithë muslimanët e zënë robër, ky ndoshta nuk është mëkat i madh për mua.

Pastaj iu afrua atij dhe ia puthi kokën. Atëherë, perando-ri ro­mak dha urdhër që të tubohen të gjithë muslimanët e zënë robër dhe të lirohen.

*  *  *

Pas lirimit nga robëria, Abdullahu shkoi te Omer ibnul Hattabi r.a. dhe i lajmëroi për këtë, për Omeri u gëzua shumë. Pasi i shi­koi robërit, u tha:

- Është detyrim i çdo muslimani ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hu­dha­fes dhe unë filloj i pari.

Pastaj u ngrit dhe ia puthi kokën...



[1] Veshje tradicionale arabe, këmishë e gjatë deri në fund të këmbëve.

[2] Hire ‑ vend në Irak, në mes të Nexhefit dhe Kufes.

 

Abdurr Rrahman Rafet El Basha

Përktheu: Qemal Morina

UMEJR IBNU VEHBI

umejr ibnu vehbi

UMEJR IBNU VEHBI

“Umejr ibnu Vehbi është më i dashur tek unë se disa prej fëmijëve të mi.”

Omer ibnul Hattabi

Umejr ibnu Vehbi el‑Xhumehiju u kthye prej Bedrit shëndosh e mirë, mirëpo kishte lënë pas të birin, Vehbin, rob në duar të muslimanëve.

Umejri kishte frikë se muslimanët do ta marrin të riun me sy të keq dhe do ta torturojnë në shenjë hakmarrjeje për shkak të fajit të babait të tij, i cili e kishte keqtrajtuar Pejgamberin a.s dhe sa­habët e tjerë dhe u kishte shkaktuar dëme të shumta.

Një mëngjes Umejri u nis për në Qabe, me qëllim që të bëjë ta­vafin dhe të kërkojë ndihmë prej idhujve. Aty gjeti Safvan ibnu Umejen të mbështetur në krah. U drejtua kah ai dhe e përshëndeti:

- Mirëmëngjesi, o zotëri i kurejshitëve! 

Safvani iu përgjigj:

- Mirëmëngjesi, o Eba Vehb! Ulu këtu pranë meje të bisedojmë pak, sepse koha kalon duke biseduar.

Umejri u ul pranë Safvan ibnu Umejes. Filluan të rikujtoj-në luftën e Bedrit dhe tragjedinë e madhe që u kishte ndodhur. Nisën t’i numërojnë robërit e luftës, që kishin rënë në duar të Muham­medit dhe sahabëve të tij. Ndjenin dhembje të madhe për parinë e Kurejshit mbytur nga shpatat e muslimanëve dhe që i kishte marrë Kalibi[1] në thellësitë e tij.

Safvan ibnu Umeje ofshani thellë dhe tha:

- Betohem në Zotin se jeta nuk ka shije pas tyre.

Umejri ia priti:

- Betohem në Zotin se është ashtu si thua ti.

Pastaj heshti për disa çaste dhe tha:

- Betohem në Zotin e Qabes, se sikur të mos i kisha disa borxhe, të cilat nuk kam mundësi t’i paguaj, si dhe të mos ishin fëmijët që i lë pas dhe për të cilët kam frikë se do të humbin pas meje, do të shkoja te Muhammedi dhe do ta mbytja. Me këtë do t’i jepja fund sherrit të tij.

Pastaj vazhdoi të flasë me një zë të ulët:

- Meqënëse biri im Vehbi gjendet në duar të tyre, shkuarja ime në Jethrib nuk do të ngjallte kurrfarë dyshimi.

*  *  *

Safvan ibnu Umeje, i shfrytëzoi fjalët e Umejr ibnu Vehbit dhe deshi ta shfrytëzojë këtë rast, e iu drejtua atij me këto fjalë:

- O Umejr sa i përket borxheve të tua, unë po i marr përsipër të gjitha ato, sado e madhe të jetë shuma e tyre. Ndërsa familjen tënde do t’ia bashkoj familjes sime dhe do të interesohem për ta sa të jem gjallë unë dhe ata.

Unë kam pasuri të mjaftueshme, e cila do t’u mundësojë atyre jetë të rehatshme.

Umejri ia ktheu:

- Atëherë mbaje në fshehtësi bisedën tonë dhe mos i trego as­kujt për këtë.

Safvani i tha: - Ashtu qoftë.

*  *  *

Umejri u nis prej Qabes dhe zjarri i urrejtjes së tij kundër Mu­ham­medit ia përvëlonte zemrën. Pa u vonuar filloi të bëjë përga­titjet e duhura për ta realizuar atë që kishte vendosur. Nuk kishte frikë se dikush do të dyshonte në udhëtimin e tij, sepse anëtarët e familjeve të të zënëve robër nga kurejshitët shpeshherë udhëtonin për në Medinë, duke u përpjekur që t’i lironin anëtarët e familjeve të tyre.

Umejri urdhëroi që të përgatitet shpata e tij, të mprehet mirë dhe t’i vendoset helm. Kërkoi t’ia sjellin devenë, hipi në të dhe u nis. Ia mësyu Medinës, e në zemrën e tij fshehte urrejtjen dhe qëllimet më të këqija.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm, Umejri arriti në Medinë dhe u nis në drejtim të xhamisë: dëshironte Pejgamberin a.s. Posa arriti pranë derës së xhamisë, e ndali devenë dhe zbriti.

*  *  *

Omer ibnul Hattabi ‑ në atë moment ‑ ishte ulur para derës së xha­misë me disa prej sahabëve që përkujtonin Bedrin dhe pasojat e saj për palën kurejshite, numrin e madh të të zënëve robër dhe të vrarëve. Përkujtonin trimëritë që kishin treguar në atë luftë muhaxhirët dhe ensarët. Përmen­d­nin nderimin e madh që u kishte bërë atyre Allahu xh.sh. me atë fi­to­re dhe dëshpërimin dhe humbjet e mëdha që kishte pësuar armiku.

Për një moment, kur e ktheu fytyrën, Omeri vërejti Umejr ibnu Vehbin duke zbritur prej devesë dhe duke u nisur në drejtim të xhamisë me shpatën e ngjeshur në krah. Omeri u ngrit prej mexhlisit i tmerruar dhe tha:

- Ky qen është armiku i Allahut, Umejr ibnu Vehbi! Betohem në Allahun se ky ka ardhur vetëm për sherr. E kanë nxitur kundër nesh armiqtë e Mekës. Ishte agjent i tyre para betejës së Bedrit. Pastaj iu drejtua sahabëve të pranishëm me këto fjalë:

- Shkoni te Pejgamberi a.s. gjenduni pranë tij dhe kini kujdes se mos po e tradhton ky njeri i keq.

Omeri nuk vonoi dhe vetë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:

- O i Dërguari i Allahut! Armiku i Allahut, Umejr ibnu Vehbi ka ar­­dhur me shpatë të ngjeshur. Mendoj se nuk ka ardhur për tjetër gjë, por vetëm ka për qëllim që të bëjë ndonjë të keqe.

Pejgamberi a.s. ia ktheu:

- Urdhëroje të hyjë brenda tek unë!

Omeri u nis në drejtim të Umejr ibnu Vehbit, e kapi nga rrobat, ia lidhi mbajtësen e shpates për qafe dhe e çoi në drejtim të Pejgamberit a.s.

Kur Pejgamberi a.s., e pa në këtë gjendje, e urdhëroi Omerit duke i thënë:

- Liroje, Omer!

Omeri iu bind urdhrit të Pejgamberit a.s. dhe e liroi menjëherë.

Pejgamberi a.s. pastaj iu drejtua Omerit:

- Shko prapa tij!

Omeri u tërhoq mbrapa.

Pejgamberi a.s. pastaj iu drejtua Umejr ibnu Vehbit me këto fjalë:

- O Umejr ibnu Vehb, afrohu pranë meje!

Umejri u afrua dhe i tha:

- Mirëmëngjes! (Kjo ishte përshëndetje e arabëve në kohën e injorancës)

Pejgamberi a.s. ia ktheu:

- Allahu na ka nderuar me një përshëndetje më të mirë se kjo përshëndetja jote, o Umejr! Allahu na ka nderuar me përshëndet­jen e selamit (paqes). Kjo është përshëndetja e banorëve të xhenetit.

 

Umejri ia ktheu:

- Besoj se nuk është e panjohur kjo përshëndetje jona për ty.

Pastaj Pejgamberi a.s. iu drejtua me këto fjalë:

- Çfarë e mire të ka prurë këtu, o Umejr?

Umejri u përgjigj:

- Kam ardhur t’ju lutem, nëse është e mundur, të ma lironi robin e luftës të zënë te ju, keni mirësinë ndaj meje për këtë.

Pejgamberi a.s., pastaj e pyeti:

- Ç’është kjo shpatë  e varur në qafën tënde?!

Umejri u përgjigj:

- Sa të kobshme janë këto shpata! A na ndihmuan diçka në bete­jën e Bedrit?!

Pejgamberi a.s. e pyeti përsëri:

- Bëhu i sinqertë. Çka të ka shtyrë të vish deri këtu, o Umejr?!

Umejri u përgjigj:

- Nuk kam ardhur për asgjë tjetër, vetëm për atë që të thashë më parë.

Pejgamberi a.s., atëherë i tha:

- Ishe duke ndenjur ti dhe Safvan ibnu Umeje në Qabe dhe në bi­se­dë e sipër i përkujtuat të varrosurit e Kalibit, në Bedr, prej të vrarëve të kurejshëve, pastaj iu ankove atij se, sikur të mos kishe disa borxhe dhe sikur të mos kishe fëmijët që do të mbeteshin pa kujdestar, do ta mbytje Muhammedin. Pas kësaj Safvan ibnu Umeje e mori përsipër borxhin tënd dhe përkujdesjen për familjen tënde me qëllim që të më mbysësh mua...

Mirëpo, Allahu është Ai i cili të pengon në realizimin e qëllimit tënd.

 

Umejri u shtang për një çast, pastaj tha:

- Dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut.

Pastaj vazhdoi e tha:

- Të përgënjeshtronim, o i Dërguari i Allahut, derisa ishe në Meke, për lajmet të cilat të vinin nga Qielli dhe çka të zbritej ty prej Shpalljes. Mirëpo, bisedën time me Safvan ibnu Umejen nuk e dinte askush përveç meje dhe atij... Betohem në Allahun se tani jam i bindur se për këtë nuk të ka bërë me dije askush përveç Allahut. 

Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më drejtoi deri te ti që të më udhëzojë mua në fenë islame.” Pastaj e shqiptoi fjalën e dëshmisë! “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut”, dhe e pranoi fenë Islame.

Atëherë Pejgamberi a.s. i urdhëroi sahabëve të vet:

- Mësojani vëllait tuaj fenë, mësojani atij Kur’anin dhe lirojeni robin e tij!

*  *  *

Muslimanët u gëzuan pa masë me islamin e Umejr ibnu Vehbit, saqë Omer ibnul Hatabi tha:

- Një derr ishte më i dashur tek unë sesa Umejr Ibnu Vehbi, kur ai erdhi te Pejgamberi a.s., ndërsa sot është më i dashur tek unë se disa prej fëmijëve të mi!

*  *  *

Derisa Umejri pajisej me mësimet islame, e mbushte zemrën e vet me dritën e Kur’anit, dhe jetonte ditët më të lumtura dhe më të begatshme të jetës së tij, gjë që e bënë atë ta harrojë Meken dhe kush ishte në të, Safvan ibnu Umeje i bënte qejfin vetes, duke kaluar pranë klubeve të kurejshitëve e duke paralajmëruar: “Gëzohuni për një lajm të madhërishëm, i cili do t’ju vijë së shpejti e me të do ta harroni betejën e Bedrit.”

Meqenëse pritja e Safvanit u zgjat, filloi të depërtojë shqe­të­simi në shpirtin e tij. Kështu ai nisi t’i pyeste kalorësit që vinin nga Medina për Umejr ibnu Vehbin, por nuk gjente tek asnjëri përgjigjen që dëshironte.

Derisa një ditë erdhi një kalorës dhe e lajmëroi se Umejri është bërë musliman. Ky lajm i erdhi sikurse rrufeja.

Ai ishte më se i bindur se Umejr ibnu Vehbi nuk do të bëhej musliman dhe sikur ta përqafonin fenë islame të gjithë njerëzit që jetojnë në rruzullin tokësor.

*  *  *

Ndërkohë Umejr ibnu Vehbi vazhdoi të mësojë fenë islame dhe të mësojë përmendsh Fjalët e Allahut xh.sh., derisa një ditë erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: ”O i Dërguari i Allahut! Kaloi një kohë dhe unë isha i palodhshëm në shuarjen e dritës së Allahut. I keqtrajtoja pa masë të gjithë ata që kishin pranuar fenë islame. Dëshira ime është të më lejosh të kthehem në Meke që t’i thërras kurejshitët në rrugën e Allahut xh.sh dhe të Dërguarit të Tij. Nëse e pranojnë këtë prej meje, do të bëjnë një punë shumë të mirë, e nëse nuk e bëjnë, atëherë do t’i keqtrajtoj në fenë e tyre, ashtu siç veproja me sahabët e të Dërguarit të Allahut xh.sh.”

Pejgamberi a.s. e lejoi të kthehet në Meke. Me të arritur në Mekë, shkoi në shtëpinë e Safvan ibnu Umejes dhe i tha:

- O Safvan, ti je njëri prej zotërinjve të kurejshitëve dhe njëri prej më të mençurve ndër ta. A ta merr mendja se idhujt prej gurëve, që i adhuroni dhe që flijoni për ta, janë fe?!

Sa më përket mua, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.

*  *  *

Umejri pastaj filloi të thërrasë në rrugën e Allahut, në Meke, dhe në sajë të tij një numër i madh njerëzish e pranuan fenë islame.

Allahu e shpërbleftë Umejr ibnu Vehbin dhe ia ndriçoftë varrin.




[1] El ‑Kalib: një pus në të cilin ishin varrosur të vrarët e palës së Kurejshit në betejën e Bedrit.

 

Abdurr Rrahman Rafet El Basha

Përktheu: Qemal Morina

EL‑BERRAU IBNU MALIK EL‑ENSARIJ

el berrau ibnu malik el ensarij

EL‑BERRAU IBNU MALIK EL‑ENSARIJ

“Mos e caktoni el‑Berran në krye të ushtrisë muslimane, nga frika se ai do t’i marrë në qafë ushtarët muslimanë për shkak të guximit të tij!”

Omer ibnul Hattabi

Ishte flokëshprishur, trupvogël e thatanik. Në shikim të parë syri e shikon me përbuzje dhe neveri.

Mirëpo, megjithatë, ai i mbyti njëqind pabesimtarë vetëm në dy­l­uf­tim, përveç të tjerëve që ka mbytur në hovin e luftës me luftëtarët e tjerë.

Ai ishte trimi i guximshëm për të cilin Omeri u kishte shkruar më­këmbësve të vet në të gjitha anët që mos ta caktojnë në krye të ushtrisë muslimane, për shkak të frikës se ai do t’i marrë në qafë ushtarët për shkak të guximit të tij.

Ai është el‑Berra ibnu Malik el‑Ensarij, vëllai i Enes ibnu Malik el‑Ensariut, shërbëtorit të Pejgamberit a.s.

Nëse ia nisim t’i numërojnë heroizmat e el‑Berra ibnu Malikut, lypset një kohë e gjatë dhe hapësirë e gjerë. Për këtë e shohim të arsyeshme që të përmendim këtu vetëm njërin prej heroizmave të tij të shumtë dhe kjo të rrëfen edhe për trimëritë e tij të tjera.

*  *  *

Kjo ngjarje fillon në çastet e para të vdekjes së Pejgamberit a.s. dhe ngritjes së shpirtit të tij te Krijuesi i tij. Atëherë kur fiset arabe nisën ta braktisin fenë e Allahut xh.sh. grupe‑grupe, ashtu si­kurse kishin hyrë në të grupe‑grupe, saqë nuk mbetën në fenë islame vetëm banorët e Mekës, Medinës, Taifit dhe disa grupe aty ‑këtu, në zemrat e të cilëve Allahu xh.sh. e kishte ngulitur besimin.

 

*  *  *

Ebu Bekr Es‑Siddiku iu kundërvu kësaj kryengritjeje shkatërrue­se dhe qëndroi para saj si malet. Për shuarjen e saj ai përgatiti njëmbëdhjetë ushtri prej ensarëve dhe muhaxhi-rëve. Komandantëve të ushtrive ua dha njëmbëdhjetë flamuj dhe i dërgoi në anë të ndryshme të Gadishullit Arabik që t’i kthejnë renegatët në rrugën e drejtë dhe të vërtetë e t’i detyrojnë devi­juesit të kthehen në rrugën e vërtetë islame edhe me përdorimin e shpatës.

Tradhtari më i fuqishëm dhe me numër më të madh ithtarësh ish­te Musejlemetul Kedhabi nga fisi benu Hanife.

Nga gjiri i popullit dhe i aleatëve të tjerë Musejleme pati sukses të tubojë rreth vetes dyzet mijë luftëtarë të rreptë.

Ata e kishin përkrahur për shkak të lidhjeve fisnore e jo për shkak të besimit në të. Disa prej tyre thoshnin:

Dëshmoj se Musejlemeja është gënjeshtar,

ndërsa Muhammedi është i sinqertë,

mirëpo, gënjeshtari i Rebias,

është më i dashur për ne se i sinqerti i Mudarit.

*  *  *

Musejlemeja kishte ngadhënjyer kundër ushtrisë së parë të muslimanëve nën udhëheqjen e Ikreme ibnu ebi Xhehlit dhe e kishte de­ty­ruar atë të zmbrapset.

Për këtë Ebu Bekr Es‑sidiku u detyrua të dërgojë ushtrinë e dytë nën udhëheqjen e Halid bin Velidit, në përbërjen e së cilës ish­te një numër i madh i sahabëve të Pejgamberit a.s. prej ensarëve dhe muhaxhirëve. Në krye të tyre ishte el‑Berrau ibnu Malik el‑Ensa­ri dhe një numër i trimave muslimanë.

*   *  *

Dy ushtritë u takuan në tokën e Jemames në Nexhd. Pas një ko­he fare të shkurtër, ushtria e Musejlemes tregoi epërsi të dukshme ndaj ushtrisë muslimane. Ushtarët muslimanë filluan të tërhiqen nga pozitat e tyre, derisa ithtarët e Musejlemes e morën tendën e ma­dhe të Halid bin Velidit dhe e nxorën atë me themel. Në atë rrëmu­jë gati sa nuk mbytën edhe gruan e tij, sikur të mos e merrte nën mbrojtje njëri prej palës kundërshtare.

Në atë moment muslimanët e hetuan se u kanoset rreziku i madh dhe e kuptuan se, nëse ata pësojnë disfatë para Musejlemes, Islami më nuk do të mëkëmbet pas kësaj dite dhe Allahu i Vetëm nuk do të adhurohet më në Gadishullin Arabik.

Halid ibnu Velidi pa humbur kohë u ngrit dhe bëri riorganizimin e ushtrisë së tij. I dalloi muhaxhirët nga ensa-rët, ndërkaq fiset noma­de arabe i ndau veç e veç.

I tuboi bijtë e çdo babai nën një flamur me qëllim që të shohë rezul­tatet e secilës palë në luftë dhe se prej cilës anë po goditen muslimanët.

*  *  *

Në mes të dy palëve u zhvillua një luftë e ashpër, të cilën muslimanët nuk e kishin përjetuar më parë. Populli i Musejlemes qënd­roi në fushë të betejës sikurse malet e larta dhe nuk i frikësoi aspak e dhëna se në mesin e tyre kishte shumë të vrarë. Në atë luftë muslimanët treguan heroizëm të paparë dhe sikur të tuboheshin të gjitha ato heroizma, do të ishte njëra prej epopeve më të bukura në his­torinë e njerëzimit.

Ky është Thabit ibnu Kajsi, mbartës i flamurit të ensarë-ve, njeri që përgatitet për vdekje, pret qefinin dhe ia hap vetes një gropë në tokë, zbret në të deri nën gju dhe qëndron në pozitën e tij duke e mbrojtur flamurin e popullit të vet derisa bie dëshmor.

Ky është Zejd ibnul Hattabi, vëllai i Omer ibnul Hattabit r.a. duke u bërë thirrje muslimanëve:

- O ju njerëz, shtrëngoni dhëmbët, sulmoni armikun tuaj dhe shkoni përpara!

O ju njerëz, betohem në Allahun se nuk do të flas më pas kësaj fjale, asnjëherë, derisa të pësojë disfatë Musejle-meja apo unë ta takoj Allahun dhe t’ia paraqes Atij faktet e mia.

Pas kësaj e sulmoi armikun me tërë fuqinë dhe luftoi derisa ra dëshmor.

Ky është Salimi, robi i Ebu Hudhejfes, e mban flamurin e muha­xhi­rëve dhe populli i tij ia ka frikën se mos do të dobësohet apo do të luhatet dhe i thotë:

- Ne kemi frikë se mos do të kalojmë ty. Kurse ai u përgjigj: “Nëse më kaloni mua, sa mbartës i keq i Kur’anit jam unë!”

Pastaj u vërsul mbi armiqtë e Allahut derisa u plagos rëndë.

Mirëpo, heroizmat e të gjithëve janë të vogla në krahasim me he­roizmin e el‑Berrau ibnu Malikut r.a.

Halid ibnul Velidi kur pa se zjarri i luftës sa vinte e bëhej më i nxehtë, iu drejtua el‑Berra ibnu Malikut dhe i tha:

- Shko tek ata, o djalosh i ensarëve! 

El‑Berrau iu drejtua popullit të vet me këto fjalë:

- O popull i ensarëve, mos të mendojë askush prej jush se do të kthehet në Medinë. Nuk ka Medinë për ju pas sotit! Ekziston vetëm Allahu i Madhërishëm e pastaj xheneti!”

Pastaj u vërsul si vetëtima mbi pabesimtarët e me të u vërsul edhe populli i tij. Si vetëtima i shpërthente radhët dhe me shpatën e tij të mprehtë i prente qafat e armiqve të Allahut, derisa u lëkund dheu nën këmbët e Musejlemes dhe ithtarëve të tij, prandaj kërkuan shpëtim në kopshtin, që u njoh në histori më vonë me emrin “Kopshti i vdekjes”, për shkak të numrit të madh të të vdekurve në të atë ditë.

*  *  *

Kopshti i vdekjes ishte i gjerë dhe me mure të larta. Musejlemeja dhe disa mijëra ushtarë të tij hynë brenda, i mbyllën dyert e kop­shtit dhe mbroheshin në sajë të mureve të tij të larta. Pastaj filluan t’i gjuajnë muslimanët me shigjeta, të cilat binin sikurse shiu.

Në këtë situatë pa shtegdalje u paraqit heroi dhe trimi i muslimanëve El‑Berrau ibnu Maliku dhe tha:

- O popull, më vëni mua në një mburojë dhe çojeni lartë mburojen me shigjeta e pastaj më gjuani në kopsht afër derës. Ose do të bie dëshmor ose do t’ua hap derën juve që të hyni brenda.

*  *  *

Sa çel e mbyll sytë, el‑Berra ibnu Malik u ul në mburojë. Ishte thatanik dhe i lehtë. Për një çast e ngritën atë dhjetëra shigjeta dhe e hodhën në kopshtin e vdekjes, në mesin e disa mijëra ushta­rëve të Musejlemes. Ai zbriti mbi ta sikurse rrufeja. Luftoi me ata para derës së kopshtit me shpatën e tij derisa i mbyti dhjetë prej tyre dhe e hapi derën, e në trupin e tij kishte mbi tetëdhjetë plagë prej gjuajtjeve me shigjeta apo nga të rënat me shpatë. Muslimanët menjëherë vërshuan si bletët në kopshtin e vdekjes nga muret apo dyert e tij dhe i shtinë në veprim shpatat e tyre në qafat e tradh­tarëve, të cilët ishin të mbrojtur nga muret e larta të kopshtit, derisa i vranë afër njëzet mijë veta dhe arritën deri te Musejlemeja dhe e mbytën edhe atë.

*  *  *

El‑Berranë e morën shokët e tij dhe e dërguan te tenda e vet që të shërohet nga plagët e marra. Halid ibnul Velidi ia shëroi plagët për afro një muaj, derisa Allahu e shëroi dhe ua mundësoi muslimanëve fitoren nga duart e tij.

*  *  *

El‑Berra ibnu Malik el‑Ensariju vazhdoi të kërkojë rastin të bjerë dëshmor, rast ky i cili nuk iu dha në kopshtin e vdekjes.

Ai vazhdoi të marrë pjesë në të gjitha luftërat, njëra pas tjet­rës, duke dëshiruar ta realizojë dëshirën e tij të madhe për t’u ta­kuar me Pejgamberin e tij fisnik, deri kur erdhi dita e çlirimit të Tusterit, një vend në Persi. Persianët ishin strehuar në një kështje­llë të lartë. Muslimanët e rrethuan kështjellën nga të gjitha anët, por meqenëse rrethimi vazhdoi një kohë të gjatë, persianët u gjetën në pozitë të palakmue-shme, kështu që filluan të lëshojnë zin­xhirë të hekurt prej mureve të kështjellës, në të cilët ishin lidhur çengele të çeliktë, të nxehura në zjarr, të cilat nguleshin në trupat e muslimanëve, pastaj i ngritnin ata ose të vdekur ose para vdekjes.

Një çengel i tillë kishte kapur Enes ibnu Malikun, vëllanë e el‑Berrau ibnu Malikut. Posa e pa, el‑Berrau kërceu në murin e kësh­tjellës, e kapi zinxhirin, i cili e çonte vëllanë lart, dhe filloi ta heqë çengelin prej trupit të tij. Ndërkohë dora e tij filloi të digjet dhe të nxjerrë tym, mirëpo ai nuk e ndjeu dhembjen e dorës së vet derisa e shpëtoi vëllanë nga vdekja e sigurtë. Ra në tokë, pasi dora e tij kishte mbetur vetëm kockë, sepse mishi i ishte djegur.

Në këtë luftë el‑Berrau e luti Allahun xh.sh. që të bjerë shehid dhe Allahu xh.sh. iu përgjigj lutjes së tij, sepse në përfundim të luf­tës ai ra shehid, i gëzuar nga takimi i tij me Allahun e Madhërishëm.

*  *  *

Allahu xh.sh. e zbukuroftë fytyrën e el‑Berra ibnu Malikut në xhenet dhe le ta kënaqë në shoqërinë e Muhammedit a.s!

 

Abdurr Rrahman Rafet El Basha

Përktheu: Qemal Morina
Subscribe to this RSS feed
Back to top