- font size decrease font size increase font size
Vizitori i fundit
Falënderimi i takon vetëm Allahut Fuqiplotë, salavatet dhe selamet (paqja dhe shpëtimi) qofshin për Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), i cili ishte ajka e të dërguarve dhe edukator i të gjithë njerëzimit. Përshëndetjet tona ua dërgo jmë familjes së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), shokëve të tij të sinqertë, si dhe të gjithë thirrësve të vërtetë të Islamit deri në Ditën e Gjykimit.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut Zotit të botëve. Bamirësit të Përgjithshëm, Mëshirë-bërësit. Sunduesit në Ditën e Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë. Udhëzona për në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër vetes tërhoqën hidhërimin e as në të atyre që e humbën veten.” Fatiha, 1-7.
“Allahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensa rëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhenete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” Teube, 100
“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të nda loni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më mirë për ta. Disa prej tyre janë besimta rë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit”. Ali Imran, 110.
“Njerëzit më të mirë janë gjenerata ime, pastaj ajo gjeneratë e cila vjen pas saj, pastaj ajo e cila vjen pas tyre.” Buhariu
“Umeti im më i mirë janë sahabët e kohës sime.” Buhariu dhe Muslimi
Të dashur vëllezër muslimanë!
Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së tij jetësore kryen vepra të mira apo të këqija dhe vjen momenti kur ai vdes. Allahu në Kuran thotë: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen...” Enbija, 35. Por kjo vdekje nuk është fundi i jetës, por mbyllja e një periudhe që është periudhë sprove për të. Argument për këtë është fjala e Allahut në Kuran: “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.” Mulk, 2. Është fill i mi i një periudhe tjetër e vërtetuar nga fjalët e Allahut në Kuran dhe hadithet e të Dërguarit (alejhi selam).
Jetën pas vdekjes mund ta ndajmë në dy periudha:
1. Jeta e varrit.
2. Ahireti.
Të dashur vëllezër muslimanë!
A e dini se kush është vizitori i juaj i fundit?
A e dini se çfarë kërkon ai në këtë vizitë?
Ç'kërkon ai vizitor tek ju?
Ai nuk vjen tek ju për shkak të pasurisë tuaj, as të hajë e as të pijë diçka nga të mirat e tua, nuk vjen për qëllim që të ndihmojë në kryerjen e ndonjë borxhi a detyre të vështirë që ende nuk e ke përfunduar, as nuk vjen për të ndërmjetësuar te dikush për të ndikuar në favorin tënd apo kundër teje. Ky vizitor vjen tek ti për një qëllim tjetër të caktuar të rëndësishëm, sa që as mendja kurrë ndoshta nuk të ka shkuar në vizitën e këtij vizitori të fundit që do të vizitojë ty.
Këtë vizitor të fundit i cili vjen tek ti nuk mundet ta pengoj askush, as familja, as të afërmit e tu e as njerëzit në përgjithësi, por ky e bën të veten për çka ka ardhur tek ti në prezencën e të afërmve dhe të dashurve të tu. Mandej, ky vizitor i cili do të vizitojë ty, do të hyjë tek ti edhe në qoftë se ti jeton në ndonjë pallat mbretëror të rregulluar mirë e mirë me mbrojtje sa më moderne, qofshin ato që sot njeriu i ka shpikur për ta ruajtur vetën e tij nga rreziku që mund ta presë papritmas. Ai do të hyjë mu aty ku ti gjendesh për t’i larë do hesape me të cilat i ke me të pa potere e as tronditje të sigurisë tënde të shtrenjtë që e ke përgatitur për siguri dhe mirëqenien tënde. Aty ku ti je duke jetuar në mirësitë e Krijuesit tënd, i Cili ta dhe jetën për të jetuar. Ai nuk ka nevojë të hyjë nga dera a porta ku ti e ke vendosur apo të kërkoj leje me trokitje për të hyrë tek ti, apo të caktojë kohë atëherë kur të pëlqen ty t’i presësh vizitorët. Ai vjen tekë ti në çdo kohë, gjendje a moment, kur je i zënë me punë, detyra apo kur je i lirë; kur je mirë me shëndet apo je i sëmurë; kur je i pasur apo i varfër; je udhëtarë apo je në shtëpi ai do të takoj ty, me lejen e Allahut.
Ky vizitor është i pamëshirshëm, nuk preket nga fjalët, kërkesat dhe ankesat e tua, nuk e pengon as nuk e prek të qarët dhe lutjet e tua, nuk preket me të bërtiturën që e bën dhe ndihmën që kërkon nga të tjerët, nuk ta jep rastin që vetëm pak të përfundosh punën që je duke e kryer. Ai hyn tek ti pa trokitur e papritur, ai nuk pranon dhurata e as ryshfet, sepse krejt pasuria e kësaj bote nuk ka kurrfarë vlere tek ai dhe nuk e lë pa e bërë punën për çka ka ardhur tek ti, o vëlla i dashur musliman. Ai të do ty dhe vetëm ti je ai që i duhesh atij. Ai të merr krejt e jo vetëm diçka nga ti. Ai dëshiron ta marrë shpirtin tënd që ti shumë e do e ta lërë trupin pa të që ti nuk u kujdese ndaj tij aspak.
Ai vizitor është Azraili, engjëlli i vdekjes, i cili i merr shpirtërat e krijesave sipas caktimit dhe urdhrit të Allahut të Lartësuar.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuranin famëlartë:
" Thuaj! Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.” Sexhde, 11.
Gjithashtu thotë:
"Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon roje (cakton engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi." Enam, 61.
Jeta i ngjason trenit
Të dashur vëllezër muslimanë!
A nuk e dini se vizita e engjëllit të vdekjes është e pamohueshme dhe e ditur për ne, pa marrë parasysh a jeton gjatë apo pak?
A nuk e dini se ne të gjithë jemi udhëtarë në këtë botë dhe çdo udhëtar kur udhëton ka dëshirë të arrijë deri aty ku është nisur ai?
A nuk po e dini se jetës tuaj po i vjen fundi e treni ende do të udhëtojë me pasagjerët e tjerë? Dëgjo se si disa njerëz të mirë e të arsyeshëm thanë për ata që qajnë për të vdekurin kur ai vdes:
"O sa çudi është me këta udhëtarë, qajnë për udhëtimin e tyre, sepse ka arritur në fund të udhëtimit të tij për çka është nisur që nga lindja e tij!"
Lus Allahun e Lartësuar që të mos jesh prej atyre për të cilët Zoti ka thënë:
"E si do të jetë atëherë puna e tyre, engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre? E atë (dënim) për shkak se ata ndoqën rrugë të cilën Allahu e urren, kurse e urryen atë që Ai e pëlqen, prandaj ua asgjësoi veprat e tyre. A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim se Allahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre?" Muhamed, 27-29.
Ose si në suren Nahl, ajetet: 28-29.
"Të cilët, duke qenë mizorë të vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): ‘Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!’ (u jepet përgjigja) Po Allahu e di shumë mirë atë që e punuat ju. Andaj, hyni në dyert e xhehenemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!”
Të dashur vëllezër muslimanë!
A nuk e dini se me vizitën e këtij vizitori përfundon jeta jote në këtë dynja? Do të ndërpritet veprimtaria jote, ngrihen fletushkat e veprave të tua të kësaj bote, e cila ndoshta të ka mashtruar e vdekja te gjen të pa përgatitur. Çfarë ke punuar në këtë dynja mirë a keq janë mirë tenë të ruajtura në ditarin tënd që në të nuk mundet të ketë intervenim e as padrejtësi. Të gjitha vetë do t’i vërtetosh atëherë kur do të takohesh ma Krijuesin tënd.
A nuk e di se pas vizitës së këtij vizitori nuk mundesh më të fitosh asnjë të mirë, nuk mundesh më t`i falësh as dy rekate namaz për Zotin tënd, nuk mundesh të lexosh as një ajet nga Kurani famëlartë, nuk mundesh as të thuash: subhanallah, elhamdulilah, Allahu ekber, estagfirullah. D.m.th: nuk mundesh asnjë here të kërkosh falje për gabimet e tua që të kanë kaluar, nuk mundesh të agjërosh vullnetarisht e as të lashë borxhin që të ka mbetur nga muaji ramazan, nuk ke mundësi të japësh as sadaka me dorën tënde më kurrë, sado pak qoftë ajo, nuk mundesh ta kryesh haxhin e as umren, nuk mundesh më ta vizitosh ndonjë të afërm a fqinjët e tu me të cilët ke kaluar jetën. Tani përfundoi koha e veprimtarisë tënde dhe të ka mbetur vetëm dita kur do të dalësh për të dhënë llogarinë para Allahut të Lartësuar për çdo vepër që e ke bërë në këtë dynja, të mirë a të keqe do të ballafaqohesh me të dhe do të shpërblehesh apo do të dënohesh për atë që e ke bërë në këtë dynja. Shiko ç’thotë Allahu në suren Muminun në ajetet: 99-100: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: ‘O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lëshova!’ Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.”
O vëlla i dashur !
A je përgatitur për atë ditë ku nata e varrit është e rëndë dhe e vështirë, ku do të pyetesh nga engjëjt e natës së varrit: Kush është Zoti yt? Kush është libri yt që me të ke punuar? Kush është pejgamberi yt që me të je udhëzuar? Vallë, a do të dish të përgjigjesh? Mandej do të vijë dita e Kiametit, ajo ditë është shumë vështirë dhe të pret Dita e Llogarisë dhe peshoja e veprave të tua, mbasi ti vet do t’i lexosh dhe pohosh se çka ke bërë në këtë dynja, do të kalosh nëpër urën e Siratit, (ruana Zot prej taksiratit!) dhe do të jesh para Krijuesit tënd e do të përgjigjesh saktë e nuk mundësh ta mohosh asgjë në këtë botë se çka ke bërë.
Transmetohet një hadith nga Adi ibn Hatimi, i cili thotë se Muhamedi (alejhi selam)ka thënë: "Çdonjërit prej jush do t`ju flasë Allahu Ditën e Kiametit pa përkthyes."
Vizitori i fundit
Imam Kajimi përmend një tregim në librin e tij “Idetus-sabirin” të transmentuar nga Jerid bin Mejser:
"Ka qenë një njeri i cili kishte tubuar pasuri shumë dhe ishte një ndër më të pasurit e asaj kohe, e donte shumë pasurinë sa që nuk e shfrytëzonte atë as për nevojat e veta e lëre ma për nevojat e familjes apo më larg. Një ditë prej ditëve i erdhi engjëlli i cili merr shpirtrat krijesave, trokiti në derën e tij dhe u paraqit si lypës. Si zakonisht, doli një nga ata që punonte tek ai prej të afërmëve të tij dhe i tha: ‘Ç’e mirë të pruri në derën e zotërisë tonë?’ Ai i tha: ‘Thirrma zotërinë tuaj dhe thuaj që të dalë deri tek unë.’ Ai ia ktheu: 'T’i them zotërisë që të dalë për ju me këto rroba të shqyera e ti je i varfër?! Ai nuk del për një sikur ti, kthehu nga ke ardhur.’ Mbasi e refuzuan herën e parë engjëlli kthehet dhe po troket në derën e tij përsëri, por tani më ndryshe, kur doli dikush nga të afërmit e tij i tha: ‘Lajmëroje zotërinë tënde se unë jam melekulmeuti-engjëlli i cili merr shpirtrat krijesave të Allahut të Lartësuar, me caktimin e Tij.’ Kur u lajmërua se kush i ka ardhur tek dera e tij për vizitë, e diti mirë se çfarë do ta gjejë atë të gjorin. U ngrit në këmbë nga frika e madhe e tij ku as një here nuk e kishin parë aq të frikësuar, bërtiti dhe ju tha parisë së vete: ‘Zbutni fjalët dhe silluni mirë me të!’ Doli ai i afërmi i pasanikut dhe i tha: ‘Allahu të dhëntë bereqet, a nuk gjete tjetër përveç zotërisë tonë?’ Ai (engjëlli) i tha: ‘Jo.’ Hyri tek ai dhe i tha: ‘Ngrihu edhe kryeje amanetin tënd të fundit se kamë ardhur të të marr shpirtin. Kryeje ndonjë amanet, nëse ke, para se të dalë unë.’ Zotëria kur e pa se çfarë po e gjen bërtiti dhe po qanë me një zë shumë prekës ai dhe familja e tij dhe tha: ‘Hapni arkat dhe kasat (thesaret e mi) të pasurisë.’ Ia hapën të gjitha. Shkoi tek pasuria e vet dhe po e shikon si armikun më të madh. Filloi duke e qortuar atë dhe po e shante pasurinë e vet dhe i tha: ‘E mallkuar qofsh moj pasuria ime, sepse ti je shkaktari kryesor i cili më bëre të harroj Zotin tim! Më largove nga detyrat që duhej t’i kryeja për ahiretin tim, e unë sot po vdes dhe po shkoj para Zotit tim pa asgjë.’
Pasuria e tij foli duke ia kthyer: ‘Mos më shaj e as mos më mallko mua, a nuk ke qenë i varfër e ne të bëmë të pasur e të privilegjuar në shoqërinë ku ti jetove? A nuk të shikonin njerëzit si një biznesmen dhe ti u krenoje me mua? Të bëra të prezantosh nëpër tubime mbretërore dhe të ket vend fjala jote? Shumë njerëz të mirë e të devotshëm nuk kanë mundur të hyjnë tek ti. Mandej të bëra që ti të bisedosh dhe ti ndërrosh edhe gratë të ndryshme, bile edhe princesha, e shumë njerëz të mirë e të devotshëm nuk kanë pasur mundësi të martohen. A më harxhove nëpër rrugë të ndaluara- harame, ku Zotin shumë e ke hidhëruar?! Tani më ka ardhur koha që unë me ty të hakmerrem. Asnjëherë në vend të mirë nuk më ke harxhuar, por vetëm nëpër harame më ke çuar. Sikur do të më harxhoje rrugës së mirë, kurrë nuk do të kisha kundërshtuar, por ti je ai i cili meriton të jesh më i sharë dhe i mallkuar për mu e jo unë për ty, o i gjori njeri i cili kurrë nuk dite njëherë Zotin ta falënderosh, lëre më detyrat e tua t’i përfundosh. O biri i Ademi, o i gjori njeri, ti e unë nga dheu jemi e në dhe kemi për të shkuar përsëri. Le të bëjmë mirë se për atë jemi krijuar. Kush bënë mirë a keq do ta gjejë atë.’ Kështu ia ktheu pasuria njeriut i cili kishte pasur shumë pasuri e nuk diti kurrë të respektojë Allahun e t’i kryejë detyrat.” Vëlla mysliman, të kesh kujdes nga pasuria e cila nga rruga e Allahut të largon e në rrugë të djallit ajo të çon.
I nderuar vëlla musliman!
Llogarite veten tënde para se të llogarisë ty dikush se atëherë është vonë. Më së miri ndalu e mendo, logjiko se edhe ty së shpejti ka për të ardhur vizitori i padëshiruar. Puno dhe përpiqu në kohën që e ke sa të jesh gjallë, ndoshta arrin diçka se kjo jetë është shumë e shkurtër dhe shpejt i vjen edhe fundi. O Zot na ruaj prej sherrit të dynjasë, të shejtanit e të njerëzve! Zotin tënd adhuroje e namazin respektoje se vdekja papritur mundet të vijë e para Tij llogari kemi për të dhënë. Nuk ka kush që mundet të të ndihmojë, vetëm vepra jot mundet të të shpëtojë, nëse rrugën e Allahut e ke respektuar. Pra, duke e ditur se padyshim ky vizitor do të na vizitojë edhe ne, atëherë...
Si ta presim vizitorin e fundit?
Të dashur vëllezër muslimanë!
Ky vizitor duhet të pritet ashtu siç Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar e Muhamedi (alejhi selam) na ka mësuar. Të jesh musliman është krenari, t'i kryesh obligimet është devotshmëri. Nëse do ti mos të kesh aspak frikë dhe exhelin ta presësh me të mirë vepro siç vijon:
1. Të besosh Allahun Një, engjëjt e Tij, librat e shenjta, të dërguarit e Tij, të punosh për Ditën e Kiametit dhe caktimin e Allahut ta pranosh. Pra, këto janë gjashtë kushtet e besimit, të gjitha duhet t’i besojmë, nësë duam të shpëtojmë.
2. Të respektosh namazin, me të t’i afrohesh Allahut pesë here në ditë, t’i biesh në sexhde dhe të bashkohesh me xhemat duke i zbukuruar kështu xhamitë se Allahu kështu na ka urdhëruar. Nëse do të shpëtosh namaz fal e mos përto se pyetja e parë që ke për t’u pyetur është namazi, nëse në të mirë kalon të tjerat më lehtë kanë për të shkuar. Kështu na ka lajmëruar pejgamberi (alejhi selam).
3. Nëse Zoti të ka dhuruar pasuri, atë duhet ta pastrosh me zekat në kohën e duhur dhe sipas kushteve të vendosura. Zekati është detyrë e sheriatit islam, kush e kryen ka shpëtim e Allahu nuk ka për ta dënuar.
4. Agjërimi i ramazanit me iman në Allahun se për të ka për të graduar e në dyer të xhenetit ka për të dërguar, pasi ke agjëruar për hir të Allahut.
5. Edhe haxhin duhet ta kryej një here në jetë ai i cili ka pasuri. E preferuar është edhe umra në ramazan, pasi e ka shpërblimin sa një haxh. Kush i kryen këto te Allahu ka për t’u shpërblyer.
6. Ai i cili bën nafile-ibadete vullnetare jashtë farzeve, qoftë: namaz, zekat, agjërim apo haxh. Allahu i Lartësuar thotë për këtë në një hadith kudsi: “Robi Im vazhdon të më afrohet me nafile –ibadete vullnetare, deri sa Unë ta dua atë...”. Pra nafilja është ibadet shtesë. Muhamedi (alejhi selam) na ka mësuar se ai i cili fal dymbëdhjetë rekate jashtë atyre farzeve që janë, Allahu i Lartësuar ia ndërton një shtëpi në xhenet. Të kesh kujdes, vëlla mysliman, se në çdo moment ty exheli po të afrohet e mendo për ahiret se ajo ty e vetmja është që do të mbesë.
7. Teubeja dhe istigfari i vazhdueshëm, pasi nuk ka njeri pa mëkate. Ai i cili bën teube dhe istigar me sinqeritet Allahu i Lartësuar atë ka për ta falur dhe një vend të mirë në xhenet ia bën, për shkak të pendimit dhe istigfarit të tij pas çdo vepre që ai e ka bërë.
8. Të jesh i sinqertë në jetën tënde sepse këtë e dëshiron Krijuesi dhe çka të punosh punoje për hir të Allahut e jo për syefaqe sepse syefaqësia është humbje e madhe për ty, o vëlla mysliman, e kjo ty të shkatërron.
Allahu thotë në suren Bejineh, ajeti 5:
“Dhe ata nuk u urdhëruan për tjetër, veçse ajo që duhet të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos adhuronin tjetër përkrah Tij, të adhuronin Atë me besim të vërtetë e me përkushtim të plotë edhe të kryenin faljen e detyruar të namazit e ta japin zekatin dhe kjo është feja e drejtë, e vërtetë.”
9. Ta duash Allahun dhe të Dërguarin e Tij, sepse nuk është besimi i plotë përderisa të mos e duash Muhamedin (alejhi selam), sepse për të Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Thuaj (o Muhamed)! “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kuranin dhe Sunetin, rrugën time). Allahu do t`ju dojë ju dhe do t`ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.”
10. Nëse dëshiron të shpëtosh e me xhenet të gradohesh, ta duash vëllanë tënd musliman për Allahun, e të mos e duash, urresh atë që është jobesimtar edhe në qoftë se është edhe më i afërmi i juaj nga gjaku, sepse ai që Allahun nuk e respekton as krijesat nuk i do e ato i mashtron, por ai nuk e di se vetveten e ka mashtruar, e një ditë vet ka për t’u bindur kur të dalë para Allahut Fuqiplotë për të gjitha ato çka ka mashtruar.
Ruana Zot prej dashurisë së atij që nuk duhet që ta duam dhe prej urrejtjes së atij që nuk duhet ta urrejmë!
11. Nëse ndien kënaqësi për atë që Allahu ta ka dhënë, me to përgatitesh para Tij për të dalë, kjo e tëra është devotshmëria – takvallëku ku Allahu ka thënë:
“O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun (duke ndjekur urdhërat e Tij dhe duke u tërhequr nga ndalimet e Tij) ashtu siç duhet pasur frikë nga Ai (bindjuni Atij, falënderojeni vazhdimisht Atë dhe kujtojeni Atë gjithnjë) dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë ( e plotësisht të nënshtruar ndaj Allahut).” Ali Imran, 102.
12. Durimi me rastin e goditjes së sprovimit që të ndodh ty, pa marrë parasysh se çfarë lloji i sprovimit është. Ne besojmë dhe jemi në dije se nuk mundet të ndodhë diçka jashtë dëshirës dhe dijes së Allahut Famëlartë në këtë dynja. Falënderoje Allahun e Lartësuar për gjendjen tënde ashtu si je.
13. Ai i cili mbështet tek Allahu i Lartësuar dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkon Allahu atë do ta shpëtojë në dynja dhe ahiret. Allahu thotë:
“...Dhe vini shpresat tuaja vetëm tek Allahu, nëse jeni besimtarë të vërtetë.”
14. Do të jesh i shpëtuar edhe nëse ti merresh me kërkimin e diturisë së dobishme dhe e përhap atë njerëzve dhe ata kanë dobi prej saj. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kur ju thuhet të hapni vend nëpër kuvende, (hapuni dhe) bëni vend që Allahu t`ju bëjë vend ( të gjerë në mëshirën e Tij). Dhe kur ju thuhet të ngrihen (për falje, për xhihad ose për çdo vepër të mirë), atëherë çohuni pra, që Allahu t`i lartësojë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dija në grada të larta. Dhe Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju punoni.” Muxhadele, 11.
15. Do të jetë i shpëtuar ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.
16. Nëse merresh me xhihadin e shenjtë do te jesh i shpëtuar dhe do te jesh nga banorët e xhenetit firdeus.
17. Ruaje edhe gjuhën tënde sepse ajo të çon në zjarr, mos u merr me përgojim as me thashetheme, sepse këtë Allahu nuk e do. Ruaje gjuhën tënde nga bartja e fjalëve, sharjeve, ofendimeve, mallkimeve, gjithashtu mos e tepro në përmendjen e gjërave të neveritura, sepse Muhamedi (alejhi selam) thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Kiametit le të flasë mirë apo le të heshtë...”
18. Nëse ti premtimin e zbaton dhe amanetin në vend e çon Allahu ty të do dhe në xhenet të çon.
19. Nëse do, o vëlla, të shpëtosh nga zinaja-amoraliteti dhe alkooli, mos mbyt as një njeri, mos bë zullum e as pa drejtësi, mos e provo kurrë të bësh korrupsion, mos u merr me kamat etj... Nëse të gjitha këto nuk i ke, Allahu në xhenet ka për të dërguar dhe me njerëzit e mirë ka për të takuar. Me fjalë të tjera, ma shkurt, mos u merr me harame, por merru me hallalle, sepse hallalli në xhenet të çon e harami në xhehenem të sharron.
Ruaju vëlla musliman se Allahu ne na do. “O ju që keni besuar! Ruaje veten tënde dhe familjen nga zjarri që lëndë djegëze janë njerzit dhe gurët ...”
20. Allahu me shumë të mira na ka graduar edhe babë e nënë na i ka dhuruar e ndaj tyre të sillemi mirë dhe t’i respektojmë, sepse ai i cili prindërit nuk i respekton Allahu atë nuk e do dhe në zjarr e vendos. Të nderojmë farefisin e mos të shkëpusim vizitat dhe marrëdhëniet me njeri-tjetrin, sepse ky është morali i muslimanit.
Pra, këto janë disa fjalë sa për përkujtim, sepse Allahu për të gjithat na ka treguar e secila ka argumet në Kuran dhe Sunet. Nëse i ke këto të gjitha, me vizitorin e fundit më lehtë e ke.
E jotja, o vëlla musliman, është që veten ta ruash nga pakujdesia e vdekjes. Mos thuaj se nuk e kamë ditur, sepse Allahu për të gjitha na ka lajmëruar e për këtë shumë pejgamber na ka dërguar edhe libra të shenjta ka dërguar, vetëm e vetëm neve të na ndihmojnë që sa ma lehtë nga xheneti të shkojmë.
Lusim Zotin të na ndihmojë që orën e vdekjes ta kalojmë mirë e në xhenet të na dërgojë! Amin!
Përgatiti: Fadil Sogojeva