Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Feja dhe shkenca janë gjithmonë në përputhje

Materialistët, për të mbuluar dështimet e tyre shkencore, shpesh fshihen pas metodave të ndryshme propagandistike. Më e përhapura prej tyre është ideja e "konfliktit mes shkencës dhe fesë", e shumëpërfolur në botimet materialiste. Këto burime përfshijnë ngjarje artificiale, duke sugjeruar se përgjatë historisë feja ka qenë gjithmonë kundër shkencës dhe se shkenca mund të përparojë vetëm nëse feja lihet jashtë.

Megjithatë, një vështrim i shpejtë i historisë së shkencës do të ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë në pah falsitetin e kësaj thënieje.

Kur shikojmë historinë e Islamit, shohim se shkenca u paraqit në Lindjen e Mesme në të njëjtën kohë me Kur'anin. Arabët paraislamikë besonin në të gjitha llojet e supersticioneve dhe nuk bënin asnjë vëzhgim në univers apo natyrë. Me ardhjen e Islamit ky komunitet u civilizua dhe duke filluar të ngrejë lart rëndësinë e dijes si dhe duke ndjekur urdhërat e Kur'anit, filloi të ekzaminojë botën rreth tij. Jo vetëm Arabia por edhe shumë vende të tjera si Irani, Turqia apo Afrika e Veriut u ndriçuan pasi përqafuan Islamin. Vënia në përdorim e arsyes dhe vëzhgimit e urdhëruar në Kur'an, solli një rritje të theksuar civilizimi në shekujt e 9-të dhe 10-të. Shumë shkencëtarë Muslimanë të asaj kohe bënë një numër të madh zbulimesh në mjaft fusha si astronomi, matematikë, gjeometri dhe mjekësi.

Rëndësia e dijes në Islam është mjaft e dukshme në hadithe të Profetit tonë, të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë mbi të. Ka shumë prej këtyre haditheve që nxisin Muslimanët të fitojnë dije dhe ta përhapin atë. Disa prej tyre janë:

Ai që ecën drejt kërkimit të dijes, Zoti e bën të ecë drejt Kopshteve (Parajsës) … Të diturit janë trashëgimtarë të Profetëve, pasi profetët nuk lanë pas si trashëgim të mirat materiale por dijen. Prandaj kushdo që merr pjesë prej saj do marrë mirësi të bollshme.44

Një besimtar nuk ngopet kurrë së fituari dituri; ai e kërkon atë deri në vdekjen dhe hyrjen e tij në Parajsë.45

Tregohet se Profeti (s.a.u.s.) thoshte pas faljes së sabahut, "O Zot, të lutem Ty për dije të vlefshme, vepra të lejuara dhe furnizime të mira." 46

Një rol të rëndësishëm në transferimin e diturive shkencore në Europë si dhe në nxjerrjen e shkencëtarëve muslimanë ka luajtur Andaluzia, që ishte pika e zbulimeve revolucionare dhe përparimit shkencor sidomos në fushën e mjeksisë. Mjekët Muslimanë nuk u specializuan në një drejtim të caktuar, por zhvilluan studime në shumë fusha si farmakologji, kirurgji, oftalmologji (shkenca që merret me sëmundjet e syrit), gjinekologji, fiziologji, bakteorologji dhe higjenë. Një nga mjekët më të njohur andaluzë ka qenë Ibn Xhulxhul (?-992), i cili kreu studime intensive mbi bimët mjeksore dhe prodhoi vepra mbi historinë e mjeksisë dhe bimëve mjeksore. Një mjek tjetër i njohur i asaj kohe ka qenë Ebu Xha'far Ibn el-Xhezer (?-1009) nga Tunizia i cili zotëronte shkencën e terapisë së barnave për trajtimin e simptomave dhe sëmundjeve specifike dhe është autor i mbi 30 librave. Abd el-Latif el-Bagdadi (1162-1231) njihet për studimet e tij në anatomi. Ai rregulloi gabimet e bëra në të shkuarën mbi studimet anatomike të shumë kockave të trupit si ato të nofullës dhe kraharorit. Libri i Bagdadit, El-Ifade ue'l Itibar, u ribotua në vitin 1788 dhe u përkthye në latinisht, gjermanisht dhe frengjisht. Libri tjetër i tij, Mekeletun fi'l Hauas, fliste për pesë shqisat.

Zotit ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët; Zoti është mbi gjithçka, është mëkatfalës. (Sure Fatir: 28)

Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijtarët se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër perveç Tij, Fuqiplotit, të Urtit. (Sure Al' Imran: 18)

Anatomistët muslimanë përcaktuan saktësisht numrin e kockave në kafkën e njeriut dhe zbuluan ekzistencën e tre kockëzave në vesh. Një nga shkencëtarët muslimanë kryesorë që ka punuar për anatominë ishte Ibn Sina (980-1037), i njohur në perëndim si Aviçena. I edukuar në letërsi, matematikë, gjeometri, fizikë, shkenca natyrore, filozofi dhe logjikë, në rininë e tij Ibn Sinai njihej jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim. Vepra e tij më e njohur, El Kanun fi el-Tibb, i njohur si 'Traktati' në Perëndim, u shkrua në arabisht dhe pas përkthimit të tij në latinisht në shekullin e 12-të, u bë teksti kryesor i shkollave të Europës deri në shekullin e 17-të. Traktati trajton sëmundjet dhe medikamentet në një mënyrë sistematike. Përveç këtij ai shkroi më shumë se 100 libra mbi filozofinë dhe shkencat natyrore. Një pjesë e mirë e diturive mjeksore të përfshira në Traktat ende pranohet sot.

Zakarija Kazuini gjeti shumë gabime në studimet e zemrës dhe trurit që kanë qenë shtruar botërisht nga koha e Aristotelit. Faktet që ai nxorri rreth zemrës dhe trurit janë shumë të ngjashme me ato që ne dimë sot.

Veprat e Zakarija Kazuini mbi anatominë, Hamdullah el-Mustaufi el-Kazuini (1281-1350) dhe Ibn el-Nefis, hodhën themelet e mjeksisë moderne. Këta shkencëtarë treguan, në shekujt e hershëm të 13-të dhe 14-të, lidhjet midis zemrës dhe mushkërive, se arteriet mbartin gjakun e oksigjenuar dhe venat mbartin gjakun e papastër, se pasurimi i gjakut me oksigjen ndodh në mushkëri dhe ky gjak i oksigjenuar që kthehet në zemër i kalohet trurit dhe organeve të tjera të trupit nëpërmjet aortës.

Vëllimi i parë i veprës prej tre vëllimeve të Ali Bin Isa (?-1038) mbi sëmundjet oftalmologjike, e quajtur Tezkiratu'l Kahalin fi'l Ajn dhe Emreziha, i kushtohet totalisht anatomisë së syrit dhe përfshin informacion mjaft të detajuar. Vepra u përkthye në latinisht dhe gjermanisht.

El-Biruni ishte një shkencëtar musliman i shekullit të 11-të. Ai e dinte se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj 600 vjet më parë se Galilei dhe përcaktoi perimetrin e Tokës 700 vjet përpara Njutonit.

Muhammed ibn Zakarija er Razi (Raziu) (865-925, Burhan el-Din Nefis (?-1438), Ismail Xhurxhani (?-1136), Kutb el-Din el-Shirazi (1236-1310), Mensur ibn Muhammed, Ebu el-Kesim el-Zahraui (Albukazi) janë disa nga shkencëtarët muslimanë të njohur për studimet e tyre në astronomi, matematikë, mjekësi dhe anatomi.

Ka gjithashtu dhe shumë shkencëtarë të tjerë që dhanë kontributet e tyre në fusha të tjera përveç mjeksisë dhe anatomisë. Për shembull, el-Biruni e dinte se Toka rrotullohej rreth boshtit të saj rreth 600 vjet përpara Galileut dhe përcaktoi perimetrin e saj rreth 700 vjet para Njutonit. Ali Kushçu, shkencëtar i shekullit të 15-të, ishte i pari që bëri një hartë të Hënës dhe një rajoni të Hënës iu dha emri i tij. Thebit ibn Kurrah (Tebiti), që jetoi në shekullin e 9-të, shpiku llogaritjet diferenciale shekuj përpara Njutonit. Batani, shkencëtar i shekullit të 10-të, është zhvilluesi i parë i trigonometrisë. Abdul Uafa Muhammed el-Bazxheni prezantoi për herë të parë në trigonometri funksionet "sekant-kosekant". El-Huarizmi shkroi librin e parë mbi algjebrën në shekullin e 9-të. El-Maghribi shpiku ekuacionin e njohur sot si trekëndëshi i Paskalit, gati 600 vjet para Paskalit. Ibn el-Kejtem (Alhazen), i cili jetoi në shek. e 11-të, ishte themeluesi i optikës. Roxher Beikon dhe Kepleri përdorën veprat e tij dhe Galilei ndërtoi teleskopin duke iu referuar atyre. El-Kindi (Alkindus) prezantoi fizikën relative dhe teorinë e relativitetit rreth 1100 vjet përpara Ajnshtajnit. Shems el-din, që jetoi 400 vjet përpara Pastërit, ishte i pari që zbuloi ekzistencën e baktereve. Ali ibn el-Abas jetoi në shek. e 10 dhe ishte i pari që kreu ndërhyrje kirurgjikale ndaj kancerit. Në po këtë shekull, Ibn el-Xhesar paraqiti arsyet dhe metodat e trajtimit të lebrozes. Këta shkencëtarë muslimanë, ku vetëm disa janë përmendur këtu, kanë bërë zbulime të rëndësishme të cilat hodhën themelet e shkencës moderne.

Kur shikojmë qytetërimin perëndimor, shohim se shkenca moderne erdhi së bashku me besimin tek Zoti. Shekulli i 17-të, i njohur si "Epoka e Revolucionit Shkencor", është e mbushur me shkencëtarë qëllimi kryesor i të cilëve ishte eksplorimi i universit dhe natyrës të krijuara prej Zotit. Të gjitha institutet shkencore të ngritura në vende të ndryshme si Britania dhe Franca, kishin si synim të tyrin "afrimin me Zotin duke zbuluar ligjet e Tij". Kjo frymë vazhdoi edhe në shekullin e 18-të. Disa nga shkencëtarët e njohur për përkushtimin e tyre ndaj Zotit dhe që i dhanë kontribute të veçanta botës së shkencës ishin Njutoni, Kepleri, Koperniku, Bekoni, Galilei, Paskali, Bojli, Peili dhe Kuviè. (Për detaje të mëtejshme, ju lutem shikoni kapitullin "Shkencëtarë të fesë").

Këta shkencëtarë besonin në Zot dhe praktikonin kërkimin shkencor me një frymëzim që rridhte pikërisht nga ky besim. Një nga treguesit më të mirë të kësaj ishin "Traktatet Brixhuoter" një seri botimesh e nxjerrë në Britani në shekullin e 19-të. Një numër shkencëtarësh kryen kërkime në fusha të ndryshme dhe përcaktuan objektin e studimit të tyre si "shenjat e harmonisë dhe rregullit që Zoti krijoi në univers dhe natyrë". Metoda e praktikuar nga këta shkencëtarë njihet si "Teologjia Natyrale", që do të thotë "të njohësh Zotin nëpërmjet natyrës".

Ishte vepra Teologjia Natyrale: Evidenca të Ekzistencës dhe Vetive të Zotit, mbledhur nga Shfaqjet e Natyrës, botuar në vitin 1802 e Uilliam Peili, ajo që i hapi rrugën Traktateve Brixhuoter. Në këtë libër Peili dha shembuj të modelimit në natyrë duke shpalosur njohuri të qarta mbi anatominë.

Duke marrë si model veprën e Paleit, iu bë një thirrje anëtarëve të Shoqërisë Mbretërore të Londrës. Më pas u udhëzua që këta të zgjedhur duhet të shkruanin, shtypnin dhe botonin një mijë kopje të një vepre: "Mbi Fuqinë, Urtësinë dhe Mirësinë e Zotit të shfaqur në Krijimin" duke e ilustruar këtë vepër me të gjithë argumentet e arsyeshëm si për shembull shumëllojshmëria dhe formimi i krijesave të Zotit në botën bimore, shtazore dhe minerale; efekti i tretjes dhe i kalimit, ndërtimi i dorës së njeriut dhe një pafundësi të tjera argumentesh; dhe gjithashtu zbulime në artet antike dhe moderne, shkencë si dhe shtrirje në të gjithë letërsinë moderne."

Kjo thirrje në kërkim të shenjave të ekzistencës së Zotit u përgjigj nga shumë shkencëtarë që nxorrën studime mjaft të vlefshme. Si pasojë e kësaj u prodhuan këto vepra:

(1) "Përshtatja e Natyrës së Jashtme ndaj Ndërtimit Moral dhe Intelektual të Njeriut", nga Tomas Çalmers (1833).

(2) "Kimia, Meteorologjia dhe Tretja", nga Uilliam Prut, (1834)

(3) "Historia, Zakonet dhe Instiktet e Kafshëve", nga Uilliam Kirbi (1835)

(4) "Dora, modelim i dukshëm", nga Sër Çarls Bell (1837)

(5) "Gjeologjia dhe Mineralogjia", nga Din Baklend (1837)

(6) "Përshtatja e Natyrës ndaj Kushteve Fizike të Njeriut", nga J. Kid, (1837)

(7) "Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme", nga Dr. Uilliam Uivëll (1839)

(8) "Fiziologjia Shtazore dhe Bimore", nga P. M. Roxhet, (1840)

Traktatet Brixhuoter janë vetëm një shembull i takimit mes fesë dhe shkencës. Ndërhyrja më e madhe që qëndronte pas shumë studimeve shkencore të kryera si përpara ashtu dhe pas këtyre veprave ishte pranimi i universit të krijuar nga Zoti dhe perceptimi i gjithëfuqisë së Tij.

Devijimi i komunitetit shkencor nga kjo rrjedhë fillestare doli si pasojë e mbizotërimit të filozofisë materialiste në kulturën Perëndimore të shekullit të 19-të, si rezultat kjo i disa rrethanave të caktuara sociale e politike. Ky proces shfaqet plotësisht në teorinë e evolucionit të Darvinit dhe arrin kulmin, në kundërshtim direkt me pikëpamjen e mëparshme, duke e paraqitur shkencën dhe fenë si dy burime diturie kundërshtuese.

Feja ndihmon në orientimin e drejtë të shkencës

Feja ndihmon në orientimin e drejtë të shkencës

Shkenca bën të mundur hetimin e botës materiale në të cilën jetojmë nëpërmjet vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Gjatë këtij hetimi shkenca arrin në konkluzione të shumta të bazuara mbi informacionin e mbledhur nga këto vëzhgime dhe eksperimente. Përveç kësaj, çdo degë e shkencës gjithashtu ka norma të caktuara të cilat merren si të vërteta ose pranohen pa u vërtetuar. Në literaturën shkencore, kjo bashkësi normash quhet "paradigmë".

Të japim një paraqitje të shpejtë të "etapave" të kërkimit shkencor. Siç dihet, hapi i parë në kërkimin shkencor është formulimi i një hipoteze. Si fillim, shkencëtarët duhet të formojnë një "hipotezë, për temën e kërkimit të tyre. Më pas, kjo hipotezë testohet nëpërmjet eksperimenteve shkencore. Në qoftë së vëzhgimet dhe eksperimentet e vërtetojnë hipotezën, ajo quhet një "parim i përcaktuar" ose "ligj". Në qoftë se hipoteza nuk vërtetohet, atëherë testohen hipoteza të tjera dhe kështu procesi rifillon.

Formulimi i hipotezes, që është hapi i parë i procesit, shpesh varet nga pikëpamja bazë e shkencëtarit. Për shembull, shkencëtarët, nën një pikëpamje të gabuar, mund të bazojnë punën e tyre mbi hipotezën që "lënda ka prirje të vetë-organizohet pa ndërhyrjen e një vepruesi të ndërgjegjshëm". Më pas, ata do mund të kalonin vite të tëra kërkimesh për të verifikuar atë hipotezë. Por, meqë lënda nuk e ka atë aftësi, të gjitha këto përpjekje do dështojnë. Më tepër akoma, nëse shkencëtarët janë tej mase kokëfortë rreth hipotezës së tyre, kërkimi mund të zgjasë për vite të tëra madje për breza të tërë. Rezultati përfundimtar do të ishte një shpenzim shumë i madh kohe dhe burimesh.

Megjithatë, po të ishte kjo ide "është e pamundur që lënda të vetë-organizohet pa plan të ndërgjegjshëm" pika supozuese, ai kërkim shkencor do të kishte ndjekur një rrjedhë më produktive dhe më të shpejtë.

Kjo çështje, që është pra përcaktimi i duhur i hipotezës, kërkon një burim krejt të ndryshëm nga të dhënat e thjeshta shkencore. Gjetja e duhur e këtij burimi është kritike pasi, siç e shpjeguam dhe në shembullin e mëparshëm, një gabim i tillë mund t'i kushtojë botës së shkencës vite, dekada madje dhe shekuj.

Burimi i shumëkërkuar është zbulesa e Zotit ndaj njerëzimit. Zoti është Krijuesi i universit, botës dhe gjallesave dhe si rrjedhim, njohuria më e saktë dhe e padiskutueshme rreth ketyre temave rrjedh prej Tij. Zoti na ka zbuluar informacione të rëndësishme rreth tyre në Kuran. Më kryesoret prej tyre janë:

1. Zoti e krijoi universin nga asgjëja. Çdogjë është krijuar për një arsye të caktuar. Si rrjedhim, nuk ka një kaos ngjarjesh të rastësishme në natyrë apo në univers, por një rregull të përkryer të krijuar me një ndërtim inteligjent.

2. Universi material, për më tepër Toka në të cilën jetojmë, është ndërtuar posaçërisht për të mbajtur racën njerëzore. Ka një arsye të caktuar, në lëvizjen e yjeve dhe planeteve, në orientimet gjeografike dhe në vetitë e ujit apo atmosferës, që e bën të mundur jetën njerëzore.

3. Zoti i krijoi të gjitha gjallesat. Për më tepër, këto krijesa veprojnë të frymëzuara nga Zoti, siç citohet dhe në Kur'an në shembullin me bletën në vargun që fillon me, "Zoti yt frymëzoi bletën…" (Sure en-Nahl: 68).

Këto janë të vërteta absolute të cilat na janë komunikuar nga Zoti në Kur'an. Një afrim drejt shkencës i bazuar në këto fakte do të çonte padyshim në përparim të dukshëm dhe do t'i shërbente njerëzimit në mënyrën më të dobishme. Mbi këtë gjejmë shembuj të shumtë në histori. Vetëm me vendosjen e shkencës në pikëmbështetjen e duhur, shkencëtarët Muslimanë, të cilët atëherë po ndihmonin në përparimin e qytetërimeve më të mëdha në botë, kontribuan në arritjet kryesore të shekujve të 9-të dhe 10-të. Në Perëndim pionerët e të gjitha fushave të shkencës, nga fizika tek kimia, astronomia, biologjia apo paleontologjia, ishin njerëz të lartë të shkencës që besonin në Zot dhe të cilët kërkimet e tyre i kryenin për të eksploruar çfarë Ai krijoi.

Ajnshtajni gjithashtu pranonte se shkencëtarët duhet të bazohen në burimet fetare në zhvillimin e objektivave të tyre: Edhe pse feja është ajo që përcakton qëllimin, ajo ka mësuar nga shkenca, në kuptimin më të gjerë të fjalës, se cilat mënyra do kontribuonin në arritjen e qëllimit që ajo ka caktuar. Por shkenca mund të krijohet vetëm nga ata që janë të mbushur me frymëzim drejt të vërtetës dhe kuptimit. Ky burim ndjenjash lind nga sfera e fesë… Nuk mund ta përfytyroj dot një shkencëtar të vërtetë pa këtë besim të thellë.11

Megjithatë, që nga mesi i shek. të 19-të, komuniteti shkencor është ndarë nga ky burim hyjnor dhe është futur nën influencën e filozofisë materialiste.

Materializmi, një ide që fillon që nga Grekët antikë, pranon ekzistencën absolute të lëndës dhe mohon ekzistencën e Zotit. Kjo pikëpamje materialiste gradualisht u fut në komunitetin shkencor dhe duke filluar nga mesi i shek. të 19-të një pjesë e konsiderueshme e vëzhgimit shkencor filloi ta mbështesë atë. Nga ky shkak u formuluan dhe shumë teori si "modeli i universit të pafund" që sugjeronte se universi ekziston për një kohë infinite, teoria e evolucionit të Darvinit që thotë se jeta është rezultat i rastësive, apo pikëpamjet e Frojdit që mendja njerëzore përbëhet vetëm nga truri.

Sot, duke parë të kaluarën, ne shohim se pohimet e materializmit ishin vetëm një humbje kohe për shkencën. Për dekada, një numër i madh shkencëtarësh kanë shpenzuar përpjekjet e tyre për të provuar secilën nga këto pohime por rezultatet gjithmonë ishin negative. Zbulimet konfirmuan shpalljet e Kur'anit - atë që universi ishte krijuar nga asgjëja, se është i përshtatshëm për racën njerëzore dhe se është e pamundur që jeta të vijë vetë dhe të evoluojë rastësisht.

Djalë apo vajzë

Djalë apo vajzë

Kjo është pyetja që parashtrohet sot. Familja ka nevojë për një djalë apo një vajzë? Një universitet amerikan ka bërë kërkime në lidhje më këtë çështje. Megjithatë, unë kam diskutuar kuptimin e hadithit të transmetuar nga Ibn Kethiri. Në hadith thuhet: “Nëse sekrecioni i mashkullit i paraprin sekrecionit të femrës do të lindë fëmijë mashkull, me dëshirën e Allahut. Nëse sekrecioni i femrës i paraprin sekrecionit të mashkullit do të lindë fëmijë femër, me dëshirën Allahut.”

Ne e kemi dërguar pyetjen, e cila ka të bëjë me faktorin material të përcaktimit të gjinisë së fëmijës, në vende evropiane dhe në SHBA, por përgjigja ishte negative. Ata nuk e pranuan një interpretim të tillë.

Megjithatë, vetëm para dy vitesh ne filluam të gjenim përgjigje me ndihmën e zoologjisë për të qartësuar se ka shumë shenja të cilat provojnë përcaktimin që u kuptua nga hadithi i lartpërmendur.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa sekrecioni i femrës është alkalin. Nëse sekrecioni i mashkullit përzihet me të femrës dhe sekrecioni alkalin i femrës dominon mbi sekrecionin acidik të mashkullit, atëherë nga ky dominim rezulton një fëmijë femër dhe anasjelltas. Ky kërkim është eksperimentuar tek lopët në Francë në mënyrë që të rrisnin numrin e tyre dhe si rezultat raporti i demave ishte 70% dhe i lopëve 30%. Kështu ata e ndërprenë eksperimentin që në fazat e para.

Shumë shkencëtarë të mëdhenj ndoqën konferencën rreth mjekësisë e mbajtur në universitetin e Mbretit Fezal në Daman. Atje u tha se vetëm një person mund ta shpjegojë fenomenin e lartpërmendur, por ai ndodhej në SHBA. Quhej Sead Haliz, një musliman egjiptian.

Më vonë u takuam me të dhe ai u prezantua si nismëtari i një shkence të re e quajtur:Shkenca e sterilitetit të njeriut. Ai është kryeredaktor i dy revistave dhe ka shkruar rreth 34 libra. Ka studiuar mbi sekrecionin e mashkullit dhe të femrës gati dhjetë vjet, duke përdorur mikroskopin elektronik dhe kompjuterin. Nga studimet ai arriti në konkluzionin se sekrecioni i mashkullit është acidik, ndërsa i femrës alkalin. Kur të dy sekrecionet bashkohen dhe nëse në përmbajtje dominon acidiku, atëherë lind një fëmijë mashkull dhe anasjelltas.

Kështu, përmbajtja e hadithit të lartpërmendur dhe ajo që ka dashur Allahu është vërtetuar nga shkenca moderne.

Shkëputur nga: “ Pyesni rreth mrekullive të Kuranit dhe sunetit”

Abdulmexhid Zindani

Nga mrekullia numerike në Kuran

Nga mrekullia numerike në Kuran

Allahu i Lartësuar ka përmendur në Kuran shumë gjëra, pastaj dijetarët kur i kanë studiuar kanë gjetur një ngjashmëri të çuditshme në këtë.

Fjala ‘El  bahër’ -deti, është përmendur në Kuran 32 herë.

Fjala ‘El berr’ -toka” është përmendur 13 herë.

Është përmendur fjala ‘dete’ (do të thotë ujra) 32 herë, kurse fjala tokë (do të thotë e thatë) në Kuran përmendet 13 herë.

Nëse ne i mbledhim numrin e fjalës dete të përmendur në Kuran dhe numrin e fjalëve toka, atëherë arrin numrin 45.

Nëse e bëjmë një përpjestim të thjeshtë në këtë formë:

1. Numrin e përgjithshëm të fjalës dete e pjestojmë me numrin e përgjithshëm të fjlëve toka dhe dete dhe atë e shumëzojmë me 100%.

32 : 45 x 100% =71<11111111111%

2. Numrin e përgjithshëm të fjalës tokë e pjestojmë me numrin e përgjithshëm të fjalëve tokë dhe dete e shumëzojmë me 100%.

13 : 45 x 100% = 28, 88888888889 %

Dhe kështu me këtë përpjestim të thjeshtë arrijmë një rezultat që është një mrekulli (muxhize) tek e cila ka arritur shek.XIV, pasi njohuritë shkencore vërtetojnë se:

Përqindja e ujit në glob është =71,11111111111%

Kurse përqindja e tokës së thatë në globin e botës është =28,88888888889%

Nëse e mbledhim njërin numër me tjetrin arrijmë shumën 100%.

Kjo shumë është realisht edhe përqindja e globit në përgjithësi.

Çfarë themi për këtë mrekulli? A është kjo rastësi?

Kush ia mësoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) të gjithë këtë? Kush e mësoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) i cili ishte analfabet në moshën dyzetëvjeçare?

Prandaj themi se Ai nuk flet sipas dëshirës “Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)” (Nexhm, 3-5)

Prandaj le të bëjmë sexhde ndaj Zotit tonë për falënderim pasi jemi nga muslimanët, nga ata që bartin këtë libër të madh. Unë ju them se kjo është një nga mrekullitë numerike në Kuranin Famëlartë, e jo e tëra. Ekzistojnë libra të shumtë ku sqarojnë mrekullitë numerike, astronomike, mjeksore, gjeologjike, logjike,…etj.

Përktheu: Alaudin Abazi

Klubi Kulturor

Shenjat e gishtërinjve

Shenjat e gishtërinjve

Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo ushqimore.

Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:

"A mendon njeriu se nuk do t'i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t'i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t'i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij." (Kijame, 3-4.)

Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot  shenjat e gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.

Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm në fund të shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik. Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona

Argumentet e Allahut te bleta

Argumentet e Allahut te bleta

Allahu i Lartësuar thotë: "Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin." (Nahl, 68-69)
Në çdo fjalë prej këtyre fjalëve hyjnore ka një mrekulli që meriton përsiatje. 

Te fjala “Zoti e frymëzoi“ qëndron mrekullia. Është vërtetuar se bleta nuk mëson që të prodhojë mjaltë, por ekziston një instinkt të cilin e ka vënë Allahu te bleta, që i tregon se si të veprojë. Ekziston një program i përpiktë sipas të cilit ecën bleta dhe nuk i është shmangur që miliona vite.

Te fjala “ndërto“ gjithashtu kemi një mrekulli tjetër. Bleta ndërton nga malet, drutë apo kosheret shtëpi në të cilën banon. Edhe nëse udhëton në distanca të gjata, ajo kthehet në shtëpi dhe nuk e humb rrugën. A thua kush e mësoi, udhëzoi dhe e frymëzoi atë? A nuk është Allahu i Madhërishëm?

Shkencërisht është vërtetuar se lloji më i mirë i mjaltit nga aspekti mjekësor është mjalti i malit, më pas ai i cili nxirret nga drunjtë dhe në fund ai i cili nxirret nga kosheret që ndërtojnë njerëzit. Kjo radhitje i përputhet radhitjes kuranore:

1- “Ndërto shtëpi në male“
2- “dhe në drurë“
3- “dhe në atë (kosheret)“

Allahu i Lartësuar bletës i ka nënshtruar rrugë të caktuara përmes të cilave ndan mijëra kilometra për të prodhuar pak mjaltë. Allahu i Madhërishëm thotë ”dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!”

A thua kush i nënshtroi asaj këto rrugë dhe e orientoi të ecë në to dhe ndan mijëra kilometra brenda një dite? Kush i dha atë motor, që nuk mund ta prodhojnë të gjitha teknologjitë e shekullit 21?

Në fund, është e njohur për të gjithë çfarë ilaçi ofron mjalti për shërimin e shumë sëmundjeve ”Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. ”

Mjalti prodhohet në barkun e bletëve. Ky është një fakt shkencor i zbuluar vonë që nuk ka qenë i njohur në kohën e zbritjes së Kuranit.

Kohët e fundit është vërtetuar se çdo lloj prej llojeve të mjaltit ka përdorime të ndryshme nga lloji tjetër, gjithashtu përbërje tjetër, mirëpo të gjitha karakterizohen me mundësinë e shërimit.

Sot ekzistojnë spitale të veçanta, mjekë e doktorë që mbështeten te mjalti si formë bazike në shërimin e qindra sëmundjeve. Kjo pajtohet plotësisht me fjalën e Allahut të Lartësuar ” në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. ”

A thua vallë nuk na thërrasin këto fakte të përsiatim e meditojmë mbi argumentet e Allahut tek bleta? "Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin."

Përktheu: Almedin Ejupi
KlubiKulturor

Kurani mahnit shkencën

Kurani mahnit shkencën

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë:

"Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni"
(El Mulk, 23)

Teknologjia e trupit tonë është më superiore se teknologjia që njerëzimi e ka prodhuar duke përdorur mbledhjen e informacioneve, eksperiencën dhe mundësitë.
Sot, duke studiuar veshin e njeriut, duke parë këtë vepër madhështore të konstruktuar, qartë shohim Konstruktorin absolut

Në shikim të parë veshi duket i thjeshtë, por pas laprës së veshit gjendet një strukturë fiziomorfologjike e përsosur dhe tejet delikate, e cila do të turpëronte edhe inxhinjerinë më inventive. Duke vepruar bashkërisht, struktura e veshit të jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm kryejnë operacione në largësi mahnitëse dhe virtuoze.
Shkaku që kemi dy vesh është se ato formojnë një sistem stereo i cili e mundëson identifikimin e vendit nga i cili vie zëri dhe që të njohim se a lëviz ai burim.
Veprimi i përpunimit të zërit me vesh dhe qendrën në tru është aq precizsa që zëri që formohet afër njërit vesh e pastaj te veshi tjetër, mund të njihet si zëra të ndryshme kur intervali në mes tyre është i vogël, siç është 30 mikrosekonda.
Virtuoziteti i veshit të njeriut është mahnitës dhe i pabesueshëm. Njeriu mund të dëgjojë zërin e mushkonjës jashtë dritares, edhe pse forca e zërit të saj e cila arrin te veshi ynë nuk është më e madhe se një kuadrahonth vat. Sikur 100 kësi zëra (100.000.000.000.000.000) do të kombinoheshin, duke u kthyer në energji elektrike, energjia do të mjaftonte për një llambë për lexim.
Senziviteti i veshit është mahnitës. Lëvizja e mëmbranës timpanike në ngacmimin e dëgjimit minimal të zërit me frekuencë 1.000 Hz është afro e 1.000 milion pjesë të centrimetrit, shumë më e vogël se diametri i atomit të hidrogjenit.
Lëvizjet e mëmbranës basilare në ngacmime të njejta janë njëqind herë më të vogla-përafërsisht sa madhësia e bërthamës së atomit. Kjo paraqet limitin e fundit të performansës.
Sikur të rritej më tepër senzitiviteti i veshit, do të ishim të vetëdijshëm në bombardimin konstant të membranës timpanike me molekulat e ajrit.
Por edhe me limitin ekzistues, është interesantë se ne nuk e dëgjojmë rrjedhën e gjakut tonë nëpër enët e vogla të gjakut në membranën e timpanit. Kjo ndodhë sepse veshi ka aftësi të injorojë signalet të cilët janë në mënyrë konstante prezent.
Kështu veshi, gjithashtu e bën njeriun qenjen më muzikale. Pa asnjë ushtrim muzikorë jemi në gjendje të dallojmë tonin A në piano nga toniidentik i violinës.
Mund të dallojmë edhe kombinimin e notave të ndryshme muzikore, karakteristike për secilin instrument i cili prodhon nota. Veshi është në gjendje të hudhë zhurmën duke zgjedhur njëkohësisht vetëm një zë të ngjajshem. 
Bile edhe gjatë gjumit veshi vazhdon të funksionojë me mundësi të pabesueshme, sepse truri është në mundësi të interpretoj dhe zgjedhë signalet që ia përcjellë truri. Kështu që njeriu mund të flejë i qetë në mes të komunikacionit të zhurmshëm dhe në zhurmën e televizorëve në fqinjësi por njëkohësisht të zgjohet në një zë të lehtë të orës.
Qeni që lehë, goma e makinës në lëvizje,hapat-të gjithë mund të identifikohen. Në realitet veshi normal mund të dalloj afro 400.000 zëra.
Veshët, pos kësaj që janë një sistem stereofonik të dëgjimit me një siguri të lartë, janë poashtu përgjegjës për mbatjen e baraspeshës së trupit. Kjo është e siguruar me ndihmën e dy sistemeve të vendosur në veshin e brendshëm.
Prej të gjithë organeve të trupit, pak janë ata që mund të arrijnë shumë në hapsirë kaq të vogël, sa veshi. Sikur inxhinjeri do të mund të kopjonte funksionet e veshit, do t’i duhej përafërsisht një inç kub të sistemit dëgjues i cili do të përfshinte prezencën e rezistuesit me indukcion, analizatorin mekanik me mundësi të gjëra, reale mobile, drejtues shumë kanalesh për transmetimin e energjisë mekanike në atë elektrike, sistem për mbajtjen e bilansit hidraulik delikat dhe sistem komunikativ dy drejtimesh.
Por edhe nëse do të kishte sukses, nuk do të arrihej funksioni mahnitës i veshit.
Shumë shpezë dhe kafshë kanë mësuar që njëra tjetrës t’ia përcjellin signalet e tyre me zërat e tyre, signalet e njohjes dhe kujdesit. Por, vetëm ne njerëzit kemi mësuar t’i lidhim mendimet abstrakte me zëra, duke lidhur fjalët dhe prodhuar gjuhët që mund t’i përdorim si mjet komunikimi me përvojën e kaluar të ideve dhe planet për ardhmëri.
Sot në botë kemi shumë gjuhë (afro 6000). Le të krahasojmë cilësinë dhe teknologjinë e lartë prezente në vesh dhe në tru, me teknologjinë e prodhuar nga njeriu. Ashtu si në rastin e imazheve, janë shpenzuar dekada duke u përpjekur të gjenerohen zëra të ngjajshëm me origjinalin.Rezultatet e këtyre zbulimeve janë magnetofonët, sisteme zanore me siguri të lartë, sisteme të analizimit dhe përpunimit të tingujve me anë të ndarjes së tyre sipas frekuencave. Me gjithë këtë teknologji të lartë të mijëra ekspertëve që punojnë pa pra, nuk ka mundur të prodhohet një pajisje e tillë e cila do ta arrinte cilësinë e perceptimit të tingullit si veshi.Mendoni për sistemet e teknologjisë së lartë “Hi Fi”, që janë prodhuar nga kompanitë më me emër në industrinë e muzikës. Edhe në këto pajisje zëri i regjistruar humb diçka nga cilësitë e tij, sepse kur ju e hapni pajisjen, dëgjoni gjithmonë një tingull të caktuar para se të fillojë të dëgjohet muzika.
Është e qartë se veshi dhe të gjitha pjesët e tjera të trupit të njeriut, janë produkt i krijimit madhështorë.
Andaj është e qartë se përgjegjësia jonë themelore e përdorimit të veshit, syrit dhe trurit për të parë ekzistencën e All-llahut, fuqinë dhe dijen e Tij të pafund. Duke u shërbyer me begatitë e shqisave dhe aftësitë hulumtuese të universit të pafund, do të mësojmë edhe më shumë për ligjet fizike që drejtojnë ato.
Dimë se ato ligje janë fikse dhe konsistuese, dhe që vlejnë për çdo pikë të universit. Kjo shkon në favor të faktit që është një Krijues dhe sistemi i Tij është i pandryshuar siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:

“…Në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim”. 
(Ahzab, 62)

Imazhi i fituar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa që nuk ka arritur as teknologjia e shekullit tonë. Për shembull shikoni në librin që po e lexoni, pastaj ngritni kokën dhe shikoni përreth.
A keni parë imazhe kaq të mprehta dhe të qarta në një vend tjetër? Edhe televizioni me ekranin më të avancuar në botë nuk mund të sigurojë imazhe kaq të mprehta.
Për më shumë se 100 vjet, mijëra inxhinjerë janë munduar të prodhojnë një televizor tredimenzional, i cili do të mund të arrinte cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem Tv tredimensional, por ai nuk mund të shihet pa u vendosur një palë syze speciale. 
dhe  për këtë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë

“A nuk i dhamë Ne atij dy sy?” (El Beled, 8)

Tërë syri, si organ periferik i receptorit optik, mund të krahsohet me aparatin fotografik (por është afro 3.000 herë më i ndieshëm se kamera më precize), ku pjesa e parme e tejdukshme i lëshon dhe i thyen rrezet e dritës, pikërisht sikurse sistemi i thjerrzave që i drejton fytyrat e oblektit në film.
Rrezet e dritës, si dhunti e All-llahut të madhërishëm i ngacmojnë kunjëzat dhe thupërzat me intenzitet të mjaftueshëm. Ky ngacmim që shkaktohet nga proceset biokimike, përcillet nëpërmjet nervit optik deri në pjesët kortikale të trurit.
Me ndihmën e kunjëzave pranohet drita e ditës (me ngjyrë) ndërsa me ndihmën e thupërzave drita e muzgut (bardh e zi). Numri i atyre arrin në 130 milion. Është vërtetuar se gjatë procesit të të parit, d.m.th. ngacmimit të thupërzave, funksioni ityre është i idhur për një materie speciale, e cila gjendet në to dhe quhet purpuri i të parit (rodopsinë) për krijimin e së cilës nevoitet vitamina A.
Kur drita bie në thupërza rodopsina absorbon energjinë e dritës, duke e transformuar në lumirodopsinë. Energjia e absorbuar nga drita i jep lumirodopsinës sasi të madhe të energjisë së lirë. Nga kjo, në pjesë të sekondës lumirodopsina ndahet në metarodopsinë i cili është i paqendrueshëm dhe ndahet në retinën dhe skotopsinë. Skotopsina shkakton potencial elektrik lokal i cili vepron direkt në mëmbranën e thupërzave duke shkaktuar potencial receptor.
Impulset përcillen deri te qelizat ganglionale, të cilat transmetojnë impulset nervore çdo 5 sekonda, bile edhe kur retina ndodhet në errësirë të plotë.
Para të gjitha këtyre fenomeneve dhe mrekullive të panumërta të Krijuesit të përsosur, nuk na mbetet tjetër, vetëm ta lavdërojmë dhe ta falenderojmë nga thellësia e zemrës duke e kujtuar versetin Kur’anor:

“I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”
(El Muminun, 14)

Argumentet e urtësisë së jashtëzakonshme janë të dukshme në çdo gjë të gjallë që njeriu vëzhgon.
Urtësia, plani dhe projektimi i jashtëzakonshëm që mbizotërojnë në gjithë natyrën, pasqyrojnë pa asnjë dyshim ekzistencën e Krijuesit që sundon gjithçka.
Ky është All-llahu i hirëmadh i cili i ka pajisur të gjitha gjallesat me karakteristika të jashtëzakonshme, duke i treguar njeriut shenjat e qarta të ekzistencës dhe të fuqisë së Tij.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe çka ka midis tyre, pra Atë adhuroje, e në adhurimin ndaj Tij bëhu i qëndrueshëm. A di për Të ndonjë emnak (adash) të ngjajshëm?!"
(Merjem, 65)

Ja, kështu All-llahu i madhërishëm na ka lajmëruar se shprehja për Qenjen e lartë hyjnore “All-llah” nuk i vihet askujt prej njerëzve, por është e posaçme vetëm për Qenjen e Tij Fisnike.
Në këtë mënyrë All-llahu i madhërishëm e provokoi mbarë njerëzimin në një qështje me mundësi zgjedhjeje, ngase emri është në kompetencën e njeriut pët ta zgjedhur. Edhe pse në këtë ekzistencë jetojnë besimtarë, pabesimtarë, djaj, exhinë, njerëz e të tjerë. A mos ke dëgjuar për dike se e ka quajtur veten me emrin All-llah, apo e ka emërtuar të birin me emrin All-llah? Jo kjo kurrë nuk ka ndodhur, e as që do të ndodhë ndonjëherë, ngase All-llahu i madhërishëm e ka bërë të posaqëm këtë emër vetëm për Qenien e Tij Fisnike. Askush prej njerëzve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Madje as ata njerëz që pretenduan se janë zotër si Faraoni, Nemrudi etj. nuk patën guxim e as që u shkoi ndërmend ta quajnë veten me emrin All-llah !
Psikologu danez Vander Hoven, paraqiti hulumtimin e tij në ndikimin e fjalës “All-llah” te pacientët dhe të personat e shëndoshë.
Profesori danez vërtetoi zbulimin e tij në bazë të studimeve të bëra të një numër i madh pacientësh në periudhën tre vjeçare.
Disa nga pacientët e tij ishin jo musliman, të tjerët musliman. Rrezultati ishte i shkelqyer e sidomos tek ata që vuanin nga ankthi dhe depresioni.
Psikologu në fjalë kishte thënë se muslimanët të cilët rregullisht e lexojnë Kur’anin janë në gjendje të mbrohen nga sëmundjet psikike.
Ja si e ka shpjeguar psikologu në fjalë veprimin e secilës shkronjë të fjalës “All-llah” në shërimin e sëmundjeve psikike.
Në studimin e tij shkencëtari i lartëpërmendur ka theksuar se me rastin e leximit të shkronjës së parë “A” lirohet sistemi respirator duke kontrolluar frymëmarjen.
Leximi i konsonantit velar “L” gjuha duhet lehtë ta prek qiellzën duke bërë një pauzë të shkurtër, e lehtëson procesin e frymëmarjes.
Ndërsa leximi i shkronjës së fundit “H” mundëson lidhjen në mes të mushkërive dhe zemrës, dhe kjo lidhje kontrollon ritmin e zemrës.
Pra, theksimi i fjalës “All-llah” vën barazbeshën e sistemit kardiorespirator.
Kur’ani famëmadh ka qenë dhe do të jetë mrekullia më e madhe, ngase në çdo kohë zbulohen begatitë, fshehtësitë dhe depot e pafund të tij. 
Ai gjithnjë paraqet risi dhe freski për besimtarët, ilaç trupor dhe shpirtëror, siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:

“Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”
(El Isra, 82)

Dr Ahmed El Kadi në qytetin Panama Siti të Floridës, vërteton ndikimin e Kur’anit fisnik në organizmin enjeriut. Eksperimentin e tij e bëri në grpin e muslimanëve, jomuslimanëve dhe të shurdhëve, duke matur pulsin, tensionin e gjakut, shkallën e djersitjes, temperaturën e lëkurës, EKG, EEG dhe EMNG.
Hulumtimet vërtetuan te besimtarët arritjen e qetësisë gjatë leximit të Kur’anit në 97% të ekzaminuarve.
Ndërsa te grupet tjera qetësia u arrit në 60% të ekzaminuarve.
Rezultatet e këtij hulumtimi përputhën me atë që All-llahu i madhërishëm ka thënë në Kur’anin fisnik para 14 shekujve:

“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues”.
(Ez Zumer, 23)

Në këtë verset Kur’anor vërehet se leximi i Kur’anit vepron në lëkurën dhe zemrën e njeriut, të ciën e ka vërtetuar hulumtimi i lartëpërmenduar.
Ekzistojnë versete të shumta që vërtetojnë që Kur’ani vepron duke qetësuar shpirtin, zemrën dhe sistemin nervorë.
All-llahu i Gjithëfuqishëm i drejtohet mbarë njerëzimit duke u thënë:

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët”.
(Junus, 57)

Edhe në hadithe të shumta të Muhammedit a.s. keni argument në veprimin e bukur të Kur’anit fisnik. Muslimi transmeton në Sahihun e tij thënien e Muhammedit s.a.v.s. që ka thënë: 
“Nuk mbledhen njerëzit në ndonjë shtëpi të All-llahut që lexojnë Kur’an dhe e studiojnë në mes vete, e të mos lëshohet siguria (qetësia) dhe i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe All-llahu do t’i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai”.
Pra, a ka gjë më të bukur se Kur’ani ? 
A ka gjë më të bukur se versetet i tij?
A ka argument më të fuqishëm të All-llahut se Kur’ani famëmadh i cili është dhe mbetet mrekulli e përherë në duart tona deri në Ditën e Gjykimit.

“Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kur'an shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim)”.
(Ez Zumer, 27)

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik urdhëron dhe thotë:

“Pasha agimin kur ai shkrep (frymon)”
(El Tekvir, 18)

“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”.
(El Isra, 78)

Kur’ani famëmadh inkurajon të fjeturit heret dhe zgjimin që në agim. Në një hadith thuhet:
“Popullit tim i është dhënë bereqet në mëngjes herët”.
Ndërsa në hadithin tjetër thotë:
“Dy rekatet e namazit të sabahut kanë më shumë vlera se dunjaja e çka në të”
Pra në Kur’anin fisnik All-llahu i madhërishëm betohet në agimin që frymon. Shikimi i agimit që vërehet me zemër të hapur, ai me të vërtetë frymon. Në këto skena kosmike të paraqitura me bukuri, shkelqim dhe elegancë u dhurohen ndjenjave të fundit njerëzor. Këto paraqitje kosmike njeriu intelektual i pranon me ndenja poetike. Në këtë mënyrë shpirti njerëzor lidhet me shpirtin kosmik nëpërmjet shprehjes së bukur dhe inspirative, kështu shpirti kosmik rrjedhë në shpirtin njerëzor fshehtësitë e tia duke reflektuar Fuqinë Hyjnore e cila qendron pas, dhe e cila fletë sinqerisht për të vërtetën e besimit.
Të mirat që përfiton njeriu nga të zgjuarit heret në mëngjes janë: përqindja e ozonit në ajër është më e lartë në agim. Ky gaz ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe gjallëron aktivitetin mendorë, duke bërë që kulmi i aktivitetit mendorë dhe fizik i njeriut të jetë herët në mëngjes. Rrezet e diellit në lindjen e tyre janë përafërsisht në ngjyrë të kuqe, dhe është i njohur tashmë ndikimi stimulus për nervat, për aktivitet fiziologjik të organizmit të njeriut.
Zgjimi herët në mëngjes parapëngon paraqitjen e krizave hipertenzive dhe sëmundjeve trombembolike.
Shkencërisht është vërtetuar sasia më e lartë e kortizonit në gjak ndodhet në mëngjes, duke arritur nivelin 72-75 mikrogram në 100ml. plazmë. Por gjendja më e ulët e tij haset në mbrëmje, ku arrin në nivelin në më pak se 7 mikrogram në 100 ml. plazmë. Dihet se kortizoni është substancë “magjike” që rritë aktivitetin e organizmit.
Kortizoni vepron në qelizat e organizmit dhe në procesin e imunitetin. Gjithashtu kortizoni parandalon reaksionin inflamator në proceset alergjike.
Rol të veçantë kortizoni luan në gjendjet e stresit, niveli i të cilit rritet në gjak.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famemadh thotë:

“Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin)”. 
(En Nahl, 14)

Peshku në të gjitha llojet e tij është një ushqim i mirë për njeriun, që në kohët e lashta.
Përmban sasira të mëdha proteinash. Vaji i peshkut është burimi më i pasur i vitaminave të tretshme në yndyrna, më e rëndësishmja e të cilave vitamina A, vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për rritjen e eshtrave dhe kundër sëmundjes së rakitizmit tek fëmijët. Peshku është një burim i mirë i kalciumit. Sasia e zvogëluar e kalciumit shkakton spasme muskujsh (tetonia), zgjerimin e zemrës (dilatimi) si dhe rritjen e permeabilitetit të mëmbranës së qelizave nervore.
Peshku është burim kryesorë i jodit, i cili është lënda e domosdoshme për funksionimin e gjëndrës tiroide. Sasia e jodit në organizëm është 14 mg. Jodi është i rëndësishëm për formimin e tiroksinës i cili e mban në nivel intenzitetin e metabolizmit në qeliza.
Peshku përmban edhe fosfor, i cili luan rol të rëndësishëm në proceset metabolike të organizmit. Eshtrat përmbajnë sasi të mëdha të kalcium fosfatit.
Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se: 100gr. peshk përmban 16% proteina, 9% yndyrna, 20gr kalcium, 29gr hekur, 0.5gr fosfor dhe disa vitamina B.
Peshku përbën ushqimin kryesorë për një numër të madh njerëzish. Për këtë All-llahu, Krijuesi i Urtë i favorizon krijesat e Tij, duke bërë që në ujërat e lumenjve dhe të detrave të gjendet një burim i pashtershëm ushqimi.

“Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani”.
(En Nahl, 5)

Me siguri njeriu nuk mund të vazhdojë me jetë normale, nëse i mungon ushqimit të tij mishi, që është ushqimi më i pasur me proteina.
Mishi karakterizohet nga fakti se, yndyrnat që ndodhen në të kanë fuqi kalorike të lartë, po ashtu ësht i pasur me hekur, fosfor, vitaminë B, dhe vitamnë A.
100 gr. mish e furnizojnë trupin merreth 5% të nevojave të tij për proteina.
Proteinat përmabajnë 10 deri në 20% të masës qelizore. Nukleo proteinët e bërthamës dhe citoplazmës qelizore janë genet që kontrollojnë tërë funksionin e qelizës dhe përcjelljen e dukurive trashëguese.
Enzimet e përbërë nga proteinat katalizojnë reaksionet kimike ne qelizë, pra ato kontrollojnë funksionet metabolike në qelizë.
Rroli kryesorë i albumineve është mbajtja e shtypjes koloido-osmotike, i cili parapengon humbjen e plasmës nga kapilarët.
Melçia e kafshëve është një depo për shumë lëndë ushqyese dhe shumë vitamina, veqanërisht A,D,B, proteina dhe hekur. Për këtë arsye ajo përdoret për kurimin e anemisë së rëndë. Ndërsa truri i kafshëve është i pasur me fosfor, i domosdoshëm për punën dhe vitalitetin e nervave, si dhe me elemente të tjera, si bakri dhe zinku. Mungesa e bakrit shkakton anemi mikrocitare.
Zinku është pjesë përbërëse e enzimit Karboanhidraza e cila gjindet në sasi të madhe në rruazat e kuqe. Ky enzim është përgjegjës për lidhjen e shpejtë të karbon dioksidit me ujë në rruazat e kuqe dhe kapilarët periferik, si dhe për lirimin e shpejtë të karbon dioksidit nga kapilarët e gjakut të mushkërive në hojëza. 
Zinku është pjesë përbërëse e dehidrogenazës laktike si dhe përbërës i disa peptidazave që janë të rëndësishme për tretjen e proteinave në aparatin digjestiv.
Zink ka mjaftë edhe në pankreas dhe shumë lehtë lidhet me insulinën. Mungesa e proteinave për një kohë të gjatë shkakton sëmundje si:
- Ulja e mesatarës së rritjes
- Deshtimi dhe çrregullimi i procesit digjestiv
- Inaktiviteti i mëlqisë
- Anemia
- Nefropatia
- Ngecje mendore
- Të ëjntura të gjeneralizuara
Në Kur’anin famëmadh një kaptinë e quajtur “Milingona” tërheq vëmendjen e njeriut për të llogjikuar dhe medituar në madhështinë e Krijuesit të Gjithëfuqishëm, në krijimin e këtij insekti për të cilin Kur’ani thotë:

"O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".
(En Neml, 18

Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se milingona përgjason me njeriun në zakone. Ato ndërtojnë qytete, hapin rrugë nëntokësore, depozitojnë ushqimin në depot ë veçanta. Fiset e milingonave i shpallin luftë njëra-tjetrës dhe fitimtari merr robër lufte. Pa dyshim që milingonat kanë një qytetërim të quditshëm specific.
Ekzistojnë disa lloje milingonash që merren me mbjelljen e barërave për ushqim dhe gjuajnë lloje të caktuara krimbash dhe lavrash.
Ushtarët (e milingonave të bardha) janë më të mëdhenjë se milingonat punëtore dhe kokat e tyre janë më të mëdha dhe më të forta. Kur qyteti sulmohet nga milingonat tjera, ushtarët mblidhen në hyrje të tij, ngjiten sipër njëra-tjetrës, duke formuar një mur të gjalë

Milingonat jetojnë në shoqëri me shumë insekte. Janë gjendur rreth 2000 lloje insektesh të ndryshme brenda vendbanimeve të milingonave.
Milingonave u pëlqen një substancë e ëmbël (vesa e mjaltit) që e marrin nga gjethet dhe drunjtë e pemëve.
Organizimi i mirë i punës së milingonave ka arritur deri aty sa të ndërtojnë dhoma të veçanta për ”insektet e nektarit” që ruajnë.
Kokrra e grurit nëse lihet në fole, do të rritet e do të mbijë, gjë që do të shkatrronte folenë e saj. Por milingona e ndanë kokrrën e grurit në dy apo katër pjesë duke e prishur kështu embrionin e saj.
Kush e udhëzoi milingonën të mësonte këto gjëra?! Pa dyshim Krijuesi i Gjithëfuqishëm, siç e përshkruan verseti Kur’anor:

“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
I cili krijoi dhe përsosi,
Dhe i cili përcaktoi e orientoi”
(El A’ëla, 1-3)

Fjala e gjelbërt përmendet në shumë versete të Kur’anit fisnik, veçanarisht në ato që përshkruajnë gjendjen e banorëve të Xhennetit dhe kënaqësitë që rrethojnë ata.
Rikujtojmë versetet duke medituar:

“Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura”
(Er Rrahman, 76)

“Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër dhe të mëndafshit të trashë” 
(El Insan, 21)

“…ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë…”
(El Kehf, 31)

Psikologët kanë konstatuar se ndikimi i ngjyrës te njeriu është teper i madh. Janë kryer eksperimente të shumta që bëjnë të qartë se, ngjyra ndikon në reagimin apo vetëpërmbajtjen e njeriut, dhe e bëjnë atë të ndihet i gëzuar apo i trishtuar, të ketë të ftohtë apo të nxehtë, madje ndikon edhe në personalitetin e njeriut dhe në këndvështrimin e tij për jetën.
Muhammedi a.s. ka thënë: 
“Shikimi në gjelbërim dhe ujë qetëson syrin”
Sot spitalet dekorojnë ngjyrën e mureve që ndihmon për shërimin e të sëmurëve.
Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanë bërë të qartë se: ngjyra e verdhë - gjallëron sistemin nervor; ngjyra e kuqe e mbyllur - qetëson nervat; ngjyra blu e bën njeriun të ndien ftohtë; ngjyra e kuqe e bën njeriun të ndien ngrohtësi.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzimin në shpirtë dhe në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër.
Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër në psikën e njeriut është në Londër në urën “Blak Fajar” që njihej si “ura e vetëvrasjeve”, pasi që pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhin mbi të. Ndryshuan ngjyrën nga e zeza në atë të gjelbër. si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3.
Pra, kudo përreth nesh shihet urtësia e All-llahut të Gjithëfuqishëm në krijimin e bimëve dhe pemëve me ngjyrë të gjelbër.
All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“ …All-llahu i do ata që pastrohen”
(Et Teube, 108)

“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që që duan të pastrohen”
(El Bekare, 222)

Një nga veçoritë kryesore të Islamit është pastërtia, nga e cila buron forca trupore, shëndeti dhe gjallëria. Një prej atyre që e kanë përqafuar Islamin në perëndim thotë: “Edhe sikur të mos kishte në Islam asgjë tjetër, veç pastërtisë, ajo do të mjaftonte”.
All-llahu i Gjithëdijshëm në Kur’anin e lavdueshëm thotë:

“O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, dhe lani këmbët deri te nyjet”.
(El Maide, 6)

Nga dobitë e shumta ta avdesit të vërtetuara shkencërisht po cekim.
- parandalimi i transmetimit të shumë sëmundjeve bakteriale që përcillen nëpërmjet lëkurës dhe ndotjes së duarve
- aktivizimi i qarkullimit të gjakut duke fërkuar gjymtyrët
- parandalimi i sëmundjes së sinusëve
- ndjenja e freskësisë trupore e shpirtërore
- parandalimi i sëmundjeve të lëkurës.
Dobitë e larjes së trupit, veçanarishtë pas marrëdhënieve intime janë:
- aktivizimi itrupit dhe menjanimi i plogështisë
- pakësimi i kongjestimit të gjakut në lëkurë dhe në organët gjenitale, gjë që e përcjellë gjakun në organet vitale të trupit si zemra e truri
- larja siguron normalizimin e funksioneve të lëkurës, më të rëndësishmët e të cilave janë: përqimi i ndjeshmërisë, rregullimi i temperaturës dhe mbrojtja e organizmit.
- larja siguron pastrimin e lëkurës nga djersa dhe sekrecionet yndyrore.
Për këtë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“… Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!...”
(El Maide, 6)

“E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu”.
(El Bekare, 222)

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Dhe rrobat tua pastroi!”
(El Mudethir, 4)

Pastërtia e rrobave është kusht për vlefshmërinë e namazit dhe adhurimeve të tjera. Është e njohur vlera e rrobeve për mbrojtjen e njeriut nga të ftohurit dhe nga burimet e ndotjeve bakteriale.
Islami ka një pozicion të qartë në ruajtjen e mjedisit. Qëllimi i ruajtjes së mjedisit është të krijohen kushte optimale për një ndërveprim harmonik mes njeriut dhe mjedisit, si një tërësi e vetme, pasi ndotja nga individi që ka karakter lokal, heret a vonë shëndrohet në një ndotje të përgjithshme të mjedisit.
All-llahu i Plotfuqishëm në Kur’anin famëmadh përkujton:

“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!" 
(El Bekare, 11)

Teknologjia e sotme e shfajëson veten e saj para botës, se po përpiqet ta zhvillojë dhe të krijojë mirëqenie në emër të një jete sa më komode, ndërsa njerëzit janë të detyruar të thithin helmin e fabrikave dhe të sakrifikojnë, duke vënë në rrezik vetë ekzistencën e tyre, duke prishur rendin dhe ekuilibrin në Tokë. 
Ruajtja e mjedisit, pra, nuk është vetëm bindje ndaj rregullave Kur’anore, por një çështje jetike për të gjithë banorët e planetit tonë.
Zhvillimi gjithnjë e më i madhë i industrisë pa aplikimin e masave mbrojtëse të përshtatshme shpie te ndotja e madhe e ajrit dhe e ujit, që e rrezikon së tepërmi shëndetin e njeriut. 
Sot, njerëzimi duhet që, sa më shpejtë, me tërë diturinë dhe forcën, të angazhohet në luftë kundër shfarosjes së llojeve biologjike, dhe çdo gjëje tjetër që është e lidhur me prishjen e barazpeshës ekologjike botërore.
All-llahu i Plotëfuqishëm krijoi qiejt e tokën dhe i fali bukurinë mahnitëse. Ia nënshtroi të gjitha këto njeriut, të cilit i dha mendjen, që t’i shfrytëzojë për të mirën e tij. Njeriu tani mund të zgjedhë: ose ta kultivojë dhe ta zhvillojë nukurinë e natyrës, dhe t’i kontribuojë prosperitetit të vet, ose ta shëmtojë bukurinë e natyrës, dhe t’i ndihmojë kështu shkatërrimin e tij.
Planet ynë – Toka, për çdo ditë po merr një dukje tjetër, duke i ngjarë një gruaje plakë me grim, port ë vrazhdë, të mjerë, në të cilën gjithnjë e më pakë ka vende për jëtë të qetë.
Është fatal fakti se sot në botë, sipas statistikave çdo vit hidhen në ajër 200 milion tonë dioksid sulfuri, i cili në bashkëveprim me avullin e ujit shndërrohet në thartira të njohura si “shi thartor”. Po ashtu çdo vit në dete dhe oqeane hidhen 1.500 kilometra kubë ujë të ndotur industrial.
Radio nukleidet që lirohen nga 417 reaktorë atomikë gati e kanë mbuluar qiellin tonë.
Rreziku i zhdukjes së mbështjellësit të ozonit, i cili e mbronë botën e gjallë në tokë nga rrezet ultravjollcë, është gjithnjë e më i madhë.
Edhe mbeturinat e ndryshme industriale, gazrat e liruara nga automjetet ndotin vazhdimisht mjedisin, ushqimin dhe ujin me plumb, zhivë, arsen, kadmium, fosfat, me materie të ndryshme radioactive dhe materie të tjera helmuese.
Përveç industrisë, në ndotjen e mjedisit marrin pjesë plehrat kimike dhe mjete të tjera mbrojtëse kimike, të cilat sot përdoren shumë në bujqësi. Bota sot njeh afro 4 milion substanca kimike, prej të cilave 60 mijë përdoren në bujqësi.
Shkenca bashkëkohore informon se 250 mijë substanca kimike janë potenciale mutagjene (deformojnë gjenet). Këto janë substanca kimike që shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme (ireverzibile) në vetitë trashëguese-gjenetike tek njerëzit.
All-llahu i madhërishëm për këtë tërheq vërejtjen në Kur’anin famëmadh:

“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë: "Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!
Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë”.
(El Bekare, 11-12)

Është një betim i vetëm në Kur’anin fisnik, për të cilin All-llahu i madhërishëm thotë se është një betim i madh. Nga teksti Kur’anor vërehet zakonisht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë e këtij betimi. Vetë fakti se kemi të bëjmë me betim madhështorë, regon se në të duhet përqëndruar posaqërisht vëmendjen për shkak të rëndësisë së tij shumë të madhe. Betimi në vete përmban diçka kolosale, sepse nga Ai varet vetë ekzistimi i Gjithësisë. Pozita e yjeve tregon zakonisht rendin dhe harmoninë e kozmosit.
Tani të shohim si tingëllon ky betim i madh në gjuhen e Kur’anit famëmadh:

“Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
E ai është betim i madh, sikur ta dini!”
(Vakia, 75-76)

Kuptimi i këtij betimi është përcaktuar me tri fjalë. Këto fjalë janë: mevaki, nuxhum dhe adhim. Të fillojmë shpjegimin e këtyre fjalive me rend te kundërt:
Adhim, d.m.th. i madh, madhështor, i fuqishëm, kolosal, i jashtëzakonshëm
Nuxhum, është shumësi i fjalës nexhm, që d.m.th.yjet.
Mevaki, ëhstë shumësi i fjalës mevaki’a dhe kjo fjalë është përkthyer në shumë mënyra. Kështu Feti Mehdiu e kupton mevaki si “perëndim i yjeve”, Sherif Ahmeti si “shuarje e yjeve”, Hasan Nahi si “çasti i perëndimit të yjeve”.
Por mevaki nuk e tregon kohën kur ka ndodhur diçka (mevakit-njësi vakti), por përkundrazi vendin ku ndodh diçka. Po t’i shfletojmë fjalorët e gjuhës arabe, do të shohim se mevaki do të thotë: vend, lokacion, pozicion, pozitë. Duke pasur parasyshë këtë, përkthimi i versetit Kur’anor është:

“Por jo! Betohem në pozitat e yjeve. Dhe vërtetë, ky është betim madhështor sikur ta dini!”
(Vakia, 75-76)

Pozitën e ndonjë objekti në univera (yjet, galaktikat, mjegullnajat) i përcaktojmë me dy koordinata: rektascenzionin dhe deklinacionin.
Për shikuesit nga Toka, ndryshimi i pozitës së yjeve është i pandërperë; yjet “rrëshqasin” nga lindja në perëndim, për tu paraqitur përsëri në lindje.
Por ky është vetëm ndryshim imagjinativ i pozitës. Kjo është evidente edhe gjatë stinëve të vitit.
Mirëpo yjet kanë edhe lëvizjet e tyre, të cilat në krahasim me diellin, janë më të shpejta për disa dhjetra km/s. Këto lëvizje mund të vërehen vetëm në intervale të gjata kohore.
Duhet ditur se ekzistojnë yje që dalin dhe humbasin çdo ditë (cirkumpolare), por gjithashtu ekzistojnë yje që muk dalin kurrë (anticirkumpolare).
Ekzistojnë gjithashtu yje, që për shkak të pozitës që kan në qiell, ne nuk i shohim kurrë. Këta janë yjet e qiellit jugor.
Duke marrë parasysh largësinë e pabesueshme të yjeve, ata na duken të palëvizshëm. Në realitet nuk është kështu. Hapësira në mes të yjeve rritet për çdo sekondë, ndërsa Universi është në zgjërim e sipër. Yjësia e Virgjëreshës për çdo sekondë është për 1.200 km të tjera larg prej nësh. Yjësia e Ujorit largohet nga Toka 60 km. në sekondë.
Pozita e yjëve, graviteti dhe barazpesha kozmike janë në lidhje të ngushtë, prandaj nuk mund të ndodhë asnjë ndryshim në pozitën e ndonjë ylli e të mos shprehet në hapsirën përreth tij.
Mirëpo, secili ndryshim në kozmos është i sinkronizuar dhe i harmonizuar, prandaj për këtë nuk kemi pasoja në përmasa katastrofash.
Sot është e mundur që në bazë të lëvizjes së yjeve të përcaktohet vjetërsia e tyre, paraqitja dhe zhvillimi i galaktikave në gjendjen dhe formën e tanishme.
Sot astronomët, përveç nevojës që të dinë në cilën pjesë të qiellit t’i drejtojnë teleskopët e tyre dhe të shikojnë galaktikat e zbehta të largëta dhe pozitën e vërtetë të yjeve, për mbajtjen e kursit të satelitëve artificialë, ata kanë nevojë të dinë dhe të sigurojnë ndihmën e nevojshme për drejtimin e sondave kozmike.
Yjet lëvizin me sigari pak kah ne, pak larg nesh me shpejtësi radiale. Për shkak të lëvizjeve të tyre, yjet nuk kanë vend të njejtë.
Astronomët e ardhshëm të cilët do të vijnë pas nesh, do të shohin qiellin ndryshe nga ne, dhe ndoshta do t’i ndryshojnë emrat e yjeve!
Kështu, dituria e tanishme mbi lëvizjen e yjeve, mundëson të kemi njohuri për të ardhmen dhe për të kaluaren e kupëz qiellore.
Kur’ani herë-herë përdor ndonjë fjalë të cilën bashkëkohësit nuk janë në gjendje ta kuptojnë apo ta shpjegojnë, por All-llahu i madhërishëm e di që breznitë e ardhshme do ta zbulojnë dhe do ta shpjegojnë, siç e përshkruan verseti Kur’anor në vijim.

“Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë”.
(Fussilet, 53)

 

Klubi Kulturor

Përgatitën grup studentësh

Fizika dhe Dita e Gjykimit

Fizika dhe Dita e Gjykimit

Dëshira jonë nuk është e paracaktuar e ekzistencës sonë e as vdekja nuk është një cak i paralënë nga vetë ne. Jeta na duket pothuajse e pasosshme e sidomos kur gjërat shkojnë ashtu si neve na pëlqen. Përderisa ngutemi të preokupuar me gjërat e përditshmërisë sonë shumë pak jemi të vetëdijshëm për ironinë se e gjithë kjo një ditë do të marrë fund.


Shumica e religjioneve të botës pajtueshëm me besimet e tyre parathonë jetën pas vdekjes. Dita e gjykimit është njëra nga pjesëbesimit fundamentale të muslimanëve, të të krishterëve dhe çifutëve. Hindusët poashtu e kanë idenë për reinkarnacionin e tyre të stërgjatë i cili megjithatë përfundon me ribashkimin final dhe ekzistencës supreme.


Nëse përfundimisht besojmë në Ditën e Gjykimit, atëhere çdo vepër e mirë që e shton imanin tonë do të ishte lehtë e pranueshme për ne. Të përkujtojmë kalimthi rrëfimin e profetit Ibrahim (Paqja e Allahut qoftë mbi të!) të dhënë në Kuran kur flitet se si ai dëshiroi të dinte në ç’mënyrë Allahu i ringjall të vdekurit. Ai vërtetoi besimin e tij në faktin se një fat i tillë për njeriun është i paikshëm, mirëpo shprehu interesimin për një dëshmi e cila do ta kishte shuar kureshtjen e tij. Atëhere Zoti ia mundësoi atij të jetë vërtetë dëshmitar i një mrekullie. Me mendimin se nje profet i madh siç ishte Ibrahimi (alejhi selam) nuk e fshehu kureshtjen e tij për dëshmi qetësuese, natyrisht se ne njerëzit e thjeshtë ndjejnë nevojë për argumente edhe më të mëdha. Kjo veçanarisht kërkohet në botën e sotme kur një numër i madh i besimeve kanë pësuar rrënim si pasojë e të arriturave shkencore. Fatmirësisht te muslimanët progresi në shkencë vetëm se solli sqarime dhe u dha kuptim të ri disa ajeteve të paqarta kuranore. Andaj Kurani mbetet të qëndrojë edhe më tutje mbi librat e tjerë religjioz me plotninë e autoritetit të një libri vërtetësisht të shpallur nga Zoti.


Ekziston vetëm një version i Kuranit. Madje qoftë kritikët e Islamit detyrohen të pranojnë se është i vetmi nga të gjithë librat e shenjtë që mbeti i pandryshuar qysh nga zbritja e parë të dërguarit të fundit Muhamed (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) para 14 shekujve. Eksiztojnë shumë ajete në Kuran që përshkruajnë fakte shkencore, të cilat janë arritur të zbulohen vetëm në njëqind vitet e fundit.


Në këto ajete gjendet një ndërlidhje përsoshmerisht e pakundërshtueshme gjatë përshkrimit të fenomeneve të ndryshme. Aty me pricizitet të plotë bëhet fjalë për ide që në mënyrë mahnitëse përkojnë me rezultatet e hulumtimve më bashëkohorë të universit.


Hyrje në Kozmologji


Tentimi i paramendimit të asaj se si e ardhmja e gjithësisë lidhet me Ditën e Gjykimit shpie te domosdoja e njoftimit të sadopakshëm me kozmologjinë. Në vijim do të bëjmë fjalë rreth krijimit të gjithësisë, gjendjes së tanishme të saj dhe versioneve të së ardhmes që na pret.


Vitet e Dritës


Hapësira e pamatshme e gjithësisë bëri të nevojshme njësimin e distancës (ndërmjet trupave qiellorë) me vite drite. Viti i dritës paraqet distancën të cilën e kalon drita brenda një viti me shpejtësi 300 000 km/s. Largësia e diellit nga toka është tetë minuta me shpejtësi drite. Pas Diellit, ylli më i afërt me Tokën gjendet në distancë prej katër vjet drite. Kurse për të kaluar nga njëri skaj i galaktikës sonë në tjetrin, nevojiten 150 000 vjet dritë. Distanca mesatare ndërmjet galaktikave është përreth dhjetë milion vjet drite. Me qindra bilion galaktika të tilla janë pjesë përbërëse e kësaj gjithësie jashtëzakonisht të paskaj.

 

Galaktikat shpërhapëse


Nëse drita që arrin në tokë larg prej galaktikave të tjera, analizohet në spektroskop atëhere do të arrihet një përfundim i çuditshëm se galaktikat janë duke u larguar nga ne me një shpejtësi tejet të madhe. Sa më e madhe të jetë largësia e një galaktike prej asaj tonës aq më e madhe do të jetë shpejtësia e largimit të tyre. Një lëvizje e tillë e galaktikave i detyrohet ekspansionit (zgjerimit) të gjithësisë. Gjithësia thuhet se u krijua nga një shpërthim i hatashëm që njihet si “Eksplodimi i madh” dhe gjendet në zgjerim e sipër, qysh atëhere.


Gjithësia nuk mund të krahasohet vetëm si një sferë e përbërë prej galaktikave që largohen vazhdimisht nga njëra tjetra në bashkësinë e pafund të hapësirës. Ajo është si një balonë me shumë pika në të, ku secila prej tyre përfaqëson një galaktikë. Sipërfaqja dydimensionale e hapësirës e kësaj balone imagjinativisht përfaqëson tre dimensionet e hapësirës e që zgjerohet në dimensione edhe më të larta, çka faktikisht tejkalon kapacitetin tonë përceptues.


Ardhmëria e Gjithësisë


Nuk dihet ende nëse gjithësia do të vazhdojë zgjerimin e saj të pandalshëm apo nëse do të vijë çasti i kontraktimit (përmbledhjes) së saj. Në secilën nga këto dy raste ardhmëria e banorëve të gjithësisë do të jetë jopremtuese në zbrazëtinë e saj. Nëse mirret se ekspancioni edhe më tej vazhdon, atëhere pas disa biliona vjetësh gjithë energjia e Diellit dhe e yjeve do të shpenzohet dhe çdo gjë do të përfundojë në ftohtësinë e vdekjes. Ndërkohë mbetet boshsia e hapësirës që edhe më tek ekspansionohet. Alternativa e ekzistimit të mjaftueshëm të materies dhe e ndalimit në çastin kritik të zgjerimit të mëtejshëm shpie deri te faza kontraktive e gjithësisë. Kjo fazë ka si përfundim gjendjen e stërngjeshur të materies me një temperaturë jashtëzakonisht të lartë e që njihet si “Kolapsi i madh”. Kjo do të shkatërronte të gjitha format e mundshme të njohura nga ne. Përveç këtyreve dy versioneve të lartcekura depressive dhe që shpien në paqëllimësi, ekziston edhe versioni i tretë. Disa fizikantë besojnë se koha mund të prapësohet në momentin kur gjithësia do të nisë kontraktimin e saj. Ky version ka ngjashmëri të dukshme me përshkrimin kuranor të Ditës së Gjykimit. 

Tani le t’i kthehemi përsëri zhvillimit etapor të gjithësisë. Do të mundohemi të sqarojmë se si e tërë kjo shpie deri te fundi, i cili lidhet me një fillim tjetër e që është Dita e Gjykimit. Pajtueshmëria ndërmjet kozmologjisë dhe shpalljes kuranore do të bëhet vetëvërtetuese.

Për disa njerëz shkenca në shekullin XX i ka zënë vendin mrekullive dhe feja nuk është asgjë më shumë se një kulturë interesante e trashëguar prej të kaluarës. Fakti që më së shpeshti anashkalohet është se Zoti caktoi ligjet e gjithësisë mbi të cilat bazohet shkenca dhe teknologjia sot. Fizikantët dhe kozmologët nga të katër anët e botës janë duke punuar drejt një botëkuptimi më kuptimplotë të strukturës së universit. Megjithatë për jobesimtarët ekzistenca e kësaj gjithësie është e paqëllim. Sipas tyre ky plan funksionues i universit është i rastësishëm dhe ligjet e saj janë të pacak. Ndërkaq, sipas pikpamjeve islame, universi është krijuar për një qëllim kur edhe do të pushojë së qeni. Maurice Bucaille, autori i veprës “Bibla, Kurani dhe shkenca” thotë: “Nuk ekziston as edhe një gabim i vetëm shkencor në Kuran”. Nuk do të duhej të befasoheshim nëse sot kur bota është e dhënë e tëra pas shkencës e vërteta për Ditën e Gjykimit të dal në shesh në sajë të dijenive shkencore në Kuran.


“Ne do t’u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë, A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fusilet, 53) 

Ringjallja krahasohet me përtritjen e tokës shterpë


“Allahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.” (Zumer, 9)


Të ngriturit e reve dhe rritja e bimëve pas shiut nuk janë mrekulli, mirëpo i detyrohen ligjeve të ndryshme fizike dhe biokimike. Ajetet kuranore pohojnë se ringjallja pas vdekjes, poashtu, bazohet në disa ligje fizike për të cilat ne ende nuk jemi vënë në dijeni. Pashmangshëm besojmë se Allahu është Krijues i të gjitha ligjeve të universit.


Eksplodimi i madh


Gjithësia u krijua para biliona vjetësh nga një eksplodim i hatashëm i ashtuquajtur “Eksplodimi i madh”. Ky fakt përmendet në Kuran në ajetet vijuese: “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi, a nuk besojnë?” (Enbija, 30)


Konkluza për “Eksplodimin e madh” dhe “origjinën ujore të jetës” u bë nga ana e jomuslimanëve (ata që nuk besuan). Në fillim e tërë materia dhe hapësira (qiejt) ishin të bashkangjitura në unifikimin e një pike (një pjese) të vetme. Pastaj çdo gjë u nda e u shpërnda. Të dhënat vërtetuese të “Eksplodimit të madh” sot janë aq vërshuese sa që kjo mirret si një fakt e jo vetëm një teori.


Ekspansioni i Gjithësisë


Gjithësia ka pësuar zgjerim të vazhdueshëm qysh nga çasti i krijimit të saj. Ky zbulim epokal u bë nga një astronom, Huble, në fillimin e shekullit që sapo kaloi. Mirëpo një fenomen i tillë gjithashtu është paraparë nga Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Einsteinit.


Kontraksioni i gjithësisë dhe zbrasja e kohës


Koha është një nga misteret më të pakapshme të universit. Askush nuk di të përcaktojë se çfarë është koha në të vërtetë. A. Einstein pohon se koha është diçka që ne e masim me orë. Në shpejtësi tepër të larta koha kalon më ngadalë, ndërkaq ndalet fare në shpejtësinë e dritës. Koha ka vetëm një kah; ajo shkon gjithmonë nga ardhmëria. Ne shohim shiun duke rënë nga qielli, gjërat duke u thyer, njerëzit se si po mplaken dhe si po vdesin. Ne kurrë nuk shohim ndonjë gotë duke u çthyer ose dikë që kthehet prap pasi që të ketë vdekur. Mirëpo fizikantët siç janë Michael Ber, Thomas Gold dhe Steven Hawking dhanë mendimin se në çastin kritik të kontraktimit të gjithësisë koha mund të zprapset në të kundërtën e kahut të saj. Ajetet kuranore paralajmërojnë se një ditë do të nisë kontraktimi i gjithësisë dhe atëherë Dita e Gjykimit: “(Përkujto) Atë ditë kur Ne e palojmë qiellin sikurse palimi i fletëve në libër. Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj) e rikthejmë. Ky është obligim Yni, e Ne e bëjmë këtë” (Enbija, 104)


Në ajetet e lartpërmendura, kontraktimi i universit është krahasuar me palimin e fletëve të librit. Kjo ndodh kur bëhet zbrasja e kohës. Prapësimi i kohës do ta ngjallë njeriun nga varri. Çdo gjë do të përsëritet prej fillimi, meqënëse çdo gjë ka qenë e regjistruar në kohë: 
“Nuk ka asgjë të fshehur në qiell e as në tokë, e të mos jetë e shënuar në librin e sakt (dijen e Zotit)” (Neml, 75)


Pasiqë historia e tokës pëson kthim në kohë, popujt poashtu do të kthehen njëri pas tjetrit. Të gjitha veprat e mira dhe të këqija të njeriut si dhe të popujve do të dalin në shesh përgjatë kohës që zprapset. 

“Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull të gjunjëzuar, secili popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): Sot shpërbleheni me atë që keni vepruar.”


Me zprapsjen e tillë të kohës njerëzve u mundësohet të shohin çka patën bërë në këtë botë. Ata nuk do të mund të kenë ndikim në lëvizjen e duarve të tyre, këmbëve, gojës dhe syve të tyre. Të gjitha gabimet dhe gjërat e mira që i ka bërë njëherë njeriu do të përsëriten prap prej tij. Kështu duart, këmbët dhe të tjera pjesë të trupit do të bëhen dëshmitarë kundër tij para Allahut dhe në prani të engjëjve. Njeriut nuk i mbetet asnjë mundësi mohimi kundrejt veprave të tij të këqija.


“Atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar” (Nur, 24)


“Ne u tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhe!” (Nebe, 40) 
“Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha (për të dëshmuar)” (Murselat, 11)


S’ka vullnet të lirë në gjithësinë e kontraktimit


Njeriut i është dhënë vullnet i lirë të zgjedhë ndërmjet të mirës dhe të gabuarës në jetën e gjithësisë së fazës ekspansive. Ndërkohë, çdo vepër e tij regjistrohet në kohë. Mirëpo me gjithësinë e fazës kontraktive nuk do të ketë vullnet të lirë veprimi dhe askush nuk do të ketë fuqi për t’u bërë dëm apo dobi të tjerëve.


“Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut.” (Infitar, 19)

 

Zprapsja e gravitetit


Graviteti i detyrohet disa minuta diferencë kohës në lartësi të ndryshme mbidetare. Koha kalon papërfillshëm më shpejt në majë të maleve në krahasim me nivelin e detit. Ky ndryshim në kohë i pavërejtshëm për ne mund të matet me ndihmën e orës atomike. Nëse koha zbrapset në fazën kontraktive të universit, atëhere ky ndryshim kohe do të zbrapset, gjithashtu. Kjo do të shkaktojë zbrapsjen e gravitetit duke krijuar njëherësh tërmet katastrofal të paparë ndonjëherë.


“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme” (Zelzele, 1) 
“E kur të fryhet në surë një e fryeme. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur” (Haka: 13,14)


“Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur” (Mearixh: 8,9)


Përkundër zprapsjes së gravitetit masa e Tokës nuk do të shpërbëhet e tëra, meqënëse zbrapsja e kohës do të shprë të gjitha gjërat dhe çështjet në vendet e tyre të mëparshme.


Toka “bosh përbrenda”


Zprapsja e gravitetit do ta detyrojë tokën të hedh jashtë gjithë materien e saj të brendshme dhe të shndërrohet në një top gjigant, por bosh përbrenda.


“Dhe kur toka të shtrihet më gjerësinë e saj. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet” (Inshikak: 3,4)


Qendra qiellore në zgavrën tokësore


Meqenëse zprapsja e gravitetit e shndërron në strukturë zgavrore, qielli poashtu do të gjendet në qendrën e zgavrës tokësore. 

“Ditë kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në të tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, Mbizotërues” (Ibrahim, 48) 

Ajetet që pasojnë, paraqesin kuptueshëm përshkrimin e Ditës së Gjykimit. Dita e Gjykimit fillon me tërmetin përfundimtar të shkaktuar nga çasti fatal i zbrapsjes së gravitetit. Kjo zprapsje, siç kemi thënë do të shkaktojë derdhjen e materialit të brendshëm të tokës dhe do ta lërë atë bosh përbrenda. Njerëzit do të ngjallen njëri pas tjetrit (me grupe të shpërndara) brenda kësaj lëvozhge të rruzullit tokësor tejpërtej së cilës mbizotëron qielli. Tërë historia njerëzore do të luhet përsëri përgjatë kohës që ka kthyer kah. Kombet dhe njerëzit edhe një herë do të dëshmojnë atë që patën bërë dhe përfundimisht do të gjykohen sipas atyre veprimeve.

“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj. Dhe njeriu të thotë: ‘ç’ka është kjo’ (që bën këtë dridhje)? Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre” (Zelzele, 1-6)


Ndonjë kureshtari mund t’i shkojë mendja se prapësimi i kohës që shkakton ringjalljen nga varret dhe ripërtrirjen e moshës drejt rinisë dhe fëmijërisë do të shprë deri te asgjësimi i njeriut në mitrën e nënës. Sipas kësaj ideje e zbrapsjes së kohës do të flasë poashtu për një ekzistence të paqëllim. Por nuk është ashtu. Tërmeti fatal nuk do të bëjë zhbirjen tonë nga toka por do të marrë pjesë në fenomenin e bashkangjitjes së dimensioneve më të larta botës sonë. Në ato dimensione gjenden xhehenemi dhe kopshtet famëmirë të Ademit. Në vijim do të mundohemi të kuptojmë se sa mrekullueshëm Zoti e ka bërë rregullimin funksionues të gjithësisë. Jeta jo vetëm që do të rikrijohet, por gjithashtu janë vënë rregulla për ruajtjen e saj nga shkatërrimi i universit dhe bartjen e saj në botën e dimensioneve tejekzistuese.


Dimensionet e tejsotme


Menduar matematikisht ekziston numër i pafundëm i dimensioneve. Ne jetojmë brenda hapësirës tredimensionale. Çdo gjë nga përditshmëria jonë e ka gjatësinë, gjerësinë dhe lartësinë (thellësinë) e tij. Imagjinimi i konceptit shumëdimencional për ne është pothuaj i pamundur. Dihet se graviteti intensifikohet në afërsi të diellit e poashtu sot flitet për të ashtuquajturën shtrembërimi i hapësirës në dimensione të tjera. Këtë fakt i pari e vuri në dukje Ajnshtajni gjatë llogaritjes precise të orbitës së planetit më të brendshëm, Mërkurit.


Dikur njerëzia besonin se Toka është pllakë e rrafshët. Ata frikësoheshin nga mundësia e rënies poshtë nga ajo nëse ecin tepër larg nëpër të. Sot e dimë se një gjë e tillë është qesharake meqenëse sipërfaqja e Tokës është e lakuar dhe e vazhdueshme si ajo e një e topi. Dalja nga Toka mundësohet vetëm në qoftë se lëvizim në një drejtim përpendikular ndaj sipërfaqes së saj. Ky drejtim është ngritja lart hapësirës prej kudoqoftë që gjendemi. Me problem të ngjashëm kuptimor ballafaqohemi në rastin e dimensionineve më të larta. Mund të kemi përshtypjen se do të ishim larguar nga gjithësia sikur të udhëtonim tepër larg saj, por faktikisht kjo s’ka fare të bëjë me të vërtetën. Qoftë sikur të udhëtonim biliona mijëra larg nga këtu ne vazhdimisht do të mbeteshim të burgosur brenda hapësirës sonë tredimensinale. 

“Dhe ne kemi qenë të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” (Xhin, 12)


Shtegëdalja e vetme e përtejkalimit të botës sonë është dalja në dimensioned e tjera me anë të lëvizjes në një drejtim përpendikular me hapësirën tredimensionale. Por, meqenëse nuk ekziston vazhdueshmëria kaluese ndërmjet dimensioneve tona dhe atyre të tjera, ky kalim sot është i pamundshëm. Një realizm i tillë arrihet nëse bëhet “shqyerja” e hapësirës dhe bashkangjitja me ato dimensione. E kjo mund të ndodh vetëm në qendër të vrimave të zeza.


“Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer” (Nebe, 19)


Vrimat e zeza


Hapja e portave qiellore (të cekuar ne Kuran) është ide e krahasueshme me atë të vrimave të zeza. Ato hapje lehtë mund të jenë porta tejkaluese nga bota e sotme në atë shumëdimensionale. Shkatërrimi i përbrendshëm i yjeve masivë pasohet me formimin e vrimave të zeza në zonën gravituese të atyre yjeve. Forcat gravituese në vrimat e tilla janë jashtëzakonisht mbizotëruese sa që as drita me shpejtësinë marramendëse të saj nuk mund t’i shpëtojë. Nga kjo vjen emri vrimë e zezë. Disa fizikantë supozojnë se brenda këtyre vrimave, hapësira dhe koha mund “të shqyen” duke formuar portat e lartëcekura. Mirëpo densiteti i pafundëm i materies brenda këtyre vrimave pengon hapjet e tilla. Kjo pengesë nuk do të ekzistojë në gjithësinë e fazës kontraktive. Sbrapsja e gravitetit do të shndërrojë të gjithë trupat qiellorë në struktura zgavore nëpër qendër të së cilave kalon hapësira qiellore. 

“E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur’ (Haka, 16)


Engjëjt zbresin nëpër portat qiellore dhe askush nuk mund të lihet pasdore. 

“Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjujt në një mënyrë madhështore” (Furkan, 25)


“(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.” (Kehf, 47)

Kataklizma e gjithësisë përfundimisht do të përmbyllet në një lëmsh të zjarrët dhe fizikantët këtë e njohin si “kolapsi i madh”. Gjithë njerëzimi do të tubohet. Për shkak të prapësimit të kohës çdonjëri jashtë vullnetit të vet do të reduktohet drejt asgjësë. Mirëpo mbledhja dhe tejbartja e njëzëve në botën tjetër do të përmbushet nga engjujt “zbritjes së madhe”.


Në udhëtimin tonë të fundit nëpër portat e hapura qiellore, ne do të kalojmë nëpër shumë rrafshe dhe dimensione. Fjala sikur ky udhëtim të ktehej përmes transportimit apo mbartjes në “diçka”.


“Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendje’ (Inshikak, 19)


Kur do të vijë Dita e Gjykimit


“Njerëzit të pyesin për Kiametin e ti thuaj: ‘Për atë di vetëm Allahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!” (Ahzab, 63)


“Ata kërkojnë prej teje ngutjen e ndëshkimit, e sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u vinte ndëshkimi, por ai patjetër do t’ju vijë atyre befas ashtu që ata nuk e hetojnë” (Ankebut, 53)


Rrejshëm mund të fitohet bindja se sikur të dinim shpejtësinë e ngadalësimit të ekspansionit të gjithësisë ne do të kishim arritur të parashihnim Ditën e Gjykimit. Mirëpo nëse vetëm ekziston lidhja komparative ndërmjet kohës dhe ekspansionit të gjithësisë ne kurrsesi s’do ta dinim çastin e ngadalësimit të ekspansionit të saj. Kjo është sikur tentimi i caktimit të shpejtësisë së lëvizjes së një veture me anë të orës së kapur për rrotat e saj. Nëse vetura do ta ngadalësonte shpejtësinë e lëvizjes, akrepat e orës do të ngadalësoheshin poashtu kështu që shpejtësia do të na dukej gjithmonë e njëjta. 

“E afërta është afruar (Kiameti). Përveç Allahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë). A prej këtij ligjërimi (Kurani) po çuditeni?” (Nexhm: 57-59)


Qoftë qytetërimet më luminante të universit kudoqoftë do të vërtetonin se gjithësia zgjerohet me po të njëjtën shpejtësi të mbetur trashëgim konstant qysh nga koha e krijimit të saj. Kjo përforcon faktin se Dita e Gjykimit nuk mundet asesi të parashihet, por pritet të ndodhë në secilin çast. Allahu i vetëm e di ngadalësimin e kohës dhe afrimin e Ditës së Gjykimit. Konceptet e ngadalësimit të kohës dhe rrafsheve të ekzistencës nënkuptohen në ajetet pasuese: 

“Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund të ndalë. Ai dënim vjen nga Allahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej). Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet)” (Mearixh: 1-4)


Shtegngjitjet (nëpër dimensione)


Shtegngjitjet përfshijnë shumë nivele, rrafshe ose dimensione e Allahu është Krijues i të gjithave pa përjashtim. Kur Dita e Gjykimit të afrohet një vështrim i gjithësisë sonë nga ana e jashtme do të kishte parashtruar të dhënë se koha jonë po ngadalësohet në krahasim me një kohë standarde në “tejbotë”. Ajetet e lartpërmendura nuk pohojnë se një vështrim i tillë do të bëhet nga qënjet njerëzore. Duket se kjo vërejtje është bërë nga Allahu me rastin e ngritjes së engjujve te Ai.


Pritja në varr


Në Kuran shpirti krahasohet me vetëdijshmërinë, kurse vdekja me fjetjen. Pas vdekjes për njeriun s’do të ketë më vetëdijshmëri për kalueshmërinë kohore. Gjëja e parë që do të ballafaqohemi pas kësaj është Dita e Gjykimit. 

“Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit). Kjo është ajo prej të cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar” (Kaf: 19,20)


“E ditën kur të bëhet kijameti, kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan së vërtetës. E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar Allahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit.” (Rrum: 55,56) 

Në Ditën kur e vërteta rrëqethëse do të shfaqet tronditshëm para të gjithëve, ata që s’patën besuar do të jenë tmerrësisht të pikëlluar dhe të stërmbushur me pendim. Do të dëshironin të mos kishin qenë kurrë por fatmjerësisht në Ditën e Gjykimit s’do të ketë më vend për rindreqje dhe rikthim.

 

Dr. Muhamed Khan

Subscribe to this RSS feed
Back to top