Hyrja në Islam dhe bartja e injorancës me vete?

Hyrja në Islam dhe bartja e injorancës me vete?

Si e sheh Islami këtë çështje?

Pyetje: Selamu alejkum hoxh. Allahu te shperbleft me gjithe te mirat e ahiretit ty dhe familjen tende. Pyetja ime eshte: shohim vellezer dhe motra qe hyn ne islam mirepo marin gjera nga injoranca. Sic jane mos respektim ndaj vellau vellaut, motra motres etj. Kishim pas deshire si e sheh islami ket ceshtje? Keshilla juaj per keto te rinj dhe te reja. InshaAllah nese mundeni zgjeroheni pak me gjat ne ket pytje. Allahu ju nderofte me te mira.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullah!

Futja në Islam d.m.th: nënshtrim dhe dorëzim përkushtim dhe bindje duke filluar me të drejtat e Krijuesit e duke mbaruar me të drejtat e krijesave dhe do të thotë përsosje në karakter dhe moral.

Pjesë të depërtimit të Islamit te njeriu është dhe heqja dorë prej trashëgimisë injorante, e shprehur ndryshe xhahilijeti. Xhahilijet quhet çdo besim, praktikë apo sjellje që bie ndesh me drejtësinë e Islamit. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi ue selem- i drejtohet njërit prej shokëve të tij: "....ti akoma ke në vetvete normat e xhahilijetit."

Për këtë arsye, me futjen në Islam duhet të ndryshojmë tërësisht nëse është e mundur. Ky është Islami i vërtetë që ne duhet të kemi dhe të reflektojmë ndër njerëz, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet farefisnore apo të gjakut, apo më thellë se sa kjo ndërmjet vëllezërve dhe motrave. Padyshim që detyrimet fetare, sociale dhe morale janë edhe më të specifikuara dhe më obligative.

"A nuk mjafton si mbrojtje për ty,- i thotë Allahu farefisnisë, që të mbajë lidhjet me çdokënd që i ruan lidhjet farefisnore  e t’i shkëpusë prej çdokujt që i shkëput lidhjet farefisnore?"

Hadithi tjetër: "S’ka mbetur gjë mes meje dhe jush përveç lidhjeve farefisnore që unë do i mbaj të gjalla"- i drejtohet Profeti -salallahu alejhi ue selem- një ditë fisit të tij kur i humbi shpresat që ata t’i përgjigjeshin thirrjes së tij për Islam.

Dhe ka thënë: "Ai që kthen vizitat nuk është se ka bëre diçka të madhe. Ruajte e lidhjeve farefisnore do të thotë t’i mbash lidhjet me atë që i shkëput ato.''

Ose hadithi që i thotë dikujt që po i ankohej se farefisin e vet e vizitonte dhe s’e vizitonin, i ndihmonte dhe s’e ndihmonin kur kishte ai nevoje, sillej mirë e shanin. I tha: "Nëse është kështu siç thua ti është njësoj sikur t’ju hedhesh atyre prush." Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

14.06.2008

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top