Gruan me mbulesë apo kënaqësinë e prindërve?

Cilën duhet të vendosë besimtari?

Gruan me mbulesë apo kënaqësinë e prindërve?

 

Pyetje: Selamu alejkum. Allahu ju shperblefte hoxh per punen qe beni. Ne trojet tona shume vllazni dhe motra po kane probleme per marrjen e gruas me mbulese. Pyetja eshte nese familja i thote se ose neve ose ate vajzen per shkak se se duan me mbulese. Cilen duhet te vendos besimtari? Kur dihet se mbulesa eshte obilgim dhe respektimi i prinderve obligim. Mirepo tash nese vellau eshte i martuar, pra ka niqah islam edhe pse eshte i fejuar (sipas tradites tone quhet fejese mirepo ne islam martese). Tash si te veproj ky vella? Ta lere motren dhe te respektoj familjen apo ta ndaj motren me nje shtepi vec baneses. Ju lutem nje shpjegim urgjent. Allahu ju shperblefte me te mirat  e xhenetit se ne te vertet keto probleme po ndodhin shume tek besimtaret.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Unë me sa mbaj mend kam trajtuar një pyetje të ngjashme me këtë edhe më herët, megjithatë them atë që e kemi përsëritur vazhdimisht: 
Urdhri i parë është i Allahut dhe i të Dërguarit të tij salallahu alejhi ue selem, pastaj urdhri i dytë është i prindërve.

Rregulli thotë: "Krijuesi nuk mund të kundërshtohet duke iu bindur krijesës". 
Zoti vjen para gjithçkaje dhe se çdo gjë vjen pas Zotit. T’i frikësohemi Allahut e mos të tallemi me motrat besimtare me shami apo t’i  sprovojmë që të heqin shamitë se, uallahi, ka për të zbritur hidhërim i paparë prej Zotit të gjithësisë. A nuk u mjafton këtyre motrave sprova e futjes në fe, sprovat e përgojimit dhe thashethemeve etj. etj., që i shtohen pas martesës së shumëpritur dhe të tilla gjëra.

Edhe një herë, dua ta përsëris, kur përplaset obligimi karshi Zotit me atë, dikujt tjetër kushdo qofte ai, i jepet përparësi obligimit të Zotit.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

31.05.2008

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top