Cili është gjykimi islam për përdorimin e fjalës zotëri në bisedë?

Cili është gjykimi islam për përdorimin e fjalës zotëri në bisedë?

Pyetje: A ka ne islam ndonja gjykim per perdorimin e fjales \"zoteri gjate bisedes?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse s'e përdor më mirë është, po ama nëse e përdor s'ka gjë që bie ndesh me sheriatin, sepse te përdoruesit e kësaj fjale nuk kuptohet asgjë tjetër vetëm se respektimin e personit që i drejtohesh

dhe se s'ka kuptimin se ti po e konsideron atë si Zot përvec Allahut. Argument për këtë është shumësi dhe femërorja e kësaj fjale.

Kaq mjafton përsa i përket gjuhës shqipe, ndërsa në arabisht është mëse e qartë se mund të përdoret dhe është përdorur ne tekstet hyjnore, madje termi "inehu rabij" po të përkthehej fjalë për fjalë "me të vërtetë ai është Zoti  im". Bëhet fjalë për Jusufin alejhi selam kur kishte për qëllim  ministrin ose kur tha: "Udhkurni inde rabike" më kujto tek zoti yt - mbreti.

Ose përdorimi i fjalës "sejid" në gjuhën arabe. S'kemi  parë për përdorimin e saj te njerëzit problem siç e përdori vetë Profeti salallahu alejhi ue selem kur tha: "Kumu i la sejidikum" - çohuni te zotëria juaj.

Kështu habitem megjithëkëto argumente të qarta kur dëgjoj për disa injorantë të cilët madje kanë botuar libra ku i bëjne qafira ata dhe ato që e përdorin këtë shprehje në bashkëbisedimet e tyre.

E injoranca nuk ka brirë!

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

16.08.2008


Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top