- font size decrease font size increase font size
Cili eshte ndryshimi ndermjet kufrit dhe shirkut?
02-Pyetje: Cili eshte ndryshimi ndermjet kufrit dhe shirkut?
Pergjigje: Kufri eshte refuzimi i se vertetes dhe mbulimi i saj, si per shembull ai qe refuzon obligimin e namazit, zekatit, agjerimit te Ramazanit, Haxhin apo obligimin e bindjes ndaj prinderve etj.
Gjithashtu si shembulli i atij qe mohon se eshte haram imoraliteti (zinase), pija alkoolike, mosbindjes ndaj prinderve etj.
Ndersa shirku eshte veprimi i disa adhurimeve per dike tjeter, pervec Allahut, si per shembull kerkimi i ndihmes nga te vdekurit, xhindet, nga ata qe jane gjalle por nuk jane te pranishem, idhujt, yjet apo therja e kurbanit per ta, zotimi per ta etj.
Emertohet kafiri si idhujtar dhe idhujtari si kafir, siç thote Allahu ne Kuran: “E kush lut dike tjeter bashke me Allahun, per te cilin nuk ka argument, llogaria e tij eshte tek Allahu. Pa dyshim se Ai nuk i shpeton kafiret.” (Mu’minun, 117)
Gjithashtu, i Lartesuari thote: “Vertet atij qe i ben Allahut rival, Allahu ia ka ndaluar Xhenetin dhe vendi i tij eshte zjarri.” (Maide, 72)
Po keshtu, i Lartesuari thote: “Ky eshte Allahu, Zoti juaj. I Atij eshte Sundimi e ata qe i lutni pervec Tij, nuk zoterojne as edhe kitmir-in (cipa mbeshtjellese e berthames se hurmes). Nese ju i lutni, ata nuk e degjojne lutjen tuaj. Po edhe nese e degjojne, nuk ju pergjigjen dot dhe ne Diten e Kijametit do ta mohojne adhurimin tuaj per ta. Askush nuk te njofton si i Dituri.” (Fatir, 13-14)
Ne keto ajete te sures Fatir, Allahu i cilesoi shirk lutjet per idhujt dhe ne ajetin e sures Mu’minun e cilesoi kufer kete veper.
Allahu i Madheruar thote ne suren Teube: “Duan ta fikin driten e Allahut me gojet e tyre e Allahu nuk e lejon kete, por Ai do ta plotesoje dritet e Tij, edhe nese e urrejne kete gje kafiret. Ai eshte i Cili e dergoi te Derguarin e Tij me udhezimin dhe fene e drejte per ta ngritur ata mbi çdo fe, edhe nese e urrejne kete gje idhujtaret.” (Teube, 32-33)
Pra, i celesoi edhe kafire, edhe si idhujtare, domethene qe kafiri emertohet edhe si idhujtar, ashtu siç edhe idhujtari emertohet kafir. Ajetet dhe hadithet per kete teme jane te shumta, prej te cilave edhe fjala e Profetit (alejhi selam): “Midis personit dhe kufrit e shirkut, eshte lenia e namazit.” (Muslimi ne “Sahihun” e tij nga Xhabir bin Abdilahu)
Dhe: “Marreveshja ndermjet nesh dhe atyre eshte namazi, kush nuk e fal ate, ka mohuar.” (Ahmedi, Ebu Daudi, Tirimidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhja me zinxhir te sakte nga Burejde bin el Husejbi)