PASOJAT E MËKATEVE

Pasojat e mëkateve

Prej tyre:

- Të privuarit nga dija. Dija është dritë të cilën e ndezën Allahu në zemër ndërsa mëkatet e shuajnë këtë nur. Kur imam Shafiu është ulur ndërmjet duarve të Malikut, u çudit nga inteligjenca, zgjuarsia dhe të kuptuarit e tij, i tha: “Unë e shoh se Allahu ka lëshuar dritën mbi zemrën tënde prandaj mos e shuaj atë me mëkate.” 
- Të privuarit prej rriskut. Në musned transmetohet se robi privohet prej rriskut si pasojë e veprimit të mëkatit ndërsa frika ndaj Allahut sjellë rriskun, lënia e frikës ndaj Allahut sjell varfëri, mënyra më e mirë për të sjellur rriskun është largimi nga mëkatet.

- Ashpërsimi i zemrës, një njeri është ankuar nga ngurtësimi i zemrës te disa të ditur, i thanë: “Ta kanë ashpërsuar mëkatet prandaj largohu prej tyre nëse dëshiron të qetësohesh.” 

- Prej saj është edhe ashpërsia e cila ndodh mes njerëzve e sidomos me njerëzit e mirë gjen ashpërsi mes tij dhe tyre dhe sa më shumë që të forcohet kjo ashpërsi aq më shumë largohet prej tyre dhe mexhliseve të tyre. 
Privohet prej dobisë së tyre dhe afrohet afër ushtrisë së shejtanit për aq sa është larguar nga partia e Mëshiruesit. Kur forcohet kjo ashpërsi e çon deri tek grindja me fëmijët dhe gruan dhe të afërmit e tij dhe gjithashtu ai ashpërsohet edhe me vetveten e tij. 
Disa prej selefëve kanë thënë: “Unë kur e kundërshtoj Allahun këtë e shikoj në sjelljen e deves dhe e gruas time.”

- Vështirësimi i punëve të tij, sa herë që mëkatari dëshiron të bëjë ndonjë punë gjen rrugët e mbyllura para tij, përkundrazi atij të cilit i frikësohet Allahut gjen lehtësim. Ai i cili nuk i frikësohet Allahut do të gjejë vështirësi në çështjet e tij. Pasha Allahun është për t’u çuditur, si i gjen robi dyert e hajrit të mbyllura dhe ai nuk e din se pse? 
- Zemrën e tij e mbulon errësira e cila i ngjason errësirës së natës, bindja ndaj Allahut është nur (dritë) ndërsa mëkatet janë errësirë, sa më shumë që të forcohet kjo errësirë aq më shumë i shtohet hutia derisa ky bie në bidat, humbje dhe punë shkatërruese duke mos e ndier. Ky është si i verbëri i cili del natën vetëm duke ecur në errësirë. Errësira i shtohet edhe më tepër deri sa shfaqet në sytë e tij, më pas i shtohet akoma më tepër derisa ia mbulon të tërë fytyrën, bëhet i zi në fytyrën e tij gjë të cilën e heton çdo njeri.

Abdullah bin Abbasi ka thënë: “Vërtet e mira është shkëlqim i fytyrës dhe dritë për zemrën, zgjerim në rrisk, forcë në trup, dashuri në zemrat e krijesave, ndërsa e keqja është e nxirje në fytyrë, errësirë në varr dhe zemër, dobësi në trup, mangësi në rrisk dhe urrejtje në zemrat e krijesave.”

- Mëkatet dobësojnë zemrën dhe trupin: Forca e besimtarit është në zemrën e tij, sa më shumë që të forcohet zemra e tij forcohet edhe trupi, ndërsa mëkatari  edhe nëse është i fortë në trup, ai është shumë i dobët në rastet e nevojës, forca e tij e tradhton kur ai ka nevojë më së shumti për të. Medito rreth forcës trupore të romakëve se si i tradhtoi ajo kur ata kishin më së shumti nevojë për të, i mposhtën besimtarët me forcën trupore dhe të zemrave të tyre.

- Të privojnë nga adhurimi, të largojnë nga bindja e Allahut të Lartësuar , e ndërprejnë rrugën e bindjes. Ky është si njeriu i cili ka ngrënë ushqim më parë, por më pas e ka kapluar një sëmundje e gjatë e cila ia ka ndaluar shumë lloje të ushqimeve të mira.

- Mëkatet e shkurtojnë jetën dhe largojnë bereqetin. Si të mirat ta zgjasin jetën, të këqijat e shkurtojnë atë. 

- Mëkati mbjellë mëkatin, saqë i vështirësohet njeriut që të largohet prej tyre, sic kanë thënë disa prej selefëve se prej pasojës së të keqes është: E keqja pason të keqen ndërsa nga shpërblimi i të mirës është se e mira pason të mirën, kur njeriu e bën një të mirë thotë e mira afër saj më vepro edhe mua, nëse e bën thotë e dyta gjithashtu si e para, kështu shumfishohet shpërblimi, shtohen të mirat. Kështu është edhe me veprat e këqia, nëse njeriu nuk vepron vepra të mira ndien ngushtësi në vetveten e tij, i ngushtohet toka, e ndien veten e tij  si peshku i cili e humbën ujin deri sa ai të kthehet në të. 

- Pasoja më e frikshme e cila vjen si pasojë e mëkateve është dobësimi i zemrës, forcohet dëshira për mëkate dhe dalëngadalë dobësohet dëshira për pendim derisa pendimi të largohet plotësisht nga zemra e tij, edhe nëse vdes gjysma e zemrës së tij ai nuk pendohet tek Allahu, istigfari dhe pendimi i tij është i rrejshëm vetëm me gojë ndërsa zemra e tij është e lidhur mbas mëkateve, kurdo që i jepet shansi për mëkate ai e vepron atë, kjo është ndër sëmundjet më të rrezikshme e cila është më afër shkatërrimit.

- Të gjitha mëkatet janë të trashëguara nga popujt të cilët i ka shkatërruar Allahu i Lartësuar. 

Homoseksualiteti është trashëguar nga populli i Lutit 

Marrja e të drejtës me shumicë dhe kthimi i saj me pakicë është trashëguar nga populli i Shuajbit.

Ngritja dhe fesadi në tokë është trashëgimi e Faraonit dhe popullit të tij.

Mendjemadhësia dhe padrejtësia është trashëguar nga populli i Hudit.

Mëkatari ka veshur rrobat e disa popujve të cilët janë armiq të Allahut të Lartësuar.

- Mëkatet e poshtërojnë njeriun, ky njeri nuk është i vlefshëm në sytë e Allahut.

Hasan El Basriu ka thënë: U poshtëruan prej Tij sepse e kundërshtuan, e sikur të ishin krenarë Allahu do t’i mbronte. Nëse njeriu poshtërohet nga Allahu nuk e nderon askush siç thotë i Lartësuari: “Atë që e poshtëron Allahu, nuk do të ketë njeri që do ta nderojë.” (El Haxhxh : 18) 
Nëse njerëzit e nderojnë vetëm sa për sy e faqe si shkak i interesit që kanë në të e urrejnë në zemrat e tyre.

- Mëkatet prishin mendjen e njeriut, mendja e ka nurin e saj por mëkatet e shuajnë këtë nur, dhe nëse ky nur shuhet atëherë mendja dobësohet dhe pakësohet. Disa prej selefëve kanë thënë: “Kush e ka kundërshtuar Allahun i ka ikur mendja.”

- Mëkatet nëse shtohen e vulosin mendjen e mëkatarit, bëhet prej të hutuarve. Mëkatet bëjnë që njeriun ta kaplojë mallkimi i të Dërguarit të Allahut, sepse i Dërguari i Allahut i ka mallkuar mëkatarët.

- Mëkatet shkaktojnë tollovi në tokë, në ujë, në ajër, në mbjellje, në banime. Allahu i Lartësuar thotë: “Në tokë dhe dete u shfaqën të zezat, për shkak të asaj që punuan njerëzit me duart e tyre (me qëllim) për ta përjetuar një pjesë të asaj të keqe që e bënë mbase kështu mund të kthehen” (Er Rum: 41)  

- Mëkatet shuajnë xhelozinë në zemër, ku kjo xhelozi është për të mirën e jetës si temperatura e trupit . I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: “A po cuditeni nga xhelozia e Sadit? Unë jam më xheloz se ai, e Allahu është më xheloz se unë” (Buhariu dhe muslimi e të tjerë) 

- Mëkatet bëhen shkak për harresën e njeriut dhe braktisjen e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat keni parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër.  Kini frikë Allahun, e s’ka dyshim se Allahu është Ai që di në detaje atë që punoni. Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e bëri që ta harrojnë vetveten, e ata janë të prishurit.” (El Hasher: 18-19)  

- Mëkatet e nxjerrin njeriun nga rrethi i mirësisë me ç’rast privohet nga shpërblimi i bamirësve. Nëse bamirësia mbizotëron në zemrën e njeriut atëherë ai largohet nga mëkatet.
- Mëkatari është gjithmonë në robërim, burgim të shejtanit.
- Mëkatet ndërprejnë lidhjen ndërmjet tij dhe Krijuesit. 

Mëkatet fshijnë bereqetin në jetën e njeriut, në rrisk, dije, punë, bindje, Allahu i Lartësuar thotë: “E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka.” (El Earafë: 96)

- Mëkatet fshijnë begatinë dhe sjellin fatkeqësi të shumta. Ali bin Ebu Talib ka thënë: E keqja nuk zbret vetëm se me mëkat dhe nuk largohet vetëm se me pendim.
Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo e keqe që ju ndodh është pasojë e asaj që vepruan duart tuaja, e për shumë të tjera, Ai ju fal.” (Esh Shura: 30) 

Marrë nga libri: El Xhevabul kefi

Përgatiti: M. Rexha

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top