Interneti 'shpatë me dy teha'

Interneti në kohën tonë shfrytëzohet me të madhe nga miliona njereëz në të gjithë botën. 
Është një botë virtuale mjaft interesante, që të tërheq, e të bën për vete.
Shumëkush nga ne sot ka internetin edhe në shtëpi dhe kalojmë orë të tëra para kompjuterit. 
Kur ulemi para kompjuterit, duhet të dimë të ‘menaxhojmë’ me internetin, të jemi ne ato që e ‘udhëheqim’ atë, e jo ai neve. 

Kujtoji vetes se sa femra kanë humbur nderin, familjen, jetën e lumtur…etj, për shkak të internetit. Kemi shumë raste, që kanë rrëfyer vetë ato femra të cilat kanë  pësuar, për të na shërbyer neve si mësim që mos të pësojmë edhe ne sikur ato.
Prandaj, merr shembull nga këto raste dhe mos hyni në forume dhe chate të ndryshme, e të bisedoni me njerëz të panjohur. 
Interneti është ‘botë’ e madhe,  këtu ka njerëz që hyjnë me qëllime të caktuara, për të mashtruar femra, që t’i bindin të takohen me ta, pastaj ata dinë se çka veprojnë me ato femra që bien në kurthet e tyre.
Fillimisht paraqiten se janë  si njerëz të mirë, se kanë qëllime të mira, (qoftë qëllime kinse për martesë ose diç tjetër) kanë aso shprehje që lehtë ta turbullojnë mendjen. Dhe ia  caktojnë ditën e takimit, por çfarë pas këtij takimi, asgjë përveç keqtrajtime, dhunime, trafikime, por nuk përjashtohen edhe vrasjet.

Mos thuaj se: mua nuk mundet të më mashtrojë asnjë njeri, dhe pa problem e kaloj  kohën në chate të ndryshme duke biseduar me njerëz të panjohur. Mos e mashtro veten në këtë mënyrë, sepse asnjëra nuk i thotë vetes: unë jam budallaqe dhe mund të më mashtrojë çdokush. Edhe ato të cilat pësuan sigurisht që kanë thënë se: mua nuk mund të më mashtrojë asnjeri, por, ja që ka ndodhur e kundërta, kështu mund të ndodh edhe me ty.

Mos vizito forume, chate…etj, ku zhvillohen biseda të kota, mos vizito faqe ku ka filma apo foto të fëlliqura, ruaji sytë nga këto gjëra të ndaluara, mos kalo kohën në haram.  
Interneti nuk është diçka e ndaluar me Islam, por, janë të ndaluara gjërat e këqija që gjenden në të, dhe krahas këtyre të kqijave interneti ka edhe anën e mirë, gjë që e bën të lejuar për shfrytëzim, dhe duhet të jemi të zonjat të dimë ta shfrytëzojmë  për punë të  mira internetin, e jo të bëhemi viktimë e atyre që e shfrytezojnë  për punë të këqija.

Sot për fat të mirë, ka faqe të shumta në internet që të njohin me Islamin, andaj vizitoji këto faqe, mëso për fenë tënde, gjithashtu edhe ti përmes internetit përhap Islamin tek të tjerët, kalo kohën këtu vetëm aq sa mendon se të bën dobi, mos u ul tërë ditën para kompjuterit dhe të lësh anash, familjen, burrin, fëmijët…etj, gjithashtu (nëse je studente) mos i le anash studimet për ‘muhabete’  të shumta në MSN. 
Përkujtoji vetes që për çdo minutë që e kalojmë do të japim llogari para Allahut, andaj, kujdes, se si po e kalon kohën, kujdes! 

Mira Mustafa

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top