Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

I Dërguari i Allahut dhe gjenetika

I Dërguari i Allahut dhe gjenetika

Gjithnjë në hadithet e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, gjejmë sinjale shkencore të mrekullueshme në fusha të ndryshme, ndër to është edhe gjenetika.

Në një lajm të ri shkencor, shkencëtarët thonë se një rast i rrallë ka ndodhur në Gjermani e ai është lindja e binjakëve, ku njëri prej tyre është i zi kurse tjetri i bardhë. Të dy bashkëshortët u befasuan në kryeqytetin gjerman, Berlin, kur bashkëshortja ganeze lindi binjakë, njëri i bardhë dhe tjetri i zi. Rrjeti ganez peacefmonline ka theksuar se ky është një rast rrallë, i cili ndodh një në një milion lindje. Të dy foshnjat kanë lindur nga prindi gjerman dhe nëna ganeze.

Doktoresha e nënës nga sektori obstetrik gjinekologjik në spitalin e Lichtenberg, Brigitte Weber, thotë: "Nuk mund ta besonim atë që kemi parë. Të gjithë të pranishmit në spital erdhën për t'i parë binjakët, kurse nëna herë shikonte njërin e herë tjetrin. Dr. Weber thotë: "Është e çuditshme të lindin binjakë me ngjyra plotësisht të ndryshme. Ky është rasti i parë në spitalin tonë. Kurse nëna thotë se ajo ka kaluar një kohë para se të mësonte se ç'kishte ndodhur duke shtuar se po imagjinoj veten të ulur në një vend të caktuar për lojëra kur nënat të më përshkruajnë me çmenduri kur t'u them atyre se këta dy binjakë të vegjël janë të mitë."

Pa dyshim se kush e mediton këtë lajm do të shohë një fenomen të çuditshëm. Me gjithë zhvillimin e madh mjekësor që po përjeton ky shekull, shkencëtarët akoma mbesin të paaftë para shpjegimit të një fenomeni të tillë dhe e konsiderojnë si çështje të çuditshme. Sikur të mos ekzistonin ligje të shkencës së gjenetikës, përmes të cilave shkencëtarët mund ta shpjegojnë këtë dukuri, çështja do t'i ngjante një mrekullie.

Ekzistojnë shumë fenomene të çuditshme përreth nesh. Ashtu siç kemi parë një foshnje të lindur me ngjyrë të zezë duke pasur parasysh se prindërit e saj ishin me ngjyrë të bardhë, edhe e kundërta mund të ndodhë ndonjëherë. Sa herë kemi parë fëmijë që lindin e nuk iu përngjajnë asnjërit prind. Kur shkencëtarët zbuluan ligjet e gjenetikës, është sqaruar realiteti i çështjes. 

Gjithashtu, është sqaruar se çdo qelizë prej qelizave të njeriut përmban një numër të madh gjenesh që bashkëveprojnë, ndryshojnë dhe mbarten nga një brez në tjetrin. Për rrjedhim, mund të shohim dy prindër me ngjyrë të bardhë, mirëpo ndonjë i afërm i tyre mund të jetë me ngjyrë të zezë, është e mundshme që ata të lindin një foshnje të zezë (mundësia është e vogël, mirëpo mund të ndodhë). Fakti që na intereson këtu është se rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. A thua si e trajtoi Profeti i mëshirës atë rast? Si i korrigjonte besimet e gabuara? Si i ndriçonte mendjet dhe jepte sinjale rreth shkencës së gjenetikës.

Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut! Bashkëshortja ime lindi foshnje të zezë.
Tha Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të: “A posedon deve? Tha:“Po”.
Tha Muhamedi, paqja e Zotit qoftë mbi të:“Çfarë ngjyre kanë ato?” 
Tha: “Të kuqe.”
Tha Pejgamberi, paqja e Allahut qoftë mbi të:“A ke ngjyrë dheu (kafeje)”.
Tha: “Po, ka si kjo ngjyrë. E si mund të ndodhë kjo", pyeti i Dërguari i Allahut? Burri i tha: “Ka mundësi ta ketë kapur ndonjë gjen." I Dërguari i tha: “Me siguri edhe këtë e ka kapur ndonjë gjen”!

Të dashurit e mi! Shikoni se si i Dërguari i Allahut, nuk habitej nga kjo çështje dhe e largoi dyshimin nga burri. Logjika e atëhershme obligonte se çdo femër e cila lind fëmijë që dallon nga vëllezërit dhe prindërit e tij, të akuzohej për amoralitet dhe kjo gjë shkaktonte shumë probleme dhe çrregullime. 

Sikur i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, të donte reputacion, afërsinë e njerëzve dhe këtë botë, do të pajtohej me mendimin e tij, mirëpo ai sinjalizoi mundësinë e ndodhjes së kësaj çështjeje dhe i solli shembull devenë se si deveja e kuqe mund të lindë një deve me ngjyrë kafeje.

Këto lajme shkencore nuk duhet të na kalojnë pa kujtuar një ajet ose hadith. Kështu duhet të jetë gjendja e besimtarit, gjendje përkujtimi dhe meditimi të vazhdueshëm. Përkujtimi nuk është thjesht vetëm ta lavdërojmë, falënderojmë ose madhërojmë Allahun e Lartësuar, por ekziston edhe një përkujtim i llojit tjetër. Sa herë që shohim një ndodhi, fenomen ose lajm shkencor, gjithnjë duhet të kujtojmë Fuqinë e Allahut të Lartësuar dhe urtësinë e Tij. Kështu është gjendja e besimtarit. Ne duhet ta falënderojmë Allahun e Madhërishëm kur shohim këto dukuri, ashtu siç na ka mësuar Allahu i Gjithëdijshëm kur thotë: "Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregojë shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju."(Neml, 93).

Përktheu: Almedin Ejupi

KlubiKulturor

Qëndrimi pozitiv në edukimin e të Dërguarit Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të

Qëndrimi pozitiv në edukimin e të Dërguarit Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të

Çdo ditë shkenca zbulon diçka të re për herë të parë, mirëpo menjëherë mësohet se ky zbulim është përmendur në Librin e Allahut ose në Sunetin e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Prej këtyre zbulimeve është edhe ajo që shkencëtarët e Programit Neurolinguistik (Neuro Linguistic Programming NLP) e quajnë mesazhe pozitive dhe mesazhe negative dhe ndikimi i tyre gjatë edukimit...
Një prej shkencëtarëve të programit neurolinguistik duke folur rreth ndikimit të mesazheve negative gjatë edukimit të fëmijëve shprehet duke thënë: "Ti nga prindërit e tu merr më shumë se njëqind mijë mesazhe negative në forma "Jo", ose "Mos vepro këtë", ose "Pse e bëre këtë", dhe kjo gjatë dhjetë viteve të para të jetës tënde."
Medito lexues i nderuar sa ndikon kjo sasi e madhe udhëzimesh negative që merr fëmija gjatë periudhës së fëmijërisë së tij dhe sa ndikim negativ lë në personalitetin dhe inteligjencën e tij.
Shkencëtarët konsiderojnë se fjala "Jo" nga prindi krahasohet me një mesazh negativ i cili do të ndikojë kur të rritet sepse ky mesazh do të ruhet në mendjen e fëmijës dhe do ta shoqërojë gjatë tërë jetës.
Shkencëtarët pohojnë se numri i madh i këtyre mesazheve çon herë në izolim të fëmijës e herë të tjera në nervozizëm ashtu siç mund të ndikojnë edhe në inteligjencën dhe të ardhmen e tij. Kësisoj, shkencëtarët kanë filluar të kujdesen sot për metodologjinë moderne gjatë edukimit e cila bazohet mbi qëndrimin pozitiv tek fëmija që nga lindja e tij. Kjo metodologji pozitive nuk i thotë fëmijës "Mos vepro" ose "Pse e bëre" ose "Pse nuk e bëre", por gjithnjë e inkurajon drejt eksperimenteve dhe e mëson se si të veprojë në formë që drejtë. 
Kjo metodologji konsiderohet e re për sa i përket shkencëtarëve, por nuk është e tillë sa i përket mësuesit dhe pedagogut të shkencëtarëve, zotërisë sonë Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. I Dërguari i Allahut gjithnjë drejtonte mesazhe pozitive gjatë edukimit dhe arsimimit të fëmijëve.
Enes b. Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na flet rreth metodologjisë profetike gjatë edukimit. Ai thotë: "I kam shërbyer të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, për dhjetë vite të plota dhe nuk di që ndonjëherë për ndonjë gjë që kam bërë të më ketë thënë: Pse e ke bërë këtë vepër, ose për ndonjë gjë që e kam lërë: Pse nuk e ke bërë kështu" (Shënon Muslimi)
I Lartësuar qoftë Allahu! Dhjetë vite të plota nuk ka dalë asnjëherë asnjë mesazh negativ nga ky i Dërguar! Kjo na jep të kuptojmë se i pari i cili e ka përdorur metodologjinë e qëndrimit pozitiv ka qenë Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Çfarë dëshmon kjo? Kjo argumenton për mëshirën dhe dhembshurinë e këtij të Dërguari për ata që janë rreth tij dhe për vërtetësinë e fjalës së Allahut të Lartësuar për të kur e portretizon me fjalët: "Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët" (Tevbe, 128)
I Dërguari i Allahut kujdesej për sigurinë e fëmijëve dhe edukimin e tyre dhe mosdëmtimin e tyre me fjalë. Dijetarët thonë se fjalët dhe udhëzimet që merr fëmija i vogël kanë ndikim të madh në personalitetin e tij në të ardhmen. Truri i fëmijës ndikohet më tepër sesa truri i të rriturit. Lexues të nderuar! Ky është i Dërguari i Allahut. Kjo është madhështia e Islamit, mirëpo ne tregohemi neglizhues ndaj këtij të Dërguari, paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili na ofroi çdo gjë, mirëpo fatkeqësisht ne nuk i ofruam atij diçka që vlen të theksohet. Sigurisht që Allahu e nderoi, e ngriti dhe mjafton që Allahu, Krijues i Gjithësisë dhe Zot i njerëzve, emrin e Tij e ka shoqëruar me emrin e të dashurit "La I lahe il-la Allah"
Me këtë rast dëshiroj që t'i drejtoj thirrje çdokujt që e do këtë të Dërguar që të kontribuojë në përhapjen e mrekullive të tij dhe nuk mjafton që të pretendojmë dashurinë e tij kur qëndrojmë larg Sunetit të tij. E nga Suneti i tij është edhe përhapja e dijes së dobishme, madje ai thoshte: "Dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberëve". Bashkohu dhe kontribuo me ne në përhapjen e mrekullive profetike, me shpresë se do të të bëjnë dobi para Allahut të Lartësuar ditën e takimit me Të. 

Abdudaim el Kehil
Përshtati: Almedin Ejupi

Ekstremizmi

Ekstremizmi

Është nevoja të flitet në këtë temë për shkak të pluhurit të ngritur rreth kësaj teme. Në këtë temë ka folur ai që ka njohuri por edhe tjetri që nuk e njeh ekstremizmin nga asnjë anë. Kur flasim gjuhësisht, të gjithë themi se ekstremizmi është: prirje për të bërë kërkesa e për të kryer veprime që e kalojnë çdo masë; skajshmëri, teprim. Mirëpo kur flasim për ekstremizmin në fe, shumë prej njerëzve mendojnë se çdokush që mundohet të praktikojë ligjet e Allahut dhe të bëhet mysliman i mirë, ai na qenka ekstremist dhe duhet të kemi kujdes nga ai. Ekstremizmi apo teprimi në fe padyshim se është i urrejtur, mu për atë shkak ne duhet të njihemi se çka në të vërtetë është ekstremizmi në fe.

Ekstremizëm në fe d.m.th. kalim i kufijve fetarë, ngurtësim dhe ashpërsim në të. Kjo ndodhë në atë mënyrë, që për një çështje konkrete të tejkalon ligjin e përcaktuar nga Allahu, pastaj të këmbëngulë se vetëm ai mund të jetë në të drejtë dhe të shfaqet me ashpërsi para secilit që nuk e pranon mendimin e tij. Imam Kurtubiu thotë: Ekstremizmi në fe d.m.th. kalimi i kufijve ashtu si kanë kaluar jehuditë dhe të krishterët lidhur me Isaun. Ekstremizmi i jehudive është fjala e tyre: Isau është bir lavire; ndërsa ekstremizmi i të krishterëve është fjala e tyre: Isau është zot.

Lloje nga ekstremizmi:

1. Ekstremizmi në fe, dhe atë duke besuar besime të kota, siç kanë bërë krishterët, kur thanë për Allahun: "Zoti është i treti prej treshit", ose: "Isai është bir i Zotit", ose fjala e jehudive: "Isau është bir lavire". Në këtë lloj bën pjesë edhe ajo që bëjnë disa grupe të humbura, të cilët kanë kaluar kufijtë e përcaktuar, sikurse shiat, dervishët, havarixhët, murxhitë, etj.

2. Ekstremizmi në Kur'anin Famëlartë, dhe atë duke i kaluar kufijtë gjatë leximit të tij, me zgjatje të stërzgjatura dhe shqiptim të tepruar, si dhe, duke e komentuar me komente të pabaza.

3. Ekstremizmi në shkencë, i cili rezulton me ndërrimin e kuptimeve të Kur'anit, sikur kanë bërë disa njerëz gjatë historisë dhe disa që bëjnë në ditët e sotme. Në shikim të parë, ndonjëherë ndodhë të duket jo pajtueshmëri mes Kur'anit dhe shkencës, ashtu që ata që janë ekstremist në shkencë menjëherë nxitojnë që t'i ndërrojnë kuptimet e Kur'anit, me qëllim që mos të vijë ndesh me shkencën. E kjo pa dyshim është gabim. Është e vërtetë se shkenca e mirëfilltë nuk vjen ndesh me Kur'anin, mirëpo nëse ndonjëherë ndodhë të na duket ashtu, atëherë duhet të jemi të bindur se me siguri ka ndonjë gabim në atë përfundim shkencor apo në kuptimin tonë të Kur'anit, e assesi të bëjmë ndryshimin e kuptimit të Kur'anit.

Hyrja në fe duhet të bëhet gradualisht:

Hyrja në fe me shpejtësi dhe teprim është ekstremizëm. Ibën Munejjir ka thënë: Kemi parë ne, e po ashtu edhe njerëzit para nesh, se secili që e tepron në fe, më vonë shkëputet. Nuk kemi qëllim të ndalojmë dikë që adhurimin ta kryejë sa më mirë, sepse ajo gjë është e lëvduar, por dëshirojmë të ndalojmë nga teprimi i cili rezulton me lodhje e plogështi. Kemi për qëllim teprimin në gjëra vullnetare që rezultojnë me braktisjen e më të lëvduarës apo lëshimin e farzit. Sikur që ka raste të atyre që falen tërë natën, e pak para sabahut i kaplon gjumi dhe flenë deri pas sabahut, ose i ikë namazi me xhemat.

Për ta kuptuar edhe më mirë këtë çështje dhe për të parë se sa është e qortuar, do t'i lexojmë disa ajete, hadithe dhe fjalë të dijetarëve në këtë temë.

Ajete rreth teprimit në fe:

1. ) يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلا تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ إِلاَّ الْحَقَّ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللَّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَلا تَقُولُوا ثَلاثَةٌ انتَهُوا خَيْراً لَكُمْ إِنَّمَا اللَّهُ إِلَهٌ وَاحِدٌ سُبْحَانَهُ أَنْ يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَفَى بِاللَّهِ وَكِيلاً ( النساء 171)

1. "O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun, përveç të vërtetës. Vërtetë Mesihu, Isau, biri i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besoni pra Allahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre". Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; I lartësuar është Ai që të ketë fëmijë. ا'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton Allahu si kujdestar.

2. قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ وَلا تَتَّبِعُوا أَهْوَاءَ قَوْمٍ قَدْ ضَلُّوا مِنْ قَبْلُ وَأَضَلُّوا كَثِيراً وَضَلُّوا عَنْ سَوَاءِ السَّبِيلِ ( المائدة 77)

2. "Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".

Pjesa e ajetit: "...jashtë të vërtetës..." na mëson se veprimi i asaj që është e vërtetë nuk quhet teprim në fe, nuk është ekstremizëm.

Hadithe rreth ekstremizmit:

1. Ibën Abasi rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kishte kërkuar nga ai disa guralecë, vazhdon: I mblodha dhe kur ia dhëna në dorë, tha: "Këso guralecë duhet, ndërsa keni kujdes nga ekstremizmi në fe, sepse të gjithë ata që u shkatërruan para jush, u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe". (1)

Ja çfarë kujdesi ka pasur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, që pasuesit e tij të jenë sa më larg teprimit, ndërsa sot gjatë haxhit shumë prej myslimanëve marrin gurë mjaft të mëdhenj për të gjuajtur "shejtanin". Këtu mësojmë se prej shkaqeve kryesore të ekstremizmit në fe qenka padija e njerëzve për fenë.

2. Ma'kil ibën Jesari radijallahu anhu, rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Dy lloj të njerëzve nuk do ta arrijnë shefatin tim: udhëheqësi zullumqar e tiran dhe ai që e tepron në fe, dëshmon kundër tjerëve dhe largohet nga ata". (2) Ekstremisti, lëre që vetë është në gabim, por edhe i qorton të gjithë ata nuk përmbajnë mendimin e tij. Për këtë shkak, nuk do ta ketë fatin e ndërmjetësimit të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem.

3. Uehb ibën Abdullah rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, e kishte vëllazëruar Selmanin me Ebu Derdanë. E vizitoi njëherë Selmani Ebu Derdanë dhe e pa Umu Derdanë (bashkëshorten e Ebu Derdasë) jo të veshur si duhet, dhe i tha: ا'është puna me ty? Tha: Vëllai yt, Ebu Derdaja nuk ka nevojë për dynja. Pastaj erdhi Ebu Derdaja dhe i shtroi të hajë, e Selmani i tha: Ha edhe ti! Tha: Jo, se agjëroj. As unë nuk do të ha përderisa ti nuk han – ia ktheu Selmani, ashtu që ngrënën të dytë. Gjatë natës, Ebu Derda deshi të ngrihet për tu falur, por Selmani i tha: Fli dhe ai fjeti, më vonë deshi të ngrihet prapë, por Selmani sërish e ndaloi. E kur mbeti pjesa e fundit e natës, u ngrit Selmani dhe tha: Ngrihu tani, dhe u falën bashkë. Pastaj Selmani i tha: Ndaj Zotit tënd ke borxh, ndaj vetes tënde ke borxh dhe ndaj familjes tënde ke borxh. Ndaj secilit duhet ta pastrosh borxhin. Pas kësaj Ebu Derda shkoi te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe ia tregoi rastin, e Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Selmani e ka thënë të vërtetën". (3)

4. Ajsheja rrëfen se Umu Habibe dhe Umu Seleme në Abesini kishin parë një kishë që brenda kishte piktura dhe këtë ia treguan Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, i cili tha: "Tek ata, kur ishte ndonjë njeri i mirë e pastaj vdiste, mbi varrin e tij ndërtonin faltore dhe në atë faltore pikturonin ato piktura. Ata janë njerëzit më të këqij tek Allahu në ditën e Kijametit". (4) Sepse, e tepruan në nderimin e atyre njerëzve, derisa i kaluan kufijtë.

5. Ebu Tha'lebe el-Hushenij rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Allahu ka caktuar farze, mos i nëpërkëmbni ato, ka caktuar kufij e mos i kaloni ato, ka ndaluar disa gjëra e mos iu afroni atyre, ndërsa do gjëra i ka lërë jo nga harresa, e mos hulumtoni pas tyre". (5)

6. Ajsheja radijallahu anha, rrëfen se njëherë kishte hyrë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe një grua ishte mysafir te ajo, e ai pyeti: Kush është? Tha: Filaneja, dhe filloi ta lëvdojë se sa falet. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Hë, veproni atë që mundeni, se pasha Allahun, Ai nuk lodhet përderisa ju të lodheni. Feja më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme. (6) Allahu, subhanehu ue teala, dëshiron që robërit e Tij të punojnë vazhdimisht edhe nëse është pak. Allahu nuk lodhet asnjëherë duke të shpërblyer për punën që e bën, andaj vepro atë që mundesh, që vazhdimisht të shpërblehesh. Assesi mos vepro atë që nuk mundesh, sepse pa dyshim se do të lodhesh, e kur të lodhesh ti, atëherë edhe Allahu "lodhet" – e ndërpret shpërblimin e Tij për ty. Kështu e kanë shpjeguar dijetarët këtë hadith, e jo se me të vërtetë Allahu subhanehu ue teala, lodhet.

7. Enesi radijallahu anhu, rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kishte parë një njeri i cili ndihmohej nga djemtë e tij për të ecur, dhe pyeti: ا'është puna e tij? Thanë: Është zotuar se do të ecë. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Allahu aspak nuk ka nevojë që ky person ta dënojë veten, dhe e urdhëroi që të hipë në kafshë.

8. Enesi, radijallahu anhu, po ashtu rrëfen se disa as'habë kishin pyetur ndonjërën prej grave të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, rreth adhurimit të tij në jetën private. E pas kësaj, njëri nga ata tha: Unë nuk do të martohem; tjetri: Unë nuk do të ha mish; e tjetri: Unë nuk do të fle në shtrat. Kur mori vesh Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për këtë, pasi falënderoi dhe lëvdoi Allahun, tha: ا'është puna me disa njerëz që kanë thënë kështu e ashtu. Dijeni se unë falem dhe fle, agjëroj dhe ha dhe martohem po ashtu. Kush largohet nga suneti im, ai nuk është nga unë". (7)

9. Transmetohet se Abdullah ibën Mugaffel kishte dëgjuar të birin duke u lutur: O Zot, kërkoj një pallat të bardhë në të djathtën e xhenetit kur të hyj; dhe i tha: O bir, kërko xhenetin dhe mbrojtjen nga xhehenemi, se unë e kam dëgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Në këtë popull do të ketë njerëz që do t'i kalojnë kufijtë në abdes dhe lutje". (8) Teprimi në lutje pra, qenka duke hyrë në detaje gjatë lutjes, sikur ky rast me djalin e Abdullahit, ndërsa në abdes kjo ndodhë duke i larë pjesët e abdesit më shumë se tri herë, duke dyshuar a ka depërtuar uji mirë apo jo etj.

10. Xhabir ibën Abdullahu rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ky din është i fortë, hyn në të me ngadalësi e mos ia bën të urrejtshme vetes tënde adhurimin...". (9) Feja është më e fortë dhe më e madhe se ti, mos mendo se mund ta praktikosh atë për një apo dy ditë, andaj fillo praktikimin e tij dalë nga dalë, se përndryshe do të mërzitesh pas një kohe dhe nuk do ta dëshirosh adhurimin.

11. Enesi rrëfen se si njëherë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, duke hyrë pa një litar mes dy shtyllave dhe pyeti: Pse është ky litar këtu? Thanë: Është litari i Zejnebes, e cila kur lodhet në namaz mbahet në të. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Hiqeni, faluni sa të mundeni, e kur të lodheni uluni". (10)

12. Ajsheja radijallahu anha, rrëfen se si njëherë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, veproi diç por me lehtësim, e disa nuk vepruan ashtu. Mori vesh Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për këtë, dhe pasi e falënderoi dhe lëvdoi Allahun tha: ا'është puna me disa njerëz të cilët kanë drojën të veprojnë si veproj unë? Vallahi, dijeni se unë më së miri e njoh Allahun dhe jam më i devotshëm se të gjithë". (11) Andaj, nëse për një çështje ka lehtësim të argumentuar, veproje më të lehtën sepse kështu ka vepruar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, por edhe shpërblimi është më i madh.

13. Omeri radijallahu anhu, thotë: Kam dëgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: Mos më ngrini sikur krishterët që e ngritën birin e Merjemes, unë jam rob. Thuani: rob i Allahut dhe i dërguar i tij.

14. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kur e dërgoi Ebu Musën dhe Muadhin në Jemen, u tha: "Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos i largoni njerëzit dhe ndihmohuni mes vete". Ebu Musa pyeti: O i dërguar i Allahut, ne do të jemi në një vend të cilët nga mjalti prodhojnë një lloj pije, dhe një lloj tjetër nga elbi. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: اdo gjë që deh është e ndaluar". (12)

Nga fjalët e dijetarëve kemi zgjedhur këto fjalë të Alijut, radijallahu anhu: "Lidhur me mua do të shkatërrohen dy lloj njerëz: njëri që më do me ekstremizëm për gjëra që unë nuk i posedoj, dhe tjetri i cili më urren dhe bën shpifje për mua". Po ashtu e ka porositur familjen e tij: "Mos e teproni në qefinin tim".

Disa dëme të ekstremizmit:

1. Largon nga Allahu dhe patjetërson Zjarrin.

2. Ndërpret punën dhe pamundëson vazhdimësinë në të.

3. Është argument i mendjes së dobët dhe është derë për shejtanin.

4. Është argument i padijes dhe i kuptimit të cekët.

5. Shkakton vesveset.

6. Shtrëngon shpirtin dhe shkakton pikëllimin.

 

Omer Berisha

albislami.com

 


1. Nesaiu

2. Ibën Ebu Asimi në "sunne". Albani thotë se është sahih.

3. Buhariu (1968)

4. Buhariu (427) dhe Muslimi (528)

5. Hakimi në mustedrek, ku ka thënë se hadithi është sahih dhe në këtë e ka pëlqyer Dhehebiu. Po ashtu Bezari thotë se zinxhiri i këtij hadithi është sahih.

6. Buhariu (43) Muslimi (785)

7. Buhariu (5063) Muslimi (1401)

8. Sahih Ebu Davud (1/21)

9. Bejhekiu në Sunen Kubra, Albani thotë se është sahih në Sahihul Xhamië (2242)

10. Buhariu (1150)

11. Buhariu (7301)

12. Buhariu (6124) Muslimi (1732)

Vlera dhe etika e leximit të Kuranit

“Falënderimi i takon vetëm Allahut, që ia shpalli robit të vet librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.” (Kehf, 1) 
“Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” (Isra, 9)

“Ne të shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” 17:82.
”Ata që lexojnë librin e Allahu, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.” 35:29

Libri i Allahut, në të ka rrëfime para jush, lajmërime se çka do të ndodhë mbas jush e kush kërkon udhëzim përveç tij Allahu do ta humbë atë, Ai është litari i fortë i Allahut, Libri i Tij përplot urtësi, rruga e Tij e drejtë, nuk munden epshet të devijojnë kur je me udhëzimin e tij, nuk mbështillen gjuhët me të. Nuk ngopen me studimin e tij dijetarët, nuk bëhet kurrë monoton duke e përsëritur shumë herë atë, nuk mbarojnë çudirat e Ti. Edhe xhinët, kur e dëgjuan, nuk u mbeti tjetër vetëm se të thonë: “Ne kemi dëgjuar një Kuran që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij.” (El-xhin, 1-2)

Kush flet me të, ka thënë të vërtetën, kush punon me të shpërblehet, kush gjykon me të mban drejtësi, kush e merr atë për udhëzues, do të udhëzohet në rrugën e drejtë.

Hadithet e Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, mbi vlerën e leximit të Kuranit

1. “Lexoni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues në Ditën e Kiametit (për ata që e kanë lexuar dhe kanë punuar me të)” Transmeton Muslimi.
2. “Vihet Ditën e Kiametit me Kuran dhe lexuesve të tij (ehluhu), të cilët kanë punuar me të në këtë botë, u prin surja Bekare dhe Ali Imran. Ndërmjetësojnë për lexuesin dhe praktikuesit e tyre.” Transmeton Muslimi.
3. “Me të vërtetë Allahu i ngre disa popuj me këtë Kuran dhe i përul disa të tjerë.” Muslimi.
4. “Ai që lexon Kuran me përpikëri është me melaiket e ndershme. Ai që lexon duke i ardhur vështirë, e ka shpërblimin e dyfishuar.” Buhariu dhe Muslimi. 
5. Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri prej jush është ai cili mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” Buhariu. 
6. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “S’ka zili, lakmi (gibta) vetëm në dy lloje njerëzish: kur një njeriu Allahu ia ka dhënë Kuranin dhe ai çohet natën, fal namaz me Kuran dhe e përsërit atë ditën dhe një njeriu i ka dhënë Zoti pasuri dhe ai jep lëmoshë (sadaka) ditën dhe natën.” Buhariu dhe Muslimi. 
7. Transmetohet nga Bera ibn Azibi, se një njeri ishte duke lexuar suren Kehf dhe erdhën retë dhe e mbuluan atë dhe filluan t’i afrohen shumë. Kali i tij, që ishte i lidhur, filloi të ikte sa më shumë që afroheshin retë. I treguan për këtë ndodhi Muhamedit, paqja e Allahut qoftë mbi të, e ai tha se ato ishin melaike që kishin zbritur nga qielli për dëgjimin e Kuranit.” Buhari dhe Muslimi.
8. Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” Termidhiu. 
9. Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, se ai ka thënë: “Shembulli i atij që në gjoksin e tij nuk ka send nga Kurani është sikur një shtëpi e vjetër, e braktisur.” Termidhiu. 
10. Transmetohet nga Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, se “Ditën e Kiametit i thuhet lexuesit të Kuranit “lexo e zbukuroje leximin tënd të Kuranit siç ke lexuar ashtu në dynja, se pozita jote më e lartë në xhenet do të jetë në ajetin e fundit që do të lexosh.” Termidhiu.

Përkufizimi i Kuranit

Fjalët e Zotit që i ka zbritur Xhibrili Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Është adhurim leximi i tij.

Emrat e Kuranit
Kuran, Edhikr, Elkitab, Elfurkan.

Cilësitë e Kuranit
Elhuda (udhëzues), Nuur (dritë për rrugë të vërtetë), Eshifa (shërues për besimtarët), Errahme (mëshirë).

Mbi vlerën e leximit të tij

Transmetohet nga Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Kush e lexon Kuranin me përpikëri, ai është me melaiket e ndershme. E kush e lexon duke i ardhur vështirë, do të ketë shpërblim të dyfishuar.” Buhariu dhe Muslimi.
Transmetohet nga Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se “bëhet imam ai që më së miri lexon Kuran.”
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, e ka pasur zakon që në tubimet e tij të mbante hafëzë të Kuranit e fukarenj.
Thotë Muhamedi, paqja dhe lavdërimi e Zotit qoftë mbi të: “Prej madhërimit të Zotit është respekti i atij që është thinjur në Islam, respekti i atij që mëson Kuranin dhe i përmbahet atij dhe respekti i udhëheqësit të drejtë.”
Ditën e Uhudit, kur i varrosnin nga dy apo më shumë dëshmorët në një varr, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Zotit qoftë mbi të, pyeste se kush dinte më shumë Kuran prej tyre dhe e varroste para të tjerëve.

Edukata gjatë leximit të Kuranit

1) Pastrimi i dhëmbëve me misvak (ose me brushë)
2) Leximi i Kuranit me abdest 
3) Lexohet Kurani në vende të pastra ose në xhami 
4) Është mirë të lexohet Kurani ulur, i kthyer nga kibla, por lejohet dhe leximi duke qenë shtrirë.
5) Fillohet leximi duke kënduar istiadhen (eudhu bilahi mine shejtani rraxhim), kurse në fillim të sures fillohet me “Bismilahir Rrahmanir Rrahim”. Kur lexohet Kurani, kërkohet mbrojtja e Allahut prej djallit të mallkuar. (Enhl, 98)
6) Lexohet Kurani duke menduar për domethënien e tij, siç thotë Allahu në Kuran: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed, 24) 
“(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad)
7) Është sunet që nganjëherë ta përsëritim një ajet disa herë, në mënyrë që ta kuptojmë sa më mirë. Temim Edari e ksihte zakon që të përsëriste këtë ajet: “A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?” (El-xhathije, 21). Esma e kishte zakon që të përsëriste ketë ajet: “E, Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.” (Et-tur, 27)
Kurse Seid bin Xhubejri e kishte zakon që të përsëriste këtë ajet: “Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” (El Bekare, 281) Dhe ketë ajet: “O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd, që është bujar e i urtë?” (El Infitar, 6)
8) Është mirë të qahet gjatë leximit të Kuranit duke pasur kujdes nga hipokrizia. 
9) Kurani lexohet me tertil (me lexim të ngadalshëm duke ia dhënë hakun çdo zgjatjeje e çdo theksi, siç i lavdëron Allahu ata të cilët lexojnë mirë librin e Tij: “Atyre, të cilëve ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt ashtu si është, ata e besojnë atë (Kuranin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e në ahiret).” (El Bekare, 121) 
10) Gjatë leximit, kur përmendet dënimi i Allahut, kërkohet mbrojtje e kur përmendet mëshira e Allahut, kërkohet mëshira e Allahut. 
11) Gjatë leximi të Kuranit apo përsëritjes së tij nuk duhet të shkojë vëmendja te diçka tjetër, si bisedat ose shikimi i diçkaje, siç thotë Allahu në Kuran: “Kur lexohet Kurani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje )dhe heshtni në mënyrë që të fitoni mëshirë.” (El Araf, 204) 12) Gjatë leximit të Kuranit, ai që i di leximet e tjera, le t’i lexojë e mos t’i lërë pas dore, se Allahu e ka zbritur Kuranin edhe në ato mënyra, me kusht që lexuesit t’i njohë këto lexime e të mos bëhet fitne për shkak të mosdijes së tyre.
13) Është e ndaluar që gjatë leximit të Kuranit të lexohet surja nga ajeti i fundit tek i pari, kurse mosradhitja e sureve është e papëlqyer. 
14) Lejohet leximi grupor nëse është nevoja si dhe ngritja e zërit nëse nuk bëhet për syefaqësi të njerëzve. 
15) Është e pëlqyeshme që gjatë leximit të Kuranit të zbukurohet zëri. Transmetohet nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin e tij gjatë leximit të Kuranit.” Transmeton Ebu Davudi.
16) Është i preferuar kërkimi i leximit nga ai që e ka zërin e bukur, siç transmetohet në hadithin që e transmeton Ibn Mesudi, se Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, një ditë i ka thënë: “Lexo Kuran, që të të dëgjoj.” Ai i tha: “A të të lexoj ty, o i Dërguar i Allahut, kur të është zbritur Kurani?” Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, i tha: “Lexo, se unë dëshiroj që të dëgjoj nga të tjerët.” Atëherë Ibën Mesudi tha: “Fillova të lexoja, derisa mbërrita tek ajeti: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitar mbi ata (që nuk të besuan)?” (En-Nisa, 41) Më tha: “Mjaft!” (e nuk i tha sadakAllahu adhim!, që na bën të kuptojmë se fjala “sadakAllah ul adhim” nuk është sunet, por është bidat) Kur e shikova Muhamedin, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, sytë e tij rridhnin lot. 
16) Duhet pasur kujdes që gjatë leximit të mos caktohet ndalja me numër ajetesh, por ta përfundojë aty ku mbaron ajeti me kuptim të plotë.
17) Nuk bën të lexohet Kuran kur hapet goja, sepse ajo është nga shejtani, siç transmetohet në hadith.
18) Ndërpritet leximi i Kuranit për ta kthyer selamin. 
19) “Suxhdetu etileve” (sexhdja e cila bëhet kur lexohen disa ajete të posaçme të Kuranit) është mustehab e nuk është vaxhib, sipas mendimit të xhumhurit, bazuar në këtë hadith: Zejd bin Thabiti i ka lexuar ajetin e sexhdes Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Pra, bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni! (En Nxhm, 62) dhe Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, nuk ra në sexhde me këtë rast. Po të ishte vaxhib, nuk do ta linte pa e bërë sexhde. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Sexhdja prej qëndrimit në këmbë është më e pëlqyer sesa prej së uluri.
20) Është i lejuar si edhe sunet shërimi me Kuran e posaçërisht nëse këtë kërkim të shërimit apo rukje e bën personi vetë, duke mos kërkuar nga dikush tjetër, sepse Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, ka treguar për një pjesë të madhe të umetit që do të hyjnë në xhenet pa llogari. Prej cilësive të tyre janë, siç i përshkruan Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ata nuk kërkojnë rukje (lexim të Kuranit për shërim nga të tjerët). E, nëse dikush ka ndonjë sëmundje shumë të rëndë, si ndonjë magji shumë të fortë ose ndonjë xhin që e mundon shumë, atëherë ose bën sabër ose kërkon rukje, duke humbur kështu mundësinë që të jetë prej atyre shtatëdhjetëmijëve që hyjnë në xhenet pa llogari. Elhamdulilah që Allahu ka lënë shumë rrugë të tjera për të hyrë në xhenet. Allahu e ka përshkruar Kuranin si shërues për besimtarët. Ai thotë në Kuran: “Ne të shpallëm Kuranin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (EI Isra, 82) Përderisa barnat kanë mundësi që të ndikojnë me lejen e Allahut në shërimin e njeriut apo mos të ndikojnë në shërimin e tij, kjo nuk është ashtu tek Kurani, se Allahu i Madhëruar e përshkroi Kuranin shërues, por kjo bëhet atëherë kur besimtari e ka madhëruar Kuranin në zemrën e tij ashtu siç i takon dhe kur bën rukje me të, e bën me bindjen se Allahu do ta shërojë me të. Ata që nuk kërkojnë shërim me Kuran sikurse e kanë lënë Kuranin si diçka pa vlerë. Lënia e Kuranit pas dore mund të bëhet në disa mënyra, siç thotë Allahu në Kuranin Famëlartë: “E i Dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kuran si (diçka) të hedhur!" (Fatir)

Disa lloje të lënies së Kuranit pas dore:

1) Mosleximi i tij, siç thotë Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush nuk e bënë hatme (leximin e Kuranit tërësisht) Kuranin brenda 40 ditëve, e ka lënë pas dore.” 
2) Mospunimi me të. 
3) Mosgjykimi me të. 
4) Mosstudimi tij, mosleximi i ndonjë tefsiri (libër i komentit të Kuranit) ose mosleximi me komentim në gjuhën shqipe.
5) Mosmeditimi për ajetet e tij.


Hevzi Kadriu

Ti je vetëm këshillues

Duke pasur parasysh shtimin e sprovave dhe ngritjen e shpejtë të shkatërrimit (fesadit), e cila sjell dëshpërimin dhe humbjen e shpresës në zemrat e disa të mirëve për përmirësimin e gjendjes së njerëzve dhe të shoqërisë, dikush, nëse sheh se shoqëria largohet nga këshilla e këshilluesve, ai e lë thirrjen në rrugën e Allahut dhe urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja.

Dikush mund ta argumentojë veprën e tij me këtë fjalë të Allahut të Lartësuar: “Prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!” (El-A’la, 9) 
Dhe thotë se dobia dhe këshilla ime nuk po merret parasysh, atëherë pse të këshilloj?! Por nuk është ashtu si mendon ai.

Ata të cilët nuk kujtohen dhe nuk e pranojnë këshillën janë jobesimtarët dhe dyfytyrëshat, ata të cilët Allahu ua ka vulosur zemrat. Këta janë ata për të cilët Allahu e lajmëroi të Dërguarin e Tij (Muhamedin), i cili nuk kurseu aspak nga imani i tij që t’i këshillojë dhe udhëzojë në rrugën e Allahut, pasi shpenzoi gjithë potencialin që posedonte për thirrjen e tyre sa ishte në gjendje të shkatërronte veten në udhëzimin e tyre, siç thotë Allahu Fuqiplotë: “A mos vallë ti (o Muhamed) do ta shkatërrosh veten, ngaqë ata (banorët e Mekës) nuk duan të besojnë?” (Esh-Shu’ara, 3)

Nuk është fjala në këtë ajet për besimtarët, siç ka ardhur në ajetin nëntë të sures (El-A’la). Kështu thotë komentuesi i njohur, El-Begaviu, në tefsirin e Tij, bile nuk është fjala as për ajetin e sures Edh-Dharijat, 55, ku thotë Allahu për të drejtën e besimtarëve “Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.” Pra, thjesht është për jobesimtarët dhe hipokritët.

Thirrësi në rrugën e drejtë të Allahut, nëse nuk gjen një përgjigje të menjëhershme apo nuk vëren rezultat të shpejtë, kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk kanë dobi. Shumica e atyre që pendohen, siç shohim sot dhe siç është e ditur, e kanë një shkak, një arsye. Ata ose kanë dëgjuar një argument vite më parë dhe u është ngulitur, mirëpo nuk kanë mundur të pendohen, edhe pse ka kohë që janë rrugës së keqe, përderisa Allahu ua mundësoi pendimin, ose e kanë dëgjuar, mirëpo e kanë harruar, pastaj u është kujtuar pas vitesh e kjo u bën dobi. Mund ta kenë dëgjuar edhe nga të tjerët dhe e kanë injoruar për momentin dhe nuk e kanë pranuar prej tij.

Nëse e pavërteta (kotësia) dhe e keqja janë duke u përhapur, edhe e vërteta dhe e mira janë duke u përhapur. Është ligj i Allahut që kur ka krijuar Ademin alejhi selam, i cili kishte kundërshtar dhe xheloz Iblisin, që të ndeshen e mira dhe e keqja. Është ligj kozmologjik i Allahut që të triumfojë e vërteta ndaj së kotës me lejen e Tij. Nëse njerëzit e së vërtetës punojnë ashtu siç dëshiron Ai, bile edhe pas një kohe, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket!” (El-Isra, 81)

Kjo ndodhi ditën e çlirimit të Mekës, pas dy marrëveshjeve, kur ishte fillimi i davetit, mirëpo çështja qëndron ndryshe, siç thotë Pejgamberi alejhi selam: “Mirëpo ju po nxitoni tepër.” Transmeton Buhariu.

Njeriu i mençur duhet të shikojë me syrin e vëmendjes. Nëse çdo mashkull dhe çdo femër prej të mirëve dhe prej atyre që këshillojnë dhe përmirësojnë do të kishte dhënë gjithë atë që posedon për t’i thirrur njerëzit në Fenë e Allahut, për t’i inkurajuar për vepra të mira dhe për t’i larguar nga veprat e këqija, a thua vallë do të kishte qenë gjendja e njëjtë sikurse të gjithë ta linin këtë?

Vërtet, Allahu i Madhëruar e ka sqaruar vërtetësinë e thirrësit më të madh dhe vizionin e tij primar në këtë ajet duke thënë për të: “Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues.” (El-Gashije, 21) Kështu ai mbeti në misionin e tij gjersa takoi Zotin Mëshirues. Kurse pas vdekjes së tij, këtë përgjegjësi e morën burrat muslimanë me urdhrin e tij: “Transmetoni, tregoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet.” Transmeton Buhariu.

E kështu po vazhdon kjo traditë derisa Allahu ta shkatërrojë këtë dynja. Ai që dëshiron t’i bashkëngjitet karvanit të begatshëm ka shpëtuar, ndërsa ai që dëshiron të rrijë neglizhues nga thirrja e davetit, e ka humbur shpresën në përmirësimin e njerëzve. Halli këtyre dy grupeve është sikurse halli i atyre që Allahu i paralajmëroi me fjalën e Tij duke thënë: “Kur disa prej tyre thanë: “Përse këshilloni, kur e dini se Allahu do të na zhdukë ose do të na ndëshkojë ashpër?! Këshilltarët u përgjigjën: “Për t’u arsyetuar para Zotit tuaj dhe që ju të mund të ruheni nga gjynahet.” Por, kur e harruan atë për të cilën ishin paralajmëruar, Ne i shpëtuam ata që këshillonin, kurse i ndëshkuam ashpër keqbërësit, për shkak të mosbindjes së tyre.” (El-A’raf, 137-165)

Pra, cili grup është i siguruar dhe cilit duhet t’i bashkëngjitesh?


Eroll Rexhepi

Disa statistika të Kuranit të Shenjtë

al-quran-wordle-output

- Kurani Fisnik ka gjithsej 114 sure (kaptina).
- Numri i ajeteve të Kuranit sipas Ali ibn Ebi Talibit është 6236.
- Numri i fjalëve të Kuranit sipas A'taut është 77439.
- Numri i shkronjave të Kuranit sipas Ibni Abbasit është 323671.
- Sureja më e gjatë e Kuranit është sureja "El Bekare", e cila ka gjithsej 286 ajete.
- Sureja më e shkurtër e Kuranit është sureja "El Kevther", e cila ka vetëm 3 ajete;
- Ajeti më i gjatë i Kuranit është ajeti 282 i sures "El Bekare", i cili ka 128 fjalë.
- Fjala më e shkurtër në Kuran është: Kaf, Nun, Sad.
- Fjala e Kuranit "wel jetelettaf", e cila është pjesë e ajetit të sures El Kehf, shënon mesin e Kuranit.

KËRKIMI I FALJES

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka zot tjetër i cili meriton adhurimin përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

"O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni ndryshe, vetëm se duke qenë muslimanë!" Ali Imran, 102.

"O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju." Nisa, 1.

"O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij ka shpëtuar me një shpëtim të madh." Ahzab, 70-71.

Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr.

Të nderuar besimtarë!

Prania e të gjithë mirësive të këtij muaji na bën ne të përjetojmë me kënaqësi të veçantë, çdo ditë-natë, orë, minutë dhe sekondë që po na e fal Allahu i Lartësuar. Do të doja të përkujtoja veten dhe juve njëkohësisht e ju të tjerët të cilët nuk janë të pranishëm në këtë hytbe për një nga adhurimet që, si çdo adhurim tjetër, është tepër i rëndësishëm. Kërkimi i faljes është ai për të cilin shumë po neglizhohet e me keqardhje po lihet pas dore edhe në këto momente të papërsëritshme për ne për nga vlera, mirësia e shansi i madh që na ofrojnë.

Të kërkuarit e faljes nënkupton mbrojtjen dhe mbulimin nga e keqja e mëkateve të bëra, kthetrave të të cilave askush nga ne nuk i shpëton. Allahu i Lartësuar dhe Pejgamberi i Tij fisnik na lajmërojnë dhe na këshillojnë që ta kemi shpesh ndërmend ketë gjë dhe të jemi kurdoherë të gatshëm për kryerjen me përkushtim të tij.

Kështu, në Kuran kërkimi i faljes përmendet shumë herë, Allahu i Lartësuar thotë: “...E kërkoni falje prej Allahut, se Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues!” Muzemil, 20.

Allahu i Lartësuar e lavdëron kërkuesin e faljes, madje Ai preferon që ne vazhdimisht t’i kërkojmë falje, pasi vetëm Ai është i mundshëm që të na falë mëkatet. Allahu i Lartësuar thotë: “...Të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë.” Ali Imran, 17.

Vëllezër dhe motra! Mos ta harrojmë këtë ajet, të paktën në këto ditë që po përjetojmë, asi të gjithë ne kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë në momentin kur hamë syfyrin. Le të mos jemi prej atyre të cilët ngrihen në syfyr vetëm për të ngrënë, por le të shfrytëzojmë në maksimum këtë kohë tepër të favorshme për faljen e mëkateve tona.

Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i bën me dije të gjithë ata të cilët mëkatojnë, pra të gjithë neve, që nëse i lutemi për faljen e mëkateve Ai do të na falë. Në fjalët e Tij Ai thotë: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje tek Allahu, ai e gjen Allahun Falës dhe Mëshirues.” Nisa, 110.

Shpeshherë në tekstet tona të sheriatit, të kërkuarit e faljes përmendet bashkë me pendimin, por istigfari nënkupton të kërkuarit e faljes me gjuhë, ndërsa pendimi nënkupton vendimin e fortë të zemrës dhe qëllimin e organeve të trupit që të ndërpresin kryerjen e mëkateve.

Ju kujtojmë që praktika e kërkimit të faljes fillon me madhërimin e Allahut, pastaj me pranimin e mëkatit dhe më pas me lutjen drejtuar Allahut të Lartësuar për falje. Është mirë, madje tepër e preferueshme që njeriu vazhdimit sa të jetë e mundur t’i kërkojë Allahut falje, pasi ne mëkatojmë me dashje dhe pa dashje, por duhet që personi të jetë i kujdesshëm për momentet në të cilat Allahu pranon faljen, siç është rasti me kohët në të cilat pranohet duaja apo muaji i faljes të cilin tashmë po e përjetojmë.

Nga praktika dhe shembulli personal i Pejgamberit (alejhi selam) ne jemi të informuar, siç na ka njoftuar ai në një hadith, për lutjen më të mirë me të cilën mund t’i drejtohemi Allahut të Lartësuar për falje, lutje e cila njihet ndryshe si “mbreti i istigfarit”. Ajo është:

O Allah! Ti je Zoti im. Nuk meriton të adhurohet askush përveç Teje. Ti më krijove dhe unë jam robi Yt. I përmbahem betimit dhe premtimit që të kam dhënë, sa të kem mundësi. Tek Ty mbështetem nga të këqijat që kam bërë. E pranoj mirësinë Tënde ndaj meje dhe e pranoj mëkatin tim. Prandaj, më fal! Sepse Ti je Ai q fal mëkatet.

Gjithashtu, në një hadith tjetër që e tregon Abdullah ibn Umeri thuhet se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “O i dërguar i Allahut, më mëso një dua që ta them në namaz!” Profeti (alejhi selam) tha: “Thuaj! O Zot! Unë i kam shkaktuar vetes shumë padrejtësi, vetëm Ti je Ai që fal mëkate. Prandaj, Ti më fal e më mëshiro, sepse Ti je Ai që fal dhe mëshiron.”

Ibn Umeri thotë: “Kemi mundur që të numërojmë pejgamberin (alejhi selam) të thotë 100 herë: ‘O Zot! Më fal dhe më prano pendimin tim! Ti je Ai që pranon pendimin dhe që fal shumë’.”

Ebu Hurejre thotë se Profeti (alejhi selam) thoshte: “Vallahi, unë e lus Allahun për falje mëkatesh më shumë se 70 herë në ditë.”

Ndërsa në një transmetim tjetër: “Edhe mua më kaplon harresa, prandaj i lutem Allahut për falje nga 100 herë në ditë.”

Ndër këshillat e çmueshme përmendim këshillën e Lukmanit drejtuar birit të tij: “O biri im, mësoje gjuhën që shpesh të deklarojë: ‘Allahume gfirlij - O Zot, më fal mëkatet!’ pasi tek Allahu Allahu ekzistojnë momente kur nuk e refuzon asnjërin nga lutësit.

Dhe në fund le të përmendim disa thënie për të kërkuarit e faljes.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë: “Lum ai që në librin e tij gjen të shënuar se është lutur shpesh për falje mëkatesh!”

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: “Sikur Allahu të donte ta dënonte robin e tij, nuk do ta kishte frymëzuar për falje mëkatesh.”

Katade (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Ky Kuran do t’ju udhëzojë edhe në sëmundjet tuaja edhe në ilaçet tuaja. Sëmundjet janë mëkatet, ndërsa ilaçet janë të kërkuarit e faljes.”

E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej atyre njerëzve që e mbajnë gjuhën të lagur nga përmendja e kërkimit të faljes, si dhe të na bëjë prej atyre që e shfrytëzojnë këtë muaj të begatë për të  kërkuar dhe gjetur sa më shumë falje! Amin!

Erion Sula

Pendimi i sinqertë

Pendimi i sinqertë

Llogaria e shpirtit

 

Nuk ka mundësi të arijmë deri te shkalla e teubes, nëse nuk fillojmë me llogarinë ndaj shpirtit tonë. Njeriu kur fillon të llogarit vetveten, sheh pozitën në të cilën gjindet. Gjë që do ta shtyjë të pendohet për gabimet që i ka bërë dhe për përtacinë e tij në praktikimin e urdhërave të All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (18)

“O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. (El-Hashr: 18).

Pra, le të kontrollon vetveten, le ti kontrollon punët e tij dhe le të shikon se a guxon të del para All-llahut në këtë gjendje, ose duhet të fillon të pendohet e pastaj të fillon me vepra me të cilat është i kënaqur All-llahu i Lartësuar.

Omeri thotë:

(( حاسبوا أنفسكم قبل أن تحاسبوا و وزنوا أنفسكم قبل أن توزنوا و تزينوا للعرض الأكبر :

{ يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لا تَخْفَى مِنْكُمْ خَافِيَةٌ (18) }.

“Llogaritne vetveten para se të llogariteni, peshoni punët e juaja para se t’ju peshohen dhe zbukurohuni për ditën e prezentimit të madh:

“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. (El-Hakka: 18).

Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë:

((إن المؤمن قوام على نفسه ، يحاسب نفسه لله عز و جل ، و إنما خف الحساب يوم القيامة على قوم حاسبوا أنفسهم في الدنيا ، و إنما شق الحساب يوم القيامة على قوم أخذوا هذا الأمر من غير محاسبة ))

“Besimtari e kontrollon vetveten dhe e llogarit për hirë të All-llahut. Do ta kenë llogarinë e lehtë në ditën e Kijametit ata njerëz që llogarisin vetveten në dunja, kurse do ta kenë të vështirë llogarinë në ditën e Kijametit, ata njerëz që nuk e llogarisin aspak vetveten”.

Një dijetar ka thënë:

“Hoxhallarët tanë e llogaritnin për çdo gjë vetvetën e tyre, e llogaritnin për fjalët dhe veprat që i bënin, edhe i regjistronin në fletore, e pas jacisë e llogaritnin vetveten, e mernin fletorën dhe shikonin fjalët dhe veprat dhe që i kanë bërë gjatë ditës, edhe vepronin ashtu siç duhej. Nëse duheshte të kërkonin falje kërkonin falje, nëse duheshte të pendohen, pendoheshin, nëse duheshte të falënderojnë, falënderonin, e pastaj flenin”.

Nëse besimtari e përjeton këtë fazë, atëherë i afrohet fazës së pendimit, gjendje e cila duhet ta përcjell besimtarin gjatë gjithë jetës së tij, deri në vdekje. Besimtari aq sa ka nevojë për teube në fillim aq ka edhe në fund. All-llahu i Lartësuar thotë:

وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)

“…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).

Ky ajet është zbritur në Medine, domethënë u drejtohet All-llahu besimtarëve, njerëzve më të mirë, gjeneratës së artë, që të pendohen, edhe pse imani i tyre ka qenë i paluhatur, sabri i tyre në sprova shumë i madh, hixhreti dhe largimi prej familjes dhe pasurisë i njohur, kuse xhihadi i tyre i paharuar, mirëpo, prap se prap, shpëtimin e tyre e ndërlidhnin me pendim, kur thotë:

لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)

“…në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).

Sikurse don të thotë: Vetëm penduesit shpresojnë shpëtimin, e tjerët jo. Këtë e forcon edhe më tepër ajeti, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَمَنْ لَمْ يَتُبْ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الظَّالِمُونَ (11)

“…E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (El-Huxhurat: 11).

Në këtë ajet All-llahu i Lartësuar njerëzit i ndau vetëm më dy grupe: Pendimtar dhe zullumqarë. Pra, nuk ka vend për tjetërkend në këtë ajet. Ai i cili nuk pendohet është zullumqarë, sepse nuk i njeh detyrat ndaj Tij, nuk i din të metat e veta dhe defektet e veprave të tija. Ndaj, mund të themi se udhëzimi i plotë në Rrugën e drejtë është e pamundshme pa njohjen e mëkateve dhe me insistimin në bërjen e këtyre mëkateve. Pra, teubeja nuk ka mundësi të jetë e shëndoshë, nëse nuk e njohim mëkatin, nëse nuk pranojmë se kemi bërë mëkat dhe nëse nuk tentojmë të shpëtojmë nga përfundimi i keq i mëkateve në përgjithësi. Para vetes i ke dy opcione: Ose të kapesh për All-llahun ose të bësh mëkate, ngase prej domethënies së teubes është edhe kjo: Besimtari duhet të studion faktin se sa ka hequr dorë nga të kapurit për All-llahun, në momentin kur ka bërë mëkat, të studion faktin se pse All-llahu se ka mbrojtur nga mëkatet, të studion faktin se sa është gëzuar kur e ka bërë këtë këkat, pse nuk është interesuar të shpëton nga ky mëkat, por, përkundrazi, ai edhe më tepër ka insistuar ta bënë këtë mëkat, edhe pse basimtari e dinë se All-llahu çdo herë e sheh. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَمَنْ يَعْتَصِمْ بِاللَّهِ فَقَدْ هُدِيَ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (101)

“…E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë”. (Ali Imran: 101).

Pra, po të ishte kapur besimtari për All-llahun fortë, e pamundshme do të ishte që All-llahu mos ta ndihmojë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ (78)

“… përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është”. (El-Haxhxh: 78).

Gjithashtu, domethënë, kur do që të kapeni për All-llahun, Ai do tu mer përsipër dhe do t’ju ndihmojë kundër armikut të brendshëm (epshit) dhe të jashtëm (shejtanit), që janë dy armiq, të cilët asnjëherë nuk ndahen prej besimtarit. Ndaj, ngadhnjimi ndaj këtyre dy armiqëve domethënë ngadhnjim ndaj ç’do armiku. Se sa do të ndihmojë All-llahu kundër armikut tënd, mvaret prej asaj se sa do të jeshë i kapur për All-llahun. Mangësia në të kapurit për All-llahun shkakton ngritjen e mburojës së All-llahut prej teje dhe automatikisht vjen në shprehje mundësia për të bërë mëkate. Kjo që tham na tregon se për të qenë teubeja, teube, atëherë duhet të kontrollojmë se sa është e fortë kapja jonë për All-llahun. Njeriu kur të bën mëkat, është në një gaflet (shkujdsi) aq të madh, saqë gëzohet kur të arrijë të plotësoj me haram kërkesën e epshit të vet. Njeriu kur të gëzohet me mëkat, kjo është argument sa ai këtë e ka bërë me gjith qejf, është argument se nuk e njeh madhërinë e Atij ndaj të cilit ka bërë mëkat, është argument se ky individ nuk e din se çfar reziku sjell fundi i këtij mëkati, se gëzimi dhe dehja e tij me këtë mëkat i ka mbuluar gjith këto fakte. E pamundur është që besimtari të kënaqet dhe gëzohet me mëkatin që e ka bërë. Bile edhe nëse e bën mëkatin, do ta bënë me një mërzi në zemër të tij, mirëpo dehja e epshit e pengon që ta ndien këtë mërzi. Atëherë që në zemrën e tij nuk do të ketë këso mërzie, por përkundrazi do të gëzohet me këtë mëkat, atëherë le të akuzon imanin e tij, le të pyetet: a ka iman ose jo, le ta qajë vdekjen e zemrës së tijë, se po të kishte qenë gjallë do të mërzitej për bërjen e këtij mëkati, do ta urrente, do ti vinte rëndë ta bëjë e mos ta hetonte, e nëse nuk e heton, atëherë dihet se vetëm i vdekuri nuk i ndien dhimbjet e plagëve. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme në këtë temë, siç thotë Ibni Kajimi, mirëpo pak janë ata që e kuptojnë këtë gjë, edhe pse është një pozitë shumë e tmershme që të çon drejt shkatërimit nëse nuk e pengojnë me tri gjëra:

1) Frika nga vdekja në këtë pozitë, duke mos u penduar.

2) Të pendohemi për kohën që ka kaluar në mëkate ndaj All-llahut, dhe

3) Të angazhohemi seriozisht ta plotësojmë atë që ka kaluar.

 

Kur flasim për teuben, medoemos t’i kemi parasysh edhe këto gjëra:

 

1) Mëkatet që i bëjmë, pa marë parasysh se ç’farë mëkate janë, nuk duhet të na duken të imta. Se nëse mëkatet e vogla grumbullohen, mund që të na shkatërojnë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( إياكم و محقرات الذنوب فإنما مثل محقرات الذنوب كمثل قوم نزلوا بطن واد فجاء ذا بعود و جاء ذا بعود حتى حملوا ما أنضجوا به خبزهم. فإن محقرات الذنوب متى يوخذ بها صاحبها تهلكه )).

“Keni kujdes nga mëkatet e përçmuara, sepse shembulli i mëkateve të për çmuara është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë zbritur në një luginë, dhe secili e sjell nga një krënde, saqë grumbulluan aq krënde për të ndezur një zjar me të cilin e pjekin bukën. Mëkatet e përçmuara kur ta kaplojnë një njeri e shkatërrojnë”. (Ahmedi, sahih).

2) Disa mëkate njerëzit i konsiderojnë të imta, mirëpo ato të All-llahu janë të mëdha. Në këtë u ndihmon edhe fakti se edhe njerëzit tjerë i bëjnë këto mëkate dhe nuk i japin rëndësi kësaj vepre. Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë: “Ju po bëni disa vepra që në sytë e juaj duken më të holla se qimja, kurse ne në kohën e Pejgamberit i konsideronim prej mëkateve të mëdha”. (Buhariu dhe Ahmedi).

3) Nëse eventualisht bëjnë mëkate, atëherë mos ti bëjmë haptazi ose mos tua tregojmë njerëzve tjerë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( كل أمتي معافى إلا المجاهرون. إن من المجاهرة أن يعمل الرجل بالليل عملا ثم يصبح و قد ستره الله فيقول يا فلان: عملت البارحة كذا و كذا )) متفق عليه

“I gjith ummeti im është i falur, përveç atyreve që i bëjnë mëkatet publikisht. Prej publikimit të mëkatit është që një njeri të bëjë mëkate gjatë natës, e në mëngjes, pasiqë ia ka mbuluar Zoti, ai thotë: o ti njeri, unë mbrëmë kam bërë këtë e këtë vepër”. (Buhariu dhe Muslimi).

4) Nuk guxojmë të vonojmë teuben se askush nuk e din se kur do ti vijë vdekja, ajo mund të jetë më afër se sesa mendon ai. Kurse kur të vjen shpirti në fyt, atëherë nuk pranohet teëubeja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

(( إن الله يقبل توبة العبد ما لم يغرغر ))

“All-llahu e pranon pendimin e robit derisa nuk i vjen shpirti në fyt”. (Ahmedi, hasen).

5) Nuk duhet insistuar në mëkate. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ (135)

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran: 135).

6) Disa njerëzve All-llahu u jep të mira në këtë botë, e ata thonë, pasi që All-llahu na jep të mira, kjo është argument se ne nuk jemi të këqinj. Mirëpo Muhammedi a.s. thotë:

(( إذا رأيت الله تعالى يعطي العبد من الدنيا ما يحب و هو مقيم على معاصيه ، فإنما ذلك إستدراج ))

“Nëse sheh se All-llahu i jep një robit atë që dëshiron nga të mirat e kësaj bote, kurse ai vazhdimisht ban mëkate, dije se kjo është shkallëzim (për në xhehenem)”. (Ahmedi, sahih).

(( إن الله يعطي الدنيا من يحب و من لا يحب و لا يعطي الدين إلا من أحب ))

“All-llahu të mirat e dunjasë ia jep atij që i dëshiron edhe atij që nuk i dëshiron, mirëpo fenë ia jep vetëm atij që e dëshiron”. (Ahmedi, sahih).

7) Nuk guxojmë asnjëherë të humbim shpresën nga mëshira e All-llahut.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)

“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë”. (Ez-Zumer: 53- 54).

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ (222)

“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).

(( إن الله عز و جل يبسط يده بالليل ليتوب مسئ النهار و يبسط يده بالنهار ليتوب مسئ الليل حتى تطلع الشمس من مغربها )). مسلم

“All-llahu e shtrinë Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon derisa të del dielli nga perendimi”. (Muslimi).

نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (49) وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ الْعَذَابُ الأَلِيمُ (50)

“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm”. (El-Hixhr: 49- 50).

 

Dobitë që i sjell pendimi

 

1) Pendimi i fshin mëkatet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( التائب من الذنب كمن لا ذنب له ))

“Ai që pendohet nga mëkati është sikurse ai që ska mëkate”. (Ibn Maxheja, hasen).

2) Pendimi i shndëron mëkatet në punë të mira.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)

“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (El-Furkan: 70).

3) Pendimi ia pastron zemrën atij që pendohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( إن العبد إذا أخطأ خطيئة تكتب في قلبه نكتة سوداء فإن هم نزع واستغفر و تاب صقل قلبه و إن عاد زيد فيها حتى تعلوا على قلبه و هو الران الذي ذكر الله : { كلا بل ران على قلوبهم ما كانوا يكسبون }))

“Robi kur të bënë mëkate, në zemrën e tij shkruhet një pikë e zezë, e nëse largohet dhe pendohet, i pastrohet zemra, e nëse u kthehet mëkateve, i shtohen ngjyra e zezë, gjersa tia mbulon tërë zemrën. Kjo është “Er-Ranni”, i përmendur në ajetin:

“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. (El-Mutafifin: 14).

4) Pendimi shkakton jetë të qetë dhe të sigurtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَأَنْ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُمَتِّعْكُمْ مَتَاعاً حَسَناً إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى وَيُؤْتِ كُلَّ ذِي فَضْلٍ فَضْلَهُ وَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ كَبِيرٍ (3)

“E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe”. (Hud: 3).

5) Pendimi shkakton zmadhim të riskut dhe fuqisë. All-llahu [tebareke ve teala] thotë:

فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّاراً (10) يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً (11) وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَلْ لَكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَلْ لَكُمْ أَنْهَاراً (12)

“Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh: 10- 12).

وَيَا قَوْمِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَى قُوَّتِكُمْ وَلا تَتَوَلَّوْا مُجْرِمِينَ (52)

“O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”. (Hud: 52).

6) Pendimi shkakton shpëtim në dunja dhe Ahiret. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

فَأَمَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَعَسَى أَنْ يَكُونَ مِنْ الْمُفْلِحِينَ (67)

“E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit”. (El-Kasas: 67).

إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلا يُظْلَمُونَ شَيْئاً (60)

“Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë”. (Merjem: 60).

 

Dëmet nga mëkatet

 

Ibnul-Kajimi në librin e tij “Ed-Dau Ved-Deva” (Sëmundja dhe ilaçi) përmend dëmet që i shkaktojnë mëkate. Ne do t’i përmendim vetëm duke mos hyrë që të flasim më detajisht rreth këtyre dëmve që i shkaktojnë mëkatet. Ato janë:

1) E pengon në fitim të diturisë.

2) Nuk e lejon t’i kryej obligimet.

3) Nuk i ecë puna mbarë.

4) Nuk ka krenari (ndihet i mposhtur).

5) Përfundimi i tij është i poshtur.

6) Nuk gjeni qetësi në zemër.

7) Nuk posedon bereqet në pasuri.

8) Bëhet zemërngushtë.

9) I vuloset zemra.

10) Vuan në jetë, dhe

11) Dënohet në Ahiret.

 

Shenjat e teubes së pranuar

 

Teubeja e shëndoshë dhe e pranuar ka shenja, prej tyre janë:

1) Të jetë besimtari pas teubes më i mirë se para teubes.

2) Mos t’i largohet frika asnjëherë, derisa t’i vjen meleku që merr shpirtat e t’i thotë:

أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ (30)

“…të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej”. (Fussilet: 30).

3) Çdo herë t’i dridhet zemra nga keqardhja dhe pishmanllëku.

S’ka dyshim se frika e madhe nga dënimi i trishtueshëm duhet ta dridhë zemrën dhe ta ç’rahaton. Kjo është argument për vërtetësinë e teubes, se i dridhet zemra nga keqardhja për atë që ka kaluar dhe nga frika prej përfundimit të keq. Atij që si dridhet zemra në dunja nga keqardhja dhe frika, atëherë do ti dridhet në Ahiret kur të vërtetat do të dalin në shesh, kur të shohin shpërblimin ata që i kanë respektuar urdhërat e Zotit dhre dënimin e dhimbshëm ata që janë treguar kryeneç. Pra, patjetër të të dridhet zemra, mirëpo zgjidh vet, në dynja ose në Ahiret.

4) Një thyerje e çuditshme ia kaplon zemrën, kësaj ndjenje asgjë si ngjanë, kurse këtë e përjeton vetëm ai që pendohet sinqerisht prej ndonjë mëkati. Është thyerje e zemrës së tij para All-llahut me frikërespekt dhe mposhtje. Kjo gjendje, është gjendja më e dashur e All-llahut, gjendje ku besimtari përulet, mposhtet, dorëzohet dhe gjuhet para Madhërisë së All-llahut.

Këto edhe të ngjajshmet me to janë shenja të teubes së sinqertë, andaj, ai që nuk i vëren këto shenja në zemrën e tij le ta akuzon teuben e tij, se nuk është në regull. Ngase shumë lehtë është njeriu të bëjë teube me gjuhë, mirëpo është shumë rëndë ta bëjë me të vërtetë. Njeriu i sinqertë më së tepërmi që lodhet është kur tenton të bëjë teube të vërtetë dhe të sinqertë.

 

Disa raste të pendimit të sinqertë

 

Në vijim do t’i përmendim disa raste, ku del në shesh pendimi i sinqertë.

1) Teubeja e gruas që kishte bërë zina në kohën e Pejgamberit.

(( عن عَبْدُ اللَّهِ بْنُ بُرَيْدَةَ عَنْ أَبِيهِ قَالَ كُنْتُ جَالِسًا عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَجَاءَتْهُ امْرَأَةٌ مِنْ غَامِدٍ فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ إِنِّي قَدْ زَنَيْتُ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ تُطَهِّرَنِي فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي فَلَمَّا أَنْ كَانَ مِنْ الْغَدِ أَتَتْهُ أَيْضًا فَاعْتَرَفَتْ عِنْدَهُ بِالزِّنَا فَقَالَتْ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي قَدْ زَنَيْتُ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ تُطَهِّرَنِي فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي فَلَمَّا أَنْ كَانَ مِنْ الْغَدِ أَتَتْهُ أَيْضًا فَاعْتَرَفَتْ عِنْدَهُ بِالزِّنَا فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ طَهِّرْنِي فَلَعَلَّكَ أَنْ تَرُدَّنِي كَمَا رَدَدْتَ مَاعِزَ بْنَ مَالِكٍ فَوَاللَّهِ إِنِّي لَحُبْلَى فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي حَتَّى تَلِدِي فَلَمَّا وَلَدَتْ جَاءَتْ بِالصَّبِيِّ تَحْمِلُهُ فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ هَذَا قَدْ وَلَدْتُ قَالَ فَاذْهَبِي فَأَرْضِعِيهِ حَتَّى تَفْطِمِيهِ فَلَمَّا فَطَمَتْهُ جَاءَتْ بِالصَّبِيِّ فِي يَدِهِ كِسْرَةُ خُبْزٍ قَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ هَذَا قَدْ فَطَمْتُهُ فَأَمَرَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِالصَّبِيِّ فَدَفَعَهُ إِلَى رَجُلٍ مِنْ الْمُسْلِمِينَ وَأَمَرَ بِهَا فَحُفِرَ لَهَا حُفْرَةٌ فَجُعِلَتْ فِيهَا إِلَى صَدْرِهَا ثُمَّ أَمَرَ النَّاسَ أَنْ يَرْجُمُوهَا فَأَقْبَلَ خَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ بِحَجَرٍ فَرَمَى رَأْسَهَا فَنَضَحَ الدَّمُ عَلَى وَجْنَةِ خَالِدٍ فَسَبَّهَا فَسَمِعَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَبَّهُ إِيَّاهَا فَقَالَ مَهْلًا يَا خَالِدُ بْنَ الْوَلِيدِ لَا تَسُبَّهَا فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَقَدْ تَابَتْ تَوْبَةً لَوْ تَابَهَا صَاحِبُ مَكْسٍ لَغُفِرَ لَهُ فَأَمَرَ بِهَا فَصَلَّى عَلَيْهَا وَدُفِنَتْ ))

Abdull-llah ibn Burejde na tregon nga babi i tij, [radijall-llahu anhu], i cili tregon:

“Isha ulur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i erdhi një grua nga fisi Gamid, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, unë kam bërë zina dhe dëshiroj të pastrohem. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Të nesërmen sërish i erdhi dhe konfirmoi zinanë e sajë, duke thënë: o i dërguar i All-llahut kam bërë zina, dëshiroj të më pastrosh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Sërosh të nesërmen, erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe konfirmoi te ai për zinanë e sajë e i tha: o i Dërguar i All-llahut, më pastro, ndoshta dëshiron të më kthesh sikurse Maizin, birin e Malikut. Dije, pasha All-llahun, unë jam shtatëzënë nga zinaja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kthehu, e mos eja gjersa të lindish. Kur lindi, erdhi me fëmiun në gjoks, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam lindur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: shko dhe jepi gji gjersa të ndahet nga gjiri. Kur e ndau nga gjiri, erdhi me fëmiun, i cili në dorë kishte një copë bukë, e tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam ndarë fëmiun nga gjiri. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që fëmiun ta mer një musliman, pastaj urdhëroi që të hapet një gropë, ku e vënduan këtë grua deri në gjoks. Pastaj filluan njerëzit ta gjuajnë me gurë. E gjuajti Halid ibn Velidi me gurë dhe u stërpik me gjakun e sajë, andaj e shau. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ngadal Halid, mos e shaj, sepse pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, është penduar me pendim që po të pendohej tatimmarrësi do t’i falej. Pastaj urdhëroi që ti falet namazi dhe e varrosën”. (Ahmedi, sahih).

Një rast tjetër nga koha e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

(( عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ أَنَّ امْرَأَةً مِنْ جُهَيْنَةَ اعْتَرَفَتْ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِالزِّنَا فَقَالَتْ إِنِّي حُبْلَى فَدَعَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَلِيَّهَا فَقَالَ أَحْسِنْ إِلَيْهَا فَإِذَا وَضَعَتْ حَمْلَهَا فَأَخْبِرْنِي فَفَعَلَ فَأَمَرَ بِهَا فَشُدَّتْ عَلَيْهَا ثِيَابُهَا ثُمَّ أَمَرَ بِرَجْمِهَا فَرُجِمَتْ ثُمَّ صَلَّى عَلَيْهَا فَقَالَ لَهُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ يَا رَسُولَ اللَّهِ رَجَمْتَهَا ثُمَّ تُصَلِّي عَلَيْهَا فَقَالَ لَقَدْ تَابَتْ تَوْبَةً لَوْ قُسِمَتْ بَيْنَ سَبْعِينَ مِنْ أَهْلِ الْمَدِينَةِ لَوَسِعَتْهُمْ وَهَلْ وَجَدْتَ شَيْئًا أَفْضَلَ مِنْ أَنْ جَادَتْ بِنَفْسِهَا لِلَّهِ قَالَ ))

Imran Ibn Husejn [radijall-llahu anhu] tregon:

“Një grua nga fisi Xhuhejne erdhi dhe para Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pranoi se kishte bërë zina, duke i thënë: kam mbetë shtatëzënë. E thërriti Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përgjegjësin e sajë dhe i tha: kujdesu për te, e kur të lindë, më lajmëro. Kështu edhe veproi. Kur i kreu këto obligime, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që ti shtërngohen rrobat, e pastaj urdhëroi të gurëzohet. Pastaj ia fali namazin, kurse Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] tha: O i Dërguar i All-llahut, e gurëzove dhe ia fale namazin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Është penduar asi sosh saqë po të ndahej në shtatëdhjet banorë të Medinës do t’i nxënte. A ke gjetë gjë më të mirë se sa që e flioi vehten për All-llahun”. (Tirmidhiu, sahih).

 

2) Teubeja e Ahmedit.

 

Ky rast është rast bashkëkohor. Rast i një djalit të ri nga Arabia Saudite. Djal, i cili nuk ka dal asnjëher më parë nga shtëpia e tij. Njeri me pasuri dhe me të gjith të mirat e kësaj dynjaje. Mirëpo pasuria jo çdo herë sjellë kënaqësi. Andaj ky djalosh dëshironte ta ndryshon atmosferën. Andaj tha: vendosa që të shkoj në vënd të huaj, në një vend ku asnjëri nuk më njeh.

Këtë tregim, të këtij djalit, që quhet Ahmed, e tregon një shok i tij, me të cilin takohet në aeroportin e atij vendi ku e ka bërë mëkatin. Ky, shok i Ahmedit thotë: Një ditë prej ditëve shkova në një vend prej vendeve arbae për punët që kisha. Pasi e kreva punën kërkova një hotel ku do të pushoja, mirëpo situata në këtë hotel nuk i përshtatej personave fetar, pamje aspak nuk ishte e hijeshme. Andaj edhe më thanë: këtu nuk ka vend për ty, shiko kërko ndonjë vend tjetër. Unë u thash, jam i lodhur edhe nuk e njoh këtë vend. Mirëpo ata thanë: mos u ndal në këtë vend, sepse ty nuk të takon vendi këtu. Kur e pash se këtu veni nuk është i përshtatshëm për mua, e gjeta një karrike në park, ku edhe pushova atë natë deri në mëngjes. Në mëngjes shkova deri në aeroport, sepse po atë ditë e kisha udhëtimin për tu kthyer në vendin tim. Kur erdaa në aeroport, e gjeta një vend në aeroport për tu pushuar. E gjeta xhaminë e aeroportit dhe aty u ula të pushoj. Ashtu si isha duke fjetur e dëgjova një njeri duke u falur dhe duke qajtur. Kur i hapa sytë dhe e pashë, u habita. E pash duke u falur dhe duke qajtur, mirëpo nuk e kuptoja pse po qanë. Unë pasiqë isha i lodhur, vazhdova gjumin. Kur erdhi koha e drekës ai më zgjoi dhe më tha: a mundesh të fleshë?! I thashë: po, po mundem të flejë. Ai tha: pasha All-llahun, mua tre ditë nuk më zë gjumi. I thashë: mirëpo, po çka është problemi, pse po qanë? Pse ke frikë dhe trishtohesh? Tha: vall-llahi unë jam nga një familje e pasur. Çdo gjë për të cilën kemi nevojë në jetë, na e ka dhënë All-llahu dhe na e kanë mundësu prindërit, mirëpo rutina e jetës më detyroj të dal në shetitje dhe udhëtim. Të dal që ta shoh botën. Erdha në këtë vend ku nuk ka shumë njerëz nga vendi jonë. Të shetitem dhe ti shoh këto vende. U takova me një shoqëri të keqe, të cilët në fillim mu dukën të mirë, mirëpo më vonë doli në shesh se nuk ishin të mirë. Vazhduam shoqërimin me ta, derisa më njoftuan me një vajzë. Filluam të lozim dhe të argëtohemi, derisa u vetmova me këtë vajzë. Hyrëm në një dhomë vetëm unë edhe ajo, edhe kështu duke u argëtuar dhe lozur u afruam aq shumë saqë u përgaditëm për të bërë imoralitet. Në momentin e kulminacionit të kësaj vepre të shmëtuar, mu kall gjoksi dhe më kaploi një frikë e një e dridhme. U largova prej sajë dhe thashë: All-llahu ekber. Unë të bëjë zina, imoralitet, asnjëher në jetën time nuk kam bërë zina. Ta humbi xhennetin për një çast që e kaloi më lavire. Dola më vrap nga kjo dhomë. Në koridor pash një djalosh nga ajo shoqëri. Mu drejtua dhe më tha: çka ke, pse po qanë? I thashë: kam bërë zina- imoralitet. A e din se çka është zinaja?! Kam bërë gjynah të madh, kam humbur mëshirën e Zotit! Ky djalosh, duke e ngushulluar i thotë: mos u brengos, pije një gotë raki, e të kalon kjo mërzi që të ka kapluar. Thotë: All-llahu ekber, lëre që humba nderit tim, humba hurijtë e xhenneti, për shkak të zinasë që bëra, tani dëshiron që mos të shijoj as rakinë e xhennetit, duke pirë nga rakia e kësaj bote. Fillova me qzjtë dhe nga ajo ditë nuk jam ndalur së qajturi nga frika prej All-llahut [subhanehu ve teala]. Shoku i tij, me të cilin u takua në aeroport i thotë: djalosh, mos u brengos shumë sepse All-llahu [tebareke ve teala] ka thënë në Kur'an:

قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)

“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).

Ky është ajeti më shpresëdhënës në Kur'an. (Dijetarët kanë thënë se ky ajet më së shumti u jep shpresa njerëzve të jetojnë).

Duke i bërë këto muhabete, lajmëruan nga sporteli se ka ardhur koha e fluturimit për në Rijad. Kryeqyteti Arabisë Saudite. I përfunduam muhabetet njëri me tjetrin dhe u ndamë. Unë mendova se si të kthehet në vendin e vet, pas dy tre ditëve do të ftohet dhe do ta haron këtë brengë dhe problem. Mirëpo pasi kaluan dy tre ditë në vendin tonë, mu lajmërua Ahmedi dhe më thotë: selamu alejkum. I thashë: alejkumusselam. Tha: dëshiroj të takohem me ty. I thashë: do të shihemi. Shkova dhe u takova me te. Po e pyes: si je dhe si kalon? Tha: vall-llahi, nga dita që kam ardhur, nuk ndiej rehati, më digjet semra nga mëkati dhe dhimbja, andaj edhe nuk mundet të rehatohem. I them: mos u brengos, inshaAll-llah Zoti ta ka fal. Më thotë: unë nuk kam ardhur që të bëj shumë muhabet me ty, mirëpo kam ardhur të përshendetem me përshëndetje lamtumirëse. Sepse kam për qëllim të dorëzohem te gjyqi i sherijatit. Unë i drejtohem dhe i themë: a ke menduar mirë këtë hap. Ti ke familje dhe dhe do t’i lash jetima. Andaj mos nxito. Ia më thotë: unë nuk kam ardhur që të pyes, por kam ardhur të të tregoj, sepse e kam vendosur. I thashë: mirë, dëgjoje propozimin tim. Tha: thuaj çka të duash, vetëm mos më thuaj që mos të dorëzohem në gjyq të sherijatit. I thashë: jo, mirëpo unë kam propozim që të shkojmë te filan dijetari, i cili është dijetari dhe hoxha më i mirë dhe më i devotshëm në vendin tonë dhe t’ia tregojmë rastin tënd dhe ta pyesim, e çka të na thotë ai, ashtu do të veprojmë. Tha: dakordohem me këtë propozim. Kur shkuam te ai dijetari dhe ia treguam rastin dhe i treguam se ky për këtë mëkat dëshiron ta paraqet vehten në gjyq. Dijetari i thotë: jo, nëse ka bërë teube të sinqertë, nuk ka nevojë ta paraqet vetveten në gjyq të sherijatit. Më pyet kush është ai djalosh? I thashë: filani. Më tha: ai më ka lodhur duke më thirru në telefon. Duke më thënë: hoxho, ti domosdo duhesh të thuash që të dorëzohem në gjyq. Sepse nëse nuk denohem në këtë botë do të denohem në atë botë. E nëse denohem në atë botë, ti do të më kesh në qafë. Kurse dijetari i është përgjigjur: unë këtë që ta them, ta them nga dija, nuk ta themë, sepse po të dua, pasiqë unë ty nuk të njoh asopak, por ta them sepse mendoj se kjo është e vërtetë, e ti s’ka nevojë të prezentohesh dhe ta dorëzosh vetveten në gjyq. Mbuloje gjunahin tënd, e All-llahu inshaAll-llah ta ka fal dhe pendimi yt është pranuar. Mirëpo ky djaloshi nuk po mundet me ndejtë rehat. Në atë kohë ishte afër koha e haxhxhit. Iu drejtova Ahmedit e i thashë: ne e kemi ndërmend të shkojmë në haxhxh me shokë, eja edhe ti me ne. më përgjigjet: skam mundësi të vijë me ju. Kur më tha kështu, mendova se ka shoqëri tjetër, e me ta do të shkon në haxhxh. Andaj edhe nuk insistova ma shumë. Shkuam në haxhxh edhe duke e kryer haxhxhin, në ditën e dytë të ditëve të teshrikut, pas bajramit, e pashë në mina duke ecur i vetëm dhe duke bërë dhikër e duke qajtur. I thashë: Ahmed! Kur më pa, më shikoi dhe iku me vrap e u largua. Thashë në vehte: subhanall-llah, çka është shkaku që ia ka ndryshuar zemrën këtij njeriu, deri dje shok, kurse sot nuk dëshiron të flet. U krye haxhxhi dhe nuk u pam më. Kur u kthyem në Rijad, e thërrita në telefon dhe shkova ta vizitoj. Kur u takova me te, e pyeta: çka ishte shkaku që nuk erdhe me ne, pasiqë unë të pash në haxhxh. Më tha: vall-llahi, kisha dëshirë të bëj haxhxh i vetëm, që të pendohem, të qajë dhe të bëj istigfar, me shpresë se All-llahu ma falë mëkatin. Pastaj mendosha: me ardh me ju, kam shumë mëkate, ndoshta mëkatet e mia bëhen shkak që edhe lutjet e juaja mos të pranohen. Nga ana tjetër mendosha, po të vija me ju, nga mirësia e juaj që e keni në zemër, do të më kishte falur All-llahu edhe mua, mirëpo mendova se më mirë është të shkoj vet, të pendohem sinqerisht, të kërkoj falje, e të lutem, ndoshta All-llahu mi pranon lutjet e mija.

Kështu vazhdoi shoqërimi ynë ditë pas dite. Një ditë vendosëm të lexojmë disa tregime nga jeta e sahabeve dhe jeta e selefit. Erdhi rendi të lexojmë tregimin e Huthejm ibn Rebias. I cili ka qenë një zahid- asket i madh, një njeri i dhënë pas adhurimit, edhe pse ka qenë djalosh i ri. Nuk i ka pasur as tridhjet vjet. I ri, i bukur dhe adhurues- ibadetçi i madh. Të këqinjtë e atij vendit e kanë marur një lavire të bukur dhe i kanë thënë: i ke një mijë dirhem nëse mundesh me e fituar një puthje nga Huthejm ibn Rebiu. Kjo lavireja i thotë: jo, unë do të mar edhe ma shumë nga ai, do ta shtyej që të bëjë zina- imoralitet me mua. Ata i thonë: nëse i arrinë këtij qëllimi i ke një mijë dirhem prej nesh. Një ditë prej ditëve duke u kthyer Huthejm ibn Rebiu nga xhamia, kjo lavire i del përpara dhe ia zbulon bukuritë e saja për tia ngjallur epshin dhe për ta tërhjekë. Në këtë rast lky ia kthen e i thotë: subhanall-llah, cila do të jetë gjendja ytë nëse të bjer ndonjë sëmundje? Si do të jetë halli yt kur do të zverdhesh nga sëmundja? Si do të jetë halli yt kur do të vjen meleku i vdekjes që ta mer shpirtin? Si do të jetë halli yt në varr dhe si do të jetë halli yt kur do të dalish para All-llahut [subhanehu ve teala]? Duke e bërë kështu nasihat Huthejm ibn Rebia, i dridhet zemra kësaj dhe pendohet me pendim të sinqertë, vishet me mblesën islame dhe bëhet zahide e njohur, saqë mbarë njerëzit e quanin zahide e kufës. Është bërë njeriu që më së shumti i është frikësuar All-llahut [subhanehu ve teala].

Ky djaloshi, Ahmedi, duke e dëgjuar këtë tregim tha: [subhanehu ve teala] Huthejm ibn Rebiu, kur iu ofrua gruaja me ba zina refuzoi, kurse unë pranova. Fillon të qanë dhe thotë: për mua nuk ka teube, nuk ka pendim. Thotë: ja shembulli i burrit të mirë dhe ja shembulli i burrit të keq. Vazhdoi Ahmedi në rrugën e teubes dhe kërkimit të faljes.

Shoku i Ahmedit tregon dhe thotë: prej pendimit të tij ishte se pasiqë u kthye nga haxhxhi filloi dhe e përfundoi hifzin e Kur'anit. Për çdo ditë shkonte në xhami dhe agjëronte një ditë e një ditë hante e lexonte Kur'an. Një ditë prej ditëve bisedosha me një hoxhë dhe ia tregova rastin e Ahmedit. Ai thotë: sikurse për këtë djalë të flet ajeti Kur'an ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).

Shoku i Ahmedit thotë: subhanall-llah. Sa herë e kam lexuar Kur'anin, mirëpo këtë ajet nuk e paskam vërejtur. Shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit që ta përgëzojë me këtë ajet. Shkova te pallati i tij i bukur, i rashë ziles. Doli babai i tij. E pyeta: a është Ahmedi këtu? Tha: jo, Ahmedi ka shkuar në xhami edhe aty ban ibadet. Kur shkova në xhami, aty e takova Ahmedin, e i thashë: myzhde për ty. Ta kam sjellur një lajm të mirë. Më tha: çfarë lajmi më ke sjellur? Fillova tia recitoj ajetin me zë të bukur:

وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.

Kur e lexova këtë pjesë të ajetit, sikur ti kisha rënë me thikë në zemër. U prek shumë nga ky ajet. Pastaj vazhdova me leximin e ajetit:

... وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)

“…ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).

Kur e lexova pjesën e fundit, u gëzua shumë dhe filloi të qanë nga gëzimi dhe u ngrit e më puthi në ballë. Më tha: All-llahu të shpërbleftë. Sa herë e kam lexuar Kur'anin. Unë ate e kam mësuar përmendsh, mirëpo këtë ajet sikur jam duke e dëgjuar për herë të parë. Duke e bërë këtë muhabet thirri ezani i akshamit. Në këtë namaz, nuk kishte ardhur imami. Muezini i dha përparësi Ahmedit, pasiqë ishte hafiz i Kur'anit. Ia filloi namazit, pasiqë e lexoi fatihan, filloi të lexojë këtë ajet…., mirëpo nuk mundi ta vazhdojë. Nuk mundi ta përfundoi nga të qajturit. Prej dashurisë, frikës dhe gëzimit. Shkoi në ruku, në sexhde dhe u kthye në reaktin e dytë. E filloi rekatin e dytë me fatihanë dhe sërish e filloi këtë ajet. Mirëpo ku arriti te pjesa:

{...وَلا يَزْنُونَ ...}

“…dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.

U ndal dhe nuk mundi ta vazhdon ajetin. Shkoi në rukunë e rekatit të dytë, në sexhde, e përfundoi namazin, mirëpo asesi nuk pati mundësi që ta përfundon këtë ajet. Pas namazit u ndamë, shkova në shtëpinë time edhe ai shkoi në shtëpinë e tij.

Një ditë prej ditëve, babai i Ahmedit po më çel telefon edhe po më thot eja ma shpejtë se po të kërkon hallallëk Ahmedi, eja ma shpejtë se po ndahet nga kjo botë e po të përshëndet me përshëndetje lamtumirëse. Duke u bazuar në zërin e babait të tij dhe këtë nxitim, shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit. Kur erdha te dera, doli babai i tij dhe thotë: Ahmedi kërkon hallallëk prej teje dhe të ka përshëndet me përshëndetje lamtumirëse, sepse ia ka dhënë emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Hyra në dhomën ku ishte i shtrirë Ahmedi, fytyra e tij ndriçonte. I shkëlqente fytyra nga drita e besimit dhe pendimit të sinqertë.

Mu drejtua babai i tij dhe më thotë: pasha All-llahun, të më tregosh se çka ka ndodhur me Ahmedin, sepse nga ajo ditë që është kthyer nga udhëtimi, nuk ka fjetur asnjë minut, asnjë ditë nuk ka ndejtur rehat, vazhdimisht ka bërë ibadet. Vallë, çka ndodhi?! Unë i kisha premtuar Ahmedit se tregimin e tij, nuk do tia tregoj askujt. Domethënë emrin dhe mbiemrin, dhe kush ka qenë ky djalosh. Mirëpo babait të tij i thashë: Ahmedi në udhëtimin e tij e ka humbur një shok shumë të ngushtë. Po e ka humbur shokun më të ngushtë, e ai është imani, sinqeriteti, devotshmëria. Ia tregova këtë tregim. Ai më tha: vall-llahi nga ajo ditë që ka ardhur asnjë moment nuk ka qenë rehat. Gruaja e tij tregon se asnjë minut gjum nuk ka bërë. Por gjumi i tij ka qenë çaste pas çasteve. E pastaj është zgjuar duke qarë e duke bërë ibadet. Kështu ka vazhduar deri në fund.

I thashë: si ishte përfundimi i tij?

Tha: ai një ditë agjëronte e një ditë jo. Këtë ditë agjëronte, edhe unë shkova ta thërras Ahmedin që të vjen të hajë iftar në shtëpi. Por ai më tha: babai im, jo, unë do të ha iftarin me dy tri hurma këtu, do ta fali akshamin e pastaj do të vijë në shtëpi. Ia dërguam disa hurme në xhami. Pasi e falëm akshamin, i them Ahmedit, eja të shkojmë në shtëpi të hamë darkë. Më tha: babai im, mos më nxjer nga xhamia, se jam duke ndjerë kënaqësi shumë të madhe, nuk dëshiroj që ta ndërpresë këtë kënaqësi. (Ishte ditë e xhuma, andaj edhe ka qëndruar në xhami pas Iqindisë, sepse është kohë kur pranohet lutja. E ka pritur kohën kur pranohet lutja). Nuk kam dëshirë ta lë këtë moment, këtë përjetim, këtë kënaqësi shumë të madhe që e përjetoj. Vijë ma vonë inshaAll-llah. U nisa për në shtëpi, sa arrita te dera, ndjeva diçka në zemër. Mu dridh zemra. I thash djalit tjetër: shko shiko, mos ndodhi diç me Ahmedin. Shkoi djali te xhamia dhe u kthye, e po më thotë: babë, Ahmedi nuk po më flet. Unë i flas, ai nuk më përgjigjet. U ktheva me vrap te xhamia, e gjeta Ahmedin të mbështetur në shtyllën, ku lexonte Kur'an, duke e dhënë emanetin e fundit, edhe thoshte: bani shumë selam shokut tim, kërko hallallëk prej tij edhe All-llahu e shpërbleftë. Pastaj në këto momentet e fundit filloi ti lexoje me melodi të këndshme këto ajete:

وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ ....

“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar …”.

Duke e lexuar këtë pjesë të ajetit ia dha emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Ky ishte përfundimi i tij. Edhe ky përfundim është argument, edhe i tërë tregimi është argument se pendimi i sinqertë kështu ia kallë zemrën njeriut, nuk e le rehat asnjë moment, derisa All-llahu tia mer shpirtin robit të Vet. Ky mëkat, ky gjunah e ka shtyrë të bëjë teube kaq të sinqertë, saqë All-llahu tia mer shpirtin në pë të mirë, duke lexuar Kur'an, i agjërueshëm, me dhikr dhe dua. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se ai tërë Kur'anin e kishte mësuar përmendsh, agjëronte një ditë, e një ditë nuk agjëronte, e mësoi fenë e All-llahut, duke bërë vepra të mira dhe duke u ruajtur nga mëkatet.

Kjo është teubeja e sinqertë që kërkohet nga çdo besimtar, pa marur para sysh është.

E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që krejt muslimanëve ta na dhuron pendim të sinqertë. Të na dhuron pendim, i cili e shndërron jetën tonë nga një jetë përplot me gjunahe në një jetë përplot me punë të mira. Atëherë do të jenë të pranishme mëshira, falja dhe fuqia e All-llahut [subhanehu ve teala]. Amin.

 

Përgaditi: Bekir Halimi


Subscribe to this RSS feed
Back to top