Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Kujt i drejtohemi në brenga dhe vështirësi

Kujt i drejtohemi në brenga dhe vështirësi

 

 Kur të na kaplojnë brengat, streset, pikëllimet, vështirësitë, ngushticat, paaftësia e thërret njeriu: All-llah, o All-llah!

لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ لا إِلَهَ إِلا اللَّهُ رَبُّ السَّمَوَاتِ وَرَبُّ الارْضِ وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ

La Ilahe il-lAllahul-’Adhimul-Halim, la Ilahe il-lAllahu Rabbul-’Arshil-’Adhim, la Ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul-erdi ve Rabbul-’Arshil-kerim.

(S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik). (Buhariu dhe Muslimi).

Largohet brenga dhe pikëllimi, lehtësohen vështirësitë dhe vuajtjet:

فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنْ الْغَمِّ وَكَذَلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ (88)

"Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët". (El-Enbija: 88).

وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنْ اللَّهِ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمْ الضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُونَ (53)

"Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e greni zërin (me lutje)". (En-Nahl: 53).

 Kur thahet toka, vdesin bimët, thahen gjitë, vyshken lulet dhe pemët, mungon uji, pakësohet ushqimi, shtohen sprovat, dalin pleqtë, fëmijët e vegjël dhe kafshët e luten duke thënë: All-llah, o All-llah!

Zbret shiu, vjen bereqeti, ikë etja dhe gjelbërohet toka:

وَتَرَى الأَرْضَ هَامِدَةً فَإِذَا أَنزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاءَ اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ وَأَنْبَتَتْ مِنْ كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ (5)

"…E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme". (El-Haxh: 5).

Uji e largon etjen dhe pastron ndyrësirën.

 Kur ti shtohet sëmundja njeriut të sëmurë, kur ti dobësohet trupi, ti ikë ngjyra, ti dobësohet fuqia, të jetë i paaftë mjeku, të trishtohet njeriu, t'i dridhet dora, ti thahet zemra, të dorëzohet i sëmuri, kurse i sëmuri i drejtohet All-llahut të Lartë e Fisnik: All-llah, o All-llah!

Largohet sëmundja, vjen shërimi dhe vjen përgjigjja e kësaj lutjeje:

وَأَيُّوبَ إِذْ نَادَى رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِي الضُّرُّ وَأَنْتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ (83) فَاسْتَجَبْنَا لَهُ فَكَشَفْنَا مَا بِهِ مِنْ ضُرٍّ وَآتَيْنَاهُ أَهْلَهُ وَمِثْلَهُمْ مَعَهُمْ رَحْمَةً مِنْ عِنْدِنَا وَذِكْرَى لِلْعَابِدِينَ (84)

"(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: "Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!" Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit". (El-Enbija: 83- 84).

 Nëse mbetemi në mes të detit në anije, na vijnë valët e vrullshme, mbushet qielli me re e bëhet i zymtë, vetëton vetëtima dhe bubullon bubullima, errësira e madhe kaplon çdo anë, rrokulliset anija herë në të djathtë e herë në të majtë, zemra do të del nga gjoksi, vdekjen e sheh me sy, atëherë krejt zemrat drejtohen kah All-llahu dhe njëzëri brohorisin: All-llah, o All-llah!

Vjen kujdesi i All-llahut, vjen drita, largohet errësira dhe eliminohet rreziku:

هُوَ الَّذِي يُسَيِّرُكُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ حَتَّى إِذَا كُنْتُمْ فِي الْفُلْكِ وَجَرَيْنَ بِهِمْ بِرِيحٍ طَيِّبَةٍ وَفَرِحُوا بِهَا جَاءَتْهَا رِيحٌ عَاصِفٌ وَجَاءَهُمْ الْمَوْجُ مِنْ كُلِّ مَكَانٍ وَظَنُّوا أَنَّهُمْ أُحِيطَ بِهِمْ دَعَوْا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ لَئِنْ أَنْجَيْتَنَا مِنْ هَذِهِ لَنَكُونَنَّ مِنْ الشَّاكِرِينَ (22) فَلَمَّا أَنْجَاهُمْ إِذَا هُمْ يَبْغُونَ فِي الأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا بَغْيُكُمْ عَلَى أَنْفُسِكُمْ مَتَاعَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ثُمَّ إِلَيْنَا مَرْجِعُكُمْ فَنُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ (23)

"Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): "Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!" E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja". (Junus: 22- 23).

قُلْ مَنْ يُنَجِّيكُمْ مِنْ ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ تَدْعُونَهُ تَضَرُّعاً وَخُفْيَةً لَئِنْ أَنجَانَا مِنْ هَذِهِ لَنَكُونَنَّ مِنْ الشَّاكِرِينَ (63) قُلْ اللَّهُ يُنَجِّيكُمْ مِنْهَا وَمِنْ كُلِّ كَرْبٍ ثُمَّ أَنْتُمْ تُشْرِكُونَ (64)

"Thuaj: "Kush ju shpëton prej errësirave (trishtuese) të tokës e të detit e (nga trishtimi) ju e lutni atë haptas e fshehtas (duke thënë), nëse Ai na shpëton prej kësaj, ne do të jemi (besimtarë) mirënjohës?" Thuaj: "All-llahu ju shpëton nga ajo dhe nga çdo brengosje. Megjithëkëtë ju Atij i përshkruani shok". (El-Enam: 63- 64).

 Kur të fluturoni aeroplani lart në qiell, të jetë mes tokës dhe qiellit e sinjalizon alarmi për defekt dhe duken shenjat e prishjes, trishtohet piloti, trazohen udhëtarët, ngrihen zërat, qajnë burrat, bërtasin gratë, frikësohen fëmijët, dominon llahtaria, atëherë insistojnë në lutje dhe thirrje: All-llah, o All-llah!

Vjen mëshira e tij, dhuntitë dhe begatitë e Tija, qetësohen zemrat, rehatohen shpirtrat e zbret aeroplani në rehati.

 Kur të ketë probleme fëmija në barkun e nënës, të ketë vështirësi nëna gjatë lindjes së foshnjës, i rrezikohet nënës jeta, i mbushet mendja se është afër vdekjes, atëherë i drejtohet Atij që i largon brengat, që i realizon nevojat dhe bërtet: All-llah, o All-llah!

Largohet kjo brengë dhe mërzi, largohet kjo klithmë dhe frikë dhe del foshnja me rehati.

Kur dijetarit i del përpara një çështje e vështirë, nuk sheh zgjidhje për te, nuk mund ti jep përgjigje, duhet ta ulë kokën në tokë e të thotë: All-llah, o All-llah!

Ti që ke mësuar Ibrahimin, më mëso edhe mua, Ti që i ke dhënë kuptim të thellë Sulejmanit, më jep kuptime dhe mua.

((اللَّهُمَّ رَبَّ جَبْرَائِيلَ وَمِيكَائِيلَ وَإِسْرَافِيلَ فَاطِرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ عَالِمَ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ أَنْتَ تَحْكُمُ بَيْنَ عِبَادِكَ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ اهْدِنِي لِمَا اخْتُلِفَ فِيهِ مِنَ الْحَقِّ بِإِذْنِكَ إِنَّكَ تَهْدِي مَنْ تَشَاءُ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ))

O All-llah! Zot i Xhebrailit, Mikailit dhe Israfilit! Krijues i qiejve dhe i tokës! Njohës i së fshehtës dhe i së dukshmes! Ti je Ai që do të gjykosh mes robërve të Tu në çështjet që ata nuk pajtoheshin. Më udhëzo me Mëshirën Tënde, në të vërtetën e asaj për çka ata nuk pajtoheshin, sepse, vërtet, Ti e udhëzon këdo që dëshiron në rrugën e drejtë. (Muslimi).

 All-llahu është strehimi në vështirësi, shoqëruesi në vetmi dhe ndihmuesi në dobësi. Atij i drejtohet i sëmuri që nuk gjen ilaçin te mjeku dhe i lutet me shpresë për shërim.

 Njeri me brenga dhe pikëllim Atij i drejtohet dhe kërkon prej Tij durim dhe dakordim, zëvendësim të çdo gjëje që i ka shkuar dhe kompensim të çdo gjëje që i ka ikur:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ (156)

"Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi"! (El-Bekare: 156).

 Njeriu, të cilit i është bërë zullum i drejtohet Allahut, duke shpresuar një ditë të afërt kur do t'i vjen ndihma, kurse mes tij dhe All-llahut nuk ka perde:

فَدَعَا رَبَّهُ أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانْتَصِرْ (10)

"E ai iu drejtua Zotit të vet: "Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!". (El-Kamer: 10).

 Atij i drejtohet njeriu që ska fëmijë, duke e lutur që All-llahu ti jep pasardhës të hairit:

قَالَ رَبِّ إِنِّي وَهَنَ الْعَظْمُ مِنِّي وَاشْتَعَلَ الرَّأْسُ شَيْباً وَلَمْ أَكُنْ بِدُعَائِكَ رَبِّ شَقِيّاً (4) وَإِنِّي خِفْتُ الْمَوَالِيَ مِنْ وَرَائِي وَكَانَتْ امْرَأَتِي عَاقِراً فَهَبْ لِي مِنْ لَدُنْكَ وَلِيّاً (5) يَرِثُنِي وَيَرِثُ مِنْ آلِ يَعْقُوبَ وَاجْعَلْهُ رَبِّ رَضِيّاً (6) يَا زَكَرِيَّا إِنَّا نُبَشِّرُكَ بِغُلامٍ اسْمُهُ يَحْيَى لَمْ نَجْعَلْ لَهُ مِنْ قَبْلُ سَمِيّاً (7)

"Tha: "Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar". Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë). Të më trashëgojë mua dhe t'i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)! O Zekerija, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë, emri i të cilit është Jahja, e që askush para tij nuk u emërtua me këtë emër." (Merjem: 4- 10).

Të gjithë këta njerëz shpresojnë tu përgjigjet All-llahu kërkesave të tyre, tu realizon nevojat e tyre, kurse kjo nuk është e vështirë për All-llahun!

Çfarë qetësie gjen njeriu besimtarë kur i drejtohet All-llahut në çastin e vështirësisë dhe në momentin e mungesës së zgjidhjes dhe i lutet All-llahut me lutjen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَوَاتِ السَّبْعِ ، وَرَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، رَبَّنَا وَرَبَّ كُلِّ شَيْءٍ ، فَالِقَ الْحَبِّ وَالنَّوَى وَمُنْزِلَ التَّوْرَاةِ وَالإِنْجِيلِ ، وَالْفُرْقَانِ ، أَعُوْذُ بِكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ شَيْءٍ أَنْتَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهِ. اللَّهُمَّ أَنْتَ الأَوَّلُ فَلَيْسَ قَبْلَكَ شَيْءٌ ، وَأَنْتَ الآخِرُ فَلَيْسَ بَعْدَكَ شَيْءٌ ، وَأَنْتَ الظَّاهِرُ فَلَيْسَ فَوْقَكَ شَيْءٌ ، وَأَنْتَ الْبَاطِنُ فَلَيْسَ دُونَكَ شَيْءٌ. اِقْضِ عَنَّا الدَّيْنَ وَأَغْنِنَا مِنَ الْفَقْرِ.

All-llahumme Rabbes-semavatis-seb`i ve Rabbel-`arshil-`adhim, Rabbena ve Rabbe kul-li shej`in, Falikal-habbi ven-neva, ve Munzilet-tevrati vel-Inxhili, vel-furkan, eّudhu bike min sherri kul-li shej`in Ente ahidhun bi nisijetihi. All-llahumme Entel-Evvelu fe lejse kableke shej`un, ve Entel-ahiru fe lejse baّdeke shej`un, ve Entedh-Dhahiru fe lejse fevkake shej`un, ve Entel-batinu fe lejse duneke shej`un, Ikdi ّanna ed-dejne, ve agnina minel-fakr.

(O All-llahu im, Zot i të shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh, Zoti ynë dhe Zot i çdo sendi, Zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës), Ti je Ai i Cili e shpalle Tevratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur`anin). Kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri i çdo sendi, balli i të cilit është në dorën Tënde. O All-llah, Ti je i pari dhe para Teje nuk pati asgjë. Ti je i Fundit dhe mbas Teje nuk mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s'ka asgjë. Ti je i Padukshmi dhe nën Teje s'ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na mbroj prej varfërisë). (Muslimi).

Ebu Bekër Ketaniu thotë:

"Në kohë të haxhit në Mekë u debatua mbi dashurinë. Folën mbi këtë temë shumë dijetarë, kurse Xhunejdi, rahimehull-llah, ishte më i riu në atë mes. I thanë: na sjell çka ke ti. Uli kokën një kohë, i rrodhën lotët e pastaj tha:

Njeriu që injoron vetveten, vazhdimisht përmend Zotin e vet, i kryen detyrat ndaj Atij, e shikon Atë me zemrën e tij, i këpusin zemrën drita e Dinjiteti të Tij, pi ujë të pastër nga gota e dashurisë së Tij, ia zbulon i Madhërishmi perdet e të padukshmes, e nëse flet, flet me All-llahun, nëse tregon, nga All-llahu tregon, nëse punon, sipas urdhrit të All-llahut punon, e nëse pushon, me All-llahun pushon. Pra, ky njeri është për All-llahun, sipas All-llahut dhe me All-llahun. Qanë dijetarët e thanë: s'kemi çka shtojmë më shumë se kjo që the.

Bekir Halimi

Kush meriton të përmendet më shumë

Kush meriton të përmendet më shumë

 

All-llahu, tebareke ve teala, është:

Ai që më së shumti meriton të përmendet…

Ai që më së shumti meriton të adhurohet…

Ai që më së shumti meriton të falënderohet…

Ai që më së shumti meriton të jemi mirënjohës ndaj Tij…

Ai që më së shumti ndihmon kur kemi nevojë për Te…

Më i buti ndaj atyreve që i posedon…

Më i drejti ndaj atyreve që i dënon…

Më falësi ndaj atyreve që e meritojnë dënimin…

Më bujari që e synojnë njerëzit…

I butë edhe pse ua din gjendjen…

Ua fal njerëzve edhe pse mund të hakmerret ndaj tyre…

Ua fal edhe pse është Krenar…

Ai është Mbreti pa shok, Një pa rival, i Pasuri pa nevojë për ndihmë, Zotëri që s'ka fëmijë e as shoqe, i Lartë pa përngjajësues e as pa emnak, çdo gjë do të shkatërrohet përpos Fytyrës së Tij, çdo mbretëri do të perëndon përpos mbretërisë së Tij, çdo hije do të zhduket përpos hijes së Tij, çdo mirësi do të përfundon përpos mirësisë së Tij…

Me lejen dhe mëshirën e Tij adhurohet, kurse me dijen dhe urtësinë e Tij bëhet mëkat ndaj Tij.

Nëse e adhurojnë njerëzit, ai ata i falënderon, e nëse gabojnë ndaj Tij Ai ua fal dhe nuk i dënon.

Çdo dënim i Tij është i drejtë, kurse çdo begati është dhunti prej Tij.

Është dëshmitari dhe kujdestari më i afërt. Ai i udhëheq njerëzit me kokë në dorë, i regjistron veprat e tyre, i ka caktuar exhelet e tyre, zemrat kah Ai anojnë, sekreti tek Ai është publik, kurse e padukshmja e dukshme:

إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئاً أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ (82)

"Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t'i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet". (Jasin: 82).

 

Komenti i ajeteve ku përmendet harrimi i All-llahut.

 

All-llahu, subhanehu ve teala, në dy ajete e përdorë këtë frazë: "harrim të All-llahut - نَسُوا اللَّهَ ", kurse përgjigjeja e All-llahut për këtë vepër është në dy forma:

a) All-llahu i harroi ata - فَنَسِيَهُمْ ;

b) All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten - فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotë:

الْمُنَافِقُونَ وَالْمُنَافِقَاتُ بَعْضُهُمْ مِنْ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمُنْكَرِ وَيَنْهَوْنَ عَنْ الْمَعْرُوفِ وَيَقْبِضُونَ أَيْدِيَهُمْ نَسُوا اللَّهَ فَنَسِيَهُمْ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ هُمْ الْفَاسِقُونَ (67) وَعَدَ اللَّهُ الْمُنَافِقِينَ وَالْمُنَافِقَاتِ وَالْكُفَّارَ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا هِيَ حَسْبُهُمْ وَلَعَنَهُمْ اللَّهُ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُقِيمٌ (68) (التوبة)

"Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri; urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit. Hipokritëve dhe hipokriteve dhe jobesimtarëve All-llahu u ka përcaktuar zjarrin e xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë, ai mjafton për ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të pandërprerë". (Et-Teube: 67- 68).

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (18) وَلا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ أُوْلَئِكَ هُمْ الْفَاسِقُونَ (19) لا يَسْتَوِي أَصْحَابُ النَّارِ وَأَصْحَابُ الْجَنَّةِ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ هُمْ الْفَائِزُونَ (20) لَوْ أَنْزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَرَأَيْتَهُ خَاشِعاً مُتَصَدِّعاً مِنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (21) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ (22) هُوَ اللَّهُ الَّذِي لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ (23) هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ لَهُ الأَسْمَاءُ الْحُسْنَى يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (24) ( الحشر )

"E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. Nuk janë të barabartë ata të xhenetit dhe ata të xhehenemit. Banuesit e xhenetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm (الْمَلِكُ), i pastër (prej të metave që i vishen) (الْقُدُّوسُ), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë) (السَّلامُ), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) (الْمُؤْمِنُ) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send) (الْمُهَيْمِنُ), i plotfuqishëm (الْعَزِيزُ), mbizotërues (الْجَبَّارُ), i madhërishëm (الْمُتَكَبِّرُ). I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi (الْخَالِقُ), Shpikësi (الْبَارِئُ), Formësuesi (الْمُصَوِّرُ). Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!".

Imam Ibën Kajimi, rahimehull-llah, duke komentuar këto ajete mes tjerash thotë:

"Kur ata harruan Zotin e tyre, subhanehu ve teala, All-llahu i harroi ata dhe bëri që ata të harrojnë vetveten. Pra u dha dy dënime:

- All-llahu i harroi ata - فَنَسِيَهُمْ ;

- All-llahu bëri që ata të harrojnë vetveten - فَأَنْسَاهُمْ أَنْفُسَهُمْ.

Harrimi i njeriun nga All-llahu, domethënë moskujdesi për te, braktisja e tij, lërja e tij dhe të shkakton humbjen e tij. Në këtë rast shkatërrimi i tij është më afër se sa që është dora për gojën.

Kurse harrimi i vetvetes, domethënë harrimi i kënaqësirave të tija të larta dhe shkaqeve të lumturisë, shpëtimit, përmirësimit dhe gjërave që një njeri e bëjnë të plotë. Ai i harron tërësisht këto gjëra dhe nuk i kujtohen, nuk i bijë ndër mend, nuk preokupohet me to dhe largohet prej tyre…

I harron të metat e veta, mangësitë dhe defektet që i ka e nuk i bie ndërmend që t'i largojë ato.

I harron sëmundjet dhe dhimbjet e shpirtit dhe zemrës së tij dhe aspak nuk i kujtohet që t'i shëron, të vepron për të larguar defektet dhe sëmundjet që e shpijnë këtë njeri në prishje dhe shkatërrim.

Ky njeri ka sëmundje shumë të keqe, sëmundje e cila e çon në shkatërrim total, kurse ai as që është duke e ndier këtë sëmundje e as që preokupohet me shërimin e saj.

S'ka dyshim se kjo është dënimi më i madh i përgjithshëm dhe i përveçëm që mund ta kaplon një njeri.

A ka dënim më të madh se sa dënimi me shkujdesi ndaj vetvetes, humbja dhe harresa e interesit të tij, harresa e sëmundjes dhe ilaçit të tij, harresa e shkaqeve të lumturisë, shpëtimit dhe përmirësimit dhe harresa e jetës së tij të përhershme në begatitë e vazhdueshme (të ahiretit)?! (Shiko: "Bedaiut-Tefsir", 4/ 426- 427).

Në një vend tjetër thotë:

"I dënoi duke e harruar vetveten, duke harruar veprimin e gjërave që janë në interesin e tyre, duke harruar përmirësimin e defekteve të tyre, duke harruar përjetimin e kënaqësirave të tyre, kurse interesi dhe kënaqësia më e madhe e shpirtit të njeriut është kujtimi i Zotit dhe Krijuesit të tij, sepse njeriu nuk ka begati, as gëzim, as shpëtim, as përmirësim, përpos se duke e përmendur All-llahun, duke e dashur Atë, duke i drejtuar kah ai dhe duke ia kthyer shpinën çdo gjësë përpos Atij… Kjo harresë shkaktoi edhe një harresë tjetër.

Gjendje të kundërt kanë ata që e përmendin dhe nuk e harrojnë All-llahun, atyreve All-llahu ua kujton interesin e tyre dhe veprojnë për te, ua mëson të metat që i kanë dhe i përmirësojnë ato, ua bën të qartë kënaqjen e tyre sublime dhe nxitojnë drejt tyre.

Ata që e harruan All-llahun i shpërbleu me harresë të besimit, dashurisë së Tij, përmendjen dhe falënderimin e Tij… (Shiko: "Bedaiut-Tefsir", 4/ 427 - 428).

 

Bekir Halimi

Njihe All-llahun në bollëk që të njeh kur je në vështirësi

Njihe All-llahun në bollëk që të njeh kur je në vështirësi

 

Dhe në fund të përmendim disa sqarime nga një pjesë e hadithit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që ia ka dhënë si këshillë përmbledhëse kushëririt të tij, Abdullah ibën Abasit, radijall-llahu anhu.

Ai mes tjerash në këtë hadith i thotë:

((تعرف إلى الله في الرخاء يعرفك في الشدة ))

"Njihe All-llahun në bollëk që të njeh All-llahu ty në vështirësi". (Sahih, Tirmidhiu).

Kjo pjesë e hadithit domethënë se nëse njeriu ka frikë All-llahun, kujdeset për kufijtë që i ka caktuar All-llahu, i kryen detyrat ndaj All-llahut, kur është në bollëk, ai me këtë vepër e ka njohur All-llahun dhe mes tij dhe All-llahut është krijuar një njohje e veçantë, andaj All-llahu ka për ta njohur atë kur të gjendet në vështirësi. Pra kjo njohje bëhet shkak që të shpëton nga vështirësitë dhe ngushticat kur ti dalin ato në rrugë.

Kjo njohje e veçantë mes njeriut dhe All-llahut shkakton afërsinë e njeriut me Zotin e vet, dashurinë e All-llahut ndaj tij dhe përgjigjen e lutjeve të tija.

Njohja e njeriut ndaj All-llahut është dy lloje:

- njohje e përgjithshme, e kjo domethënë konfirmim (ikrar), bindje dhe besim, dhe është për mbarë besimtarët;

- njohje e veçantë që domethënë animi i tërësishëm zemrës drejt All-llahut, ti përkushtohet Atij, të ndihet i gëzuar në shoqërimin e Tij, të qetësohet duke e përmendur, të ketë turp nga Ai dhe të ketë nderime të larta ndaj Tij. Kjo njohje e veçantë është ajo rreth së cilës rrotullohen gnostikët (arifun).

Disa prej tyre kanë thënë:

مساكين أهل الدنيا خرجوا منها وما ذاقوا أطيب ما فيها قيل له وما هو قال معرفة الله عز وجل

"Të ngratë janë njerëzit, kanë dalë nga dynjaja dhe nuk kanë shijuar më të këndshmen e saj. Thanë: cila është ajo gjë? Tha: njohja e All-llahut, azze ve xhel-le".

Ahmed ibën Asim El-Antakiu ka thënë:

أحب أن لا أموت حتى أعرف مولاي وليس معرفته الإقرار به ولكن المعرفة إذا عرفته استحييت منه

"Dëshiroj të mos vdes derisa ta njoh All-llahun tim. Njohja nuk është pranimi i Tij por nëse e njeh turpërohesh nga Ai".

Edhe njohja e All-llahut ndaj robit është dy lloje:

- Njohje e përgjithshme, që domethënë Dija e All-llahut për robin e Vet, Mbikëqyrja e gjërave që i mban sekret dhe ato që i publikon, sikurse ka thënë:

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الإِنْسَانَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُ بِهِ نَفْسُهُ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ (16)

"Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij". (Kaf: 16).

هُوَ أَعْلَمُ بِكُمْ إِذْ أَنشَأَكُمْ مِنْ الأَرْضِ وَإِذْ أَنْتُمْ أَجِنَّةٌ فِي بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ

"…se Ai di më së miri për ju edhe para se t'ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja...". (En-Nexhm: 32).

- Njohje e veçantë, që domethënë Dashuria e Tij ndaj njeriut, Afrimi me te, përgjigjja e lutjes së tij dhe shpëtimi nga vështirësitë. Në këtë aludon ajo që transmeton Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nga All-llahu, azze ve xhel-le, në hadithin kudsi:

ولا يزال عبدي يتقرب إلى بالنوافل حتى أحبه فإذا أحببته كنت سمعه الذي يسمع به وبصره الذي يبصر به ويده التي يبطش بها ورجله التي يمشي بها ولئن سألني لأعطينه ولئن استعاذني لأعيذنه وفي رواية ولئن دعاني لأجيبنه

"Vazhdon robi Im të më afrohet me vepra vullnetare (nafile) derisa ta Dua. E kur ta dua, me Mua dëgjon, me Mua shikon, me Mua prek, me Mua ecë. Nëse kërkon diçka kam për ti dhënë e nëse kërkon strehim te unë do ta strehoj". Në një transmetim tjetër qëndron: "nëse më lutet i përgjigjem".

Kur iku Hasan Basriu nga Haxhaxhi, hyri në shtëpinë e Habib ibën Muhamedit. Habibi i tha: Ebu Seid, a nuk ke ndonjë gjë mes teje dhe All-llahut që t'i lutesh me të, e të fsheh prej tyre. Hynë në shtëpinë time. Hyri Hasan Basriu në këtë shtëpi, kurse pas tij erdhën edhe policia e Haxhaxhit, mirëpo nuk e gjetën në shtëpi. Kur u kthyen te Haxhaxhi dhe i treguan se nuk e gjetën te shtëpia e Habib ibën Muhamedit, Haxhaxhi u tha: ai aty ka qenë, mirëpo All-llahu ua ka mbyllur sytë e ju nuk e keni parë.

Fudajl ibën Ijadi u takua një ditë me Shavene, e cila dallohej me adhurimin e sajë dhe kërkoi prej saj që të lutet për te. E kjo ia ktheu: Fudajl, çka ke mes teje dhe All-llahut që nëse i lutesh Atij me këtë gjë Ai të përgjigjet. U alivanos Fudajli nga kjo fjalë.

Maruf Kerhiut i kanë thënë: çka të shtyn që të jepesh pas përkushtimit dhe adhurimit? Pastaj ia përmendën vdekjen, berzahun, xhenetin dhe xhehenemin. Marufi tha: Një Mbret që tërë këto gjëra i ka në Dorën e Tij, nëse ke njohje me Te të mjafton për çdo gjë".

Në përgjithësi, ai që ndaj All-llahut ka devotshmëri dhe respekt kur është në bollëk, All-llahu do të sillet ndaj Tij me Butësi dhe ndihmesë kur të është në vështirësi.

Dahak ibën Kajsi, rahimehull-llah, thotë:

اذكروا الله في الرخاء يذكركم في الشدة

"Përmendne All-llahun kur jeni në bollëk që t'ju përmend Ai kur jeni në vështirësi. Junusi, alejhisselam, e përmendke shumë All-llahun, e kur ra në barkun e peshku, kurse All-llahu, azze ve xhel-le, tha:

فَلَوْلا أَنَّهُ كَانَ مِنْ الْمُسَبِّحِينَ (143) لَلَبِثَ فِي بَطْنِهِ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ (144)

"E sikur të mos ishte ajo që ai kishte qenë prej atyre që shumë e përmendin Zotin. Ai do të mbetej në barkun e tij deri në ditën e ringjalljes". (Es-Saffat: 143- 144).

Faraoni ishte Tagut, diktator dhe mizor, kishte harruar përmendjen e All-llahut, mirëpo kur e kaploi uji nga çdo anë tha: besova All-llahun. All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

أَالآنَ وَقَدْ عَصَيْتَ قَبْلُ وَكُنْتَ مِنْ الْمُفْسِدِينَ (91)

"Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve!" (Junus: 91).

Selman Farisiu, radijall-llahu anhu, ka thënë:

إذا كان الرجل دعا في السر فنزلت به ضراء فدعا الله تعالى قالت الملائكة صوت معروف فشفعوا له وإذا كان ليس بدعاء في السراء فنزلت به ضراء فدعا الله تعالى قالت الملائكة صوت ليس بمعروف فلا يشفعون له

"Nëse njeriu i lutet All-llahut vazhdimisht kur është në bollëk dhe kur ti bie ndonjë vështirësi i lutet All-llahut, melaqet thonë: ky zë është i njohur për ne dhe ndërmjetësojnë për te, kurse nëse njeriu aspak nuk i lutet All-llahut kur është në bollëk dhe kur ti bie ndonjë vështirësi dhe i lutet All-llahut, melaqet thonë: ky zë është i panjohur për ne dhe nuk ndërmjetësojnë për te".

Një njeri i tha Ebu Derdasë: më këshillo! I tha:

اذكر الله في السراء يذكرك الله عز وجل في الضراء

"Përmende All-llahun në bollëk që të përmend Ai ty kur je në vështirësi".

Gjithashtu tregohet se ai ka thënë:

ادع الله في يوم سرائك لعله أن يستجيب لك في يوم ضرائك

"Lute All-llahun në ditët e bereqetshme e ndoshta All-llahu të përgjigjet në ditët e vështira".

 

Cila është vështirësia më e madhe?!

 

Vështirësia më e madhe që mund ti bie një njeriu në dynja është vdekja dhe ajo që vijon, nëse fundi i njeriut nuk është xheneti. Andaj besimtari duhet të përgatitet për vdekjen dhe atë që pason kur ka shëndet me devotshmëri dhe vepra të mira.

All-llahu, azze ve xhel-le, ka thënë:

يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله ولتنظر نفس ما قدمت لغد واتقوا الله إن الله خبير بما تعملون ولا تكونوا كالذين نسوا الله فأنساهم أنفسهم أولئك هم الفاسقون

"O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit". (El-Hashr: 18- 19).

Ai që përmend All-llahun kur është i shëndoshë dhe në bollëk është përgatitur për takimin me All-llahun, azze ve xhel-le, është përgatitur për vdekjen dhe atë që pason. Atëherë All-llahu e përmend kur të është ngushtë dhe në vështirësi e është me te, me Butësinë, ndihmën, kujdesin dhe përforcimin e tij në Tevhid. Takohet me All-llahun, kurse All-llahu është i kënaqur me te. Kurse ai që e harron All-llahun kur ka shëndet dhe kur është në bollëk, ai nuk është përgaditur për takimin me All-llahun, andaj edhe All-llahu e harron në këto vështirësi që i biejnë mbi kokë. Domethënë e braktisë dhe e neglizhon.

Kur t'i vjen vdekja, besimtarit që është i përgatitur për te dhe ka mendim të mirë për Zotin e vet, atij i vijnë myzhde nga All-llahu, andaj edhe e dëshiron takimin me All-llahu, por edhe All-llahu e do takimin me te. Kurse e kundërta ndodh me njeriun e prishur. Në këto momente dhe çaste gëzohet besimtari me këtë myzhde që i vjen, kurse ai që s'ka punuar pendohet e thotë:

يا حسرتي على ما فرطت في جنب الله

"…O i mjeri unë që kam lënë mangët respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!" (Ez-Zumer: 56).

Ebu Abdurahman Sulemiu para se të vdes ka thënë:

كيف لا أرجو ربي وقد صمت له ثمانين رمضان

"Si mos të kemë shpresë në Zotin tim, kur për Te kam agjëruar tetëdhjetë ramazane".

Ebu Bekër ibën Ajashi, rahimehull-llah, në prag të vdekjes i ka thënë djalit të tij:

أترى الله يضيع لأبيك أربعين سنة يختم القرآن كل ليلة

"A mendon se All-llahu ka për t'ia humbur babës tënde katërdhjetë vitet ku për çdo natë bënte hatme Kur'anin".

Adem ibnë Ijasi e bëri hatme Kur'anin në prag të vdekjes, pastaj tha:

بحبي لك ألا رفقت بي في هذا المصرع كنت آملك لهذا اليوم كنت أرجوك لا إله إلا الله

"Për dashurinë që kam pas ndaj Teje ji i Butë ndaj meje në këtë moment dhe në këto vështirësi. Kam pas shpresa të mëdha te Ti për këtë ditë, la ilahe il-lall-llah". Pastaj vdiq.

Kur i erdhi vdekja Zekerija ibën Adijut i ngriti duart e tha:

اللهم إني إليك لمشتاق

"All-llahu im, më ka marrë malli për ty".

Katadeja, rahimehull-llah, duke komentuar ajetin kuranor:

ومن يتق الله يجعل له مخرجا

"Ai që ka frikë All-llahun, ai atij i jep rrugëdalje". (Talakujtk: 2), thotë:

Rrugëdalje nga vështirësia gjatë vdekjes.

Kurse Ibën Abasi, radijall-llahu anhu, ka thënë:

I jep rrugëdalje nga çdo vështirësi në dynja dhe ahiret.

Zejd ibën Eslemi duke komentuar ajetin kuranor:

إن الذين قالوا ربنا الله ثم استقاموا تتنزل عليهم الملائكة أن لا تخافوا ولاتحزنوا

"E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhenetin që u premtohej". (Fussilet: 30).

Kjo myzhde i vjen gjatë vdekjes, në varr dhe kur të ringjallet. Ai do të arrij në xhenet, mirëpo lezeti dhe gëzimi i kësaj myzhde nuk do të zhduket nga zemra e tij.

Thabit Bunaniu, rahimehull-llah, thotë:

Kemi mësuar se kur të ringjallet besimtari nga varri takohet me dy melaqe, të cilët kanë qenë me te në dynja e i thonë: mos ke frikë dhe mos u mërzit. Atëherë All-llahu e siguron nga frika dhe i jep kënaqësi. Në këtë ditë kur shumë njerëz alivanosen nga vështirësia e kësaj dite, besimtari është në kënaqësi i sigurt, për shkak të udhëzimit të All-llahut dhe veprave të tija të mira që i ka bërë në dynja. (Shiko: "Xhamiul-Ulumi Vel-Hikemi", 1/472- 477).

Bekir Halimi

HAXHI

HAXHI

Haxh do të thotë synimi i Mekës me qëllim kryerjen e tavafit (rrotullimin rreth Qabes), ecjen ndërmjet Safas dhe Merves, qëndrimin në Arafat dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve të haxhit, për t’iu përgjigjur Allahut duke patur për qëllim kënaqësinë e Tij.

Haxhi është një prej pesë shtyllave themelore të Islamit dhe parim i domosdoshëm i tij. Ai që e mohon këtë detyrim, gjykohet si jobesimtar dhe renegat.

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se haxhi u urdhërua në vitin e gjashtë pas Hixhrit, sepse atëherë u shpall ajeti i mëposhtëm në lidhje me të: “Plotësojeni haxhin e umrën për hir të Allahut!”. (El-Bekare, 196)

Vlera e haxhit

Islami u bën thirrje muslimanëve të kryejnë haxhin. Në lidhje me këtë, përmendim:

- Haxhi: Një nga veprat më të mira

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) u pyet njëherë: “Cila është vepra më e vlefshme?” Ai u përgjigj: “Të besosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij”. Burri pyeti sërish: “Po pastaj?” Profeti (a.s.) iu përgjigj: “Të luftosh për hir të Allahut”. Pastaj burri pyeti përsëri: “Po pas kësaj, cila është gjëja më e mirë?” Ai u përgjigj: “Haxhi Mebrur (një Haxh i përkryer pa mëkate, i begatë dhe i pranuar nga Allahu)”.

El-Haseni ka thënë: “Kjo do të thotë se një person pas kryerjes së haxhit duhet të dëshirojë dhe të priret drejt jetës në Botën e Përtejme dhe jo të jepet pas kësaj bote”.

Është transmetuar në formën merfu nëpërmjet një zinxhiri transmetimi të besueshëm se mirësia e haxhit vërehet në bujarinë në dhënien e ushqimit dhe butësia në të folur.

- Haxhi i lan mëkatet e mëparshme

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Ai që kryen haxhin për kënaqësinë e Allahut dhe i shmanget të gjitha fjalëve të ndyra dhe mëkateve, do të kthehet pas haxhit i çliruar nga të gjitha mëkatet ashtu siç ka qenë në ditën që e ka lindur nëna (pa gjynahe)”.Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Amër ibën El Asi tregon: “Kur Allahu më udhëzoi në rrugën e Islamit, unë shkova te Profeti (a.s) dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Zgjate dorën që unë të betohem për besnikërinë time ndaj teje. Dhe Profeti (a.s) më zgjati dorën, por unë e tërhoqa timen. Atëherë Profeti (a.s) pyeti: “O Amër! Si është puna me ty?”Unë i thashë: “Do të doja të vija një kusht!” Profeti (a.s.) pyeti: “E cili është ai kusht?” Unë i thashë: “Dua që të gjitha mëkatet e mia të mëparshme të falen!” Profeti (a.s.) tha: “O Amër! A nuk e di ti se Islami i lan të gjitha mëkatet e mëparshme e po ashtu edhe hixhreti i lan të gjitha mëkatet. Edhe haxhi i lan të gjitha mëkatet e mëparshme!”Transmeton Muslimi.

- Haxhilerët janë mysafirë të Allahut

Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Haxhilerët dhe ata që kryejnë umrën janë mysafirë të Allahut; nëse i luten Atij, Ai u përgjigjet e nëse i kërkojnë falje, Ai i fal ata.”Transmeton Nesaiu, Ibën Maxhe, Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani në përmbledhjet e tyre të haditheve.

Në versionin e Ibën Huzejmes dhe Ibën Hibanit lexojmë: “Dhe mysafirët e Allahut janë tre: ai që kryen haxhin, ai që kryen umrën dhe ai që lufton për hir të Allahut”. [Hadith Sahih; Sahih En Nesai 2625].

- Shpërblimi për haxhin është xheneti

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: “Të gjitha mëkatet e kryera në periudhën midis një umreje dhe një tjetre shlyhen dhe fshihen dhe shpërblimi për haxhin mebrur është xheneti”.Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

 

GIBETI (PËRGOJIMI)

GIBETI (PËRGOJIMI)

Kur jeton në një shoqëri jomuslimane mund të biesh lehtë pre e zakoneve të kësaj shoqërie dhe rrjedhimisht nisim t’i shohim veprimet tona sipas standardeve të kësaj shoqërie.

Madje disa herë shkojmë aq larg, saqë nisim të mendojmë nëse veprimet tona janë më të pranueshme e më të mira se të tyret. Në të vërtetë, ne duhet të kemi standarde më të larta, pasi standardet tona duhet të përputhen me mësimet e Islamit. Ne duhet të kuptojmë se kur bëhet fjalë për moral dhe vlera, Islami është standardi ynë. Një shembull? A e keni dëgjuar rregullën e artë: “Sillu me të tjerët ashtu si do të doje të silleshin të tjerët me ty”. Besoj se po. Vetë i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam, ka thënë, sipas transmetimit të Enesit: "Askush prej jush nuk ka besuar derisa nuk dëshiron për vëllanë e tij musliman atë që dëshiron për veten." (Buhariu) 
I Dërguari i Allahut gjithashtu ka thënë, transmetuar nga Ebu Hurejra:  “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit duhet të flasë mirë ose të heshtë dhe kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit nuk duhet të dëmtojë (ose fyejë) fqinjin.” (Buhariu). 
Kjo është si hyrje për idenë se ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin sipas Islamit, jo sipas standardeve të jobesimtarëve. Ata le të na ndjekin ne. Kur mendojmë për shembull për gibetin (thashethemet), shumica prej nesh mendojnë se thashethemet janë thënia e diçkaje negative për dikë. Por Islami i ka dhënë një përkufizim më të fortë. Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “A e dini se çfarë është gibeti?” Ata thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më mirë.” Pastaj, ai tha: “Gibeti nënkupton të flasësh për vëllanë tënd në një mënyrë që ai nuk e pëlqen." I thanë: “Çfarë mendon nëse e gjej atë që thashë tek vëllai im? Ai tha: “Nëse ajo që the gjendet tek ai, në fakt e ke përgojuar dhe nëse nuk gjendet, është shpifje.” (Sahih Muslim, Ebu Davudi, Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerë) 
Al-Muttalib ibin Abdullahu tha: “I Dërguari i Allahut ka thënë: Gibet do të thotë se një njeri për mend për dikë diçka që është e vërtetë pas shpinës së tij."(Sujuti, Zawa'id Al Jami nga transmetimi i Khara'iti në Masawi Al Akhlaq.  Maliku ka transmetuar diçka të ngjashme me isned mursel siç përmendet në Sahih) 
Imagjinoni pak standardet e larta që islami ka vendosur, që ky gjynah i tmerrshëm të mos kufizohet vetëm në thënien me gojë ose me shkrim. Hasan Ibin Al Makhaariq transmeton se njëherë një grua vizitoi Aishen dhe kur gruaja u çua që të shkonte, Aishja bëri një shenjë me dorë e saj, duke i treguar të Dërguarit alejhi selam se ajo grua ishte e shkurtër. I dërguari menjëherë e qortoi duke i thënë: "Bëre gibet.”  (Ibin Xherir tafseer Al Quraan al Ad’heem, vol. 4, fq. 328) 
Aishja, nëna e Besimtarëve, tregon: “I thashë të Dërguarit alejhi selam: “Të mjafton ty te Safija, që është kështu e kështu” duke nënkuptuar se ajo ishte e shkurtër. Ai u përgjigj: “Ke thënë një fjalë që, po të përzihej me detin, do ta ndryshonte atë.” (Suneni i Ebu Davudit) 
Këtu mund të shohim se gibeti është gjithashtu ajo që ne bëjmë që një person mund të mos e pëlqejë nëse bëhet përpara tij. Ky është një gjynah i rëndë. E di se është e lehtë të nënvlerësohet, por Allahu na ka paralajmëruar për këtë në Librin e Tij: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.” (Huxhurat, 12) 
Allahu e ka përshkruar gibetin si një veprim i ngrënies së mishit të vëllezërve e motrave tona. Por mos mendoni për këtë si një akt metaforik. I Dërguari alejhi selam na e vërtetoi këtë në njërën prej mrekullive të tij të mëdha.
Ubejdi, skllavi i liruar i të Dërguarit alejhi selam, ka transmetuar se dikush erdhi tek i Dërguari  dhe i tregoi atij se dy gra ishin duke agjëruar dhe se po vdisnin nga etja. I dërguari alejhi selam u largua pa folur, duke refuzuar t’u japë leje të prishin agjërimin. Ai burrë e luti sërish, duke i përmendur se ato gra ishin në prag të vdekjes. I Dërguari alejhi selam atëherë i tha t’i sillnin ato tek ai dhe të sillnin edhe një tas. Kur ato erdhën tek ai, ai iu drejtua njërës prej tyre dhe i tha të villte në tas. Ajo u bind, duke nxjerrë një përzierje të vjelle, gjak, qelb dhe copa mishi, që e mbushën tasin deri në gjysmë. Pastaj ai iu kthye tjetrës dhe i tha të bënte të njëjtën gjë. Pasi tasi u mbush, ai tha: "në të vërtetë këto të dyja kanë agjëruar nga ajo që Allahu e ka bërë hallall për to dhe e kanë prishur agjërimin e tyre me atë që Allahu e ka bërë haram për to. Ato e kanë shuar agjërimin e tyre duke ngrënë mishin e të tjerëve." (Ahmedi)
Dijetarët tanë na kanë paralajmëruar për këtë dhe na kanë thënë të pendohemi: Kurtubiu ka thënë: "Dijetarët pajtohen se është një gjynah i madh dhe bërja e këtij gjynahu ka nevojë për pendim tek Allahu.” (Kurtubi, Tefsir i sures Huxhurat.) 
I Dërguari alejhi selam na ka paralajmëruar për ndëshkimin e madh që mund të na bjerë si pasojë e këtij gjynahu të madh. 
Ebu Barzah al-Aslami ka transmetuar: “I Dërguari alejhi selam tha: “O bashkësi njerëzish, ai që ka besuar me gjuhë dhe besimi nuk ka hyrë në zemër, mos përgojoni muslimanët dhe mos kërkoni të gjeni të metat e tyre, sepse nëse dikush mundohet të zbulojë të metat e tyre, Allahu do t’ia zbulojë atij të metat e veta dhe nëse Allahu i zbulon të metat e dikujt, Ai e turpëron atë publikisht që ta shohë kushdo, edhe nëse ai e ka fshehur atë në pjesën më intime të shtëpisë së tij.” (Sunen Ebu Davudi, Sahih Sunan Al Tirmidhi, Ibin Hibani, hasen nga Albani) 
Ne flasim për të tjerët, duke nxjerrë në shesh gabimet e të tjerëve dhe Allahu i Madhëruar na e jep ilaçin, duke na i nxjerrë në shesh gabimet tona. Kush do të donte t’i zbuloheshin të metat? Kush do të donte të ndëshkohej në këtë mënyrë? 
O Allah, na ruaj nga zemërimi Yt!
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mos harroni, në Ditën e Gjykimit, Allahu mund të na falë gjynahet që kemi bërë ndaj Tij, por një person tjetër do të ketë të drejtën të na marrë veprat tona të mira për shkak të të këqijave që i kemi bërë, e njëra prej këtyre të këqijave është edhe gibeti, sakrifikimi i nderit të motrave e vëllezërve tanë muslimanë. 
Ebu Hurejra transmeton: “I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “A e dini kush është i varfër?” Shokët i thanë: “I varfër në mesin tonë është ai që nuk ka as dërhemë as pasuri.” Ai tha: “I varfër i umetit tim do të jetë ai që në Ditën e Gjykimit do të vijë me namaz, agjërim e zekat, por (do ta shohë veten të falimentuar atë ditë sepse do t’i ketë mbaruar të mirat e tij) duke qenë se abuzoi ndaj të tjerëve, shpifi ndaj të tjerëve dhe hëngri pa të drejtë pasurinë e të tjerëve dehe derdhi gjakun e të tjerëve dhe rrahu të tjerët, të mirat e tij do t’i jepen një tjetri (atij që vuajti prej tij). E nëse të mirat e tij nuk arrijnë të lajnë llogarinë, atëherë gjynahet e tjetrit do futen në llogarinë e këtij dhe ai do të hidhet në zjarrin e xhehenemit.” (Sahih Muslim)

Kemi menduar se kemi bërë mirë. Jemi falur, kemi agjëruar, jemi munduar shumë për të bërë vepra të mira. Do të paraqitemi para Allahut në Ditën e Gjykimit. Mos jemi munduar aq shumë, që ta gjejmë veten të hedhur në zjarrin e xhehenemit? Mos jemi munduar aq shumë që t’i shohim veprat tona të mira teksa na merren sepse nuk mund të kontrollonim dot gjuhën tonë?!. 
Një person të cilin e kemi përgojuar mund të na marrë ato të mira vendimtare, që mund të na dërgojnë në xhenet. Sa të mira jeni në gjendje t’u JEPNI të tjerëve?
Personalisht, nuk mendoj se kam të mira tepër. Në atë ditë, nëna do të lëshojë barrën e saj. Nëna juaj nuk do të dojë t’ia dijë për ju e as do të kujdeset për ju. Nëna juaj!
Të Dërguarit, paqja qoftë mbi ta, do të jenë në gjendje të vështirë, po ne? Ku jemi ne në krahasim me ta? Nuk duhet t’i bëjmë qejfin vetes duke thënë se mund të lëmë të na ikë ndonjë e mirë atë ditë. Allahu i Madhëruar na ruajttë të gjithëve!
Përgojimi është një mëkat i madh nga i cili duhet të ruhemi. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të biem në të. Allahu na ka paralajmëruar se në atë ditë asgjë nuk fshihet. Edhe gjymtyrët tona do të flasin kundër nesh. Allahu thotë: Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar. (24:24) 
Edhe i Dërguari ynë alejhi selam na ka paralajmëruar nga e keqja e gjuhës dhe na ka treguar për shpërblimet që fitojmë nëse e ruajmë atë. Sehl bin Sa'di transmeton: “I Dërguari i Allahut tha: "Kush mund të garantojë pastërtinë e asaj që gjendet mes dy nofullave të tij dhe të asaj që gjendet mes dy këmbëve të tij (domethënë të gjuhës dhe të organit seksual), unë i garantoj xhenetin." (Sahih Buhari) 
Ukbe ibn Amir transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë: “Kushdo që mbulon të metat e një besimtari është si të ketë sjellë në jetë një vajzë të varrosur të gjallë.” (Suneni i Ebu Davudit) 
Mashallah! Shpërblimi qenka kaq i madh. Le të bëhemi të kujdesshëm dhe të shmangim ndëshkimin e të fitojmë shpërblimin.   
Janë disa situata të pakta kur na lejohet të flasim për diçka, por këto mundësi janë të kufizuara. Ja disa prej këtyre situatave të lejuara: 
Këshillimi martesor ose mbrojtja nga e keqja e mundshme: Fatime bint Kajsi shkoi tek i Dërguari alejhi selam duke kërkuar këshillë martesore kur në të njëjtën kohë i propozuan për martesë Muavi Ibn Ebu Sufjani dhe Ebu Xhehmi. I dërguari alejhi selam i tha: "Muaviu është koprrac e dorështrënguar, kurse Ebu Xhehmi i rreh gratë e tij. Prandaj martohu me Usamën më mirë.” (Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, etj.) 
Ankimi: Aishja rrëfen: “Hindi, nëna e Muaviut, i tha të Dërguarit të Allahut: “Ebu Sufjani (bashkëshorti i saj) është koprrac. A më lejohet të marr pasurinë e tij fshehurazi?" I Dërguari i tha: Ti dhe fëmijët e tu mund të merrni atë që është e mjaftueshme dhe e drejtë."(Sahih Buhari)
Kërkimi i këshillës nga dikush që ka pushtet të ndihmojë:  Ebu Hurejra ka rrëfyer se një njeri tha: O i Dërguari i Allahut, kam një fqinj që më bie në qafë.” I Dërguari i tha: “Shko dhe nxirri plaçkat e tua në rrugë.Ky njeri shkoi dhe i nxori plaçka e tij në rrugë. Njerëzit u mblodhën dhe e pyetën: "Çfarë të ka ndodhur?” Ai i tha: “Kam një fqinj që më bie në qafë;  i tregova të Dërguarit për këtë dhe ai më tha të nxirrja plaçka e mia në rrugë.” Njerëzit nisën të thoshin: “O Allah, mallkoje atë! (fqinjin).  Fqinji dëgjoi për këtë dhe shkoi te ky njeri dhe i tha: “Shko sërish në shtëpinë tënde, se pasha Allahun nuk do të të shqetësoj më."  (Buhariu: Adab Al Mufrad 124 (Al Mundhiri e klasifikoi senedin e tij si hasen në Targhib wal Tarhib) 
Pasi i lexuam këta shembuj, le të mendojmë pak mbi to. Po nëse kemi bërë gibet, çfarë duhet të bëjmë? Imam Neveviu ka thënë: "Dijetarët kanë thënë se nëse ke bërë gibet, atëherë kërko falje për të. Duke komentuar këtë, shejh Albani ka thënë: "Pra, nëse nuk ke frikë se nga kërkimi i faljes do të shkaktohet ndonjë e keqe. Përndryshe, mjafton të lutesh për të.' (Përgojimi dhe efektet e tij negative në komunitetin musliman, Husayn Al Awayishah, 76) 
Pra, si pendohemi për këtë vepër të keqe? Së pari, duhet t’i kërkojmë Allahut të na falë dhe duhet të vendosim të mos e përsërisim atë. Pastaj, shkojmë tek ai person që kemi përgojuar, nëse është e mundshme, dhe e lusim të na falë. Mbani mend se Allahu do të na falë nëse i lutemi sinqerisht, por Ai nuk do t’ia marrë të drejtën besimtarit tjetër. Prandaj, duhet t’i kërkojmë gjithashtu falje edhe besimtarit që kemi përgojuar. 
Në fund, edhe diçka tjetër. Po të gjendemi në një situatë ku të tjerët janë duke bërë gibet, çfarë duhet të bëjmë? Së pari duhet të përmendim Allahun dhe t’i ftojmë me butësi edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë. Nëse kjo nuk funksionon, duhet të largohemi, sepse ulja atje dhe dëgjimi i gibetit është po aq i keq sa edhe vetë gibeti. Dijetarët janë të pajtimit se një person që qëndron aty ku po bëhet gjynahu është po aq fajtor sa ata që po e bëjnë gjynahun. Prania juaj është njëfarë miratimi i asaj vepre. Nëse miqtë tuaj janë të mërzitur me ju sepse nuk merrni pjesë në gjynah, atëherë nuk janë miq të vërtetë. Përse dëshirojnë të të bëjnë keq ty ose fesë tënde dhe të shkatërrojnë mundësinë tënde për të shkuar në xhenet?
Duke mos marrë pjesë në gjynah ju jeni duke mbrojtur nderin e motrës dhe vëllait tuaj musliman dhe mund të prisni shpërblimin e Allahut. Lexoni se çfarë ka thënë i Dërguari alejhi selam: "Në Ditën e Ringjalljes, Allahu do ta largojë zjarrin nga fytyra e atij që mbron nderin e vëllait të tij musliman në mungesë të këtij të fundit." (Tirmidhiu) 
O Allah! Na i ruaj gjuhët tona. O Allah! Na i ruaj veprimet tona. O Allah! Na fal gjynahet tona ndaj Teje dhe zbuti zemrat e atyre qe kemi dëmtuar, që edhe ata të na falin. Amin!

Shariffa Al Andalusia

Përktheu: Eglantina Muça

Kamata dhe historiku i saj

Kamata në kohërat e lashta:

Koncepti i kamatës ka një histori mjaft të lashtë; e veçanta e saj është se shkrimet e para vërtetojnë se ajo konsiderohej e urryer dhe e keqe. Ndoshta citati më i vjetër i shkruar për ndalimin e kamatës dhe trajtimit të saj si vepër e shëmtuar është ajo e kohës së faraonëve; legjislacioni i faraonit Buhures nga familja e njëzet e katërt e faraonëve.(1)

Trajtimi i kamatës si gjë e keqe përcillet edhe nga shumë filozof të vjetër. Vërtetohet se teoreticienti dhe oratori i shquar romak Marcus Tullius Cicero e kishte ndaluar kamatën në shkrimet e tij. Gjithashtu edhe filozofët e vjetër grekë si Platoni, te libri “Republika”, dhe Aristoteli, te “Politika”, e ndalojnë marrjen e kamatës.(2)

Kamata në fenë Hebraike:

Kamata ish e ndaluar dhe e papranueshme edhe në fenë hebraike, sikundërse ish edhe në atë të krishterë. Kjo vërtetohet në librat e mëhershme të shpallura si në Tevrat (Dhiata e vjetër) dhe në Ingjil (Dhiata e re). Por çifutët (hebrenjtë), pas të dërguarit Musa (alejhi selam) e lejuan marrjen e kamatës nga jo çifutët, duke pretenduar se pasuria e jo çifutëve është e lejuar për ta. Dihet se besimi hebre është i ndërtuar në parimin se populli hebre është populli i zgjedhur, prandaj ata kanë përparësi dhe vlerë ndaj të gjithë popujve të tjerë. Kështu që njerëzit e tjerë që janë jo hebrenj i trajtojnë si më të ultë, më të pavlerë dhe ata kanë të drejtë të manipulojnë me ta si të duan. Allahu i Lartësuar në Kur’an përcjell pretendimin e tyre: "Ata (Ehlu Kitabi, pasuesit e librit) thoshin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të paditurve (të tjerëve)" (Suretu Ale Imran, 75).

Ajeti tregon se si çifutët i trajtonin të tjerët që nuk ishin si ata (pra, i quanin të paditur). Edhe çifutët që jetonin në Medinë gjatë kohës së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, njiheshin për intriga dhe keqpërdorime të ndryshme duke u bazuar me këtë parim të tyre. Prandaj vërtetohet se ata me këtë pretendim, ia lejonin vetes të manipulonin me çfarëdo forme dhe pune për të marrë pasuritë e të tjerëve që nuk ishin çifutë në Medinë.

Në kohën bashkëkohore vërehet edhe më qartë dominimi të cilin e kanë arritur me intriga të këtilla, derisa janë ngritur mbi shtetet më të fuqishme të botës. Mësimet çifute rreth superioritetit të popullit të tyre ndaj të tjerëve dhe trajtimi i të gjitha nacionalitete tjera të jenë në shërbim të tyre, nuk është një shpifje apo reflektim i urrejtjes ndaj tyre, por është një realitet që mbështetet në citatet e shumta në Talmundin e tyre.(3) Prandaj edhe reagimet dhe akuzat e çifutëve (se ai që flet për këto gjëra është antisemitist) është shumë i madh, pasi i bën të identifikohen realisht ashtu si janë. Në Talmund vërtetohet qartë se u lejohet marrja e kamatës nga jo çifutët. Allahu i Lartësuar i kritikon hebrenjtë për këtë pretendim dhe u tërheq vërejtjen se për këtë i pret dënim i rëndë: “Dhe për shkak të mizorisë së atyre që ishin jahudi (hebrenj) dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara, për shkak të marrjes së kamatës, edhe pse e kishin të ndaluar atë, dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.” (Nisa, 160-161). Kamata të cilën e merrnin çifutët nga të tjerët ish shtesa që merrnin nga jo çifutët, të cilëve u jepnin pasuri në hua. Kjo shtesë ish si rezultat i pritjes së kthimit të borxhit. Kjo formë e punës është mjaft e përhapur në kohën bashkëkohore vetëm se janë shpikur metoda të ndryshme; edhe pse emërtohen me emra të tjerë, esencën e kanë nga kjo formë e hershme e njohur te njerëzit.

Kamata në fenë e Krishterë:

Edhe në krishterim kamata trajtohet si e ndaluar dhe e urryer. Në Dhiatën e re kemi disa citate që vërtetojnë ndalimin e kamatës.(4) Gjithashtu ndalimin e kamatës e vërtetojnë shumë njerëz të krishterimit, sikurse Toma Akuini (1225-1274); pastaj, edhe Martin Luteri (themeluesi i protestantizmit) dhe shumë të tjerë,(5) sa që Skopari i krishterë thekson: “Kush thotë se kamata nuk është mëkat llogaritet dezertor dhe ka dalë prej fesë6”, që do të thotë se ka dalë prej fesë së krishterë.

Bota e krishterë ka vazhduar për një kohë të gjatë t’i urrejë dhe t’i diskreditojë çifutët për marrje të kamatës. Këtë e vërteton edhe shfaqja teatrale e Uilliam Shekspirit “The Merchant of Venice”, “Tregtari i Venedikut”, të cilin e ka shkruar viteve 1596-1598. Në këtë shfaqje bëhet fjalë për një çifut fajdexhi që quhet Shylock. Karakteri i këtij personazhi çifut është mjaft diskreditues, pasi paraqitet nënçmues dhe neveritës ndaj borxhliut nevojtar, të cilit i jep hua me kamatë. Shekspiri me anë të këtij personazhi i paraqet çifutët dhe natyrën e tyre si të dhënë pas lakmisë dhe grumbullimit të pasurisë. Hebrenjtë, që nga koha e daljes së kësaj shfaqjeje, kanë pasur ankth dhe kanë zhvilluar betejë kundër saj. Madje e akuzojnë Uilliam Shekspirin si antisemitist(7) dhe po të mos ishte vlera artistike e kësaj vepre dhe shkruesit të saj, do të humbej fare nga arkeologjia kulturore-letrare.(8)

Kjo vepër e Shekspirit është e përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga Skënder Laurasi dhe është botuar nga shtëpia botuese “Mësonjëtorja e parë” në vitin 2000.

Legjislacionet e vendeve evropiane kanë vazhduar ta trajtojnë kamatën si të ndaluar deri në kohën e revolucionit francez të vitit 1789. Pas kësaj është lejuar kamata në borxhe me disa kufizime. Ky lejim është transformuar edhe në kodifikimet ligjore të Napoleonit, të cilat janë nxjerrë në vitin 1804.

Pas vitit 1808 Franca përcaktoi sasinë e kamatës 5-7% e cila lejohet të merret gjatë transaksioneve tregtare dhe punëve të tjera. Në Francë, në gusht të vitit 1935 doli një ligj që përcaktoi se kush përfiton nga kamata jashtë shumave të kufizuara, llogaritet se ka shkelur kodin penal. Ndërsa në legjislaturën italiane, neni 644 i kodit penal pohon se, ai që punon me kamatë jashtë shumës së përcaktuar llogaritet se ka shkelur ligjin penal.(9)

Edhe në ditët tona shohim se ndërgjegjja njerëzore nuk ka arritur të çlirohet nga urrejtja e kamatës dhe konsiderimin e saj krim, mëkat, vepër e pamoralshme, qoftë edhe nëse te disa lejohet me disa përkufizime dhe përqindje të caktuara që i kanë vënë në transaksionet e ndryshme.

 

Kamata dhe Kanuni i Lek Dukagjinit:

Ndonëse dihet se burimet e mirëfillta të kanunit të Lek Dukagjinit janë nga feja e krishterë dhe ne sqaruam qëndrimin e saktë të krishterimit të hershëm rreth kësaj, vlen të ceket se edhe në këtë libër kamata është e ndaluar dhe nuk lejon që njerëzit në mes vete të huazojnë para me kamatë. Në të thuhet:

500. “Kanūja njef uhį tė fjeshtė: sį tė dhaēė ké mė dhānė.”, do të thotë ashtu si të ka dhënë (huadhënësi) ashtu duhet t’ia kthesh. Pra, Kanuni nuk e pranon kamatën; nëse dikush huazon diçka, aq ka për të kthyer, s’ka huazime me interes. Ata që e njohin mirë këtë tekst dhe ligjet që përmban ky libër e kanë të qartë qëndrimin që ka ndaj kamatës.

Kamata në Islam:

Më lart përmendëm një historik të shkurtër rreth qëndrimit të ligjeve dhe sistemeve të mëhershme për marrjen e kamatës. Kjo ishte me qëllim që lexuesi të kuptojë se ndalimi i kamatës nuk është specifikë e jurisprudencës Islame, siç mund ta kuptojë tani në kohën bashkëkohore, pasi për dëmin e saj flasin vetëm myslimanët. Vërtet kamata është trajtuar gjithmonë si vepër e shëmtuar dhe mëkat. Kjo më së qarti vërehet në mësimet hebraike dhe të krishtera, e posaçërisht në mësimet e krishtera, pasi ata theksojnë se (Dhiata e re) numërohet si vazhdimësi e mësimeve që i ishin dërguar profetit Musa (paqja qoftë mbi të) në Tevrat (Dhiatën e vjetër).

Por, me gjithë këto që u thanë dhe, pavarësisht se në zemrat e njerëzve në përgjithësi mbretëron bindja se puna me kamatë nuk është e pastër, prapëseprapë të gjitha sistemet që njihen te njerëzit sot, nuk i kanë mbijetuar vrullit bashkëkohor, që shkel të gjitha normat dhe bazat e njerëzimit dhe ndërgjegjes së lirë. Të krishterët, edhe pse e dinë qartë se kjo është mëkat në fenë e tyre, nuk arritën t’i bënin ballë furtunës së transaksioneve të shumta që realizohen me kamatë, kështu ata u dorëzuan dhe në vend që t’i kundërvihen, i hapën rrugën lejimit të kamatës. Ata në fillim e lejuan, duke vënë kushtëzime dhe kufizime në përqindje, por tani askush nga ata nuk përmend dëmin e këtij mëkati.

Në anën tjetër Islami është sistemi i vetëm i cili ka mbetur në këtë betejë dhe vazhdon ta luftojë këtë ves, edhe pse është bërë përditshmëri e shumë njerëzve. Fatkeqësisht kamata është e pranishme edhe te disa myslimanë, të cilët iu dorëzuan këtij vrulli bashkëkohor, që s’mëshiron askënd. E megjithatë, prapëseprapë shumica e myslimanëve që kanë njohuri dhe janë të vetëdijshëm për mësimet Islame i largohen asaj. Me qëllim që lexuesi të njoftohet rreth kamatës dhe ta kuptojë se sa është e dëmshme ajo, në vazhdim të kësaj teme do të flasim rreth përkufizimit dhe llojeve të kamatës, pastaj do të sjellim edhe dispozitën përkatëse rreth këtyre llojeve duke u mbështetur në argumentet e jurisprudencës Islame.

Përkufizimi i Kamatës në Islam:

Në gjuhën arabe, kamatës i thonë "Riba". Ky emërtim rrjedh nga folja "reba, jerbu", që do të thotë: “shtim, teprim dhe rritje".

Trajtimet e fukahave rreth përkufizimit të kamatës në aspektin terminologjik janë të shumta, disa janë më gjithëpërfshirëse dhe disa të tjera më pak. Për të mos e rënduar këtë shkrim duke përmendur përkufizime të shumta, do ta sjellim vetëm përkufizimin e juristëve hanefi, i cili është më i qartë dhe më i kuptueshëm. Ata thonë: “Kamatë është ajo sasi e pasurisë e cila kushtëzohet të shtohet pa kompensim, gjatë transaksioneve (këmbimeve) të ndërsjella të pasurisë me pasuri”.(10)

Në kohën bashkëkohore, krahas termit “Kamatë”, përdoren edhe disa emërtime tjera, sikurse "Fajde" dhe "Interes". Këto terma janë më të përdorshme në fushën e ekonomisë dhe të bankave dhe kryesisht kanë për qëllim:

1. Pjesa e shtuar të cilën ia jep huamarrësi huadhënësit si kompensim për pasurinë që ka huazuar, konform kushteve të caktuara(11).

2. Sasia e shtuar e kapitalit të cilin e fiton si kompensim depozituesi në bankë apo në arkat e kursimeve.

Edhe pse gjatë kontratave bankare apo lidhjeve tregtare bashkëkohore bëhet dallim në mes të kamatës dhe interesit, në aspektin e dispozitave përkatëse rreth këtyre transaksioneve në jurisprudencën Islame nuk ka dallim. Në Islam nuk ka dallim dispozita në mes kamatës, fajdesë apo interesit, por këto të gjitha janë të ndaluara (haram). Kjo është kështu qofshin këto transaksione akte të shitblerjeve apo kontrata të huamarrjeve dhe kredive (borxheve).

Klasifikimi i kamatës në Islam:

Pak më lart sqaruam se kamata në kohën tonë ka disa emërtime, varësisht prej fushës dhe formës së kontratës që realizohet. Në jurisprudencën Islame, fukahat gjatë shtjellimeve të tyre bëjnë një ndarje tjetër të kamatës nga ajo që njihet tek ekonomistët. Ata theksojnë se ajo klasifikohet në dy lloje:

a) Riba en-nesie -Kamata e shtyrjes apo vonesës.

b) Riba el-fadël - Kamata e shtesës apo tepricës.

Në vazhdim do të paraqesim se çfarë nënkuptojnë fukahat me secilin lloj.

1) Riba En-nesie (Kamata e shtyrjes apo vonesës):

Ky lloj quhet edhe “Kamata e borxhit” dhe nënkupton shtimin e kushtëzuar, të cilin e merr huadhënësi nga huamarrësi për shkak të kohës që i ka lënë në dispozicion huamarrësit të paguajë borxhin(12).

Ky lloj i kamatës ka qenë prezent dhe shumë i përhapur tek arabët në kohën para ardhjes së Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem, për atë disa dijetarë e kanë quajtur “Riba el-Xhahilije” do të thotë: “Kamata e injorancës”.

2 - Riba el-fadël (Kamata e shtesës apo tepricës):

Kjo kamatë quhet edhe “Kamata e tregtisë” dhe nënkupton shitjen e një malli që i takon mallrave të kamatës me një mall tjetër të njëjtë duke qenë njëri mall më tepër, apo shitja ose këmbimi i dy mallrave të njëjta me shtesë13.

Format e këtyre llojeve janë të shumta e të ndryshme dhe të sqarohen këto nevojitet një zgjerim të cilin nuk do ta bëjmë në këtë vend, shpresojmë se në ndonjë temë tjetër të veçantë do ta bëjmë.

Dispozita Islame rreth kamatës:

Kamata në jurisprudencën Islame është e ndaluar (haram) e tëra, qoftë sasi e madhe apo vogël dhe pa marrë parasysh në çfarëdo formë kontrate realizohet ajo. Kjo dispozitë mbështetet në tri baza thelbësore, që janë edhe burimet kryesore të legjislaturës Islame. Pra bazat nga të cilat nxirret dispozita e kamatës janë:

a) Kur’ani, b) Suneti, c) Konsensusi (Ixhmai).

Kamata është nga mëkatet e mëdha (kebair) dhe llogaritet një nga shtatë mëkatet shkatërruese (elmubikat), së bashku me shirkun, magjinë etj. (më poshtë do të sjellim hadithin që sqaron këtë).

Nëse njeriu e mohon ndalimin e kamatës, atëherë ai ka bërë kufër (mosbesim), por nëse punon me kamatë duke mos e mohuar ndalimin, atëherë ai është mëkatar (fasik), i cili ka shkelur njërin nga mëkatet e mëdha(14).

A. Ndalimi i kamatës në Kur’an:

Dijetari i njohur hanefij Shemsudin es-Serhasi në librin e tij “El Mebsut” përmend pesë përfundime të ashpra me të cilat kërcënohet njeriu që punon me kamatë(15).

1) Do të ringjallet sikurse ai që e ka kapluar shejtani: Allahu i Lartësuar thotë: "Ata që e hanë kamatën (ditën e gjykimit), nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (kjo ndodh kështu) ngase thanë: "Tregtia është njësoj sikurse edhe kamata"! E Allahu e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën." (Bekare, 275).

2. Asgjësimi dhe zhdukja e pasurisë: Allahu i Lartësuar thotë: "Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar" (Bekare, 276). Nënkupton zhdukjen dhe çrrënjosjen e pasurisë, apo largimin e bereqetit, mos përmbushjen e kënaqësisë dhe mos arritjen e dobisë nga ajo pasuri që fitohet me kamatë(16).

3. Shpallje luftë Allahut: Allahu i Lartësuar thotë: "E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), ta dini se do të jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni." (Bekare, 279).

4. Mosbesim (kufri): Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata." (Bekare, 278).

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar.” (Bekare, 276).

Fjala “Kef-far, mohues”, e cila ka ardhur në fund të këtij ajeti do të thotë mohues i Islamit, nëse thotë se kamata është e lejuar dhe “Ethim, mëkatar”, nëse e ha dhe punon me kamatë(17).

5. Përhershmëria në zjarr të xhehenemit: Allahu i Lartësuar thotë: “E kujtdo që i vjen këshilla nga Zoti i tij e shmanget prej kamatës, malli i tij, i fituar më parë (para ndalimit të kamatës), është i tij dhe çështja për këtë i takon Allahut. E, kushdo që i kthehet (punës me kamatë, pas ndalimit) ai do të jetë banues i zjarrit, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë.” (Bekare, 275).

Këto ajete të sures Bekare që u përmendën ishin vetëm disa prej ajeteve që aludojnë për ndalimin kamatës dhe se sa mëkat i madh është kjo vepër. Kemi edhe ajete tjera që vërtetojnë këtë gjë, por do të mjaftohemi me kaq.

B. Ndalimi i Kamatës në hadithe pejgamberike:

Sa i përket thënieve të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, të cilat flasin rreth kamatës janë të shumta dhe mund të ndahen në dy lloje:

a) Hadithe që flasin për ndalimin, dëmin dhe rrezikun e kamatës dhe njeriut i cili merret me të.

b) Hadithe që tregojnë disa forma konkrete të shitblerjeve dhe akteve të cilat përmbajnë kamatë dhe janë të ndaluara.

Ne do të përmendim vetëm disa thënie që tregojnë dëmin dhe ndalimin e kamatës:

1. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të, ka mallkuar atë që e ha kamatën, ai që ushqen kamatën (e jep atë), ai që e evidencon atë si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Të gjithë këta janë të barabartë” (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Të argumentuarit e hadithit për ndalimin e kamatës është shumë i qartë, sepse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk mallkon për një vepër, e cila nuk është e ndaluar dhe nuk sjell mëkat. Gjithashtu ky hadith, siç shihet, i përfshin të gjitha palët në mallkim, edhe atë që e jep po edhe atë që e merr, edhe atë që e shkruan edhe atë që dëshmon për këtë kontratë.

2. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese). Shokët e tij i thanë: O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate? (Ai) Tha: ”Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).

3. Semure b. Xhundub transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kam parë natën e (Miraxhit) dy melekë. Erdhën dhe më nxorën në tokën e shenjtë. Pastaj u nisëm dhe arritëm te një lum prej gjaku. Në këtë (lum) qëndronte një njeri. Ai qëndronte në mes të lumit, e në (breg të lumit) qëndronte një tjetër, përpara të cilit gjendeshin gurë. Sa herë që njeriu në mes të lumit rrihte të dilte, tjetri (nga bregu i lumit) e gjuante me gurë në gojë dhe e kthente në vendin ku qëndronte. Kështu vepronte sa herë që rrihte të dilte, e gjuante me gurë në gojë dhe njeriu kthehej përsëri aty ku qëndronte. Pyeta: Kush është ky? (Meleku) M’u përgjigj: Ai që gjendet në mes të lumit është njeriu që ka ngrënë kamatën”. (Shënon Buhariu).

4. Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kamata është shtatëdhjetë lloje mëkatesh, më e lehta është sikur njeriu të martohet me nënën e vet(18).” (Shënon Ibn Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë).

5 - Ibën Mes’udi transmeton prej të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, se ka thënë: “اdonjëri që merr kamatë shumë, në fund përsëri pasuria do t’i pakësohet(19)”.

C. Ndalimi i kamatës me konsensus (Ixhma) të myslimanëve:

Me konsensus (Ixhma) nënkuptojmë unitetin e dijetarëve islamë (muxhtehidëve) për një dispozite sheriatike rreth një çështje të caktuar(20). Ixhmai është argument i fuqishëm legjitim për të vërtetuar dispozitat e jurisprudencës Islame.

Duke u mbështetur në këtë, theksojmë se në ndalimin e kamatës kemi ixhma te myslimanët. Këtë konsensus e përcjellin një numër i dijetarëve dhe ata theksojnë se, edhe pse kemi disa mospajtime të thjeshta rreth disa formave të caktuara të kamatës në përgjithësi në këtë ka unanimitet (ixhma) të dijetarët e metit(21). Për këtë vërtetohet nga myslimanët e parë, shokët e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se u tërhiqnin vërejtjen njerëzve që merreshin me tregti të mos e bënin këtë para se të mësonin gjërat thelbësore që kanë të bëjnë me tregtinë. Kjo ishte me qëllim që të mbroheshin nga tregtitë e ndaluara (haram) dhe syresh që përmbajnë kamatë. Prandaj vërtetohet se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: "Mos të tregtoj në tregun tonë ai i cili nuk ka mësuar (rregullat e tregtisë), përndryshe ai do ta ngrejë kamatën (duke mos ditur)"(22).

 

(1) Shih: "Mexheletul Buhuthel Islamije", vëll. 31, f. 123, punimi shkencor me titull: "Talik Anit-Tefrik Bejnel-Faide el-Benkije Ver-Riba", dr. Salih Elhusejin

(2) Shih temën:”Tarih Tahrimir Riba fil Alem”; gjithashtu shih: “Nahve Fehm Nidham Bunuk el-Islamije” Xhemaludin Atije.

(3) Shih temën “Civilizacija i Kultura” cila gjendet ne internet; gjithashtu citatet e këtilla të marrura nga Talmudi janë të përhapura në shumë gjuhë, neper forume.

(4) Shih “Bibla”, psalmi 15:5 dhe në disa vende tjera; gjithashtu shih temën: “Eliktisadul Muasir Bidun Riba”, dr, Salah Sultan;

(5) Shih temën: “Uvod u Finansijsko Trzhishte”, dr. Dejan Sokic, fakulteti ekonomik, Beograd; gjithashtu shih “Nahue Fehm Nidham Bunuk el-Islamije” Xhemaludin Atije.

(6) “Err-rriba Fi Nedheril Kanunel- Islami”, Muhamed Abdullah Draz, f.376.

(7) Edhe pse thuhet se ka qenë anëtarë në lozhën masoniste.

(8) Për më gjerësisht rreth kësaj shfaqje shih:

http://en.wikipedia.org/wiki/The_Merchant_of_Venice

(9) Shih: "Mexheletul Buhuthil Islamije", vëll. 31, f. 123, punimi shkencor me titull: "Talik Anit-Tefrik Bejnel-Faide el-Benkije Ver-Riba", dr. Salih Elhusajjin.

(10) "El Bahrur-raik", vëll.6, f.135; “Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.183.

(11) "El Muamelatel Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli, f.240.

(12) El Muamelatel Malijel Muasire", dr. Vehbe Zuhejli, f.240.

(13) Më gjerësisht shih “Hashijetur Reudil Murbi”, Abdurrahman Nexhdi Hanbeli, vëll.4, f.493.

(14) "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.183.

(15) Shih "El Mebsut" Es-Serhasi, vëll.12, f.109; "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.184.

(16) "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.184.

(17) "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.184.

(18) Shënon Ibën Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë.

(19) Shënon Ibën Maxheh dhe hadithi cilësohet i saktë.

(20) Ixhmai ka disa definicione dhe ne në këtë vend nuk kemi për qëllim trajtimin e kësaj çështjeje, prandaj kemi përmendur shkurt çfarë kuptojmë më ixhma duke mos i përmendur brenda në definicion të gjitha kushtet të cilat duhet të plotësohen që një gjë të konsiderohet Ixhma.

(21) "Esh-sherhul Mumti Ala Zadil Mustakni”, Muhamed Ibën Uthejmin, vëll.8, f. 387; “Hashijetu Raudi Murbi”, Abdurrahman Nexhdi, vëll.4, f. 490 dhe të tjerë.

(22) Tefsir Kurtubi, vëll.3, f.352; "Fikhul Muamelat el-Malije el-Mukarin", dr. Alaudin Zateri, f.185.

(23) Shiko “Xhamiul-Ahkamil-Kur’an” të Kurtubiut 10/ 303.

(24) Shiko “Tefsirul-Kur’anil-Adhim” 1/ 91.

(25) Shënon Tirmidhiu 5/ 253, 3049 he Nesaiu 8/ 286, 5540.

(26) Shënon Muslimi 3/ 1205, 1578.

(27) Shënon Buhariu 4/ 1631, 4216 dhe Muslimi 1/ 374, 525.

 

Shkruan: Alaudin Abazi

Marrë nga revista Albislam nr: 58

Alaudin Abazi,

Përfitimi i njeriut nga mundi i tjetrit

Kush është i mendimit se njeriu nuk mund të përfiton përpos nga vepra e vet, me këtë mendim ai është jashtë koncensusit (Ixhma) dhe ky mendim i tij është i pavlefshëm nga shumë aspekte:

1) njeriu përfiton nga lutja e tjetrit dhe kjo pra është përfitim nga vepra e tjetërkujt.

2) Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, bën shefat (ndërmjetëson) për njerëzit në Mevkif gjatë llogarisë dhe më pastaj për banorët e xhenetit për të hyrë në të.

3) (ndërmjetëson) Për ata që kanë bërë mëkate të mëdha për dalje nga Xhehenemi dhe kjo është përfitim nga mundi i tjetrit.

4) Melaqet bëjnë dua dhe istigfar (luten dhe kërkojnë falje të mëkateve) për ata që janë në tokë dhe kjo është një fitim nga punë e tjetërkujt.

5) Allahu i Lartmadhërishëm do të nxjerr nga xhehenemi me mëshirën e Tij, dikë që nuk ka bërë asnjë të mirë, asnjëherë, dhe kjo është përfitim pa punë të tyren.

6) Fëmijët e besimtarëve hyjnë në xhenet në saje të veprave të prindërve të tyre dhe kjo është përfitimi më i njëmendtë nga puna e tjetërkujt.

7) Në rrëfimin për dy djelmoshat jetimë, Allahu i Lartmadhërishëm thotë: "dhe ishte babai i tyre njeri i mirë" (Kehf-82) dhe këta dy përfituan nga mirësia e babait të tyre dhe jo nga mundi i vet atyre.

8) I vdekuri përfiton nga sadakaja dhe lirimi i robërit për të, gjë që është vërtetuar me tekst nga suneti dhe me konsensus (ixhma), dhe kjo gjë është punë e tjetërkujt.

9) Me tekst nga suneti, obligimi për haxhillëk bie nga i vdekuri, nëse atë haxhillëk ia kryen pasardhësi dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.

10) Me tekst nga suneti, obligimi për haxhillëk apo agjërim të zotuar (të bërë nezr) bie nga i vdekuri, nëse atë haxhillëk apo agjërim e kryen dikush tjetër dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.

11) Pejgamberi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, abstenoi t'ia falë namazin i xhenazes borxhliut, derisa atë borxh nuk e pagoi Ebu Katade. Po ashtu Ali ibën Talibi ia pagoi borxhin një personit tjetër (Buhari nr. 2289 dhe nr. 2295) dhe përfituan nga duaja e pejgamberit, dhe kjo ishte nga puna e tjetërkujt.

12) Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha për njërin që falej vet: "a nuk ka kush të bën një sadaka ndaj këtij e të falet me të?" (Ahmed, Darimi dhe Ebu Davud). Dhe ky njeri fitoi vlerën e namazit me xhemat me veprimin e tjetrit.

13) Njeriut i lahen borxhet që ka ndaj krijesave nëse dikush i lan borxhet për te, dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.

14) Ai që ka mbi vete dëme ose kërkesa, mirëpo personi përkatës ia bën hallall, atëherë ky lirohet nga ato obligime, dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.

15) Fqinji i mirë bën dobi, i gjallë dhe i vdekur sikur që ceket në transmetim dhe kjo është përfitim nga puna e tjetrit.

16) Ai që ulet me njerëzit që përkujtojnë Allahun, do të mëshirohet në krah të tyre edhe kur nuk është prej tyre, madje edhe nëse nuk është ulur me ta për këtë por për ndonjë nevojë të tijën tjetër, kurse veprat janë sipas qëllimit, e ai pra, ka përfituar nga vepra e tjetërkujt.

17) Namazi dhe duaja në namaz të xhenazes është përfitim i të vdekurit nga lutja e të gjallëve për te dhe kjo është vepër e tjetrit.

18) Falja e xhumasë bëhet vetëm me arritjen e numrit të xhematit dhe po kështu vlera e xhematit me numrin e shumtë dhe kjo është përfitim nga njëri tjetri.

19) Allahu i Lartmadhërishëm i ka thënë Pejgamberit të vet, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te: "…Allahu nuk i ndëshkon deri sa ti je në mesin e tyre…" (Enfal 33), dhe thotë i Lartmahdërishmi: "…dhe po të mos ishin ata burra besimtarë dhe ato gra besimtare…" (Fet'h 25), dhe thotë i Lartmadhërishmi: "..dhe po të mos i mbronte Allahu njerëzit, njëri me tjetrin…" (Bekare 251, Haxh 40). Allahu i Lartmadhërishëm ka ngritë ndëshkimin nga disa njerëz shkaku i disa tjerëve dhe kjo gjë është përfitim nga vepra e tjetërkujt.

20) Sadakatul fitri obligohet edhe për të vegjlit dhe tjerët që i mban njeriu dhe ata përfitojnë nga kjo ndonëse nuk kanë dhënë mund për këtë gjë.

21) Zekati është i obliguar për pasurinë e fëmijës dhe në pasurinë e të çmendurit dhe kanë sevap nga kjo gjë kurse për këtë gjë nuk kanë vepruar.

Dhe kushdo që thellohet në dije do gjeje nga përftimi i njeriut edhe nga ajo të cilën nuk e ka vepruar vet, gjëra të panumërta, e si lejohet që të komentohet ajeti fisnik me të kundërtën e asaj që tregon qartë Kurani, Suneti dhe ixhmaja e umetit?

 

Shejhul islam Ibën Tejmijje

Marrë nga: Xhamiul mesail fq. 206

 

Përktheu: R.R.

www.albislami.com

ALLAHU I LARTËMADHËRUAR

 

Dije se vërtetë të njohurit e Allahut xhel-le shanuhu, besimi në Të, adhurimi ndaj Tij dhe vërtetimi i gjithë asaj që vjen nga Ai është nga gjërat më të rëndësishme me të cilën obligohet muslimani që ta mësojë, ta njeh dhe kuptojë.
E ai, i cili nuk e njohu Allahun, Krijuesin, Sunduesin dhe Udhëheqësin e tij, ai vërtetë ka jetuar në jetën e kësaj bote si shtazë: han dhe pinë, fle dhe zgjohet, e kështu me radhë derisa të përfundojë jeta e tij në këtë gjendje, e ai nuk e di as për çka është krijuar dhe si ka jetuar.
Allahu i Lartësuar thotë: " ... e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri." (Muhammed, 12).
E kështu ata do të bëjnë çrregullime në tokë, do të bëjnë keq me punët e tyre, ngase ata nuk i njohin punët e mira dhe nuk dinë se cilat janë punët e këqija, nuk dinë se çka e hidhëron Allahun dhe nuk mendojnë për atë që e bënë Atë të kënaqur.

Do të thotë asnjë njeri nuk mund t’i njeh rrugët e mira për t’i shërbyer ndonjë sendi vetëm se me udhëzimin e atij që është më i ditur se ai, e si mundet pra njeriu në jetën e kësaj bote që ta luajë rolin e tij të kërkuar duke mos i përfillur urdhrat dhe obligimet e Allahut të Madhëruar, e Ai është Krijues i njeriut dhe Krijues i gjithë botëve. Allahu xhel-le shanuhu thotë: "A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësitë sekreteve, i njeh hollësitë." (Mulk, 14).
Subscribe to this RSS feed
Back to top