Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

RREGULLAT E SHOQËRIMIT

Rregullat_e_shoqerimit

RREGULLAT E SHOQËRIMIT

Nga më të rëndësishmet janë:

1. Sjellja e mirë me vëllezërit dhe moshatarët, ngase vëllazëria është gjëja më e çmueshme për njeriun.

2. Muslimani duhet t’i përmirësojë të metat që sheh te shokët e tij, por së pari duke u kërkuar falje (nëse keqkuptohet). Të mos bëhet i bezdisshëm duke ua përmendur të metat që kanë prej natyre.

3. T’ua falë mangësitë vëllezërve dhe të mos i qortojë ata.

4. Të mos kundërshtohet me vëllezërit e tij dhe të pajtohet me ta aty ku lejon sheriati.

5. Të mos ketë xhelozi ndaj tyre për begatitë që Allahu xh.sh. u ka dhuruar, siç janë p.sh. pasuria a dituria. Xhelozia është një prej shtyllave të mosbesimit, ndërsa pasojat e saj janë shkatërruese. Për muslimanin është më mirë që gjithmonë të jetë i gëzuar për të mirat që kanë vëllezërit e tij.

6. Të mos i bëjë rezistencë vëllait të tij në ato çështje prej të cilave pasojnë vetëm dëme të mëdha.

7. Të ketë gjithmonë turp para tyre.

8. Të jetë përherë i drejtë me ta dhe i çiltër (i pastër) në dashurinë ndaj tyre.

9. Të jetë fytyrëçelur e jo i mërrolur kur t’i takojë ata, të jetë gojëmbël, zemërgjerë, dorëlirë dhe i qetë edhe kur pranon prej tyre fjalë të rënda.

10. Të shoqërohet sa më shumë me shokët e tij më të dijshëm ose më të mençur, më të urtë, më të devotshëm ose më të matur.

11. T’u japë këshilla kur kanë nevojë dhe t’i pranojë këshillat e tyre kur e këshillojnë.

12. Të mos zihet dhe të mos polemizojë shumë me shokët, sepse dashuria shndërrohet në urrejtje.

13. Të mos e ofendojë asnjërin prej tyre dhe të mos e shpërfillë, edhe nëse është i paditur.

14. Ta shtojë dashurinë ndaj tyre duke u dhënë selam, duke i mirëpritur në shtëpinë e tij dhe duke i thirrur me ato cilësi që janë më të dashura për ta.

15. T’i përcjellë fjalët e tyre ose t’i kuptojë në formën më të bukur dhe qëllimin më të mirë.

16. Ta mënjanojë zilinë dhe të jetë zemërgjerë me ta dhe t’ua falë gabimet ndaj tij.

17. Të jetë serioz me ta e të mos bëjë shaka vend e pa vend, sepse në atë mënyrë humb burrërinë.

18. Të mos u besojë fjalëve të përgojuesve dhe mbartësve të thashethemeve kur fyejnë vëllezërit e tij.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

 

 


RREGULLAT E SJELLJES NË XHAMI

Rregullat_e_sjelljes_ne_xhami

RREGULLAT E SJELLJES NË XHAMI

1. Pastrimi i xhamisë nga ndytësirat, sipas hadithit: “Pështyrja në xhami është mëkat, e shlyerja e tij është të pastrohet ai vend.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

2. Mbrojtja e xhamisë nga erërat e këqija, qofshin edhe prej gojës së atyre që falen, sipas hadithit: Kush ha prej kësaj bime (hudhrës), assesi të mos u afrohet xhamive tona.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

3. Të mos lejohet shitblerja brenda xhamisë (në të gjitha sipërfaqet ku bëhet falja), ngase Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar një gjë të tillë.

4. Të mos ngrihet zëri në xhami, sipas fjalëve të Omerit r.a. “Sikur të kishit qenë ju dy banorë të qytetit, do t’ju kisha rrahur. Si guxoni ta ngrini zërin tuaj në xhaminë e Pejgamberit alejhi selam?!” (Fjala është për dy beduinë që hynë në xhaminë e Resulull-llahut alejhi selam dhe flitnin me zë të lartë.) Transmeton Buhariu.

5. Muslimani duhet të falë dy rekate namaz kur të hyjë në xhami, sipas hadithit: “Kur të hyni në xhami, mos të uleni pa i falur dy rekate.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

6. Të mos dalë nga xhamia (nëse ndodhet aty), nëse fillon të thirret ezani për namaz, sipas hadithit të Ebi Shashaut, i cili ka thënë: “Ishim ulur pranë Ebu Hurejrës r.a. në xhami. Ndërkohë thirri ezani e njëri prej njerëzve u nis të dalë nga xhamia. Atë e përcolli Ebu Hurejra me shikimin e tij derisa doli nga xhamia dhe tha: “Ta dini se ky e kundërshtoi Ebal Kasimin (Muhammedin alejhi selam).” (Transmeton Muslimi)

7. Të bëjë dua kur të shkojë për t’u falur në xhami. Nga Ibni Ab-basi r. anhuma, e ai nga Resulull-llahu alejhi selam, erdhi ky hadith: ALLAHUME XH’AL FI KALBI NUREN VE FI LISANI NUREN VEXH’AL FI SEM’I NUREN VEXH’AL FI BESARI NUREN VEXH’AL MIN HALFI NUREN VE MIN EMAMI NUREN VEXH’AL MIN FEUKI NUREN VE MIN TAHTI NURA. (O Allahu im, bë që zemra ime të ketë nur, gjuha ime të ketë nur, veshi im të ketë nur, syri im të ketë nur, bë që prapa meje të ketë nur, para meje të ketë nur, mbi meje të ketë nur dhe nën meje të ketë nur.) Transmeton Muslimi.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

RREGULLAT NË DITËN E XHUMA

Rregullat_ne_diten_e_xhuma

RREGULLAT NË DITËN E XHUMA

1. Muslimani duhet të bëjë dua dhe të kërkojë falje tek Allahu i Lartësuar sa më tepër, pasi në ditën e xhuma është një moment kur Allahu i pranon lutjet dhe pendimet.

2. Të dërgojë selam dhe salavate për Pejgamberin alejhi selam sa më tepër.

3. Të pastrohet, të parfumoset dhe të veshë rrobat më të mira.

4. Të lexojë suren El-Kehf, sipas hadithit: “Atij që lexon suren El-Kehf në ditën e xhuma, do t’i ndriçohet me nur (dritë) çdo vepër që ka bërë mes dy xhumave.” (Transmetojnë Nesaiu dhe Hakimi)

5. Të shkojë sa më herët në xhami për të qenë i pranishëm në faljen e xhumasë.

6. Pasi ta falë farzin e xhumasë, le t’i falë katër rekate sunet të xhumasë. Sipas hadithit “Kur të falni (farzin) pas xhumasë, falni katër rekate (sunet të xhumasë).” (Transmeton Muslimi)

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

RREGULLAT E SADAKASË (LËMOSHËS)

Sadakaja-lemosha

RREGULLAT E SADAKASË (LËMOSHËS)

1. Me dhënien e sadakasë muslimani të ketë për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

2. Të japë sadaka prej pasurisë (mallit) më të dashur dhe më të mirë, sipas hadithit: “Kush jep sadaka së paku edhe një hurmë që ka fituar nga hallalli - se Allahu nuk pranon përveç të pastërtës (të mirën) - atë Allahu e pranon me të djathtën, pastaj e rrit, siç e rritni mazën tuaj, derisa të bëhet (hurma e dhënë sadaka) sa një kodër.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

3. Ta fshehë atë që e jep sadaka (më mirë të mos e publikojë atë), sipas hadithit: “Shtatë grupe Allahu do t’i vendosë nën hijen e Arshit të Vet... e në ato shtatë grupe është edhe grupi i atyre që ndajnë sadaka (lëmoshë) duke thënë... dhe një njeri që ka dhënë sadaka dhe e ka fshehur këtë derisa dora e tij e majtë nuk ka ditur se ç’ka dhënë dora e djathtë.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

4. T’ua shpërndajë sadakanë të afërmve të tij dhe atyre që kanë nevojë për të.

5. Të zgjedhë kohën më të përshtatshme për dhënien e sadakasë, në të cilën Allahu e dyfishon shpërblimin e punëve të mira, siç është muaji i agjërimit.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

RREGULLAT E DURIMIT

Rregullat_e_Durimit

RREGULLAT E DURIMIT

1. Muslimani duhet të jetë gjithmonë durimtar kur t’i ndodhë ndonjë e papritur, sipas hadithit: “Durimi i vërtetë është ai që shfaqet në rastin e parë të papritur (të ndonjë fatkeqësie).” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

2. Përmendja e Allahut të Madhëruar, dorëzimi dhe përulësia ndaj Tij. Thotë Allahu xh.sh.: “Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme, thonë: “Ne jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi.” (El-Bekare 156)

3. Të bëjë durim kur ta godasë diçka e padëshirueshme dhe ta pranojë këtë si një vendim të Allahut xh.sh., sipas hadithit të Pejgamberit a.s., i cili përcjell Fjalën e Allahut xh.sh.: “Nuk do të ketë dënim për atë besimtar që, kur t’ia marr ndonjë të dashur (qoftë njeri a gjësend) të dynjasë, bën durim për të fituar xhennetin.” (Transmeton Buhariu) Është mirë ta përkujtojë hadithin e Pejgamberit a.s.: “Është çudi me jetën (çështjen) e besimtarit, e tërë jeta e tij është hajr (mirësi), e atë cilësi nuk e ka kush përveç besimtarit: nëse e qëllon ndonjë e mirë, ai falënderon (Allahun xh.sh.) dhe kjo është hajr për të, e nëse e qëllon ndonjë e keqe, duron (për Allahun xh.sh.), dhe kjo është hajr për të.” (Transmeton Buhariu)

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

RREGULLAT E HYRJES NË SHTËPI

Hyrja_ne_shtepi

RREGULLAT E HYRJES NË SHTËPI

1. Kur të hyjë në shtëpi, muslimani duhet të thotë: BISMIL-LAHI VELEXHNA VE BISMIL-LAHI HAREXHNA VE ALA RABINA TEVEK-KELNA (Në emër të Allahut po hyjmë dhe në emër të Allahut dolëm, e në Zotin tonë po mbështetemi.) Transmeton Ebu Davudi me sened sahih.

2. Ta përshëndesë me selam familjen e tij.

3. Para se të ulet për të pushuar, le t’i lajë dhëmbët me misvak (a brushë).

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi


RREGULLAT E AGJËRIMIT

Rregullat_e_agjerimit

RREGULLAT E AGJËRIMIT

1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë jam agjërues.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

2. Të ngrihet për të ngrënë syfyr (ushqimi që hahet para agimit), çkadoqoftë, bile edhe një gotë ujë, duke u bazuar në hadithin: “Bëni syfyr, se në syfyr ka bereqet.” (Transmeton Ibni Habani në sahihun e tij)

3. Të bëjë iftar me hurma, sipas hadithit: “Kur të bëni iftar, bëni iftar me hurma, se ajo është bereqet, e nëse nuk mund të gjeni hurma, atëherë pini ujë, se ai është pastrim.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

4. Të shpejtojë me iftarin menjëherë sa të perëndojë dielli (akshami), sipas hadithit: “Njerëzit do të jenë në hajr (mirësi) derisa të shpejtojnë me iftarin.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

5. Të bëjë dua (lutje) në iftar me atë që ka bërë dua Pejgamberi alejhi selam, duke thënë: ALLAHUM-ME LEKE SUMTU VE ALA RIRZKIKE EFTARTU VE ALEJKE TEVEK-KELTU VE BIKE AMENTU DHEHEBEDH-DHAMEU VEBTEL-LETIL-URUK VE THEB-BETEL EXHRU IN SHA ALLAH. JA VASIUL FADLI IGFIR LI. ELHAMDULILAHI LEDHI EAANENI FE SUMTU VE REZEKANI FE EFTARTU. (O Allahu im, për Ty agjërova dhe prej rizkut Tënd (furnizimit Tënd) bëra iftar, te Ty u mbështeta dhe besova. U shua etja dhe u mbushën kodrat (damarët). U vërtetua shpërblimi, nëse dëshiron Allahu. O Ti që ke dhuntinë e gjerë, më fal mua. Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ndihmoi dhe agjërova, më furnizoi e bëra iftar.) Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu.

6. Të lexojë dhe studiojë Kur’anin e Ndershëm, kurdo që t’i jepet rasti, qoftë ditën a natën.

7. T’u shpërndajë dhe t’u japë sa më tepër sadaka farefisit, fukarave, të mjerëve, siç e kishte zakon Pejgamberi alejhi selam. Ai ishte njeriu më i përpiktë për të bërë punë të mira. E në muajin e Ramazanit ishte edhe më bujar se ditëve të tjera, ishte edhe më bujar se era e dërguar.

8. Të jetë i qëndrueshëm, i rregullt në namazin e taravisë për çdo natë të ndershme, duke u bazuar në hadithin: Kush e agjëron Ramazanin me iman të plotë dhe duke iu përmbajtur rregullave të tij, atij do t’i falen gabimet e bëra.” (Transmetojnë gjashtë shënues të haditheve)

9. Të qëndrojë në xhami dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, në ato xhami ku falet xhumaja. Pejgamberi alejhi selam kishte traditë të qëndronte në xhami dhjetë ditët e fundit të çdo Ramazani, derisa ndërroi jetë, e pas vdekjes së tij këtë traditë e vazhduan gratë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi


RREGULLAT E HAXHIT

Rregullat_e_haxhit

RREGULLAT E HAXHIT

1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit.

2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë.

3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë, duhet të ketë kujdes që të bëjë pjesë një grup në mesin e të cilit ka ndonjë dijetar a nxënës. E nëse edhe këtë nuk arrin ta bëjë, atëherë le të marrë me vete libra që do t’a ndihmojnë për këtë.

4. Ai që do të niset në haxh, para se të niset duhet t’i porosisë familjen dhe shokët e tij që t’ia kenë frikën Allahut dhe t’u përmbahen dispozitave të Tij.

5. T’i regjistrojë porositë e tij (testamentin e tij) dhe ato që ka a që i kanë borxh.

6. Të përpiqet të bëjë një teube të sinqertë (pendim) për mëkatet e tij.

7. T’ua kthejë hakun ose t’u kërkojë falje njerëzve, qoftë për dëme të karakterit fizik, material a moral.

8. Për të bërë haxhin a umren, haxhiu duhet të zgjedhë pasurinë e pastër të fituar nga hallalli, sipas hadithit: “Allahu është i Pastër dhe e pranon vetëm të pastrën.” (Transmeton Muslimi)

9. Me haxhin a umren të ketë qëllim kënaqësinë e Allahut në Ditën e Gjykimit.

10. Kur të hipë në mjetin transportues, qoftë kafshë, automjet ose aeroplan, duhet të thotë Bismil-lah, e pastaj ta falënderojë Allahun dhe të lutet me duanë e udhëtimit, e më pas të bëjë sa më shpesh dua, dhikr, istigfar, ta madhërojë Allahun e të thotë: SUBHANALLAH, ELHAMDULIL-LAH. ALLAHU EKBER dhe LA ILAHE IL-LALLAH.

11. Ta ruajë gjuhën nga thashethemet dhe kotësitë, të mos bëjë shaka shumë dhe të mos luajë, që dëmi të jetë më i madh se dobia.

12. T’u shmanget ofendimeve ndaj bashkudhëtarëve dhe të bëjë përpjekje për këshillimin dhe udhëzimin e tyre në të mira dhe për ndalimin e tyre nga të këqijat, si dhe të përpiqet ta shfrytëzojë kohën maksimalisht.

13. Të kujdeset që të mos i pengojë haxhilerët, posaçërisht gjatë tavafit, sa’jit dhe gjuajtjes së gurëve.

14. T’i plotësojë kushtet e haxhit duke e madhëruar, duke e falënderuar dhe duke iu nënshtruar Zotit të Gjithësisë.

15. Të distancohet nga marrëdhëniet gjinore, grindjet, sharjet dhe nga thyerja e rregullave. E nëse dikush grindet për ta ndihmuar të vërtetën, kjo konsiderohet udhëzim në të mirë, që herë është i detyrueshëm e herë i pëlqyeshëm, sipas nevojave të rastit.

16. Haxhiu duhet të kujdesëe për t’i kryer farzet e Allahut, si namazin me xhemat në kohët e veta. Është e çuditshme që shumica e haxhilerëve e zhvlerësojnë këtë vepër të madhe! Si është e mundur që dikush ta bëjë haxhin e nuk falet, ose përton që të dalë në kohë për t’u falur? Një vepër e tillë nuk i verbon sytë, por verbon zemrat që rrahin në gjoks.

17. Gruaja që niset për haxh është e detyruar të mos udhëtojë vetëm, por me një të afërm (me të cilin e ka të ndaluar të martohet sipas Islamit). Ajo që bëjnë një numër i madh grash, duke shpërfillur kushtin e mahremit (të afërmin), dhe udhëtojnë në haxh dhe umre pa ta, është një mëkat i madh për të cilin duhet një pendim i sinqertë tek Allahu xh.sh.

18. Gratë e kanë për detyrë të mbulohen dhe të mos u shihen pjesët e trupit dhe të përpiqen që obligimet e haxhit t’i kryejnë me nder. Ato duhet ta dinë se takimet me burra dhe përzierja me ta pa kurrfarë nevoje është çështje e ndaluar.

19. Haxhiu e ka për detyrë t’u shmanget fjalëve dhe veprimeve që nuk përputhen me ndërgjegjen e njeriut, siç janë fjalët e disave: “E kam gjuajtur shejtanin”, ose sjelljet e të tjerëve, siç janë hedhja e sandaleve në vend të gurit ose sharja etj. Të gjitha këto janë në kundërshtim me qëllimin e gjuajtjes së gurëve, sepse kjo gjuajtje është në të vërtetë përmendje e Allahut të Madhërishëm.

20. Haxhiu duhet të kujdeset t’u vijë në ndihmë muslimanëve, t’u bëjë mirë dhe t’i udhëzojë kur kanë nevojë.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

Subscribe to this RSS feed
Back to top