- Published in Morali dhe praktika
RREGULLAT E GJUMIT
RREGULLAT E GJUMIT
1. Muslimani të mos e vonojë gjumin e tij pas faljes së namazit të jacisë, vetëm për ndonjë nevojë të madhe, si p.sh. studimi i ndonjë lënde, gostia e ndonjë mysafiri, ose shoqërimi dhe qëndrimi me bashkëshorten. Ebu Berzeja transmeton se Pejgamberi alejhi selam e ka urryer fjetjen para namazit të jacisë dhe bisedimin pas tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
2. Të bjerë të flejë me abdest, sipas hadithit: “Kur do të flesh, merr abdestt siç merr për namaz.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
3. Kur të bjerë të flejë, të shtrihet në anën e tij të djathtë dhe ta mbështjellë po atë anë. E më vonë, s’prish punë nëse kthehet në anën e tij të majtë.
4. Të mos shtrihet në bark gjatë fjetjes, qoftë ditën a natën, duke u bazuar në hadithin: “Vërtet ajo është një shtrirje të cilën e urren Allahu i Lartmadhërishëm.” (Transmeton Ebu Davudi me sened sahih)
5. Të lexojë ajeti Kursijjen, dy ajetet e fundit të sures Bekare, suren Kulhuvell-llahu ehad dhe suret Felek dhe Nas.
6. Së fundi le të lexojë këtë dua: BISMIKELL-LLAHUMME VEDA’TU XHENBI VE BISMIKE ERFAUHU. ALLAHUMME IN EMSEKTE NEFSI FEGFIR LEHA VE IN ERSELTEHA FAHFEDHHA BIMA TAHFEDHU BIHI IBADEKES SALIHIN. ALLAHUMME INNI ESLEMTU NEFSI ILEJK VE FEVVEDTU EMRI ILEJK VE ELXHE’TU DHAHRI ILEJK, ESTAGFIRUKE VE ETUBU ILEJK. AMENTU BI KITABIKEL LEDHI ENZELT, VE BI NEBIJJIKEL-LEDHI ERSELT, FEGFIRLI MA KADDEMTU VE MA AHHART, VE MA ESRERTU VE MA A’LENT, VE MA ENTE A’LEMU BIHI MINNI ENTEL MUKAD-DIMU VE ENTEL MUEHHIR, LAILAHE IL-LA ENT, RABBI KINI ADHABEKE JEVME TEB’ATHU IBADEK. (Në emrin Tënd, o Allahu im, shtrihem dhe në emrin Tënd ngrihem. O Allah, nëse e merr shpirtin tim, fale atë, e nëse e kthen, mbroje me atë me çka i mbron robërit e tu të mirë. O Allah, unë shpirtin tim ta kam dorëzuar Ty, çështjen time ta kam lënë Ty, trupin tim e kam strehuar te Ti, Ty të kërkoj falje dhe pendohem te Ti, i besoj Librit Tënd, të cilin e ke zbritur Ti, Pejgamberit Tënd, të cilin e ke dërguar Ti, m’i fal mua mëkatet që kam bërë dhe që do t’i bëj; ato që i kam bërë fshehurazi dhe ato që i kam bërë haptazi dhe ato që i di Ti më mirë se unë. Ti je i përhershëm pa fillim dhe i përhershëm pa mbarim. Nuk ka zot tjetër përveç Teje. O Allah, më ruaj nga dënimi Yt ditën kur do t’i ringjallësh robërit e Tu.) Transmetojnë Ebu Davudi e të tjerët me sened sahih.
7. Nëse njeriu lëviz gjatë natës, është mirë të thotë: LA ILAHE IL-LALLAHUL VAHIDUL KAHHAR, RABBIS-SEMAVATI VEL ERDI VE MA BEJNEHUMA AZIZUL GAFFAR. (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, të Vetmit, Fuqiplotë. Zot i qiejve dhe i Tokës dhe i gjithë asaj që gjendet mes tyre. Ai është i fuqishëm dhe falës.) E shënoi Hakimi dhe e bëri autentik. Me të u pajtua Dhehebiu.
8. Nëse gjatë natës trembet, trishtohet ose e kap ndonjë tmerr i madh, preferohet të thotë këtë dua: EUDHU BI KELIMATIL-LAHIT-TAMMATI MIN GADABIHI VE IKABIHI VE SHERR-RRI IBADIHI, VE MIN HEMEZATISH-SHEJATIN, VE EN JAHDURUN. (Kërkoj mbrojtje (strehim) me Fjalët e plota të Allahut, të më ruajë nga hidhërimi dhe dënimi i Tij, nga sherri i robërve të Tij dhe nga pështjellimet (hutitë) e shejtanit, dhe të më ruajë nga shoqërimi i tyre.) Transmeton Ebu Davudi. Hadithi është i vërtetë.
9. Të mbulohet me jorganin (mbulojën) e vet kur të flejë, sipas hadithit: “Kur shkoni të flini, merreni mbulojën dhe mbështilleni me të trupin. Pastaj përmendeni Allahun (thoni bismil-lahin), sepse nuk e dini se ç’mund të ngjajë gjatë fjetjes.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)
10. Kur të zgjohet dhe para se të ngrihet nga shtrati, le të thotë: ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AHJANA BA’DEMA EMATENA VE ILEJHIN-NUSHUR. (Falënderimi i qoftë Allahut i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur dhe tek Ai është rikthimi.) Transmeton Buhariu.
11. Të pastrojë zemrën e tij nga çdo urrejtje që ka ndaj çdo muslimani dhe ta përgatisë vetveten për çdo fatkeqësi që mund t’i ndodhë nga njerëzit.
12. T’i bëjë një llogari vetes dhe t’i shqyrtojë veprat dhe fjalët e kaluara.
13. Të nxitojë për t’u penduar nga çdo mëkat dhe të kërkojë falje nga mëkatet e veprave që të bëra gjatë ditës.
9. Kur të shohim ëndërr
1. Kur ëndërrojmë diçka që kemi dëshiruar duhet ta falënderojmë Allahun dhe të mos ia rrëfejmë ëndrrën askujt, përveç atij që e duam.
2. E, kur të ëndërrojmë diçka që urrejmë, duhet të kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga sherri i saj dhe të pështyjmë (pa pështymë) nga e majta tri herë. Pastaj të themi “Eudhubil-lahi minesh shejtanirr rraxhim” tri herë dhe ta ndërrojmë anën nga kemi qenë të kthyer. Atë ëndërr s’bën t’ia tregojmë askujt. Pastaj është mirë të ngrihemi dhe të falim namaz, nëse është e mundshme. Ngase është më mirë dhe më e sigurtë.
Abdul-Hamid Suhejbani
Përktheu: Ferid Selimi