Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES‑SEHMIJ2

abdullah ibnu hudhafe es sehmij

ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES‑SEHMIJ

“Çdo musliman ka të drejtë ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hudhafes dhe unë i pari e bëj këtë.”

Omer ibnul Hattabi

Heroi i tregimit tonë është një njeri nga sahabët, i cili quhet ABDULLAH IBNU HUDHAFE ES‑SEHMIJ.

Historia ka mundësi të kalojë para këtij njeriu ashtu sikurse kaloi pa­ra miliona arabëve para tij pa i përmendur fare.

Mirëpo, Islami madhështor ia bëri të mundur Abdullah ibnu Hu­dha­fes të takohet me dy sundim­tarët e botës së asaj kohe: Kisranë e persianëve dhe Cezarin, perandorin e romakë-ve, dhe me secilin prej tyre të ketë nga një ndodhi, të cilat do t’i ruajë kujtesa e kohës dhe do t’i rrëfejë historia.

*  *  *

Ngjarja e tij me Kisranë e persianëve ndodhi në vitin e gjashtë të hixhretit, kur Pejgamberi a.s. vendosi t’i dërgojë disa prej saha­bëve të vet me mesazhe mbretërve dhe perandorëve të huaj, me anë të të cilëve i ftoi në fenë islame.

Muhammedi a.s. ishte i vetëdijshëm për rrezikun që mbarte në ve­te ky mision.

Emisarët e tij do të shkonin në vende të largëta, të cilat nuk ki­shin pasur rast t’i vizitonin më parë. Ata nuk kishin njohuri për gju­hët e atyre popujve e as nuk ua dinin temperamentin mbretërve të tyre.

Pastaj, do t’i ftonin ata mbretër të braktisnin fetë e tyre dhe të hiqnin dorë nga pozitat dhe pushteti që mbanin dhe të hynin në fenë e një populli, i cili deri dje ishte i nënshtruar prej tyre.

Vërtet ky ishte një udhëtim i rrezikshëm. Ai i cili merrte guximin të nisej në atë rrugë, ishte i humbur, ndërsa ai që kishte fat të kthehej prej saj, ishte i lindur për së dyti.

Prandaj Pejgamberi a.s. i tuboi shokët e vet dhe u foli atyre. Pa­si falënderon Allahun xh.sh., siç e kishte zakon, iu drejtua sahabëve të vet me këto fjalë:

- Unë dëshiroj t’i dërgoj disa prej jush te mbretërit e huaj, pran­daj mos polemizoni me mua ashtu si polemizuan të bijtë e Izraelit rreth Isait, të birit të Mejremes.

Sahabët iu përgjigjën:

- O Pejgamber i Allahut, ne jemi në gjendje të kryejmë çdo ur­dhër tëndin, dërgona kudo që dëshiron ti!

*  *  *

Pejgambari a.s. i dërgoi gjashtë prej sahabëve t’i mbartin mesa­zhet e tij te mbretërit arabë dhe ata joarabë. Në mesin e tyre ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es‑She-mija. Ishte emisar i Pejgamberit a.s., që mbarte mesazhin e tij te Kisra i Persisë.

*  *  *

Menjëherë pas udhëzimeve të marra nga Pejgamberi a.s., Ab­du­llah ibnu Hudhafe e përgatiti devenë e tij. U përshëndet me bashkë­shorten dhe fëmijët dhe u nis në misionin e tij të shenjtë, duke ka­luar nëpër male të larta dhe rrafshina, i vetmuar, nuk kishte me vete askë, përveç Allahut xh.sh. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm, arriti në kryeqendrën e Persisë, në pallatin e peran­dorit. Kërkoi leje për të hyrë te perandori dhe u tregoi ndihmësve të tij për mesazhin, që kishte me vete.

Kur Kisra mori vesh për këtë, u vesh me stolitë më të bukura pe­randorake dhe e ftoi parinë dhe njerëzit më me autoritet të ma­rrin pjesë në mexhlisin e tij. Ata iu përgjigjen ftesës. Pas­taj urdhëroi që t’i lejohet Abdullah ibnu Hudhafes të hyjë në pallatin e tij.

Abdullahu hyri te Perandori i persianëve i veshur me xhelabijen[1] e tij të hollë dhe me shallin e tij të bardhë prej materiali të vrazh­dë, në të cilin dukej modestia arabe.

Megjithatë, ai ishte kryelartë, i vendosur. Në tërë trupin e tij ndiente fuqinë e Islamit dhe në thellësinë e zemrës së tij vlonte kre­naria e imanit (besimit).

Posa e pa se ishte nisur në drejtim të tij, Kisra i dha shenjë një­rit prej njerëzve të tij që t’ia merrte mesazhin prej dorës, por Abdullahu i tha:

- Jo! Mua më ka urdhëruar i Dërguari i Allahut që këtë mesazh ta dorëzoj ty, personalisht në dorë, dhe unë nuk mund ta shke­l urdhrin e të Dërguarit të Allahut.

Atëherë, Kisra iu drejtua njerëzve të tij:

- Lëreni të afrohet pranë meje! 

Abdullahu iu afrua Kisrasë dhe ia dorëzoi mesazhin e Pejgambe­rit a.s. me dorën e vet.

Kisra dha urdhër që të vijë një çatip arab prej banorëve të Hi­res.[2] Për një çast hyri çatipi, e Kisra e urdhëroi ta hapë mesazhin para tij dhe t’ia lexojë atij, në të cilin, përveç të tjerash, shkruante:

“Me emrin e Allahut, të Mëshiruesit e Mirë­bërësit.

Prej Muhammedit, të Dërguarit të Allahut, deri te Kisra, të ma­dhit të Persisë. Paqja qoftë mbi atë që i përmbahet udhëzimit...!”

Posa dëgjoi vetëm këtë pjesë të mesazhit në zemrën e Kisrës gu­foi hidhërimi si zjarri. Fytyra e tij u skuq e u bë all dhe i gufuan da­ma­rët për arsye se Pejgamberi a.s. kishte filluar mesazhin me em­rin e vet. E tërhoqi mesazhin prej dorës së çatipit të vet dhe nisi ta shqyejë, pa e ditur fare se ç’përmbajtje kishte në vazhdim, e në ndërkohë nisi edhe të bërtasë:

- Mua të më shkruajë  kështu, e ai është robi im?!!

Pastaj dha urdhër që Abdullah ibnu Hudhafe të nxirret prej mexhlisit të tij dhe ashtu u veprua.

 

*  *  *

Abdullahu doli prej mexhlisit të Kisras dhe nuk dinte se çka do të bënte Allahu me të.

A do të mbytet apo do të lihet i lirë?

Mirëpo, pasi mendoi një çast, tha:

“Pasha Allahun, le të ndodhë me mua çkadoqoftë, pasi që unë e do­rëzova mesazhin e Pejgamberit a.s.” Nuk vonoi, i hipi devesë dhe u nis. 

Pas një kohe, Kisrasë i kaloi hidhërimi, urdhëroi që të  hyjë tek ai Abdullahu, por ai nuk ishte. E kërkuan në të gjitha anët, por ai kishte humbur pa shenjë, pa gjurmë.

E kërkuan në rrugën që shpiente drejt Gadishullit Arabik, por më kot, ai kishte shkuar.

Kur kishte arritur në Medinë, pas një udhëtimi të mundimshëm, Abdullahu u paraqit te Pejgamberi a.s. dhe i tregoi se çka kishte ndo­dhur me Kisranë dhe shqyerjen e mesazhit. Atëherë Pejgamberi a.s. tha:

- Allahu ia shkatërroftë perandorinë!!!

Ndërkohë, Kisra i shkruajti Badhanit, mëkëmbësit të tij në Jemen: “Dërgoja atij njeriu që është paraqitur në Hixhaz dy njerëz të fuqishëm nga ana jote dhe udhëroji ata të ma sjellin mua.”

Pa humbur kohë, Badhani dërgoi dy njerëz të fuqishëm, nga më të afërtit e tij, te Pejgamberi a.s. dhe me vete ua dha një letër në të cilën kërkonte prej tij të nisej së bashku me ata për t’u takuar me Kisran pa u vonuar.

Në bisedë me ta Badhani kërkoi prej tyre që ta hulumto-jnë çësh­tjen e Pejgamberit a.s. dhe t’i sjellin atij informata më të plota për të.

*  *  *

Ata u nisën dhe pas një kohe arritën në Taif, ku u takuan me disa tregtarë të Kurejshit dhe në bisedë e sipër i pyetën ata edhe për Muhammedin a.s. Ata u përgjigjën se ai gjendet në Jethrib. Treg­tarët e Kurejshit vazhduan rrugën e tyre të gëzuar e të kënaqur dhe filluan t’i përgëzonin kurejshitët me këto fjalë:

- Gëzohuni sepse Kisra do t’i kundërvihet Muhammedit dhe do t’ju kursej prej sherrit të tij!

Ndërkohë të dy njerëzit u drejtuan kah Medina dhe pas një udhëtimi të gjatë arritën atje, e takuan Pejgamberin a.s. dhe ia do­rëzuan letrën e Badhanit duke i thënë:

“Mbreti i mbretërve, Kisra, i shkroi mbretit tonë Badhanit, të dërgojë dikë që të të çojë ty deri tek ai. Ne kemi ardhur që të nisesh me ne; nëse vjen, do t’i flasim Kisrasë për atë që është në të mirën tënde dhe të të kursejë nga keqtrajtimet dhe torturat. Nëse e refuzon këtë, ti e njeh fuqinë dhe vrazhdësinë e tij për të shkatërruar ty dhe popullin tënd.”

Pejgamberi a.s. buzëqeshi dhe u tha atyre:

- Kthehuni sot te devetë tuaja dhe ejani nesër tek unë!

Kur erdhën të nesërmen te Pejgamberi a.s. e pyetën:

- A je përgatitur të udhëtosh me ne për t’u takuar me Kisranë? 

 

 

Pejgamberi a.s. u përgjigj:

- Nuk do ta takoni Kisranë pas sotit. Atë e vrau Allahu. Atë e për­­mbysi prej pushteti i biri Shirevejhi, në këtë natë dhe në këtë muaj.

Ia hodhën një vështrim fytyrës së Pejgamberit a.s. dhe dukeshin shenjat e habisë në fytyrat e tyre, pastaj i thanë:

- A e di se çfarë je duke thënë?! A t’i shkruajmë Badhanit për këtë?!

Pejgamberi a.s. ua ktheu:

- Po. Thojini po ashtu se feja ime do ta mbulojë tërë terri­torin e perandorisë së Kisrasë. Nëse e pranon fenë islame, do të ta jap atë që është nën sundimin tënd dhe do të të bëj sundues të popullit tënd.

Dolën prej Pejgamberit a.s. dhe u nisën të shkojnë te Badhani për ta informuar për tërë atë që kishin parë dhe dëgjuar.

Pasi i dëgjoi Badhani me vëmendje, u tha:

- Nëse ajo që ka thënë është e vërtetë, atëherë ai është Pej­gamber, e nëse jo, atëherë ne do të kemi tjetër qëndrim ndaj tij.

Nuk shkoi shumë kohë dhe Badhanit i arriti letra e Shirevejhit, në të cilën shkruante:

“Ju bëjmë me dije se unë e kam mbytur Kisranë dhe këtë nuk e kam bërë për asgjë tjetër, por vetëm në shenjë hakmarrjeje për po­pu­llin tim. Ai lejoi mbytjen e njerëzve më të ndershëm, e gratë e tyre i merrte robëresha dhe ua konfiskonte pasurinë. Posa të arri­jë letra ime, bindju urdhrit tim, ti dhe të gjithë ata që janë me ty!”

Posa përfundoi Badhani letrën e Shirevejhit, e hodhi në një anë dhe e shpalli pranimin e fesë islame dhe me të e pranuan Islamin të gjithë persianët që ishin në Jemen.

Kjo ishte ngjarja që kishte ndodhur në takimin e Abdullah ibn Hu­dhafes me Kisranë e Persisë.

Cila ishte ngjarja që kishte ndodhur në takimin me Cezarin, të madhin e Romës (Bizantit).

Takimi i tij me Cezarin ndodhi gjatë sundimit të Omer ibnul Hattabit r.a. Ai takim ishte prej ngjarjeve më madhë-shtore në histori.

Në vitin e nëntëmbëdhjetë të hixhretit Omeri r.a. dërgoi një ekspeditë ushtarake për të luftuar kundër romakëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdullah ibnu Hudhafe Es‑Sehmi-ju. Cezari ishte informuar për motivacionin dhe moralin e lartë, me të cilin njiheshin ushtarët muslimanë, si dhe besimin e madh që kishin ata në luftën e tyre në rrugën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Cezari i urdhëroi ushtarët e tij që nëse e zënë rob ndonjë ush­tarë musliman, t’ia sjellin të gjallë. Deshi Allahu xh.sh. që Abdu­llah ibnu Hudhafe të zihet rob dhe të bjerë në duart e romakëve. Ushtarët e dërguan te perandori i tyre dhe i thanë: “Ky është njëri prej sahabëve të parë të Pejgamberit a.s., me duart tona e zumë rob dhe ua sollëm juve.”

*  *  *

Perandori romak e shikoi gjatë Abdullah ibnu Hudhafen e pastaj tha:

- Unë të ofroj ty një gjë.

Abdullahu pyeti:

- Ç’është ajo?!

Perandori iu përgjigj:

- Të ofroj të bëhesh i krishterë. Nëse e pranon këtë, do të lë të lirë dhe do të nderoj me çfarëdo pozite të duash.

Robi (Abdullahu) iu përgjigj me krenari dhe me vendosmëri: - Larg asaj! Vdekja për mua është një mijë herë më e dashur se ajo që më ofron!

Cezari ia ktheu:

- Unë po shoh se je njeri i mençur. Nëse më përgjigjesh në atë që të ofrova, do të jesh pjesëmarrës në konzën time dhe do ta ndajmë së bashku pushtetin tim.

Robi i lidhur me pranga buzëqeshi dhe tha:

- Të betohem në Allahun se, sikur të ma dhuroje tërë pasurinë tënde dhe tërë pasurinë që kanë arabët, me qëllim që ta braktis fenë e Muhammedit a.s., për aq sa vetëm njëherë lëviz syri, nuk do ta bëja kurrë.

Kur e pa kokëfortësinë e tij, Perandori i tha:

- Atëherë do të të mbys.

Abdullahu ia ktheu:

- Bë ç’të duash!

Perandori urdhëroi që të kryqëzohet dhe i tha xhelatit në gju­hën romake:

- Hidheni afër duarve të tij! I ofronte atij të bëhej i krish­te­rë, mirëpo ai refuzoi.

Atëherë i tha:

- Hidheni afër këmbëve të tij. I ofronte ta braktiste fenë e vet, por ai prapë e refuzoi ofertën.

Perandori urdhëroi të heqin dorë prej tij. Kërkoi prej xhelatit ta zbre­së nga dërrasa e kryqëzimit. Pastaj kërkoi t’i sjellin një vorbë të madhe, të cilën e mbushën me vaj dhe e vunë mbi zjarr derisa vloi. Pastaj i mori dy muslimanë të zënë robër dhe urdhëroi që njëri prej tyre të hidhet në të. Për një çast i tërë mishi iu shkri dhe iu panë eshtrat.

Perandori iu drejtua Abdullah ibnu Hudhafes dhe i ofori përsëri të bëhet i krishterë, por këtë herë refuzimi i tij ishte edhe më i fu­qi­shëm se herëve të tjera.

Pasi humbi çdo shpresë se do ta braktiste fenë islame, urdhë­roi ta hidhnin në vorbën e mbushur me vaj të vluar, në të cilin gje­ti vdekjen shoku i tij musliman. Në momentin kur e morën ta hidhnin në të, i lotuan të dy sytë. Njerëzit e Cezarit e vërejtën këtë dhe i thanë: “Robi po qan.” Perandori mendoi se ai po qan nga frika se po i dhimbsej jeta, prandaj urdhëroi e tha:

“Kthejeni tek unë!” Kur ia sollën përpara, i ofroi të bëhet i krish­ter, por Abdullahu përsëri refuzoi.

Atëherë, Perandori e pyeti:

- Medet për ty. Ç’është ajo që të shtyu të qash?! 

Abdullahu u përgjigj:

- Ajo që më bëri të qaj ishte se thashë me vete: “Të hedhin në këtë vorbë dhe të del shpirti. Do të dëshiroja që të kem aq shpirtra sa është numri i qimeve në trupin tim dhe të gjithë ata të hidhen në këtë vorbë, në rrugën e Allahut.

Diktatori, atëherë i tha:

- A don ta puthësh kokën time e të të liroj?! 

Abdullahu iu përgjigj:

- Me kusht që t’i lirosh edhe të gjithë ushtarët muslimanë të zë­në robër.

Cezari u përgjigj:

- Po, do t’i liroj dhe muslimanët e zënë robër.

Abdullahu tregon:

Thashë me vete: “Ta puth kokën e njërit prej armiqve të muslimanëve dhe të lirohem unë dhe të gjithë muslimanët e zënë robër, ky ndoshta nuk është mëkat i madh për mua.

Pastaj iu afrua atij dhe ia puthi kokën. Atëherë, perando-ri ro­mak dha urdhër që të tubohen të gjithë muslimanët e zënë robër dhe të lirohen.

*  *  *

Pas lirimit nga robëria, Abdullahu shkoi te Omer ibnul Hattabi r.a. dhe i lajmëroi për këtë, për Omeri u gëzua shumë. Pasi i shi­koi robërit, u tha:

- Është detyrim i çdo muslimani ta puthë kokën e Abdullah ibnu Hu­dha­fes dhe unë filloj i pari.

Pastaj u ngrit dhe ia puthi kokën...



[1] Veshje tradicionale arabe, këmishë e gjatë deri në fund të këmbëve.

[2] Hire ‑ vend në Irak, në mes të Nexhefit dhe Kufes.

 

Abdurr Rrahman Rafet El Basha

 

 

 

Përktheu:Qemal Morina

Xhenneti (Përshkrimi i tij)

Dije, vëllai im musliman, na udhëzoftë All-llahu mua dhe ty në nënshtrim ndaj Tij, se xhenneti është vendbanim i të devotshmëve, vendbanim i atyre të cilët i begatoi All-llahu prej pejgamberëve, besnikëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë. Vendbanim me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, vendbanim në të cilin pallatet janë me tulla të arta dhe të argjendta, balta e tij është misk, pragjet e tij janë nga margaritari dhe diamanti, kubet e tij janë prej dyllit të verdhë (safranit), ndërsa shatorët në te janë të mbështjellur me margaritarë.

Ai është dritë e cila ndriçon, në të ka bimë aromatike, lumenj të gjerë, pemë, perime dhe gra të mira. Në të ka robër të begatuar të cilët hanë dhe nuk ngopen, nuk e kryejnë nevojën si në këtë botë, por atë që e kanë të tepërt e qesin me anë të djersës e cila ka erë aromatike. Në të gjithashtu ka njerëz të cilët qeshin e nuk qajnë, ka fytyra të shëndritura e të gëzuara, dhe bukuri të qartë. Begatitë e tij janë të përhershme. Në te ngrihet perdja dhe shiqojnë fituesit në Fytyrën e Ngadhnjyesit, Dhuruesit.

Në te, o rob i Zotit, ka sende të cilat nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi e as nuk i ka paramenduar mendja e njeriut.

Për gjithë këto na ka përgëzuar i Dërguari i All-llahut më i mirë, udhëzuesi dhe drita, Muhammedi, i biri i Abdull-llahut, me shpallje nga Zoti i Tij, e cila është përgëzim nga Përgëzuesi më i Madh në gjuhën e krijesës më të mirë Muhammedit ?. Dijetarët e vjetër kanë shkruar shumë libra e broshura për cilësitë e xhennetit, begatitë e tij dhe cilësitë e banorëve të tij.

Prandaj, duke dëshiruar që ta pasoj rrugën dhe metodën e tyre, mora që ta shkruaj këtë broshurë, duke shkurtuar nga ajo atë që ata e kanë shkruar dhe duke u munduar që ta përmend vetëm të vërtetën, duke shpresuar se do të më takojë All-llahu me vëllezërit e mi të mirë, me të devotshmit dhe të pastërtit, ngase vërtetë Ai është Dëgjues, i di të gjitha dhe i përgjigjet thirrjes së nevojtarit.

Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi krijesën më të dashur tek Ai, Muhammedin ?, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.

Mallëngjimi i vepërmirëve për shtëpinë e amshueshmërisë

“Xhenneti”, ajo shpresë e shtrenjtë të cilën e shpresojnë shpresuesit nga besimtarët aq kohë të gjatë.

“Xhenneti”, ai i cili ka qenë në zemrat e të parëve tonë, ndezje e cila i ka shtyer që të bëhen shembulli më i mirë në xhihad dhe sakrifikim.

“Xhenneti”, ky qëllim i lartë për të cilin sytë përherë janë të përlotur, qëllim për të cilin sakrifikojnë shpirtërat e përmalluar në çdo kohë dhe vend, i nënshtrohen lloj-lloj torturave dhe dënimeve vetëm që të arrijnë gjer te ai.

Ai është dëshira më e madhe për besimtarin, dhe hyrja në te është shpresë e cila e përcjell besimtarin deri në fund të jetës së tij. Sa nxitje e madhe është xhenneti në të mirën dhe në të vërtetën, sadoqoftë që në këtë rrugë ka pengesa dhe mundime.

Transmeton Enesi ?:

“Doli i Dërguari i All-llahut me shokët e tij, deri sa arritëm në Bedr, e kur arritën mushrikët, i Dërguari i All-llahut tha: “Le të mos lëvizë askush prej jush, derisa të mos jap urdhër!”

Pasi idhujtarët kërkuan ballafaqim, Muhammedi tha: “Ngrihuni për xhennetin, gjerësia e të cilit është sa qiejtë dhe toka. “Një prej ensarëve i quajtur Umejr ibn Humam tha: “O i dërguar i All-llahut, xhenneti gjerësia e të cilit është sa qiejtë dhe toka?”

Tha: “Po”.

Tha: “Bah, Bah”

Muhammedi e pyeti “Cka të shtyri që ta thuash fjalën “Bah, Bah?”

Tha: “Për Zotin, asgjë tjetër vetëm se dëshira që të jem prej banorëve të tij!”

I Dërguari i All-llahut i tha: “Vërtetë ti je prej banorëve të tij.”

I nxorri disa hurma të cilat i mbante në një çantë dhe filloi të hajë prej tyre, pastaj tha: “Të jetoj derisa t’i ha këto hurma, vërtet kjo është një jetë e gjatë.” E e hodhi çantën së bashku me hurmat, doli në shesh të luftës dhe luftoi derisa u vra.

(Tr. Muslimi)

Rast të ngjashëm me këtë transmetohet kur Ebu Musa el-Esh’ariu gjatë një lufte me armikun transmetoi fjalët e të Dërguarit të Allllahut ?:

“Vërtet dyert e xhennetit janë nën hijen e shpatave.”

Një njeri i cili ishte prezent tha: “O Ebu Musa, ti e paske dëgjuar të Dërguarin e Allllahut duke thënë kështu?”

Tha: “Po”

U kthye te shokët e tij e u tha: “U jap selam (përshëndetje lamtumirëse) dhe e theu mbështjellësin e shpatës, e morri shpatën dhe u nis drejt armikut dhe luftoi derisa u vra.”

(Tr. Muslimi)

Ajetet të cilat e përshkruajnë xhennetin

All-llahu në shumë sure të Kur’anit përmes shumë ajeteve përshkruan xhennetin dhe bukuritë e tij. Ai thotë:

“E ata, që iu ruajtën (mosbesimit dhe punëvve të këqia) janë në xhennete mes burimeve. (U thuhet:) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja). Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar. Ata nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.”

(El-Hixhr: 45-48)

“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj, aty stolisen me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.”

(El-Haxh: 23)

“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kurr arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun Alejkum - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në te, aty jeni përgjithmonë.

E ata të (xhennetit) thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu i cili premtimin e Vet e realizoi ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim të mirë ka për ata që vepruan drejtë!”

(Ez-Zumer: 73-74)

“Vërtetë, ata që ia patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në xhennete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj pemësh dhe aty janë të sigurt.”

(Ed-Duhan: 51-55)

“Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë të ruajtur (të devotshmëve) në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalta e kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre. (A janë këta) si ata që janë përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?” (Muhammed: 15)

“Eshtë e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm te Sunduesi i Plotfuqishëm (te All-llahu).” (El-Kamer-54-55)

“Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti). Janë në xhennetet e begatshme. (Ata janë) Shumë prej të hershmëve. E janë pak prej të mëvonshmëve. Janë në shtretër të qëndisur me ar. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. Si të ishin të ruajtura. Shpërblim për atë, që ata punuan. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës. Edhe ndër pemë shumë llojesh. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. (Ato janë) Për ata të djathtët. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit). Janë shumë nga më të vonshmit.”

(El-Vakia-10-38)

“Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme. Të tejdukshme nga argjendi që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës së përzier me zenxhebil (bimë aromatike). (Nga) Burimi që quhet selsebil (i lehtë në të pirë). Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundërmosh të duken si margaritarë të derdhur. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat) ; janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.” (El-Insan: 12-22)

“S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. Kopshte e vreshta rrushi. Edhe vasha me gjinj të thukët, të një moshe. Edhe gota të mbushura plot me verë. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt. Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, që është Mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje. Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që i lejon Mëshiruesi dhe i cili e thotë të vërtetën.” (En-Nebe’: 31-38)

“E përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është ai me të cilin u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, o jo edhe në shije). Aty ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” (El-Bekare: 25)

“Thuaj: “A është më i mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese i të devotshmëve. E aty, atë që dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë kërkuar.” (El-Furkan: 15-16)

“E është e sigurtë se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ta. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe. Këto janë ato që ju premtoheshin për ditën e llogarisë. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka mbaruar.” (Sad: 49-54)

“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.”

(Kaf: 31-15)

“E ata që besuan dhe bënë vepra, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: “I lartë je o All-llah!”, e përshëndetja e tyre është: “Selam!dhe lutja e fundit e tyre: “Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!”

(Junus: 9-10)

Në Kur’an gjinden edhe ajete tjera, të cilat flasin për përshkrimin e xhennetit dhe begative të tij.

Përshkrimi i xhennetit në hadithet e të Dërguarit të Allahut

Dije, o rob i All-llahut, se Muhammedina e ka përshkruar xhennetin të cilin ua ka premtuar Zoti njerëzve të devotshëm, me përshkrim të thuktë e të qartë që të qetësohen muslimanët me te (xhennetin) e që të kënaqen vepërmirët me njohjen e tij e që t’ju vie mirë të penduarve me të përmendurit e tij:

1. Të parët që do të hynë në xhennet

Transmeton Enes ibn Maliku se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

“Do të vij ditën e Gjykimit te dera e xhennetit dhe do të kërkoj që të hapet, e roja do të pyesë:

-Kush është? -do të përgjigjem:

-Muhammedi. -do të thotë

-Jam i urdhëruar që të mos ia hap askujt para teje.”

(Tr. Muslimi)

Transmeton Hudhejfeja:

Ka thënë i Dërguari i All-llahut ?: “Bijtë e Ademit ditën e Gjykimit të gjithë do të jenë nën flamurin tim dhe unë do të jem i pari që do ta hap derën e xhennetit.”

(Tr. Ibn Asakiri)

2. Cilësitë e grupës së parë

Transmeton Ebu Hurejreja nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Grupi i parë (i njerëzve) i cili do të hyjë në xhennet do t’i kenë fytyrat si hëna natën katërmbëdhjetë e ata do të jenë si ylli flakërues në qiell që ndriçon. Nuk e kryejnë nevojën as të madhe e as të vogël, nuk pështyjnë, krehërit do t’i kenë të artë e era e djersës do të jetë erë misku. Gratë e tyre do të jenë hyri. Forma e tyre do të jetë në formë të një njeriu, në formë të babait të tyre Ademit: me gjatësi 60 bërryla (30 metra).” (Tr. Buhariu dhe Muslimi)

3. Dyert e xhennetit

Tranmeton Ebu Hurejre nga i Dërguari i All-llahut i cili thotë:

“Kush i shpenzon dy lloje nga pasuria e tij në rrugën e All-llahut do të thirret nga dyert e xhennetit: “O rob i All-lahut, kjo është e mira, e kush ka qenë prej atyre që e kanë falur namazin do të thirret nga dera e namazit, kush ka qenë prej luftëtarëve do të thirret nga dera e xhihadit, kush ka qenë prej agjëruesve do të thirret nga dera e Rejjanit (Kjo është derë në të cilën hyjnë vetëm ata që kanë agjëruar), kush ka qenë prej dorëdhënësve do të thirret nga dera e sadakas. Ebu Bekri ishte prezent dhe e pyeti Muhammedin:

-Do ta sakrifikoja babanë dhe nënën time për ty, o i dërguar i All-llahut, a të gjithë këta do të thirren nga këto dyer të ndryshme duke mos pasur frikë (do të jenë të sigurtë), a ka ndokush i cili do të thirret prej të gjitha dyerve?” I Dërguari i All-llahut iu përgjegj: “Po, dhe shpresoj se ti do të jesh prej tyre.” (Tr. Buhariu dhe Muslimi)

Transmeton Sehl ibn Sadi se ka thënë i Dërguari i All-llahut ?:

“Në xhennet janë tetë dyer, e njëra prej tyre quhet Rejjan, nuk do të hyjë në te askush përveç agjëruesve.”

(Tr. Buhariu)

4. Në xhennet nuk ka vdekje

Transmetojnë Seidi dhe Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thënë:

“Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhennet do të thërret një thirrës: “Për ju do të ketë jetë përgjithmonë dhe nuk do të vdisni kurrë. Për ju do të ketë shëndet dhe kurrë nuk do të sëmureni, do të jeni gjithnjë të rinj kurrë nuk do të plakeni dhe për ju do jetë kënaqësia dhe kurrë nuk do të mërziteni.”

(Tra Muslimi)

5. Gradat e xhennetit

Transmeton Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thënë:

“Atë që beson All-llahun, të dërguarin e Tij, falë namazin dhe agjëron Ramazanin, All-llahu e ka borxh që ta futë në xhennet, qoftë të ketë bërë hixhret për All-llahun apo të ketë ndejtur në vendin në të cilin është lindur.” Thanë (të pranishmit): “A t’i lajmërojmë njerëzit për këtë, o i dërguar i All-llahut.” U përgjegj: “Vërtet në xhennet gjinden njëqind shkallë (gradë), ua ka përgatitur All-llahu luftëtarëve që luftojnë për hirë të Tij, ndërmjet çdo shkalle ka largësi sa prej tokës deri në qiell. E kur të kërkoni prej All-llahut, kërkojeni Firdevsin, se ai është mesi i xhennetit dhe është më i larti, mbi te është Arshi i All-llahut dhe prej tij burojnë lumenjtë e xhennetit.”

(Tr. Muslimi)

6. Banorët e xhennetit dhe cilësitë e tyre

Muadh ibn Xhebeli thotë se ka thënë Muhammedi ?:

“Do të hyjnë banorët e xhennetit në xhennet, me pak flokë sikurse t’i kenë të lyera me kanë dhe do të jenë me moshë tridhjetë apo tridhjetë e tri vjeçar.”

(Tr. Ahmedi).

Ebu Hurejre thotë se ka thënë i Dërguari i Zotit:

“Do të hyjnë në xhennet popuj (njerëz), e zemrat e tyre do të jenë si zemrat e shpendëve.”

(Tr. Muslimi dhe Imam Ahmedi)

Transmeton Enesi dhe thotë se ka thënë Muhammedi ?:

“Do t’i jepet besimtarit në xhennet forcë kaq dhe kaq për marrëdhënie seksuale.” Eshtë pyetur: “O i dërguar i All-llahut, vërtet do të jepet aq? Tha: “Do t’i jepet forcë sa njëqind vetë.”

(Tr. Tirmidhiu)

Transmeton Ebu Hurejreja nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Kush hyn në xhennet do të begatohet e nuk do të ketë dëshprim, nuk i zhduken rrobet dhe nuk i kalon rinia.”

(Tr. Muslimi)

7. Gratë e banorëve të xhennetit

Enes ibn Maliku thotë se ka thënë i dërguari i All-llahut ?:

“Sikur të dilte (paraqitej) në tokë një grua e xhennetit do të ndriçonte e tërë dhe do të mbushte me erë, vetëm shamia në kokën e saj është më e mirë (më e vlefshme) se gjithë bota dhe çka në të.”

(Tr. Buhariu)

Abdull-llah ibn Omeri thotë se i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Gratë e banorëve të xhennetit do t’u këndojnë burrave të tyre me zërat më të bukur, të cilët nuk i dëgjuar kurrë, vërtetë ajo çka do të këndojnë është:

“Ne jemi bukuroshet e zgjedhura

Gratë e njerëzve të ndershëm

Gjithashtu u këndojnë:

“Ne jemi të përhershme, nuk vdesim

Jemi të sigurta, nuk frikësohemi

Ne këtu banojmë dhe kurrë nuk do të ju lëshojmë”

8. Ushqimi i banorëve të xhennetit

Transmeton Xhabiri se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

“Do të hanë dhe do të pijnë banorët e xhennetit e nuk do të kryejnë nevojë as të madhe e as të vogël e as nuk do të pështyjnë, nevojën do ta kryejnë përmes gokësimit, ndërsa goksimi i tyre do të ketë aromë misku, atyre do t’u bëhet shprehi madhërimi i All-llahut si frymëmarrja.”

(Tr. Muslimi)

Transmeton Muavi ibn Hajde nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Vërtet në xhennet ka det me ujë, det me mjaltë, det me qumësht dhe det me verë, e pastaj prej tyre rrjedhin lumenjtë e xhennetit.”

(Tr. Tirmidhiu dhe Imam Ahmedi)

Gjithashtu transmeton Enesi nga i Dërguari i All-llahut ?, i cili thotë:

“A e dini se ç’është Kevtheri? Vërtet ai është një lum në xhennet të cilin ma ka dhënë mua Zoti im, në te ka shumë të mira. Umeti im në ditën e Gjykimit do të jetë pranë tij, enët e tij janë sa yjet, do të ndalohet njeriu prej tij (nuk do t’i lejohet që të afrohet) e do të them: “O Zoti im, ai njeri është nga ummeti im! -do të më thuhet- “Ti nuk e di se çka ka shpifur pas teje (ka futur bid’ate në fe).”

(Tr. Buhariu)

9. Pejsazhe nga xhenneti

Xhenneti është vend i begatisë. Në te ka mirësi të pandërprerë dhe dhunti nga i Gjithmëshirëshmi, Mëshiruesi. Në te gjinden shtretër të lartë të cilët nga pastërtia shkëlqejnë dhe gota për pije të vëna pranë, nuk kanë nevojë për kërkim e as për përgatitje. Aty ka jastëkë të renditur për mbështetje edhe shtroja të ndryshme anembanë për zbukurim dhe për pushim. Gjithë këto dhunti të cilat janë përmendur në Librin e All-llahut apo sunnetin e të Dërguarit në mënyrë të afërt për t’i kuptuar njerëzit në këtë botë. Megjithatë realitetin e këtyre kënaqësive e din vetëm All-llahu, në dorë të të Cilit janë qiejt dhe toka.

Jeta e xhennetlinjve në xhennet është gjithë paqe. Në te përhapet selami, melaiket do t’i përshëndetin me selam, në atë mjedis të qetësisë dhe të sigurisë do t’i japin selam njëri tjetrit, e edhe nga i Mëshirshmi ju arrin selami. Po në xhennet çdo gjë është selam (paqe dhe qetësi).

a) Dhomat e xhennetit

Transmeton Ebu Seid el-Huderiu nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Banorët e xhennetit i shikojnë dhomat që janë përmbi ta sikur që e shihni ju yllin lindor apo perëndimor në horizont, në krahasim me vlerat e juaja ndaj njëri tjetrit.” I thanë: “O i dërguar i All-llahut, ato janë gradët e Lajmëtarëve të Allllahut, a thua vallë nuk do të mund t’i arrijë askush tjetër përveç tyre?” Tha: “Gjithsesi, pasha Atë i cili e ka shpirtin tim në dorën e Tij, ka burra që besuan në All-llahun dhe iu besuan Lajmëtarëve.”

(Tr. Buhariu dhe Muslimi)

Transmeton Ebu Malik el-Esh’ariu nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Në xhennet ka dhoma në të cilat ana e jashtme e tyre shihet nga brenda dhe ana e e brendëshme e tyre shihet nga jashtë. Këto i ka përgatitur All-llahu për atë i cili i ushqen nevojtarët, flet mirë, shpesh agjëron dhe falet natën, kur të tjerët flejnë”

(Tr. Imam Ahmedi).

b) Tendat e xhennetit, kopshtet dhe dheu i tij

Transmeton Ebu Musa nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Besimtari në xhennet do të ketë tendë të mbështjellur me margaritarë, gjatësia e të cilës është gjashtëdhjetë milja, aty do të ketë gra përreth të cilave do të kalojnë besimtarët dhe nuk do ta shohin njëri tjetrin.”

(Tr. Buhariu dhe Muslimi)

Ndërsa në hadithin e Israsë transmeton Enes ibn Maliku nga i Dërguari i All-llahut i cili thotë:

“...pastaj vazhdoi me mua Xhibrili derisa arritëm në Sidretul-Munteha, dhe më mbuluan ngjyrat të cilat nuk di se ç’ishin! Pastaj hyra në xhennet, kur në të pashë kupet e tendave nga margaritari dhe dheu i tij ishte misk.”

(Tr. Buhariu dhe Muslimi)

Transmeton Ebu Musa el-Esh’ariu nga i Dërguari i All-llahut i cili ka thënë:

“Janë dy xhennete, enët dhe gjithë ajo që është në to është prej argjendi. Gjithashtu janë dy xhennete enët dhe gjithë ajo që është në to është prej ari, e ndërmjet xhennetlinjve dhe shikimet e Zotit të tyre ka vetëm një perde e të Lartësuarit në Fytyrën e Tij në xhennetin e Adnit.”

(Tr. Buhariu dhe Muslimi)

c) Drunjtë e tij

Transmeton Ebu Seid el-Huderiu nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Me të vërtetë në xhennet ka një dru, pranë të cilit kalon kalorësi i hipur në kalë të shpejtë, e nuk mund ta kalojë për njëqind vjet.”

(Tr. Buhariu dhe Muslimi)

Transmeton Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thënë:

“Nuk ka dru në xhennet e që nuk ka trungun nga ari.”

d) Tregu i xhennetit

Transmeton Enes ibn Maliku se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

“Vërtetë në xhennet ka një treg në të cilin çdo të premte takohen banorët e xhennetit. Fryen një erë e veriut në fytyrat dhe rrobat e tyre, e do t’u shtohet atyre edhe më tepër mirësia dhe bukuria. E kur të kthehen te familja (gratë) e tyre, do t’iu thonë: “Për All-llahun ju qenka shtuar mirësia dhe bukuria! Për All-llahun edhe juve ju qenka shtuar mirësia dhe bukuria” -do t’u përgjigjen ata.”

(Tr. Muslimi)

e) Pallatet e xhennetit

Tramsmeton Xhabir ibn Abdull-llahu nga Muhammedi se ka thënë:

“Kam hyrë në xhennet dhe e pash një pallat nga ari dhe thash:

-Për kë është ky pallat?

-Për një njeri nga fisi kurejsh. -mu përgjigjën, e mendova se unë jam ai e pyeta:

-Kush është ai?

-Omer ibn Hatabi-mu përgjigjën.

O biri i Hatabit, asgjë nuk më ka ndaluar të hy në të përveç xhelozisë sate. Omeri iu përgjigj -A në ty të kem xhelozi, o i dërguar i All-llahut?”

(Tr. Buhariu dhe Muslimi)

f) Lumenjtë e xhennetit

Transmeton Enes ibn Maliku se i Dërguari i All-llahut ka thënë:

“Hyra në xhennet dhe pash një lumë, brigjet e të cilit ishin të mbuluar me margaritarë e i rash me duar aty ku rridhte ujë dhe përnjëherë u shndërrua në erë misku.

Thash: C’është kjo, o Xhibril?

Më tha- “Ky është Kevtheri, të cilin ta ka dhuruar Zoti yt.”

10. Dhuntia më e madhe në xhennet

Transmeton Suhejb ibn Sinan nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“Kur të hyjnë banorët e xhennetit në xhennet dhe banorët e xhehennemit në xhehennem, thërret një thirrës:

-O banorë të xhennetit, ju keni premtim nga All-llahu që Ai dëshiron ta realizojë, - e thonë (banorët e xhennetit)

-A nuk na e rëndoi All-llahu peshojën (për veprat e mira), na i zbardhi fytyrat, na fyti në xhennet e na shpëtoi nga zjarri?; - largohet perdeja (hixhabi) e do të shiqojnë në Të (All-llahun), e për All-llahun, nuk iu ka dhënë All-llahu atyre asnjë send më të dashur e më të mirë për sytë e tyre se shiqimi në Të.”

(Tr. Buhariu dhe Muslimi)

11. Shkalla më e ulët dhe më e lartë e banorëve të xhenntit

Transmeton Mugire ibn Shu’be nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:

“E ka pyetur Musai ajejhi-s-selam Zotin e tij:

-Cila është shkalla më e ulët e banorëve të xhennetit?

-Ajo i takon atij i cili arrin pranë dyerve të xhennetit pasi që kanë hyrë banorët e xhennetit në xhennet, - e i thuhet:

-Hyr në xhennet - e ai do të thotë:

-Si o Zoti im? Kur njerëzit kanë hyrë dhe i kanë zënë vendet e tyre dhe kanë marrë atë që iu ka takuar - i thuhet:

-A je i kënaqur që të kesh pronë sa një mbret prej mbretërve të dunjasë? - do të thotë:

-Jam i kënaqur, Zoti im. - do të thotë (All-llahu):

-Për ty ka edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq - e në të pestën robi do të thotë:

-Jam i kënaqur, Zoti im! - e pastaj i thotë (All-llahu):

-Kjo është për ty edhe dhjetë herë kaq dhe do të kesh atë që e dëshiron shpirti yt dhe atë, me të cilën kënaqen sytë.

-Jam i kënaqur, Zoti im! -do të thotë robi.

-E ata që janë në gradën më të lartë? -prapë pyeti Musa.

-Janë ata, të cilët Unë i kam zgjedhur. Me duart e Mia ua kam mbjellur nderin dhe e kam vulosur mbi ta, duke u dhënë atë që sytë nuk kanë parë, veshët nuk kanë dëgjuar e as që i ka shkuar ndër mend njeriut.”

(Muslimi)

O rob i All-llahut! Dije se banorë të xhennetit janë mu ata, të cilët kanë ndier frikë dhe respekt ndaj Zotit të tyre, devotshmëri e cila shpie në çdo të mirë dhe ndalon prej çdo të keqeje. Kjo ndjenjë e devotshmërisë i largon pengesat dhe i ngren mbulesat dhe zemra e besimtarit qëndron pa asnjë perde para të Vetmit, Ngadhënjyesit. Këto janë ndjenja të cilat e pastrojnë adhurimin dhe punët nga njollat e syfaqësisë dhe shirkut në çdo vend dhe rast.

Ai që vërtetë i frikësohet Zotit të vet, në zemër nuk i mbetet dyfytyrësi, e as padrejtësi ndaj All-llahut të Madhëruar. Veprat e tija janë të pranuara, ngase ai e di se All-llahu nuk pranon asnjë vepër në të cilën i bëhet shirk Atij. Prandaj vepra e njeriut duhet të jetë e sinqertë për All-llahun, përndryshe Ai nuk e pranon atë vepër. Thotë i Dërguari i All-llahut ?:

“Ka thënë All-llahu xh.sh.:

-Unë Jam më i panevojshmi për shirk. Kush bën ndonjë vepër duke Më shoqëruar dikë, e lë edhe atë edhe shoqërimin e tij.”

(Tr. Muslimi)

Banorë të xhennetit janë ata të cilët janë të devotshëm, të përulur, të cilët i përmbahen dispozitave të All-llahut. E All-llahu i Lartmadhëruar nuk bashkon dy frika në zemrën e njeriut, ngase ai i cili i është frikësuar All-llahut në këtë botë nuk do të ketë frikë në Ahiret, e kush nuk i është frikësuar në këtë botë do të ketë frikë në Ahiret. Në ditën e Gjykimit besimtarët do të jenë në sigurinë e All-llahut xh. sh, për ta atë ditë nuk do të ketë frikë. All-llahu i Lartësuar thotë:

“Nuk do t’i bashkoj në zemrën e robit Tim dy frika e as nuk do t’i bashkoj në te dy siguri. Nëse sigurohet nga Unë në këtë botë, do ta frikësoj në ditën e Gjykimit, e nëse më frikësohet në këtë botë do ta siguroj në ditën e Gjykimit.”

Sqarimi i rrugës atyre që i frikësohen All-llahut drejt begative të xhennetit dhe përhershmërisë së tij

Ky është xhenneti, me sqarime të qarta dhe të ndritshme. Rruga drejt tij është e lehtë, në të ka shenja të ndritshme të cilat tregojnë drejt tij. Ne jemi në fillim të rrugës. Të vazhdojmë kësaj rruge, e të arrijmë deri në fund, ku dyert e xhennetit janë të hapura për çdonjërin i cili i është nisur.

Kjo është rrugë të cilën e ka sqaruar Muhammedi me fjalët:

“Eshtë rrethuar xhenneti me (gjëra) të urrejtura dhe është rrethuar xhehennemi me (gjëra) të dashura”

(Tr. Muslimi).

“I gjithë Ummeti im do të hyjë në xhennet, përveç atij që refuzon. Ai që më respekton mua hyn në xhennet, e ai që më kundërshton, ka refuzuar.”

(Tr. Buhariu)

Muhammedi në këtë hadith na ka sqaruar qartë rrugën për të gjithë ata të cilët logjikojnë. Shpejtoni vëllezër të shkojmë së bashku drejt tij. Ejani me ne, ejani me ne. Vërtetë vëllezër të dashur kjo rrugë gjendet mes katër fjalëve. Dy janë negative dhe dy janë pozitive.

Negative janë shirku dhe mëkati, ndërsa pozitive janë imani (besimi) dhe veprat e mira. Prej këtyre katër fjalëve përbëhet rruga drejt xhennetit, shtëpisë së përherëshme dhe të ndershme. Shehadeti (dëshmia) kjo është rruga drejt xhennetit. Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i tij. Ta adhurojmë All-llahun, të Vetmin ngase Ai është i Vetmi i Cili e meriton këtë dhe t’i nënshtrohemi të dërguarit të Tij në atë që ia ka shpallur All-llahu atij. Muhammedi na ka sqaruar se si duhet ta adhurojmë All-llahun e Madhëruar dhe askush nuk mundet ta adhurojë All-llahun drejt nëse nuk e pason në këtë Muhammedin ?.

1) E tash, vëllezër të dashur, ta ndjekim këtë të rrugë duke ecur pas shehadetit, se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

2) Të bindemi plotësisht se Krijuesi ynë është Ai i Cili e ka krijuar këtë botë dhe e udhëheq atë me Fuqinë dhe Diturinë e Tij, Dëshirën dhe Urtësinë e Tij dhe në të gjinden gjurmët e cilësive të Tija të larta dhe emrave të Tij të bukur dhe me caktimin e Tij, të Lartit, janë këto botëra, me diturinë e Tij, të Lartit, rregullohet çështja e tyre dhe me këtë arrihet deri te një rregull i urtë dhe shpikës.

3) Të jemi të bindur thellë se ai i Cili nuk ka shok në krijim dhe në udhëheqje të këtyre botërave nuk i takon që të Ketë shok as në adhurim, nuk duhet të adhurohet veç Tij askush dhe asnjëherë, qoftë ai melek, ndonjë i dërguar i Zotit apo ndonjë krijesë tjetër e Zotit, qoftë ky adhurim në namaz, agjërim, therrje kurbani, zeqat apo diç tjetër.

4) Të bindemi thellësisht se Ky Zot i Madh i Cili Veçohet në krijim dhe udhëheqje meriton adhurim të sinqertë. Ai është All-llahu i cilësuar me cilësi të plota (pa të meta) dhe ta larta. E i vërtetojmë edhe ne ato cilësi me të cilat e cilësoi Ai Qenien e Tij të lartë në Librin e Tij dhe gjithashtu i vërtetojmë ato cilësi me të cilat e cilësoi krijesa më e ditur për Te, zotëriu ynë Muhammedi ?, pa përgjasim, pa shembull, pa ndryshim dhe pa pyetur “Si?”.

5) Të besojmë bindshëm se njerëzit kanë patur nevojë për dërgimin e Lajmëtarëve për t’ua sqaruar atyre rrugën e vërtetë dhe mu kjo ishte edhe qëllimi kryesor për dërgimin e tyre dhe zbritja e Librave atyre dhe nga kjo obligohet besimi i të gjithë Lajmëtarëve dhe pasimi i tyre. Gjithashtu na obligohet besimi në Librat qiellorë, të cilët ua zbriti All-llahu xh.sh. këtyre Lajmëtarëve, ashtu siç na obligohet edhe besimi në melaiket e ndershëm, besimi në caktimin e Zotit, ditën e Fundit, llogarinë dhe shpërblimin.

Me këto pesë pika të përmbledhura në imanin e vërtetë, kemi njohur një të katërtën e rrugës për në xhennet. Të nisemi tash drejt një të katërtës tjetër e cila i përfshin veprat e mira:

1) Ta falim namazin duke u pastruar për të plotësisht, ta kryejmë në kohën e duhur me xhemat, duke e kryer mirë, duke i plotësuar të gjitha kushtet e namazit, farzet e tij, mendubet që me këtë ta përshtatim namazin tonë me namazin e të Dërguarit, Muhammedit ?.

2) T’ua japim zeqatin e mallit tonë të varfërve dhe nevojtarëve, atyre që janë zhytur në borxhe dhe atyre që luftojnë në rrugën e All-llahut dhe që kjo dhënie të jetë e përcjellur me sinqeritet të plotë për hir të All-llahut të Lartësuar duke shpresuar me këtë shpërblim nga Ai.

3) Ta agjërojmë muajin e Ramazanit duke u larguar nga ajo që e ç’vlerëson atë dhe duke u larguar nga gjërat e dyshimta dhe të ndaluara qoftë të jenë ato në fjalë, vepra apo qëllime.

4) Ta kryejmë haxhin ashtu siç e ka kryer Resulull-llahu me nder dhe rrespekt, duke u larguar nga marëdhëniet intime me gruan, mëkatet dhe polemikat, duke i dhënë rëndësi më tepër punëve të mira dhe të pëlqyera.

5) Të sillemi mirë me prindërit duke iu përgjigjur kërkesave të tyre nëse (këto kërkesa) nuk kanë të bëjnë me diç që i bëhet mëkat All-llahut. T’u flasim fjalë të mira dhe t’i largojmë nga ata gjërat e këqia edhe nëse kjo nuk u shkon për shtati atyre.

6) Lidhjet familjare të mos i shkëpusim, t’i vizitojmë të afërmit tonë dhe t’u bëjmë mirë atyre. Të interesohemi për gjendjen e tyre dhe t’u ndihmojmë aq sa kemi mundësi.

7) T’u bëjmë mirë fqinjëve duke u sjellur mirë me ta dhe duke mos u penguar atyre.

8) Ta nderojmë musafirin, ngase një gjë të tillë e kemi obligim. E kemi për obligim që ta ushqejmë dhe t’i sigurojmë konak të mirë.

9) Ta nderojmë besimtarin duke i plotësuar obligimet që i kemi ndaj tij: T’i japim selam kur ta takojmë, t’i dëshirojmë mëshirë nga All-llahu kur të teshtë, t’ia përcjellim xhenazen kur të vdesë, ta vizitojmë kur të jetë i sëmurë dhe t’i përgjigjemi ftesës së tij kur të na ftojë.

10) Të jemi të drejtë në fjalë, punë dhe gjykime, ngase drejtësia në Islam është e obliguar në çdo rast. Me këtë arrihet fitorja dhe me këtë përmirësohet gjendja e individit dhe e shoqërisë.

11) T’i përmbahemi formës Islame në moral dhe veshje ngase në këtë gjindet ringjallja e sunnetit dhe largimi nga pasimi i pabesimtarëve.

Me këtë veç kemi kaluar gjysmën e rrugës drejt xhennetit. Të nisemi tash drejt gjysmës së mbetur e cila përfshin shirkun dhe mëkatet duke e vazhduar rrugën pa lodhje dhe mërzi. Ta mohojmë shirkun në këto mënyra:

1) Duhet mohuar se ndonjë prej krijesave posedon aftësi të largojë çfarëdo të keqe apo t’i sjellë ndonjë të mirë vehtes apo dikujt tjetër pa caktimin dhe dëshirën e All-llahut. Për këtë pra, të shpresojmë për çdo të mirë në All-llahun dhe të mbështetemi tek Ai nga çdo e keqe. Vetëm nga Ai të kërkojmë ndihmë dhe shërim ngase askush tjetër prej krijesave nuk e meriton këtë. Prandaj të shpresojmë vetëm në Të dhe të kemi frikë vetëm nga Ai.

2) Vetëm All-llahun ta adhurojmë dhe askujt tjetër përveç Tij të mos i lutemi. Vetëm me emrin e Tij të betohemi dhe të mos therrim kurban në emër të ndonjë varri, por vetëm në emër të Tij. Të mos i zotohemi askujt pos atij dhe të mos kërkojmë ndihmë pos nga Ai.

3) Të mos lidhim ndonjë pe apo hajmali për t’u mbrojtur me këtë nga syri i keq apo të largojmë nga vehtja jonë ndonjë të keqe tjetër. Ngase syrin e keq apo ndonjë të keqe tjetër nuk e largon askush tjetër përveç All-llahut Fuqiplotë.

4) Të mos u besojmë falltarëve, magjistarëve apo astrologëve e as asaj në të cilën ata thirrin duke pretenduar se e dinë të fshehtën. Të fshehtën nuk e di askush përveç All-llahut të Madhëruar.

5) Të mos i nënshtrohemi sunduesit, dijetarit apo prindit në mëkat ndaj All-llahut. Ngase nënshtrimi ndaj ndokujt përveç All-llahut duke e bërë të ndaluarën të lejuar dhe duke e bërë të lejuarën të ndaluar është shirk.

Me këto pesë pika kemi arritur që të njohim tri të katërtat e rrugës për në xhennet. E tash na mbetet edhe pjesa e fundit e ajo është të larguarit nga mëkatet e pas kësaj arrijmë deri te dera e xhennetit ku insha’all-llah (nëse don All-llahu) do të hyjmë së bashku me ata të cilët hyjnë.

1) Ta ruajmë dëgjimin duke mos dëgjuar sende të kota, të cilat përmbajnë mëkat. Të mos ndëgjojmë muzikë, shpifje, bartje të fjalëve apo fjalë të cilat shpiejnë në kufër.

2) Ta ruajmë shikimin duke mos shikuar atë që është e ndaluar, ndonjë femër të huaj qoftë besimtare apo pabesimtare.

3) Ta ruajmë gjuhën nga fyerjet, gënjeshtrat apo fjalët e këqia. Të mos dëshmojmë rrejshëm, të mos përgojojmë dhe të mos shpifim.

4) Ta ruajmë barkun nga gjërat e ndaluara qoftë në ushqim apo pije. Të mos ushqehemi me kamatë, me coftirë apo mish derri. Të mos pijmë pije dehëse e as të mos pijmë duhan.

5) Ta ruajmë organin gjenital duke mos iu afruar askujt përveç bashkëshortes apo asaj që e kemi nën posedim (robëreshës), të cilat na i ka lejuar All-llahu xh.sh.

6) Ta ruajmë dorën duke mos u bërë dëm njerëzve me të, të mos i rrahim apo t’i vrasim pa të drejtë. Të mos i përdorim duart për të luajtur bixhoz apo për të shkruar me to ndonjë dëshmi të rrejshme.

7) Ta ruajmë këmbën duke mos shkuar në vendet e ndyta, të ndaluara e të këqia.

8) Ta mbajmë fjalën e dhënë, të dëshmojmë drejtë dhe t’i zbatojmë premtimet. Të mos dëshmojmë rrejshëm dhe të mos bëhemi prej atyre të cilët e shkelin fjalën e dhënë.

9) Ta ruajmë pasurinë, mos ta harxhojmë kot, por ndërkohë edhe të mos jemi koprracë. Mos ta humbin por edhe mos ta grumbullojmë tepër duke mos e shpenzuar në rrugën e All-llahut.

10) Të kujdesemi për familjet tona qoftë në aspektin fizik apo atë psikik, të kujdesemi për moralin dhe besimin e tyre. T’i mbrojmë nga çdo send që ua shkatërron shpirtin apo mendjen.

Kjo ishte rruga për në xhennet, o ju kërkues të xhennetit, të jemi pra të përgatitur që t’i zbatojmë këto pika në jetën tonë duke u armatosur me dituri të vërtetë nga Libri i All-llahut Të Madhëruar dhe nga Sunneti i të Dërguarit të Tij Muhammedit ?.

Kjo ishte e tërë ajo që shkurtimisht kam përmbledhur për begatitë e xhennetit dhe për sqarimin e rrugës deri tek ai, ashtu siç na e ka sqaruar All-llahu xh.sh. në Librin e Tij dhe i Dërguari i Tij në hadithet e vërteta. All-llahun xh.sh. e lus që ta bëjë punën time të sinqertë për hir të Fytyrës së Tij. T’ia falë mëkatet autorit, prindërve të tij, hoxhallarëve të tij, të afërmve të tij dhe që t’i bëjë këta prej banorëve të xhennetit. Gjithashtu e lus që t’ia falë mëkatet lexuesve të këtij libri dhe që t’u bëjë dobi me këtë broshurë. Vërtetë Ai është Ndihmuesi më i mirë dhe Ai u mjafton besimtarëve që i mbështeten.

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!

Shkëputur nga: XHENNETI - BEGATITE E TIJ DHE RRUGA PER NE TE

Ebul-Harith Ali ibn Hasen

Përktheu:Llukman Neziri

Botoi: Urtësia-1997

KUPTIMI I DËSHMISË SË BESIMIT

Dëshmia e besimit është kriteri vendimtar nga i cili njeriu gjykohet në qenien e tij një musliman apo një jobesimtar. 
Kjo dëshmi është themelimi mbi të cilin është bazuar Islami. Koncepti i jetës, universit dhe njeriut është shpërndarë nga ai dhe mbi të është bazuar mesazhi i të gjithë të dërguarve duke filluar me Nuhun dhe duke përfunduar me Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi be sel-lem.
All-llahu i Madheruar thotë: "Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje pra më adhuroni." [El-Enbija:25]

All-llahu ka krijuar njerëzit dhe xhinët dhe pjesën tjetër të krijimit mbi llogarinë e dëshmisë së besimit nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut.

Si pasojë çdo gjë në këtë univers i nënshtrohet adhurimit të All-llahut të cilit i Takon krijimi dhe autoriteti.

Ai është i ditur për çdo gjë.

Kuptimi i dëshmisë së besimit

Dëshmia, ‘La ilahe ila All-llah’ përfshin dy koncepte: mohimin dhe pohimin.

E para: Dëshmia e besimit mohon çdo njeri dhe çdo gjë tjetër perveç All-llahut, të Madhëruarit atributet e hyjnise.

Te gjithë të tjerët përveç All-llahut të tillë si Engjujt, profetët dhe pjesa tjetër e njerëzimit, idhujt dhe rregjimet politike në botë nuk janë zota dhe as që duhet të adhurohen.

Kështu mohimi në ketë aspekt është jo mohimi i ekzistencës së zotave falls sesa mohimi i hyjnisë që i atribuohet atyre.

E dyta: Dëshmia e besimit pohon dhe ia jep hyjninë All-llahut të Vetëm. Që do të thotë robi duhet të besojë që All-llahu është Zoti i Vetëm i vërtetë dhe të mos adhurojë askend tjetër përveç All-llahut.

Derisa adhurimi me të gjitha aktet dhe ritet duhet ti dedikohet vetëm një Zoti që e meriton atë atëherë Zoti i vërtetë të cilin e adhurojmë duhet ti dedikohen disa atribute disa prej tyre janë:

1. Hyjnia, Njëshmëria e All-llahut i Cili ishtë i njohur si Zot i vetem, i vërtetë, i Cili nuk ka partner për të ndarë atributet e Tij hyjnore apo në dominimin e Tij

Ai është Një për të cilin të gjitha krijesat kanë nevojë.

2. I Vetmjaftueshëm. All-llahu nuk ka nevojë për askend. Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmës as për një grua ose një djalë.

3. Ai ka aftesinë për të bërë çdo gjë. Nuk ka asgjë që asgjëson aftësinë e Tij. Ai bën çfarëdo që dëshiron pa lodhje ose mbështetje. Nëse Ai dëshiron të bëjë diçka, Ai vetëm i thotë asaj “Bëhu” dhe bëhet.

Ai gezon një jetë absolute e cila nuk zhduket. All-llahu është i Fundit dhe Ai është i Përjetshëm.

5. Ai është vigjilent. All-llahu nuk fle as nuk është i pakujdesshëm, Atë as nuk e zë shkatërrimi dhe gjumi.

7. Ai është i Gjithëdijshmi. Dituria e All-llahut përfshin të gjithë universin madje edhe një grimcë nuk i ikë dijes së Tij. Ai eshte i njohur me të fshehtat dhe të dukshmet, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe Ai është I njohur me mendimet e brendëshme të njeriut.

8. Krenaria dhe Madhështia i përkasin All-llahut. Nuk ka asgjë më të madhe se All-llahu as në esencen e Tij ose ne Supremacinë e Tij.

9. Ai është më i Mëshirshmi. All-llahu nuk gabon në asgjë ose nuk dënon padrejtësisht. Ai i do të devotshmit e Tij dhe falë mëkatet e atyre që pendohen tek Ai.

Pra njëri i cili posedon atribute të tilla meriton të adhurohet si Zot. All-llahu i Madhëruari, pas së gjithash është i vetmi që posedon atribute të tilla.

Ai është Mbreti, i Gjithfuqishmi, i Urti, i Vetmi, që njeh të dukshmen dhe të padukshmen i Mëshirshmi, Mëshirëploti.

Vetëm Atij që i përkasin atributet hyjnore është një Zot i vërtetë i cili e meriton adhurimin dhe të cilin i gjithë krijimi e madhëron. ثshtë për këtë arsye që dëshmia e besimit mohon të gjitha hyjnitë e tjera perveç All-llahut dhe pohon All-llahun e Vetëm sepse Ai është Zoti i vetëm i vërtetë.

All-llahu i cili është larg çdo mospërsoshmërie si rezultat gëzon atributet hyjnore.

Kjo hyjni përfshin:

E drejta për të vendosur ligje. All-llahu është Një i cili vendos ligjet për krijesat e Tij pra me këtë askush nuk mund të vendosë ligje për vetveten ose për të tjerët që nuk përkon me ato të All-llahut ose atyre të dhëna nga të dërguarit e Tij e askush nuk mund të formulojnë një tip adhurimi ose një rregullim për sjellje për individ dhe grupe.

Askush nuk ka të drejtë të vendosë për gjërat e lejuara ose të ndaluara sipas mendjes se tij.

E askush nuk ka të drejtë të vendosë një ligj dënimi sipas mendjes së tij por e drejta e tillë i takojnë vetëm All-llahut. Kushdo që i jep të drejtën vetes për të drejta të tilla ai përsupozohet sikur dëshiron të ngrisë vetëveten si Zot.

Kushdo që i bindet atij e merr atë për një Zot në vend të All-llahut.

All-llahu i madhëruar ka përmendur që kristianët kanë marrë dijetarët dhe të urtët si Zota të tjerë përveç All-llahut vetëm sepse i bindeshin zotave të tyre të cilët ndalonin gjërat që All-llahu i Ka lejuar dhe lejonin gjërat që All-llahu i ka ndaluar.

Ata e bënin këtë edhe pse e dinin që All-llahu është Zoti i vërtetë të cilit duhet ti dedikohet adhurimi edhe e dinin që All-llahu i pranon vetëm ato vepra adhurimi të cilat janë vendosur nga Ai dhe të Dërguarit e Tij.

Pra ne duhet të njohim veprat e adhurimit kështu që t’ia dedikojme ato vetëm All-llahut të Vetëm.

Tani që e dimë këtë ne e dimë që Ai ka krijuar krijesat që ta adhurojnë Atë.

Njeriu si pjesë e krijesave të Tij duhet t’ia dedikojë të gjithë jetën e tij adhurimit të All-llahut ai duhet t’i njohë ligjet e All-llahut duke i respektuar ato, kështu që çdo gjë të lejueshme që e bën me qëllim që t’i ofron All-llahut e kthen në një vepër adhurimi.

Adhurimi është një përbërje e cila përfshin çdo fjalë dhe vepër të dukshme ose të fshehtë që All-llahu e do.

Duke pasur mundesinë për të lexuar këtë mesazh të shkurtër rreth kuptimit të dëshmisë së besimit dhe urdhëresave të saj ju jeni ndofta në padurim për ta deklaruar atë dhe për të aplikuar urdhëresat e kësaj dëshmie që janë të obliguara mbi personin që e deklaron atë?

Këto janë:

1. Besimi që All-llahu është një Zot i vërtetë të cilit vetëm duhet t’i dedikohet adhurimi. Ai është Një i cili i posedon të gjitha atributet e përsosura dhe i cili është larg nga çdo mospërsosshmëri e tillë si të ketë një partnere ose një djalë.

2. Besimi që All-llahu është Krijuesi i gjërave ekzistuese, Mbajtësi, Ai i cili i jep jetë dhe vdekje, Pronari i universit, i Vetmi Sundimtarë dhe Legjislatorë.

3. Besimi që All-llahu posedon atributet e perfektshmërisë dhe larg nga çdo të metë siç na ka informuar All-llahu dhe mandej Muhamedi, i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Kur’an dhe traditën e tij. Vetëm dy burime nga të cilat ne njohim atributet e All-llahut.

Nëse Muhammedi do të gënjente kundër All-llahut, All-llahu defenitivisht do ta kishte dënuar ate.

Në të kundërt All-llahu e mbështeti atë me mrekulli që kanë provuar vërtetësinë dhe sinqeritetin në përhapjen e mesazhit te Zotit te tij.

All-llahu thotë:

Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë. Ne do ta kapnim ate me fuqine tonë, e pataj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës. [El-Hakka : 44,45,46]

4. Marrja e besimtarëve për shokë dhe mbështetja e tyre.

All-llahu thotë:

“Muhammedi është i dërguari i All-llahut e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër mosbesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete ti i sheh ata kah përulen (në ruku) duke rënë me fytyrë në tokë (sexhde) e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre në Teurat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhill. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet e ai trashet e forcohet dhe qëndron në trungun e vetë ajo e mahnit mbjellesin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar më ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bën vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh. [El-Fet : 29]

5. Shmangëja nga jobesimtarët dhe qëndrimi larg prej tyre.

All-llahu thotë:

Ju e keni shembullin më të mirë të Ibrahimit dhe te ata qe ishin me të kur i thanë popullit të vet:

“Ne tërhiqemi prej jush dhe asaj që adhuroni pos All-llahut nuk besojmë tuajën, prandaj ndërmjet nesh dhe jush është e hapet armiqësia e urrejtja derisa ta besoni Vetëm All-llahun Një. (Nuk e keni shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thenë babait te vet: Unë do të kerkojë falje për ty te All-llahu! Zoti ynë vetëm Ty të jemi mbështetur vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja! [El-Mumtehine : 4]

Të mësipërmet janë disa urdhëra të dëshmisë së besimit si dëshmi e cila konsiderohet hyrje dhe pranimi i Islamit dhe baza e tij.

Kushdo që e pohon atë me sinqeritet dhe aplikon urdhëresat e saj do të futet përfundimisht në Parajsë me vullnetin e All-llahut.

Nëse një person i tillë ka bërë mëkate dhe ka vdekur pa u penduar është për All-llahun, Ai ta falë ate ose ta dënojë atë me zjarr por më vonë do ta nxjerr jashtë nga aty dhe do ta fusë në Parajsë pasi që është pastruar nga mëkatet e tij.

ثshtë përmendur në një traditë profetike që Musa i Dërguari i All-llahut alejhis-selam e pyeti All-llahun për t’i treguar atij një vepër adhurimi dhe ta bëjë atë praktikë të tijen.

All-llahu i madhëruar e ka urdhëruar atë: ‘O Musa thuaj: Nuk ka zot që e meriton adhurmin përveç All-llahut. Musai tha: Zoti im! Të gjithë robërit tuaj e dëshmojnë këtë dëshmi.

Për të trerguar kuptimin e dëshmisë së besimit All-llahu atëherë ka thënë: ‘O Musa sikur shtatë qiejt dhe shtatë tokat dhe të gjitha çfarë përmbajnë ato ti vendosim në një anë të peshores dhe “Nuk ka të adhuruar tjetër perveç All-llahut do te vihej në anën tjetër të saj ajo do të peshonte me shumë nga ato.

Profeti, sal-lall-llahu Alejhi ve sel-lem ka thënë:

“Ai i cili e përfundon jetën e tij me përmendjen e dëshmisë së besimit që të jenë fjalët e fundit para vdekjes ai do të futet në Parajsë.”

Pohimi i dëshmisë së besimit duhet të bashkohet me përmbushjen e kushteve të saj:

1. Dituria e cila konsiston në njohjen e All-llahut si Zot i vetëm i vërtetë të Cilit duhet ti dedikohet adhurimi dhe refuzimi i të gjithë zotave të adhuruar si të rrejshëm dhe që ata prej tyre nuk mund të përfitojnë e as të dëmtohen aspak.

2. Bindja që besimi në All-llah nuk duhet të njolloset me asnjë dyshim.

3. Pranimi i të gjitha kushteve të saj.

4. Nënshtrimi që është në përmbushjen e kushteve të tij dhe i kënaqur me All-llahun si Zot dhe Muhamedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si i dërguari i Tij.

5. Besnikëria ……… që është përmbushja e urdhërave me besnikëri.

6. Sinqeriteti që është të jetë i sinqertë në adhurmin e All-llahut duke i dedikuar të gjitha veprat e adhurmit Vetem Atij.

7. Dashuria për All-llahun të Madhëruarin dhe dashuria për të Dërguarin e Tij Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe dashuria për të devotshmit e All-llahut dhe njerëzit që i binden Atij.

Së fundi duhet të shoqërohet me dashurinë ndaj Tij, frikën e dënimit të Tij dhe Shpresën për shpërblimin e Tij, kërkimin e faljes dhe marrjen e mësimeve të Profetit të Tij Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është i fundit nga të Dërguarit e All-llahut dhe Sheriatin e Tij (ligjet dhe ritet fetare) i cili anulon të gjitha ligjet e mapërparshme (ligjet të cilat i janë zbritur profetëve tjere) dhe ritet fetare.

Ai përmban më të mirën e çdo sheriati të mëparshëm.

 

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Shejh Hamud M. El-Lahim,

albislami.com

Besimi në Ditën e Gjykimit

Besimi në Ditën e Gjykimit

Besimi në Ditën e Gjykimit është njëra nga gjashtë shtyllat e imanit (besimit islam), pa të cilin nuk është i saktë besimi i muslimanit. Ajo është që lë gjurmë në jetë, sikurse në nënshtrimin ndaj Allahut, lënien e së ndaluarës, përmisimin e zemrës, fitoren në këtë dhe botën tjetër. Gjithashtu edhe harrimi i kësaj Dite të Madhe dhe pakujdesia ndaj saj, është e rrezikshme për njerëz dhe ardhmërinë e tyre. Edhe nuk është rastësi që Allahu këtë Ditë e përmend në shumë ajete kuranore, për më tepër, pothuajse nuk ka faqe në Kuran në të cilën nuk është e përmendur. Nëse e dijmë që Allahu xhele sha’nuhu dhe i Dërguari i Tij salallahu alejhi ue sellem, kanë vënë theks në këtë Ditë në të cilën do të grumbullohen të gjitha krijesat qiellore dhe tokësore, atëherë pse ne si robër të Allahut dhe pasues të Pejgamberit salallahu alejhi ue sellem, jemi të pakujdesshëm ndaj saj? Pyetjet më të rëndësishme rreth së cilave gjithsesi do të duhej të merreshim secili nga ne janë: 'Për çka ekzistoj në këtë botë?'', ''çfarë është ardhmëria ime?'', ''cilat janë shkaqet e fatit dhe fatkeqësisë sime?''. ''A ka diçka më të keqe se ajo që njeriu t’a shkatërroj veten dhe familjen e tij në Ditën e Gjykimit?''

Rëndësia e kësaj teme shihet në:

1. Kjo botë u është hapur shumicës së njerëzve, posaqërisht në këto kohë, natë e ditë dhe në çdo mënyrë luftojnë për të. E kanë zbukuruar para syve të njerëzve, duke i larguar nga ajo botë dhe devotshmëria në të cilën kanë qëndruar sahabet e Pejgamberit salallahu alejhi ue sellem. Ai, salallahu alejhi ue sellem, shpesh ua ka tërhequr vëmendjen në pavlefshmërinë e dunjallëkut dhe në rëndësinë e përgaditjes për botën tjetër. Duke u nisur nga fakti se dunjallëku para tyre nuk ka qenë i hapur sikurse është para nesh, atëherë ne kemi nevojë më tepër se ata në përkujtimin e seriozitetit të ahiretit dhe përgaditjes për të.

2. Lidhja e madhe për dunjallëk me vete tërheq ngurtësinë e zemrës dhe largimin nga Libri i Allahut, të cilin e lexojmë pa meditim. Ku janë ato zemra të cilat dridhen kur përmendet Allahu, ndërsa sytë vesojnë. Gjithashtu, cili nga ne e kryen namazin me nënshtrim dhe frikërrespekt. E lusim Allahun të na ndihmoj!

3. Përkujtimi në Ditën e Gjykimit dhe në vështirësitë e saj, njeriun e nxisin në vepra të mira dhe lënien e veprave të liga, në anën tjetër, të harruarit e saj shkakton kryerje me dembel-llëk dhe në mënyrë të pakujdesshme të obligimeve fetare, e për vepra vullnetare as të mos flasim.

4. Në këtë kohë janë paraqitur shumë sëmundje shpirtërore dhe të zemrës, të cilat shpiejnë pikëllim dhe në humbje të shpresës në mëshirën e Allahut, ndërsa shkak për këtë është harrimi i Allahut dhe Ditës së Gjykimit.

5. Në shumë vende është paraqitur padrejtësia, armiqësia ndërmjet njerëzve, marrja e padrejtë e pasurisë së huaj, lloj-lloj mashtrimesh, urrjetja, zilia, kundërshtimet, e sidomos ndërmjet thirrësve dhe studentëve të shkencave islame. Ilaqi më i mirë për këtë është përkujtimi i Ditës së Gjykimit në përgjithësi, dhe fakti se njeriu për veprat e tij, në Ditën e Gjykimit do të përgjigjet para Allahut, në veqanti.

6. Dhënia pas dunjallëkut dhe pakujdesia ndaj botës tjetër (ahiretit), është një ndër shkaktarët kryesor të dobësisë së shpirtit, andaj, njeriu vazhdimisht duhet t’a përkujtoj ahiretin, Xhenetin, Xhehenemin. Kjo i ngjall zemrat e atyre të cilët e bëjnë këtë duke e dashur shpërblimin të cilin Allahu ua ka premtuar atyre të cilët përpiqen.

7. Edhe përkundër rëndësisë së madhe që ka të përkujtuarit e ahiretit, përqendrimi në këtë institucion të rëndësishëm është lënë anash nga ana e thirrësve. Që gjendja të jetë edhe më e mjerueshme këtë lënie anash e arsyetojnë me kundërefektet nga ana e atyre të cilët i thërrasin në fe. Mirëpo, thirrësi i cili jeton me Kuran dhe Sunet mund të kuptoj që thirrja në fe e thurrur me shpërblimin dhe dënimin, dunjallëkun dhe ahiretin, lë gjrumë te njerëzit.

E lusim Allahun e Lartësuar që të na udhëzoj në Rrugën e Drejtë, ndërsa veprat tona të na i harmonizoj me traditën (sunetin) e të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue sellem. Besimi në ekzistimin e Ditës së Gjykimit dhe belave të saj lë shenja në zemrën e besimtarit, ndërsa ato shfaqen me fjalë dhe me gjuhë.

Autor: Abdulaziz b. Nasir el–Xhelil

Përktheu nga gjuha boshnjake: Ebu Eljesa
albislami.com

Dobitë e besimit në Ditën e Gjykimit

Dobitë e besimit në Ditën e Gjykimit

Disa njerëz edhe përkundër besimit në Ditën e Gjykimit, vjelin pak fryte nga kjo. Si mund të ndodhë kjo? Imam Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, duke folur në lidhje me këtë çështje thotë: "Si ta lidhim të vërtetën në të cilën nuk ka dyshim, në të cilën njeriu është thellësisht i bindur; në Xhenet, Xhehenem dhe veprat të cilat janë në kundërshtim me këtë të vërtetë? A është natyra njerëzore e tillë që është thellësisht e bindur në Allahun, se do të ndëshkohet me dënimin më të ashpër ose do të shpërblehet me shpërblimin më të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë netët i prêt në pakujdesi dhe shpresë të rrejshme?!'' T’i lidhësh këto dy gjëra është shumë vështirë. Për dështimin e kësaj ekzistojnë shumë arsye nga të cilat është edhe mungesa e dijes dhe bindjes, kush mendon se dija nuk është arsye, gabon. Ibrahimi alejhis-selam, e ka lutur Zotin e tij që t’ia tregoj se si i ringjall të vdekurit, anise ka qenë thellësisht i bindur në Fuqinë e Allahut, e krejt kjo që t’i qetësohet zemra, dhe të shoh diçka që nuk shihet. Imam Ahmed në Musnedin e tij, transmeton se Pejgamberi salallahu alejhi ve sellem ka thënë: "Nuk është njëjtë të shohësh e të dëgjosh". Kur dijes së cunguar i shtojmë edhe të mospunuarit sipas saj, njeriu edhe më tepër largohet nga parimet islame, e mposhtë epshi, mashtrimet e shejtanit, shpresa e rrejshme, pakujdesia. Askush, përveç ai i cili me të vërtetë beson në Ditën e Gjykimit, nuk do të jetë i sinqertë në fenë e tij. Nga këtu edhe dallohen njerëzit. Në këtë kuptim janë edhe fjalët e të Lartësuarit: Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijës) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur. (Sexhde, 24).

Dobitë e besimit në Ditën e Gjykimit;

1. Sinqeriteti dhe pasimi i Pejgamberit salallahu alejhi ve sellem.

Ai i cili është i bindur në atë Ditë të Madhe, do të qëndrojë para Allahut, do të shikoj t’i ruaj veprat e tij nga çdo gjë që i shkatërron ato, nga shirku i madh (të përshkruarit Allahut rival) ose shirku i vogël (syefaqësia), me atë që shirku i madh i fshinë të gjitha veprat, ndërsa i vogli i vogla vetëm ato në të cilat është përzier ai d.m.th. syefaqësia, si për shembull vetëpëlqimi, kundërshtimi, kërkimi i famës ose pozitës së lartë te njerëzit e të ngjashme. Sa më shumë që njeriu të jetë i bindur në takimin me Allahun, në Ditën kur do të na nevojitet çdo vepër, edhe ajo më e imta, ai më tepër do të përpiqet që veprat e tij të jenë të sakta dhe ruajtura. Ky është një shkak i madh i luftës së njeriut në dynjallëk për sinqeritet të veprave të tij dhe të përputhjes së tyre me sunet, njëherësh duke u larguar nga çdo risi. I Lartësuari nuk pranon pos vetëm veprën e sinqertë dhe atë që është në përputhje me sunet. Allahu thotë: Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë. (Kehf, 110.)

2. Të hequrit dorë nga dynjallëku, modestia, durimi në sprova, qetësia dhe pastërtia e zemrës.

Njeriu brenga më e madhe e të cilit do t’i jetë ahireti, modestia dhe durimi në sprova, do t’i vij mirë (lehtë). Në këtë rast nuk do të kthehet (vështroj) kah ata të cilët Allahu, për t’i sprovuar u ka dhënë shumë pasuri, sikurse nuk do të pikëllohet me kalueshmërinë e dynjallëkut e as me zbukurimet e tij të rrejshme. Nga kjo rrjedhin edhe gjëra tjera të dobishme sikurse kënaqësia e shpirtit dhe pastërtia e shpirtit nga veset sikurse janë lakmia, zilia, hidhërimi etj. Krejt kjo nuk do të thotë se besimtari duhet të heq dorë nga kjo botë, porse duhet të kujdeset për furnizim. Në këtë kuptim janë edhe fjalët e Allahut: ''... Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos le mangu atë që të takon nga kjo botë....'' (Kasas, 77).

Kjo gjë gjithashtu rezulton me qetësinë e shpirtit dhe durimin në sprova e krejt kjo për shkak të shpërblimit të cilin Allahu i Lartësuar ua ka premtuar atyre që përpiqen. Për më tepër, nëse e godet çfarëdo sprove, qoftë edhe e madhe, është i bindur se asaj do t’i vij fundi. Allahu i Lartësuar thotë: ''...pse nëse ndieni dhembje edhe ata ndjejnë dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë…'' (Nisa, 104).

Në anën tjetër, pakujdesia ndaj këtij realiteti rezulton me mjerim, brengosje, ngushtim të gjoksit, shqetësim, pikëllim etj. Nga këtu besimtari kjo botë shkon i lumtur e i gëzuar ngase është përpjekur për botën tjetër. E krejt kjo ngase dynjallëku është afatshkurtër dhe çfarëdo sprove në të i ngrit gradat te i Lartësuari. I Lartësuari thotë: "E sikur të mos ishte që njerëzit (do të lakmonin) të jenë të një feje (jobesimtarë), Ne atyre që nuk e besojnë Zotin do t'ua bënim pullazet e shtëpive të tyre nga argjendi si dhe shkallët nga argjendi, mbi të cilat ata do të ngriheshin. E edhe dyert e shtëpive të tyre nga argjendi edhe kolltukët, mbi të cilët do të mbështeteshin. Edhe stoli të ndryshme (ari etj.). E, të gjitha këto nuk janë gjë tjetër pos kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse bota e ardhshme te Zoti është për besimtarët e ruajtur.” (Zuhruf, 33-35)

3. Kryerja e veprave të mira, lënia e mëkateve dhe pendimi i njeriut.

Imam Ibën Kajjimi ka thënë: "Ajo çka është thelbësore për njeriun që kërkon diçka është t’i plotësoj tri gjëra: 1. Ta duaj atë që do 2. Që të frikohet që ajo t’i mos i ik 3. Që nëse ka mundësi, të angazhohet për arritjen e saj. Duaja e cila nuk i përmban këto tri në të vërtetë është dëshirë, ndërsa të kërkosh dhe të dëshirosh nuk është njëjtë. Secili që kërkon frikohet, gjithashtu edhe udhëtari nëse frikësohet e shpejton lëvizjen e tij. Në këtë kuptim janë fjalët e Resulullahut salallahu alejhi ve sellem, të cilat i ka shënuar Imam Tirmidhiu në ''Sunen'', e i ka transmetuar Ebu Hurejre: ''Ai i cili frikësohet, udhëton në agim, e kush udhëton në agim arrin në cak. Me të vërtetë malli i Allahut është i shtrenjtë, e malli i Allahut është Xheneti.'' Allahu, xhele sha'nuhu, i ka obliguar ata që përpiqen që të jetojnë ndërmjet frikës dhe shpresës, të cilat janë të dobishme vetëm nëse përcillen nga vepra. Në këtë kuptim janë edhe Fjalët e Allahut: " 57. Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë, ata, të cilët u besojnë argumenteve të Zotit të vet, dhe ata, të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të vet, dhe,ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara, Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t'i arrijnë ato. (Mu'minun 57-61)

Hadithi i ardhshëm do ta sqaroj kuptimin e ajetit. Tirmidhiu i ka shënuar fjalët e Aishes, radijallahu anha: ''E kam pyetur Resulullahun salallahu alejhi ve sellem, në lidhje me ajetet e lartpërmendura, se a janë ata të cilën pinë, vjedhin dhe bëjnë kurvëri, në çka është përgjigjur: 'Nuk janë, oj vajza e të vërtetit (Sidikut, mendohet në Ebu-Bekrin), ata janë ata të cilët agjërojnë, falin namaz dhe japin (nga pasuria e tyre), mirëpo frikësohen se ajo nuk u pranohet, dhe nxitojnë të bëjnë mirë''. Këtë hadith e ka transmetuar edhe Ebu Hurejre.

Allahu i Lartësuar ka thënë: "Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është Mëshirues." (Bekare, 218). Sa të bukura janë fjalët e Imam Ibën Kajjimit në lidhje me ajetin e mëparshëm, ku thotë Imam Ibën Kajjim: ''Shpresa është e domosdoshme edhe përkundër së kryerjes së veprave të mira.''

Autor: Abdulaziz b. Nasir el–Xhelil

Përktheu nga gjuha boshnjake: Ebu Eljesa
albislami.com

Emrat dhe atributet e Zotit- këndvështrimi Islam

Emrat dhe atributet e Zotit- këndvështrimi Islam

Para epokës moderne shumë pak njerëz kanë dyshuar në faktin se bota ka krijues. Ky fakt për ata ishte i qartë si një e vërtetë logjike ose si një fenomen i vëzhguar. Ata dallonin vetëm në natyrën e këtij krijuesi dhe në sjelljen e caktuar të njerëzve që e kanë pasur ndaj Tij. Por tani, ekzistimi i krijuesit nuk pranohet. Pse? Kjo nuk është pyetje e lehtë për t’ju përgjigjur. Megjithatë, sikur pajtohem me ato shkrimtarë bashkëkohorë që studiojnë [analizojnë] origjinën e ateizmit modern në Perëndim me disa filozofë Perëndimorë, disa nga të cilët kanë qenë besimtarë. Por këta “besimtarë” kanë argumentuar në atë mënyrë që kanë bërë njerëzit të dyshojnë, nëse jo të hedhin poshtë, disa fakte të besimit të cilat janë konsideruar si esencë e racionales. Shkaqet e mira për besim në Krijuesin, qofshin ato vetëm racionale ose të tjera, kanë qenë të lidhura me këto fakte. Besimi në Zot ishte i bazuar në faktin se ka ekzistuar diçka në natyrën tonë dhe në natyrën e botës që tregon për Krijuesin Madhështor, të cilit duhet t’i lutemi.

Pohimi i mendimit të ri ishte se bota jonë në çdo aspekt është një sistem i mbyllur që për shkak të kësaj, nuk mund të aludojë në asgjë jashtë saj. Hapi i parë drejt kësaj ndarje të qiellit dhe tokës ishte konceptimi mekanik i Dekartit të një bote në të cilën thuhet se është e mundshme të spjegohen fenomenet natyrore, duke iu referuar materies dhe lëvizjes si dhe ligjeve të tyre. Ky mendim ka zgjëruar distancën ndërmjet qiellit dhe tokës duke pohuar se principi i zakonshëm sipas të cilit bëjmë një spjegim të tillë të fenomeneve natyrore nuk ishte asgjë më shumë se një serial i rregullt. Për këtë shkak Zoti nuk mund të jetë shkak pasi që krijesa e Tij ose efekti, nuk parashikohet të paraqitet pas Tij. Kanti ka ndërmarrë hapin e fundit, duke argumentuar se koncepti i shkakut nuk mund të aplikohet në asnjë send jashtë botës së përvojës sonë. Pastaj, filozofia ateiste u bë, siç edhe ishte, filozofia zyrtare e shkencës. Dhe pasi që njerëzit e zakonshëm, dhe madje edhe shkenctarët, nuk e shohin dallimin ndërmjet fakteve që i vendos shkenca dhe filozofëve të cilët shkenctarët i miratojnë, sidomos kur filozofët e tillë bëhen të famshëm ndërmjet shkenctarëve të mëdhenj. Kjo filozofi ateiste nga publiku besohej të jetë filozofia që e kërkon shkenca ose madje filozofia, të vërtetën e të cilës e ka themeluar.

Shumë besimtarë i kanë pranuar supozimet ateiste të kësaj filozofie por megjithatë ata e kanë mbajtur besimin e tyre në Zot, duke shpresuar të gjejnë një vend për Të në mbretërinë, të cilën shkenca edhe më tej nuk mund ta pushtojë. Por, ateistët kanë argumentuar, deri në një shkallë, se pasi që shkenca ishte duke përparuar shpejt, duke na ofruar spjegimet “racionale” të fenomeneve të cilave u kemi besuar për veprat e Zotit, ishte vetëm çështje kohe para se çdo gjë të spjegohet në atë mënyrë, dhe si rrjedhojë Zoti tërësisht të largohet nga bota jonë.

Ashpërsia e relacionit të Zotit dhe botës, nga njëra anë ishte rezultat i një konceptimi të ri të natyrës së botës sonë. Por, nga ana tjetër ajo i çoi disa besimtarë deri te një konceptim i natyrës së Zotit. Si rezultat i këtij besimi të ri, Zoti u bë gjithnjë e më shumë një ide abstrakte, e jo një qenie e gjallë. Kjo përforcoi trendin ateist. Kush është i interesuar në Zot që është vetëm ide, i cili nuk ka ndonjë rol aktiv për të luajtur, qoftë në shkallë të intelektit dhe sjelljes sonë, qoftë në shkallë të natyrës.

Ideja se bota bota jonë është një sistem i mbyllur, se ajo nuk tregon për krijues madhështor, nga teoria e ‘shpërthimit të madh’ ka pranuar një goditje të rëndë. Teoria në fjalë është gjithnjë e më shumë duke u pranuar nga shkenctarët si teoria më e arsyeshme shkencore kosmologjike. Sipas kësaj teorie, bota jonë natyrore ka pasur një pikënisje fillestare. Dhe nëse është ashtu, atëherë nuk do të ishte legjitime nëse do të pyetnim: Kush e filloi atë? Por, kjo do të thotë se vetë bota na tregon se ajo nuk është vetë-varëse, do të thotë, ajo është duke treguar për diçka prapa saj. Ky fakt, siç thamë edhe më herët, ishte i pranuar falas nga mendimtarët e hershëm. Ata nuk kanë pasur nevojë të presin teorinë shkencore të shekullit XX për ta dëshmuar atë. Gati çdo gjë rreth tyre tregonte për faktin se bota ka pasur fillim dhe për këtë shkak ajo nuk mund të mbahet vetë.

Mendoj se së shpejti do të jetë e qartë se ata që nuk e kanë pranuar ekzistimin e Krijuesit nuk mund të përkrahin pohimet e tyre me ndonjë fakt shkencor. Por vetëm besimi në ekzistimin e krijuesit nuk ka shumë pasoja. Duhet të dimë se kush është ky krijues, në mënyrë që të vendosim relacion të duhur me Të, relacion që do të bënte ndryshime në jetën tonë.

Kjo është pika ku besimtarët që mendojnë tani e tutje duhet të drejtojnë energjitë e tyre. Ne duhet të tejkalojmë kompleksin e para “shpërthimit të madh” që e ka inkurajuar shumicën prej neve të besojmë se Zoti është një ide abstrakte, dhe të fillojmë ta qartësojmë dhe mbrojmë konceptin e besimtarit të zakonshëm për Të si një person i gjallë dhe i dashur. [1]

Besoj se ekzistojnë shumë gjëra në shkrimet e teologëve të hershëm muslimanë, sidomos atyre të Shkollës Sunnite, nga të cilat të gjithë ata që besojnë në ekzistimin e Krijuesit, mund të përfitojnë. Në drejtim të kësaj pike do ta shkruaj pjesën e mbetur të këtij teksti. Do të përpiqem t’ju jap besimtarëve të zakonshëm një ide rreth mënyrës që teologët e hershëm muslimanë kanë menduar për çështjen në të cilën të gjithë ne jemi të interesuar, na fjalë, natyra e Zotit dhe atributet e Tij.

Tek muslimanët ekzistojnë tre këndvështrime kryesore për natyrën e atributeve hyjnore. Ato janë këndvështrimet e muxhasimëve-ve ose antropomorfëve, mu’attilëve ose negatorëve dhe muthbitëve ose konfirmuesve:

(a) Këndvështrimi fizik ose antopomorf e përngjan Zotin me një qenie të madhe njerëzore, kështu që i atribuojnë Atij atribute të formës së njeriut siç janë dëgjimi, shikimi, folja, posedimi i syve, etj. Dallimi ndërmjet Tij dhe qenieve të zakonshme njerëzore, sipas këtij këndvështrimi, nuk është i llojit por i shkallës. Vetëm pak njerëz me ndikim kanë mbështetur këtë këndvështrim në historinë e Islamit, dhe ata shumë shpejt janë dënuar si adhurues të idhujve. Pasi që ky këndvështrim nuk merret seriozisht nga besimtarët modern, ajo nuk ka nevojë të na robërojë neve. Pika e vetme që është me rëndësi ta përmendim këtu, për shkak se lidhet me dy këndvështrimet tjera, është shkaku prapa këtij këndvështrimi: supozimi se vetëm gjërat fizike me të cilat jemi të njohur ekzistojnë, dhe pasi që Zoti ekziston, Ai në këtë kuptim duhet të jetë fizik, dhe atributet e tij mund të marrin forma të atyre gjërave fizike.

(b) Këndvështrimi i negatorëve supozon se të gjitha atributet që i shprehim në gjuhën arabe ose në cilëndo gjuhë tjetër njerëzore janë atribute të ekzistencës fizike. Por Zoti nuk është fizik. Kur Ai i atribuon vetvetes, në Kur’an, gjëra siç janë dëgjimi, shikimi, qëndrimi mbi Fronin e Tij, posedimi i duarve ose syve etj., Ai na drejtohet neve në gjuhën e vetme që mund ta kuptojmë, por Ai nuk është duke i përdorur fjalët për të përshkruar këto cilësi në asnjë kuptim real. Atëherë çka kuptojmë ne me fjalë dhe shprehje të tilla kur i përdorim në relacion me Zotin? Sipas disa përkrahësve ekstremë të këtij këndvështrimi, asgjë. Ky këndvështrim, edhe pse nuk ka qenë i njohur deri rreth shekullit të III-të të Islamit, së shpejti u bë, sidomos në format e saja të buta, me ndikim të madh dhe i famshëm tek disa teologë dhe muslimanë të arsimuar. Ndonjëherë, gabimisht është supozuar të jetë alternativa e vetme e këndvështrimit të parë.

(c) Këndvështrimi i konfirmuesve thotë se kur Zoti përshkruan Veten me mundësi të shikimit, dëgjimit, etj., Ai është duke i përdorë këto fjalë në kuptim real, për shkak se Zoti vërtetë sheh dhe dëgjon. Ai ka fytyrë të vërtetë dhe duar të vërteta. Por, pasi që “asgjë nuk është si Ai”, atributet e Tij, edhe pse të vërteta, nuk janë si atributet e qenieve njerëzore ose cilës do krijese tjetër. Ky është këndvështrim i gjeneratave të hershme të muslimanëve dhe të gjithë ulemave të mëdhenj Sunnitë që i kanë pasur hapat e tyre. Ky është, besoj, këndvështrim i të gjithë besimtarëve në orët e tyre të lutjes. Por ky këndvështrim nuk është më i famshëm tek teologët dhe besimtarët “modernistë”. Një shkak për këtë, siç thash, është se ky këndvështrim është i përzier me këndvështrimin antropomorf, që qartë është i dobët. Këtë këndvështrim do ta sqaroj shkurt dhe do ta mbroj kundër këndvështrimit të dytë.

 

A ekziston Zoti?

 

Përkrahësit ekstremë të këndvështrimit të dytë do të refuzonin të përgjigjen në mënyrë afirmative, për shkak se ekzistimi në kuptimin real, sipas këndvështrimit të tyre, është i miratuar vetëm për gjërat natyrore. Pasi që Zoti nuk është si ato, ne nuk mund as ta përshkruajmë Atë si ekzistues. Atëherë, çka është Ai? Nuk mund të themi asgjë pozitive për Të, thonë ata: ne vetëm mund të themi atë që Ai nuk është. Afirmuesi thotë se duke refuzuar që Atij ti përngjajmë ndonjë ekzistuesi fizik, ne përfundojmë duke e përngjarë Atë jo-ekzistuesit për shkak se vetëm kur iu referohemi jo-ekzistuesve nuk mund të themi ndonjë gjë pozitive.

 

Një filozof bashkëkohor mund të mendojë se atë që negatorët janë duke e thënë është një gabim kategorik për ta përshkruar Zotin si ekzistues dhe për këtë shkak do të ishte gabim i njëjtë, për ta përshkruar Atë si jo-ekzistues. Konfirmuesit mund të përgjigjen se: ne nuk thamë se negatorët përngjajnë Zotin me jo-ekzistuesit vetëm për shkak se ata kanë refuzuar ta përshkruajnë Atë si ekzistues, por për shkak të argumentimit të veprimit të tyre, gjoja se asgjë pozitive nuk mund të thuhet për Zotin. Pohimi jonë është se ky përshkrim i përshtatet vetëm jo-ekzistuesve. Afirmuesit thonë se pohimi se bëhet gabim kategorik duhet të përkrahet, duke treguar se natyra e një gjëje të cilës i atribohet ndonjë atribut i caktuar gabimisht, është i ndryshëm në së paku një aspekt relevant nga gjërat të cilave ky atribut i atribohet mirë (në mënyrë të duhur), do të thotë, se ato u përkasin kategorive të ndryshme.

Por për të pohuar se dy gjëra u përkasin kategorive të ndryshme, duhet të dimë diçka pozitive për secilën prej tyre. Nëse gjënë e vetme që e dijmë për njërën nga to është se asnjë gjë që i përshtatet ndonjë gjëje, i përshtatet asaj në kuptim të vërtetë, atëherë jemi duke thënë se ajo i përket një kategorie të asgjësë.

Për këtë shkak i Imami i njohur Ahmedi duke iu përgjigjur Xhehmitëve - një shkolle mjaft influentale e negatorëve, ka thënë se një send që nuk është sikur ndonjë send tjetër, ajo as që është send.[i]

Duke e pranuar këtë, në Kur’an ekziston një ajet që thotë se “Asnjë send nuk është si Ai”.[ii]

Xhehmitwt e morrën këtë si përkrahje Kur’anore për këndvështrimin e tyre negativ, por ky ajet nuk thotë se asgjë që është thënë për gjërat tjera mund të thuhet për Zotin, në çfarëdo kuptimi real. Për këtë shkak pas thënies se “Asnjë send nuk është si Ai”, pason “Ai është dëgjuesi, shikuesi”. E gjithë ajo që ajeti është duke e thënë është se Zoti nuk duhet t’i përngjahet krijesës së Tij. Por nuk e përgjan Atij krijesat vetëm duke thënë se Ai ekziston dhe ata ekzistojnë, ose se Ai din dhe disa nga sendet e Tij të krijuara dijnë. Këtë e bën vetëm nëse e merr ekzistimin e Tij si momental dhe të varur njëjtë si ekzistimin e gjërave të krijuara dhe se dituria e Tij është e kufizuar si e atyre.

Kundërshtimi i dytë i konfirmuesve ndaj refuzimit të negatorëve për të përshkruar Zotin si ekzistues, është se secili që merr një besim të tillë seriozisht nuk mund vërtetë ta adhurojë Zotin. Si mund që një person të adhurojë, të dojë, t’ia ketë frikën, t’i kthehet për udhëzim, të varet, ose t’i lutet një gjëje që s’mund të thotë, madje as për vete, se ai ekziston? Nuk themi se ata nuk e adhurojnë Zotin; shumica prej tyre e adhurojnë Atë, por vetëm në dëm të këndvështrimit të tyre teorik.

Kundërshtimi i tretë është se pasi si muslimanë e lexojmë Kur’anin dhe besojmë në burimin e tij madhëstor, çka kuptojmë me shprehjet që i atribohen Zotit me gjëra si dija, dëgjimi, krijimi, folja, shikimi, etj.? Disa negatorë do të thonin se pasi që Zoti është tërësisht ndryshe nga gjërat që i dijmë, atributet e Tij të vërteta nuk mund të përshtaten në gjuhën njerëzore, për shkak se gjuha njerëzore është e kufizuar vetëm me gjërat që bijnë në përvojën tonë të ndjenjave. Por pasi që kjo gjuhë është gjuha e vetme që e kuptojmë, Zoti është duke e përdorë atë për të na dhënë një pasqyrë të asaj që në të vërtetë është prapa diturisë tonë. Parashtrohet pyetja: sa mund të ketë sukses gjuha jonë njerëzore në ofrimin e asaj pasqyre?

Nëse fjalët dhe shprehjet e gjuhës sonë nuk i përshtaten Zotit në asnjë kuptim real, atëherë ato nuk mund të na tregojë asgjë për Të. Dhe në atë rast, Zoti do të na kishte shpallur neve vetëm një serial të fjalëve që nuk kanë domethënie. Mirëpo, asnjë prej njerëzve që besojnë nuk do t’i kishin atribuar Atij një gjë kaq të kotë. Nga ana tjetër, nëse ata na tregojnë neve madje edhe një pjesë të vogël, atëherë duhet të ketë relacion ndërmjet tyre dhe atribut të vërtetë për Zotin.

Negatorët tjerë do të pranonin një ekzistencë të një relacioni të tillë, por do të thonin se fjalët janë përdorë në kuptimin e tyre metaforik e jo real. Përshembull, kur thuhet në Kur’an se Zoti sheh ose dëgjon, do të thotë se Ai din,[iii] për shkak se shikimi dhe dëgjimi në kuptimin e tyre real, u përshtaten vetëm kafshëve. Për këtë këndvështrim ekzistojnë tre kundërshtime.

(a) Shumë lehtë mund të dëshmohet se shikimi gjuhësisht është i ndryshueshëm nga dëgjimi, dhe të dyja janë të ndryshme, edhe pse lidhen me dijen. [iv]

(b) Nëse thuhet se të gjitha fjalët e gjuhës sonë përdoren në kuptim metaforik, kur përdoren për Zotin, kjo do të çonte ose në një regres të pafund ose në një rrugë të verbër. Nëse çdo fjalë ose shprehje në gjuhën tonë ka një kuptim metaforik, atëherë pasi fjala, të themi X, përdoret në librin e shenjtë për të përshkruar Zotin, duhet të kërkojmë kuptimin e saj metaforik, por ai kuptim metaforik duhet të shprehet me fjalë të tjera, kuptimet metaforike të të cilave shprehen me fjalë të tjera, dhe ashtu me rradhë, pafund. Por nëse e ndërprejmë regresin duke u dhënë disa fjalëve domethëniet e tyre të vërteta, atëherë i shkelim principet tona.

(c) Nëse thuhet se kjo i përshtatet disa, e jo të gjitha fjalëve dhe shprehjeve që përshkruajnë Zotin, atëherë duhet të jepet një dëshmi valide për ndryshimin ndërmjet të dyjave. Por një dëshmi e tillë nuk ekziston. E vërteta është se, siç ka treguar Ibën Tejmijje në “Er-risaletut-Tedmurijeh”, çfarëdo që thuhet për atributet Hyjnore mund të thuhet edhe për të tjerët, siç do të prezentojmë.

Kjo çon deri te një verzion më i butë i negatorizmit. Përkrahësit e këtij versioni më të butë janë të gatshëm t’i atribuojnë Zotit gjëra si ekzistenca, dituria, jeta, fuqia, vullneti, shikimi dhe dëgjimi në kuptimin e tyre real, por do t’i merrinin si metaforike atributet si dashuria, kënaqësia, hidhërimi dhe urrejtja. Përgjigja një personi, i cili bën një dallim të tillë ndërmjet këtyre klasave të atributeve – duke e afirmuar të hershmen dhe duke e refuzuar të vonshmen – është t’ju thuhet “nuk ekziston dallim ndërmjet asaj që afirmoni dhe asaj që refuzoni. اka i përshtatet njërës prej atyre, nuk i përshtatet medoemos tjetrës. Nëse thoni se vullneti i Tij është si vullneti i qenieve njerëzore, njëjtë mund të jetë edhe dashuria e Tij ose kënaqësia. Kjo është antropomorfizëm. Mirëpo nëse thoni se Ai ka vullnet që i përshtatet njëjtë si vullnetit të njerëzve, atëherë juve do t’ju thuhet: Ai ka edhe dashuri që i përshtatet, dhe hidhërim që i përshtatet, edhe njeriu ka hidhërim që i përshtatet."[v] "Nëse interpretohen gjërat si dashuria, hidhërimi dhe urrejtja në një mënyrë antropomorfe, themi se e njëjta mund të thuhet edhe për vullnetin, diturinë dhe fuqinë."[vi]

Njerëzit si Ibën Tejmijje, autorit të citimeve që i përmendëm më lartë, shpesh përshkruhen gabimisht nga oponentët e tyre dhe nga disa dijetarë modern, se janë analfabetë ose, që është edhe më keq, antropomorf. Ata që e thonë këtë supozojnë se alternativa e vetme për negatorizmin ose alegorizmin është analfabetizmi ose antopomorfizmi. Por nga deklarata e Ibën Tejmijjes është e qartë se kur ai thotë se Zoti don ose urren në kuptim real, e jo në kuptim metaforik, ai nuk është duke e përngjarë atë me qeniet njerëzore. Ajo e hedh poshtë këndvështrimin se gjuha nuk mund të përdoret në kuptimin real përveç kur përdoret për gjërat e krijuara. Ai mendon se disa fjalë përshkruese kanë domethënie të përgjithshme, që njëjtë si domethëniet abstrakte nuk i përshtaten asnjë sendi të caktuar, qoftë njerëzore qoftë hyjnore. Por kur ato përdoren për të përshkruar një gjë të caktuar, atëherë ato përshkruajnë diçka që është e çuditshme për gjënë e caktuar në fjalë. Përshembull, nëse ne përshkruajmë dy persona, X dhe Y, si “të mësuar”, konotacioni i “të mësuar” kur i përshtatet personit X nuk është njëjtë si konotacioni kur i përshtatet personit Y. A do të thotë kjo se të gjitha fjalët janë ekuivokale (të ndryshueshme)? Jo, në asnjë mënyrë. Ibën Tejmijje mendon se edhe pse referencat janë të ndryshme, fjala ka një domethënie abstrakte, që do të thotë se ajo është e njëjtë për të dy personat që iu referohemi. Kjo, mendon ai, përshtatet madje edhe në rastin e Zotit. Kur ai e përshkruan Atë si të dashur, përshembull, Ai nuk përngjahet me qeniet njerëzore, do të thotë, ne nuk themi se ai don në të njëjtën mënyrë si njerëzit. ثshtë gabim, insiston ai, të thuhet se domethëniet e vërteta të atyre fjalëve janë domethëniet e tyre kur iu përshtaten qenieve njerëzore. Fjalët përshkruese, si të tilla, janë neutrale. Ato i marrin format e tyre të caktuara në bazë të asaj që e përshkruajnë. Dhe njëjtë siç ka dallime ndërmjet gjërave të caktuara, ekzistojën dallime – edhe atë të mëdha – ndërmjet Zotit dhe botës së gjërave të krijuara.

 

Si i dijmë atributet e Zotit?

 

Sipas shkollës së Ehli Sunnetit, të njohur edhe si “njerëzit e konfirmimit” disa nga atributet Hyjnore mund të dihen nga vetë shkaku, edhe pse pjesa më e madhe janë të njohura nga shpallja. Atributet tjera të Zotit nuk janë të njohura përveç nëpëmjet shpalljes Hyjnore të profetëve të zgjedhur të Zotit. Ato që mund të dihen vetëm nga shkaku, mund të ndahen në tre kategori: Atributet e Zotit si ekzistues, atributet e Tij si qenie e gjallë dhe atributet e tij si një krijues dhe objekt i adhurimit tonë.

ثshtë e një rëndësie shumë të madhe, të shihet dallimi ndërmjet atributeve të një sendi si ekzistues dhe atributet e tij sipas disa përshkrimeve dhe udhëzimeve tjera. Dështimi për të parë [këtë dallim] ka çuar edhe besimtarët edhe ateistët deri në një habi rreth koncepteve të tyre për Zotin. Gabimi fillon kur ose teisti ose ateisti supozon se të gjitha atributet fizike janë të kufizuara nga atributet e përshkrimeve fizike. Pasi të bëhet ky gabim, është lehtë të arsyetohet nga ai gabim, pasi Zoti nuk është fizik, ajo që thuhet për gjërat fizike nuk mund të thuhen për Atë në asnjë kuptim real. Për këtë shkak, Lenini, duke parë se përparimi i shkencës ishte duke krijuar një kaos për konceptin e materialistëve për materien, ka menduar për një definicion në mënyrë që asnjë zbulim shkencor nuk do ta bënte të vjetër. Ai erdhi në përfundim se materialja ishte çdo gjë që ekzistonte objektivisht, do të thotë, jashtë mendjes sonë.[viii] Por kjo nuk është definicion i materiales: është një kusht i domosdoshëm për çdo ekzistues. Nëse komunistët e merrnin definicionin e Leninit seriozisht, dallimi ndërmjet tyre dhe besimtarëve do të ishte vetëm verbal, do të thotë se a është në rregull të thuhet për Zotin se ai është material ose jo. Por ata nuk e morën këndvështrimin e tyre seriozisht. Në fjalë, ata insistojnë në posedimin e ëmbëlsirës dhe ngrënies së saj. Për këtë shkak, nëse ju tregojmë atyre se jemi i gatshëm të themi se Zoti është material, sipas definicionit të tyre për këtë fjalë, për shkak se ne besojmë se Ai ekziston objektivisht, ata do të reagonin duke na kërkuar që t’ua tregojmë Atë atyre, duke u kthyer kështu në definicionin e mëparshëm për materialen.

Për shkak se gjërat materiale ekzistojnë objektivisht, dhe Zoti nuk është material, atëherë ekzistimi i Tij duhet të jetë vetëm subjektiv. Duket se Lenini argumentoi në këtë mënyrë. Disa teologë teistë kanë argumentuar në një mënyrë që është e ngjashme më këtë. Në përpjekjet e tyre për të ngritur Zotin mbi të githa gjërat materiale, atë kanë përfunduar duke e kursyer Atë nga atributet më të nevojshme për ekzistentin dhe kështu duke e bërë Atë vëtem një fjalë që nuk tregon ndonjë gjë.

Shkolla e Ehli Sunnetit ishte kundër këtij trendi, dhe ata kanë emëruar njerëzit që e kanë pasuar atë si mu’attila, që do të thotë negatorë. Në kundërshtim me këtë, Ehli Sunneti e quajtën veten si njerëzit e ithbat-it, që do të thotë konfirmues. Negatorët për Zotin flasim vetëm në kuptime negative: E gjithë atë që e thonë ata për Zotin është se Ai nuk i ka atributet që i kanë gjërat materiale. Nga ana tjetër, konfirmuesit, besojnë se atributet themelore të Zotit janë pozitivet. Atributet negative që thuhet se Zoti nuk i ka, janë vetëm negacionet e këtyre atributeve pozitive dhe e gjithë ajo që logjikisht përfshihet me këto. Ata mendojnë se si Krijues, Zoti duhet të ekzistojë dhe të ekzistojë objektivisht. Për të ekzistuar objektivisht Zoti duhet t’i ketë të gjitha atributet e ekzistuesve objektivë.

 

Për këtë shkak Zoti duhet të jetë diku dhe kështu nuk mund të jetë çdokund. Pse jo?

 

Sepse për të qenë çdokund është të dështojë ndarja [dallimi] nga ekzistuesit tjerë dhe kështu të mos ketë identitet të posaçëm. Përveç kësaj, të besohet se Ai është çdokund, çon deri te disa absurditete të tjera. Nëse Zoti ishte çdokund para krijimit të disa gjërave, atëherë ku i ka krijuar Ai ato?

Të thuhet se Ai i krijoi ato brenda Tij është absurd. Të thuhet se Ai i krijoi ato jashtë Tij, kundërshton pohimet se Ai është çdokund. Të thuhet se Zoti është zvogëluar për t’iu lënë pak hapësirë atyre është absurde. Së paku ajo kundërshton deklaratën se Ai është i pakufishëm. Ajo poashtu çon në absurditetin se kurdo që ndonjë send kalon jashtë ekzistimit, Zoti zgjëron [zmadhon] Veten për të plotësuar hapësirën e zbrazët.

 

Atëherë ku është Zoti?

 

Ehli Sunneti nuk heziton të përgjigjet se Ai është mbi Fronin e Tij në qiell. A do të thotë kjo se Ai është i kufizuar? Nëse me këtë mendohet Ai si person, atëherë pëgjigja është po. Por edhe pse personi i Tij është i përqëndruar për një “rajon” të caktuar, fuqia e Tij, dituria dhe atributet tjera nuk janë aq të kufizuara. Zoti është në qiell, por fuqia dhe dituria e Tij janë çdokund. Në këtë kuptim, nuk mund të thuhet se Ai është i kufizuar.

 

Negatorët kanë besuar se Zoti nuk mund të njihet nga pesë shqisat për shkak se ata menduan se njohja e tillë do të ishte fizike. Konfirmuesit janë pajtuar se Ai nuk mund të shihet nga ne përderisa ne jemi në këtë botë. Por kjo nuk është se është në natyrën e Tij që të mos shihet; ajo është për shkak të natyrës tonë aktuale. Ekzistojnë ajete në Kur’an dhe hadithe autentike të Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se besimtarët do ta shohin Zotin në Botën tjetër. Në fjalë, shikimi i Tij, do të jetë kënaqësia më e madhe e tyre. Ata do të kenë mundësi ta shohin Atë për shkak se natyra e tyre do të jetë ndryshe nga ajo që e kanë tani.

Konfirmuesit nuk varen vetëm nga ky argument fetar. Ata poashtu besojnë se ajo është një kundërshtim në kuptim të thuhet se diçka ekziston objektivisht dhe edhe më tej në princip nuk mund të shihet. Vetëm jo-ekzistuesit nuk mund të shihet në parim, ose siç thotë Daremiu, “një gjë që nuk mund të shihet nga cilado shqisë, është asgjë."[ix] Atëherë si ekzistues, Zoti duhet të ekzistojë jashtë mendjeve tona, do të thotë, Ai nuk mund të jetë vetëm një ide ose një koncept abstrakt. Së dyti, Ai duhet të ketë cilësi të rëndësishmë [dalluese].[x] Së treti, Ai duhet të ekzistojë në një “vend”, që është i largët nga vendet e okupuara nga ekzistentët.[xi] Ndryshe, Ai do të ishte një nga ata, dhe kështu nuk do të ishte asgjë në të vërtetë si Ai. Së katërti, ai në parim duhet të jetë i shikueshëm [dukshëm].

Zoti nuk është vetëm ekzistues. Ai është një ekzistues i Gjallë. Dhe si ekzistues i Gjallë ai duhet të ketë atributet e vullnetit, dijes, shikimit, dëgjimit, etj. Thënë shkurt, Zoti duhet t’i ketë të gjitha atributet që i kanë sendet e gjalla si sende të gjalla, e jo për shkak të materialitetit ose kafshësisë.

Por, Zoti është Krijues i çdo gjëje. Si i tillë, Ai duhet të jetë i përjetshëm dhe kështu i vetë-varur, një dhe i përsosur. Të gjitha atributet tjera që Ai i ka duhet të shihen në dritën e këtyre atributeve themelore. Kështu që, nëse themi se Ai di, dituria e Tij duhet të jetë e ndryshme nga dituria e cilësdo krijesë të Tij dhe duhet të jetë dituri që nuk është paraardhëse e injorancës dhe si e tillë e marrë nëpërmjet shqisave ose mjeteve tjera. Dhe kështu me rradhë. E njëjta duhet të thuhet edhe për të gjitha atributet tjera. Ja pse është një nga shtyllat e fesë Islame besimi se Zoti është një në Qenien e Tij si dhe në atributet e Tija. Njëjtë siç nuk i përngjan asnjë nga krijesat e Tij, ashtu edhe asnjë nga atributet e tyre nuk i përngjajnë atributeve të Tij. Dhe përderisa i dimë domethëniet e atributeve hyjnore, ne nuk e dimë modalitetin e tyre ose formën të cilën ata e marrin kur i përshkruhen personit të Tij unik.

Disa nga atributet e Zotit nuk mund t’i dimë përveç nëpërmjet fjalëve të Tij të shpallura profetëve të zgjedhur. Në Islam këto fjalë janë të përfshira në Kur’an dhe Sunnet, thëniet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Këto burime i atribuojnë Zotit gjëra siç është qëndrimi mbi Fronin e Tij, posedimi i duarve, qeshja, etj.. Negatorët i marrin të gjitha këto atribute si metaforike, por qëndrimi i Ehli Sunnetit është t’i konfirmohet Zotit ajo që Ai e konfirmon për Vete në Kur’an ose nëpërmjet pejgamberit të Tij pa teshbih, do të thotë përngjarja e Tij me gjërat e krijuara, ose ta’til, do të thotë largimi [spjegimi] i atributeve të Tij si metaforike. Konfirmuesit thonë, ne i kuptojmë ata, në dritën e principit të theksuar në ajetin, “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.”[xii]

Më lejoni ta përfundoj këtë tekst duke cituar disa ajete të Kur’anit për atributet e Zotit që çdo musliman që e praktikon Islamin i din me zemër dhe i përsërit në shumë raste si shprehje të devotshmërisë së tij ndaj Zotit:

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.[xiii]

“All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.[xiv]

 

Dr. Xha’fer Shejh Idris

 

------------------------------------

 

[1] Me person kuptohet nuk dua të them se Zoti është njeri ose si person njerëzor. Këtu personi është përdorë në kuptim të përgjithshëm të një ekzistuesi aktual me karakteristika ekzakte në kundërshtim me idenë abstrakte. Allahu në disa hadithe të Muhammedit s.a.v.s. përshkruhet si ashtu dhe që ka “shahse” (personalitet).

[i] Imam Ahmedi, “Er-red ‘ala-az-zanadikati ve-lxhehmijeh”, fq.68.

[ii] Kur’ani, ajeti 11: sureja 42

[iii] Shih Ibn Qutajbe, “Kitab El-ihtilaf fi’l-lafdhi ve Er-redu ‘ala’-lxhehmije Ve-l-mushabiha”, në koleksionin, “Akaid Es-salaf”, ed. Ali Sami Nashshar dhe ‘Ammar Xham’I Talibi (Alexandria, 1971), fq.233.

[iv] Ibid. fq. 233.

[v] Ibën Tejmije, op. cit., fq. 21.

[vi] Ibid., fq. 22.

[vii] Ibid., fq. 80.

[viii] V.I. Lenin, “Materialism and Empiro-Criticism” (Moskë, Shtëpia Botuese e gjuhëve të huaja), 269-70.

[ix] Ebu Sa’id ed-Daremi, “Kitab Er-red ‘ala-l-xhehmijeh”, “Akaidus-Salaf” dhe “Kitab Er-redi-l-Imami-d-Daremi” ala ‘Uthman Ibn Sa’id El-marisil-‘anid”, fq. 570.

[x] Ibid., fq.508.

[xi] Ibid., fq. 249.

[xii] Kur’ani, ajeti 11, sureja 42.

[xiii] Kaptina 112 në Kur’an.

[xiv] Ibid., përkth. Ajeti 255, sureja 2.

 

Burimi i artikullit: Sontage, Frederick dhe M. Darrol Bryant, redaktorë, “Zoti, Diskutimi Bashkëkohor”. The Rose of Sharon Press Inc., New York 1982. Plotësuar nga Dr. Idris në gusht të vitit 2001.

albislami.com

Ndërmjetësimi – tek Allahu dhe te njerëzit

Shumë njerëz kanë kuptim të gabuar në këtë çështje, gjë e cila shumë prej tyre i ka dërguar në mosbesim dhe lajthitje. Dy njerëz polemizonin dhe njëri prej tyre tha: Doemos duhet të kemi ndërmjetësues mes neve dhe Allahut, sepse nuk mundet të arrijmë tek Ai pa ndërmjetësues! Për këtë fjalë u pyet dijetari Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, i cili u përgjigj:

Nëse ka për qëllim ndërmjetësuesin i cili na kumton ligjin e Allahut – kjo është e vërtetë. Sepse krijesat nuk e dinë se çka dëshiron Allahu dhe cilat vepra e kënaqin Atë, nuk e dinë çka ka urdhëruar dhe çka ka ndaluar, nuk dinë çka ka përgatitur me Bujarinë e Tij për miqtë e Tij dhe me dënimin e Tij për armiqtë e Tij. Krijesat nuk e dijnë se cilat emra të bukur dhe cilat cilësi të larta janë meritore për Allahun. Për shkak se mendja dhe logjika nuk ka mundësi t'i njohë këto dhe të ngjashmet me këto përveçse me të dërguar që i ka dërguar Allahu. Andaj, ata që u besojnë pejgamberëve dhe shkojnë pas tyre, ata janë të udhëzuar dhe janë të afruar tek Allahu. Ata do të ngrihen në shkallë të larta dhe do të gëzojnë nderimin në dynja dhe ahiret. Ndërsa kush i kundërshton të dërguarit, ata janë të mallkuar, të humbur dhe të privuar nga Zoti. Ai ka thënë: "O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ua përkujtojnë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s'ka as frikë as s'kanë përse të pikëllohen. E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe me kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë". (A'raf 35, 36); "Kur tu vijë nga Unë udhëzim, kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur e as nuk ka për të dështuar. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?" Allahu thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu ti je i harruar sot". Ibën Abbasi ka thënë: Allahu garanton se kush e lexon Kur'anin dhe vepron sipas tij, nuk do të pësojë humbje në këtë botë e as nuk do të dështojë në botën tjetër. Allahu i Lartmadhëruar për banorët e Zjarrit thotë: "Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë i dërguar? Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "Allahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe! Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit". (Mulk 8-10)

Në këtë janë pajtuar të gjithë njerëzit: myslimanët, çifutët dhe të krishterët. Të gjithë pohojnë se ka ndërmjetësues mes Allahut dhe robërve të Tij, të cilët i quajmë pejgamber, të dërguar nga Allahu për të kumtuar urdhrat dhe fjalët e Tij. Allahu i Lartmadhëruar thotë: "Allahu zgjedh të dërguar nga melekët dhe nga njerëzit". (Haxh 75). Kush i mohon këta ndërmjetësues ai është i pabesë me pajtimin e të gjithëve, sepse ai mohon pejgamberët dhe i përgënjeshtron.

Allahu na ka rrëfyer tregimet e atyre që mohuan pejgamberët se si u shkatërruan dhe në anën tjetër si triumfuan pejgamberët dhe besimtarët.

Ibën Tejmije vazhdon: Këta ndërmjetësues (të dërguar) duhet respektuar, pasuar dhe marr shëmbëlltyrë. Allahu i Lartmadhëruar thotë: "اdo pejgamber kemi dërguar që të respektohet me lejen e Allahut"; "Kush e respekton të dërguarin, ai e ka respektuar Allahun"; "Nëse vërtetë e doni Allahun, ecni pas meje, atëherë Allahu do t'ju dojë juve".

Pas kësaj, dijetari e sqaroi llojin tjetër të ndërmjetësimit, të cilin kush e pohon del nga feja. Ai tha: Nëse me fjalën ndërmjetësim ka për qëllim se është patjetër të kemi ndërmjetësues në sjelljen e të mirave dhe largimin e të këqijave, si p.sh. të jetë ndërmjetësues për të sjellë riskun, ndihmën apo udhëzimin dhe si pasojë e kësaj, të luten ata persona (ndërmjetësues) apo të shpresohen, kjo është shirku (idhujtaria) më i madh, me të cilin Allahu i quajti kafira idhujtarët (mushrikët). Sepse ata, besonin në ndërmjetësues, nëpërmjet të cilëve kërkonin të mirat dhe mbrojtje nga të këqijat.

Nga kjo përjashtohet ndërmjetësimi (shefati) të cilin e lejon Allahu për atë, me fjalën dhe punën e të cilit është i kënaqur Ai. Pra, ndërmjetësimi të cilin do ta lejojë Allahu është realitet që duhet besuar.

Pastaj tha: Kush i beson melekët dhe pejgamberët si ndërmjetësues, mbështetet tek ata dhe kërkon të mirat apo mbrojtje nga të këqijat, sikurse kërkimi i faljes së mëkateve, udhëzimit të zemrave, largimit të problemeve etj – ai është i pabesë me pajtimin e të gjithë myslimanëve. Ajetet që na e mësojnë këtë janë: "S'është e drejtë as nuk i takon asnjë njeriu që t'i ketë dhënë Allahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun, e pastaj ai t'u thotë njerëzve: "Bëhuni robër të mi (më adhuroni mua) e jo të Allahut"! Por: "Bëhuni dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase u keni mësuar njerëzve librin dhe e keni studiuar atë. Dhe as t'ju urdhëron ai (pejgamberi) që engjëjt, apo pejgamberët t'i konsideroni për zota. Vallë, do t'ju urdhërojë në mosbesimin pasi që ju jeni bërë myslimanë"? (Alu Imran 79, 80). Këtu na sqaron se konsiderimi e engjëjve dhe pejgamberëve si zota është kufër (mosbesim), andaj kush i konsideron engjëjt dhe pejgamberët si ndërmjetësues dhe mbështetet në ta, i lut dhe kërkon të mirat apo mbrojtje nga të këqijat, sikurse faljen e mëkateve apo udhëzimin, ai njeri është jobesimtar me pajtimin e gjithë myslimanëve.

Ndërsa përveç pejgamberëve, sikurse dijetarët, kush i pohon ata si ndërmjetësues midis pejgamberit dhe besimtarëve, të cilët do të kumtojnë dijen, do t'ua mësojnë të tjerëve, do t'i edukojnë – kjo është e vërtetë. Kur dijetarët janë unanim për një çështje, pajtimi i tyre është argument i prerë. Nuk mund të bashkohen në të pavërtetë, e nëse nuk pajtohen për diçka, atë çështje ia referojnë Allahut dhe të dërguarit, sepse individualisht, asnjëri prej tyre nuk është i pagabueshëm. Përkundrazi, fjala e secilit pranohet ose refuzohet, përveç fjalës së Resulullahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.

Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Dijetarët janë trashëgimtarë të pejgamberëve, mirëpo trashëgimia e pejgamberëve nuk është dinar as dërhem, trashëgimia e tyre është dija, kush merr dijen ai ka marr diç të madhe". Pra, dijetarët me këtë kuptim mund t'i quajmë ndërmjetësues. Ndërsa, kush i beson si ndërmjetësues midis Allahut dhe krijesave, sikurse janë ndërmjetësuesit midis mbretërve/ kryetarëve dhe popullit dhe se ata janë kompetent t'i paraqesin nevojat e njerëzve para Allahut, ashtu që njerëzit t'i lusin ata, e ata ta lusin Allahun... kush i pohon me këtë kuptim ai është jobesimtar dhe politeist (mushrik). Në atë rast duhet të kërkohet pendim i shpejtë nga ai, përndryshe shteti Islam duhet ta vret, sepse ai ka bërë përngjasimin e krijesës me Krijuesin dhe i ka përshkruar Atij ortakë.

Kështu na e sqaroi ky dijetar i madh këtë çështje të rëndësishme – pohimin e ndërmjetësuesve – ku tregoi se ndërmjetësimi i të dërguarve mes Allahut dhe krijesave është ndërmjetësim për të kumtuar nga Allahu dhe detyrë e jona është t'i respektojmë në të. Ndërsa, ndërmjetësimi i dijetarëve midis pejgamberëve dhe njerëzimit është ndërmjetësim për të kumtuar dijen që ka ardhur nëpërmjet të dërguarve, sepse ata janë trashëgimtarë të pejgamberëve.

Mirëpo, kush i konsideron pejgamberët apo dijetarët si ndërmjetësues tek Allahu për kryerjen e nevojave apo pranimin e lutjeve ky është ndërmjetësim i rremë dhe kush e pohon ai nuk mund të jetë besimtar. Sepse, Allahu ndërmjet Tij dhe nesh nuk ka bërë të ligjshëm asnjë ndërmjetësues për këso çështje, madje ka gjykuar se nuk është mysliman kush beson ashtu. Ai ka thënë: "Ndërsa ata që në vend të Tij kanë zënë miq të tjerë dhe thonë: Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut, s'ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është gënjeshtar, jobesimtar". (Zumer 3).

 

Dallimi mes ndërmjetësuesve tek Allahu dhe te njerëzit

Dijetari Ibën Tejmije vazhdon dhe na sqaron dallimin e ndërmjetësimit që bëhet midis pushtetarëve dhe popullatës, me atë ndërmjetësim që ata e besojnë mes Allahut dhe krijesave. Ai thotë: Ata fillimisht e kanë përngjarë krijesën me Krijuesin, sepse ndërmjetësimet që ndodhin midis pushtetarëve dhe popullatës janë tre sish:

- për t'i lajmëruar se çka ndodhë në mesin e popullatës. E kush thotë se Allahu nuk di çka ndodhë te krijesat e Tij përderisa të lajmërohet nga dikush (ndërmjetës), qoftë ai melek, pejgamber apo dikush tjetër, ai me këtë besim është jomysliman. Përkundrazi, Allahu i di sekretet dhe ato më të fshehtat, Atij nuk mund t'i fshihet asgjë në tokë apo në qiej. Ai Dëgjon dhe Sheh. Ai i dëgjon zhurmat e zërave, me gjuhët e llojllojshme dhe për nevojat më të ndryshme. Nuk e angazhon dëgjimi i diçkaje nga dëgjimi i diçka tjetër. Atij nuk i përzihen çështjet e as nuk mërzitet nga lutjet e tepërta.

- pushtetari të jetë i pamundshëm në rregullimin e çështjeve të qytetarëve dhe mbrojtjen e tyre nga armiqtë, po nuk i doli dikush në ndihmë. Pra, për shkak të pamundësisë dhe dobësisë ka nevojë për ndihmë dhe ndihmëtarë. Allahu i Lartmadhëruar nuk ka nevojë për përkrahje e as për ndihmëtar. Ai ka thënë: "Thuaj: Thirrni ata, për të cilët supozuat se janë zota pos Allahut! Ata nuk posedojnë as sa një grimcë në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje". (Sebe 22); "Dhe thuaj: Falënderuar qoftë Allahu, i cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon". (Zumer 111). اdo gjë që gjendet në gjithësi, Allahu është Krijuesi, Zoti dhe Poseduesi i saj. Ai është i Pasuri dhe i panevojshëm nga çdo gjë, ndërsa çdo gjë tjetër është e varfër dhe e nevojshme për Të. Gjë të cilën nuk e gëzojnë pushtetarët, të cilët vazhdimisht kanë nevojë për përkrahës, të cilët në realitet janë edhe pjesëmarrës në atë pushtet. Allahu i Lartësuar nuk ka asnjë ortak (pjesëmarrës) në pushtetin e Tij. Shkurt, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij, të vetmit i Cili nuk ka ortak, Atij i takon pushteti dhe i gjithë falënderimi. Mbi çdo gjë, Ai është i Gjithëfuqishëm.

- pushtetari të mos dëshirojë të mirën, bamirësinë dhe mëshirën për popullatën, ashtu që ka nevojë të nxitet nga dikush tjetër (ndërmjetësues). Pasi që ta nxisë këshilltari i tij me këshilla dhe fjalë miradije, apo e lajmëron se dikush konkretisht e respekton dhe e nderon shumë atë pushtetar, vetëm në atë rast dëshira dhe ambicia e pushtetarit ngjallet për të bërë ndonjë të mirë për popullatën. Dhe atë, ose për shkak të fjalëve prekëse nga këshilltari ose për shkak të shtimit të respektit dhe nderit te popullata.

Mirëpo Allahu është Zot dhe Posedues i çdo gjëje, Ai ka mëshirë për krijesat më shumë sesa nëna për fëmijën, të gjitha gjërat ndodhin me vullnetin e Tij, çka dëshiron Ai bëhet, e çka jo – nuk bëhet. Ai ka bërë që krijesat të kenë dobi nga njëri – tjetri, ky i bën mirë atij, lutet për të, i ndihmon etj. Ai e krijoi të gjithë këtë, Ai e krijoi në zemrën e këtij bamirësi dëshirën për bamirësi, lutje dhe ndihmë.

Askush në gjithësi, nuk ka mundësi ta detyrojë Allahun të bëjë ndryshe nga ajo që Dëshiron Ai, ta këshillojë dikush apo ta lajmërojë se kush e lut dhe e respekton Atë. Prandaj, i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Askush nga ju mos thoni: O Allahu im, nëse do, më fal mua. O Allahu im, nëse do, më mëshiro mua. Bëhuni të vendosur në lutjet tuaja, sepse Allahun s'mundet ta detyrojë askush".

Ndërmjetësuesit e vërtetë janë ata që do të ndërmjetësojnë vetëm me leje të Allahut. Këtë na e mëson Allahu i Lartësuar me ajetet: "E kush do të ndërmjetësojë tek Ai, përveç se me lejen e Tij"; "nuk do të ndërmjetësojë përveç me të cilin është i kënaqur Allahu".

Gjë që nuk gjendet te pushtetarët, meqë tek ata ndërmjetësuesi duhet të jetë i pasur, pjesëmarrës në pushtet apo përkrahës dhe ndihmëtar i atij pushtetit. Dhe këta, ndërmjetësojnë te pushtetarët edhe pa leje dhe ata e pranojnë atë ndërmjetësim sepse kanë nevojë për atë, frikohen nga ata apo për t'i shpërblyer ata.

Allahu nuk shpreson nga askush, nuk ka frikë dhe nuk ka nevojë për askënd sepse Ai është i Pasuri. Allahu i Lartësuar thotë: "Ta keni të ditur se gjithçka që është në qiej e në tokë janë të Allahut. E ata (idhujtarët), që pos Allahut adhurojnë, nuk janë duke pasuar zota të vërtetë, ata nuk janë duke pasuar tjetër pos supozimeve dhe ata vazhdimisht gënjejnë". (Junus 66).

Idhujtarët, duke u bazuar në ndërmjetësimin që e njohin në këtë botë – d.m.th. te pushtetarët – në atë formë mendojnë se është edhe ndërmjetësimi tek Allahu. Allahu i Lartësuar thotë: "Ata pos Allahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën dëm e as dobi, dhe thonë: Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu!. Thuaj: "A ju po e informoni Allahun me diçka që Ai nuk e ditka në qiej dhe në tokë? I pastër (nga çdo e metë) dhe I Lartë është Ai nga ajo që i përshkruajnë ata". (Junus 18). Allahu na rrëfen se ata idhujtarë kanë thënë: "Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut". (Zumer 3).

Më pas na sqaroi ky dijetar rreth lutjes së krijesave njëri – tjetrin për ndërmjetësim (shefat), duke thënë se kjo lloj lutje ka kushte. Dhe atë: personi për të cilin bëhet lutja të jetë mysliman e jo idhujtar dhe lutësi të bëjë lutje të lejuara.

Nuk ka dyshim se lutja e krijesave për njëri tjetrin është e dobishme dhe për këtë jemi të urdhëruar. Mirëpo lutësi apo ndërmjetësuesi ka të drejtë të bëjë lutje dhe ndërmjetësim vetëm ku ka lejuar Allahu. Nuk lejohet të ndërmjetësojë aty ku ka ndalesë, sikurse ndërmjetësimi për idhujtarët apo lutja që atyre tu falen mëkatet. Allahu i Lartësuar ka thënë: "Nuk ka të drejtë Pejgamberi e as besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërmit të tyre, pasi që u bë e qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banorë të xhehenemit. Edhe lutja e Ibrahimit për babanë e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i Allahut, u largua prej tij". (Teube 113-14).

Po ashtu është vërtetuar se Allahu ia ka ndaluar Muhamedit të lutet për idhujtarët dhe dyfytyrëshit dhe ka lajmëruar se atyre nuk ua falë, nëse nuk pendohen. Allahu ka thënë: "Mos u lut për asnjërin prej tyre kur të vdesin dhe mos qëndro pranë varreve të tyre, sepse ata e kanë mohuar Allahun, të dërguarin dhe kanë vdekur duke qenë të prishur". (Teube 84). Po ashtu ka thënë: "Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që i kalojnë kufijtë (në lutje)". (A'raf 55). Kalimi i kufijve në lutje është kërkimi nga Allahu diçka që nuk do ta bënte asnjëherë. P.sh. të kërkojë të jetë në shkallë të pejgamberëve ndërsa ky nuk është i tillë, të kërkojë falje për idhujtarët apo të kërkojë gjëra të cilat janë mëkat, sikurse kërkimi i ndihmës për të bërë gabime dhe mëkate.

Pra, secili që lutet është edhe ndërmjetësues. Lutja dhe ndërmjetësimi ndodhë me caktimin dhe dëshirën e Allahut të Lartësuar. Allahu është që u përgjigjet lutjeve dhe pranon ndërmjetësimin. Ai e ka krijuar shkakun dhe pasojën. Lutja është një prej shkaqeve të cilat i ka caktuar Allahu i Lartmadhëruar. Pasi qenka kështu, duhet ta dimë se mbështetja e plotë në shkaqe konsiderohet shirk në njësimin e Allahut, mos marrja në konsideratë e shkaqeve është e metë mentale, ndërsa mospërfillja e tyre në tërësi është nënçmim për sheriatin.

Përkundrazi, është e detyrueshme që besimtari të mbështetet, ta lutë dhe të kërkojë vetëm te Allahu i Lartësuar, ndërsa Allahu është Ai i cili ia mundëson shkaqet.

Salih b. Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Omer Berisha
www.albislami.com

VEPRAT QË SHPIJNË NË XHENET

Transmetojnë imamët; Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe nga Muadh b. Xhebeli, i cili ka thënë: "Isha me të Dërguarin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në një udhëtim dhe një ditë, ndërsa po ecnim, qëllova afër tij, i shkova pranë dhe i thashë: “O i Dërguar i Allahut! Më trego për ndonjë vepër që më shpie në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!”

I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tha: "Tanimë më ke pyetur për një gjë madhështore, mirëpo ajo është e lehtë për atë që ia ka lehtësuar Allahu; të adhurosh Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij askënd, të falësh Namazin, të nxjerrësh Zekatin (e pasurisë), të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh Haxhillëkun."

Pastaj vazhdoi dhe tha: "A nuk dëshiron të të shpie në dyert e hairit? "Agjërimi është mburojë. Lëmosha e shuan mëkatin ashtu sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i njeriut në fillimin e 1/3 së fundit të natës..., pastaj lexoi ajetet: "Ata ngrihen prej shtretërve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa, dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim." (Es-Sexhde, 16 dhe17)

Pas kësaj i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: "A nuk dëshiron të të informoj për bazën e çdo gjëje, shtyllën e saj dhe gjënë më të lartë të saj?" Gjithsesi o i dërguar i Allahut – iu përgjigja.

"Baza e çdo gjëje është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse gjëja më e lartë e saj është Xhihadi."

"A nuk do të të tregojë për brumosjen e gjithë kësaj?" - më tha pastaj i Dërguari.

"Posi jo, o i dërguar i Allahut" - i thash

E kapi gjuhën e tij dhe më tha: "Përmbaje këtë!"

O i dërguar i Allahut, ne fajësohemi për atë që flasim? – e pyeta.

Mbettë nëna pa ty o Muadh! E kush i përmbys njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo me vrimat e hundëve të tyre, përveç produkteve të gjuhëve të tyre (fjalëve të kota)."

 

Përmbajtja e hadithit

 

Në këtë hadith shihet qartë se çfarë ishte brenga dhe preokupimi më kulmor i shokëve të Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem. Ata nuk u thelluan shumë të pyesin se si arrihet mirëqenia në këtë botë, duke e ditur sa e shkurtë është ajo.

Ky rast i pyetjes së Muadhit të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, nga një transmetim tjetër mësohet se ka qenë rruga e tyre duke shkuar për në luftën e Tebukut. Dhe një ditë, thotë Muadhi, ndërsa ishim duke ecur, na shpërndau vapa e madhe dhe në një rast të Dërguarin, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, kisha njeriun më afër. Aty iu afrova dhe e pyeta "o i Dërguar i Allahut! Më trego për...!" deri në fund të kësaj bisede mes tyre.

Ky rast të lë të mendosh se Muadhi është ndierë i pasigurt në kohë që e pyet të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, gjerë e gjatë për gjëra të shumta, që kanë mundur t'i interesojnë, nga frika se mos po angazhohet Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me dikë tjetër në atë rrugë prej 700 kilometrash, të cilën, siç dihet, e kanë kaluar duke ecur këmbë. Kjo vërehet edhe me pyetjen e madhe që shtrohet në mënyrë shumë të drejtpërdrejt. Po ashtu, për këtë argumentojnë edhe mësimet shtesë të të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për ta pyetur për to Muadhi, por duke i pranuar me shumë kureshtje. Nga kjo mënyrë, prej hadithit mësohet se si duhet të shfrytëzohet rasti, atëherë kur të jepet ai, për të mësuar gjërat madhore të jetës, kur vetmohesh me atë, prej të cilit mund të përfitosh dije, ashtu siç ka vepruar Muadhi me mësuesin e njerëzimit Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

 

Pyetja e madhe, por praktika e lehtë

Pasi i tërë angazhimi i myslimanit gjatë jetës së tij është për të shpëtuar veten nga zjarri i xhehenemit dhe ambicia e tij për të hytë në xhenet, Muadhi pyet: "O i Dërguar i Allahut! Më trego për ndonjë vepër që më shpie në Xhenet dhe më largon nga Zjarri!"

ثshtë fare e qartë se Muadhi po pyet për gjëra madhore, por derisa është obligim i myslimanit të punojë për këtë synim të madh, është e logjikshme të pyetet për veprat që shpijnë deri tek ai synim. Andaj edhe i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, përgjigjet me këto fjalë: "Tanimë më ke pyetur për një gjë madhështore, mirëpo ajo është e lehtë për atë që ia ka lehtësuar Allahu..."

Ke pyetur për një gjë shumë të madhe, por jo e pamundshme, e sidomos nëse ta lehtëson Allahu është shumë e lehtë. Për këtë njeriu duhet vetëm të angazhojë veten që ta kërkojë dhe të jetë i zellshëm në kërkimin e këtij synimi madhor dhe pastaj do të jetë jo vetëm se i arritshëm, por madje edhe i lehtë. Në një hadith kudsij Allahu thotë: "O robërit e Mi! Të gjithë jeni të devijuar, përveç atyre që i kam udhëzuar. Andaj kërkoni udhëzim nga unë, ju Udhëzoj."

Vazhdon i Dërguari, salAllahu alejhi ve selem, duke i treguar veprat që shpijnë në xhenet dhe të ruajnë nga zjarri duke thënë: "Të adhurosh Allahun dhe të mos i shoqërosh Atij askënd, të falësh Namazin, të nxjerrësh Zekatin (e pasurisë), të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh Haxhillëkun."

Shtyllat e Islamit të përmbledhura në këtë sqarim të shkurtër si forma të adhurimit gjithnjë e më shumë bëhen të qarta edhe më tepër duke parë rolin e tyre në trajtimin e njeriut. Allahu i ka bërë obligim për myslimanin dhe janë e vetmja mundësi për t’u afruar tek Allahu. Në një hadith tjetër kudsij, Allahu i Lartësuar thotë: "Gjërat më të dashura për Mua, me të cilat më afrohet robi Im janë obligimet që ia kam shtruar..."

Pra nga hadithi, shihet qartë vlera e adhurimeve të përmendura; namazit, zekatit, agjërimit dhe haxhillëkut, gjithnjë duke i paraprirë besimi i pastër dhe adhurimi i çiltër, duke iu larguar të gjitha formave të mundshme të shoqërimit dhe ortakërisë (shirkut) së Allahut të Lartësuar. Pra këto gjëra janë çelës i përcaktimit të statusit të njeriut në Ditën e Gjykimit, banor i xhenetit të jetë apo i xhehenemit.

 

Të dhëna shtesë për rrugën e gjatë

Duke parë kureshtjen e Muadhit për të mësuar veprat e rrugës së xhenetit, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, vazhdoi duke i thënë:

"A nuk dëshiron të të shpie në dyert e hairit? "Agjërimi është mburojë. Lëmosha e shuan mëkatin ashtu sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i njeriut në fillimin e 1/3 së fundit të natës..." Pastaj lexoi ajetet: ""Ata ngrihen prej shtretërve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa, dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim." (Es-Sexhde, 16 dhe17)

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, i përmend veprat e njëjta siç duket në shikim të parë. Pra, agjërimin, lëmoshën dhe namazin e natës. Porse tani, synimi është të ndriçojë veprat vullnetare ndihmëse, gjegjësisht nafilet. Në vazhdim të hadithit kudsij të lartpërmendur, Allahu thotë: "... dhe robi Im vazhdon të më afrohet edhe më tepër me vepra vullnetare (nafile), nga lloji i farzeve, deri sa ta Dua." Vazhdon hadithi.

Agjërimi është mburojë. ثshtë mburojë nga zjarri i xhehenemit padyshim, por është mburojë edhe nga mëkatet, që të mbron nga zjarri edhe në mënyrë të tërthortë. Agjëruesi s’ka dyshim që e thyen epshin e tij duke abstenuar nga ushqimet dhe pijet. Ai është në gjendje edhe më të favorshme që të thyejë edhe më tepër epshet e tija për të bërë mëkate, andaj agjërimi është mburojë nga mëkatet dhe zjarri i xhehenemit.

Zgjatja e dorës të varfrit, skamnorit, të vobektit etj. në mënyrë vullnetare duke i dhënë lëmoshë është gjest human dhe i dashur tek Allahu, aq sa ta shlyejë ndonjë mëkat aq sigurt sikur që e shuan uji zjarrin.

Po ashtu edhe namazi i natës i shlyen mëkatet. Namaz ky, që nuk është obligim, por kohën e ka në mes të namazit të jacisë dhe atij të sabahut. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i lexoi këto dy ajete ku Allahu përshkruan robërit e Tij se si braktisin gjumin e tyre në pjesën e tretë të natës nga motivi i frikës nga zjarri i xhehenemit dhe i shpresës për xhenet dhe përshkruan shpërblimin e tyre. Në vazhdën e tregimit të të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për veprat dhe ndikimin e tyre, pra agjërimi është mburojë dhe lëmosha shlyen mëkatin, për namazin në 1/3 e fundit të natës nuk flet asgjë. Disa dijetarë kanë mendimin se është fjala në vazhdim të lëmoshës. Pra edhe namazi në 1/3 e fundit të natës shlyen mëkatin ashtu siç e shuan uji zjarrin. Disa thonë se kallëzuesi i kësaj kryefjale është fjalia "simbol i njerëzve të mirë". Pra namazi në 1/3 e fundit të natës është simbol i njerëzve të mirë.

 

Shkurt e qartë

Vazhdon Muadhi në tregimin e tij lidhur me mësimet e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, dhe thotë:

Pas kësaj i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: "A nuk dëshiron të të informoj për bazën e çdo gjëje, shtyllën e saj dhe gjënë më të lartë të saj?" Gjithsesi, o i dërguar i Allahut – iu përgjigja.

"Baza e çdo gjëje është Islami, shtylla e saj është namazi, kurse gjëja më e lartë e saj është Xhihadi."

I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në këtë mesazh të drejtuar atyre që kanë ambicien e përcaktimit për xhenet dhe frikën që të mos jenë nga banorët e xhehenemit, tregon se si të ruhen këto vlera të adhurimit, duke treguar se baza e ndërtimit të këtyre është besimi, shtylla në të cilën mbahen është namazi, kurse kulmari i mbrojtjes së këtyre adhurimeve është xhihadi.

Baza e çdo gjëje është Islami. Këtu është fjala për dëshmitë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i tij. اdo vepër e mirë ndonëse është e tillë, nëse nuk i paraprin besimi i pastër është e kotë, sepse e mira dhe e keqja vlerësohen nga Allahu i Lartësuar, të Cilin duhet besuar si dhe duhet besuar atë që e komunikoi shpalljen e Allahut.

Namazi është shtyllë e Islamit. Pra, baza e çdo gjëje është besimi. Mirëpo boshti kurrizor i besimit është namazi. Shihet mirëfilli se namazi përmendet për të tretën herë në këtë hadith, andaj lexuesi i këtij hadithi duhet ta meditojë mirë këtë çështje dhe ta kuptojë thellësisht rëndësinë e namazit. (këto janë dy boxe)

Xhihadi është kulmari i besimit. ثshtë mënyra e mbrojtjes dhe e avancimit të besimit. Kjo ndërtesë e përbërë prej bazës së fortë, që ishte besimi, e ndërtuar me shtyllën më të fortë, namazin, ka nevojë të mbrohet nga pika, që të mos depërtojë e t'i rrezikojë edhe themelet. Andaj ky kulm, i cili pengon "erërat", rrëmujat, stuhitë, reshjet atmosferike etj. siguron jetën e gjatë të ndërtesës, e cila shërben për udhëtarët e xhenetit. Allahu na bëftë prej tyre!

 

Fortifikimi i rrugës

"A nuk do të të tregojë për brumosjen e gjithë kësaj?" – më tha pastaj i Dërguari.

"Posi, jo o i dërguar i Allahut" - i thashë.

E kapi gjuhën e tij dhe më tha: "Përmbaje këtë!"

O i dërguar i Allahut, ne fajësohemi për atë që flasim? – e pyeta.

Mbettë nëna pa ty o Muadh! E kush i përmbys njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo me vrimat e hundëve të tyre, përveç produkteve të gjuhëve të tyre (fjalëve të kota)."

Shumë i çuditshëm në këtë rast është fakti se e gjithë kjo rrugë e kalimtarëve të Ahiretit, që synojnë jetën e xhenetit duke iu shmangur zjarrit të xhehenemit, edhe pse është e lehtë për ata që Allahu ua ka lehtësuar dhe se detyrat, që duhet kryer nuk janë të vështira, megjithatë ekziston mundësia që njeriu besimtar, namazfalës, zekatdhënës, agjërues e haxhi të hidhet në zjarr me fytyrën e tij për shkak të mos kontrollimit të tij ndaj gjuhës së tij. I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, tërheq vëmendjen në mëkatet e mëdha dhe të vogla duke sqaruar se rreziku nga fjalët e kota, përçmuese, tendencioze, lënduese etj. është i madh sa lehtë mund ta hedhin njeriun në zjarr me fytyrën e tij.

"Mbettë nëna pa ty" është një shprehje që përdoret për qortim duke mos ia dëshiruar vdekjen realisht, por për t'ia tërhequr vëmendjen se gjëja për të cilën bisedohet duhet të jetë shumë e qartë.

 

Shkruan: Muhamed Dërmaku
www.albislami.com
Subscribe to this RSS feed
Back to top