- font size decrease font size increase font size
Besimi në Ditën e Gjykimit
Besimi në Ditën e Gjykimit
Besimi në Ditën e Gjykimit është njëra nga gjashtë shtyllat e imanit (besimit islam), pa të cilin nuk është i saktë besimi i muslimanit. Ajo është që lë gjurmë në jetë, sikurse në nënshtrimin ndaj Allahut, lënien e së ndaluarës, përmisimin e zemrës, fitoren në këtë dhe botën tjetër. Gjithashtu edhe harrimi i kësaj Dite të Madhe dhe pakujdesia ndaj saj, është e rrezikshme për njerëz dhe ardhmërinë e tyre. Edhe nuk është rastësi që Allahu këtë Ditë e përmend në shumë ajete kuranore, për më tepër, pothuajse nuk ka faqe në Kuran në të cilën nuk është e përmendur. Nëse e dijmë që Allahu xhele sha’nuhu dhe i Dërguari i Tij salallahu alejhi ue sellem, kanë vënë theks në këtë Ditë në të cilën do të grumbullohen të gjitha krijesat qiellore dhe tokësore, atëherë pse ne si robër të Allahut dhe pasues të Pejgamberit salallahu alejhi ue sellem, jemi të pakujdesshëm ndaj saj? Pyetjet më të rëndësishme rreth së cilave gjithsesi do të duhej të merreshim secili nga ne janë: 'Për çka ekzistoj në këtë botë?'', ''çfarë është ardhmëria ime?'', ''cilat janë shkaqet e fatit dhe fatkeqësisë sime?''. ''A ka diçka më të keqe se ajo që njeriu t’a shkatërroj veten dhe familjen e tij në Ditën e Gjykimit?''
Rëndësia e kësaj teme shihet në:
1. Kjo botë u është hapur shumicës së njerëzve, posaqërisht në këto kohë, natë e ditë dhe në çdo mënyrë luftojnë për të. E kanë zbukuruar para syve të njerëzve, duke i larguar nga ajo botë dhe devotshmëria në të cilën kanë qëndruar sahabet e Pejgamberit salallahu alejhi ue sellem. Ai, salallahu alejhi ue sellem, shpesh ua ka tërhequr vëmendjen në pavlefshmërinë e dunjallëkut dhe në rëndësinë e përgaditjes për botën tjetër. Duke u nisur nga fakti se dunjallëku para tyre nuk ka qenë i hapur sikurse është para nesh, atëherë ne kemi nevojë më tepër se ata në përkujtimin e seriozitetit të ahiretit dhe përgaditjes për të.
2. Lidhja e madhe për dunjallëk me vete tërheq ngurtësinë e zemrës dhe largimin nga Libri i Allahut, të cilin e lexojmë pa meditim. Ku janë ato zemra të cilat dridhen kur përmendet Allahu, ndërsa sytë vesojnë. Gjithashtu, cili nga ne e kryen namazin me nënshtrim dhe frikërrespekt. E lusim Allahun të na ndihmoj!
3. Përkujtimi në Ditën e Gjykimit dhe në vështirësitë e saj, njeriun e nxisin në vepra të mira dhe lënien e veprave të liga, në anën tjetër, të harruarit e saj shkakton kryerje me dembel-llëk dhe në mënyrë të pakujdesshme të obligimeve fetare, e për vepra vullnetare as të mos flasim.
4. Në këtë kohë janë paraqitur shumë sëmundje shpirtërore dhe të zemrës, të cilat shpiejnë pikëllim dhe në humbje të shpresës në mëshirën e Allahut, ndërsa shkak për këtë është harrimi i Allahut dhe Ditës së Gjykimit.
5. Në shumë vende është paraqitur padrejtësia, armiqësia ndërmjet njerëzve, marrja e padrejtë e pasurisë së huaj, lloj-lloj mashtrimesh, urrjetja, zilia, kundërshtimet, e sidomos ndërmjet thirrësve dhe studentëve të shkencave islame. Ilaqi më i mirë për këtë është përkujtimi i Ditës së Gjykimit në përgjithësi, dhe fakti se njeriu për veprat e tij, në Ditën e Gjykimit do të përgjigjet para Allahut, në veqanti.
6. Dhënia pas dunjallëkut dhe pakujdesia ndaj botës tjetër (ahiretit), është një ndër shkaktarët kryesor të dobësisë së shpirtit, andaj, njeriu vazhdimisht duhet t’a përkujtoj ahiretin, Xhenetin, Xhehenemin. Kjo i ngjall zemrat e atyre të cilët e bëjnë këtë duke e dashur shpërblimin të cilin Allahu ua ka premtuar atyre të cilët përpiqen.
7. Edhe përkundër rëndësisë së madhe që ka të përkujtuarit e ahiretit, përqendrimi në këtë institucion të rëndësishëm është lënë anash nga ana e thirrësve. Që gjendja të jetë edhe më e mjerueshme këtë lënie anash e arsyetojnë me kundërefektet nga ana e atyre të cilët i thërrasin në fe. Mirëpo, thirrësi i cili jeton me Kuran dhe Sunet mund të kuptoj që thirrja në fe e thurrur me shpërblimin dhe dënimin, dunjallëkun dhe ahiretin, lë gjrumë te njerëzit.
E lusim Allahun e Lartësuar që të na udhëzoj në Rrugën e Drejtë, ndërsa veprat tona të na i harmonizoj me traditën (sunetin) e të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue sellem. Besimi në ekzistimin e Ditës së Gjykimit dhe belave të saj lë shenja në zemrën e besimtarit, ndërsa ato shfaqen me fjalë dhe me gjuhë.
Autor: Abdulaziz b. Nasir el–Xhelil
Përktheu nga gjuha boshnjake: Ebu Eljesaalbislami.com