- Published in Template articles
Messages
Joomla! offers three different types of messages. Creatings standard information about Joomla! system is presented depending on a message type as follows:
- Error
- Error
- Error
RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...
RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...
RREGULLAT E HYRJES NË SHTËPI 1. Kur të hyjë në shtëpi, muslimani duhet të thotë: BISMIL-LAHI VELEXHNA VE BISMIL-LAHI HAREXHNA VE...
RREGULLAT E DURIMIT 1. Muslimani duhet të jetë gjithmonë durimtar kur t’i ndodhë ndonjë e papritur, sipas hadithit: “Durimi i vërtetë...
RREGULLAT E SADAKASË (LËMOSHËS) 1. Me dhënien e sadakasë muslimani të ketë për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. 2. Të...
RREGULLAT NË DITËN E XHUMA 1. Muslimani duhet të bëjë dua dhe të kërkojë falje tek Allahu i Lartësuar sa më...
RREGULLAT E SJELLJES NË XHAMI 1. Pastrimi i xhamisë nga ndytësirat, sipas hadithit: “Pështyrja në xhami është mëkat, e shlyerja e...
RREGULLAT E SHOQËRIMIT Nga më të rëndësishmet janë: 1. Sjellja e mirë me vëllezërit dhe moshatarët, ngase vëllazëria është gjëja më e...
RREGULLAT E KËRKIMIT TË LEJES 1. Muslimani duhet të kërkojë leje për të hyrë tri herë. Sipas hadithit: “Kur të kërkoni...
RREGULLAT E VESHJES 1. Është e ndaluar për mashkullin të veshë rroba të mëndafshta dhe të stoliset me ar, duke u...
RREGULLAT E NGUSHËLLIMIT, FALJES SË NAMAZIT TË XHENAZES DHE VARROSJES SË SAJ 1. Është e preferueshme (mustehab) të vizitohet familja e...
RREGULLAT PËR TË SËMURIN DHE VIZITUESIT a) Rregullat që duhet t’u përmbahet i...
RREGULLAT GJATË TESHTITJES 1. Ai që teshtin duhet ta ulë zërin e tij gjatë teshtitjes, duke punuar sipas hadithit që transmeton...
HAPJA E GOJËS (NGA GJUMI, LODHJA) 1. Kur njeriut i hapet goja (nga gjumi, lodhja, etj.), duhet ta mbulojë gojën me...
RREGULLAT E GJUMIT 1. Muslimani të mos e vonojë gjumin e tij pas faljes së namazit të jacisë, vetëm për ndonjë...
RREGULLAT E SELAMIT (PËRSHËNDETJES) 1. Kur të takoni një shok, mjafton ta përshëndetni me selam duke ia shtrënguar dorën, kurse marrja...
RREGULLAT E UDHËTIMIT a) Rregullat para udhëtimit 1. Muslimani duhet të falë namazin e Istihares, që përbëhet prej dy rekateve, e pas...
RREGULLAT E MIKPRITJES a) Rregullat e thirrjes në gosti 1. Muslimani duhet të thërrasë...
RREGULLAT E NGRËNIES DHE TË PIRJES a) Rregullat të cilave duhet t’u përmbahet...
RREGULLAT BASHKËSHORTORE 1. Të zbukurohet secili prej bashkëshortëve për njëri-tjetrin. 2. Burri është i detyruar të kujdeset për sunetet e fitres, të...
RREGULLAT PËR LEXIMIN E KUR’ANIT 1. Të lexojë Kur’an me abdestt. 2. Të pastrojë gojën me misvak (a brushë), para se të...
1. RREGULLAT E DUASË (lutjes) 1. Madhërimi i Allahut të Lartmadhërishëm dhe salavati mbi Pejgamberin alejhi selam para...
Mos mallko! Prej pasojave më të rrezikshme të sjelljes së ngutshme dhe të pakujtuar për gjykim ndaj tjerëve, dhe...
Ibadeti më i mirë Sekreti i gjith kësaj që përmendëm deri tani fshehet në njohjen e ibadetit më të...
Joomla! offers three different types of messages. Creatings standard information about Joomla! system is presented depending on a message type as follows:
Parimet për qëndrimin e muslimanit gjatë sprovave
Falënderimi i takon vetëm All-llahut, subhanehu ve teala, i Cili thotë: "Secilit popull Ne i dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty, për këtë çështje (për çështjen e Sheriatit Islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë, e nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: All-llahu di më së miri për këtë që ju po veproni. All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit" (Haxh: 67-68)
Dëshmoj se s’ka Zot që meriton të adhurohet pos All-llahut, i Cili nuk ka shok, dëshmi e cila futet në zemër dhe e din atë që e do All-llahu, subhanehu ve teala.
Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, përgëzuesi dhe qortuesi, lum për atë që kapet për Sunnetin dhe ndjek gjurmët e tij. Paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi atë, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të dashur! Kërkoni mbrojtje nga All-llahu prej sprovave të cilat rrezikojnë fenë, mendjen, trupin dhe çdo te mirë. Kërkoni mbrojtje nga All-llahu prej sprovave, sepse në to s’ka të mira asnjëherë, pejgamberi, alejhis-selam, ka kërkuar mbrojtje nga sprovat dhe tjerëve ua ka tërhequr vërejtjen nga kjo vepër.
Imam Buhariu në librin e tij (Sahih el-buhari) përmend kapitullin e sprovave duke filluar me ajetin kuranor: "Keni frikë All-llahun nga fitneja (sprova) e cila nuk i godet vetëm ata që kanë bëre padrejtësi"
Nga ajeti kuranorë kuptojmë se kur të vjen sprova nuk e godet vetëm atë që ka bërë padrejtësi, por i godet të gjithë dhe s’mbetet për të thënë asgjë. Obligohemi që t'ua tërheqim vërejtjen para se të ndodhë kjo dhe të largohemi nga çdo gjë e cila na shpie drejt sprovës, sepse prej shenjave të ditës se kijametit janë edhe sprovat e shumta, ashtu siç na lajmëron Muhammedi alejhis-selam: "Koha kalon shpejt, pakësohen veprat, shtohet koprracia dhe dalin në shesh shumë sprova."
Nga mëshira e Muhammedit, alejhis-selam, për ne është se ai na ka tërhequr vërejtjen për të gjitha sprovat, ashtu siç na ka tërhequr vërejtjen edhe All-llahu, subhanehu ve teala, ku thotë: "Keni frikë All-llahun nga sprova e cila nuk i godet vetëm ata që kanë bërë padrejtësi."
Ibën Kethiri në tefsirin e tij thotë: Ky ajet edhe pse u drejtohet sahabëve, është i përgjithshëm për të gjithë myslimanët, sepse Muhammedi, alejhis-selam, na ka tërhequr vërejtjen për sprovat. Alusi në tefsirin e tij thotë: "sprova" në ajetin e lartpërmendur është shkoqitur me disa komentime: mudahene (te lëshuarit pe) në urdhërimin në të mirë, të ndaluarit nga e keqja, ndarja, përçarja dhe mos ndalimi nga risitë.. e kështu me radhë. Thotë: "Çdo kuptim është sipas një vendi dhe sipas rrethanave." Nëse është koha e ndarjes dhe përçarjes, le t'ia tërheq vërejtjen secili njëri-tjetrit me fjalën e All-llahut: "Keni frikë All-llahun nga sprova e cila nuk i godet vetëm ata që kanë bërë padrejtësi."
Mu për këtë dëshiruam t’ju përkujtojmë për këtë çështje, ngase po e shohim zgjimin islam në trojet tona, e cila po qëndron në çështjen e tevhidit dhe thirrjen në të. Pra siç shohim është e domosdoshme t’ju përkujtojmë juve dhe vetën tonë që të merremi me dituri të dobishme dhe akiden (besimin) e selefu salih (të parëve tanë).
Me të vërtetë ky zgjim është zgjim prej të cilit shpresojmë se do ta përhapim fenë e All-llahut, subhanehu ve teala, duke ua bërë të dashur ketë fe njerëzve, ku shpresojmë të jetë stabile mbi dituri të dobishme, ngase rinia jonë është kureshtare për diturin e dobishme dhe fjalëve të ehli sunetit.
E shoh të domosdoshme që t’ju përkujtoj dhe t’ju sqaroj atë që e di prej të pareve tanë (selafu salih) të cilët kanë ndërtuar mbi fjalët e All-llahut dhe Muhammedit alejhis-selam. Paraqitja e sprovës në pajtim me atë që donë All-llahu dhe Muhammedi alejhis-selam, nëse nuk shikohet gjendja dhe rezultati i saj, në te ardhmen do të keqësohet nëse dijetarët islam nuk e kanë shikim e drejtë i cili iu mundëson të veprojnë për ndryshimin e kësaj.
Patjetër të kemi kujdes në parimet dhe rregullat e sheriatit, sepse parimet e mbrojnë njeriun që të mos bien në gabim. Nëse i marrim këto parime, rregulla dhe i pasojmë gjurmët e saja do të kemi shumë të mira ku nuk do të pendohemi pos vetëm nëse donë All-llahu, subhanehu ve teala. Patjetër duhet ta njohësh parimi për çdo çështje ashtu që të mundohesh ta mbrosh veten që të mos arrish në atë që nuk e din fundin e saj, apo nuk e din se në çfarë mund të shndërrohet, në të mirë apo në të keqe kjo çështje. Sipas kësaj shohim se patjetër duhet ti ruajmë këto parime dhe rregulla të cilat i ka bërë të qarta ehli suneti.
Cili është definicioni i parimit dhe rregullës?
Parimi është: rregulli me të cilën njohim çështjet e një kapitulli në të cilin kthehen të gjitha ato çështje."
Rregulli: "ÇËshtje e përgjithshme në të cilin mbështeten çështjet e kapitujve te ndryshme."
Mu për këtë është e domosdoshme që ti marrim këto parime dhe rregulla të cilat kanë qenë tek ehli sunneti. Muhammedi, alejhis-selam, thotë: "Ai që do të jeton prej jush do te shohë kundërshtime të shumta, kapuni për Sunetin tim dhe Hulefave Rashidin, kapuni për të me dhëmballa."
Pas vdekjes se Muhammedit, alejhis-selam, sahabët i panë kundërshtimet prej të cilave nuk kanë shpëtuar pos më qëndrimin pran këtyre rregullave të qarta në të cilat ka qenë Muhammedi, alejhis-selam, dhe Hulefatë Rashidinin pas tij.
Dobitë e dukshme në marrjen e këtyre parimeve dhe rregullave:
DOBIA E PARË: Të pasurit kujdes në parimet dhe rregullat mbrojnë parashikimet e myslimanit ashtu që të mos bie në atë që është në kundërshtim me sheriatin, mbron parashikimin e tij dhe e bënë të përpiktë në të. Nëse myslimani parashikon një çështje pa u mbështetur në parim dhe rregull, mendja e tij do të merre kahe të ndryshme qoftë për veprat e tij, veten, familjen, shoqërinë apo Umetin. Sipas kësaj nënkuptojmë rëndësinë e këtyre parimeve dhe rregullave ngase këto e bëjnë të përpiktë mendjen e myslimanit në parashikimet e tij prej të cilave formohet vepra e tij për familjen, veten ose për shoqërinë e tij.
DOBIA E DYTË: Në kujdesën e këtyre parimeve dhe rregulla ekzistojnë dobi tjera, e ajo është se e mbron myslimanin nga gabimet, sepse ai që vepron sipas mendjes se tij, apo sipas sprovës e cila është paraqitur dhe mundohet ta zgjidh në bazë të mendjen e tij duke mos i pasur parasysh parimet dhe rregullat e Ehli sunetit nuk mundet të sigurohet që të mos bjerë në gabim, e nëse bie në të, përfundimi i tij nuk është i lavdëruar ngase ajo shkallëzohet dhe degëzohet e ndoshta shtohet edhe më shumë. Te kapurit për parime dhe rregulla ka dobi të shumta e prej tyre është se të mbron nga gabimi. Pse? Kush është ai i cili i ka vendosur këto parime dhe rregulla? Ata janë të Ehli sunetit që i kanë vendosur në bazë të argumenteve. Ai që e pason argumentin dhe Ehli sunetin nuk do të pendohet asnjëherë.
DOBIA E TRETË: Prej dobive të këtyre parimeve dhe rregullave, shpëton myslimanin prej mëkati, ngase ai që vepron sipas mendjes së tij, le të mos mendon se është i qëlluar duke neglizhuar në këto parime dhe rregulla. Ti s‘mund të sigurohesh nga mëkati për arsye se nuk mund ta dish se çka mund të ndodhë në të ardhmen për atë që e ke thëne apo ke vepruar sipas mendimit tënd, sipas asaj që e ke parë si të arsyeshme. Mirëpo, nëse vepron sipas asaj që e vërteton argumenti prej parimeve dhe (Usul) esencave të përgjithshme, me lejen e All-llahut do të shpëtosh nga mëkati dhe do të jesh i arsyetuar, sepse ti ke vepruar sipas argumentit.
Mu për këtë vëllezër të dashur në këto tre dobi që i cekëm na bëhet e qartë rëndësia e këtyre parimeve dhe rregullave të cilat do ti sqarojmë në vazhdim. Këto parime dhe rregulla burojnë prej dy gjërave:
E PARA: Teksti që rrjedh nga Kur’ani apo Suneti i Muhammedit, alejhis-selam, që tregon mbi atë parim apo rregull, kurse Ehli suneti i kanë marrë ato argumente të cilat vërtetojnë këto parime dhe rregulla.
E DYTA: Të jetë nga vepra e Muhammedit, alejhis-selam, me të cilën kanë vepruar sahabet, tabiinët dhe Ehli sune vel xhemaa të cilët gjatë paraqitjes së sprovave apo ndryshimit të gjendjes kanë pasur fushëveprim, duke i pasur parasysh argumentet.
Mu për këtë nuk do të devijojnë shikimet tona e as mendimet tona nëse veprojmë ashtu siç kanë vepruar ata në bazë të argumenteve. Kjo është nga mëshira e All-llahut për ne, i Cili nuk na ka lënë pa shembuj (yrnek) të cilën duhet pasuar. Dijetaret e Ehli sunetit paraqesin referencë në kuptim të mendimit dhe fjalëve ngase ata e studiuan ketë fe dhe rregullat e përgjithshme. Nga kjo na bëhet e qartë se marrja e këtyre parimeve dhe rregullave është vaxhib (obligim) të cilat do ti cekim tani. Gjithashtu do të behet e qartë dobia dhe e mira e saj në veten dhe shoqërinë tonë. Kush e pason udhëzimin sipas asaj që e vërtetojnë argumentet, qoftë i bekuar në pasimin e tij, qoftë i bekuar në udhëzimin e tij, dhe s’do të pendohet asnjëherë.
Parimet dhe rregullat islame të cilat obligohemi ti pasojmë gjatë sprovave
E para:
,,Prej parimeve dhe rregullave, nëse paraqiten sprovat, apo ndryshohet gjendja të jesh i mirësjellshëm, i matur dhe durimtar’’
Ky rregull është me rendësi: Të jesh i mirësjellshëm, te jesh i matur dhe të jesh durimtar. Sa i përket cilësisë së parë Muhammedi, alejhis-selam, thotë: "Kudo që përdoret mirësjellja zbukuron, e kudo që s’përdoret keqëson."
Dijetarët islam thonë: Fjala në hadithin e Muhammedit , alejhis-selam, "shej " (diçka apo kudo) është në trajtën e pashquar në formën mohore, e që në esencë përfshinë gjitha sendet, që donë të thotë: mirësjellja është e pëlqyer në çdo çështje.
Muhammedi, alejhis-selam, thotë: "Vërtet All-llahu e donë mirësjelljen në çdo çështje." ketë ia ka thëne Ajshes bijës së Ebu Bekrit, kurse Imam Buhariu në librin e tij e ka titulluar: Mirësjellja në çdo vepër.
Vëlla i dashur je i obliguar të jesh i mirësjellshëm në çdo vepër, të mos jesh i hidhëruar sepse mirësjellja bën që të mos pendohesh asnjëherë, kudo që të jetë prezent mirësjellja zbukuron në mendime, qëndrime, gjykime dhe hakmarrje. Mos u bënë prej atyre që shpejtojnë por je i mirësjellshëm duke mos e harruar hadithin e Muhammedit a.s.. Merre atë që të zbukuron dhe që është e mirë për ty, e mos e merr atë qe është e shëmtuar e cila ta nxjerr nga fjala dhe puna jote mirësjelljen.
Sa i përket cilësisë së dytë, Muhammedi a.s,: eshxhe abdu el kajs i ka thëne: "Ti i posedon dy cilësi te cilat i donë All-llahu dhe i dërguari i Tij, durimi dhe maturinë."
Maturia është një cilësi e pëlqyer, ashtu siç thotë All-llahu s.t: 17
Dijetaret thonë se ky ajet tregon përçmimin e njeriut kur ai shpejton, dhe ai i cili e posedon ketë cilësi është i përçmuar. Sa i përket cilësisë së tretë durimit, e cila cilësi është e lavdëruar gjatë fitnes dhe ndryshimit të gjendjes, është se me durim mundësohet shikimi i gjërave sipas vërtetësisë së saj.
Është vërtetuar në sahih el Muslim, hadithi i Lejth iben Sad nga Musa ibëin Ali nga babai i tij se Musteurid el Kureshi ka qenë Omer iben Asi All-llahu qoftë i kënaqur mbi të ku thotë: Kam dëgjuar Muhammedin, alejhis-selam, duke thëne: ,,Do të ndodhë dita e kiametit, e romakët do të jenë më shumë njerëz."
Omer ibën Asi tha: Shiko se çka po thua! Musteurid el-kureshi i tha: Nuk e them pos atë që ka thënë Muhammedi a.s.. Omer iben Asi i tha: Nëse është e vërtet kjo, është për arsye se ata posedojnë katër cilësi: e para janë më të durueshëm gjatë fitnes (sprovës), e dyta janë më të shpejtit në vetëdije pas goditjes.... Duke treguar edhe cilësi tjera.
Dijetaret islam thonë: Kjo është fjalë e Omer ibën Asit i cili me këtë nuk dëshiron ti lavdëron romakët dhe krishterët mosbesimtar, Jo! Por, për t’ua bëjë të qartë muslimmaneve se mbetja e romakeve duke qenë ata shumë njerëz, në kohen e sprovës, janë më të durueshëm që i bënë t’i shikojnë çështjet ashtu si duhet, duke mos arratisur veten dhe shokët e tyre. Kjo është një vërejtje për ne nga Muhammedi, alejhis-selam, ku nuk do të ndodhë dita e kijametit deri sa romakët të jenë më shume në numër, pse?!
Për arsye se Omer iben Asi thotë: Ata posedojnë katër cilësi: E para, janë më të durueshëm në kohen e sprovave, që do të thotë nëse paraqitet sprove apo ndryshimi i gjendjes, ata janë të durueshëm, nuk shpejtojnë, nuk hidhërohen për ti mbrojtur shokët e tyre krishterë nga vrasja dhe sprova sepse ata e dine se nëse paraqitet sprova është në dëm të tyre, e për shkak të kësaj cilësie mbesin në numër më shumë para ditës së kijametit.
Mu për ketë është për tu çuditur me ne, pse të mos i posedojmë ne këto cilësi me të cilat janë lavdëruar romakët, pasi që ne kemi prioritet për çdo të mirë. Durimi është cilësia e lavdëruar në çdo vepër...ngase i jep shikim mendjes së njeriut gjatë sprovave dhe e tregon mençurin e tij. Ky është parimi dhe rregulli i parë të cilën kanë pasur kujdes Ehli suneti në kohën e sprovave dhe ndryshimit të gjendjes.
E dyta:
,,Prej parimeve dhe rregullave gjatë paraqitjes së sprovës dhe ndryshimit të gjendjes është mos gjykimi për ndonjë çështje të asaj sprove apo ndryshimit të gjendjes përderisa të arrish perceptimin e çështjes.
Rregull: "Dispozita për ndonjë çështje është degë e perceptimit të saj."
Ketë rregull e kanë pasur kujdes njerëzit e mençur para dhe pas islamit të cilën rregull e vërteton Kurani: "Mos ju qas asaj për të cilën nuk ke njohuri." që donë të thotë: çështjen për të cilën nuk ke njohuri dhe nuk mund ta perceptosh mos fol asnjëherë e sidomos nëse je udhëheqës apo je i pasuar nga të tjerët.
Siç e dimë kjo rregull përdoret në çështje normale dhe gjendje të ndryshme, e ai i cili është i mençur patjetër të ketë kujdes ketë rregull, kurse ai i cili nuk ka kujdes ketë patjetër do të gabon, sepse feja e All-llahut e ka pranuar ketë rregull dhe e ka bërë të qartë. Për tu bërë sa ma e qartë kjo rregull do të japim disa shembuj:
-Nëse e pyes ndonjërin prej jush: Cili është hukmi (dispozita) e Islamit për shitblerjen e cila ne gjuhën arabe quhet "murabeha", nga folja ,,rebeha’’ që donë të thotë: fitim. Mund të thotë dikush se fitimi është për qëllim, nuk ka asgjë në të.
Dispozita e kësaj çështje është gabim, ngase nuk e ka perceptuar qëllimin e kësaj shitblerje duke menduar se kjo është fitim në shitblerje, për shkak te mos perceptimit të çështjes gabon ne dispozitën e saj.
Dispozita Islame patjetër të ndërtohet mbi një perceptim të vërtet. El-murabeha-është një lloj shitblerje e cila nuk lejohet, e cila shitblerje përdoret në disa banka islamike dhe jo islamike duke menduar se nuk është kamat. Mënyra e kësaj shitblerje është: Te autorizohet dikush dhe pas kësaj të obligohet me kryerjen e premtimit. Premtimin e dhënë duhet ta zbatojë e ky lloj nuk është i lejuar.
Shembull tjetër e cila e bënë të qartë ketë rregull: "Dispozita për ndonjë çështje është dege e perceptimit te saj."
Nëse pyes: Çka është dispozita për xhematin "Dëshmitarët e Jehovanit"?Çfarë do të themi? Nëse keni njohuri do të thoni: Ky xhemat është i devijuar, dhe dispozita e Islamit për ketë xhemat është kështu dhe kështu. Mund të thotë dikush se nuk kam dëgjuar për ketë xhemat dhe në ketë rast nuk ke mundësi të gjykosh, ngase nuk ka perceptuar qëllimin e këtij xhemat; çfarë është ai, cilat janë rregullat e saja, a është ajo islame apo krishtere?
Nga kjo na bëhet e qartë se nuk i lejohet askujt të flasë për çështjet e sheriatit ashtu që ta mbroj veten e tij e sidomos nga mëkati, të mbroj të drejtat e myslimaneve në përgjithësi dhe duke u larguar nga ajo që të mos flas për fenë e All-llahut pa dituri, përveç nëse arrin dy gjëra:
ÇËSHTJA E PARË: Të percepton problemin e duhur në mënyrë të plotë duke mos e ngatërruar me ndonjë problem tjetër e as te mos bashkon në perceptimin dhe kuptimin e tij me ndonjë çështje tjetër sepse ndodhë që disa çështje të jenë të përbashkëta në disa aspekte apo të jenë afër me njëra-tjetrën kështu që kalon mendja në çështjen e ngjashme dhe bien në gabim.
ÇËSHTJA E DYTË: Të di dispozitat e All-llahut dhe Muhammedit, alejhis-selam, përpiktë të saj çështje e jo në atë që është e ngjashme.
Nëse vërtetohet kjo, kemi një pyetje të rëndësishme: Mund të thotë dikush: Si mund të arrij ketë perceptim, si të perceptoj çështjen, dhe nga kush të perceptoj? ÇËshtjet janë të ngjashme e ndoshta nuk mund te gjej atë që do të më bëjë të qartë apo të më jepte perceptim të vërtet. Themi: Perceptimi mbi të cilin ndërtohet dispozita mund të arrihet nga:
E PARA: Nga ai i cili pyet (mustefti), sepse pyetësi është përjetuesi i gjendjes. Nëse pyet dhe shpjegon çështjen arrihet perceptimi, e myftiu ia sqaron dispozitën sipas pyetjes.
E DYTA: perceptimi të jetë i transmetuar nga myslimani i cili është besnik dhe i drejt që nuk cenon drejtësinë e tij, për të mos gabuar në gjykim.
Në paraqitjen e sprovave dhe ndryshimit të gjendjes nuk lejohet të mbështetemi në fjalët e qafirit (mosbesimtarit), qoftë në mjete e informimit, gazetave, revistave apo të ngjashme. Nuk lejohet sipas sheriatit të ndërtohen mbi këto lajme hukmet e sheriatit, por këto ndërtohen mbi lajmin e myslimanit besnik, dhe të drejtë. Hadithet e Muhamedit, alejhis-selam, nuk pranohen përveç nëse zinxhiri është nga ata që janë besnik dhe të përpiktë deri në fund të saj, e nëse është fasiki (mëkatar) nuk merret parasysh fjala e tij, e nëse ai është në zinxhir i cili nuk është i përpiktë dhe i përzien gjërat, nuk pranohet nga ai dhe nuk ndërtohet mbi atë hadith dispozitë e sheriatit. Nga kjo nënkuptojmë rëndësinë e kujdesshme të kësaj rregulle. Pra, esenca e kësaj rregulle është perceptimi i çështjes e cila nuk mund të jetë e vërtet në fe, përveç nëse është nga myslimani i cili është i drejt apo nga vet pyetësi (mustefti) edhe nëse është fasik.
E treta:
,,Prej parimeve dhe rregullave gjatë paraqitjes së sprovave është që myslimani të jetë i paanshëm dhe i drejtë në të gjitha çështjet’’
Është bërë e qartë kjo çështje se drejtësia është e patjetërsueshme në fjalë dhe dispozita, ngase ai që bënë padrejtësi në fjalë dhe dispozita ai nuk pason fenë e All-llahut me të cilën e shpreson shpëtimin.
Çfarë do të thotë: Drejtësia dhe çfarë do të thotë paanësia në këtë rregull?
Mundet që të vijnë çështje të mira dhe të këqija me aspekte të cilat i dëshiron dhe me aspekte të cilin ti nuk e dëshiron, pastaj ekspozohen dhe peshohen me një peshore të njëjtë dhe në fund jepet dispozita e saj.
Me ketë arrihet ekspozimi i dyanshëm ku mbron njeriun që t'i përshkruaj këtij Dini (Islam) apo All-llahut, subhanehu ve teala, apo ndonjë ligji kosmik që nuk është në pajtueshmëri me atë që urdheron All-llahu, subhanehu ve teala.
Patjetër të ekspozohet e mira dhe e keqja ashtu që të arrihet rezultati i suksesshëm i sheriatit ashtu që të jetë perceptimi, fjala, kuptimi dhe mendimi jot në sprovë, shpëtues, nëse donë All-llahu, subhanehu ve teala.
Kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe rregull i cili patjetër duhet kujdesur, ngase ai i cili nuk kujdeset për ketë rregull futet emocioni në zemrën e tij dhe nuk mund te sigurohet që të mos hap derën e emocioneve të tjetrit, ashtu siç thotë Muhammedi alejhis-selam: "Kush vepron një sunet, keq, mëkati është mbi të dhe mëkati i atyre që veprojnë deri në ditën e kijametit."
Fatkeqësi me e madhe është nëse vepra është prej atij që ia përket diturisë se udhëzuar; ngase ai pason injorantin, pason gjysmë nxënësin. Patjetër duhet pasur kujdes ketë rregull në të gjitha çështjet tona, e ai që shpëton nga emocioni, Allahu, subhanehu ve teala, do ta shpëton në ketë dhe botën tjetër.
E katërta:
Prej parimeve dhe rregullave gjatë paraqitjes së sprovave është ajo që tregon ajeti kuranor: "Kapuni të gjithë për litarin e All-llahut dhe mos u përçani."
Muhammedi, alejhis-selam, na e bënte të qartë ketë ajet dhe thotë: "Kapuni për xhematin dhe mos u ndani." Gjithashtu është vërtetuar në hadithin të cilin e transmeton Abdullah bin Ahmedi, se Muhamedi, alejhis-selam, thotë: "Xhemati është mëshirë, kurse ndarja është dënim." Çfarë është ndarja?
Ndarja është në të gjitha llojet e saja, në mendime, fjale ose vepra. Dënim me të cilin All-llahu i dënon ata që kundërshtojnë urdhrin e tij dhe marrin udhëzim tjetër krahas udhëzimit të All-llahut, subhanehu ve teala. Ai që kapet për xhematin e Ehli suneti vel xhemat, pason dijetaret e Ehli sunetit është kapur për xhematin, e ai që ndahet nga ata nuk mund ta siguron veten që të jetë prej atyre që shkuan në ndarje ku dënohet më dënim të All-llahut në ketë dhe boten tjetër. Mu për ketë Muhamedi, alejhis-selam, thotë: "Xhemati është mëshirë, kurse ndarja dënim." Xhemat donë të thotë në të gjithë llojet dhe cilësitë e saja nëse është në udhëzim të drejt, ajo është mëshirë me të cilën All-llahu i mëshiron robërit e tij.
Ndarja është dënim, s’ka të mira në ndarje asnjëherë. Mu për ketë All-llahu thotë: "Dhe kapuni te gjithë për litarin e All-llahut dhe mos u ndahni." Në ajetin që vijon thotë: Le te jetë një grup prej jush që thërret në të mirë dhe urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja, e këta janë të shpëtuarit." pastaj: "Dhe mos u bëni si ata të cilët u ndanë dhe u përçanë pasi që iu bë e qartë, e këta kanë dënim të madh."
Vërtet ata të cilët u ndan në fjalët dhe në punët e tyre pasi që iu është bërë e qartë udhëzimi këtyre, nuk mund të sigurohen nga devijimi, nuk mund te sigurohen nga përçarjet dhe nuk mund të sigurohen nga trasimi i rrugës së gabuar.
Nga kjo nënkuptojmë se është e patjetërsueshme të kapemi për xhematin e Ehli sunetit vel xhemaa, të kapemi për fjalët e tyre, të mos dalim nga rregullat dhe parimet e tyre e as nga ajo që kanë vendosur dijetaret e tyre, ngase ata i dinë nga esenca e Ehli sunetit dhe argumentet e sheriatit të cilat nuk i dinë shumë prej njerëzve dhe shumë prej atyre që mendojnë se i përkasin dijes. Dijetaret e Ehli sunetit posedojnë dije të thellë dhe shikim të qëlluar. Te shikojmë se si ka vepruar Abdullah ibën Mesudi kur ai ishte në haxhxh me Othmanin.
Othmani radijallahu anhu e ka plotësuar namazin në Minna, e siç e dimë se sunnet është të shkurtohet namazi i katër reqateve në dy, mirëpo Othmani radijallahu anhu sipas ixhtihadit (hulumtimit) të tij ka parë se nuk duhet të shkurtohet. Iben Mesudi në anën tjetër thoshte: Sunnet është të shkurtohet namazi i cili është katër reqat. Disa nga sahabet i thanë: Si e thua ketë kurse ti po falë me Othmanin katër reqat, Pse? Tha: Polemika është sherr (e keqe). Polemika është e keqe ...,, Tran.Ebu Davudi. Kjo ka ndodhë për shkak se ata kanë kuptuar rregullën e vërtet, rregullën e cila ai që vepron kundër kësaj rregulle nuk mund të siguron veten nga sprova e as nga të tjerët. Iben Mesudi thotë: Polemika është sherr (e keqe).
E pesta:
Prej parimeve dhe rregullave gjatë sprovave, është se simbolet te cilat ngritën në fitne qofshin nga shteti apo daëtgjive (thirrësit islam), patjetër të peshohen me peshore të sheriatit të vërtet, peshoren e Ehli sunetit vel xhemaa, ku ai i cili peshon me këtë, peshorja e tij do të jetë e saktë...
Ehli sune vel xhema'a posedojnë peshore të saktë me të cilën i peshojnë çështjet, mendimet, gjendjet, mendimet e ndryshme gjatë ndryshimit të gjendjes, e këto peshore ndahen në dy pjesë ashtu siç na e kanë bëre të qartë dijetarët e Ehlu sunetit:
-PJESA E PARË: Peshore me të cilën peshohet islami nga mosekzistimi i tij do të thotë, peshohet me të se a bëhet fjalë për trë vërtetën islame.
Simbolet të cilat ngritën dhe i përkasin fesë Islame janë të shumta, patjetër të peshohen këto simbole, nëse është simbol islam ndërtohen mbi atë dispozita të sheriatit dhe patjetër duhet pasur kujdes duke iu përgjigj asaj që urdhëron All-llahu dhe i dërguari i Tij.
-PJESA E DYTË: Peshore me të cilën njohim plotësin e Islamit nga mosplotësimi i saj, dhe udhëzimi i vërtet i islamit nga mosekzistimi i udhëzimit. Nga pjesa e parë nxjerrim kuffrin (mosbesimin) dhe imanin (besimin): A është simbol islam, apo jo? Nga pjesa e dytë nxjerrim, se ato simbole a janë të drejtuara sipas udhëzimit ashtu siç dëshiron All-llahu, subhanehu veteala, apo në të ka të meta? Nëse bëhet e qartë kjo atëherë mbi atë ndërtohen dispozita te sheriatit në atë peshore.
-Sa i përket PJESËS SË PARË në të cilën peshohet kuffri (mosbesimi) dhe imani (besimi) janë tre peshore:
E PARA: Shikojmë a është vërtetuar apo jo adhurimi ndaj All-llahut i cili nuk ka shok. Sepse esenca e fesë islame tek të gjithë pejngamberet është se ata u dërguan për ta adhuruar vetëm All-llahun i cili nuk ka shok, njëshmëria është esenca e parë e çështjes dhe e fundit. Kush e ngrit simbolin e teëhidit (njëshmërisë së All-llahut) duke e adhuruar vetëm All-llahun, subhanehu ve teala, kjo peshore tregon se ai është mysliman, dhe është simbol islam, duke pasur parasysh peshoret që vijojnë.
PESHORJA E PARË është të shohim se flamuri i cili ngritet, ithtarët e tij e praktikojnë teëhidin apo jo? A adhurojnë tjetër pos All-llahut apo nën atë flamur nuk adhuron tjetër pos All-llahut i Cili nuk ka shok, duke i drejtuar zemrat nga All-llahu, subhanehu ve teala.?
Disa nga komentuesit e Kuranit thonë: "duke urdhëruar në të mirë" do të thotë në tevhid, dhe "duke ndaluar nga e keqja", do të thotë nga shirku, sepse prej gjërave më të mira është të adhurohet vetëm All-llahu, subhanehu veteala, kurse nga veprat më të shëmtuara është të adhurohet dikush tjetër pos All-llahut, subhanehu ve teala.
PESHORJA E DYTE: Të shikohet në vërtetësinë e dëshmisë së Muhammedit alejhis-selam, e kjo dëshmi prej përmbajtjeve që i përmban është të gjykohet me sheriatin e Muhammedit alejhis-selam.
Nëse shikojmë simbolin e ngritur duke gjykuar sipas sheriatit islam, duke e detalizuar sheriatin në çështjet e njerëzve, nëse njerëzit nuk janë të pajtimit në qeshjet e tyre, kush është ai i cili gjykon mes tyre?
Nëse në çështjet e tyre gjykon kadiu mysliman, shohim se simboli është islam, ngase ai i ka gjykuar me ligjin e All-llahut, subhanehu ve teala. Nuk i lejohet askujt të gjykoj me ligj tjetër pos ligjit të All-llahut apo që të jetë i kënaqur me jo ligj të All-llahut, subhanehu ve teala.
PESHORJA E TRETË: Të shikohet a janë haramet (të ndaluarat) të lejuara, apo të urrejtshme të refuzuara?
Harami (e ndaluara) nëse paraqitet është dy lloj: Të jetë e lejuar nga ai që e kryen haramin: Kjo është kuffër (mosbesim). Apo të mos jetë e lejuar nga ai që e kryen ketë haram, por e ndaluar dhe e refuzuar, e në ketë rast dije se simboli është islam. Këto janë tre peshoret për të cilat kanë biseduar dijetaret islam. Kjo është pjesa e parë e peshoreve.
-Sa i përket PJESËS SË DYTË të peshoreve janë ato me të cilat njihet plotësia e islamit nga mosplotësimi i saj.
Muhammedi, alejhis-selam, e ka pranuar Islamin plotësisht nga All-llahu, subhanehu ve teala, i cili duhet të pasohet ashtu siç e kanë pasuar Hulefai Rrashidin, ku pak nga pak po mungon në vërtetësinë e plotësisë se Islamit deri në kohën tonë, dhe çdo kohe që vjen është më e dëmshme se ajo që ka qenë më parë, derisa ta takoni All-llahu, subhanehu ve teala, ashtu siç ka thëne Muhammedi alejhis-selam. Kjo peshore shikohet se si vërtetohen çështjet e sheriatit. Si është në çështjen e namazit?Si është në çështjen e ndalimit? Si është në çështjen e të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja?
Nëse është e plotë, tregon mbi plotësin e saj, e nëse është e mangët tregon mbi mangësinë e saj. Këto peshore janë të rëndësishme të cilat duhet të jenë në zemrën dhe mendjen tënde, mos u shkëput nga kjo ashtu që të mos devijosh në kohën e trazirës dhe të mos i ngatërrosh çështjet në kohën e ngatërresave.
Nëse të bëhet e qartë kjo dhe e dallon simbolin islam nga të tjerat, të obligohet pasimi i këtij simboli në të drejt dhe udhëzim, ngase All-llahu urdhëron që të pasohen muslimanet dhe nxito në kapjen për litarin e Tij dhe mos përçaj:
ÇËSHTJA E PARË: Pasimi i këtij simboli të jetë i vërtet për të ngritur Islamin e vërtet duke mos pasur devijim, ngatërrime dhe huti, ngase ajo ose është islam ose kuffër (mosbesim). Nëse është islame, mbi të ndërtohen dispozita të sheriatit, dhe nuk i lejohet muslimanit ta llogarit mëkatin të lejuar, sepse ai nuk pason atë që urdhëron All-llahu, subhanehu ve teala, dhe i dërguari i Tij
ÇËSHTJA E DYTË: Të këshillosh ithtarët e këtij flamuri, këshill të cilën All-llahu e di në zemrën tënde, ngase siç e dimë Ehli suneti janë ndarë nga bidadxhinjtë të cilët e duan përçarjen. Ata këshillojnë sunduesin e tyre, shpeshtojnë duatë për të edhe kur shohin gjëra të neveritura ata sërish luten për të. Ata këshillojnë e Allahu e di sa çka fshehin në vetet e tyre, se me këtë nuk kërkojnë merita e falenderime përpos shpërblimin e Allahut, nëse kjo vërtetohet në zemër vërtetë jemi prej Ehli sunetit.
Shikoni librat të cilat tregojnë mbi akkiden (besimin) e Ehli sunetit do të vëresh se këto libra posedojnë tema të veçanta mbi të drejtat e imamit ndaj masës se tij dhe të drejtat e masës ndaj imamit, ngase me të arrihet xhemati dhe kthimi rreth Ehli sunetit, Muhammedi, alejhis-selam, i ka nxitur që të këshillojnë dijetaret islam dhe myslimanet në përgjithësi, ku thotë: "Feja është këshill."
Nëse vërtetohet se këshilla është obligim, atëherë si bëhet këshilla, si bëhet sqarimi sipas sunnetit larg asaj që dëshirojmë ne.?
Është vërtetuar në hadithin e vërtet se Ijad bin Ganem i ka thëne Hisham iben Hakem All-llahu qoftë i kënaqur me ata: A nuk ke dëgjuar thënien e Muhamedit, alejhis-selam, ku thotë: "Ai që dëshiron ta këshillon sulltanin të mos e shfaqë atë, por le të vetmohet me atë nëse sulltani pranon, e nëse jo obligimi është kryer." e vërteton Shejh Albani.
Pra nëse në peshoret e lartpërmendura dallohet simboli islam nga të tjerat, radhiten mbi atë të drejtat e sheriatit duke e bëre të qartë se ky simbol është islam e jo simbol jo islam. Kjo është një çështje e rëndësishme, ku shihet pesha e saj gjatë ndryshimit të gjendjes dhe fitneve (sprovave). Hadithi i lartpërmendur na bënë që të jemi të qetë dhe prej atyre që e pasojnë sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, dhe të shpëtuarit me lejen e All-llahut s.t, e nëse nuk pasojmë atë do të goditemi me mangësi dhe mospajtim me Ehli sunetin, varësisht nga mospajtimi ynë me sunnetin e Muhammedit alejhis-selam.
Nëse një muslimani apo nxënës i sheriatit i ngatërrohen këto peshore, si të peshon me ato?
Referenca janë dijetarët të cilët peshojnë me peshore te vërteta dhe gjykojnë me ligjin e sheriatit të vërtet. Mu për ketë, të gjykuarit me Islam nga mos gjykimi me të është gjykim me iman apo kuffër, ku referenca e saj është te dijetarët e Ehli sunetit e jo te ata që ende janë në fazë të parë të cilët dinë diçka e tjetrën e injorojnë, apo i përgjithësojnë gjëra të cilat nuk lejohet. Ajo që ndërtohet mbi këto peshore ashtu siç kanë vendosur dijetaret e Ehli sunetit se: Xhihadi ekziston në çdo imam apo sulltan qoftë i mirë apo i shthurur, ku nuk lejohet që dikush të mbet prapa flamurit të xhihadit për shkak se sulltani është në jo pajtueshmëri me sheriatin në çdo kohë. Ky është parim i cili duhet kujdesur në çdo kohë ku mund në të ardhmen të ndodhin gjëra të cilat nuk i dimë, e me ketë parim i peshon gjendjet rregullon çështjet, dhe mendimet tua. Prej të drejtave është duaja për atë që ka përgjegjësin e muslimaneve. Berbehari, mëshira e All-llahut qoftë mbi atë, ndihmues i sunnetit, imam i Ehli sunetit në librin e tij "Es-sune" thotë: Nëse shikon dikë se bën dua për sulltanin dije se është prej ehli sunetit, e nëse bëne dua kundër sulltanit, dije se është nga bidatqinjët.
Fudejl ibën Ijadi ka bërë shumë dua për sulltanin në kohën e tij, duke e ditur se çka kanë vepruar sulltanët në kohën e Beni Abbas, deri sa i është thanë: Po bën dua për ta, më shumë se për veten! Tha: Po, nëse përmirësohem unë, përmirësimi im është për mua dhe për ata që janë rreth meje, e nëse përmirësohet sulltanit është për të mirën e gjithë muslimaneve.
Kush dëshiron përmirësim të përgjithshëm të muslimanet le të bënë dua nga zemra e tij sinqerisht që All-llahu ta përmirëson gjendjen e myslimaneve dhe ta bënë prej atyre që veprojnë sipas Kuranit dhe sunnetit të Muhammedit alejhis-selam, ngase ne nuk shpresojmë e as nuk lakmojmë më shumë se udhëzimi dhe veprimi sipas Kuranit dhe sunnetit, e zemrat janë ne dorë të All-llahut i Cili i ndryshon ashtu si donë Ai.
E gjashta:
Prej parimeve dhe rregullave gjatë paraqitjes së sprovave është se fjala dhe vepra gjatë sprovave ka parime, e jo çdo fjalë apo vepër e cila të duket e mirë duhet të paraqitet, ngase fjala dhe vepra jote gjatë sprovës mbi të radhiten edhe gjëra tjera. Ebu Hurejra thotë: "Kam mësuar nga Muhamedi, alejhis-selam, dy gjera: Sa i përket njërës prej tyre e kam paraqitur,e sa i përket tjetrës, sikur ta kisha paraqitur do të këputen qafat."tran.Buhariu.
Dijetaret islam thonë: Ebu hurejra ka fshehur hadithet e fitnes, e ketë e ka thënë në kohën e Muavijes, radijallahu anhu, kur njerëzit u bashkuan pas ndarjeve dhe vrasjeve duke e ditur se çka ka ndodhur në kohen e tij dhe historinë e tij, kurse Ebu hurejra i ka fshehur disa hadithe: Pse i ka fshehur duke e ditur se ato janë hadithet e Muhammedit alejhis-selam?! Nuk janë hadithe të dispozitave të sheriatit, por janë hadithe për çështje tjera, pse i ka fshehur?!
I ka fshehur këto hadithe për arsye që të mos bëhet fitne (sprove) te njerëzit, e nuk ka thënë: ,,Thënia e hadithit është obligim, nuk lejohet të fshihet dituria’’. Pse? Ngase fshehja e diturisë në ketë kohe është e patjetërsueshme ashtu që të mos përçahen njerëzit pasi që ata u bashkuan në vitin e bashkimit me Muavije bin ebi sufjan radijallahu anhu. Iben Mesudiu thotë: "Nëse ju flet njerëzve me atë që nuk mund të kuptojnë do të jetë sprovë për disa nga ata."
Njerëzit nuk mundë të perceptojnë çdo fjale që thotë thanësi në atë që ndodh për çdo çështje në kohën e fitnes, mund të dëgjojnë gjera që s’mund ti kuptojnë, apo i kuptojnë këto gjëra dhe mbi ato ndërtojnë besime, lëvizje, gjendje, vepra, fjalë ku fundi i këtyre nuk është i lavdëruar.
Selefi në ketë mënyrë kanë vepruar shumë. Shikoni se si ka vepruar Hasan el-Basriu kur e ndaloi Enes bin Malikun radijallahu anhu, që të mos i tregon Haxhaxh bin Jusufit se Muhammedi, alejhis-selam, i ka mbytur banorët e Urnejejnit. Hasan el-basriu i ka thëne Enes ibne Malikut pse po i tregon ketë Haxhaxhit?!E ka thëne ketë se Haxhaxh bin Jusufi ka bërë gjakderdhje .
Pra ka qenë obligim të fshihet kjo fjalë nga Haxhaxhi ashtu që të mos jetë në kuptimin dhe mendjen e tij, ajo që nuk është e vërtet, kjo fjale e ndihmon atë, apo është argument për atë duke mos e kuptuar saktësisht.
Hasan el-Basriu e ka refuzuar Enes iben Malikun duke e ditur se ai është sahabi, kështu që Enes iben Maliku pendohet për ketë. Po ashtu Hudhejfja para Ebu hurejres i ka fshehur hadithet e fitnes duke e parë se njerëzit nuk kane nevoje për ato.
Imam Ahmedi i ka urryer ata që flasin me hadithet që kanë të bëjnë për mosrespektimin e sulltanit, duke urdhëruar që të mos ekzistojnë në librin e tij El-musned, ngase nuk ka të mira në fitne dhe në huruxh. Ebu Jusufi ka urryer të bisedohet me hadithet e panjohura. Qëllimi i kësaj është: "Në fitne s’thuhet çdo send që dihet dhe jo çdo gjë që thuhet, thuhet për çdo gjendje."
Patjetër të jesh i përpiktë në fjalë, ngase ti nuk e din se çka mund të ndodh pas fjalës, mendimit apo kuptimit tëndë. Selefi rahimehulla, kanë dëshiruar shpëtimin gjatë fitnes, duke heshtur për shumë gjëra ashtu që të jenë të shpëtuar në këtë Dinnë dhe ta takojnë All-llahun të shpëtuar.
Është vërtetuar nga Sead bin Vekasi se i ka thëne birit të tij në kohen kur kanë ndodhur disa gjera gjatë fitnes: A dëshiron të jesh koka e fitnes?!Jo,..jo.. Vallahi." Saead iben Vekasi e ka ndaluar birin e tij që të jetë koka e fitnes, qoftë me fjale, vepra edhe nëse e sheh të qëlluar, nuk mund të sigurohet fundi i saj jo i lavdëruar. Patjetër njerëzit ti peshojnë çështjet me peshore të sheriatit ashtu që të shpëtojnë dhe te mos bien ne gabim. Pastaj veprat, fjalët dhe lëvizjet kanë parime ku patjetër duhet marrë në konsiderim, e jo çdo vepër e cila është e lavdëruar në ndonjë rast, është e lavdëruar gjatë fitnes nëse jo ashtu siç duhet.
Muhammedi, alejhis-selam, i ka thëne Ajshes radijallahu anha: "Sikur populli yt të mos flasë, do të kisha shembur Qaben dhe do ta kisha ndërtuar sipas themeleve të Ibrahimit dhe do ti kisha bërë dy dyer."Tran.Buhariu. Muhammedi, alejhis-selam, është frikësuar nga qafirët kurejsh, të cilët posa e kishin pranuar Islamin të mos ndërton Qaben sipas themeleve të Ibrahimit, alejhis-selam, dhe ti bënë dy dyer: një derë për hyrje dhe një për dalje, është frikësuar që të mos e kuptojnë në mënyrë jo të qëlluar, apo të kuptojnë se ai dëshiron të bëhet kryelartë e kështu me radhë. Imam Buhariu rahimehulla e ka formuluar një titull të madhështor duke u argumentuar me ketë hadithe;cili është ai? Tha: Titulli: "Kush le disa vepra të lejuara duke u frikësuar që të mos e keqkuptojnë njerëzit e të bien në atë që është më e keqe."
Do të thotë: Të jepe zgjedhje të përmendësh apo jo, të lësh këtë çështje ;"duke u frikësuar që të mos bien njerëzit në atë që është më e vështirë"
Nga kjo shohim se patjetër të përdoret logjika dhe kuptimi, ngase të shpejtuarit është e pa pëlqyer, kush të obligon të flasësh në çdo mexjlis (vende) apo në çdo shoqëri sipas asaj që e sheh se është e vërtet në kohën e fitnes.
Te vërteten e bëjnë të qartë dijetaret e ehli sunetit vel xhemaa, e nëse ke ndonjë mendim apo kuptim paraqite tek ata, nëse e pranojnë është e vërtet e nëse jo është e pavërtetë.
E shtata:
Prej parimeve dhe rregullave është që të jemi miq me myslimanet e sidomos me dijetaret:
All-llahu teala thotë: "Ata janë miq të njeri-tjetrit."
Çdo mysliman e ka obligim ta donë myslimanin, ta ndihmon dhe të mos tallet me atë, e sidomos nëse ata janë ndihmuesit e Dinnit të All-llahut, të cilët e bëjnë të qartë hallallin dhe haramin, te vërteten nga e pavërteta. Është e ndaluar të përmenden dijetarët, pos për të mirë. Në ato vende ku përmenden dijetaret për keq janë vende të këqija. Pse?
Për arsye se dijetaret janë trashëgimtarë te pejngamberëve e ata nuk kanë trashëguar pasuri por kanë trashëguar dituri e kush e merr ketë ka fat të madh. Kush i nderon dijetarët dhe merr nga fjalët e dijetarëve të ehli sunetit veç se ka marr nga trashëgimia e pejngamberëve duke mos e lëne që të merr ketë trashëgimi dikush tjetër. Dijetarët të cilët janë referencë fjalët e tyre, cilësitë e tyre janë:
E para: Janë dijetar të ehli sunetit në kohën e tyre, dijetarët e teëhidit, ju merret fjala e tyre në teëhid në kohën e tyre.
E dyta: Janë të përgjithshëm në njohjen e dispozitave të sheriatit te cilët njohin fikhun dhe kapitujt e saja në përgjithësi, njohin rregullat e sheriatit, usul merije, duke mos poseduar mbështjellje mes çështjeve.
Patjetër të përmendim një çështje e cila është me rendësi e ajo është thënia: ,,Dijetaret tanë në ketë kohe nuk e dinë aktualitetin!! Deri sa është thënë: Kemi përfituar nga kjo ndodhi se njerëzit e kuptuan aktualitetin dhe ndërtuan mbi atë dispozita të sheriatit, kurse dijetarët nuk e kuptuakan aktualitetin’’!!!
Kjo është thënie e keqe që tregon për moskuptimin e tyre se mbi çka mundet të ndërtohen dispozita të sheriatit. Kuptimi i aktualitetit te dijetarët ndahet ne dy pjesë:
Pjesa e parë: Kuptimi i aktualitetit mbi të cilën ndërtohet dispozita e sheriatit. Kush gjykon për ndonjë çështje pa e kuptuar aktualitetin e saj veç se ka gabuar. Nëse aktualiteti ndikon ne dispozitë, patjetër të kuptohet aktualiteti.
Pjesa e dytë: Aktualitet i cili nuk ndikon në dispozitën e sheriatit asnjëherë. Dijetaret islam këto aktualitete nuk i marrin parasysh edhe nëse i kuptojnë ngase nuk ndërtohet mbi çdo aktualitet dispozitë e sheriatit. Do të japim shembuj për pjesën e parë dhe të dytë: Shembulli për pjesën e parë: ÇËshtja kur për të vdekurin gjykojmë se ai është i vdekur. A vdes zemra e tij apo truri?
Kjo çështje është aktuale, nëse dikush flet pa ditur për aktualitetin dhe gjendjen e saj patjetër ta gabon hukmin (dispozitën), ngase kuptimi i këtij aktualitet ndikon në dispozitën e sheriatit.
Shembull tjetër: Si mund të gjykojmë për një shtet se a është islam apo jo islam, pa e ditur vërtetësinë e saj dhe pa e ditur aktualitetin e saj?
Patjetër të kuptohet aktualiteti në atë shtet, ashtu qe dijetari të jep dispozitë islame.
Shembull tjetër: Grupet islame janë të shumta të cilat janë formuar në kohën tonë ku dallohen njëra prej tjetrës. A lejohet për dijetarin të gjykoj për këto grupacione pa e ditur aktualitetin, besimin, esencën, metodën, mendimet dhe si është thirrja e tyre? Nuk mundet asnjëherë. Pra patjetër të duhet të kupton aktualitetin e tyre sepse ndikon në dispozitën e sheriatit, e kush gjykon pa e ditur aktualitetin e tyre nuk do ta qëllon.
PJESA E DYTË: Gjendjet dhe aktualitetet të cilat nuk ndikojnë në dispozitën e sheriatit: Shembull: Nëse dy kundërshtar vijnë te kadiu ku njëri prej tyre tregon atë që ka ndodhur për ndonjë çështje mes tij dhe tjetrit, fjalë të shumta të cilat janë aktuale, e kadiu nuk i vërteton edhe nëse është aktuale për arsye se nuk ka ndikim në hukëm (dispozit). Mu për ketë kadiu apo myftiu në këto raste thotë: ,,Sikur të kishte qenë kështu, sikur të kishte qenë kështu’’ që donë të thotë: Atë që ke përmend nga aktualiteti nuk ka ndikim në hukmin (dispozitën) e sheriatit. Këto shembuj të cilat i cekëm janë për ta bërë çështjen më të qartë.
Gjithashtu janë shembuj të cilat duhet të ceken: Disa dispozita të sheriatit të cilat njerëzit i besojnë jo ashtu si është e sakte, si p.sh: Ashtu siç është vërtetuar se Muhammedi, alejhis-selam, e ka kryer nevojën e vogël duke qëndruar ne këmbë. Kryerja e nevojës se vogël duke qëndruar në këmbe nëse sigurohet nga pikat e urinës lejohet, ngase Muhammedi, alejhis-selam, ka vepruar kështu. Mirëpo injorantët mendojnë se ai i cili vepron kështu ka bërë gabim dhe është vepër jo e mirë. Ky është besim i injorantëve, ku s’do të thotë se hukmi është jo i vërtet dhe nuk duhet të veprohet kështu, por kryerja e nevojës në këmbë është e lejuar ngase është vërtetuar në hadith të vërtet.
E teta:
Prej parimeve dhe rregullave me rendësi është edhe parimi i miqësisë me kuffarët (mosbesimtaret).
Te dijetarët e tevhidit janë dy shprehje të cilat kanë kuptim të veçantë të cilat shumë prej njerëzve nuk i dinë:
-E para: Et-teveli- është mosbesim.
-E dyta: El-muvalat- nuk lejohet.
-E treta: Të kërkuarit ndihmë nga mosbesimtaret dhe huazimi i tyre- lejohet duke i plotësuar kushtet e saja.
-Sa i përket çështjes së parë et-teveli, është ajo për të cilën na tregon Kurani fisnik: "O ju që keni besuar mos i miqësoni jehudët dhe të krishterët, ata janë miq të njeri-tjetrit, e kush i pason ata është prej tyre, All-llahu nuk udhëzon popujt e padrejtë."
Parimi i kësaj miqësie është: fitorja e mosbesimtarit ndaj besimtarit në kohen e luftës. Esenca e kësaj miqësie: dashuria e plotë, fitorja e mosbesimtarit ndaj besimtarit, kush e donë mosbesimtarin për shkak të dinit të tij, veç se e ka miqësuar dhe kjo është mosbesim.
-Sa i përket çështjes së dytë el-muvalat, është të duhen dhe të miqësohem për shkak të kësaj bote dhe të mirat e saja, e kjo është e ndaluar por nuk është mosbesim. ...
Dijetaret islam thonë: All-llahu i ka thirrur me emrin e imanit (besimit), e në ketë thirrje janë futur ata të cilët kanë hedhur dashuri ndaj mosbesimtareve, dhe kjo tregon se kjo vepër nuk është mosbesim, por humbje e rrugës së drejtë.
Argument për ketë është rasti i Hatib ibën Beltai i cili ishte në Meke dhe e spiunoi Muhammedin, alejhis-selam, dhe sahabët e tij, se ata do ta çlirojnë Meken, kurse Muhammedi,, alejhis-selam, e pyeti se çka është ajo që të shtyri të veprosh kështu? Ai tha: Dëshirova që me ketë ta ruaj familjen dhe pasurin time këtu në Meke."tran.Buhariu dhe Muslimi.
Nga kjo na bëhet e qartë se miqësia e mosbesimtarit rreth kësaj bote nuk është mosbesim nëse në esencë është mysliman.
-Sa i përket çështjes së tretë, të kërkuarit ndihmë nga jobesimtari dhe huazimi i tyre, dijetarët islam e lejojnë ketë gjë në gjendje të ndryshme duke dhëne fetfva për çdo gjendje, sipas asaj që e shohin se a duhet të jepet fetfva.
-Sa i përket dhënia e sadakas për jobesimtaret, për ti ofruar zemrat e tyre dhe për tu mbrojtur nga e keqja e tyre, kjo është çështje tjetër ku nuk bënë pjesë në ndonjërën prej atyre që i cekem.
Parimi dhe rregulli i fundit:
Vëlla i dashur mos praktiko hadithet e fitnes gjatë aktualiteti në të cilin jeton, ngase kjo ua mundëson njerëzve që ti përsërisin hadithet e Muhammedit, alejhis-selam, në kohën e fitnes duke thëne: ,,Muhammedi, alejhis-selam, thotë kështu, kjo është kohë për të cilën na ka lajmëruar ai, kjo është ajo fitne (sprovë), e kështu me radhë.’’
Dijetaret e selefit na kanë mësuar se nuk duhet të përmenden hadithet e fitnes gjatë aktualitetit që e përjetojmë, por këto hadithe për të cilat na ka lajmëruar Muhammedi, alejhis-selam, duhet të tregohen pas ndodhisë dhe kalimit të saj duke ua tërhequr vërejtjen nga fitneje që të gjithëve. Si p.sh. disa e kanë komentuar hadithin e Muhammedit alejhis-selam: "Ne kohen e fundit fitneja do të rrjedhe nga një njeri i cili është nga familja ime (Ehli bejt): ky është filani i biri filanit. Hadithi tjetër: "Do të ketë mes jush dhe romakëve paqe të sigurt.....e kjo është në kohen e sodit.
Kjo praktikë e këtyre haditheve gjatë fitnes nuk është nga menhexhi i ehli sunetit. Ehli suneti e përmendin fitnen dhe hadithet e fitnes duke ua tërhequr vërejtjen nga ajo, ashtu që myslimanet të mos bien në fitne dhe të besojnë vërtetësinë e asaj që ka lajmëruar Muhammedi, alejhis-selam.
Për në fund:
E lus All-llahun që të na bëj të qartë të vërtetën dhe të na furnizon me pasimin e saj, të na jep bashkim dhe fuqi në të vërtetën dhe të na bënë të përqëndrueshëm në atë, të na bënë prej atyre që qëndrojnë në menhexhin e ehli sunetit dhe akiden (besimin) e tyre, prej fillimit të besimit të tyre e deri në fund, të mos ndahemi prej asaj që kanë thënë apo kanë vendosur, apo kanë argumentuar me argumente të sheriatit.
E lusim All-llahun që të na largon nga fitneja e dukshme dhe ajo e padukshme dhe ti furnizon myslimanet më përmirësimin e vetes së tyre dhe ata që kanë përgjegjësin e myslimaneve. E lusim All-llahun që të na mëshiron e të na jep përfundim të mirë dhe ta bëjë ketë fitne (sprovë) të paraqitur të jetë fundi i lavdëruar për myslimanët.
E lusim All-llahun që të na ruan nga e keqja dhe dëmi i saj dhe të na mbrojë prej armiqve të myslimanëve.
Lavdërimi dhe përshëndetja e All-llahut qofshin mbi Muhammedin alejhis-selam, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimi.
Salih ibën Abdul Aziz Alu Shejh
Ministër për Çështje Islame, Vakëfe, Thirrje dhe Udhëzim i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe antar i Këshillit Suprem për Çështje Islame në Saudi.
(Traskriptim i ligjëratës së mbajtur më 22\5\1411 h. Përkthimi është bërë nga publikimi i ligjëratës në formë libërthi.)
Përktheu: Bedri Lika
Redaktor gjuhësor: Bashkim Trolli
marrë nga: albislami.com
Zemërimi dhe shkaktarët e tij
Thuhet se zemërimi është armik i arsyes, sikurse ujku që është armik i deleve. Vështirë që futet ujku në tufën deleve e të mos i vrasë ato.
Është e vërtetë se hidhërimi mund ta shpjerë personin në mëkate. Mund të shkaktoj që veprat e tij të mira të zhduken dhe të bëhen të pavlera. Mund të shkaktoj që edhe një person i cili i bindet ligjit të kryej krime.
Në të njëjtën kohë, ne mezi gjejmë një person i cili nuk zemërohet. Në të vërtetë, nëse hasim në një person i cili nuk zemërohet kurrë, ne këtë do ta shohim si një të metë e jo si një vlerë të tij.
Problemi qëndron në atë se shumica nga ne nuk dijnë se si të veprojnë kur zemërohen. Ne nuk mund të flasim mirë dhe drejt kur jemi të zemëruar. Ne nuk kemi ushtruar vetën e as fëmijët tanë se si të zemërohen dhe për çka të zemërohen. Për shkak të kësaj, kam bërë përpjekje që të sjell së bashku atë çka thonë Kurani dhe Suneti në lidhje më këtë çështje, duke ngërthyer në vete edhe këshillat e mira nga mendimtarët e ndryshëm.
Definicioni i zemërimit
Shumë dijetarë, të fushave të ndryshme, janë munduar që ta definojnë zemërimin. Formulimi i definicioneve të tyre dukshëm ndryshon, por në parim kuptimi është i njëjtë. Kuptimi themelor i zemërimit është diçka që edhe fëmijët e vegjël e kuptojnë ashtu siç e kuptojnë të rriturit, pa kurrfarë vështirësie.
Rreziku në sqarimin dhe shpjegimin e çështjeve që janë të dukshme është që shpesh kjo paraqet mjegulli, paqartësi në ato çështje që kurrë nuk kanë qenë prezente për të filluar me to. Nga kjo është pse dijetari klasik al-Menâvî ka qenë i kënaqur që të definon zemërimin sikurse: “gjendje psikologjike që instiktivisht kuptohet.”
Natyrisht, dijetarët tjerë kanë qenë më ambicioz në definimin e zemërimit dhe duhet që t’i përmendim disa mendime të tyre:
El-Kurtubi definon zemërimin në këtë mënyrë: “Gjuhësisht, nënkupton ashpërsi. Një njeri i zemëruar që ka sjellje të ashpër.” [Tefsîr el-Kurtubî (1/150)]
Zemërimi gjithashtu është definuar si: “Ndryshimi që ndodh në lidhje me rritjen e shtypjes së gjakut që të sjell një gatishmëri hakmarrëse në gjoks.” [al-Ta`rifât]. Një tjetër definicion i dhënë është që zemërimi definohet si: “dëshirë (ndjenja e të qenit të gatshëm) për ta ngacmuar tjetrin përmes asaj që shkakton zemërimin tek ai.”
Shkaktarët e zemërimit
Shumë gjëra inicojnë zemërimin. Shkaktarët janë të shumtë dhe njerëzit dallojnë në atë se çka i zemëron ata. Ajo çka një person e konsideron të vogël, të parëndësishme, e njëjta gjë mund ta shpjer një person tjetër jashtë kontrollit.
Ja disa shkatarë të zemërimit:
1. Vetëkënaqësia: Një person mund të jetë shumë i kënaqur me mendimin e tij apo shumë krenar me statusin, pasurinë apo prejardhjen e tij. Kjo mund të sjell ndjenjë të urrejtjes ndaj të tjerëve nëse vetëdija fetare e personit është e mangët. Kjo është kur vetëkënaqësia të shpie në arrogancë dhe mendjemadhësi.
Një arrogancë e tillë është mëkat i madh. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Askush nuk do të hyj në xhenet zemra e të cilit përmban mendjemadhësi sa një grimcë.” [Sahîh Muslim (91)]
Ai gjithashtu ka thënë: “Urdhëroni njëri-tjetrin në punë të mira dhe pengoni njëri-tjetrit nga punët e ndaluara, përderisa ju i shihni njerëzit duke iu dorëzuar koprracisë, duke u dhënë pas epshit dhe duke u kapur për kënaqësitë e kësaj bote – secili person tërësisht i impresionuar me mendimet e tij personale. Kur kjo të ndodhë, bëhu i kujdesëshëm për vetën tënde dhe largohu nga punët e njerëzve të zakonshëm.” [Sunen Tirmidhî (3058) dhe Sunen Ebî Dâvûd (4341) i vërtetuar nga Ibën Hibbân (385)]
Ibën Abbas ka thënë: ‘Tri veçori janë shkatërruese: mendjemadhësia, koprracia, dhe pasimi i epsheve.”
Gjeneratat e mëhershme të muslimanëve kanë qenë shumë të kujdesshëm nga vetëkënaqësia dhe kanë këshilluar njëri tjetrin për këtë gjë, shpesh në mënyrë indirekte. Salîm b. Hanzalah transmeton se ai ka qenë duke shëtitur me një grup të njerzëve të cilët ishin ngjitur pas Ubej b. Ka’b. Kur `Umeri e pa këtë gjë, ai ngriti shkopin e tij në të. `Ubeji tha: “`Umer, çka jeni duke bërë?” `Umeri tha: “ثshtë nënçmim (përulje) për ta të vijnë pas teje dhe është sprovë për ty që të përcilleni në këtë mënyrë.” [Sunen Dârimî (527)]
2. Polemika: AbdAllah b. Husejn njëherë ka thënë: “Polemika është ajo që të shpie në zemërim, dhe Allahu e turpëron mendimin që është thënë me zemërim.”
Polemika është e dënueshme në shumë mënyra. Për këtë gjë, Islami e ka ndaluar atë. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Unë mund të garantoj shtëpi në Xhenet veçanërisht për ata të cilët heqin dorë nga polemika, edhe nëse kanë të drejtë.” [Sunen Ebi Dâvûd (4800)]
3. Shakaja: Ne e dimë që personat që janë të prirur të tregojnë shumë shaka shpesh i shpiejnë gjërat shumë larg. Nganjëherë ata thonë shprehje të pakuptimta. Herave tjera, thonë gjëra që në të vërtetë lëndojnë njerëzit dhe mundohen që t’i përmirësojnë ato duke thënë se kjo është vetëm shaka.
Kjo është pse Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Askush nuk duhet që të rrëmbej diç që është pronë e dikujt tjetër – as për të vërtetë madje as për shaka (argëtim).” [Sunen Tirmidhî (2160) dhe Sunen Ebî Dâvûd (5003)]
Hâlid b. Safvân njëherë foli për temën e shakasë dhe tha: “Njëherë një person goditi shokun e tij me diç më të fortë se sa guri dhe e bëri që të ketë aromë më të rëndë se sa kokrra e mustardës dhe zbrazi mbi të diç që djeg më shumë se sa një përmbajtje në kazanin e vluar, e më pas tha – Unë vetëm bëra shaka me ty.”
Halifeja `Umar b. `Abdul-`Aziz tha: “Largoju shakasë, sepse sjell atë që është e shëmtuar dhe inicon urrejtjen.”
Mejmûn b. Mehrân tha: “Nëse një bisedë hapet me shaka, do të përfundoj me ofendime dhe shpërthime.”
4. Fjalët e ndyta dhe vulgare: Ofendimet dhe kundërshtimet digjen në zemrat e njerëzve dhe inicojnë zemërimet e tyre. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu urren fjalët e ndyta (sharjet) dhe vulgare.” [Sunen Tirmidhî (2003) dhe vërtetohet nga Ibën Hibbân (5693)]
Ekzistojnë një mori shkaktarësh të zemërimit, siç janë: pabesia (tradhëtia) ndaj të tjerëve, lakmia dhe dëshira për pozitë.
Al-Gazâlî në mënyrë të mprehtë sjell një studim: “Një nga inkurajimet e mëdha për zemërim në mes të injorantëve është prirja që të përshkruajnë sjelljet zemëruese si një kurajë (guxim), burrëri, vetërespekt dhe fisnikëri.” [Ihyâ’ `Ulûm id-Dîn (3/173)]
Duke qenë të kujdesshëm nga natyra e zemërimit dhe shkatarëve të tij kjo do të na ndihmoj neve – me ndihmën e Allahut – që të mos jemi viktimë e zemërimit.
Shkroi: Shejh Najif el-Hamad
drejtues i gjykatës në rajonin Rimâh
Përktheu: BMIt is possible with templates which have a typography page to show you how you can use e.g. headline tags in order to structure your content in a better way. Below, we present rebuilt and refreshed typographical aspects of Gavern Framework. In order to use it, you have to use a plug in which is delivered in a package with a template or use HTML code.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum venenatis orci non tortor accumsan...
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum venenatis orci non tortor accumsan...
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum venenatis orci non tortor accumsan...
gklink message
Use <p class="gklink">Txt...</p>.
gkinfo message
Use <p class="gkinfo">Txt...</p>.
gkpin message
Use <p class="gkpin">Txt...</p>.
file1 message
Use <p class="gkfile1">Txt...</p>.
kfile2 message
Use <p class="gkfile2">Txt...</p>.
gksettings message
Use <p class="gksettings">Txt...</p>.
gkmic message
Use <p class="gkmic">Txt...</p>.
gkvideo message
Use <p class="gkvideo">Txt...</p>.
gkvoice message
Use <p class="gkvoice">Txt...</p>.
gklocked message
Use <p class="gklocked">Txt...</p>.
gkunlocked message
Use <p class="gkunlocked">Txt...</p>.
stats message
Use <p class="gkstats">Txt...</p>.
location message
Use <p class="gklocation">Txt...</p>.
map message
Use <p class="gkmap">Txt...!</p>.
tag message
Use <p class="gktag">Txt...!</p>.
gkcomment message
Use <p class="gkcomment">Txt...</p>.
book message
Use <p class="gkbook">Txt...</p>.
gkalarm message
Use <p class="gkalarm">Txt...</p>.
This is a highlight phrase.
Use <span class="gkHighlight1">Your highlight phrase goes here!</span>.
This is a highlight phrase.
Use <span class="gkHighlight2">Your highlight phrase goes here!</span>.
This is a highlight phrase.
Use <span class="gkHighlight3">Your highlight phrase goes here!</span>.
This is a highlight phrase.
Use <span class="gkHighlight4">Your highlight phrase goes here!</span>.
#wrapper {
position: relative;
float: left;
display: block;
}
Use <pre> or <div class="gkCode1">Here goes your code</div>
Use <div class="gkCode2">Here goes your code</div>
Use <div class="gkCode3"><h4>Name of your file</h4>Here goes your code</div>
<ul class="gkBullet1">
<ul class="gkBullet2">
<ul class="gkBullet3">
<ul class="gkBullet4">
<p class="numblocks num-1"><span>here goes a number</span>and here text of element</p>
01 Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
02 Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
<p class="numblocks num-2"><span>here goes a number</span>and here text of element</p>
01 Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
02 Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
<p class="numblocks num-3"><span>here goes a number</span>and here text of element</p>
01 Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
02 Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Use <div class="gkblock-1">content here... </div>
Use <div class="gkblock-2">content here... </div>
Use <div class="gkblock-3">content here... </div>
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit.
Use <div class="gkLegend1"> <h4> Title </h4> <p>and here text.</p> </div>
Use <div class="bubble-1">content here... <cite>Author name</cite></div>
Robert GavickUse <div class="bubble-2">content here... <cite>Author name</cite></div>
Robert GavickLorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Etiam rutrum blandit purus, vitae pharetra odio interdum sit amet.Use < blockquote><div class="gkBlockquote1"><div> Your quoted text goes here!< /div>< /div>< /blockquote >
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Etiam rutrum blandit purus, vitae pharetra odio interdum sit amet.Use < blockquote><div class="gkBlockquote2"><div> Your quoted text goes here!< /div>< /div>< /blockquote >
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Etiam rutrum blandit purus, vitae pharetra odio interdum sit amet.Use < blockquote><div class="gkBlockquote3"><div> Your quoted text goes here!< /div>< /div>< /blockquote >
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Etiam rutrum blandit purus, vitae pharetra odio interdum sit amet.Use < blockquote><div class="gkBlockquote4"><div> Your quoted text goes here!< /div>< /div>< /blockquote >
<p> Here goes main part of the text <span class="gkBlockTextLeft">Block of text</span>rest of the text</p>
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum condimentum pulvinar justo, sed faucibus ligula feugiat ac. Morbi quis enim nulla, vel congue augue. Duis quis quam sed purus porta eleifend.Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum condimentum pulvinar justo, sed faucibus ligula feugiat ac. Morbi quis enim nulla, vel congue augue.Donec eget dignissim augue. Donec ante felis, aliquam ut consequat eget, lobortis dapibus risus. Aliquam laoreet enim et lectus ornare hendrerit. Aliquam rhoncus enim libero. Morbi aliquam, nibh mattis feugiat dapibus, nisi massa adipiscing justo, sit amet condimentum urna ipsum et lacus. Nam fermentum, eros quis ullamcorper convallis, libero mauris lacinia eros, sed tempus leo lorem vitae purus.
<p> Here goes main part of the text <span class="gkBlockTextRight">Block of text</span>rest of the text</p>
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum condimentum pulvinar justo, sed faucibus ligula feugiat ac. Morbi quis enim nulla, vel congue augue. Duis quis quam sed purus porta eleifend.Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum condimentum pulvinar justo, sed faucibus ligula feugiat ac. Morbi quis enim nulla, vel congue augue.Donec eget dignissim augue. Donec ante felis, aliquam ut consequat eget, lobortis dapibus risus. Aliquam laoreet enim et lectus ornare hendrerit. Aliquam rhoncus enim libero. Morbi aliquam, nibh mattis feugiat dapibus, nisi massa adipiscing justo, sit amet condimentum urna ipsum et lacus. Nam fermentum, eros quis ullamcorper convallis, libero mauris lacinia eros, sed tempus leo lorem vitae purus.
<p> Here goes main part of the text <span class="gkBlockTextCenter">Block of text</span>rest of the text</p>
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum condimentum pulvinar justo, sed faucibus ligula feugiat ac. Morbi quis enim nulla, vel congue augue. Duis quis quam sed purus porta eleifend.Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Vestibulum condimentum pulvinar justo, sed faucibus ligula feugiat ac. Morbi quis enim nulla, vel congue augue.Donec eget dignissim augue. Donec ante felis, aliquam ut consequat eget, lobortis dapibus risus. Aliquam laoreet enim et lectus ornare hendrerit. Aliquam rhoncus enim libero. Morbi aliquam, nibh mattis feugiat dapibus, nisi massa adipiscing justo, sit amet condimentum urna ipsum et lacus. Nam fermentum, eros quis ullamcorper convallis, libero mauris lacinia eros, sed tempus leo lorem vitae purus. Nunc a malesuada felis. Cras ultrices sapien eu nisi elementum non blandit urna sodales.
<a class="gkFb" href="#">Facebook</a> <a class="gkTwitter" href="#">Twitter</a> <a class="gkGplus" href="#">Google+</a> <a class="gkPinterest" href="#">Pinterest</a>
Muaji Muharem ka disa veçori. Prej veçorive më të theksuara:
-Është një nga muajt e shenjtë. Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Tek All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)…”. (Et-Teube: 36).
Ebu Bekrete, radijall-llahu anhu, tregon se Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Viti është dymbëdhjetë muaj; prej tyre katër janë të shenjtë. Tre muaj janë njëra pas tjetrës: Dhul-Kade, Dhul-Hixhe dhe Muharem, kurse Rexhebi është mes Xhumadel-Uhra dhe Shabanit”. (Buhariu).
-Është muaj i hixhretit. Në këtë muaj, 13 vjet pas fillimit të shpalljes së Kur'anit, ndodhi një nga ngjarjet më madhështore të historisë Islame. Ngjarje, e cila rezultoi me formimin e shtetit të parë Islam në Medinë. Qytet ky, i cili ishte dhe mbeti burim i udhëzimit sot e asaj dite.
Në kohën e udhëheqjes së Omerit, radijallahu anhu, me dëshirë që muslimanët të kenë kalendar në vete, u vendos që data e kësaj ngjarje të vendoset si datë e numërimit të muajve dhe viteve për muslimanët.
-Në këtë muaj gjendet dita e Ashurasë. ثshtë dita e dhjetë e këtij muaji. Këtë vit bie në datën 29 Janar – e hënë. Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, tregon: Kur erdhi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Medinë, pa çifutët duke e agjëruar ditën e Ashurasë. I pyeti: ا’është kjo që veproni? Thanë: Kjo është një ditë e mirë; në këtë ditë All-llahu ka shpëtuar izraelitët nga armiku i tyre, edhe e ka agjëruar Musai, alejhis-selam. Tha: Unë jam më meritor për Musain sesa ju; dhe e agjëroi, pastaj urdhëroi muslimanët ta agjërojnë këtë ditë”. (Buhariu).
Po ashtu Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për t'i kundërshtuar çifutët në këtë adhurim, tha: Në vitin e ardhshëm, me lejen e All-llahut, do të agjërojmë edhe ditën e nëntë. (Muslimi).
Pra, krahas agjërimit të ditës së dhjetë duhet të agjërojmë edhe ditën e nëntë (28 Janar), me qëllim që ta praktikojmë sunetin ashtu si ka dëshiruar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, por nuk mundi ta realizojë për shkak se kishte ndërruar jetë në vitin e ardhshëm.
Për këtë agjërim Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Agjërimi i ditës së ashurasë, shpresoj se i shlyen mëkatet që janë bërë në vitin që ka kaluar”. (Muslimi 1976).
-Është muaj ku mund të bëjmë agjërim vullnetar. Krahas ditës së Ashurasë, është shumë e pëlqyeshme edhe agjërimi i ditëve tjera të këtij muaji. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Pas Ramazanit, agjërimi më me vlerë është agjërimi i muajit Muharem" (Muslimi 1982). Pra, para apo pas ditës së Ashurasë mundemi të agjërojmë sa të mundemi, por jo tërë muajin, ngase këtë nuk e bëri Resulullahu, salallahu alejhi ue selem.
Allahu na dhëntë sukses në çdo të mirë.
Omer Berisha
www.albislami.com
Ibadeti më i mirë
Sekreti i gjith kësaj që përmendëm deri tani fshehet në njohjen e ibadetit më të mirë, reth të cilit duhet t’i përqëndron njeriu fuqitë e veta dhe në të cilat duhet ta shpenzon të gjithë kohën e vet.
Ibni Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Kush se harxhon kohën për All-llahun [subhanehu ve teala] dhe me All-llahu [subhanehu ve teala], atëherë më mirë për te është të vdes se sa të jetojë. Tek e fundit nëse njeriu duke falur namaz, nuk mer prej namazit asgjë përveç asaj që e kupton (pjesën që e kalon me vëmendje), atëherë asgjë prej jetës nuk i mbetet përveç asaj që bën për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] dhe me All-llahun [subhanehu ve teala]”. (Ed-Dau ved-Devau, fq. 186).
Harxhimi i kohës për hirë të All-llahut [subhanehu ve teala] dmth. harxhimi i jetës në ibadetet e llojllojshme, duke mos i lënë asjgë shejtanit. Ai që këtë e realizon, ka realizuar domethënien e fjalës së All-llahut [subhanehu ve teala].
( إياك نعبد )
“Vetëm Ty të adhurojmë…”.
Harxhimi i kohës me All-llahun [subhanehu ve teala] domethënë, mos t’a mbushish kohën me asgjë tjetër përveç ibadetit përkatës, që buron nga sheriati i pastër. Ai që këtë e bën, ka realizuar ajetin:
(إياك نستعين )
“… vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!”.
Ibni Kajjimi thotë: “Ibadeti më i mirë është puna për ta kënaqur All-llahun [subhanehu ve teala] në çdo kohë, me veprat dhe obligimet përkatëse ta asaj kohe”. (Medarixhus-Salikin, 1/ 88).
Ibadeti më i mirë në kohën e luftës kundër armikut është xhihadi, edhe pse kjo mund të shkakëtojë lërjen e namazit të natës ose agjërimin e ditës.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْ الْقُرْآنِ عَلِمَ أَنْ سَيَكُونُ مِنْكُمْ مَرْضَى وَآخَرُونَ يَضْرِبُونَ فِي الأَرْضِ يَبْتَغُونَ مِنْ فَضْلِ اللَّهِ وَآخَرُونَ يُقَاتِلُونَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ
“… pra faluni duke lexuar Kur'an sa t'ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij …”. (El-Muzemmil: 20).
Ibadeti më i mirë kur të kesh musafir, është ta shërbejsh sa më mirë, sikurse thotë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
(( إن لزورك عليك حقاً )) مسلم
Ibadeti më i mirë kur ta dëgjosh ezanin është ta lësh dhikrin që je duke e bërë e t’i përgjigjesh ezanit, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( إذا سمعتم المؤذن فقولوا مثل ما يقول )) مسلم
Ibadeti më i mirë kur te vjen koha e namazit është, nxitimi për në xhami dhe tentimi par ta kryer namazin në formë më të plotë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
رِجَالٌ لا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلا بَيْعٌ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلاةِ وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ
“ Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, …”. (En-Nur: 37).
Ibadeti më i mirë para mëngjesit është leximi i Kur’anit, lutja, istigfari dhe namazi, ngase All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
يَتْلُونَ آيَاتِ اللَّهِ آنَاءَ اللَّيْلِ وَهُمْ يَسْجُدُونَ (113)
“ Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur”. (Ali Imran: 113).
وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ (18)
“ Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Edh-Dharijat: 18).
Ibadeti me i mirë kur ndokush është nevojtar, është t’i dalish në ndihmë, qoftë me autoritet, trup ose pasuri, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( أطعموا الجائع و عودوا المريض و فكوا العاني )) البخاري
“Ushqeni të uriturin, vizitoni të sëmurin, dhe lironi të burgosurin”. (Buhariu).
Ibadeti më i mirë, kur ta takosh vëllaun tënd është t’i japish selam, edhe pse kjo mund që të të ndërprejë nga dhikri. Kurse ibadeti më i mirë kur të është i sëmurë ose kur të vdes, është vizita ose përcjellja e xhanazes, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( حق المسلم على المسلم خمس: رد السلام و عيادة المريض واتباع الجنائز و إجابة الدعوة و تشميت العاطس )) متفق عليه
“Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthyerja e selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjeja e thirrjes dhe lutja për ate që teshtisë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Ibadeti më i mirë kur të dëmtojnë njerëzit është të bësh saber, duke u perzier me ta dhe duke mos ikur prej tyre, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( المؤمن الذي يخالط الناس و يصبر على آذاهم خير من الذي لا يخالط الناس و لا يصبر على آذاهم )) ابن ماجة
“Besimtari që përzieht me njerëz dhe duron dëmtimin e tyre është më i mirë se ai që nuk përzihet me njerëz dhe nuk duron dëmtimin e tyre”. (hasen, Ibn Maxheja).
Kjo, sa i përket dëmit që mund ta bëjnë në trup, mirëpo nëse ta dëmtojnë dinin, atëherë më së miri është të largohesh prej tyre, ngase përzierja me njerëz në të keqe është e keqe, sepse dini i njeriut është krejt kapitali i tij, ngase Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
((كيف بك يا عبد الله بن عمرو إذا بقيت في حثالة من الناس مرجت عهودهم و أماناتهم، و اختلفوا فصاروا هكذا: و شبك بين أصابعه قال: قلت: يا رسول الله ما تأمرني ؟ قال: عليك بخاصتك، و دع عنك عوامهم )) أبو داود
“Si do të jetë gjendja yte, Abdull-llah ibn Amr, kur do të mbetesh në mesin e fundërrinës së njerëzve, do të tradhtojnë marëveshjet dhe emanetet e tyre dhe do të ketë kundërthënie mes tyre, saqë do të bëhen kështu: i lidhi gishtat mes vete. I thashë: o i Dërguar i All-llahut, çka më urdhëron? Tha: kujdesu për vetveten dhe lëre preokupimin me problemet e masës së gjërë”. (sahih, Ebu Davudi).
Pasimi
Me qëllim i përmenda këto raste me argumentet e tyre, nga kur’ani dhe sunneti për dy shkaqe:
1) Llojllojshmeria e ibadetit duhet të ndodh duke pasur shpalljen e jo diç tjetër.
2) Kalimi i robit nga një ibadet në tjetrin në kohën përkatëse është argumentuar se ky njeri është rob i vërtetë i All-llahut [subhanehu ve teala], se ky njeri nuk leviz sipas epshit, mendjes ose adetit të popullit te vet, por të gjitha lëvizjet e tija i bën duke pasur parasysh porasitë e All-llahut [subhanehu ve teala]. Ky njeri është pronar i ibadetit pa kufi, kurnjëfar qëllimi ska, kur bën ndonjë ibadet të caktuar, ose kur i jep përparësi para tjetrit, por qëllimi i tij është pasimi i kënaqësisë së All-llahut [subhanehu ve teala] kudo që është ajo. Vazhdimisht ky njeri transformohet prej një shkalle të ibadetit në tjetrën. Nëse sheh një grup të dijetarëve, e gjen me ta, nëse sheh një grup të ibadetçinjëve, e sheh me ta, nëse sheh një grup të muxhahidëve, e sheh me ta, nëse sheh një grup që përmendin All-llahun [subhanehu ve teala], e sheh me ta, nëse sheh ndonjë grup që japin sadaka, e sheh me ta… Pra ky është rob i plotë i All-llahut [subhanehu ve teala]. Veprat nuk i bën për hirë të dëshirës së vet, ose pse në ato ibadete gjen kënaqësi dhe rehati, por ai e bën çdo vepër që e dëshiron All-llahu [subhanehu ve teala] prej tij, edhe pse ndoshta në këtë vepër nuk gjen kënaqësi dhe rehati. Ky është njeriu që ke realizuar me të vërtetë ajetin:
(( إياك نعبد و إياك نستعين ))
“ Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!”. (El-Fatiha: 5).
Ky njeri vesh, cka të posedon, han çka të ka, kurse në çdo kohë është i angazhuar me atë që e urdhëron All-llahu [subhanehu ve teala] për kohën përkatëse. Ulet atje ku gjen vend të zbrazët… Ky njeri është i lirë. Ku është feja është ky njeri. Në këtë njeri gjen prehje çdo kërkues i të vërtetës, kurse mllefoset në te çdo kerkues i të kotës. Ky njeri është sikur shiu, kur të bjen, bën dobi, është si hurmeja (pallma) nuk i bijnë gjethet, i krejt druri ka dobi, bile edhe therrat. Ky njeri është i vrazhdë ndaj atyre që i kundërshtojnë urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala], hidhërohet kur nëpërkëmben ligjet e All-llahut [subhanehu ve teala], pra jeton për All-llahun [subhanehu ve teala], me All-llahun [subhanehu ve teala] duke i kryer urdhërat e All-llahut [subhanehu ve teala]. Shoqërohet me All-llahun [subhanehu ve teala], nuk i nevojiten krijesat, e kur të shoqërohet me njerëzit nuk habitet me ta. Bile kur të shoqërohet me All-llahun [subhanehu ve teala], largohet prej krijesave dhe vetmohet. Ky njeri gjen prehje, gëzim, rehati dhe qetësi kur të shoqërohet me All-llahun [subhanehu ve teala]. All-llahu [subhanehu ve teala] na ndihmoftë dhe Atij i mbështetemi. (Medarixhus-Salikin, 1/ 88).
Vërtetësi në ibadet
Disa njerëz mund të na duken se shumë ibadet bëjnë, sidomos sa janë të nxehtë, mirëpo kur të vijnë vështirësitë dhe të sprovohen besimtarët, dallohet i vlefshmi prej atij që nuk ka vlerë, dallohet aj që kujdeset të bën ibadete prej atij që është i futur në reshtat e ibadetçive.
Problemi i kësaj që përmendëm qëndron në vërtetësinë ( الصدق). Shumica e lëvizjeve islame sot kanë dështuar nga ky aspekt sepse nuk kanë poseduar vërtetësi gjatë ibadeteve ose gjatë demostrimit të dashurisë për të gjykuar me Kur’an dhe Sunnet.
Kur të këshillohen prej ulemave se duhet bërë sabër, duhet bartë dhe nuk duhet provokuar armikun me gjeste të ndryshme, ata refuzojnë argumentet e tyre, duke u mbështetur në emocionet e tyre dhe duke marur argumente siç janë fjalët: Islami është gjithpërfshirës, i përfshinë të gjitha sferat e jetës, edhe pse të gjith Islamin e kanë kufizuar në kufijtë e pushtetit, e kur të vijnë në pushtet nuk sjellin Islam!
Prej besimtarëve kërkohet që të pasojnë gjërët më të mira që i ka sjellur feja, duke thënë:
وَاتَّبِعُوا أَحْسَنَ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكُمْ مِنْ رَبِّكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ العَذَابُ بَغْتَةً وَأَنْتُمْ لا تَشْعُرُونَ (55)
“Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t'ju vijë dënimi befas e ju të mos dini”. (Ez-Zumer: 55).
Poashtu thotë:
الَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ الْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُ أُوْلَئِكَ الَّذِينَ هَدَاهُمْ اللَّهُ وَأُوْلَئِكَ هُمْ أُوْلُوا الأَلْبَابِ (18)
“ Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit”. (Ez-Zumer: 18).
Dhe thotë:
فَخُذْهَا بِقُوَّةٍ وَأْمُرْ قَوْمَكَ يَأْخُذُوا بِأَحْسَنِهَا سَأُرِيكُمْ دَارَ الْفَاسِقِينَ (145)
“…Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t'i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t'ua tregoj vendbanimin mëkatarëve”. (El-Araf: 145).
Andaj lufta para se te vijë koha nuk është gjëja më e mirë që e ka sjellur feja, edhe pse është prej gjërave që e ka sjellur feja pa kurnjëfar dileme. Mu për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] ua tërhjek vëretjen besimtarëve të parë që mos të nxitojnë në luftë duke thënë:
وَيَقُولُ الَّذِينَ آمَنُوا لَوْلا نُزِّلَتْ سُورَةٌ فَإِذَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ مُحْكَمَةٌ وَذُكِرَ فِيهَا الْقِتَالُ رَأَيْتَ الَّذِينَ فِي قُلُوبِهِمْ مَرَضٌ يَنظُرُونَ إِلَيْكَ نَظَرَ الْمَغْشِيِّ عَلَيْهِ مِنْ الْمَوْتِ
“E ata që besuan po thonë: "Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?" E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes”. (Muhammed: 20).
Pastaj tregon se problemi i këtyre që nxitojnë është lërja pas dore e ibadetit të kohës së tashme
فَأَوْلَى لَهُمْ (20) طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَعْرُوفٌ
“I gjetë e keqja! Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta)”. (Muhammed: 21).
Pastaj sqaron se esenca e këtij problemi qëndron në vërtetësinë, duke thënë:
فَإِذَا عَزَمَ الأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ (21)
“E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut”. (Muhammed: 21).
Sepse kjo më tepër e përforcon njeriun në të vërtetë, mu për këtë All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَبَشِّرْ الَّذِينَ آمَنُوا أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِنْدَ رَبِّهِمْ
“…kurse ata që besuan gëzoi se me të vërtetë kanë këmbë (pozitë) të vërtetë te Zoti i tyre…”. (Junus: 2).
Sekreti i i thurrjes së fjalisë në këtë formë qëndron në dy gjëra:
1) Është argument për përqëndrim, paluhatshmëri, se vetem ai që është në këmbë mund të përqëndrojë.
2) Është argument për të ecurit e pandërprerë të tij drejt All-llahut [subhanehu ve teala], duke mos u ndalur te pengesat. pasiqë të ecurit ndodh me këmbë.
Gjith kjo tregon se përqëndrimi në fenë e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe të ecurit drejt Tij ndodh me vërtetësi në ibadete. (Ruhul-Meani, 11/ 62- 63 dhe Zadul-Mesir, 4/ 5-6).
Pra e tërë kjo që e thamë i kthehet zemrës, ngase është ena ku qëndron vërtetësia. Ibni Kajjimi duke komentuar ajetin:
وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ يَحُولُ بَيْنَ الْمَرْءِ وَقَلْبِهِ وَأَنَّهُ إِلَيْهِ تُحْشَرُونَ (24)
“…dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai”. (El-Enfal: 24) thotë:
“Egziston edhe një koment për këtë ajet. Domethënë: All-llahu [subhanehu ve teala] është afër zemrës së tij, asgjë nuk i fshehet, pra është ndërmjet tij dhe zemrës së tij. Ky kuptim më tepër përputhet me kontekstin e ajetit, ngase përgjigja, në esencë, e ka vendin zemër, ndaj nëse i përgjigjet vetem trupi, pa zemrën, pasiqë All-llahu [subhanehu ve teala] gjindet ndërmjet rrobit të vet dhe zemrës së tij, e din se ai i është përgjigjur zemra, a e fsheh këtë, ose e din të kundërtën. (El-Fevaid, fq. 90).
Tra. Ebu Davudi me sened të vërtetë nga Vehbi i cili thotë: Pyeta Xhabirin për besatimin e Thekifit (bejatuth-Thekif)? Tha: I kushtëzuan Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që mos të japin sadaka, e as të bëjnë xhihad, dhe se e ka dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pas kësaj duke thënë: “Do të japin sadak dhe do të bëjnë xhihad nëse bëhen musliman”
Mendo rreth politikës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me këtë fis që publikuan vërtetësinë e tyre që e kishin në zemër, duke treguar dobësinë e tyre dhe mosmashtrimin në momentin e besatimit në Islam dhe rrespekt. Andaj nuk është çudi që ata të bëhen musliman të mirë dhe t’i përforcon All-llahu [subhanehu ve teala] që të luftojnë së bashku me Ebu Bekrin në beteja kundër murtedëve (renegatëve), atëherë kur ndihmësit ishin të rrallë.
Më e çuditshme se kjo është fjala e Mugire Ibn Shu’be i cili thoshte: Hynë në Islam, e unë nuk njoh një popull arab, fis, ose familje që kishin Islam më të shëndoshë se këta dhe që mos të gjindet tek ta mashtrim ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] dhe Librit të Tij.” (Tabekatul-Kubra, 1/ 313).
Nga kjo që paraqitëm kuptuam sekretin e Librit të All-llahut [subhanehu ve teala] ku pas çdo ajeti që kanë të bëjnë më këtë që na po flasim, përfundon duke përmendur vërtetësinë në ibadete, pra, në ajetet ku përmenden ibadetet.
All-llahu [subhanehu ve teala] në syren Nisa, në ajetin
أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ قِيلَ لَهُمْ كُفُّوا أَيْدِيَكُمْ وَأَقِيمُوا الصَّلاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمْ الْقِتَالُ إِذَا فَرِيقٌ
“A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: "Ndalni duart tuaja prej luftës, e faleni namazin dhe jepeni zeqatin!" E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzve siç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fortë…”. (En-Nisa: 77).
Pasi që e përmend këtë, e sqaron ibadetin (rrespektin) duke thënë:
مَنْ يُطِعْ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ وَمَنْ تَوَلَّى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظاً (80)
“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre”. (En-Nisa: 80).
Pastaj tërhjeki vërejtjen nga mosvërtetësia në këtë gjë, kur foli për munafikët.
وَيَقُولُونَ طَاعَةٌ فَإِذَا بَرَزُوا مِنْ عِنْدِكَ بَيَّتَ طَائِفَةٌ مِنْهُمْ غَيْرَ الَّذِي تَقُولُ وَاللَّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ
“ Dhe thonë: "(jemi) Të bindur". E kur largohen prej teje, një grup prej tyre (natën) planifikon diçka tjetër nga ajo që u thua ti. All-llahu shënon atë që e ndryshojnë...”. (En-Nisa: 81).
Kurse në suren Muhammed, pasiqë përmend ibadetin (rrespektin)
طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَعْرُوفٌ
“ Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta)”. (Muhammed: 21).
E sqaron vërtetësinë duke thënë:
فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ (21)
“… do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut”. (En-Muhammed: 21).
Në ajetin tjetër të sures Nisa, pasiqë përmendët ibadeti (respekti)
وَلَوْ أَنَّهُمْ فَعَلُوا مَا يُوعَظُونَ بِهِ لَكَانَ خَيْراً لَهُمْ وَأَشَدَّ تَثْبِيتاً (66)
“…Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t'i përforconte më shumë”. (En-Nisa: 66).
E sqaron vlerën e vërtetësisë në ibadete duke thënë:
وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقاً (69)
“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (En-Nisa: 69).
Ngase vërteësia në ibadete (rrespekte) pason vërtetësinë në dashuri, siç transmeton Taberaniu në “Mu’xhemus-Sagir”, me sened të fortë, nga Aisheja, e cila thotë: Erdhi një njeri të Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e tha: O i dërguar i All-llahut! Më shumë të dua se vetvetja, familja dhe pasuria ime. Kur të jam në shtëpi, e më kujtohesh, nuk mund të duroj pa ardhur që të shoh. Mirëpo kur më kujtohet vdekja ime dhe vdekja yte, e di se ti do të hysh ne Xhennet e do të ngritesh me Pejgamberët, e unë nëse hyjë në Xhennet, kam frikë se nuk do të shoh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk ju pergjigj asgjë, derisa e zbriti Xhibrili këtë ajet:
وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَالرَّسُولَ فَأُوْلَئِكَ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللَّهُ عَلَيْهِمْ مِنْ النَّبِيِّينَ وَالصِّدِّيقِينَ وَالشُّهَدَاءِ وَالصَّالِحِينَ وَحَسُنَ أُوْلَئِكَ رَفِيقاً (69)
“E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”. (En-Nisa: 69).
Pra, me çka u bë ky njeri shok i këtyre grupeve të larta, edhe pse kishte iman më të dobët se ata?
Me dashuri të vërtetë në zemrën e tij.
Ibni Mesudi thotë: Erdhi një njeri të Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe e pyeti: “O i derguar i All-llahut [subhanehu ve teala]. Çka thua për një njeri që e do një popull mirëpo si arrinë dot? Tha: “Njeriu është me atë që e don”. (Buhariu dhe Muslimi).
Poeti ka thënë:
تعصي الإله و أنت تظهر حبه هذا لعمري في القياس بديع
لو كان حبك صادقا لأطعته إن المحب لمن يحي مطيع
Bën mëkate ndaj Zotit, kurse shfaq dashurinë e Tij
Kjo, me të vërtetë është gjë e çuditshme
Po të kishe dashuri të sinqertë, do ta respektoje
Sepse njeriu ate që e do e respekton.
Abdul-Melik Ramadani
Përshtati: Bekir Halimi
www.albislami.com
I falënderuar qoftë All-llahu Zoti ynë që na veçoi me shumë dhunti dhe begati, paqja dhe mëshira qofshin për krijesën më të dashur Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Në këtë shkrim të shkurtër do të mundohemi që në mënyrë të qartë dhe koncize të cekim disa rregulla të rëndësishme për muajin e Ramazanit dhe agjërimin në të. Shpresojm se lexuesi do të gjen disa prej përgjigjeve që deri tani kanë qenë dilemë për të. Al-llahu është dhuresi i suksesit
1. Agjerimi i muajit të Ramazanit është një prej kushteve të Islamit dhe për këtë egziston konsenzus i tërë Ummetit Islam.
2. Me hyrjen e muajit të Ramazanit (muaji i nëntë i kalendarit hixhrij), gjë e cila vërtetohet më pamjen e hënës së re, obligohet me agjërim çdo musliman, i moshëritur, mentalisht i shëndosh, që gjindet në vëndin e tij (nuk është udhëtar) dhe nuk ka pengesa që pengojnë agjërimin etij.
3. Nuk lejohet agjërimi i ditës së dyshimit (jeumush-shekk) e cila është dita 30 e muajit Sha’ban. I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme thotë: “Mos agjëroni para Ramazanit një apo dy ditë” Muttefekun alejhi.
4. Agjërimi është apstinim prej gjërave që konsiderohen prishës së agjërimit (do t’i cekim më posht) prej agimit deri në perendim të diellit me qëllim të adhurimit.
5. Nëse një mosbesimtar pranon Islamin gjatë ditës së agjërimit obligohet me apstinim deri në perëndim të diellit dhe nuk obligohet me kompensim të agjerimit të asaj që ka kaluar duke e përfshirë edhe ditën në të cilën e ka pranuar Islamin.
6. Mustehab është që fëmijtë në mënyrë graduale të mësohen të agjërojnë muajin e Ramazanit duke mos i obliguar.
7. Nëse njeriu humbë vetëdijën gjatë ditës së Ramazanit dhe kjo nuk zgjatë tërë ditën agjërimi i tij nuk prishet por nëse nuk i kthehet vetëdija tërë ditën nuk konsiderohet se ka agjëruar këtë ditë.
8. Nëse agjërimi keqëson sëmundjen e të sëmurit nuk i lejohet agjërimi dhe është i obliguar që të prish atë.
9. Nëse agjërimi është i vështirë për të sëmurin atij i preferohet që të mos agjëron.
10. Nëse agjërimi keqëson sëmundjen e të sëmurit i cili vuan prej sëmundjes pashëruese njeriu në fjalë nuk duhet të agjëron dhe duhet të ushqej një të varfur për çdo ditë që se ka agjëruar.
11. I çmenduri nuk duhet të agjëron as që duhet të shpaguaj (me dhënë fidje) ditet që si ka agjëruar.
12. Gruaja me mensturacione dhe ajo në fazën e lehonisë nuk lejohet agjërimi i tyre. Ditët që nuk i ka agjëruar duhen të kompenzohen.
13. Nëse gjakëderdhja e tyre ndërprehet gjatë natës dhe del agimi para se të pastrohen me larje obligohet me agjërim dhe agjërimi i tyre është i saktë.
14. Nëse njeriu bëhet xhunub gjatë natës dhe zgjohet pasi që ka dal agimi kjo nuk e dëmton agjërimin e tij.
15. Udhëtarit i lejohet mosagjërimi gjatë udhtimit edhe nëse nuk ka vështirësi në të.
16. Nëse gruaja shtatëzane apo ajo që i jep gji fëmisë friket për shëndetin e saj apo për shëndetin e fëmisë i lejohet që të mos agjëron. Këto dite ajo duhet t’i kompenzon
17. Bërja e nijjetit për agjërim natën (para se të del agimi) është vaxhib.
18. Një nijjet mjafton për tërë muajin nëse nuk ndërpritet dhe ky është mendimi i Imam Malikut dhe këtë mendim e ka zgjedhur Shejhul Islam Ibën Tejmijje.
19. Nëse agjëruesi han, pin ose bën marrëdhënie me gruan e tij me harrese, agjërimi i tij është në rregull.
19. Atij të cilit sheriati i lejon që të mos agjëron i lejohet ngrënia dhe pirrja tërë ditën.
20. Atij të cilit sheriati nuk i lejon që të prish agjërimin e ai e prish qëllimisht obligohet me apstinim deri në fund të ditës.
21. Ai cili me zemrën e tij nuk ka bërë nijjet për agjërim farz nuk konsiderohet si agjërues edhe nëse apstinon prej ushqimit dhe marrëdhënieve seksuale deri në fund të ditës.
22. Gjërat që prishin agjërimin janë:
• Marrëdhëniet seksuale. Ai që qëllimisht bën marrëdhënie me gruan e tij gjatë ditës së agjërimit duhet të:
Pendohet sepse ka bërë mëkat, të kompenzon atë ditë dhe të liron një rob musliman apo të agjëron dy muaj me rradhë si kefaret. Gjatë këtyre dy muajve nuk i lejohen ndërprerja e agjërimit përpos me arsye siç janë ditet e Bajramit, sëmundje apo udhëtim (nga ky rregull del udhëtimi i cili bëhet me qëllim të mosagjërimit). Nëse pa arësye nuk agjëron ndonjë ditë obligohet me agjërim prej fillimit. Nëse nuk mund të agjëron 60 ditë pa ndërprerje obligohet me ushqim të 60 të varfur.
• Ngrënia dhe pirja. Në këtë rast do t’i përmendim edhe injeksinet ushqyese që e prishin agjërimin (infuzionet). Barërat që jepen me injeksione intramuskulare nuk e prishin agjërimin. Transfuzionet e gjakut e prishin agjërimin. Injeksionet e insulinit nuk e prishin agjërimin.
• Ejakulimi i cili bëhet si rezultat i onanimit, prekjes apo shikimit të femrës. Nëse kjo ndodhë gjatë gjumit nuk e prish agjërimin.
• Paraqitja e gjakut të menstruacioneve apo lehonisë.
• Vjellja e shkatuar nga vetë personi. Nese vjell pa e shkatuar vet personi nuk prishet agjërimi.
Këto gjëra përpos menstruacioneve dhe lehonise prishin agjërimin nëse bëhen me dije, qëllimisht dhe pa presion (që rezikon jetën). Nëse personi është injorantë dhe e bën pa vetëdijë apo me presion nuk konsiderohet se ka prishur agjërimin.
Në fund ju përkujtojmë çështjen e nijjetit dhe vetëdijës që kjo vepër të jetë thjesht për All-llahun sepse pa të asnjë vepër nuk është e pranuar e as që do të shpërblehet. Gjithashtu mundohuni që këtë muaj të bekuar ta zbukuroni me adhurime të shumta në mesin e të cilëve do të zgjedhim: namazi në përgjithësi dhe namazi i natës i njohur is Teravi namaz në veçanti, leximi i Kur’anit dhe të menduarit për të, lëmosha, këshillimi në punë të mira, morali i mirë, vizita për hir të All-llahut, rujatja e lidhjeve farefisnore…
All-llahun e lusim që të pranon adhurimet tona dhe të na shpërblen me Xhennetul Firdeus (grada me e lartë e xhennetit) duke e bërë këtë muaj dhe agjërimin në te ndërmjetësues për neve. Amin
Përpiloi: Talha Kurtishi,
albislami.com
Dije, vëllai im musliman, na udhëzoftë All-llahu mua dhe ty në nënshtrim ndaj Tij, se xhenneti është vendbanim i të devotshmëve, vendbanim i atyre të cilët i begatoi All-llahu prej pejgamberëve, besnikëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë. Vendbanim me kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, vendbanim në të cilin pallatet janë me tulla të arta dhe të argjendta, balta e tij është misk, pragjet e tij janë nga margaritari dhe diamanti, kubet e tij janë prej dyllit të verdhë (safranit), ndërsa shatorët në te janë të mbështjellur me margaritarë.
Ai është dritë e cila ndriçon, në të ka bimë aromatike, lumenj të gjerë, pemë, perime dhe gra të mira. Në të ka robër të begatuar të cilët hanë dhe nuk ngopen, nuk e kryejnë nevojën si në këtë botë, por atë që e kanë të tepërt e qesin me anë të djersës e cila ka erë aromatike. Në të gjithashtu ka njerëz të cilët qeshin e nuk qajnë, ka fytyra të shëndritura e të gëzuara, dhe bukuri të qartë. Begatitë e tij janë të përhershme. Në te ngrihet perdja dhe shiqojnë fituesit në Fytyrën e Ngadhnjyesit, Dhuruesit.
Në te, o rob i Zotit, ka sende të cilat nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi e as nuk i ka paramenduar mendja e njeriut.
Për gjithë këto na ka përgëzuar i Dërguari i All-llahut më i mirë, udhëzuesi dhe drita, Muhammedi, i biri i Abdull-llahut, me shpallje nga Zoti i Tij, e cila është përgëzim nga Përgëzuesi më i Madh në gjuhën e krijesës më të mirë Muhammedit ?. Dijetarët e vjetër kanë shkruar shumë libra e broshura për cilësitë e xhennetit, begatitë e tij dhe cilësitë e banorëve të tij.
Prandaj, duke dëshiruar që ta pasoj rrugën dhe metodën e tyre, mora që ta shkruaj këtë broshurë, duke shkurtuar nga ajo atë që ata e kanë shkruar dhe duke u munduar që ta përmend vetëm të vërtetën, duke shpresuar se do të më takojë All-llahu me vëllezërit e mi të mirë, me të devotshmit dhe të pastërtit, ngase vërtetë Ai është Dëgjues, i di të gjitha dhe i përgjigjet thirrjes së nevojtarit.
Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi krijesën më të dashur tek Ai, Muhammedin ?, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Mallëngjimi i vepërmirëve për shtëpinë e amshueshmërisë
“Xhenneti”, ajo shpresë e shtrenjtë të cilën e shpresojnë shpresuesit nga besimtarët aq kohë të gjatë.
“Xhenneti”, ai i cili ka qenë në zemrat e të parëve tonë, ndezje e cila i ka shtyer që të bëhen shembulli më i mirë në xhihad dhe sakrifikim.
“Xhenneti”, ky qëllim i lartë për të cilin sytë përherë janë të përlotur, qëllim për të cilin sakrifikojnë shpirtërat e përmalluar në çdo kohë dhe vend, i nënshtrohen lloj-lloj torturave dhe dënimeve vetëm që të arrijnë gjer te ai.
Ai është dëshira më e madhe për besimtarin, dhe hyrja në te është shpresë e cila e përcjell besimtarin deri në fund të jetës së tij. Sa nxitje e madhe është xhenneti në të mirën dhe në të vërtetën, sadoqoftë që në këtë rrugë ka pengesa dhe mundime.
Transmeton Enesi ?:
“Doli i Dërguari i All-llahut me shokët e tij, deri sa arritëm në Bedr, e kur arritën mushrikët, i Dërguari i All-llahut tha: “Le të mos lëvizë askush prej jush, derisa të mos jap urdhër!”
Pasi idhujtarët kërkuan ballafaqim, Muhammedi tha: “Ngrihuni për xhennetin, gjerësia e të cilit është sa qiejtë dhe toka. “Një prej ensarëve i quajtur Umejr ibn Humam tha: “O i dërguar i All-llahut, xhenneti gjerësia e të cilit është sa qiejtë dhe toka?”
Tha: “Po”.
Tha: “Bah, Bah”
Muhammedi e pyeti “Cka të shtyri që ta thuash fjalën “Bah, Bah?”
Tha: “Për Zotin, asgjë tjetër vetëm se dëshira që të jem prej banorëve të tij!”
I Dërguari i All-llahut i tha: “Vërtetë ti je prej banorëve të tij.”
I nxorri disa hurma të cilat i mbante në një çantë dhe filloi të hajë prej tyre, pastaj tha: “Të jetoj derisa t’i ha këto hurma, vërtet kjo është një jetë e gjatë.” E e hodhi çantën së bashku me hurmat, doli në shesh të luftës dhe luftoi derisa u vra.
(Tr. Muslimi)
Rast të ngjashëm me këtë transmetohet kur Ebu Musa el-Esh’ariu gjatë një lufte me armikun transmetoi fjalët e të Dërguarit të Allllahut ?:
“Vërtet dyert e xhennetit janë nën hijen e shpatave.”
Një njeri i cili ishte prezent tha: “O Ebu Musa, ti e paske dëgjuar të Dërguarin e Allllahut duke thënë kështu?”
Tha: “Po”
U kthye te shokët e tij e u tha: “U jap selam (përshëndetje lamtumirëse) dhe e theu mbështjellësin e shpatës, e morri shpatën dhe u nis drejt armikut dhe luftoi derisa u vra.”
(Tr. Muslimi)
Ajetet të cilat e përshkruajnë xhennetin
All-llahu në shumë sure të Kur’anit përmes shumë ajeteve përshkruan xhennetin dhe bukuritë e tij. Ai thotë:
“E ata, që iu ruajtën (mosbesimit dhe punëvve të këqia) janë në xhennete mes burimeve. (U thuhet:) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja). Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar. Ata nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.”
(El-Hixhr: 45-48)
“E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu i vendosë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj, aty stolisen me rrathë të artë e me xhevahirë, e petkat e tyre janë të mëndafshta.”
(El-Haxh: 23)
“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kurr arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: “Selamun Alejkum - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në te, aty jeni përgjithmonë.
E ata të (xhennetit) thonë: “Falënderuar qoftë All-llahu i cili premtimin e Vet e realizoi ndaj nesh dhe na e la në disponim tokën e Xhennetit që të vendosemi aty ku të duam! Sa shpërblim të mirë ka për ata që vepruan drejtë!”
(Ez-Zumer: 73-74)
“Vërtetë, ata që ia patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në xhennete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë t’u sillen çdo lloj pemësh dhe aty janë të sigurt.”
(Ed-Duhan: 51-55)
“Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë të ruajtur (të devotshmëve) në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalta e kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre. (A janë këta) si ata që janë përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?” (Muhammed: 15)
“Eshtë e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj. Në një vend të kënaqshëm te Sunduesi i Plotfuqishëm (te All-llahu).” (El-Kamer-54-55)
“Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë). Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti). Janë në xhennetet e begatshme. (Ata janë) Shumë prej të hershmëve. E janë pak prej të mëvonshmëve. Janë në shtretër të qëndisur me ar. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. Si të ishin të ruajtura. Shpërblim për atë, që ata punuan. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës. Edhe ndër pemë shumë llojesh. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. (Ato janë) Për ata të djathtët. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit). Janë shumë nga më të vonshmit.”
(El-Vakia-10-38)
“Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme. Të tejdukshme nga argjendi që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla). Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës së përzier me zenxhebil (bimë aromatike). (Nga) Burimi që quhet selsebil (i lehtë në të pirë). Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundërmosh të duken si margaritarë të derdhur. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat) ; janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë pije të pastër. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.” (El-Insan: 12-22)
“S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha. Kopshte e vreshta rrushi. Edhe vasha me gjinj të thukët, të një moshe. Edhe gota të mbushura plot me verë. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt. Zoti i qiejve e i tokës dhe ç’ka ndërmjet tyre, që është Mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje. Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që i lejon Mëshiruesi dhe i cili e thotë të vërtetën.” (En-Nebe’: 31-38)
“E përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është ai me të cilin u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, o jo edhe në shije). Aty ata do të kenë bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.” (El-Bekare: 25)
“Thuaj: “A është më i mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese i të devotshmëve. E aty, atë që dëshirojnë do ta kenë përgjithmonë. Ky premtim i Zotit tënd ka qenë kërkuar.” (El-Furkan: 15-16)
“E është e sigurtë se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ta. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe. Këto janë ato që ju premtoheshin për ditën e llogarisë. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka mbaruar.” (Sad: 49-54)
“Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer tek Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.”
(Kaf: 31-15)
“E ata që besuan dhe bënë vepra, Zoti i tyre, për shkak të besimit të tyre i udhëzon në xhennete të begatshme në të cilët rrjedhin lumenj. Lutja e tyre aty është: “I lartë je o All-llah!”, e përshëndetja e tyre është: “Selam!dhe lutja e fundit e tyre: “Falënderimi i qoftë All-llahut, Zotit të botëve!”
(Junus: 9-10)
Në Kur’an gjinden edhe ajete tjera, të cilat flasin për përshkrimin e xhennetit dhe begative të tij.
Përshkrimi i xhennetit në hadithet e të Dërguarit të Allahut
Dije, o rob i All-llahut, se Muhammedina e ka përshkruar xhennetin të cilin ua ka premtuar Zoti njerëzve të devotshëm, me përshkrim të thuktë e të qartë që të qetësohen muslimanët me te (xhennetin) e që të kënaqen vepërmirët me njohjen e tij e që t’ju vie mirë të penduarve me të përmendurit e tij:
1. Të parët që do të hynë në xhennet
Transmeton Enes ibn Maliku se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Do të vij ditën e Gjykimit te dera e xhennetit dhe do të kërkoj që të hapet, e roja do të pyesë:
-Kush është? -do të përgjigjem:
-Muhammedi. -do të thotë
-Jam i urdhëruar që të mos ia hap askujt para teje.”
(Tr. Muslimi)
Transmeton Hudhejfeja:
Ka thënë i Dërguari i All-llahut ?: “Bijtë e Ademit ditën e Gjykimit të gjithë do të jenë nën flamurin tim dhe unë do të jem i pari që do ta hap derën e xhennetit.”
(Tr. Ibn Asakiri)
2. Cilësitë e grupës së parë
Transmeton Ebu Hurejreja nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Grupi i parë (i njerëzve) i cili do të hyjë në xhennet do t’i kenë fytyrat si hëna natën katërmbëdhjetë e ata do të jenë si ylli flakërues në qiell që ndriçon. Nuk e kryejnë nevojën as të madhe e as të vogël, nuk pështyjnë, krehërit do t’i kenë të artë e era e djersës do të jetë erë misku. Gratë e tyre do të jenë hyri. Forma e tyre do të jetë në formë të një njeriu, në formë të babait të tyre Ademit: me gjatësi 60 bërryla (30 metra).” (Tr. Buhariu dhe Muslimi)
3. Dyert e xhennetit
Tranmeton Ebu Hurejre nga i Dërguari i All-llahut i cili thotë:
“Kush i shpenzon dy lloje nga pasuria e tij në rrugën e All-llahut do të thirret nga dyert e xhennetit: “O rob i All-lahut, kjo është e mira, e kush ka qenë prej atyre që e kanë falur namazin do të thirret nga dera e namazit, kush ka qenë prej luftëtarëve do të thirret nga dera e xhihadit, kush ka qenë prej agjëruesve do të thirret nga dera e Rejjanit (Kjo është derë në të cilën hyjnë vetëm ata që kanë agjëruar), kush ka qenë prej dorëdhënësve do të thirret nga dera e sadakas. Ebu Bekri ishte prezent dhe e pyeti Muhammedin:
-Do ta sakrifikoja babanë dhe nënën time për ty, o i dërguar i All-llahut, a të gjithë këta do të thirren nga këto dyer të ndryshme duke mos pasur frikë (do të jenë të sigurtë), a ka ndokush i cili do të thirret prej të gjitha dyerve?” I Dërguari i All-llahut iu përgjegj: “Po, dhe shpresoj se ti do të jesh prej tyre.” (Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Sehl ibn Sadi se ka thënë i Dërguari i All-llahut ?:
“Në xhennet janë tetë dyer, e njëra prej tyre quhet Rejjan, nuk do të hyjë në te askush përveç agjëruesve.”
(Tr. Buhariu)
4. Në xhennet nuk ka vdekje
Transmetojnë Seidi dhe Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thënë:
“Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhennet do të thërret një thirrës: “Për ju do të ketë jetë përgjithmonë dhe nuk do të vdisni kurrë. Për ju do të ketë shëndet dhe kurrë nuk do të sëmureni, do të jeni gjithnjë të rinj kurrë nuk do të plakeni dhe për ju do jetë kënaqësia dhe kurrë nuk do të mërziteni.”
(Tra Muslimi)
5. Gradat e xhennetit
Transmeton Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thënë:
“Atë që beson All-llahun, të dërguarin e Tij, falë namazin dhe agjëron Ramazanin, All-llahu e ka borxh që ta futë në xhennet, qoftë të ketë bërë hixhret për All-llahun apo të ketë ndejtur në vendin në të cilin është lindur.” Thanë (të pranishmit): “A t’i lajmërojmë njerëzit për këtë, o i dërguar i All-llahut.” U përgjegj: “Vërtet në xhennet gjinden njëqind shkallë (gradë), ua ka përgatitur All-llahu luftëtarëve që luftojnë për hirë të Tij, ndërmjet çdo shkalle ka largësi sa prej tokës deri në qiell. E kur të kërkoni prej All-llahut, kërkojeni Firdevsin, se ai është mesi i xhennetit dhe është më i larti, mbi te është Arshi i All-llahut dhe prej tij burojnë lumenjtë e xhennetit.”
(Tr. Muslimi)
6. Banorët e xhennetit dhe cilësitë e tyre
Muadh ibn Xhebeli thotë se ka thënë Muhammedi ?:
“Do të hyjnë banorët e xhennetit në xhennet, me pak flokë sikurse t’i kenë të lyera me kanë dhe do të jenë me moshë tridhjetë apo tridhjetë e tri vjeçar.”
(Tr. Ahmedi).
Ebu Hurejre thotë se ka thënë i Dërguari i Zotit:
“Do të hyjnë në xhennet popuj (njerëz), e zemrat e tyre do të jenë si zemrat e shpendëve.”
(Tr. Muslimi dhe Imam Ahmedi)
Transmeton Enesi dhe thotë se ka thënë Muhammedi ?:
“Do t’i jepet besimtarit në xhennet forcë kaq dhe kaq për marrëdhënie seksuale.” Eshtë pyetur: “O i dërguar i All-llahut, vërtet do të jepet aq? Tha: “Do t’i jepet forcë sa njëqind vetë.”
(Tr. Tirmidhiu)
Transmeton Ebu Hurejreja nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Kush hyn në xhennet do të begatohet e nuk do të ketë dëshprim, nuk i zhduken rrobet dhe nuk i kalon rinia.”
(Tr. Muslimi)
7. Gratë e banorëve të xhennetit
Enes ibn Maliku thotë se ka thënë i dërguari i All-llahut ?:
“Sikur të dilte (paraqitej) në tokë një grua e xhennetit do të ndriçonte e tërë dhe do të mbushte me erë, vetëm shamia në kokën e saj është më e mirë (më e vlefshme) se gjithë bota dhe çka në të.”
(Tr. Buhariu)
Abdull-llah ibn Omeri thotë se i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Gratë e banorëve të xhennetit do t’u këndojnë burrave të tyre me zërat më të bukur, të cilët nuk i dëgjuar kurrë, vërtetë ajo çka do të këndojnë është:
“Ne jemi bukuroshet e zgjedhura
Gratë e njerëzve të ndershëm
Gjithashtu u këndojnë:
“Ne jemi të përhershme, nuk vdesim
Jemi të sigurta, nuk frikësohemi
Ne këtu banojmë dhe kurrë nuk do të ju lëshojmë”
8. Ushqimi i banorëve të xhennetit
Transmeton Xhabiri se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Do të hanë dhe do të pijnë banorët e xhennetit e nuk do të kryejnë nevojë as të madhe e as të vogël e as nuk do të pështyjnë, nevojën do ta kryejnë përmes gokësimit, ndërsa goksimi i tyre do të ketë aromë misku, atyre do t’u bëhet shprehi madhërimi i All-llahut si frymëmarrja.”
(Tr. Muslimi)
Transmeton Muavi ibn Hajde nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Vërtet në xhennet ka det me ujë, det me mjaltë, det me qumësht dhe det me verë, e pastaj prej tyre rrjedhin lumenjtë e xhennetit.”
(Tr. Tirmidhiu dhe Imam Ahmedi)
Gjithashtu transmeton Enesi nga i Dërguari i All-llahut ?, i cili thotë:
“A e dini se ç’është Kevtheri? Vërtet ai është një lum në xhennet të cilin ma ka dhënë mua Zoti im, në te ka shumë të mira. Umeti im në ditën e Gjykimit do të jetë pranë tij, enët e tij janë sa yjet, do të ndalohet njeriu prej tij (nuk do t’i lejohet që të afrohet) e do të them: “O Zoti im, ai njeri është nga ummeti im! -do të më thuhet- “Ti nuk e di se çka ka shpifur pas teje (ka futur bid’ate në fe).”
(Tr. Buhariu)
9. Pejsazhe nga xhenneti
Xhenneti është vend i begatisë. Në te ka mirësi të pandërprerë dhe dhunti nga i Gjithmëshirëshmi, Mëshiruesi. Në te gjinden shtretër të lartë të cilët nga pastërtia shkëlqejnë dhe gota për pije të vëna pranë, nuk kanë nevojë për kërkim e as për përgatitje. Aty ka jastëkë të renditur për mbështetje edhe shtroja të ndryshme anembanë për zbukurim dhe për pushim. Gjithë këto dhunti të cilat janë përmendur në Librin e All-llahut apo sunnetin e të Dërguarit në mënyrë të afërt për t’i kuptuar njerëzit në këtë botë. Megjithatë realitetin e këtyre kënaqësive e din vetëm All-llahu, në dorë të të Cilit janë qiejt dhe toka.
Jeta e xhennetlinjve në xhennet është gjithë paqe. Në te përhapet selami, melaiket do t’i përshëndetin me selam, në atë mjedis të qetësisë dhe të sigurisë do t’i japin selam njëri tjetrit, e edhe nga i Mëshirshmi ju arrin selami. Po në xhennet çdo gjë është selam (paqe dhe qetësi).
a) Dhomat e xhennetit
Transmeton Ebu Seid el-Huderiu nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Banorët e xhennetit i shikojnë dhomat që janë përmbi ta sikur që e shihni ju yllin lindor apo perëndimor në horizont, në krahasim me vlerat e juaja ndaj njëri tjetrit.” I thanë: “O i dërguar i All-llahut, ato janë gradët e Lajmëtarëve të Allllahut, a thua vallë nuk do të mund t’i arrijë askush tjetër përveç tyre?” Tha: “Gjithsesi, pasha Atë i cili e ka shpirtin tim në dorën e Tij, ka burra që besuan në All-llahun dhe iu besuan Lajmëtarëve.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Ebu Malik el-Esh’ariu nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Në xhennet ka dhoma në të cilat ana e jashtme e tyre shihet nga brenda dhe ana e e brendëshme e tyre shihet nga jashtë. Këto i ka përgatitur All-llahu për atë i cili i ushqen nevojtarët, flet mirë, shpesh agjëron dhe falet natën, kur të tjerët flejnë”
(Tr. Imam Ahmedi).
b) Tendat e xhennetit, kopshtet dhe dheu i tij
Transmeton Ebu Musa nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Besimtari në xhennet do të ketë tendë të mbështjellur me margaritarë, gjatësia e të cilës është gjashtëdhjetë milja, aty do të ketë gra përreth të cilave do të kalojnë besimtarët dhe nuk do ta shohin njëri tjetrin.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa në hadithin e Israsë transmeton Enes ibn Maliku nga i Dërguari i All-llahut i cili thotë:
“...pastaj vazhdoi me mua Xhibrili derisa arritëm në Sidretul-Munteha, dhe më mbuluan ngjyrat të cilat nuk di se ç’ishin! Pastaj hyra në xhennet, kur në të pashë kupet e tendave nga margaritari dhe dheu i tij ishte misk.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Ebu Musa el-Esh’ariu nga i Dërguari i All-llahut i cili ka thënë:
“Janë dy xhennete, enët dhe gjithë ajo që është në to është prej argjendi. Gjithashtu janë dy xhennete enët dhe gjithë ajo që është në to është prej ari, e ndërmjet xhennetlinjve dhe shikimet e Zotit të tyre ka vetëm një perde e të Lartësuarit në Fytyrën e Tij në xhennetin e Adnit.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
c) Drunjtë e tij
Transmeton Ebu Seid el-Huderiu nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Me të vërtetë në xhennet ka një dru, pranë të cilit kalon kalorësi i hipur në kalë të shpejtë, e nuk mund ta kalojë për njëqind vjet.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Ebu Hurejreja se Muhammedi ka thënë:
“Nuk ka dru në xhennet e që nuk ka trungun nga ari.”
d) Tregu i xhennetit
Transmeton Enes ibn Maliku se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Vërtetë në xhennet ka një treg në të cilin çdo të premte takohen banorët e xhennetit. Fryen një erë e veriut në fytyrat dhe rrobat e tyre, e do t’u shtohet atyre edhe më tepër mirësia dhe bukuria. E kur të kthehen te familja (gratë) e tyre, do t’iu thonë: “Për All-llahun ju qenka shtuar mirësia dhe bukuria! Për All-llahun edhe juve ju qenka shtuar mirësia dhe bukuria” -do t’u përgjigjen ata.”
(Tr. Muslimi)
e) Pallatet e xhennetit
Tramsmeton Xhabir ibn Abdull-llahu nga Muhammedi se ka thënë:
“Kam hyrë në xhennet dhe e pash një pallat nga ari dhe thash:
-Për kë është ky pallat?
-Për një njeri nga fisi kurejsh. -mu përgjigjën, e mendova se unë jam ai e pyeta:
-Kush është ai?
-Omer ibn Hatabi-mu përgjigjën.
O biri i Hatabit, asgjë nuk më ka ndaluar të hy në të përveç xhelozisë sate. Omeri iu përgjigj -A në ty të kem xhelozi, o i dërguar i All-llahut?”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
f) Lumenjtë e xhennetit
Transmeton Enes ibn Maliku se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Hyra në xhennet dhe pash një lumë, brigjet e të cilit ishin të mbuluar me margaritarë e i rash me duar aty ku rridhte ujë dhe përnjëherë u shndërrua në erë misku.
Thash: C’është kjo, o Xhibril?
Më tha- “Ky është Kevtheri, të cilin ta ka dhuruar Zoti yt.”
10. Dhuntia më e madhe në xhennet
Transmeton Suhejb ibn Sinan nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“Kur të hyjnë banorët e xhennetit në xhennet dhe banorët e xhehennemit në xhehennem, thërret një thirrës:
-O banorë të xhennetit, ju keni premtim nga All-llahu që Ai dëshiron ta realizojë, - e thonë (banorët e xhennetit)
-A nuk na e rëndoi All-llahu peshojën (për veprat e mira), na i zbardhi fytyrat, na fyti në xhennet e na shpëtoi nga zjarri?; - largohet perdeja (hixhabi) e do të shiqojnë në Të (All-llahun), e për All-llahun, nuk iu ka dhënë All-llahu atyre asnjë send më të dashur e më të mirë për sytë e tyre se shiqimi në Të.”
(Tr. Buhariu dhe Muslimi)
11. Shkalla më e ulët dhe më e lartë e banorëve të xhenntit
Transmeton Mugire ibn Shu’be nga i Dërguari i All-llahut se ka thënë:
“E ka pyetur Musai ajejhi-s-selam Zotin e tij:
-Cila është shkalla më e ulët e banorëve të xhennetit?
-Ajo i takon atij i cili arrin pranë dyerve të xhennetit pasi që kanë hyrë banorët e xhennetit në xhennet, - e i thuhet:
-Hyr në xhennet - e ai do të thotë:
-Si o Zoti im? Kur njerëzit kanë hyrë dhe i kanë zënë vendet e tyre dhe kanë marrë atë që iu ka takuar - i thuhet:
-A je i kënaqur që të kesh pronë sa një mbret prej mbretërve të dunjasë? - do të thotë:
-Jam i kënaqur, Zoti im. - do të thotë (All-llahu):
-Për ty ka edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq, edhe kaq - e në të pestën robi do të thotë:
-Jam i kënaqur, Zoti im! - e pastaj i thotë (All-llahu):
-Kjo është për ty edhe dhjetë herë kaq dhe do të kesh atë që e dëshiron shpirti yt dhe atë, me të cilën kënaqen sytë.
-Jam i kënaqur, Zoti im! -do të thotë robi.
-E ata që janë në gradën më të lartë? -prapë pyeti Musa.
-Janë ata, të cilët Unë i kam zgjedhur. Me duart e Mia ua kam mbjellur nderin dhe e kam vulosur mbi ta, duke u dhënë atë që sytë nuk kanë parë, veshët nuk kanë dëgjuar e as që i ka shkuar ndër mend njeriut.”
(Muslimi)
O rob i All-llahut! Dije se banorë të xhennetit janë mu ata, të cilët kanë ndier frikë dhe respekt ndaj Zotit të tyre, devotshmëri e cila shpie në çdo të mirë dhe ndalon prej çdo të keqeje. Kjo ndjenjë e devotshmërisë i largon pengesat dhe i ngren mbulesat dhe zemra e besimtarit qëndron pa asnjë perde para të Vetmit, Ngadhënjyesit. Këto janë ndjenja të cilat e pastrojnë adhurimin dhe punët nga njollat e syfaqësisë dhe shirkut në çdo vend dhe rast.
Ai që vërtetë i frikësohet Zotit të vet, në zemër nuk i mbetet dyfytyrësi, e as padrejtësi ndaj All-llahut të Madhëruar. Veprat e tija janë të pranuara, ngase ai e di se All-llahu nuk pranon asnjë vepër në të cilën i bëhet shirk Atij. Prandaj vepra e njeriut duhet të jetë e sinqertë për All-llahun, përndryshe Ai nuk e pranon atë vepër. Thotë i Dërguari i All-llahut ?:
“Ka thënë All-llahu xh.sh.:
-Unë Jam më i panevojshmi për shirk. Kush bën ndonjë vepër duke Më shoqëruar dikë, e lë edhe atë edhe shoqërimin e tij.”
(Tr. Muslimi)
Banorë të xhennetit janë ata të cilët janë të devotshëm, të përulur, të cilët i përmbahen dispozitave të All-llahut. E All-llahu i Lartmadhëruar nuk bashkon dy frika në zemrën e njeriut, ngase ai i cili i është frikësuar All-llahut në këtë botë nuk do të ketë frikë në Ahiret, e kush nuk i është frikësuar në këtë botë do të ketë frikë në Ahiret. Në ditën e Gjykimit besimtarët do të jenë në sigurinë e All-llahut xh. sh, për ta atë ditë nuk do të ketë frikë. All-llahu i Lartësuar thotë:
“Nuk do t’i bashkoj në zemrën e robit Tim dy frika e as nuk do t’i bashkoj në te dy siguri. Nëse sigurohet nga Unë në këtë botë, do ta frikësoj në ditën e Gjykimit, e nëse më frikësohet në këtë botë do ta siguroj në ditën e Gjykimit.”
Sqarimi i rrugës atyre që i frikësohen All-llahut drejt begative të xhennetit dhe përhershmërisë së tij
Ky është xhenneti, me sqarime të qarta dhe të ndritshme. Rruga drejt tij është e lehtë, në të ka shenja të ndritshme të cilat tregojnë drejt tij. Ne jemi në fillim të rrugës. Të vazhdojmë kësaj rruge, e të arrijmë deri në fund, ku dyert e xhennetit janë të hapura për çdonjërin i cili i është nisur.
Kjo është rrugë të cilën e ka sqaruar Muhammedi me fjalët:
“Eshtë rrethuar xhenneti me (gjëra) të urrejtura dhe është rrethuar xhehennemi me (gjëra) të dashura”
(Tr. Muslimi).
“I gjithë Ummeti im do të hyjë në xhennet, përveç atij që refuzon. Ai që më respekton mua hyn në xhennet, e ai që më kundërshton, ka refuzuar.”
(Tr. Buhariu)
Muhammedi në këtë hadith na ka sqaruar qartë rrugën për të gjithë ata të cilët logjikojnë. Shpejtoni vëllezër të shkojmë së bashku drejt tij. Ejani me ne, ejani me ne. Vërtetë vëllezër të dashur kjo rrugë gjendet mes katër fjalëve. Dy janë negative dhe dy janë pozitive.
Negative janë shirku dhe mëkati, ndërsa pozitive janë imani (besimi) dhe veprat e mira. Prej këtyre katër fjalëve përbëhet rruga drejt xhennetit, shtëpisë së përherëshme dhe të ndershme. Shehadeti (dëshmia) kjo është rruga drejt xhennetit. Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i tij. Ta adhurojmë All-llahun, të Vetmin ngase Ai është i Vetmi i Cili e meriton këtë dhe t’i nënshtrohemi të dërguarit të Tij në atë që ia ka shpallur All-llahu atij. Muhammedi na ka sqaruar se si duhet ta adhurojmë All-llahun e Madhëruar dhe askush nuk mundet ta adhurojë All-llahun drejt nëse nuk e pason në këtë Muhammedin ?.
1) E tash, vëllezër të dashur, ta ndjekim këtë të rrugë duke ecur pas shehadetit, se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
2) Të bindemi plotësisht se Krijuesi ynë është Ai i Cili e ka krijuar këtë botë dhe e udhëheq atë me Fuqinë dhe Diturinë e Tij, Dëshirën dhe Urtësinë e Tij dhe në të gjinden gjurmët e cilësive të Tija të larta dhe emrave të Tij të bukur dhe me caktimin e Tij, të Lartit, janë këto botëra, me diturinë e Tij, të Lartit, rregullohet çështja e tyre dhe me këtë arrihet deri te një rregull i urtë dhe shpikës.
3) Të jemi të bindur thellë se ai i Cili nuk ka shok në krijim dhe në udhëheqje të këtyre botërave nuk i takon që të Ketë shok as në adhurim, nuk duhet të adhurohet veç Tij askush dhe asnjëherë, qoftë ai melek, ndonjë i dërguar i Zotit apo ndonjë krijesë tjetër e Zotit, qoftë ky adhurim në namaz, agjërim, therrje kurbani, zeqat apo diç tjetër.
4) Të bindemi thellësisht se Ky Zot i Madh i Cili Veçohet në krijim dhe udhëheqje meriton adhurim të sinqertë. Ai është All-llahu i cilësuar me cilësi të plota (pa të meta) dhe ta larta. E i vërtetojmë edhe ne ato cilësi me të cilat e cilësoi Ai Qenien e Tij të lartë në Librin e Tij dhe gjithashtu i vërtetojmë ato cilësi me të cilat e cilësoi krijesa më e ditur për Te, zotëriu ynë Muhammedi ?, pa përgjasim, pa shembull, pa ndryshim dhe pa pyetur “Si?”.
5) Të besojmë bindshëm se njerëzit kanë patur nevojë për dërgimin e Lajmëtarëve për t’ua sqaruar atyre rrugën e vërtetë dhe mu kjo ishte edhe qëllimi kryesor për dërgimin e tyre dhe zbritja e Librave atyre dhe nga kjo obligohet besimi i të gjithë Lajmëtarëve dhe pasimi i tyre. Gjithashtu na obligohet besimi në Librat qiellorë, të cilët ua zbriti All-llahu xh.sh. këtyre Lajmëtarëve, ashtu siç na obligohet edhe besimi në melaiket e ndershëm, besimi në caktimin e Zotit, ditën e Fundit, llogarinë dhe shpërblimin.
Me këto pesë pika të përmbledhura në imanin e vërtetë, kemi njohur një të katërtën e rrugës për në xhennet. Të nisemi tash drejt një të katërtës tjetër e cila i përfshin veprat e mira:
1) Ta falim namazin duke u pastruar për të plotësisht, ta kryejmë në kohën e duhur me xhemat, duke e kryer mirë, duke i plotësuar të gjitha kushtet e namazit, farzet e tij, mendubet që me këtë ta përshtatim namazin tonë me namazin e të Dërguarit, Muhammedit ?.
2) T’ua japim zeqatin e mallit tonë të varfërve dhe nevojtarëve, atyre që janë zhytur në borxhe dhe atyre që luftojnë në rrugën e All-llahut dhe që kjo dhënie të jetë e përcjellur me sinqeritet të plotë për hir të All-llahut të Lartësuar duke shpresuar me këtë shpërblim nga Ai.
3) Ta agjërojmë muajin e Ramazanit duke u larguar nga ajo që e ç’vlerëson atë dhe duke u larguar nga gjërat e dyshimta dhe të ndaluara qoftë të jenë ato në fjalë, vepra apo qëllime.
4) Ta kryejmë haxhin ashtu siç e ka kryer Resulull-llahu me nder dhe rrespekt, duke u larguar nga marëdhëniet intime me gruan, mëkatet dhe polemikat, duke i dhënë rëndësi më tepër punëve të mira dhe të pëlqyera.
5) Të sillemi mirë me prindërit duke iu përgjigjur kërkesave të tyre nëse (këto kërkesa) nuk kanë të bëjnë me diç që i bëhet mëkat All-llahut. T’u flasim fjalë të mira dhe t’i largojmë nga ata gjërat e këqia edhe nëse kjo nuk u shkon për shtati atyre.
6) Lidhjet familjare të mos i shkëpusim, t’i vizitojmë të afërmit tonë dhe t’u bëjmë mirë atyre. Të interesohemi për gjendjen e tyre dhe t’u ndihmojmë aq sa kemi mundësi.
7) T’u bëjmë mirë fqinjëve duke u sjellur mirë me ta dhe duke mos u penguar atyre.
8) Ta nderojmë musafirin, ngase një gjë të tillë e kemi obligim. E kemi për obligim që ta ushqejmë dhe t’i sigurojmë konak të mirë.
9) Ta nderojmë besimtarin duke i plotësuar obligimet që i kemi ndaj tij: T’i japim selam kur ta takojmë, t’i dëshirojmë mëshirë nga All-llahu kur të teshtë, t’ia përcjellim xhenazen kur të vdesë, ta vizitojmë kur të jetë i sëmurë dhe t’i përgjigjemi ftesës së tij kur të na ftojë.
10) Të jemi të drejtë në fjalë, punë dhe gjykime, ngase drejtësia në Islam është e obliguar në çdo rast. Me këtë arrihet fitorja dhe me këtë përmirësohet gjendja e individit dhe e shoqërisë.
11) T’i përmbahemi formës Islame në moral dhe veshje ngase në këtë gjindet ringjallja e sunnetit dhe largimi nga pasimi i pabesimtarëve.
Me këtë veç kemi kaluar gjysmën e rrugës drejt xhennetit. Të nisemi tash drejt gjysmës së mbetur e cila përfshin shirkun dhe mëkatet duke e vazhduar rrugën pa lodhje dhe mërzi. Ta mohojmë shirkun në këto mënyra:
1) Duhet mohuar se ndonjë prej krijesave posedon aftësi të largojë çfarëdo të keqe apo t’i sjellë ndonjë të mirë vehtes apo dikujt tjetër pa caktimin dhe dëshirën e All-llahut. Për këtë pra, të shpresojmë për çdo të mirë në All-llahun dhe të mbështetemi tek Ai nga çdo e keqe. Vetëm nga Ai të kërkojmë ndihmë dhe shërim ngase askush tjetër prej krijesave nuk e meriton këtë. Prandaj të shpresojmë vetëm në Të dhe të kemi frikë vetëm nga Ai.
2) Vetëm All-llahun ta adhurojmë dhe askujt tjetër përveç Tij të mos i lutemi. Vetëm me emrin e Tij të betohemi dhe të mos therrim kurban në emër të ndonjë varri, por vetëm në emër të Tij. Të mos i zotohemi askujt pos atij dhe të mos kërkojmë ndihmë pos nga Ai.
3) Të mos lidhim ndonjë pe apo hajmali për t’u mbrojtur me këtë nga syri i keq apo të largojmë nga vehtja jonë ndonjë të keqe tjetër. Ngase syrin e keq apo ndonjë të keqe tjetër nuk e largon askush tjetër përveç All-llahut Fuqiplotë.
4) Të mos u besojmë falltarëve, magjistarëve apo astrologëve e as asaj në të cilën ata thirrin duke pretenduar se e dinë të fshehtën. Të fshehtën nuk e di askush përveç All-llahut të Madhëruar.
5) Të mos i nënshtrohemi sunduesit, dijetarit apo prindit në mëkat ndaj All-llahut. Ngase nënshtrimi ndaj ndokujt përveç All-llahut duke e bërë të ndaluarën të lejuar dhe duke e bërë të lejuarën të ndaluar është shirk.
Me këto pesë pika kemi arritur që të njohim tri të katërtat e rrugës për në xhennet. E tash na mbetet edhe pjesa e fundit e ajo është të larguarit nga mëkatet e pas kësaj arrijmë deri te dera e xhennetit ku insha’all-llah (nëse don All-llahu) do të hyjmë së bashku me ata të cilët hyjnë.
1) Ta ruajmë dëgjimin duke mos dëgjuar sende të kota, të cilat përmbajnë mëkat. Të mos ndëgjojmë muzikë, shpifje, bartje të fjalëve apo fjalë të cilat shpiejnë në kufër.
2) Ta ruajmë shikimin duke mos shikuar atë që është e ndaluar, ndonjë femër të huaj qoftë besimtare apo pabesimtare.
3) Ta ruajmë gjuhën nga fyerjet, gënjeshtrat apo fjalët e këqia. Të mos dëshmojmë rrejshëm, të mos përgojojmë dhe të mos shpifim.
4) Ta ruajmë barkun nga gjërat e ndaluara qoftë në ushqim apo pije. Të mos ushqehemi me kamatë, me coftirë apo mish derri. Të mos pijmë pije dehëse e as të mos pijmë duhan.
5) Ta ruajmë organin gjenital duke mos iu afruar askujt përveç bashkëshortes apo asaj që e kemi nën posedim (robëreshës), të cilat na i ka lejuar All-llahu xh.sh.
6) Ta ruajmë dorën duke mos u bërë dëm njerëzve me të, të mos i rrahim apo t’i vrasim pa të drejtë. Të mos i përdorim duart për të luajtur bixhoz apo për të shkruar me to ndonjë dëshmi të rrejshme.
7) Ta ruajmë këmbën duke mos shkuar në vendet e ndyta, të ndaluara e të këqia.
8) Ta mbajmë fjalën e dhënë, të dëshmojmë drejtë dhe t’i zbatojmë premtimet. Të mos dëshmojmë rrejshëm dhe të mos bëhemi prej atyre të cilët e shkelin fjalën e dhënë.
9) Ta ruajmë pasurinë, mos ta harxhojmë kot, por ndërkohë edhe të mos jemi koprracë. Mos ta humbin por edhe mos ta grumbullojmë tepër duke mos e shpenzuar në rrugën e All-llahut.
10) Të kujdesemi për familjet tona qoftë në aspektin fizik apo atë psikik, të kujdesemi për moralin dhe besimin e tyre. T’i mbrojmë nga çdo send që ua shkatërron shpirtin apo mendjen.
Kjo ishte rruga për në xhennet, o ju kërkues të xhennetit, të jemi pra të përgatitur që t’i zbatojmë këto pika në jetën tonë duke u armatosur me dituri të vërtetë nga Libri i All-llahut Të Madhëruar dhe nga Sunneti i të Dërguarit të Tij Muhammedit ?.
Kjo ishte e tërë ajo që shkurtimisht kam përmbledhur për begatitë e xhennetit dhe për sqarimin e rrugës deri tek ai, ashtu siç na e ka sqaruar All-llahu xh.sh. në Librin e Tij dhe i Dërguari i Tij në hadithet e vërteta. All-llahun xh.sh. e lus që ta bëjë punën time të sinqertë për hir të Fytyrës së Tij. T’ia falë mëkatet autorit, prindërve të tij, hoxhallarëve të tij, të afërmve të tij dhe që t’i bëjë këta prej banorëve të xhennetit. Gjithashtu e lus që t’ia falë mëkatet lexuesve të këtij libri dhe që t’u bëjë dobi me këtë broshurë. Vërtetë Ai është Ndihmuesi më i mirë dhe Ai u mjafton besimtarëve që i mbështeten.
Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!
Shkëputur nga: XHENNETI - BEGATITE E TIJ DHE RRUGA PER NE TE
Ebul-Harith Ali ibn Hasen
Përktheu:Llukman Neziri
Botoi: Urtësia-1997Pendimi i sinqertë
Llogaria e shpirtit
Nuk ka mundësi të arijmë deri te shkalla e teubes, nëse nuk fillojmë me llogarinë ndaj shpirtit tonë. Njeriu kur fillon të llogarit vetveten, sheh pozitën në të cilën gjindet. Gjë që do ta shtyjë të pendohet për gabimet që i ka bërë dhe për përtacinë e tij në praktikimin e urdhërave të All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ (18)
“O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!”. (El-Hashr: 18).
Pra, le të kontrollon vetveten, le ti kontrollon punët e tij dhe le të shikon se a guxon të del para All-llahut në këtë gjendje, ose duhet të fillon të pendohet e pastaj të fillon me vepra me të cilat është i kënaqur All-llahu i Lartësuar.
Omeri thotë:
(( حاسبوا أنفسكم قبل أن تحاسبوا و وزنوا أنفسكم قبل أن توزنوا و تزينوا للعرض الأكبر :
{ يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لا تَخْفَى مِنْكُمْ خَافِيَةٌ (18) }.
“Llogaritne vetveten para se të llogariteni, peshoni punët e juaja para se t’ju peshohen dhe zbukurohuni për ditën e prezentimit të madh:
“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. (El-Hakka: 18).
Hasan Basriu [rahimehull-llah] thotë:
((إن المؤمن قوام على نفسه ، يحاسب نفسه لله عز و جل ، و إنما خف الحساب يوم القيامة على قوم حاسبوا أنفسهم في الدنيا ، و إنما شق الحساب يوم القيامة على قوم أخذوا هذا الأمر من غير محاسبة ))
“Besimtari e kontrollon vetveten dhe e llogarit për hirë të All-llahut. Do ta kenë llogarinë e lehtë në ditën e Kijametit ata njerëz që llogarisin vetveten në dunja, kurse do ta kenë të vështirë llogarinë në ditën e Kijametit, ata njerëz që nuk e llogarisin aspak vetveten”.
Një dijetar ka thënë:
“Hoxhallarët tanë e llogaritnin për çdo gjë vetvetën e tyre, e llogaritnin për fjalët dhe veprat që i bënin, edhe i regjistronin në fletore, e pas jacisë e llogaritnin vetveten, e mernin fletorën dhe shikonin fjalët dhe veprat dhe që i kanë bërë gjatë ditës, edhe vepronin ashtu siç duhej. Nëse duheshte të kërkonin falje kërkonin falje, nëse duheshte të pendohen, pendoheshin, nëse duheshte të falënderojnë, falënderonin, e pastaj flenin”.
Nëse besimtari e përjeton këtë fazë, atëherë i afrohet fazës së pendimit, gjendje e cila duhet ta përcjell besimtarin gjatë gjithë jetës së tij, deri në vdekje. Besimtari aq sa ka nevojë për teube në fillim aq ka edhe në fund. All-llahu i Lartësuar thotë:
وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعاً أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)
“…Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).
Ky ajet është zbritur në Medine, domethënë u drejtohet All-llahu besimtarëve, njerëzve më të mirë, gjeneratës së artë, që të pendohen, edhe pse imani i tyre ka qenë i paluhatur, sabri i tyre në sprova shumë i madh, hixhreti dhe largimi prej familjes dhe pasurisë i njohur, kuse xhihadi i tyre i paharuar, mirëpo, prap se prap, shpëtimin e tyre e ndërlidhnin me pendim, kur thotë:
لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ (31)
“…në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur: 31).
Sikurse don të thotë: Vetëm penduesit shpresojnë shpëtimin, e tjerët jo. Këtë e forcon edhe më tepër ajeti, ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَمَنْ لَمْ يَتُبْ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الظَّالِمُونَ (11)
“…E ata që nuk pendohen, janë mizorë”. (El-Huxhurat: 11).
Në këtë ajet All-llahu i Lartësuar njerëzit i ndau vetëm më dy grupe: Pendimtar dhe zullumqarë. Pra, nuk ka vend për tjetërkend në këtë ajet. Ai i cili nuk pendohet është zullumqarë, sepse nuk i njeh detyrat ndaj Tij, nuk i din të metat e veta dhe defektet e veprave të tija. Ndaj, mund të themi se udhëzimi i plotë në Rrugën e drejtë është e pamundshme pa njohjen e mëkateve dhe me insistimin në bërjen e këtyre mëkateve. Pra, teubeja nuk ka mundësi të jetë e shëndoshë, nëse nuk e njohim mëkatin, nëse nuk pranojmë se kemi bërë mëkat dhe nëse nuk tentojmë të shpëtojmë nga përfundimi i keq i mëkateve në përgjithësi. Para vetes i ke dy opcione: Ose të kapesh për All-llahun ose të bësh mëkate, ngase prej domethënies së teubes është edhe kjo: Besimtari duhet të studion faktin se sa ka hequr dorë nga të kapurit për All-llahun, në momentin kur ka bërë mëkat, të studion faktin se pse All-llahu se ka mbrojtur nga mëkatet, të studion faktin se sa është gëzuar kur e ka bërë këtë këkat, pse nuk është interesuar të shpëton nga ky mëkat, por, përkundrazi, ai edhe më tepër ka insistuar ta bënë këtë mëkat, edhe pse basimtari e dinë se All-llahu çdo herë e sheh. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَمَنْ يَعْتَصِمْ بِاللَّهِ فَقَدْ هُدِيَ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ (101)
“…E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai pa dyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë”. (Ali Imran: 101).
Pra, po të ishte kapur besimtari për All-llahun fortë, e pamundshme do të ishte që All-llahu mos ta ndihmojë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَاعْتَصِمُوا بِاللَّهِ هُوَ مَوْلاكُمْ فَنِعْمَ الْمَوْلَى وَنِعْمَ النَّصِيرُ (78)
“… përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është”. (El-Haxhxh: 78).
Gjithashtu, domethënë, kur do që të kapeni për All-llahun, Ai do tu mer përsipër dhe do t’ju ndihmojë kundër armikut të brendshëm (epshit) dhe të jashtëm (shejtanit), që janë dy armiq, të cilët asnjëherë nuk ndahen prej besimtarit. Ndaj, ngadhnjimi ndaj këtyre dy armiqëve domethënë ngadhnjim ndaj ç’do armiku. Se sa do të ndihmojë All-llahu kundër armikut tënd, mvaret prej asaj se sa do të jeshë i kapur për All-llahun. Mangësia në të kapurit për All-llahun shkakton ngritjen e mburojës së All-llahut prej teje dhe automatikisht vjen në shprehje mundësia për të bërë mëkate. Kjo që tham na tregon se për të qenë teubeja, teube, atëherë duhet të kontrollojmë se sa është e fortë kapja jonë për All-llahun. Njeriu kur të bën mëkat, është në një gaflet (shkujdsi) aq të madh, saqë gëzohet kur të arrijë të plotësoj me haram kërkesën e epshit të vet. Njeriu kur të gëzohet me mëkat, kjo është argument sa ai këtë e ka bërë me gjith qejf, është argument se nuk e njeh madhërinë e Atij ndaj të cilit ka bërë mëkat, është argument se ky individ nuk e din se çfar reziku sjell fundi i këtij mëkati, se gëzimi dhe dehja e tij me këtë mëkat i ka mbuluar gjith këto fakte. E pamundur është që besimtari të kënaqet dhe gëzohet me mëkatin që e ka bërë. Bile edhe nëse e bën mëkatin, do ta bënë me një mërzi në zemër të tij, mirëpo dehja e epshit e pengon që ta ndien këtë mërzi. Atëherë që në zemrën e tij nuk do të ketë këso mërzie, por përkundrazi do të gëzohet me këtë mëkat, atëherë le të akuzon imanin e tij, le të pyetet: a ka iman ose jo, le ta qajë vdekjen e zemrës së tijë, se po të kishte qenë gjallë do të mërzitej për bërjen e këtij mëkati, do ta urrente, do ti vinte rëndë ta bëjë e mos ta hetonte, e nëse nuk e heton, atëherë dihet se vetëm i vdekuri nuk i ndien dhimbjet e plagëve. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme në këtë temë, siç thotë Ibni Kajimi, mirëpo pak janë ata që e kuptojnë këtë gjë, edhe pse është një pozitë shumë e tmershme që të çon drejt shkatërimit nëse nuk e pengojnë me tri gjëra:
1) Frika nga vdekja në këtë pozitë, duke mos u penduar.
2) Të pendohemi për kohën që ka kaluar në mëkate ndaj All-llahut, dhe
3) Të angazhohemi seriozisht ta plotësojmë atë që ka kaluar.
Kur flasim për teuben, medoemos t’i kemi parasysh edhe këto gjëra:
1) Mëkatet që i bëjmë, pa marë parasysh se ç’farë mëkate janë, nuk duhet të na duken të imta. Se nëse mëkatet e vogla grumbullohen, mund që të na shkatërojnë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( إياكم و محقرات الذنوب فإنما مثل محقرات الذنوب كمثل قوم نزلوا بطن واد فجاء ذا بعود و جاء ذا بعود حتى حملوا ما أنضجوا به خبزهم. فإن محقرات الذنوب متى يوخذ بها صاحبها تهلكه )).
“Keni kujdes nga mëkatet e përçmuara, sepse shembulli i mëkateve të për çmuara është sikur shembulli i disa njerëzve që kanë zbritur në një luginë, dhe secili e sjell nga një krënde, saqë grumbulluan aq krënde për të ndezur një zjar me të cilin e pjekin bukën. Mëkatet e përçmuara kur ta kaplojnë një njeri e shkatërrojnë”. (Ahmedi, sahih).
2) Disa mëkate njerëzit i konsiderojnë të imta, mirëpo ato të All-llahu janë të mëdha. Në këtë u ndihmon edhe fakti se edhe njerëzit tjerë i bëjnë këto mëkate dhe nuk i japin rëndësi kësaj vepre. Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë: “Ju po bëni disa vepra që në sytë e juaj duken më të holla se qimja, kurse ne në kohën e Pejgamberit i konsideronim prej mëkateve të mëdha”. (Buhariu dhe Ahmedi).
3) Nëse eventualisht bëjnë mëkate, atëherë mos ti bëjmë haptazi ose mos tua tregojmë njerëzve tjerë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
(( كل أمتي معافى إلا المجاهرون. إن من المجاهرة أن يعمل الرجل بالليل عملا ثم يصبح و قد ستره الله فيقول يا فلان: عملت البارحة كذا و كذا )) متفق عليه
“I gjith ummeti im është i falur, përveç atyreve që i bëjnë mëkatet publikisht. Prej publikimit të mëkatit është që një njeri të bëjë mëkate gjatë natës, e në mëngjes, pasiqë ia ka mbuluar Zoti, ai thotë: o ti njeri, unë mbrëmë kam bërë këtë e këtë vepër”. (Buhariu dhe Muslimi).
4) Nuk guxojmë të vonojmë teuben se askush nuk e din se kur do ti vijë vdekja, ajo mund të jetë më afër se sesa mendon ai. Kurse kur të vjen shpirti në fyt, atëherë nuk pranohet teëubeja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
(( إن الله يقبل توبة العبد ما لم يغرغر ))
“All-llahu e pranon pendimin e robit derisa nuk i vjen shpirti në fyt”. (Ahmedi, hasen).
5) Nuk duhet insistuar në mëkate. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ (135)
“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)”. (Ali Imran: 135).
6) Disa njerëzve All-llahu u jep të mira në këtë botë, e ata thonë, pasi që All-llahu na jep të mira, kjo është argument se ne nuk jemi të këqinj. Mirëpo Muhammedi a.s. thotë:
(( إذا رأيت الله تعالى يعطي العبد من الدنيا ما يحب و هو مقيم على معاصيه ، فإنما ذلك إستدراج ))
“Nëse sheh se All-llahu i jep një robit atë që dëshiron nga të mirat e kësaj bote, kurse ai vazhdimisht ban mëkate, dije se kjo është shkallëzim (për në xhehenem)”. (Ahmedi, sahih).
(( إن الله يعطي الدنيا من يحب و من لا يحب و لا يعطي الدين إلا من أحب ))
“All-llahu të mirat e dunjasë ia jep atij që i dëshiron edhe atij që nuk i dëshiron, mirëpo fenë ia jep vetëm atij që e dëshiron”. (Ahmedi, sahih).
7) Nuk guxojmë asnjëherë të humbim shpresën nga mëshira e All-llahut.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)
“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë”. (Ez-Zumer: 53- 54).
إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ (222)
“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare: 222).
(( إن الله عز و جل يبسط يده بالليل ليتوب مسئ النهار و يبسط يده بالنهار ليتوب مسئ الليل حتى تطلع الشمس من مغربها )). مسلم
“All-llahu e shtrinë Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë ditës dhe e shtrinë Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon derisa të del dielli nga perendimi”. (Muslimi).
نَبِّئْ عِبَادِي أَنِّي أَنَا الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (49) وَأَنَّ عَذَابِي هُوَ الْعَذَابُ الأَلِيمُ (50)
“Njoftoi robërit e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh. Po (njoftoji) se edhe dënimi Im është ai dënim i dhembshëm”. (El-Hixhr: 49- 50).
Dobitë që i sjell pendimi
1) Pendimi i fshin mëkatet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( التائب من الذنب كمن لا ذنب له ))
“Ai që pendohet nga mëkati është sikurse ai që ska mëkate”. (Ibn Maxheja, hasen).
2) Pendimi i shndëron mëkatet në punë të mira.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)
“Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (El-Furkan: 70).
3) Pendimi ia pastron zemrën atij që pendohet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
(( إن العبد إذا أخطأ خطيئة تكتب في قلبه نكتة سوداء فإن هم نزع واستغفر و تاب صقل قلبه و إن عاد زيد فيها حتى تعلوا على قلبه و هو الران الذي ذكر الله : { كلا بل ران على قلوبهم ما كانوا يكسبون }))
“Robi kur të bënë mëkate, në zemrën e tij shkruhet një pikë e zezë, e nëse largohet dhe pendohet, i pastrohet zemra, e nëse u kthehet mëkateve, i shtohen ngjyra e zezë, gjersa tia mbulon tërë zemrën. Kjo është “Er-Ranni”, i përmendur në ajetin:
“Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan”. (El-Mutafifin: 14).
4) Pendimi shkakton jetë të qetë dhe të sigurtë. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَأَنْ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُمَتِّعْكُمْ مَتَاعاً حَسَناً إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى وَيُؤْتِ كُلَّ ذِي فَضْلٍ فَضْلَهُ وَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ كَبِيرٍ (3)
“E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar. Në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e Ditës së Madhe”. (Hud: 3).
5) Pendimi shkakton zmadhim të riskut dhe fuqisë. All-llahu [tebareke ve teala] thotë:
فَقُلْتُ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ إِنَّهُ كَانَ غَفَّاراً (10) يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً (11) وَيُمْدِدْكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَيَجْعَلْ لَكُمْ جَنَّاتٍ وَيَجْعَلْ لَكُمْ أَنْهَاراً (12)
“Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj”. (Nuh: 10- 12).
وَيَا قَوْمِ اسْتَغْفِرُوا رَبَّكُمْ ثُمَّ تُوبُوا إِلَيْهِ يُرْسِلْ السَّمَاءَ عَلَيْكُمْ مِدْرَاراً وَيَزِدْكُمْ قُوَّةً إِلَى قُوَّتِكُمْ وَلا تَتَوَلَّوْا مُجْرِمِينَ (52)
“O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë!”. (Hud: 52).
6) Pendimi shkakton shpëtim në dunja dhe Ahiret. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
فَأَمَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَعَسَى أَنْ يَكُونَ مِنْ الْمُفْلِحِينَ (67)
“E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit”. (El-Kasas: 67).
إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلا يُظْلَمُونَ شَيْئاً (60)
“Me përjashtim të atij që pendohet dhe beson e bën vepra të mira, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrëfarë e padrejtë”. (Merjem: 60).
Dëmet nga mëkatet
Ibnul-Kajimi në librin e tij “Ed-Dau Ved-Deva” (Sëmundja dhe ilaçi) përmend dëmet që i shkaktojnë mëkate. Ne do t’i përmendim vetëm duke mos hyrë që të flasim më detajisht rreth këtyre dëmve që i shkaktojnë mëkatet. Ato janë:
1) E pengon në fitim të diturisë.
2) Nuk e lejon t’i kryej obligimet.
3) Nuk i ecë puna mbarë.
4) Nuk ka krenari (ndihet i mposhtur).
5) Përfundimi i tij është i poshtur.
6) Nuk gjeni qetësi në zemër.
7) Nuk posedon bereqet në pasuri.
8) Bëhet zemërngushtë.
9) I vuloset zemra.
10) Vuan në jetë, dhe
11) Dënohet në Ahiret.
Shenjat e teubes së pranuar
Teubeja e shëndoshë dhe e pranuar ka shenja, prej tyre janë:
1) Të jetë besimtari pas teubes më i mirë se para teubes.
2) Mos t’i largohet frika asnjëherë, derisa t’i vjen meleku që merr shpirtat e t’i thotë:
أَلاَّ تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ (30)
“…të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej”. (Fussilet: 30).
3) Çdo herë t’i dridhet zemra nga keqardhja dhe pishmanllëku.
S’ka dyshim se frika e madhe nga dënimi i trishtueshëm duhet ta dridhë zemrën dhe ta ç’rahaton. Kjo është argument për vërtetësinë e teubes, se i dridhet zemra nga keqardhja për atë që ka kaluar dhe nga frika prej përfundimit të keq. Atij që si dridhet zemra në dunja nga keqardhja dhe frika, atëherë do ti dridhet në Ahiret kur të vërtetat do të dalin në shesh, kur të shohin shpërblimin ata që i kanë respektuar urdhërat e Zotit dhre dënimin e dhimbshëm ata që janë treguar kryeneç. Pra, patjetër të të dridhet zemra, mirëpo zgjidh vet, në dynja ose në Ahiret.
4) Një thyerje e çuditshme ia kaplon zemrën, kësaj ndjenje asgjë si ngjanë, kurse këtë e përjeton vetëm ai që pendohet sinqerisht prej ndonjë mëkati. Është thyerje e zemrës së tij para All-llahut me frikërespekt dhe mposhtje. Kjo gjendje, është gjendja më e dashur e All-llahut, gjendje ku besimtari përulet, mposhtet, dorëzohet dhe gjuhet para Madhërisë së All-llahut.
Këto edhe të ngjajshmet me to janë shenja të teubes së sinqertë, andaj, ai që nuk i vëren këto shenja në zemrën e tij le ta akuzon teuben e tij, se nuk është në regull. Ngase shumë lehtë është njeriu të bëjë teube me gjuhë, mirëpo është shumë rëndë ta bëjë me të vërtetë. Njeriu i sinqertë më së tepërmi që lodhet është kur tenton të bëjë teube të vërtetë dhe të sinqertë.
Disa raste të pendimit të sinqertë
Në vijim do t’i përmendim disa raste, ku del në shesh pendimi i sinqertë.
1) Teubeja e gruas që kishte bërë zina në kohën e Pejgamberit.
(( عن عَبْدُ اللَّهِ بْنُ بُرَيْدَةَ عَنْ أَبِيهِ قَالَ كُنْتُ جَالِسًا عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَجَاءَتْهُ امْرَأَةٌ مِنْ غَامِدٍ فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ إِنِّي قَدْ زَنَيْتُ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ تُطَهِّرَنِي فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي فَلَمَّا أَنْ كَانَ مِنْ الْغَدِ أَتَتْهُ أَيْضًا فَاعْتَرَفَتْ عِنْدَهُ بِالزِّنَا فَقَالَتْ يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي قَدْ زَنَيْتُ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ تُطَهِّرَنِي فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي فَلَمَّا أَنْ كَانَ مِنْ الْغَدِ أَتَتْهُ أَيْضًا فَاعْتَرَفَتْ عِنْدَهُ بِالزِّنَا فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ طَهِّرْنِي فَلَعَلَّكَ أَنْ تَرُدَّنِي كَمَا رَدَدْتَ مَاعِزَ بْنَ مَالِكٍ فَوَاللَّهِ إِنِّي لَحُبْلَى فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ارْجِعِي حَتَّى تَلِدِي فَلَمَّا وَلَدَتْ جَاءَتْ بِالصَّبِيِّ تَحْمِلُهُ فَقَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ هَذَا قَدْ وَلَدْتُ قَالَ فَاذْهَبِي فَأَرْضِعِيهِ حَتَّى تَفْطِمِيهِ فَلَمَّا فَطَمَتْهُ جَاءَتْ بِالصَّبِيِّ فِي يَدِهِ كِسْرَةُ خُبْزٍ قَالَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ هَذَا قَدْ فَطَمْتُهُ فَأَمَرَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِالصَّبِيِّ فَدَفَعَهُ إِلَى رَجُلٍ مِنْ الْمُسْلِمِينَ وَأَمَرَ بِهَا فَحُفِرَ لَهَا حُفْرَةٌ فَجُعِلَتْ فِيهَا إِلَى صَدْرِهَا ثُمَّ أَمَرَ النَّاسَ أَنْ يَرْجُمُوهَا فَأَقْبَلَ خَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ بِحَجَرٍ فَرَمَى رَأْسَهَا فَنَضَحَ الدَّمُ عَلَى وَجْنَةِ خَالِدٍ فَسَبَّهَا فَسَمِعَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَبَّهُ إِيَّاهَا فَقَالَ مَهْلًا يَا خَالِدُ بْنَ الْوَلِيدِ لَا تَسُبَّهَا فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَقَدْ تَابَتْ تَوْبَةً لَوْ تَابَهَا صَاحِبُ مَكْسٍ لَغُفِرَ لَهُ فَأَمَرَ بِهَا فَصَلَّى عَلَيْهَا وَدُفِنَتْ ))
Abdull-llah ibn Burejde na tregon nga babi i tij, [radijall-llahu anhu], i cili tregon:
“Isha ulur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur i erdhi një grua nga fisi Gamid, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, unë kam bërë zina dhe dëshiroj të pastrohem. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Të nesërmen sërish i erdhi dhe konfirmoi zinanë e sajë, duke thënë: o i dërguar i All-llahut kam bërë zina, dëshiroj të më pastrosh. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: kthehu. Sërosh të nesërmen, erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe konfirmoi te ai për zinanë e sajë e i tha: o i Dërguar i All-llahut, më pastro, ndoshta dëshiron të më kthesh sikurse Maizin, birin e Malikut. Dije, pasha All-llahun, unë jam shtatëzënë nga zinaja. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kthehu, e mos eja gjersa të lindish. Kur lindi, erdhi me fëmiun në gjoks, e i tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam lindur. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: shko dhe jepi gji gjersa të ndahet nga gjiri. Kur e ndau nga gjiri, erdhi me fëmiun, i cili në dorë kishte një copë bukë, e tha: o i Dërguar i All-llahut, ja e kam ndarë fëmiun nga gjiri. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që fëmiun ta mer një musliman, pastaj urdhëroi që të hapet një gropë, ku e vënduan këtë grua deri në gjoks. Pastaj filluan njerëzit ta gjuajnë me gurë. E gjuajti Halid ibn Velidi me gurë dhe u stërpik me gjakun e sajë, andaj e shau. Atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ngadal Halid, mos e shaj, sepse pasha Ate në Dorë të të cilit është shpirti im, është penduar me pendim që po të pendohej tatimmarrësi do t’i falej. Pastaj urdhëroi që ti falet namazi dhe e varrosën”. (Ahmedi, sahih).
Një rast tjetër nga koha e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:
(( عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ أَنَّ امْرَأَةً مِنْ جُهَيْنَةَ اعْتَرَفَتْ عِنْدَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِالزِّنَا فَقَالَتْ إِنِّي حُبْلَى فَدَعَا النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَلِيَّهَا فَقَالَ أَحْسِنْ إِلَيْهَا فَإِذَا وَضَعَتْ حَمْلَهَا فَأَخْبِرْنِي فَفَعَلَ فَأَمَرَ بِهَا فَشُدَّتْ عَلَيْهَا ثِيَابُهَا ثُمَّ أَمَرَ بِرَجْمِهَا فَرُجِمَتْ ثُمَّ صَلَّى عَلَيْهَا فَقَالَ لَهُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ يَا رَسُولَ اللَّهِ رَجَمْتَهَا ثُمَّ تُصَلِّي عَلَيْهَا فَقَالَ لَقَدْ تَابَتْ تَوْبَةً لَوْ قُسِمَتْ بَيْنَ سَبْعِينَ مِنْ أَهْلِ الْمَدِينَةِ لَوَسِعَتْهُمْ وَهَلْ وَجَدْتَ شَيْئًا أَفْضَلَ مِنْ أَنْ جَادَتْ بِنَفْسِهَا لِلَّهِ قَالَ ))
Imran Ibn Husejn [radijall-llahu anhu] tregon:
“Një grua nga fisi Xhuhejne erdhi dhe para Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pranoi se kishte bërë zina, duke i thënë: kam mbetë shtatëzënë. E thërriti Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përgjegjësin e sajë dhe i tha: kujdesu për te, e kur të lindë, më lajmëro. Kështu edhe veproi. Kur i kreu këto obligime, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që ti shtërngohen rrobat, e pastaj urdhëroi të gurëzohet. Pastaj ia fali namazin, kurse Omer ibn Hattabi [radijall-llahu anhu] tha: O i Dërguar i All-llahut, e gurëzove dhe ia fale namazin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Është penduar asi sosh saqë po të ndahej në shtatëdhjet banorë të Medinës do t’i nxënte. A ke gjetë gjë më të mirë se sa që e flioi vehten për All-llahun”. (Tirmidhiu, sahih).
2) Teubeja e Ahmedit.
Ky rast është rast bashkëkohor. Rast i një djalit të ri nga Arabia Saudite. Djal, i cili nuk ka dal asnjëher më parë nga shtëpia e tij. Njeri me pasuri dhe me të gjith të mirat e kësaj dynjaje. Mirëpo pasuria jo çdo herë sjellë kënaqësi. Andaj ky djalosh dëshironte ta ndryshon atmosferën. Andaj tha: vendosa që të shkoj në vënd të huaj, në një vend ku asnjëri nuk më njeh.
Këtë tregim, të këtij djalit, që quhet Ahmed, e tregon një shok i tij, me të cilin takohet në aeroportin e atij vendi ku e ka bërë mëkatin. Ky, shok i Ahmedit thotë: Një ditë prej ditëve shkova në një vend prej vendeve arbae për punët që kisha. Pasi e kreva punën kërkova një hotel ku do të pushoja, mirëpo situata në këtë hotel nuk i përshtatej personave fetar, pamje aspak nuk ishte e hijeshme. Andaj edhe më thanë: këtu nuk ka vend për ty, shiko kërko ndonjë vend tjetër. Unë u thash, jam i lodhur edhe nuk e njoh këtë vend. Mirëpo ata thanë: mos u ndal në këtë vend, sepse ty nuk të takon vendi këtu. Kur e pash se këtu veni nuk është i përshtatshëm për mua, e gjeta një karrike në park, ku edhe pushova atë natë deri në mëngjes. Në mëngjes shkova deri në aeroport, sepse po atë ditë e kisha udhëtimin për tu kthyer në vendin tim. Kur erdaa në aeroport, e gjeta një vend në aeroport për tu pushuar. E gjeta xhaminë e aeroportit dhe aty u ula të pushoj. Ashtu si isha duke fjetur e dëgjova një njeri duke u falur dhe duke qajtur. Kur i hapa sytë dhe e pashë, u habita. E pash duke u falur dhe duke qajtur, mirëpo nuk e kuptoja pse po qanë. Unë pasiqë isha i lodhur, vazhdova gjumin. Kur erdhi koha e drekës ai më zgjoi dhe më tha: a mundesh të fleshë?! I thashë: po, po mundem të flejë. Ai tha: pasha All-llahun, mua tre ditë nuk më zë gjumi. I thashë: mirëpo, po çka është problemi, pse po qanë? Pse ke frikë dhe trishtohesh? Tha: vall-llahi unë jam nga një familje e pasur. Çdo gjë për të cilën kemi nevojë në jetë, na e ka dhënë All-llahu dhe na e kanë mundësu prindërit, mirëpo rutina e jetës më detyroj të dal në shetitje dhe udhëtim. Të dal që ta shoh botën. Erdha në këtë vend ku nuk ka shumë njerëz nga vendi jonë. Të shetitem dhe ti shoh këto vende. U takova me një shoqëri të keqe, të cilët në fillim mu dukën të mirë, mirëpo më vonë doli në shesh se nuk ishin të mirë. Vazhduam shoqërimin me ta, derisa më njoftuan me një vajzë. Filluam të lozim dhe të argëtohemi, derisa u vetmova me këtë vajzë. Hyrëm në një dhomë vetëm unë edhe ajo, edhe kështu duke u argëtuar dhe lozur u afruam aq shumë saqë u përgaditëm për të bërë imoralitet. Në momentin e kulminacionit të kësaj vepre të shmëtuar, mu kall gjoksi dhe më kaploi një frikë e një e dridhme. U largova prej sajë dhe thashë: All-llahu ekber. Unë të bëjë zina, imoralitet, asnjëher në jetën time nuk kam bërë zina. Ta humbi xhennetin për një çast që e kaloi më lavire. Dola më vrap nga kjo dhomë. Në koridor pash një djalosh nga ajo shoqëri. Mu drejtua dhe më tha: çka ke, pse po qanë? I thashë: kam bërë zina- imoralitet. A e din se çka është zinaja?! Kam bërë gjynah të madh, kam humbur mëshirën e Zotit! Ky djalosh, duke e ngushulluar i thotë: mos u brengos, pije një gotë raki, e të kalon kjo mërzi që të ka kapluar. Thotë: All-llahu ekber, lëre që humba nderit tim, humba hurijtë e xhenneti, për shkak të zinasë që bëra, tani dëshiron që mos të shijoj as rakinë e xhennetit, duke pirë nga rakia e kësaj bote. Fillova me qzjtë dhe nga ajo ditë nuk jam ndalur së qajturi nga frika prej All-llahut [subhanehu ve teala]. Shoku i tij, me të cilin u takua në aeroport i thotë: djalosh, mos u brengos shumë sepse All-llahu [tebareke ve teala] ka thënë në Kur'an:
قُلْ يَا عِبَادِي الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنْفُسِهِمْ لا تَقْنَطُوا مِنْ رَحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعاً إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53) وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَكُمْ الْعَذَابُ ثُمَّ لا تُنْصَرُونَ (54)
“Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. (Ez-Zumer: 53).
Ky është ajeti më shpresëdhënës në Kur'an. (Dijetarët kanë thënë se ky ajet më së shumti u jep shpresa njerëzve të jetojnë).
Duke i bërë këto muhabete, lajmëruan nga sporteli se ka ardhur koha e fluturimit për në Rijad. Kryeqyteti Arabisë Saudite. I përfunduam muhabetet njëri me tjetrin dhe u ndamë. Unë mendova se si të kthehet në vendin e vet, pas dy tre ditëve do të ftohet dhe do ta haron këtë brengë dhe problem. Mirëpo pasi kaluan dy tre ditë në vendin tonë, mu lajmërua Ahmedi dhe më thotë: selamu alejkum. I thashë: alejkumusselam. Tha: dëshiroj të takohem me ty. I thashë: do të shihemi. Shkova dhe u takova me te. Po e pyes: si je dhe si kalon? Tha: vall-llahi, nga dita që kam ardhur, nuk ndiej rehati, më digjet semra nga mëkati dhe dhimbja, andaj edhe nuk mundet të rehatohem. I them: mos u brengos, inshaAll-llah Zoti ta ka fal. Më thotë: unë nuk kam ardhur që të bëj shumë muhabet me ty, mirëpo kam ardhur të përshendetem me përshëndetje lamtumirëse. Sepse kam për qëllim të dorëzohem te gjyqi i sherijatit. Unë i drejtohem dhe i themë: a ke menduar mirë këtë hap. Ti ke familje dhe dhe do t’i lash jetima. Andaj mos nxito. Ia më thotë: unë nuk kam ardhur që të pyes, por kam ardhur të të tregoj, sepse e kam vendosur. I thashë: mirë, dëgjoje propozimin tim. Tha: thuaj çka të duash, vetëm mos më thuaj që mos të dorëzohem në gjyq të sherijatit. I thashë: jo, mirëpo unë kam propozim që të shkojmë te filan dijetari, i cili është dijetari dhe hoxha më i mirë dhe më i devotshëm në vendin tonë dhe t’ia tregojmë rastin tënd dhe ta pyesim, e çka të na thotë ai, ashtu do të veprojmë. Tha: dakordohem me këtë propozim. Kur shkuam te ai dijetari dhe ia treguam rastin dhe i treguam se ky për këtë mëkat dëshiron ta paraqet vehten në gjyq. Dijetari i thotë: jo, nëse ka bërë teube të sinqertë, nuk ka nevojë ta paraqet vetveten në gjyq të sherijatit. Më pyet kush është ai djalosh? I thashë: filani. Më tha: ai më ka lodhur duke më thirru në telefon. Duke më thënë: hoxho, ti domosdo duhesh të thuash që të dorëzohem në gjyq. Sepse nëse nuk denohem në këtë botë do të denohem në atë botë. E nëse denohem në atë botë, ti do të më kesh në qafë. Kurse dijetari i është përgjigjur: unë këtë që ta them, ta them nga dija, nuk ta themë, sepse po të dua, pasiqë unë ty nuk të njoh asopak, por ta them sepse mendoj se kjo është e vërtetë, e ti s’ka nevojë të prezentohesh dhe ta dorëzosh vetveten në gjyq. Mbuloje gjunahin tënd, e All-llahu inshaAll-llah ta ka fal dhe pendimi yt është pranuar. Mirëpo ky djaloshi nuk po mundet me ndejtë rehat. Në atë kohë ishte afër koha e haxhxhit. Iu drejtova Ahmedit e i thashë: ne e kemi ndërmend të shkojmë në haxhxh me shokë, eja edhe ti me ne. më përgjigjet: skam mundësi të vijë me ju. Kur më tha kështu, mendova se ka shoqëri tjetër, e me ta do të shkon në haxhxh. Andaj edhe nuk insistova ma shumë. Shkuam në haxhxh edhe duke e kryer haxhxhin, në ditën e dytë të ditëve të teshrikut, pas bajramit, e pashë në mina duke ecur i vetëm dhe duke bërë dhikër e duke qajtur. I thashë: Ahmed! Kur më pa, më shikoi dhe iku me vrap e u largua. Thashë në vehte: subhanall-llah, çka është shkaku që ia ka ndryshuar zemrën këtij njeriu, deri dje shok, kurse sot nuk dëshiron të flet. U krye haxhxhi dhe nuk u pam më. Kur u kthyem në Rijad, e thërrita në telefon dhe shkova ta vizitoj. Kur u takova me te, e pyeta: çka ishte shkaku që nuk erdhe me ne, pasiqë unë të pash në haxhxh. Më tha: vall-llahi, kisha dëshirë të bëj haxhxh i vetëm, që të pendohem, të qajë dhe të bëj istigfar, me shpresë se All-llahu ma falë mëkatin. Pastaj mendosha: me ardh me ju, kam shumë mëkate, ndoshta mëkatet e mia bëhen shkak që edhe lutjet e juaja mos të pranohen. Nga ana tjetër mendosha, po të vija me ju, nga mirësia e juaj që e keni në zemër, do të më kishte falur All-llahu edhe mua, mirëpo mendova se më mirë është të shkoj vet, të pendohem sinqerisht, të kërkoj falje, e të lutem, ndoshta All-llahu mi pranon lutjet e mija.
Kështu vazhdoi shoqërimi ynë ditë pas dite. Një ditë vendosëm të lexojmë disa tregime nga jeta e sahabeve dhe jeta e selefit. Erdhi rendi të lexojmë tregimin e Huthejm ibn Rebias. I cili ka qenë një zahid- asket i madh, një njeri i dhënë pas adhurimit, edhe pse ka qenë djalosh i ri. Nuk i ka pasur as tridhjet vjet. I ri, i bukur dhe adhurues- ibadetçi i madh. Të këqinjtë e atij vendit e kanë marur një lavire të bukur dhe i kanë thënë: i ke një mijë dirhem nëse mundesh me e fituar një puthje nga Huthejm ibn Rebiu. Kjo lavireja i thotë: jo, unë do të mar edhe ma shumë nga ai, do ta shtyej që të bëjë zina- imoralitet me mua. Ata i thonë: nëse i arrinë këtij qëllimi i ke një mijë dirhem prej nesh. Një ditë prej ditëve duke u kthyer Huthejm ibn Rebiu nga xhamia, kjo lavire i del përpara dhe ia zbulon bukuritë e saja për tia ngjallur epshin dhe për ta tërhjekë. Në këtë rast lky ia kthen e i thotë: subhanall-llah, cila do të jetë gjendja ytë nëse të bjer ndonjë sëmundje? Si do të jetë halli yt kur do të zverdhesh nga sëmundja? Si do të jetë halli yt kur do të vjen meleku i vdekjes që ta mer shpirtin? Si do të jetë halli yt në varr dhe si do të jetë halli yt kur do të dalish para All-llahut [subhanehu ve teala]? Duke e bërë kështu nasihat Huthejm ibn Rebia, i dridhet zemra kësaj dhe pendohet me pendim të sinqertë, vishet me mblesën islame dhe bëhet zahide e njohur, saqë mbarë njerëzit e quanin zahide e kufës. Është bërë njeriu që më së shumti i është frikësuar All-llahut [subhanehu ve teala].
Ky djaloshi, Ahmedi, duke e dëgjuar këtë tregim tha: [subhanehu ve teala] Huthejm ibn Rebiu, kur iu ofrua gruaja me ba zina refuzoi, kurse unë pranova. Fillon të qanë dhe thotë: për mua nuk ka teube, nuk ka pendim. Thotë: ja shembulli i burrit të mirë dhe ja shembulli i burrit të keq. Vazhdoi Ahmedi në rrugën e teubes dhe kërkimit të faljes.
Shoku i Ahmedit tregon dhe thotë: prej pendimit të tij ishte se pasiqë u kthye nga haxhxhi filloi dhe e përfundoi hifzin e Kur'anit. Për çdo ditë shkonte në xhami dhe agjëronte një ditë e një ditë hante e lexonte Kur'an. Një ditë prej ditëve bisedosha me një hoxhë dhe ia tregova rastin e Ahmedit. Ai thotë: sikurse për këtë djalë të flet ajeti Kur'an ku All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)
“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).
Shoku i Ahmedit thotë: subhanall-llah. Sa herë e kam lexuar Kur'anin, mirëpo këtë ajet nuk e paskam vërejtur. Shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit që ta përgëzojë me këtë ajet. Shkova te pallati i tij i bukur, i rashë ziles. Doli babai i tij. E pyeta: a është Ahmedi këtu? Tha: jo, Ahmedi ka shkuar në xhami edhe aty ban ibadet. Kur shkova në xhami, aty e takova Ahmedin, e i thashë: myzhde për ty. Ta kam sjellur një lajm të mirë. Më tha: çfarë lajmi më ke sjellur? Fillova tia recitoj ajetin me zë të bukur:
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ
“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.
Kur e lexova këtë pjesë të ajetit, sikur ti kisha rënë me thikë në zemër. U prek shumë nga ky ajet. Pastaj vazhdova me leximin e ajetit:
... وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلاً صَالِحاً فَأُوْلَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُوراً رَحِيماً (70)
“…ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Et-Teube: 68- 70).
Kur e lexova pjesën e fundit, u gëzua shumë dhe filloi të qanë nga gëzimi dhe u ngrit e më puthi në ballë. Më tha: All-llahu të shpërbleftë. Sa herë e kam lexuar Kur'anin. Unë ate e kam mësuar përmendsh, mirëpo këtë ajet sikur jam duke e dëgjuar për herë të parë. Duke e bërë këtë muhabet thirri ezani i akshamit. Në këtë namaz, nuk kishte ardhur imami. Muezini i dha përparësi Ahmedit, pasiqë ishte hafiz i Kur'anit. Ia filloi namazit, pasiqë e lexoi fatihan, filloi të lexojë këtë ajet…., mirëpo nuk mundi ta vazhdojë. Nuk mundi ta përfundoi nga të qajturit. Prej dashurisë, frikës dhe gëzimit. Shkoi në ruku, në sexhde dhe u kthye në reaktin e dytë. E filloi rekatin e dytë me fatihanë dhe sërish e filloi këtë ajet. Mirëpo ku arriti te pjesa:
{...وَلا يَزْنُونَ ...}
“…dhe që nuk bëjnë kurvëri,…”.
U ndal dhe nuk mundi ta vazhdon ajetin. Shkoi në rukunë e rekatit të dytë, në sexhde, e përfundoi namazin, mirëpo asesi nuk pati mundësi që ta përfundon këtë ajet. Pas namazit u ndamë, shkova në shtëpinë time edhe ai shkoi në shtëpinë e tij.
Një ditë prej ditëve, babai i Ahmedit po më çel telefon edhe po më thot eja ma shpejtë se po të kërkon hallallëk Ahmedi, eja ma shpejtë se po ndahet nga kjo botë e po të përshëndet me përshëndetje lamtumirëse. Duke u bazuar në zërin e babait të tij dhe këtë nxitim, shkova me vrap te shtëpia e Ahmedit. Kur erdha te dera, doli babai i tij dhe thotë: Ahmedi kërkon hallallëk prej teje dhe të ka përshëndet me përshëndetje lamtumirëse, sepse ia ka dhënë emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Hyra në dhomën ku ishte i shtrirë Ahmedi, fytyra e tij ndriçonte. I shkëlqente fytyra nga drita e besimit dhe pendimit të sinqertë.
Mu drejtua babai i tij dhe më thotë: pasha All-llahun, të më tregosh se çka ka ndodhur me Ahmedin, sepse nga ajo ditë që është kthyer nga udhëtimi, nuk ka fjetur asnjë minut, asnjë ditë nuk ka ndejtur rehat, vazhdimisht ka bërë ibadet. Vallë, çka ndodhi?! Unë i kisha premtuar Ahmedit se tregimin e tij, nuk do tia tregoj askujt. Domethënë emrin dhe mbiemrin, dhe kush ka qenë ky djalosh. Mirëpo babait të tij i thashë: Ahmedi në udhëtimin e tij e ka humbur një shok shumë të ngushtë. Po e ka humbur shokun më të ngushtë, e ai është imani, sinqeriteti, devotshmëria. Ia tregova këtë tregim. Ai më tha: vall-llahi nga ajo ditë që ka ardhur asnjë moment nuk ka qenë rehat. Gruaja e tij tregon se asnjë minut gjum nuk ka bërë. Por gjumi i tij ka qenë çaste pas çasteve. E pastaj është zgjuar duke qarë e duke bërë ibadet. Kështu ka vazhduar deri në fund.
I thashë: si ishte përfundimi i tij?
Tha: ai një ditë agjëronte e një ditë jo. Këtë ditë agjëronte, edhe unë shkova ta thërras Ahmedin që të vjen të hajë iftar në shtëpi. Por ai më tha: babai im, jo, unë do të ha iftarin me dy tri hurma këtu, do ta fali akshamin e pastaj do të vijë në shtëpi. Ia dërguam disa hurme në xhami. Pasi e falëm akshamin, i them Ahmedit, eja të shkojmë në shtëpi të hamë darkë. Më tha: babai im, mos më nxjer nga xhamia, se jam duke ndjerë kënaqësi shumë të madhe, nuk dëshiroj që ta ndërpresë këtë kënaqësi. (Ishte ditë e xhuma, andaj edhe ka qëndruar në xhami pas Iqindisë, sepse është kohë kur pranohet lutja. E ka pritur kohën kur pranohet lutja). Nuk kam dëshirë ta lë këtë moment, këtë përjetim, këtë kënaqësi shumë të madhe që e përjetoj. Vijë ma vonë inshaAll-llah. U nisa për në shtëpi, sa arrita te dera, ndjeva diçka në zemër. Mu dridh zemra. I thash djalit tjetër: shko shiko, mos ndodhi diç me Ahmedin. Shkoi djali te xhamia dhe u kthye, e po më thotë: babë, Ahmedi nuk po më flet. Unë i flas, ai nuk më përgjigjet. U ktheva me vrap te xhamia, e gjeta Ahmedin të mbështetur në shtyllën, ku lexonte Kur'an, duke e dhënë emanetin e fundit, edhe thoshte: bani shumë selam shokut tim, kërko hallallëk prej tij edhe All-llahu e shpërbleftë. Pastaj në këto momentet e fundit filloi ti lexoje me melodi të këndshme këto ajete:
وَالَّذِينَ لا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهاً آخَرَ وَلا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلاَّ بِالْحَقِّ وَلا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَاماً (68) يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَاناً (69) إِلاَّ مَنْ تَابَ ....
“Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar …”.
Duke e lexuar këtë pjesë të ajetit ia dha emanetin All-llahut [subhanehu ve teala]. Ky ishte përfundimi i tij. Edhe ky përfundim është argument, edhe i tërë tregimi është argument se pendimi i sinqertë kështu ia kallë zemrën njeriut, nuk e le rehat asnjë moment, derisa All-llahu tia mer shpirtin robit të Vet. Ky mëkat, ky gjunah e ka shtyrë të bëjë teube kaq të sinqertë, saqë All-llahu tia mer shpirtin në pë të mirë, duke lexuar Kur'an, i agjërueshëm, me dhikr dhe dua. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se ai tërë Kur'anin e kishte mësuar përmendsh, agjëronte një ditë, e një ditë nuk agjëronte, e mësoi fenë e All-llahut, duke bërë vepra të mira dhe duke u ruajtur nga mëkatet.
Kjo është teubeja e sinqertë që kërkohet nga çdo besimtar, pa marur para sysh është.
E lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që krejt muslimanëve ta na dhuron pendim të sinqertë. Të na dhuron pendim, i cili e shndërron jetën tonë nga një jetë përplot me gjunahe në një jetë përplot me punë të mira. Atëherë do të jenë të pranishme mëshira, falja dhe fuqia e All-llahut [subhanehu ve teala]. Amin.
Përgaditi: Bekir Halimi