Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Feja ndihmon në orientimin e drejtë të shkencës

Feja ndihmon në orientimin e drejtë të shkencës

Shkenca bën të mundur hetimin e botës materiale në të cilën jetojmë nëpërmjet vëzhgimeve dhe eksperimenteve. Gjatë këtij hetimi shkenca arrin në konkluzione të shumta të bazuara mbi informacionin e mbledhur nga këto vëzhgime dhe eksperimente. Përveç kësaj, çdo degë e shkencës gjithashtu ka norma të caktuara të cilat merren si të vërteta ose pranohen pa u vërtetuar. Në literaturën shkencore, kjo bashkësi normash quhet "paradigmë".

Të japim një paraqitje të shpejtë të "etapave" të kërkimit shkencor. Siç dihet, hapi i parë në kërkimin shkencor është formulimi i një hipoteze. Si fillim, shkencëtarët duhet të formojnë një "hipotezë, për temën e kërkimit të tyre. Më pas, kjo hipotezë testohet nëpërmjet eksperimenteve shkencore. Në qoftë së vëzhgimet dhe eksperimentet e vërtetojnë hipotezën, ajo quhet një "parim i përcaktuar" ose "ligj". Në qoftë se hipoteza nuk vërtetohet, atëherë testohen hipoteza të tjera dhe kështu procesi rifillon.

Formulimi i hipotezes, që është hapi i parë i procesit, shpesh varet nga pikëpamja bazë e shkencëtarit. Për shembull, shkencëtarët, nën një pikëpamje të gabuar, mund të bazojnë punën e tyre mbi hipotezën që "lënda ka prirje të vetë-organizohet pa ndërhyrjen e një vepruesi të ndërgjegjshëm". Më pas, ata do mund të kalonin vite të tëra kërkimesh për të verifikuar atë hipotezë. Por, meqë lënda nuk e ka atë aftësi, të gjitha këto përpjekje do dështojnë. Më tepër akoma, nëse shkencëtarët janë tej mase kokëfortë rreth hipotezës së tyre, kërkimi mund të zgjasë për vite të tëra madje për breza të tërë. Rezultati përfundimtar do të ishte një shpenzim shumë i madh kohe dhe burimesh.

Megjithatë, po të ishte kjo ide "është e pamundur që lënda të vetë-organizohet pa plan të ndërgjegjshëm" pika supozuese, ai kërkim shkencor do të kishte ndjekur një rrjedhë më produktive dhe më të shpejtë.

Kjo çështje, që është pra përcaktimi i duhur i hipotezës, kërkon një burim krejt të ndryshëm nga të dhënat e thjeshta shkencore. Gjetja e duhur e këtij burimi është kritike pasi, siç e shpjeguam dhe në shembullin e mëparshëm, një gabim i tillë mund t'i kushtojë botës së shkencës vite, dekada madje dhe shekuj.

Burimi i shumëkërkuar është zbulesa e Zotit ndaj njerëzimit. Zoti është Krijuesi i universit, botës dhe gjallesave dhe si rrjedhim, njohuria më e saktë dhe e padiskutueshme rreth ketyre temave rrjedh prej Tij. Zoti na ka zbuluar informacione të rëndësishme rreth tyre në Kuran. Më kryesoret prej tyre janë:

1. Zoti e krijoi universin nga asgjëja. Çdogjë është krijuar për një arsye të caktuar. Si rrjedhim, nuk ka një kaos ngjarjesh të rastësishme në natyrë apo në univers, por një rregull të përkryer të krijuar me një ndërtim inteligjent.

2. Universi material, për më tepër Toka në të cilën jetojmë, është ndërtuar posaçërisht për të mbajtur racën njerëzore. Ka një arsye të caktuar, në lëvizjen e yjeve dhe planeteve, në orientimet gjeografike dhe në vetitë e ujit apo atmosferës, që e bën të mundur jetën njerëzore.

3. Zoti i krijoi të gjitha gjallesat. Për më tepër, këto krijesa veprojnë të frymëzuara nga Zoti, siç citohet dhe në Kur'an në shembullin me bletën në vargun që fillon me, "Zoti yt frymëzoi bletën…" (Sure en-Nahl: 68).

Këto janë të vërteta absolute të cilat na janë komunikuar nga Zoti në Kur'an. Një afrim drejt shkencës i bazuar në këto fakte do të çonte padyshim në përparim të dukshëm dhe do t'i shërbente njerëzimit në mënyrën më të dobishme. Mbi këtë gjejmë shembuj të shumtë në histori. Vetëm me vendosjen e shkencës në pikëmbështetjen e duhur, shkencëtarët Muslimanë, të cilët atëherë po ndihmonin në përparimin e qytetërimeve më të mëdha në botë, kontribuan në arritjet kryesore të shekujve të 9-të dhe 10-të. Në Perëndim pionerët e të gjitha fushave të shkencës, nga fizika tek kimia, astronomia, biologjia apo paleontologjia, ishin njerëz të lartë të shkencës që besonin në Zot dhe të cilët kërkimet e tyre i kryenin për të eksploruar çfarë Ai krijoi.

Ajnshtajni gjithashtu pranonte se shkencëtarët duhet të bazohen në burimet fetare në zhvillimin e objektivave të tyre: Edhe pse feja është ajo që përcakton qëllimin, ajo ka mësuar nga shkenca, në kuptimin më të gjerë të fjalës, se cilat mënyra do kontribuonin në arritjen e qëllimit që ajo ka caktuar. Por shkenca mund të krijohet vetëm nga ata që janë të mbushur me frymëzim drejt të vërtetës dhe kuptimit. Ky burim ndjenjash lind nga sfera e fesë… Nuk mund ta përfytyroj dot një shkencëtar të vërtetë pa këtë besim të thellë.11

Megjithatë, që nga mesi i shek. të 19-të, komuniteti shkencor është ndarë nga ky burim hyjnor dhe është futur nën influencën e filozofisë materialiste.

Materializmi, një ide që fillon që nga Grekët antikë, pranon ekzistencën absolute të lëndës dhe mohon ekzistencën e Zotit. Kjo pikëpamje materialiste gradualisht u fut në komunitetin shkencor dhe duke filluar nga mesi i shek. të 19-të një pjesë e konsiderueshme e vëzhgimit shkencor filloi ta mbështesë atë. Nga ky shkak u formuluan dhe shumë teori si "modeli i universit të pafund" që sugjeronte se universi ekziston për një kohë infinite, teoria e evolucionit të Darvinit që thotë se jeta është rezultat i rastësive, apo pikëpamjet e Frojdit që mendja njerëzore përbëhet vetëm nga truri.

Sot, duke parë të kaluarën, ne shohim se pohimet e materializmit ishin vetëm një humbje kohe për shkencën. Për dekada, një numër i madh shkencëtarësh kanë shpenzuar përpjekjet e tyre për të provuar secilën nga këto pohime por rezultatet gjithmonë ishin negative. Zbulimet konfirmuan shpalljet e Kur'anit - atë që universi ishte krijuar nga asgjëja, se është i përshtatshëm për racën njerëzore dhe se është e pamundur që jeta të vijë vetë dhe të evoluojë rastësisht.

Read more...

Feja dhe shkenca janë gjithmonë në përputhje

Materialistët, për të mbuluar dështimet e tyre shkencore, shpesh fshihen pas metodave të ndryshme propagandistike. Më e përhapura prej tyre është ideja e "konfliktit mes shkencës dhe fesë", e shumëpërfolur në botimet materialiste. Këto burime përfshijnë ngjarje artificiale, duke sugjeruar se përgjatë historisë feja ka qenë gjithmonë kundër shkencës dhe se shkenca mund të përparojë vetëm nëse feja lihet jashtë.

Megjithatë, një vështrim i shpejtë i historisë së shkencës do të ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë në pah falsitetin e kësaj thënieje.

Kur shikojmë historinë e Islamit, shohim se shkenca u paraqit në Lindjen e Mesme në të njëjtën kohë me Kur'anin. Arabët paraislamikë besonin në të gjitha llojet e supersticioneve dhe nuk bënin asnjë vëzhgim në univers apo natyrë. Me ardhjen e Islamit ky komunitet u civilizua dhe duke filluar të ngrejë lart rëndësinë e dijes si dhe duke ndjekur urdhërat e Kur'anit, filloi të ekzaminojë botën rreth tij. Jo vetëm Arabia por edhe shumë vende të tjera si Irani, Turqia apo Afrika e Veriut u ndriçuan pasi përqafuan Islamin. Vënia në përdorim e arsyes dhe vëzhgimit e urdhëruar në Kur'an, solli një rritje të theksuar civilizimi në shekujt e 9-të dhe 10-të. Shumë shkencëtarë Muslimanë të asaj kohe bënë një numër të madh zbulimesh në mjaft fusha si astronomi, matematikë, gjeometri dhe mjekësi.

Rëndësia e dijes në Islam është mjaft e dukshme në hadithe të Profetit tonë, të Dërguarit të Zotit, paqja qoftë mbi të. Ka shumë prej këtyre haditheve që nxisin Muslimanët të fitojnë dije dhe ta përhapin atë. Disa prej tyre janë:

Ai që ecën drejt kërkimit të dijes, Zoti e bën të ecë drejt Kopshteve (Parajsës) … Të diturit janë trashëgimtarë të Profetëve, pasi profetët nuk lanë pas si trashëgim të mirat materiale por dijen. Prandaj kushdo që merr pjesë prej saj do marrë mirësi të bollshme.44

Një besimtar nuk ngopet kurrë së fituari dituri; ai e kërkon atë deri në vdekjen dhe hyrjen e tij në Parajsë.45

Tregohet se Profeti (s.a.u.s.) thoshte pas faljes së sabahut, "O Zot, të lutem Ty për dije të vlefshme, vepra të lejuara dhe furnizime të mira." 46

Një rol të rëndësishëm në transferimin e diturive shkencore në Europë si dhe në nxjerrjen e shkencëtarëve muslimanë ka luajtur Andaluzia, që ishte pika e zbulimeve revolucionare dhe përparimit shkencor sidomos në fushën e mjeksisë. Mjekët Muslimanë nuk u specializuan në një drejtim të caktuar, por zhvilluan studime në shumë fusha si farmakologji, kirurgji, oftalmologji (shkenca që merret me sëmundjet e syrit), gjinekologji, fiziologji, bakteorologji dhe higjenë. Një nga mjekët më të njohur andaluzë ka qenë Ibn Xhulxhul (?-992), i cili kreu studime intensive mbi bimët mjeksore dhe prodhoi vepra mbi historinë e mjeksisë dhe bimëve mjeksore. Një mjek tjetër i njohur i asaj kohe ka qenë Ebu Xha'far Ibn el-Xhezer (?-1009) nga Tunizia i cili zotëronte shkencën e terapisë së barnave për trajtimin e simptomave dhe sëmundjeve specifike dhe është autor i mbi 30 librave. Abd el-Latif el-Bagdadi (1162-1231) njihet për studimet e tij në anatomi. Ai rregulloi gabimet e bëra në të shkuarën mbi studimet anatomike të shumë kockave të trupit si ato të nofullës dhe kraharorit. Libri i Bagdadit, El-Ifade ue'l Itibar, u ribotua në vitin 1788 dhe u përkthye në latinisht, gjermanisht dhe frengjisht. Libri tjetër i tij, Mekeletun fi'l Hauas, fliste për pesë shqisat.

Zotit ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët; Zoti është mbi gjithçka, është mëkatfalës. (Sure Fatir: 28)

Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijtarët se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër perveç Tij, Fuqiplotit, të Urtit. (Sure Al' Imran: 18)

Anatomistët muslimanë përcaktuan saktësisht numrin e kockave në kafkën e njeriut dhe zbuluan ekzistencën e tre kockëzave në vesh. Një nga shkencëtarët muslimanë kryesorë që ka punuar për anatominë ishte Ibn Sina (980-1037), i njohur në perëndim si Aviçena. I edukuar në letërsi, matematikë, gjeometri, fizikë, shkenca natyrore, filozofi dhe logjikë, në rininë e tij Ibn Sinai njihej jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim. Vepra e tij më e njohur, El Kanun fi el-Tibb, i njohur si 'Traktati' në Perëndim, u shkrua në arabisht dhe pas përkthimit të tij në latinisht në shekullin e 12-të, u bë teksti kryesor i shkollave të Europës deri në shekullin e 17-të. Traktati trajton sëmundjet dhe medikamentet në një mënyrë sistematike. Përveç këtij ai shkroi më shumë se 100 libra mbi filozofinë dhe shkencat natyrore. Një pjesë e mirë e diturive mjeksore të përfshira në Traktat ende pranohet sot.

Zakarija Kazuini gjeti shumë gabime në studimet e zemrës dhe trurit që kanë qenë shtruar botërisht nga koha e Aristotelit. Faktet që ai nxorri rreth zemrës dhe trurit janë shumë të ngjashme me ato që ne dimë sot.

Veprat e Zakarija Kazuini mbi anatominë, Hamdullah el-Mustaufi el-Kazuini (1281-1350) dhe Ibn el-Nefis, hodhën themelet e mjeksisë moderne. Këta shkencëtarë treguan, në shekujt e hershëm të 13-të dhe 14-të, lidhjet midis zemrës dhe mushkërive, se arteriet mbartin gjakun e oksigjenuar dhe venat mbartin gjakun e papastër, se pasurimi i gjakut me oksigjen ndodh në mushkëri dhe ky gjak i oksigjenuar që kthehet në zemër i kalohet trurit dhe organeve të tjera të trupit nëpërmjet aortës.

Vëllimi i parë i veprës prej tre vëllimeve të Ali Bin Isa (?-1038) mbi sëmundjet oftalmologjike, e quajtur Tezkiratu'l Kahalin fi'l Ajn dhe Emreziha, i kushtohet totalisht anatomisë së syrit dhe përfshin informacion mjaft të detajuar. Vepra u përkthye në latinisht dhe gjermanisht.

El-Biruni ishte një shkencëtar musliman i shekullit të 11-të. Ai e dinte se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj 600 vjet më parë se Galilei dhe përcaktoi perimetrin e Tokës 700 vjet përpara Njutonit.

Muhammed ibn Zakarija er Razi (Raziu) (865-925, Burhan el-Din Nefis (?-1438), Ismail Xhurxhani (?-1136), Kutb el-Din el-Shirazi (1236-1310), Mensur ibn Muhammed, Ebu el-Kesim el-Zahraui (Albukazi) janë disa nga shkencëtarët muslimanë të njohur për studimet e tyre në astronomi, matematikë, mjekësi dhe anatomi.

Ka gjithashtu dhe shumë shkencëtarë të tjerë që dhanë kontributet e tyre në fusha të tjera përveç mjeksisë dhe anatomisë. Për shembull, el-Biruni e dinte se Toka rrotullohej rreth boshtit të saj rreth 600 vjet përpara Galileut dhe përcaktoi perimetrin e saj rreth 700 vjet para Njutonit. Ali Kushçu, shkencëtar i shekullit të 15-të, ishte i pari që bëri një hartë të Hënës dhe një rajoni të Hënës iu dha emri i tij. Thebit ibn Kurrah (Tebiti), që jetoi në shekullin e 9-të, shpiku llogaritjet diferenciale shekuj përpara Njutonit. Batani, shkencëtar i shekullit të 10-të, është zhvilluesi i parë i trigonometrisë. Abdul Uafa Muhammed el-Bazxheni prezantoi për herë të parë në trigonometri funksionet "sekant-kosekant". El-Huarizmi shkroi librin e parë mbi algjebrën në shekullin e 9-të. El-Maghribi shpiku ekuacionin e njohur sot si trekëndëshi i Paskalit, gati 600 vjet para Paskalit. Ibn el-Kejtem (Alhazen), i cili jetoi në shek. e 11-të, ishte themeluesi i optikës. Roxher Beikon dhe Kepleri përdorën veprat e tij dhe Galilei ndërtoi teleskopin duke iu referuar atyre. El-Kindi (Alkindus) prezantoi fizikën relative dhe teorinë e relativitetit rreth 1100 vjet përpara Ajnshtajnit. Shems el-din, që jetoi 400 vjet përpara Pastërit, ishte i pari që zbuloi ekzistencën e baktereve. Ali ibn el-Abas jetoi në shek. e 10 dhe ishte i pari që kreu ndërhyrje kirurgjikale ndaj kancerit. Në po këtë shekull, Ibn el-Xhesar paraqiti arsyet dhe metodat e trajtimit të lebrozes. Këta shkencëtarë muslimanë, ku vetëm disa janë përmendur këtu, kanë bërë zbulime të rëndësishme të cilat hodhën themelet e shkencës moderne.

Kur shikojmë qytetërimin perëndimor, shohim se shkenca moderne erdhi së bashku me besimin tek Zoti. Shekulli i 17-të, i njohur si "Epoka e Revolucionit Shkencor", është e mbushur me shkencëtarë qëllimi kryesor i të cilëve ishte eksplorimi i universit dhe natyrës të krijuara prej Zotit. Të gjitha institutet shkencore të ngritura në vende të ndryshme si Britania dhe Franca, kishin si synim të tyrin "afrimin me Zotin duke zbuluar ligjet e Tij". Kjo frymë vazhdoi edhe në shekullin e 18-të. Disa nga shkencëtarët e njohur për përkushtimin e tyre ndaj Zotit dhe që i dhanë kontribute të veçanta botës së shkencës ishin Njutoni, Kepleri, Koperniku, Bekoni, Galilei, Paskali, Bojli, Peili dhe Kuviè. (Për detaje të mëtejshme, ju lutem shikoni kapitullin "Shkencëtarë të fesë").

Këta shkencëtarë besonin në Zot dhe praktikonin kërkimin shkencor me një frymëzim që rridhte pikërisht nga ky besim. Një nga treguesit më të mirë të kësaj ishin "Traktatet Brixhuoter" një seri botimesh e nxjerrë në Britani në shekullin e 19-të. Një numër shkencëtarësh kryen kërkime në fusha të ndryshme dhe përcaktuan objektin e studimit të tyre si "shenjat e harmonisë dhe rregullit që Zoti krijoi në univers dhe natyrë". Metoda e praktikuar nga këta shkencëtarë njihet si "Teologjia Natyrale", që do të thotë "të njohësh Zotin nëpërmjet natyrës".

Ishte vepra Teologjia Natyrale: Evidenca të Ekzistencës dhe Vetive të Zotit, mbledhur nga Shfaqjet e Natyrës, botuar në vitin 1802 e Uilliam Peili, ajo që i hapi rrugën Traktateve Brixhuoter. Në këtë libër Peili dha shembuj të modelimit në natyrë duke shpalosur njohuri të qarta mbi anatominë.

Duke marrë si model veprën e Paleit, iu bë një thirrje anëtarëve të Shoqërisë Mbretërore të Londrës. Më pas u udhëzua që këta të zgjedhur duhet të shkruanin, shtypnin dhe botonin një mijë kopje të një vepre: "Mbi Fuqinë, Urtësinë dhe Mirësinë e Zotit të shfaqur në Krijimin" duke e ilustruar këtë vepër me të gjithë argumentet e arsyeshëm si për shembull shumëllojshmëria dhe formimi i krijesave të Zotit në botën bimore, shtazore dhe minerale; efekti i tretjes dhe i kalimit, ndërtimi i dorës së njeriut dhe një pafundësi të tjera argumentesh; dhe gjithashtu zbulime në artet antike dhe moderne, shkencë si dhe shtrirje në të gjithë letërsinë moderne."

Kjo thirrje në kërkim të shenjave të ekzistencës së Zotit u përgjigj nga shumë shkencëtarë që nxorrën studime mjaft të vlefshme. Si pasojë e kësaj u prodhuan këto vepra:

(1) "Përshtatja e Natyrës së Jashtme ndaj Ndërtimit Moral dhe Intelektual të Njeriut", nga Tomas Çalmers (1833).

(2) "Kimia, Meteorologjia dhe Tretja", nga Uilliam Prut, (1834)

(3) "Historia, Zakonet dhe Instiktet e Kafshëve", nga Uilliam Kirbi (1835)

(4) "Dora, modelim i dukshëm", nga Sër Çarls Bell (1837)

(5) "Gjeologjia dhe Mineralogjia", nga Din Baklend (1837)

(6) "Përshtatja e Natyrës ndaj Kushteve Fizike të Njeriut", nga J. Kid, (1837)

(7) "Astronomia dhe Fizika e Përgjithshme", nga Dr. Uilliam Uivëll (1839)

(8) "Fiziologjia Shtazore dhe Bimore", nga P. M. Roxhet, (1840)

Traktatet Brixhuoter janë vetëm një shembull i takimit mes fesë dhe shkencës. Ndërhyrja më e madhe që qëndronte pas shumë studimeve shkencore të kryera si përpara ashtu dhe pas këtyre veprave ishte pranimi i universit të krijuar nga Zoti dhe perceptimi i gjithëfuqisë së Tij.

Devijimi i komunitetit shkencor nga kjo rrjedhë fillestare doli si pasojë e mbizotërimit të filozofisë materialiste në kulturën Perëndimore të shekullit të 19-të, si rezultat kjo i disa rrethanave të caktuara sociale e politike. Ky proces shfaqet plotësisht në teorinë e evolucionit të Darvinit dhe arrin kulmin, në kundërshtim direkt me pikëpamjen e mëparshme, duke e paraqitur shkencën dhe fenë si dy burime diturie kundërshtuese.

Read more...

41 Metoda për t’i shtuar gruas dashurin ndaj burrit sipas dritës së Kur’anit dhe sunetit

41  Metoda  për  t’i  shtuar  gruas  dashurin  ndaj  burrit  sipas  dritës  së   Kur’anit  dhe    sunetit

 

1-       Të zbukurohesh për gruan ashtu siç dëshiron që ajo të zbukurohet për ty.

2-       Të zgjedhësh metodën më të mirë për qortim, me apo pa arsye.

3-      T’i plotësosh dëshirën kur ajo dëshiron të bisedojë apo qajë hallet me ty.

4-      Ta thërrasësh me emra apo pseudonime më të bukura .

5-      Të sillesh but dhe të mahitesh me të.

6-      T’i shmangësh ngatërresave të cilat ndikojnë në dëshpërimin shpirtëror.

7-      Të ndiej ajo sinqeritetin dhe besnikërinë tënde ndaj saj,apo në një mënyrë ajo të sigurohet nga shkurorëzimi apo mashtrimi i saj.

8-      Shumë janë të dobishme surprizat apo befasitë me gjëra të cilat ajo i pëlqen.

9-      Kur të hysh në shtëpi të jesh përgëzues dhe buzëqeshës.

10-   Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me të duke i matur fjalët që të mos e ofendosh me diç.

11-     Të flasësh për gjërat të cilat e gëzojnë atë.

12-    Ta lavdërosh atë në prezencën e familjes tënde dhe të sajë.

13-    T’ia zbukurosh gjërat para saj me fjalë edhe poqë se nuk janë realitet.

14-   Të thyhet monotonia e përditshme çoftë ajo me ndonjë shëtitje  apo me ndonjë njoftim me një grua të ndonjë shoku të ri etj.

15-    T’ia mbulosh të metat e saja çofshin fizike apo mentale që ajo të mos e ndiej  mangësinë e saj duke u paraqitur tek ti.

16-   Duhet të kesh kujdes që problemet e vogla të zgjidhen e të mos i lëmë vend Djallit që t’i zmadhon ato e t’i bënë të pa zgjidhura përveç se me shkurorëzim.

17-    Ta ndihmosh ndonjëherë gruan në punët e shtëpisë e sidomos kur ka nevojë për ndihmë.

18-   Të respektosh edhe mendimin e saj e jo vetëm të vendosësh çdoherë për çdo çështje sipas logjikës tënde.

19-   Të kesh mendim të mirë ndaj saj dhe të mos merresh me paragjykime.

20-  Duhet ta lavdërosh atë aq shumë saqë ajo të mendojë se vetëm ajo ka ato cilësi dhe se është më e shkëlqyeshmja.

21-    Duhet të kesh në konsideratë trupin e saj që të mos e mundosh  shumë me punë kur ajo është në ciklin mujor apo kur ajo është shtatzëne.

22-   Ta ndihmosh në mbikëqyrjen e fëmijëve.

23-   Të respektosh familjen e saj dhe mos e ndalo që t’i vizitojë ata.

24-  Duhet ta shoqërosh atë gjatë ngrënies së ushqimit duke u ulur së bashku me të.

25-   Ruaj fshehtësitë e saja dhe atë që bisedoni mes vete.

26-  Të mos ia cenosh të drejtat që feja Islame ia lejon asaj .

27-   Të jesh i drejtë në mes grave nëse i ke më shumë se një,dy,tre dhe katër, - gjë (martesë) të cilën e ka lejuar Islami.

28-  Të ndihmoheni mes veti në devotshmëri ndaj Allahut, p.sh: t’i mësosh gruas faljen e namazit, nëse nuk falet, apo diç tjetër.

29-  Të mos largohesh nga shtëpia e të mos kthehesh për kohë të gjatë, me ditë, me muaj e vite.

30-  Mos përkujtoni ngatërresat e kaluara.

31-    Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj familjare apo në problemet e brendshme.

32-   Të kujdesesh urgjentisht për shëndetin e saj kur ajo keqësohet.

33-   Ta shoqërosh atë në gëzimet e saja edhe poqë se nuk është shumë me rëndësi për ty.

34-  Të jesh në kontakt me të kur të udhëton për në ndonjë vend të largët, edhe pse sot ndoshta ky problem nuk ekziston sepse mjetet e komunikimit e kanë lehtësuar fare këtë.

35-   Të jesh i qartë në shprehje kur ti kërkon diç nga ajo në mënyrë që të mos keqkuptoheni.

36-  Duhet që me gjakftohtësi të pasohen parimet islame, sidomos në rast ngatërresash, ashtu siç thotë Allahu Fuqiplotë në Kur’anin famëlartë në kaptinën En-nisa vërseti 34: “...E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati(e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti,më i madhi”.

37-   Mos llogarit gjithmonë se vetëm ti e thua të vërtetën apo vetëm ti ke të drejtë.

38- Të praktikosh parimet islame në përgjithësi e edhe gjatë marrëdhënieve intime në veçanti, ku ndër  tjerash thotë Pejgamberi SalAllahu alejhi ve sel-lem: ”Kur ndonjëri prej jush i ofrohet gruas (për marrëdhënie) le të thotë: O Zot na largo nga ne Djallin dhe nga pasardhësit tanë, nëse na furnizon. E më të vërtetë nëse furnizohen me ndonjë fëmijë (më ato marrëdhënie) do të jenë të  mbrojtur nga Djalli”.

39-  Ta kesh frikë Allahun që të mos bësh marrdhënie në anus dhe gjatë ciklit mujor-menstruacioneve.

40-  Duhet që t’i jepen ca të holla vullnetarisht në mënyrë që ta ndijë vetveten të pa nënçmuar.

41-   Dhe në fund duhet ta dimë të gjithë se ne jemi njerëz dhe si çdo krijesë tjetër edhe ne jemi të mangët dhe gabimtar sepse vetëm Allahu i lartësuar është pa të meta dhe i pa gabim, andaj të mos presim nga gratë që të ndodh ndonjë mrekulli nga ato e të jenë të përkryera, e pa gabime dhe të mos nevrikosen etj., por, ta falënderojmë Allahun për të mirat që i kanë e të bëjmë durim për të metat që i kanë dhe ta lusim Allahun për udhëzimin tonë dhe të tyre .

E lusim Allahun e Lartësuar që të na shtojë dashurin ndaj Tij, ndaj Pejgamberit të Tij, ndaj prindërve tanë, ndaj grave dhe fëmijëve tanë si dhe atyre ndaj nesh, AMIN!

 

Përktheu nga Arabishtja:

Sabit Gashi

Read more...

Archive article III

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Fusce ut metus augue, id laoreet dolor. Maecenas volutpat tristique felis, vel placerat sapien congue at. Vivamus vel massa sapien. Sed tempus mattis libero, at consequat neque viverra sed. Sed tortor metus, rhoncus id facilisis at, mattis eget nisi. Curabitur vel tortor felis. Sed mattis diam eu urna fermentum sed porta arcu auctor. Phasellus volutpat, sem feugiat malesuada cursus, magna dui adipiscing lectus, a pharetra leo enim quis lectus. Donec ornare magna a erat euismod egestas. Morbi non arcu sit amet diam dapibus aliquet vel nec massa. Aliquam fermentum sollicitudin lorem, auctor vehicula felis pellentesque a. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Sed risus magna, mollis sed ultricies ut, pellentesque a metus. Duis eu vestibulum nisl. Mauris blandit elit a turpis pellentesque semper. Integer eget urna erat, et hendrerit magna. In a quam urna, at sollicitudin tellus.

Donec ipsum erat, gravida sit amet laoreet et, adipiscing nec nibh. Vivamus ultrices faucibus nulla ut rhoncus. Nunc non posuere sapien. Praesent nec elit vitae sem posuere elementum eget tincidunt lorem. Quisque ornare malesuada dui nec pretium. Ut in mauris sit amet nunc cursus vehicula at id dolor. In enim nisi, venenatis quis lacinia id, congue sed arcu. Morbi nec risus eget augue porttitor pulvinar. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Nam quis enim in lacus aliquam tempus eu nec enim. Phasellus adipiscing facilisis est, sit amet volutpat libero vehicula in. Phasellus tincidunt convallis nisl sit amet luctus. Donec leo quam, sollicitudin vel porttitor at, cursus sed tellus. Sed dapibus massa id leo faucibus tempor molestie purus placerat. Cum sociis natoque penatibus et magnis dis parturient montes, nascetur ridiculus mus. Pellentesque tempor fringilla augue sit amet bibendum. Nam vitae hendrerit nulla.

Read more...

Archive article II

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Fusce ut metus augue, id laoreet dolor. Maecenas volutpat tristique felis, vel placerat sapien congue at. Vivamus vel massa sapien. Sed tempus mattis libero, at consequat neque viverra sed. Sed tortor metus, rhoncus id facilisis at, mattis eget nisi. Curabitur vel tortor felis. Sed mattis diam eu urna fermentum sed porta arcu auctor. Phasellus volutpat, sem feugiat malesuada cursus, magna dui adipiscing lectus, a pharetra leo enim quis lectus. Donec ornare magna a erat euismod egestas. Morbi non arcu sit amet diam dapibus aliquet vel nec massa. Aliquam fermentum sollicitudin lorem, auctor vehicula felis pellentesque a. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Sed risus magna, mollis sed ultricies ut, pellentesque a metus. Duis eu vestibulum nisl. Mauris blandit elit a turpis pellentesque semper. Integer eget urna erat, et hendrerit magna. In a quam urna, at sollicitudin tellus.

Donec ipsum erat, gravida sit amet laoreet et, adipiscing nec nibh. Vivamus ultrices faucibus nulla ut rhoncus. Nunc non posuere sapien. Praesent nec elit vitae sem posuere elementum eget tincidunt lorem. Quisque ornare malesuada dui nec pretium. Ut in mauris sit amet nunc cursus vehicula at id dolor. In enim nisi, venenatis quis lacinia id, congue sed arcu. Morbi nec risus eget augue porttitor pulvinar. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Nam quis enim in lacus aliquam tempus eu nec enim. Phasellus adipiscing facilisis est, sit amet volutpat libero vehicula in. Phasellus tincidunt convallis nisl sit amet luctus. Donec leo quam, sollicitudin vel porttitor at, cursus sed tellus. Sed dapibus massa id leo faucibus tempor molestie purus placerat. Cum sociis natoque penatibus et magnis dis parturient montes, nascetur ridiculus mus. Pellentesque tempor fringilla augue sit amet bibendum. Nam vitae hendrerit nulla.

Read more...

Archive article I

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Fusce ut metus augue, id laoreet dolor. Maecenas volutpat tristique felis, vel placerat sapien congue at. Vivamus vel massa sapien. Sed tempus mattis libero, at consequat neque viverra sed. Sed tortor metus, rhoncus id facilisis at, mattis eget nisi. Curabitur vel tortor felis. Sed mattis diam eu urna fermentum sed porta arcu auctor. Phasellus volutpat, sem feugiat malesuada cursus, magna dui adipiscing lectus, a pharetra leo enim quis lectus. Donec ornare magna a erat euismod egestas. Morbi non arcu sit amet diam dapibus aliquet vel nec massa. Aliquam fermentum sollicitudin lorem, auctor vehicula felis pellentesque a. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Sed risus magna, mollis sed ultricies ut, pellentesque a metus. Duis eu vestibulum nisl. Mauris blandit elit a turpis pellentesque semper. Integer eget urna erat, et hendrerit magna. In a quam urna, at sollicitudin tellus.

Donec ipsum erat, gravida sit amet laoreet et, adipiscing nec nibh. Vivamus ultrices faucibus nulla ut rhoncus. Nunc non posuere sapien. Praesent nec elit vitae sem posuere elementum eget tincidunt lorem. Quisque ornare malesuada dui nec pretium. Ut in mauris sit amet nunc cursus vehicula at id dolor. In enim nisi, venenatis quis lacinia id, congue sed arcu. Morbi nec risus eget augue porttitor pulvinar. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Nam quis enim in lacus aliquam tempus eu nec enim. Phasellus adipiscing facilisis est, sit amet volutpat libero vehicula in. Phasellus tincidunt convallis nisl sit amet luctus. Donec leo quam, sollicitudin vel porttitor at, cursus sed tellus. Sed dapibus massa id leo faucibus tempor molestie purus placerat. Cum sociis natoque penatibus et magnis dis parturient montes, nascetur ridiculus mus. Pellentesque tempor fringilla augue sit amet bibendum. Nam vitae hendrerit nulla.

Read more...

Module variations

On this page you can see basic suffixes used in this template.

01For the modules used on the top1-2 and bottom1-2 module positions we recommened to use only default module styles.

02The clear suffix is very useful to create banners or images without additional borders, margins and paddings. The clear suffix is also very useful inside the mainbody, mainbody_top and mainbody_bottom module positions.

03If you want to remove the top border from module in the Inset or Sidebar module position - please use the noborder suffix.

04For NSP modules embed in the Tabs GK5 module, we recommend to add the mobilelayout suffix - it will help to better use blank spaces on the mobile devices.

05The News Show Pro module has additional suffixes: nsphover - this suffix creates a NSP module with nice hover animation, headlines - this suffix is very usefull to create a nice arrow over the title on hover effect.

Read more...

Ekstremizmi

Ekstremizmi

Është nevoja të flitet në këtë temë për shkak të pluhurit të ngritur rreth kësaj teme. Në këtë temë ka folur ai që ka njohuri por edhe tjetri që nuk e njeh ekstremizmin nga asnjë anë. Kur flasim gjuhësisht, të gjithë themi se ekstremizmi është: prirje për të bërë kërkesa e për të kryer veprime që e kalojnë çdo masë; skajshmëri, teprim. Mirëpo kur flasim për ekstremizmin në fe, shumë prej njerëzve mendojnë se çdokush që mundohet të praktikojë ligjet e Allahut dhe të bëhet mysliman i mirë, ai na qenka ekstremist dhe duhet të kemi kujdes nga ai. Ekstremizmi apo teprimi në fe padyshim se është i urrejtur, mu për atë shkak ne duhet të njihemi se çka në të vërtetë është ekstremizmi në fe.

Ekstremizëm në fe d.m.th. kalim i kufijve fetarë, ngurtësim dhe ashpërsim në të. Kjo ndodhë në atë mënyrë, që për një çështje konkrete të tejkalon ligjin e përcaktuar nga Allahu, pastaj të këmbëngulë se vetëm ai mund të jetë në të drejtë dhe të shfaqet me ashpërsi para secilit që nuk e pranon mendimin e tij. Imam Kurtubiu thotë: Ekstremizmi në fe d.m.th. kalimi i kufijve ashtu si kanë kaluar jehuditë dhe të krishterët lidhur me Isaun. Ekstremizmi i jehudive është fjala e tyre: Isau është bir lavire; ndërsa ekstremizmi i të krishterëve është fjala e tyre: Isau është zot.

Lloje nga ekstremizmi:

1. Ekstremizmi në fe, dhe atë duke besuar besime të kota, siç kanë bërë krishterët, kur thanë për Allahun: "Zoti është i treti prej treshit", ose: "Isai është bir i Zotit", ose fjala e jehudive: "Isau është bir lavire". Në këtë lloj bën pjesë edhe ajo që bëjnë disa grupe të humbura, të cilët kanë kaluar kufijtë e përcaktuar, sikurse shiat, dervishët, havarixhët, murxhitë, etj.

2. Ekstremizmi në Kur'anin Famëlartë, dhe atë duke i kaluar kufijtë gjatë leximit të tij, me zgjatje të stërzgjatura dhe shqiptim të tepruar, si dhe, duke e komentuar me komente të pabaza.

3. Ekstremizmi në shkencë, i cili rezulton me ndërrimin e kuptimeve të Kur'anit, sikur kanë bërë disa njerëz gjatë historisë dhe disa që bëjnë në ditët e sotme. Në shikim të parë, ndonjëherë ndodhë të duket jo pajtueshmëri mes Kur'anit dhe shkencës, ashtu që ata që janë ekstremist në shkencë menjëherë nxitojnë që t'i ndërrojnë kuptimet e Kur'anit, me qëllim që mos të vijë ndesh me shkencën. E kjo pa dyshim është gabim. Është e vërtetë se shkenca e mirëfilltë nuk vjen ndesh me Kur'anin, mirëpo nëse ndonjëherë ndodhë të na duket ashtu, atëherë duhet të jemi të bindur se me siguri ka ndonjë gabim në atë përfundim shkencor apo në kuptimin tonë të Kur'anit, e assesi të bëjmë ndryshimin e kuptimit të Kur'anit.

Hyrja në fe duhet të bëhet gradualisht:

Hyrja në fe me shpejtësi dhe teprim është ekstremizëm. Ibën Munejjir ka thënë: Kemi parë ne, e po ashtu edhe njerëzit para nesh, se secili që e tepron në fe, më vonë shkëputet. Nuk kemi qëllim të ndalojmë dikë që adhurimin ta kryejë sa më mirë, sepse ajo gjë është e lëvduar, por dëshirojmë të ndalojmë nga teprimi i cili rezulton me lodhje e plogështi. Kemi për qëllim teprimin në gjëra vullnetare që rezultojnë me braktisjen e më të lëvduarës apo lëshimin e farzit. Sikur që ka raste të atyre që falen tërë natën, e pak para sabahut i kaplon gjumi dhe flenë deri pas sabahut, ose i ikë namazi me xhemat.

Për ta kuptuar edhe më mirë këtë çështje dhe për të parë se sa është e qortuar, do t'i lexojmë disa ajete, hadithe dhe fjalë të dijetarëve në këtë temë.

Ajete rreth teprimit në fe:

1. ) يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ وَلا تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ إِلاَّ الْحَقَّ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللَّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِنْهُ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَلا تَقُولُوا ثَلاثَةٌ انتَهُوا خَيْراً لَكُمْ إِنَّمَا اللَّهُ إِلَهٌ وَاحِدٌ سُبْحَانَهُ أَنْ يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ لَهُ مَا فِي السَّمَوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَفَى بِاللَّهِ وَكِيلاً ( النساء 171)

1. "O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun, përveç të vërtetës. Vërtetë Mesihu, Isau, biri i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besoni pra Allahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: "Tre". Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; I lartësuar është Ai që të ketë fëmijë. ا'ka në qiej dhe ç'ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton Allahu si kujdestar.

2. قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ وَلا تَتَّبِعُوا أَهْوَاءَ قَوْمٍ قَدْ ضَلُّوا مِنْ قَبْلُ وَأَضَلُّوا كَثِيراً وَضَلُّوا عَنْ سَوَاءِ السَّبِيلِ ( المائدة 77)

2. "Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".

Pjesa e ajetit: "...jashtë të vërtetës..." na mëson se veprimi i asaj që është e vërtetë nuk quhet teprim në fe, nuk është ekstremizëm.

Hadithe rreth ekstremizmit:

1. Ibën Abasi rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kishte kërkuar nga ai disa guralecë, vazhdon: I mblodha dhe kur ia dhëna në dorë, tha: "Këso guralecë duhet, ndërsa keni kujdes nga ekstremizmi në fe, sepse të gjithë ata që u shkatërruan para jush, u shkatërruan për shkak të ekstremizmit në fe". (1)

Ja çfarë kujdesi ka pasur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, që pasuesit e tij të jenë sa më larg teprimit, ndërsa sot gjatë haxhit shumë prej myslimanëve marrin gurë mjaft të mëdhenj për të gjuajtur "shejtanin". Këtu mësojmë se prej shkaqeve kryesore të ekstremizmit në fe qenka padija e njerëzve për fenë.

2. Ma'kil ibën Jesari radijallahu anhu, rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Dy lloj të njerëzve nuk do ta arrijnë shefatin tim: udhëheqësi zullumqar e tiran dhe ai që e tepron në fe, dëshmon kundër tjerëve dhe largohet nga ata". (2) Ekstremisti, lëre që vetë është në gabim, por edhe i qorton të gjithë ata nuk përmbajnë mendimin e tij. Për këtë shkak, nuk do ta ketë fatin e ndërmjetësimit të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem.

3. Uehb ibën Abdullah rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, e kishte vëllazëruar Selmanin me Ebu Derdanë. E vizitoi njëherë Selmani Ebu Derdanë dhe e pa Umu Derdanë (bashkëshorten e Ebu Derdasë) jo të veshur si duhet, dhe i tha: ا'është puna me ty? Tha: Vëllai yt, Ebu Derdaja nuk ka nevojë për dynja. Pastaj erdhi Ebu Derdaja dhe i shtroi të hajë, e Selmani i tha: Ha edhe ti! Tha: Jo, se agjëroj. As unë nuk do të ha përderisa ti nuk han – ia ktheu Selmani, ashtu që ngrënën të dytë. Gjatë natës, Ebu Derda deshi të ngrihet për tu falur, por Selmani i tha: Fli dhe ai fjeti, më vonë deshi të ngrihet prapë, por Selmani sërish e ndaloi. E kur mbeti pjesa e fundit e natës, u ngrit Selmani dhe tha: Ngrihu tani, dhe u falën bashkë. Pastaj Selmani i tha: Ndaj Zotit tënd ke borxh, ndaj vetes tënde ke borxh dhe ndaj familjes tënde ke borxh. Ndaj secilit duhet ta pastrosh borxhin. Pas kësaj Ebu Derda shkoi te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe ia tregoi rastin, e Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: "Selmani e ka thënë të vërtetën". (3)

4. Ajsheja rrëfen se Umu Habibe dhe Umu Seleme në Abesini kishin parë një kishë që brenda kishte piktura dhe këtë ia treguan Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, i cili tha: "Tek ata, kur ishte ndonjë njeri i mirë e pastaj vdiste, mbi varrin e tij ndërtonin faltore dhe në atë faltore pikturonin ato piktura. Ata janë njerëzit më të këqij tek Allahu në ditën e Kijametit". (4) Sepse, e tepruan në nderimin e atyre njerëzve, derisa i kaluan kufijtë.

5. Ebu Tha'lebe el-Hushenij rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Allahu ka caktuar farze, mos i nëpërkëmbni ato, ka caktuar kufij e mos i kaloni ato, ka ndaluar disa gjëra e mos iu afroni atyre, ndërsa do gjëra i ka lërë jo nga harresa, e mos hulumtoni pas tyre". (5)

6. Ajsheja radijallahu anha, rrëfen se njëherë kishte hyrë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe një grua ishte mysafir te ajo, e ai pyeti: Kush është? Tha: Filaneja, dhe filloi ta lëvdojë se sa falet. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Hë, veproni atë që mundeni, se pasha Allahun, Ai nuk lodhet përderisa ju të lodheni. Feja më e dashur tek Allahu është ajo që është e vazhdueshme. (6) Allahu, subhanehu ue teala, dëshiron që robërit e Tij të punojnë vazhdimisht edhe nëse është pak. Allahu nuk lodhet asnjëherë duke të shpërblyer për punën që e bën, andaj vepro atë që mundesh, që vazhdimisht të shpërblehesh. Assesi mos vepro atë që nuk mundesh, sepse pa dyshim se do të lodhesh, e kur të lodhesh ti, atëherë edhe Allahu "lodhet" – e ndërpret shpërblimin e Tij për ty. Kështu e kanë shpjeguar dijetarët këtë hadith, e jo se me të vërtetë Allahu subhanehu ue teala, lodhet.

7. Enesi radijallahu anhu, rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kishte parë një njeri i cili ndihmohej nga djemtë e tij për të ecur, dhe pyeti: ا'është puna e tij? Thanë: Është zotuar se do të ecë. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Allahu aspak nuk ka nevojë që ky person ta dënojë veten, dhe e urdhëroi që të hipë në kafshë.

8. Enesi, radijallahu anhu, po ashtu rrëfen se disa as'habë kishin pyetur ndonjërën prej grave të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, rreth adhurimit të tij në jetën private. E pas kësaj, njëri nga ata tha: Unë nuk do të martohem; tjetri: Unë nuk do të ha mish; e tjetri: Unë nuk do të fle në shtrat. Kur mori vesh Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për këtë, pasi falënderoi dhe lëvdoi Allahun, tha: ا'është puna me disa njerëz që kanë thënë kështu e ashtu. Dijeni se unë falem dhe fle, agjëroj dhe ha dhe martohem po ashtu. Kush largohet nga suneti im, ai nuk është nga unë". (7)

9. Transmetohet se Abdullah ibën Mugaffel kishte dëgjuar të birin duke u lutur: O Zot, kërkoj një pallat të bardhë në të djathtën e xhenetit kur të hyj; dhe i tha: O bir, kërko xhenetin dhe mbrojtjen nga xhehenemi, se unë e kam dëgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: "Në këtë popull do të ketë njerëz që do t'i kalojnë kufijtë në abdes dhe lutje". (8) Teprimi në lutje pra, qenka duke hyrë në detaje gjatë lutjes, sikur ky rast me djalin e Abdullahit, ndërsa në abdes kjo ndodhë duke i larë pjesët e abdesit më shumë se tri herë, duke dyshuar a ka depërtuar uji mirë apo jo etj.

10. Xhabir ibën Abdullahu rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ky din është i fortë, hyn në të me ngadalësi e mos ia bën të urrejtshme vetes tënde adhurimin...". (9) Feja është më e fortë dhe më e madhe se ti, mos mendo se mund ta praktikosh atë për një apo dy ditë, andaj fillo praktikimin e tij dalë nga dalë, se përndryshe do të mërzitesh pas një kohe dhe nuk do ta dëshirosh adhurimin.

11. Enesi rrëfen se si njëherë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, duke hyrë pa një litar mes dy shtyllave dhe pyeti: Pse është ky litar këtu? Thanë: Është litari i Zejnebes, e cila kur lodhet në namaz mbahet në të. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: Hiqeni, faluni sa të mundeni, e kur të lodheni uluni". (10)

12. Ajsheja radijallahu anha, rrëfen se si njëherë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, veproi diç por me lehtësim, e disa nuk vepruan ashtu. Mori vesh Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për këtë, dhe pasi e falënderoi dhe lëvdoi Allahun tha: ا'është puna me disa njerëz të cilët kanë drojën të veprojnë si veproj unë? Vallahi, dijeni se unë më së miri e njoh Allahun dhe jam më i devotshëm se të gjithë". (11) Andaj, nëse për një çështje ka lehtësim të argumentuar, veproje më të lehtën sepse kështu ka vepruar Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, por edhe shpërblimi është më i madh.

13. Omeri radijallahu anhu, thotë: Kam dëgjuar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: Mos më ngrini sikur krishterët që e ngritën birin e Merjemes, unë jam rob. Thuani: rob i Allahut dhe i dërguar i tij.

14. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, kur e dërgoi Ebu Musën dhe Muadhin në Jemen, u tha: "Lehtësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos i largoni njerëzit dhe ndihmohuni mes vete". Ebu Musa pyeti: O i dërguar i Allahut, ne do të jemi në një vend të cilët nga mjalti prodhojnë një lloj pije, dhe një lloj tjetër nga elbi. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, tha: اdo gjë që deh është e ndaluar". (12)

Nga fjalët e dijetarëve kemi zgjedhur këto fjalë të Alijut, radijallahu anhu: "Lidhur me mua do të shkatërrohen dy lloj njerëz: njëri që më do me ekstremizëm për gjëra që unë nuk i posedoj, dhe tjetri i cili më urren dhe bën shpifje për mua". Po ashtu e ka porositur familjen e tij: "Mos e teproni në qefinin tim".

Disa dëme të ekstremizmit:

1. Largon nga Allahu dhe patjetërson Zjarrin.

2. Ndërpret punën dhe pamundëson vazhdimësinë në të.

3. Është argument i mendjes së dobët dhe është derë për shejtanin.

4. Është argument i padijes dhe i kuptimit të cekët.

5. Shkakton vesveset.

6. Shtrëngon shpirtin dhe shkakton pikëllimin.

 

Omer Berisha

albislami.com

 


1. Nesaiu

2. Ibën Ebu Asimi në "sunne". Albani thotë se është sahih.

3. Buhariu (1968)

4. Buhariu (427) dhe Muslimi (528)

5. Hakimi në mustedrek, ku ka thënë se hadithi është sahih dhe në këtë e ka pëlqyer Dhehebiu. Po ashtu Bezari thotë se zinxhiri i këtij hadithi është sahih.

6. Buhariu (43) Muslimi (785)

7. Buhariu (5063) Muslimi (1401)

8. Sahih Ebu Davud (1/21)

9. Bejhekiu në Sunen Kubra, Albani thotë se është sahih në Sahihul Xhamië (2242)

10. Buhariu (1150)

11. Buhariu (7301)

12. Buhariu (6124) Muslimi (1732)

Read more...

Qëndrimi ynë ndaj dijetarëve

Qëndrimi ynë ndaj dijetarëve

Duke analizuar një kohë të gjatë gjendjen e njerëzve që i japin vetes të drejtë për të dhënë vlerësimin e tyre për dijetarët, të cilët disa herë mund të bëjnë ndonjë gabim edhe në çështjet e akides, e disa herë pretendohet se kanë bërë gabime në çështjet e akides, dhe duke hulumtuar këtë çeshtje një kohë paksa të gjatë, më ra në sy një shkrim, i cili është pjesë e hyrjes së librit "Er-Rudud vet-Teakubat ala ma vekea lil-Imami en-Nevevi", në faqet 30-35 të këtij libri, ku Shejh Meshhur Haseni flet për pozitën e Imam Neveviut në mesin e ithtarëve të Sunnetit për shkak të disa shtrembërimeve që ai ua ka bërë kuptimit të haditheve ku përmenden Cilësitë e All-llahut, subhanehu ve teala.

 

Ky libër është botuar në vitin 1413/ 1993, po këtë vit edhe e kam lexuar, kurse këto ditë e shfletova përsëri dhe gjeta një sqarim shumë domethënës rreth kësaj çeshtjeje nga shejh Meshur Haseni, sqarim, të cilin duhet ta kemi parasysh gjat të gjitha vlerësimeve që i bëjmë për dijetarët duke i etiketuar ata me llojlloj etiketimesh.

 

Ai mes tjerash thotë:

 

"Qëndrimi ynë ndaj Imam Neveviut, rahimehull-llah, dhe tevilateve (shtrembërim të kuptimit të cilësive të All-llahut) të tija:

 

Këto rreshta nuk mjaftojnë për të sjellur shprehjet e dijetarëve ku lavdërohet Ebu Zekerija En-Neveviu dhe as që kam nevojë për tu koncentruar në këtë çeshtje për shkak të publicitetit dhe për shkak se është i njohur në mesin e nxënësve të dijes. Këtë gjë shumë gjërësisht e kemi treguar gjatë publikimit dhe recenzimit të librit të Ibnul-Attarit "Tuhfetul-Talibin fi terxhemti Muhjidin", andaj ai që dëshiron ti dijë këto gjëra le ti referohet këtij libri, dhe do të gjejë, inshaAll-llah, atë që e gëzon.

 

Në këtë rast dëshiroj të tërheq vërejtjen për një gjë shumë të rëndësishme: "në mesin e esharitëve ka dijetarë që kanë shërbyer sherijatin siç janë: Hafidh Ebu Bekr Bejhakiu, Hafidh Ebul-Kasim ibën Asakir, Imam El-Iz ibën Abdus-Selam dhe shumë dijetarë të vlefshëm të esharitëve, i përmendim vlerat e tyre edhe pse i tregojmë bidatet në të cilat kanë rënë, sepse e vërteta nuk pranon koncesione, kurse bidatet e tyre nuk duhet të na pengojnë që të përfitojmë nga dija e tyre, në hadithe, fikh, tefsir, histori, etj, mirëpo me kujdes.

 

Në këtë i kemi shembull selefin dhe imamët, të cilët kanë transmetuar nga shumë bidatçi, sepse e kanë ditur se janë të vërteta.

 

I ikim tekfirit (konsiderim të dikujt kafir), tedlilit (konsiderim të dikujt të devijuar) dhe tefsikut (konsiderim të dikujt fasik) të njerëzve të përcaktuar të kësaj kategorie të dijetarëve, sepse kjo nuk është nga metoda e selefit, por mjaftohemi me sqarimin e bidatit të tyre dhe replikimin ndaj tij, nëse ballafaqohemi me te.

 

Kjo e tëra vlen kundrejt dijetarëve te të cilët nuk dominon bidati dhe epshi dhe e dimë prej tyre se ata kujdesen për pasimin e Sunnetit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe hulumtimin e të vërtetës nga Kur'ani dhe Sunneti, mirëpo nuk ia ka arritur për shkak të ndonjë mëdyshjeje ose ndonjë shkaku tjetër". ("El-Akidetus-Selefijetu fi kelami rabil-Berrijeti", fq. 431).

 

E këtillë është çeshtja e Imam Neveviut, rahimehull-llah, i cili është përpjekur në kërkim të vërtetës, qëndrimit në te dhe dhënies pas saj. Askend nuk e lavdërojmë para All-llahut.

 

Në vijim do të përmendim edhe një fjali të Ibën Tejmijjes, rahimehull-llah, fjalë shumë e çmueshme, ku përmend dispozitën e fesë mbi dispozitën e dijetarit që ban tevil edhe pse ai zakonisht kapet pas të vërtetës, mirëpo nuk ia ka qëlluar në disa gjëra ose në disa raste, ku edhe ua tërhjek vërejtjen nxënësve të dijes nga pasimi i këtij dijetari në rrëshqitjet e tija ose pasimin e mendimeve të tija. Kjo ndodh për shkak të afirmitetit, devotshmërisë, hises së madhe në dije dhe numrin e madh të veprave.

 

Ai mes tjerash thotë:

 

"Askujt si takon të pasojë rrëshqitjet e dijetarëve, ashtu sikurse nuk u takon të flasin për dijetarët dhe besimtarët përpos me atë që e meritojnë, sepse All-llahu u ka falur besimtarëve gabimet që i kanë bërë, sikurse na ka treguar në Kur'an: "…Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! …". (El-Bekare: 286).

 

Kurse All-llahu u përgjigj duke u thënë: ua kam pranuar këtë kërkesë". (Muslimi).

 

Jemi urdhëruar të pasojmë atë që na është shpallur nga Zoti ynë dhe mos të pasojmë askend tjetër përpos Tij, jemi urdhëruar që mos të respektojmë krijesat në të bërit mëkate Krijuesit dhe të kërkojmë falje për vëllezërit tanë që na e kanë parakaluar me besim, duke thënë:

 

"…Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!" (El-Hashr: 10).

 

Kjo gjë është obligim për muslimanët në të gjitha çeshtjet e dyshimta, e madhërojmë urdhërin e All-llahut duke e respektuar për hirë të All-llahut, subhanehu ve teala, dhe për Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kujdesemi për obligimet që kemi ndaj muslimanëve, sidomos ndaj dijetarëve, ashtu sikur na ka urdhëruar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai që largohet nga kjo rrugë është larguar nga pasimi i argumentit dhe ka anuar kah pasimi i epshit dhe imitimit, pastaj i dëmton besimtarët dhe besimtaret me gjëra që nuk i kanë fituar. Ky njeri është prej zullumqarëve. Ai që i madhëron shenjtëritë e All-llahut dhe sillet mirë me robërit e All-llahut është prej evlijave të devotashëm. All-llahu e di më së miri". ("El-Fetava", 32/ 239).

 

Ai gjithashtu thotë: "Nëse sheh ndonjë shkrim (mendim) të gabuar që buron nga një imam i vjetër, atij kjo i falet për shkak të mosarritjes së argumentit te ai, mirëpo nuk i falet atij tek të cili ka arritur argumenti. Për këtë shpallet bidatçi ai, të cilit i kanë arritur argumentet e dënimit të varrit dhe të ngjajshmet me te, kurse nuk shpallet bidatçi Aisheja, radijall-llahu anha, e tjerët që nuk e kanë ditur se të vdekurit dëgjojnë në varret e tyre. Kjo gjë është një rregull i madh, andaj analizoje, sepse të sjell shumë dobi". ("El-Fetava", 6/ 61).

 

Ibën Tejmijje poashtu në një vend tjetër pasi që e përmendi grupin e shpëtuar, besimin e tij dhe argumentin e shpëtimit të tij, tha: "Gjithsecili që kundërshton diçka nga ky besim nuk është patjetër i shkatërruar, sepse ai që e kundërshton këtë gjë mund të jetë muxhtehid i cili ka gabuar dhe i falet ky gabim, ose nuk i ka arritur dija rreth kësaj çeshtjeje që të jetë kjo argument kundër tij". ("El-Fetava", 3/ 179).

 

Ai gjithashtu ka sqaruar se dijetari mund të jetë nga njerëzit që bëjnë ixhtihad dhe sipas ixhtihadit të tyre kanë bërë tevil (shtrembërim të kuptimit), njerëz me vlerë, devotshmëri, kujdes në pasimin e sherijatit dhe pasimin e gjurmëve të Pejgamberit, mirëpo ka gabuar në kuptimin e teksteve (të sherijatit), në ixhtihadin e tij dhe në tevilin që kanë bërë, ka sqaruar se ky grup i njerëzve janë të shpërblyer dhe të arsyetuar në gabimin e tyre, mirëpo nuk lejohet të pasohen në gabimin e tyre, duke thënë:

 

"Ai që preferon ndonjë vepër me të cilin i afrohet njeriu All-llahut, ose bën obligative ndonjë vepër me fjalën ose veprën e tij, duke mos e bërë pjesë të sherijatit, ai ka nxjerë sherijat, për të cilin All-llahu nuk ka dhënë leje, kurse ai që e pason në këtë gjë e konsideron ortak me All-llahun, i cili ka sjellur ligje të cilat nuk i ka lejuar All-llahu. Po, mund të jetë muteevil në këtë ligj, andaj i falet atij për shkak të tevilit të tij, nëse është muxhtehid me ixhtihad, pranë të cilit falen gabimet e tij dhe shpërblehet për ixhtihadin e tij, mirëpo nuk lejohet të pasohet në këtë gjë ashtu sikurse nuk lejohet pasimi i cilitdo njeri në fjalët dhe veprat e tija, nëse dihet se e sakta është në të kundërtën edhe pse thënësi ose vepruesi mund të jetë i shpërblyer dhe i arsyetuar". ("El-Fetava", 4/ 195).

 

Edhe përskaj kësaj nuk janë të barabartë të gjithë ata që biejnë në gabime të ngjajshme për ndonjë shkak, disa prej tyre qortohen ashpër e disa jo. Këtë konkluzë e ka nxjerur Ibën Tejmiu duke i analizuar tekstet e sherijatit dhe gjendjet e selefit dhe mes tjerash thotë:

 

"Nëse e sheh ndonjë imam që e qorton ashpër ndonjë thënës të ndonjë fjale, ose e ka bërë tekfir, kjo nuk konsiderohet rregull i përgjithshëm i cili aplikohet ndaj secilit që e thotë një fjalë të këtillë, përpos nëse ekziston kushti, i cili shkakton meritimin e qortimit të ashpër dhe tekfirit". ("El-Fetava", 11/ 471).

 

Nëse jemi duke e konfirmuar pranimin e këtij arsyetimi nga ky imam për shkak të ixhtihadit dhe tevilit, kjo nuk na detyron ta konfirmojmë gabimin dhe kundërshtimin e tij dhe të jemi dakort me një gjë të tillë.

 

Por duhet ta sqarojmë të saktën, sepse vendimi për arsyetim është për në ahiret, mosfitimi i mëkatit, fitimi i shpërblimit për shkak të ixhtihadit dhe përpjekjes është diçka, kurse refuzimi i gabimit dhe tërhekja e vërejtjes nga gabimi është diçka tjetër. (Shiko: "El-Fetava", 11/ 471). Andaj ke kujdes në këtë çeshtje dhe mos u bë prej neglizhentëve.

 

Pas kësaj e sjell edhe përfundimin si këshillë, duke sjellur fjalën e Imam Mukbiliut nga libri i tij "El-Ilmush-Shamih fi tafdilil-Haki alel-Abai vel-Meshajih", fq. 274- 275, ku ai mes tjerash thotë:

 

"Kjo është rruga e drejtë me të cilën na ka porositur All-llahu. Në këtë rrugë ecë, sepse nuk të dëmtojnë shokët nëse ecin djathtas dhe majtas, e nëse janë në këtë rrugë atëherë i ke shokë, e nëse largohen nga kjo rrugë, mos u mërzit për këtë gjë, nëse ti vet je në mes. Nëse anon nga ndonjë grup që ecë rrugicave, dije se je këshilluar me kohë, e nëse mendon se dikush prej tyre nuk është larguar nga rruga e drejtë as një pëllëmbe, dije se ke gabuar. Nëse thua: disa janë më afër e disa më larg, të vërtetën e ke thënë, mirëpo nuk e di sasinë e afrisë dhe largimit nga Zoti yt, kurse shpëtimi qëndron në kapjen për porosinë e Zotit tënd, kur thotë:

 

"Porositni në të vërtetë dhe porositni në durim". (El-Asr: 3). All-llahun e lusim për udhëzim dhe sukses".

 

Kjo është tërë ajo që kishte shkruar Shejh Meshuri në këto faqe nga ky libër i tij.

 

Mendoj se ky shkrim i Shejh Meshhur Hasenit, i cili është shkruar duke u mbështetur në fjalët e Imamit të madh dhe zemërgjërë, Ibën Tejmiut, na jep sqarime të mjaftueshme se si duhet të jetë qëndrimi i ynë ndaj dijetarëve, me disa qëndrime ose fetva të të cilëve nuk pajtohemi.

 

Nëse kështu duheshka të pozicionohemi ndaj Imamit të madh, Imam Neveviut, gabimi i të cilit pa dyshim është në një pjesë të rëndësihme të akides, e ato janë Emrat dhe Cilësitë e Tija, atëherë çka mund të themi për gabimet e dijetarëve tjerë, të cilët publikisht shprehen dhe praktikisht demonstrojnë se janë të kapur për menhexhin e selefit.

 

E lusim All-llahun të na jep dije të dobishme dhe vepra të mira, na bëftë çelës të të mirës dhe mbyllës të të keqes. Amin.

Bekir Halimi

albislami.com

Read more...

Mos mallko!

Mos mallko!

Prej pasojave më të rrezikshme të sjelljes së ngutshme dhe të pakujtuar për gjykim ndaj tjerëve, dhe me të cilën gjë i japim vetes pozitën e gjykatësit për të gjykuar dikënd si të kapluar me mëshirën e Allahut ose me mallkim prej Tij.

Ai që mediton rreth kësaj e vëren se qortimi i kësaj cilësie në Islam qëndron sepse kjo cilësi mëton në mohimin e imanit të sinqertë, prej cilësive më të dalluara të të cilit është butësia me krijesat. Besimtari zemrën e ka të lidhur për All-llahun, subhanehu ve teala, gëlltit nga nektari i mëshirës së All-llahut me të cilën do të mëshirojë të tjerët dhe nga butësia dhe mirësia e All-llahut me të cilat do të jetë bamirës ndaj atyre që i ka përreth. Kështu, besimi formohet me të gjitha kuptimet e mëshirës dhe butësisë, si dhe, denoncohet prej çdo ashpërsie, vrazhdësie dhe nënçmimi.

Mallkimi në kuptimin e tij të gjerë përfshin dëbimin nga mëshira e Allahut të lartmadhëruar dhe është një prej gjërave të urrejtura e për të cilat ka ndaluar Pejgamberi gjatë edukimit të tij neve, me shumë ndalime dhe udhëzime. Thotë ai, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi te;

إني لم أبعث لعانا و إنما بعثت رحمة )

“Unë nuk jam i dërguar si mallkues por u dërgova si mëshirë” (1)

( ليس المؤمن بالطعان ولا اللعان ولا الفاحش ولا البذيء )

“Nuk është besimtari akuzues, as mallkues, as sharës e as një që fol pistë” (2)

( لا ينبغي لصديق أن يكون لعانا )

“Nuk i ngjan besnikut, (të sinqertit) që të jetë mallkues” (3)

( لا يكون المؤمن لعانا )

“Besimtari nuk bëhet mallkues” (4)

( لا تلاعنوا بلعنة الله ولا بغضبه ولا بالنار )

“Mos mallkoni me mallkim nga Allahu as me Hidhërim të Tij e as me Zjarrin” (5)

Pra mos bëni lutje kundër njerëzve me diçka që shpreh largimin nga mëshira e Tij, qoftë në mënyrë eksplicite duke thënë: “Allahu e mallkoftë” ose indirekt duke thënë “qoftë Hidhërimi i Allahut ndaj Tij” ose “Allahu e futtë në Zjarr”

Fjala e pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Mos mallkoni” është me kuptim të përgjithshëm, në disa raste është për qëllim ndalesa e vërtetë, e në disa raste është me alegori. Është me alegori, sepse mallkimi është i lejuar, kur është i drejtuar ndaj ndonjë karakteristikë të përgjithshme apo të veçantë. Sikurse, të mallkuarit e kafirëve, apo në veçanti, sikurse mallkimi i jehudive, të atyre që vizatojnë gjallesa apo të ndonjë kafiri përkatës, I cili ka vdekur në kufër, sikur faraoni apo Ebu Xhehli.

Transmetohet nga Zejd bin Eslem se AbdulMelik ibën Mervani i dërgoi Ummu Derdasë ca mobilje për shtëpi, dhe ashtu, një natë AbdulMeliku u ngrit dhe e thirri shërbëtorin e tij, i cili ecte dalëngadalë, e AbdulMeliku e mallkoi. Kur gdhinë, Ummu Derdaja i tha: mbrëmë të dëgjova kur e mallkove shërbëtorin tënd, e kam dëgjuar Ebu Derdanë, radijallahu anhu, duke thënë: Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( لا يكون اللعانون شفعاء ولا شهداء يوم القيامة )

“Ditën e kijametit, mallkuesit nuk do të mund të jenë as ndërmjetësues e as dëshmitarë (dëshmorë)”. (6) (d.m.th. nuk do të mund të ndërmjetësojnë ditën kur besimtarët do të ndërmjetësojnë për vëllezërit e tyre, dhe as nuk do të mund të dëshmojnë mbi popujt tjerë se pejgamberët e tyre e kanë kumtuar fenë. Një tjetër mendim thotë se Allahu, subhanehu ve teala, nuk do t’ua mundësojë atyre vdekjen në rrugë të Tij si dëshmorë).

Tregon Thabit ibën Dahhaki, radijallahu anhu, se Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( لعن المؤمن كقتله .. )

“Mallkimi i besimtarit është sikurse vrasja e tij” (7), pra, në ndalimin, dënimin dhe largimin prej mëshirës. Kjo, sepse mallkimi është largim nga mëshira, ndërsa vrasja është largim nga kjo jetë.

Në këto hadithe të shumta dukshëm shihet rreziku i çështjes së mallkimit, poashtu edhe dëmi i lirisë së pakontrolluar në nxjerrjen e të tjerëve nga mëshira e Allahut, subhanehu ve teala, gjë që do të rezulton me mbjelljen e urrjetjes dhe përçarjes, në një kohë, ku më se e nevojshme është që shoqëria islame të jetë e kapur për litarin e respektit dhe dashurisë. Anëtarët e të cilit do të jenë si ndërtesë e fortifikuar mirë.

Serioziteti i Resulullahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ta larguar këtë cilësi prej besimtarëve sihet në më tepër se një rast, ku ndonjëherë është mësues, ndonjëherë si qortues e ndonjëherë edhe si dënues.

Thotë Xhermuza el-Huxhejmi:

قلت يا رسول الله أوصني قال ( أوصيك أن لا تكون لعانا )

I thash të dërguarit: Më këshillo! Më tha: “Të këshilloj që mos të bëhesh mallkues” (8)

Pra, mos e mallko atë që është e ndaluar ta mallkosh, ngase kjo ndalohet. Poashtu ai mallkim i kthehet mallkuesit.

Tregon Ebu Derdaja, radijallahu anhu, se Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

( إن العبد إذا لعن شيئا صعدت اللعنة إلى السماء فتغلق أبواب السماء دونها ثم تهبط إلى الأرض فتغلق أبوابها دونها ثم تأخذ يمينا وشمالا فإذا لم تجد مساغا رجعت إلى الذي لعن فإن كان لذلك أهلا وإلا رجعت إلى قائلها )

“Kur njeriu mallkon diçka, ai mallkim drejtohet kah qielli, por i mbyllen dyert e qiellit, pastaj lëshohet kah toka dhe sërish mbyllen dyert, pastaj shikon djathtas-majtas, e nëse nuk gjenë vend, drejtohet kah I mallkuari, nëse kjo cilësi nuk është për të, atëherë kjo cilësi I kthehet thënësit të saj” (9).

El-Munavi kështu e ka shpjeguar këtë hadith: “mallkon diçka” – qoftë njeri apo diç tjetër, duke bërë lutje që Allahu ta largojë nga mëshira e Tij; “drejtohet kah qielli” – për të hyrë; “por i mbyllen dyert e qiellit” – sepse ato hapen vetëm për punë të mira, Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë:

{ إليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه} فاطر 10

“tek Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mire”;

“pastaj lëshohet kah toka dhe sërish mbyllen dyert” – pra, mundohet që të arrijë në tokë për të arritur në Sixhxhin, për do të pengohet nga kjo zbritje; “pastaj shikon djathtas-majtas” – bie në hall, nuk din kah të shkojë; “e nëse nuk gjenë vend” – d.m.th. vend të përshtatur për tu përqëndruar aty; “drejtohet kah i mallkuari, nëse kjo cilësi nuk është për të” – mallkimi shkon deri te i mallkuari, i cili nëse e ka merituar mallkimin, menjëherë largohet nga mëshira, e nëse ky mallkim nuk zë vend në personalitetin e këtij; “atëherë kjo cilësi i kthehet” – me lejen e Allahut; “thënësit të saj” – sepse mallkimi është largim nga mëshira e Allahut, subhanehu ve teala, andaj, kush mundohet që një besimtar ta largojë nga mëshira e Allahut, atëherë vetë ai e meriton të largohet mga mëshira e Tij.

Qëllimi i hadithit është tërheqja e vërejtjes nga mallkimi i atij njeriu që nuk e meriton mallkimin, si dhe kërcënimi se kjo cilësi i kthehet thënësit. Në këtë ka mësime për atë që kupton.

Tregon Ibën Abbasi, radijallahu anhu, se një njeri mallkoi erën në prezencë të Resulullahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ashtu që ai i tha:

( لا تلعن الريح فإنها مأمورة وإنه من لعن شيئا ليس له بأهل رجعت اللعنة عليه )

“Mos e mallko erën, sepse ajo lëvizë me urdhër, e kush mallkon diçka që nuk është për mallkim, ai mallkim I kthehet thënësit të saj” (11)

Tregon Zejd ibën Halid el-Xhuheni se një njeri mallkoi një gjel që këndoi, e Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i tha:

( لا تلعنه فإنه يدعو إلى الصلاة )

“Mos e mallko, sepse ai thirrë në namaz” (12) Pra, thërret për të falur namaz nate kur këndon në atë kohë, e ai që thirrë në punë të mira duhet të lëvdohet e jo të fyhet. El-Hulejmi ka thënë: Këtu ka argument se çdo gjë, nga e cila përfitohet diç e mirë, nuk guxon të nënçmohet e as të fyhet, përkundrazi, meriton nder, respekt dhe mirësi. Kuptimi i thirrjes së gjelit në namaz nuk është se ai realisht dhe me fjalë thirrë për namaz, por kuptimi është se gjeli zakonisht në kohën e daljes së agimit dhe në kohë të zenitit këndon, kjo është natyrshmëri në të cilën e ka krijuar Allahu, subhanehu ve teala. Dhe kështu, me këndimin e tij njerëzit përkujtohen me ato kohë të namazit. Ndërsa, nuk lejohet që të mbështetemi plotësisht në këndimin e gjelit për hyrjen e kohës, përveç për ndonjë gjel konkret, që dihet se saktësisht në ato kohë këndon. (13)

Thotë Imran ibën Husajni, radijallahu anhu: Ishim së bashku me të dërguarin e Allahut në një udhëtim dhe një grua prej ensarëve ishte mbi devenë, dhe përnjëherë u zemërua dhe e mallkoi devenë. Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e dëgjoi dhe tha:

خذوا ما عليها ودعوها فإنها ملعونة

“Merrni atë që ka mbi dhe lëreni, sepse ajo (deve) është e mallkuar”; Imrani tha: Më kujtohet shumë mire se si ecte ajo (deve) mes njerëzve dhe askush nuk e shalonte. (14)

Dr. Halid Sejjad en-Nexhar

Përktheu: Omer Berisha

 

Burimet:

1. Muslimi nr.4704

2. Tirmidhiu nr. 1900; në Sahihul Xhamië 5381

3. Muslimi nr. 4701

4. Tirmidhiu; shih në Sahihul Xhamië nr. 7774

5. Tirmidhiu; shih në Sahihul Xhamië 7443

6. Muslimi nr.4702

7. Buhariu nr. 5640

8. Ahmedi; shih në Sahihul Xhamië 2542

9. Ebu Davudi nr. 4259; shih në Sahihul Xhamië 1672

10. Fejdul Kadir nga el-Munavi 2/154

11. Tirmidhiu nr. 1901; shih në Sahihul Xhamië nr.7447

12. Ahmedi; shih në Sahihul Xhami nr. 7314

13. Fejdul Kadir nga el-Munavi 2/178

14. Muslimi nr. 4699
Read more...
Subscribe to this RSS feed
Back to top