Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

PIRJA E DUHANIT DHE QËNDRIMI I ISLAMIT

PIRJA E DUHANIT NË SHOQËRINË MUSLIMANE DHE QËNDRIMI I ISLAMIT PËR KËTË ÇËSHTJE
Përhapja e duhanit ndër shtetet dhe popujt muslimanë ësh­të zhvilluar kryesisht sikundër edhe në shtetet evropiane. Nga shtetet muslimane duhani është paraqitur së pari në Mbretërinë Turke, në përbërje të së cilës ka qenë edhe shteti ynë. Kjo ka ndodhur në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII.
Në Hercegovinë duhani ka filluar të mbillet në gjysmën e parë të shekullit XIX, në kohën e Ali pashë Rizvanbegoviçit (1833-1815). Asokohe te ne është zhvilluar edhe esnafi i veçantë, i përbërë nga shitësit dhe grinsit e duhanit (tutunxhinjtë dhe havaxhinjtë).
Paraqitja e duhanit në shoqërinë muslimane ka shkaktuar prob­leme, polemika dhe rezistencë të fuqishme. Mësuesit e më­hershëm islamë (ulemaja) deri në gjysmën e dytë të shekullit XIV nuk kanë thënë asgjë në mënyrë të prerë për pirjen e duhanit, ngase në kohën e tyre nuk ka pasur fare duhan. Por, bashkëkohësit e paraqitjes së tij dhe të periudhës së parë të tij kanë reaguar shpejt e qartë dhe kanë dhënë mendime për të. Disa prej tyre kanë konsideruar se përdorimi i duhanit në aspek­tin islam është i lejuar (hallall), duke marrë parasysh se ai nuk deh dhe sipas mendimit të tyre nuk është i dëmshëm. Mirëpo, shumica prej tyre dhe ata më të spikaturit me­një­herë kanë thënë se duhani është i ndaluar (haram), ose së pa­ku se është risi e qortuar dhe e dëmshme.
Ndër dijetarët e parë islamë që kanë filluar ta ndalojnë du­hanin ka qenë udhëheqësi suprem fetar i muslimanëve në Stam­boll, Shejhul-Islam Fahrudin Muhamed Çivizade (vdiq më 995/ 1586). Ai në gjysmën e dytë të shekullit XVI ka luftuar vendos­mërisht, edhe me fjalë, edhe me penë, kundër disa dukurive të dëmshme, të cilat asokohe kishin marrë hov në botën islame, si: duhani, kafeja, burmuti dhe opiumi. Atij iu bash­ku­an dhe e përkrahën shumë alimë (dijetarë) të shquar.
Sulltan Murati IV (1623-1640) për këtë arsye e pati ndaluar du­hanin edhe pati nxjerrë ligjin që parashihte dënimin me vdek­je për duhanxhinjtë. Në disa vende (Persi) në fillim të përhapjes së duhanit duhanxhinjtë i ndëshkonin me rrahje.
Njerëzit e dijshëm (ulemaja) në Bosnje, gjithashtu e gjy­konin dhe e ndalonin përdorimin e duhanit. Ka pasur raste kur shumë njerëz fillonin të pinin duhan duke mos ditur asgjë për të e veçanërisht për pasojat e tij të dëmshme, prandaj, kur pas përvojës së parë ndienin pakënaqësinë e pirjes, siç është edhe kundërmimi i pakëndshëm, ndonjëri shpejt pushonte së për­doruri dhe pastaj i këshillonte të tjerët që të vepronin ashtu. Ndër pirësit e parë të duhanit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilët e kanë hedhur duhanin pas përvojës së keqe me të, ka qenë alimi ynë i shquar, Sufiu, dhe poeti nga shekulli XVII, Shejh Hasan Kimiu, i lin­dur në Sarajevë, vdiq në Zvornik në 1690. Ai ka përshtatur një poemë instruktive (kaside) në gjuhën tonë për dëmin e duhanit, duke parapëlqyer mësime të sinqerta, këshilla dhe lutje që njerëzit t’i shmangen përdorimit të duhanit. Nga kjo poemë shihet se ky kob është përhapur me shumicë qysh në kohën e tij. Ai duhanin e quan “punë e ligë” e cila i sjell nje­riut turpin dhe kundërmimin e pakëndshëm. Vetë duhanin e quan me fjalën turke “tutun”, kurse për përdorimin e tij (pirjen) thotë ndonjëherë sipas mënyrës së të shprehurit turk “pi du­han”. Kështu, ndër të tjera, në poemën e përmendur ai u porosit bashkëqytetarëve të vet për duhanin edhe këtë:

Është punë e ligë,
Ta pish është turp,
Ngase është gjynah.
Braktisni duhanin!

Në të ka ankthe të ashpra,
Të gjitha rrobat qelben,
Çdokujt i gërditen.
Braktisni duhanin!

Edhe ne e kemi pirë,
Dhe ishim në qelbësirë,
Por si bogomilët.
Braktisni duhanin!

Një dijetar dhe shkrimtar tjetër nga shekulli XVIII (Mus­ta­fai, i biri Muhamedit, Akhisari, nga Prisci, vdiq më 1169/1755) ka shkruar një shqyrtim të vlefshëm në gjuhën arabe për kafe­në, opiumin dhe duhanin.[1] Në të autori ynë parashtron men­di­met e shumë mësuesve të shquar për ndalimin e duhanit, pasi ai pa­raqet shumë dëme të llojllojshme dhe thotë: “Të gjitha dëmet e duhanit nuk mund të njehsohen, as të shënohen”.
Mendim të tillë dijetarët eminentë të Islamit e kanë dhënë, në bazë të vrojtimeve të tyre të dëmeve të duhanit, të cilat qysh atëherë i kanë vërejtur dhe, kryesisht, i kanë prezantuar kështu: “Dobësimi i shëndetit te duhanxhiu, humbja e orek­sit, çrregullimi i funksioneve të disa organeve, e veçanë­risht të mëlçisë.”
Përveç kësaj kanë thënë: “Duhanxhiu përhap rreth vetes tym dhe kundërmim të pakënd­shëm dhe kështu, me ndotjen e ajrit, shqetëson mjedisin e vet. Ky ësh­të shkak i mjaftueshëm për t’u gjykuar e për t’u ndaluar duhani, meqë parimi islam është: “Të mos shqetësohen njerëzit e tjerë”.
Krahas kësaj, me pirjen e duhanit prishen të ho­llat pa kurrfarë dobie, e vetë kjo u është ndaluar muslimanëve (haram).
Përveç parimeve dhe rregullave islame, të përmendura më herët, për ruajtjen e shëndetit dhe të pasurisë nga çdo gjë që i rrezikon e i shkatërron ata, në Islam ka edhe shumë rregulla nga të cilat mund të kuptohet dhe të konkludohet qartë se ndër gjë­rat dhe shprehitë e tjera të dëmshme edhe përdorimi i duhanit është i ndaluar. T’i përmendim së paku disa prej tyre, në mënyrë që qëndrimi i Islamit dhe mësuesve islamë në raport me duhanin të na bëhet më i qartë:
Këto janë rregulla të për­gjithshme, që na udhëzojnë të marrim një qëndrim më të mirë lidhur me këtë çështje, si dhe për shumë çështje të ngjashme që mund të na parashtrohen në jetë.
I Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) i mëson njerëzit se Zoti  ka lejuar çdo gjë që është e bukur dhe e shëndoshë, e ka ndaluar të gjitha gjërat që janë të shëmtuara e të dëmshme.
Se edhe duhani bie në gjërat e shëmtuara e të dëmshme të epsheve të njeriut, kuptojmë nga Kur’ani ku Zoti thotë:
“Mos ndiq pasionin tënd të ulët dhe mos iu bind atij, se ai do të të shpie në lajthitje, larg rrugës së drejtë të Allahut.” (Sa’d, 26).
“Mos ndiqni epshet dhe ëndjet e ulëta, që të mos shman­geni nga e vërteta dhe rruga e drejtë.” (Nisaë, 135).
“Kush i frikësohet gjyqit të Zotit dhe e dëbon shprehinë e vet të keqe dhe epshet, vendi i tij është në xhenet.” (Naziatë, 40).
Askush nuk mund të mohojë se pirja e duhanit është krye­sisht pasion dhe ëndje (kërkesë) e dëmshme.
Hadithet:
- “Askujt (as vetvetes, as tjetrit) nuk guxon t’i shkaktohet dëm!”
- “Ruhuni nga epshet dhe ëndjet e ulëta, ngase ato njeriun e bëjnë të verbër dhe të shurdhër!”
- “Lufta më e mirë është të luftosh kundër egos sate të keqe dhe ëndjeve të tua.”
Duke marrë parasysh të gjitha qëndrimet e përmendura nga mësimet islame dhe duke pasur parasysh ato që janë zbu­luar deri më sot për dëmin e duhanit, dhe që kuptohet e zbulohet ende në shkencë; me siguri të plotë mund të thuhet se për­dorimi i duhanit, sipas mësimit islam, është e urryer dhe i ndaluar. Kjo sidomos vlen kur mjeku specialist i rekomandon nje­riut që ta lërë duhanin në interes të shëndetit të tij.[2]
Nga e gjithë kjo shihet qartë se sa kanë të drejtë dijetarët isla­më (ulemaja), të cilët e kanë gjykuar dhe ndaluar përdorimin e duhanit dhe se sa janë të mëdha e të lartësuara ato rregulla e parime islame në bazë të të cilave ata kanë marrë qëndrim të këtillë dhe kanë dhënë zgjidhje të tillë. Këto rregulla dhe zgjidhje të ulemave duhen nderuar dhe zbatuar në praktikë. Me të vërtetë është dukuri e pikëllueshme që të kesh kësi rre­gullash përparimtare e të mëdha e të mos sillesh sipas tyre, por të pranosh sjellje dhe shprehi të dëmshme të përkundërta me këto!
Prandaj, çdo musliman që pi duhan, në realitet e vë veten në një situatë të çuditshme, tragjikomike, për të cilën do të duhet të mendojë thellë dhe të shikojë veten dhe sjelljet e tij nga aspekti i zgjuarsisë dhe i Islamit. Kur të veprojë kështu, do ta gjejë veten në një situatë të palakmueshme, një fotografi e shëmtuar, të cilën ai kurrë nuk do t’ia lejonte vetes, po të mendonte lirshëm e arsyeshëm dhe po ta shi­kon­te këtë fotografi me sy dhe shpirt të zgjuar (vigjilent). Ky është shembulli ose fotografia e njeriut që për çdo ditë djeg nga një bankënotë para syve të tij duke u këna­qur me tymin dhe flakën e saj. Kushdo që vepron kështu, në mënyrë absurde dhe të padobishme, po shkatërron paratë e ve­ta. Në realitet, ai me dhënien e parave për duhan, të cilin e ndez menjëherë para syve të vet, në fakt, i humb këto para sikur t’i kishte djegur drejtpërdrejt, vetëm se me pirjen e duhanit, së bashku me shkatërrimin dhe humbjen e parave, i shkakton dëme edhe shën­detit të vet. Pra, vetëdijshëm dhe vullnetarisht ai i jep të hollat e veta për diçka që ia rrezikon dhe ia helmon shëndetin. Atëherë, vallë a nuk është kjo një pozitë e çuditshme dhe e pakuptueshme e duhanxhiut, duke qenë rob i pirjes së duhanit? Kjo tregon se si njeriu ngandonjëherë është shumë i dobët dhe i paarsyeshëm kur ka të bëjë me kërkesat dhe shpre­hitë e tij, të cilat do të duhej t’i flakte. Për këtë duhet të kihet guxim dhe vullnet i fortë, e feja jonë e lartësuar, Islami, u jep pasuesve të vet këshilla të çmueshme dhe u mëson guximin dhe forcimin e vullnetit, që të mund t’i përballojnë të gji­tha pasionet dhe vetitë e këqija, vetëm nëse sinqerisht e pranojnë këtë mësim dhe këto këshilla.
Vëlla i dashur, motër e dashur, të moshuar e të rinj, djalë, vajzë dhe djalosh!
Ti po e sheh dhe po e kupton qartë, duke lexuar ç’është parashtruar këtu, se feja jote e lartësuar, Islami, e urren dhe e ndalon pirjen e duhanit, prandaj urreje dhe braktise edhe ti dhe përmbaju fesë sate; do të jesh fatlum dhe i kënaqur gjatë gjithë jetës, ngase do të shpëtosh nga një shprehi e dëmshme, nga një kob tejet i madh. Nëse fatkeqë­sisht, pa vetëdije apo nga mosdija, ke rënë në këtë kob dhe ke bërë shprehi që të pish duhan, përpiqu me të gjitha forcat që të shkëputesh nga kobi dhe të braktisësh duhanin. Nuk duhet të hutohesh nga fakti se në mesin e shumë duhanxhinjve sheh mësuesin e fesë (ulemanë) dhe mjekun. Edhe ata në fillimin e pa­vetëdijshëm, kur nuk kanë ditur, kanë rënë në këtë shprehi e nuk munden lehtë ta braktisin, por të gjithë do të dëshironin të mos ishin duhanxhinj. Nëse ende nuk ke hyrë në këtë kob, ruaju e assesi mos e bë shprehi të pish duhan! Mos bjerë nën ndikimin e askujt; as të “miqve”, as të “shoqërisë”, e as të “modës”, të cilët do të donin të të shpinin e të të bindnin në këtë kob të dëmshëm. Nuk e ke shok të mirë, nuk e ke shoqëri të mirë, nuk është as njeri i kulturuar ai që do të ta mbushë mendjen që të pish duhan, prandaj mos bjer nën ndikimin e tyre! Nuk mund të jetë moderne ajo që është e dëmshme dhe që e shkatërron shëndetin dhe fatbardhësinë tënde.
Motoja jote e jetës le të jetë: “Duhani është i dëmshëm e i padenjë, duhanin e braktis përgjithmonë!”
Prandaj, vëlla i dashur dhe motër e dashur, kudo që të jeni përmbajuni këshillave dhe mësimeve shpëtimprurëse të fesë suaj të lartësuar - Islamit, duke qenë të vetëdijshëm se në këtë më­ny­rë do ta mbroni më së miri dinjitetin dhe nderin tuaj njerëzor!

Marrë nga:
Libri “Veset (Alkooli, duhani, bixhozi…)” nga Shebib bin Ali el-Hadiri & Kasim Dobrača; Përkthyer Muhamed I. Dolaku.

[1] Shqyrtime të ngjashme, në të cilat ndalohet përdorimi i duhanit, gjenden në numër të madh ndër dorëshkrimet e kësaj biblioteke nga shkrimtarë të njohur e të panjohur.
[2] Një qëndrim të këtillë e ka pasur dhe e ka shënuar qartë edhe njëri nga dijetarët dhe shkrimtarët më të shquar islam, rektori i El-Ahzenit, Muhamed Sheltuti, vdiq më 1963; shih veprën e tij “El-Fetava.”

FARA E ZEZË – NIGELLA SATIVA

Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“…dhe asaj i është dhënë çdo send…” (Neml, 23).
I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Përdoreni rregullisht këtë farë të zezë, sepse ajo përmban në vete ilaç për të gjitha sëmundjet, përveç vdekjes!” (Shënon Buhariu 10/122, dhe Muslimi 2215).
Kjo është një bimë e zakonshme, me ngjyrë të zezë, kërcelli i së cilës rritet 40 deri 60 cm. Kjo bimë ka gjethe të ndara dhe lule të kaltra, nga të cilat dalin fara të zeza, të vogla, kënddrejta.
Kjo bimë është njohur që në kohën e egjiptianëve të lashtë, grekëve dhe romakëve.
Lëngu i zier i farës së zezë ndihmon në shërimin e çrregullimeve abdominale të menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, etheve rekurente, apopleksisë, hemorroideve, kundër acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.
Kremi i farës së zezë pengon zbardhjen e flokëve, parandalon plogështinë dhe marrjen e mendëve.
Pirja e lëngut të farës së zezë të përzier me mjaltë, ndihmon në tretjen e gurëve në fshikëzën e tëmthit dhe ne veshkë.
Për të njohur më gjerësisht dobitë e farës së zezë duhet të shfrytëzohet një literaturë e gjerë.
F.B.

Megjithese kjo bimë e ka marrë emrin habtul bereke (fara e bekuar) për shkak të vetive të saja kuruese ajo është e quajtur me shumë emra si: fara e zezë, nigella sativa, habbetus-sevda, etj... por megjithatë emri më i përdorur është “fara e zezë”.

Megjithëse në vendet arabe përdorimi i saj është i mirënjohur, në Shqipëri apo në viset e ndryshme shqiptare kjo bimë gati nuk njihet apo nuk është bërë si ilaç i praktikueshëm në ambjentet familjare apo edhe tek ato të mjekësisë popullore. Megjithëse ajo përmban fuqi kuruese shumë të mira ashtu siç po vlerësohet nga të gjithë institucionet perëndimore të cilat tani kanë filluar ta perdorin këtë bime për të kuruar sëmundje të ndryshme. Për këtë bimë, Pejgamberi, Muhammedi salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Ka sherim te fara e zezë për të gjitha sëmundjet përveç vdekjes”. [Sahih el-Buhari: 5688]

Nigela sativa ose fara e zezë besohet të jetë indigjene ndaj zonës mesdhetare por është e kultivuar në vende të tjera të botes duke përfshirë Arabinë Saudite, vendet afrikano-veriore dhe pjesë të Azisë.

Farat e zeza janë të vogla dhe me qime dhe jo më tepër sesa 3mm në gjatësi, farat e zeza origjinojnë nga bima euroaziatike (Foeniculum vulgare) ose (Nigela sativa) nga familja e Ranunculaceae.

Bima i ndan gjethet në menyrë të përkryer me lulet e bluta, të bardha dhe vishnje. Lulet rriten në deget e saja ndërsa gjethet rriten për kundër njëra tjetrës në çifte. Gjethet e saja të poshtme janë të vogla ndërsa gjethet e saja sipër janë të gjata (6-10 cm). Kërcelli i saj rritet deri ne 34 -39 cm ndërsa frutet e saja, farat e zeza, piqen.

Nigela sativa riprodhohet me veten e saj dhe formon një frut në formë kapsule e cila përmban shumë fara trigonale të bardha. Kur frutet e kapsulës piqen, ajo hapet dhe farat që ajo permban i ekspozohen ajrit, duke u bërë të zeza në ngjyrë (farat e zeza).

 

Historia e farës së zezë

 

Fara e zezë (nigela sativa) është zbuluar në varrin e mumjes Tutankhamon duke lënë për të kuptuar që ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në praktikat e lashta të Egjyptit. Megjithëse roli i saj unik në kulturën egjyptiane është i panjohur.

Diocoredes, një doktor i lashtë grek i shekullit të parë e ka regjistruar farën e zezë si një shëruese e dhimbjeve të kokes, dhimbjeve të dhëmbëve, rrjedhjeve të gjakut nga hundët dhe krimbat e zorrëve. Grekët e lashtë gjithashtu e kanë përdorur si një diuretik për të ndihmuar në kohën e menstruacioneve si dhe për të shtuar prodhimin e qumështit.

el-Biruni (973-1048), i cili kompozoi një ilaç mbi origjinat e ilaçeve indiane dhe kineze, përmend që fara e zezë është një lloj fare e quajtur el-Uanak në dialektin Sigzi.

Ibën Sina (980-1037), në më të famshmit nga volumet e tij, i quajtur “Kanuni i mjekësisë” i shikuar nga të tjerët si libri më i famshëm në tërë historinë e mjekësisë, i referohet fares së zezë se “...stimulon energjinë e trupit dhe ndihmon në ripërtëritjen nga lodhja..”.

Fara e zezë është gjithashtu e përmendur në listen e ilaçeve natyrale në librin el-Tib el-Nebevi nga Ibën Kajjim el-Xheuzijje (Mjekësia e Pejgamberit) dhe sipas traditës profetike: ”përdoreni farën e zezë sepse në te ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes”. Kjo referencë profetike në pershkrimin e farës së zeze si “ka nje sherim per çdo semundje” shihet nga kërkimet e tanishme që kanë provuar fakte të mjaftueshme që tregojnë se fara e zezë permban një aftësi të madhe për të ngritur sistemin mbrojtës- nëse përdoret vazhdimisht. Fraza profetike ”përdoreni faren e zezë” gjithashtu thekson përdorimin e vazhdueshëm të farës së zezë.

 

Përbërja primare e farës së zezë

 

Ashtu si fakti i prezantuar në ketë seksion që do të tregojë, është shumë e mundsme që ashtu siç shkenca e mjekësisë mëson vazhdimisht rreth farës së zezë, një ose më tepër përbërës aktiv mund të kombinohen në një recete farmaceutike për kushte të veçanta. Nëse kjo ndodh, është gjithashtu e mundshme që fara e zezë mund të përzihet me kimikate dhe kështu të bëhet një ilaç shumë më i fuqishëm.

Ndërsa është e disktueshme që përzierja me kemikate mund ta shtojë efektivitetin e farës së zezë në trajtimin e disa kushteve specifike, principet shëruese të farës së zezë në formën e saj të pastërt, në formën e saj natyrale duhet të mirren si të sakta.

Fara e zezë në formën e saj të kompletuar, formën natyrale vepron në mbështetje të procesit shërues të vetë trupit në tejkaliminm e sëmundjes ose përmbajtjen e shëndetit. Vepron mbi pjesë ose sistemin e trupit pa e shqetësuar në vende të tjera.

Efekti ushqyes i kombinimit të farës së zezë dhe vlerës mjeksore jo vetëm që e ndihmon atë të çlirohet nga kushtet e tashme por gjithashtu e ndihmon ndërtimin më tej të rezistencës kundër sëmundjeve të ardhshme.

Ndërsa faktet historike sugjerojnë që përdorimi i farës së zezë është për një numër të gjërë sëmundjesh, këtu përmendëm vetëm disa prej kërkimeve më të fundit mbi farën e zezë.

Veçanërisht ata që merren me tregi duhet të sjellin ne vendet tona nga kjo bimë. Kjo bime po ashtu shitet në produkte të shumta si vaj, erëza çaji, sapunë për fytyrë. Ka plotë rrjete në internet që e shesin këtë bimë në këto produkte të cilat janë shumë të mira për shëndetin por gjithashtu janë një sunnet i të Dërguarit të Allahut.

Për shtjellime të më tejshme të dobive të kësaj bime referohuni tek Librat e Ibën Kajimit dhe Sujutit të cilët flasin për mjekësinë e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem.

Ammar Ardit Kraja,

albislami.com

DËMET E DUHANIT

I nderuari i sëmurë!
Po të drejtohem kështu, sepse siç pranohet tashmë botërisht një bashkëjetesë e shëndetshme me duhanin nuk mund të ekzistojë. Sado shëndet të plotë të mendosh që gëzon efektet e çdo cigare që pinë nuk mund të kalojnë papërfillshëm. Duke filluar kryesisht nga sistemi i frymëmarrjes e ai kardiovaskular, thuajse të gjitha sistemet e trupit preken nga duhani.

Rreth 25% e duhanpirëseve është vënë re të mbyllin jetën e tyre në një moshë të re. Sipas statistikave të kryera në vitet 1950-1975, 10 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga duhani, ndërkohë që në vitet 1975-2000 pritej që kjo shifër të kapte vlerën 50 milionë.

Mendoni se kaq e pavlere është jeta?

Kancerët përbejnë grupin kryesor të sëmundjeve të shkaktuara nga duhani. Duke filluar nga kanceri i mushkërive, rrugëve të frymëmarrjes, faringut, laringut, gojës, gjuhës, rrugët e sistemit të tretjes, stomakut, pankreasit, veshkave, fshikëzës së urinës, dhe mitrës tek femrat, është bërë e ditur të shkaktojnë 30% të vdekjeve; ndërsa 90% e vdekjeve nga kanceri i mushkërive është pasojë e duhanit. Një paketë cigare në ditë është vënë re të rrisë 20 herë rrezikun e kancerit të mushkërive. Çdo cigare e konsumuar është një hap drejt vdekjes!! Duhani është gjithashtu shkaku kryesor i bronkitit kronik dhe amfizemes.
Probabiliteti i vdekjes nga bronkiti kronik: nga 3/100.000 që është tek mospirësit e duhanit, tek ata që konsumojnë më shumë se një paketë në ditë kap raportin 114/100.000. Për me tepër duhani duke dëmtuar sistemin imunitar tl mushkërive rrit kështu prevalencën e çdo lloj infeksioni në këtë zonë (zaturee, bronkit, etj.).

Kush dëshiron ta mbylle jetën e tij në shtrat pa frymë?
Sëmundjet koronare të zemrës dhe hipertensioni janë më të shpeshta tek duhanpirësit, si dhe rreziku i krizave të zemrës rritet tre fish. Me ndikimin e hormoneve nga duhani vihet re një rritje impotence e steriliteti te meshkujt e rrezik dështimi i lindjeje të parakohshme tek femrat shtatzënë.

Çfarë përmban një cigare?
Siç dihet cigarja përbehet nga duhani, letra, filtri dhe nga disa materiale shtesë. Por, gjatë prodhimit i shtohen dhe përbërës të tjerë si pesticide, fertilizer dhe materiale dezinfektimi. Tymi i cigares përmban rreth 4.000 lloje kimikate nga të cilat 2.000 janë helme.

Disa nga kimikatet që përmban tymi i duhanit
-Karbonmonoksid; tymi i makinave.
-Arsenik; helm.
-Metanol; gazi që përdoret nga raketat.
-DDT; ilaç kundër insekteve.
-Kadmium; bateri makine.
-Gaz Butan; gaz çakmaku.
-Aceton; shkrirës kimik.
-Naftalinë; ilaç tejash.
-Amoniak; pastrues kimik.

Disa nga kancerogjenet që përmban duhani
Tymi i duhanit përmban rreth 60 lloje kancerogjenesh, një pjese të vogël e të cilëve janë radhitur me poshtë:
-Styrene.
-Benzen.
-Nitrozaminat.
-Formaldehid.
-Hidralazin.
-Vinil klorur.
-Nikel.
-Kadmium.
-Arsenik.
-Polonium.
-Hidrokarburet aromatike policiklike.

A keni të drejtë t’ia bëni këto fëmijëve tuaj?
Duhani dëmton jo vetëm duhanpirësit, po dhe ato që i rrethojnë. Është zbuluar se edhe pirja pasive e cigares rrit rrezikun për sëmundjet e lartpërmendura.


Jajada Dakoli

UDHËZIME PËR PRINDËRIT DHE FËMIJËT

Familja është epiqendra e shoqërisë muslimane. Në Islam, jeta familjare është e bazuar në sakrifica, besnikëri dhe bindje. Si Islami i shikon marrëdhëniet familjare?
“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Rrum, 21).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjithashtu ka thënë:
“Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirët për familjet e tyre, dhe unë jam më i miri nga ju për familjen time.”
Pejgamberi gjithashtu tha: “Vetëm ata të këqijtë i abuzojnë ato (gratë), dhe të ndershmit janë ata që i nderojnë ato.”
Për sa i përket statusit të nënës në Islam, kur dikush e pyeti Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se cili e meritonte shoqërimin më të mirë, ai iu përgjigj: “Nëna jote, nëna jote, nëna jote, dhe pastaj babai yt!”
Kur’ani i referohet marrëdhënieve midis prindit dhe fëmijës në katër vende. Përpara se të kërkohet që fëmijët të jenë të mirë dhe besnik ndaj prindërve të tyre, prindërit janë të supozuar të rrisin ata me kujdes të madh dhe të bëjnë detyrën e tyre përpara se t’ju kërkohen të drejtat e tyre:
“Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh Allahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtet, Allahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm. (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: “O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi, dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është te Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar. O djali im, s’ka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin ënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.” (Llukman, 12-19).
Vargjet e mësipërme i ofrojnë prindërve muslimanë udhëzime se si t’i rrisin fëmijët e tyre. Injorimi i këtyre udhëzimeve mund të rezultojnë në rebelim dhe urrejtje nga fëmijët e tyre. Të drejtat e prindërve ndodhen në vargje të ndryshme në Kur’an:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.” (Israë, 23-25).
Këto urdhëresa kur’anore qartësisht tregojnë që marrëdhëniet muslimane prindër-fëmijë janë të bazuara mbi besimin tek Allahu, duke qenë të vetëdijshëm se Ai shikon çfarëdo që ne bëjmë dhe duke ditur se ne i japim llogari Atij, edhe madje për mosrespektimin e tyre nga zemërimi.
Në referencën e tretë të kësaj marrëdhënieje, Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mi, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mi, unë pendohem te Ti dhe unë jam me muslimanët. Të tillët janë ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke i radhitur me banuesit e xhenetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.” (Ahkaf, 15-16).
Kur’ani pastaj i kthehet kategorisë së fëmijëve, ata, të cilët janë jobesimtarë dhe kështu mosmirënjohës ndaj prindërve të tyre:
“E ai që prindërve të vet u thotë: “Oh, për ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kaluar para meje (e nuk u ringjallën)?” E ata të dy e lusin Allahun ta udhëzojë (duke i thënë atij): “I mjeri ti, beso, se premtimi i Allahut është i saktë!”, po ai thotë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!” (Ahkaf, 17).
Duke komentuar mbi këtë sjellje, Allahu thotë:
“Ata janë të tillë, kundër të cilëve ka marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga e xhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur. E, secilit sipas veprave që i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’u plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.” (Ahkaf, 18-19).
Në referencën e katërtën dhe të fundit, Allahu thotë:
“Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të të shpijnë ty që të më përshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është te Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni vepruar.” (Ankebutë, 8).
Ky varg i referohet prindërve jobesimtarë, të cilët përkundër mosbesimit të tyre, ende kanë të drejtën e bindjes nga fëmijët e tyre muslimanë në të gjitha çështjet, përveç rebelimit kundër Allahut.
Përderisa familja është epiqendra e shoqërisë, lumturia dhe prosperiteti do të arrihen vetëm nëse prindërit dhe fëmijët i përkushtohen udhëzimeve të mësipërme kur’anore, i vetmi udhëzim, që është provuar si i suksesshëm.

Marrë nga:
Revista periodike fetare kulturore shkencore “Drita e besimit” nr.7, shkurt 2007
Organ i Unionit të Studentëve Shqiptar në Medinë

SHKAQET DHE ILAÇI PËR SHËRIMIN E KRIMEVE TË TË MITURVE

4. SHOQËRIA E KEQE
Një faktor tjetër që shpie në devijimin e fëmijëve është të shoqëruarit me shokë të këqij. Nëse fëmija është i dobët në besim dhe i mungon karakteri i mirë, atëherë ai do të ndikohet lehtë nga shoqërimi i shokëve të ligë dhe nga sjellja, e cila e bënë të vështirë që ta shpëtojmë atë nga pasojat shkatërruese.
Islami, me udhëzimet e veta edukative, ka urdhëruar prindërit dhe mësuesit të kenë karakter të mirë, të shfaqin zemërbutësi dhe t’i trajtojnë fëmijët me mirësi, kështu që ata do të rriten sipas vlerave etike, pavarësisë së karakterit dhe si rezultat të ndiejnë se janë të respektuar.
Në pjesën vijuese ne i referohemi udhëzimeve islame që kanë të bëjnë me principet morale, duke përfshirë trajtimin dhe mirëkuptimin e mirë.
“Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” [Nahl, 90]
“Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten.” [Ali Imran, 159]
Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Allahu e donë mirësinë në çdo çështje.” [Transmeton Buhariu]
Ebu Davudi dhe Tirmidhiu transmetojnë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ata, të cilët i mëshirojnë të tjerët janë të falur nga Allahu. Mëshironi ata që janë në tokë që Allahu t’ju mëshirojë juve.”
Pikat e përmendura më sipër paraqesin udhëzimet më të rëndësishme të Islamit sa i përket mirësisë, fjalëve të mira dhe trajtimit të duhur. Nëse prindërit dëshirojnë që pasardhësit e tyre të çojnë jetë të virtytshme dhe të drejtë, ata duhet të implementojnë këto rregulla dhe punë sipas udhëzimit të tyre.
Nëse ata do t’i trajtojnë fëmijët e tyre duke përdorur dhunë, ata do t’i trajtonin ata padrejtësisht. Dhe do të ishin njerëzit, të cilët mbjellin devijimin, mosmirënjohjen dhe rebelimin në fëmijët e tyre.
Një njeri erdhi tek Omer bin Hatabi duke u ankuar për mosmirënjohjen e djalit. Omeri e thirri djalin dhe e qortoi për shkak të mosmirënjohjes së tij ndaj babait dhe për shkak të harrimit të detyrave që ka ndaj babait të vet. Djali i tha: “O halife i besimtarëve, a nuk ka djali të drejta fëmijërore?” Omeri tha: “Po në të vërtetë!” Djali e pyeti atë: “Cilat janë këto të drejta, o halife i besimtarëve?” Omeri u përgjigj: “Të zgjedhë nënën e tij, t’i jap emër të mirë dhe t’ia mësojë Kur’anin”. Djali tha: “O halife i muslimanëve, babai im nuk ka bërë asnjërën nga këto. Nëna ime është e zezake, ai më dha emrin e brumbullit dhe nuk më mësoi asnjë fjalë nga Kur’ani!”.
Omeri e shikoi babain dhe tha: “Ju u ankuat te unë për mosmirënjohjen e djalit tënd, por ju keni qenë përpara mosmirënjohës ndaj tij dhe keni iniciuar jomirësinë në të!”. Në këtë mënyrë Omeri ia ngarkoi njeriut përgjegjësinë për mosmirënjohjen e djalit të tij.
Në librat e biografive, transmetohet se Muavije bin Ebu Sufjan u zemërua me djalin e tij Jezidin. Ai kërkoi mendimin e Ahnaf bin Kajsit lidhur me këtë. Ky i fundit u përgjigj: “Ata janë frytet e zemrave tona dhe shtyllat e shpinave tona.”
Për ta, ne duhet të japim tokën dhe qiejt. Nëse të kërkojnë ndihmë jepu; nëse zemërohen qetësoji, sepse ata ju shprehin mirëkuptim dhe demonstrojnë ndaj jush dashurinë më të madhe. Mos i trajtoni ata me përçmim se mos ngopen me ju dhe dëshirojnë vdekjen tuaj.
Prindërit duhet t’iu vënë veshin këtyre pikave, t’i trajtojnë pasardhësit e tyre me mirësi dhe të zbatojnë metodat më të mira arsimore në edukimin e tyre.

Marrë nga libri: “Edukimi i fëmijëve në Islam”
Abdullah Nasih Ulvan
(Nga anglishtja: Driton Maxhuni)

EDUKIMI I FËMIJËS FILLON 20 VJET PARA LINDJES SË TIJ

Ky postulat është thënë nga pedagogu i gjithë njerëzimit, reformatori i shpirtrave, njeriu më i përsosur, Muhammedi alejhi selam. Si nëna të reja, le të reflektojmë pak mbi kuptimin e këtij postulati dhe le të shohim përgatitjen tonë në përmbushjen e detyrës që Allahu i Madhëruar na ka lënë amanet. Mënyra se si jemi rritur dhe edukuar ndikon dukshëm në mënyrën si po i rritim dhe edukojmë fëmijët tanë. Teksa bashkëveprojmë me fëmijët, na vijnë ndër mend në mënyrë të pavetëdijshme shprehjet dhe mënyrat e sjelljes e të reagimit të prindërve tanë. Kjo do të thotë se mënyra si jemi rritur dhe edukimi që kemi marrë do të jenë bazë për edukimin e fëmijëve tanë.
Por, tashmë detyrës tonë si prindër i shtohet edhe një detyrë tjetër, ajo e përsosjes së vetvetes dhe mosrënia në stilet e gabuara të edukimit në të cilët ranë prindërit tanë për shkak të periudhës në të cilën kaluan rininë e tyre. Pedagogjia e ditëve të sotme në teorinë e saj e ka vërtetuar shprehjen e ndritur të Pejgamberit tonë alejhi selam: “Edukimi i fëmijës fillon 20 vjet para lindjes së tij”.
Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të bëhet i sjellshëm, i bindur, i aftë, të pajiset me virtyte të larta, si sinqeriteti, besnikëria, falja e të tjerëve, kontrolli i vetvetes, mëshira, sakrifica, butësia, etj.. Lind pyetja:
Si do t’i mbjellë nëna në natyrën e fëmijës të gjitha këto?
A ka njohuri të mjaftueshme ajo?
Si do t’ia dalë mbanë kësaj detyre?
Qëllimi i edukimit të fëmijëve duhet të shkojë paralelisht me qëllimin e krijimit tonë. Pejgamberi Muhammed alejhi selam ka thënë: “Unë jam dërguar për të përsosur moralin e mirë.”
Ibën Halduni (1332-1406) shprehet se edukimi konsiston në trajnimin intelektual dhe moral të njerëzimit, nëpërmjet të cilit realizohen dhe përmbushen potencialet e tij të fshehura, ndërtohen vetitë e karakterit dhe njëkohësisht transmetohet dija dhe kultura nga njëri brez te tjetri.
Imam Gazaliu (1058-1111), një nga mendimtarët më të mëdhenj të Islamit, shprehet se qëllimi i edukimit është zhvillimi i karakterit dhe i personalitetit. Ai duhet të ketë për qëllim mbjelljen e vetive të dobishme në sjelljen e fëmijës. Fëmija lind i mirë nga natyra e tij. Janë prindërit ata që e drejtojnë rrugës së virtytit ose të vesit. Gjithashtu, ai mendon se edukimi duhet t’i mundësojë fëmijës të dallojë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga gënjeshtra, sjelljen e drejtë nga sjellja e gabuar. Për këtë, ai mendon se një ndihmë e madhe është trajnimi fetar, i cili është bazë në formimin e një karakteri të mirë.

Rëndësia e përgatitjes së nënës
Procesi ndërtues psiko-social, dy të tretat e të cilit zhvillohen gjatë viteve të para të jetës së fëmijës, nuk është një fenomen që duhet t’i lihet rastësisë. Pasojat e mosplotësimit të nevojave apo çrregullimet në formimin emocional, intelektual, social dhe etik gjatë periudhës së fëmijërisë transformohen në probleme të njerëzimit. Nëse e konsiderojmë edukimin e fëmijës si edukim të njerëzimit, ky fakt do të na mësojë të marrim në konsideratë ligjet dhe principet që përcaktojnë drejtimin e zhvillimit natyror të njeriut. Duke vëzhguar aventurën përmes së cilës kalon zhvillimi i fëmijës, do të jemi në gjendje të zbulojmë “sekretet tona” dhe “sekretet e historisë, shoqërisë dhe njerëzimit”. Ky zbulim për ne do të hedhë dritë mbi arsyen pse dhe në çfarë shkalle kanë filluar të kalben rrënjët e njerëzimit dhe si mund ta tejkalojmë këtë situatë. Do të shohim se njohuria jonë rreth mirërritjes së fëmijëve dhe përgjegjësia jonë për t’i edukuar na detyrojnë t’i japim përparësi edukimit dhe përsosjes së vetvetes. Ajeti 11 i sures Rra’d ka diçka për t’i thënë kujtdo që është në ankth për dinjitetin dhe lumturinë e njerëzimit si dhe për mirëqenien e shoqërisë: “Vërtet asnjëherë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rra’d, 11).
Iniciativa e njeriut për të vënë në pikëpyetje shoqërinë duke vënë më parë në pikëpyetje vetveten shfaqet si pika më e mirë e nisjes për transformimin e shoqërisë. Vetëm në saje të edukimit nënat do ta kuptojnë më mirë strukturën psikologjike të fëmijës, karakteristikat përcaktuese të marrëdhënies nënë-fëmijë dhe veçanërisht ligjin e identifikimit të vetvetes me dikë tjetër – marrja e një personi si model për ta imituar, i cili është më dominanti nga ligjet e të mësuarit që janë në natyrën e fëmijës. Nëna që e ndien thellë obligimin që ka për të ngulitur dhe parë te fëmija cilësitë që ajo dëshiron t’i ketë, shfaq qëllimin për t’u përpjekur që të ndryshojë personalitetin e saj në drejtim të cilësive të synuara dhe bën përpjekje serioze për ta arritur këtë qëllim. Arsyeja më e kuptueshme e motivimit, çuditërisht e shkallës së lartë, e vënë re në këtë aspekt është dëshira e fortë natyrore për t’i rritur fëmijët në mënyrën më të mirë. Duhet të theksojmë faktin se të mësuarit nuk është thjesht një mbledhje informacioni, por një proces që lidhet direkt me personalitetin, i cili rezulton në përjetimin e një transformimi personal. Të mësuarit si një proces thelbësor i aktivitetit ndërtues, i përhapur prej personalitetit të gruas drejt shoqërisë me një reaksion zinxhir, fokusohet dhe bazohet veçanërisht mbi fushën e vlerave.
“Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë e shikoni se si filloi krijimi, pastaj Allahu e fillon krijesën tjetër. Është e vërtetë se Allahu ka mundësi për çdo send.” (Ankebutë, 20).
“Pra, ata nuk janë duke pritur vetëm ligjin e të parëve, e në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh devijim.” (Fatir, 43).
Duke na drejtuar vëmendjen tonë drejt natyrës, shoqërisë dhe historisë, Kur’ani i Shenjtë, që u zbrit për të transformuar shoqërinë, na kërkon që të mësojmë ligjet që sundojnë krijimin, qenien njerëzore dhe shoqërinë dhe të shpjegojmë, vlerësojmë dhe orientojmë jetën tonë sipas këtyre ligjeve. Këto janë ligjet, të cilat bënë që shoqëritë e mëparshme të shkatërroheshin, sepse nuk u kushtuan vëmendje ligjeve të Allahut.
Ka një mënyrë për të përfituar nga dija, si një mjet sundimi që është përdorur gjerësisht përgjatë historisë. Kjo mënyrë mund të vihet në funksionim vetëm nga individi, ajo është arritja e PËRSOSMËRISË (virtytit). Nëse ky është qëllimi që duhet arritur, një nga pikat më të mira për të nisur të përfitojmë njohuri është njohuria për “vetveten”.
Duke pasur parasysh se dy të tretat e zhvillimit intelektual të fëmijës zhvillohen gjatë 6 vjetëve të para të jetës, atëherë nëna duhet të marrë ndihmë edukative. Ajo është faktori më i rëndësishëm në shtrimin e themelit të të menduarit të lirë, produktiv dhe krijues në vend të imitimit. Gjithashtu, nëna duhet të marrë ndihmë edukative në forcimin e kapacitetit të fëmijës për të analizuar, sintetizuar dhe izoluar në zhvillimin e tij gjuhësor dhe në mbështetjen e mekanizmit të tij intelektual që do të mbështetet mbi arsyetimin, të kuptuarit dhe përvetësimin në vend të memorizimit të thjeshtë.
Qëllimi i kërkimit shkencor të quajtur “Projekti i Zhvillimit të Hershëm te Fëmija dhe Edukimi i Nënës”, i cili nisi në vitin 1982 në Universitetin e Bogaziçi, nën drejtimin e Prof. Ç. Kagitçibasi (rezultatet e të cilit u shpallën më 1991), ishte të ndihmonte nënat të mbështesnin zhvillimin e fëmijëve të tyre duke u bërë më të ndjeshme dhe duke i kushtuar më tepër vëmendje nevojave të tyre fizike, emocionale, intelektuale dhe sociale. Rezultatet e përfituara tregonin faktin se “për vlefshmërinë dhe suksesin e edukimit parashkollor, që kontribuon gjerësisht në zhvillimin multidimensional të fëmijës, ai duhet të edukohet nga një nënë e edukuar në ambientin e tij, pa u izoluar (larguar) nga familja.
Vetëm një nënë e edukuar mund të njohë rëndësinë e dashurisë (afeksionit) të nënës dhe “rëndësinë e marrëdhënies cilësore fytyrë më fytyrë midis nënës dhe fëmijës dhe rolin e saj në ngulitjen e kodeve bazë të sjelljes së fëmijës, të cilat zgjatin gjatë gjithë jetës. Vetëm një nënë e edukuar mund të vlerësojë rëndësinë e funksionit të saj amësor. Vetëm një nënë e edukuar mund të perceptojë nevojat psikologjike të fëmijës, të cilat janë në ndryshim gjatë procesit të zhvillimit dhe mund të parandalojë zhvillimin defektoz të identitetit duke shfaqur reagimet dhe sjelljet e duhura karshi fëmijës.
Vetëm një nënë e edukuar mund të arrijë të dallojë pikat e mangëta dhe pamjaftueshmërinë në procesin e zhvillimit të fëmijës dhe të marrë masat e nevojshme. Vetëm një nënë e edukuar mund të mbështesë zhvillimin intelektual të fëmijës, i cili fillon të kristalizohet gjatë periudhës 0-6 vjeç, periudhë kur plotësohen dy të tretat e këtij zhvillimi.
Vetëm një nënë e edukuar mund të japë ndihmë konstruktive në formimin e personalitetit të fëmijës duke i kushtuar vëmendjen e duhur në dhënien e dijeve të përshtatshme që mbrojnë mirëqenien psikologjike të fëmijës.
Edukimi i fëmijëve është pika më e përshtatshme për ndërtimin e një shoqërie të re, e cila do të formohet mbi bazën e principit të sundimit të botës së brendshme në vend të sundimit të botës së jashtme. Ka ardhur koha të ndryshojmë krejtësisht konceptin aktual mbi edukimin, i cili është i zhveshur nga doktrina e vlerave që vendosin një disiplinë të brendshme, e cila vë mbi shpatullat tona përgjegjësi në lidhje me të tjerët rreth nesh dhe ka për qëllim pastrimin dhe qëndresën e palëkundur ndaj dëshirave të egos.
Të edukosh fëmijët do të thotë të vetëpërsosesh!
Marsela Tareli
Marrë nga:
Revista “Argumenti”, numër 55, tetor 2006.

NJOFTONI ATA ME BOTËN

Të mësuarit e fëmijëve tanë për bukurinë e kulturave tjera u hap mendjet e tyre ndaj botës që i rrethon.
Shumica e fëmijëve, të cilët rriten në vendin tonë dhe vijojnë mësimet në sistemin publik shkollor, nuk marrin shumë mësime në mënyrën e vlerësimit dhe vetëdijes kulturore. Në çka fokusohet më tepër është ajo që gjendet në vendin tonë se sa bota si tërësi dhe ne duke qenë vetëm një pjesë e vogël e saj.
Edhe pse kjo duket mahnitëse, kjo vazhdon të jetë standardi i arsimimit publik shkollor të fëmijëve tanë dhe mënyra se si mendon vendi ynë për ta.
Pse ne si muslimanë duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë rëndësinë e respektit të kulturave dhe etnive tjera.
Sepse, të veprosh kështu është pjesë e pandashme e mësimit dhe praktikimit të Islamit - feja me më së shumti etni të ndryshme në formën e saj më të pastër dhe më të saktë.
Allahu thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” [Huxhuratë, 13]
Duke punuar në një shkollë islame, unë arrita të shoh para së gjithash dëmin që u shkaktohet fëmijëve tanë, kur dështojmë që t’i mësojmë të mos bëjnë dallime duke u bazuar në etni.
Një ditë një klasë bëri një shëtitje të shkurtër në fusha dhe unë isha njëra nga shoferet. Një vajzë e re libaneze që po udhëtonte me mua në veturë e pa një njeri që ishte aziatik. Ajo filloi t’i shtrembërojë fytyrën dhe të fliste në një mënyrë që tallte atë dhe kulturën e tij. Një vajzë tjetër që ishte ulur pranë saj, familja e së cilës ishte nga Malaizia, nuk ndihej rehat me veprimin e kësaj vajze.
Duke parë këto pamje nga pasqyra ime, e ndala veturën në një anë të rrugës. Unë isha shumë e prekur me vajzën dhe sjelljen e saj fanatike sa që gati e humba durimin. Mirëpo, para se të hapja gojën që të thosha diçka, e kuptova se kjo vajzë e re i kishte mësuar këto shprehi nga nëna dhe babai. Sikur të rritej në një shtëpi që çmon vendet dhe kulturat tjera kurrë nuk do të vepronte në atë mënyrë. Vazhdoja të mendoja se sa është për të të ardhur keq fakti se kjo vajzë është mësuar se ajo është e veçantë ose fisnike për shkak të prejardhjes së saj dhe gjithashtu sa dëshpërues është fakti se kjo mendje dhe zemër e re mund të bëhet aq e pamëshirshme ndaj ndjenjave të të tjerëve në vend që të ishte një shpirt i ri, i thjeshtë dhe jo një shpirt që mendon vetëm për vete. Për më tepër nëse prindërit e saj do ta kishini mësuar atë se muslimanët jetojnë në të gjitha rajonet e botës dhe përbëjnë çdo etni dhe kulturë, nuk do të kishte nevojë që të qortohej sjellja e saj. Në fund, çka është më e rëndësishme, nëse do të kishte prindër, të cilët do ta mësonin atë se ajo që e bën njeriun të mirë ose të keq nuk ka asnjë lidhje me dukjen e tyre, por është virtyti i tyre, ajo do të tregohej më e virtytshme.
Prindër, çdo gjë që ju besoni, mendoni dhe ndjeni kalon në fëmijët tuaj dhe bëhet pjesë e karakterit të tyre. Askush në këtë botë nuk mund të jetë më i mirë për shkak vendit të lindjes, ngjyrës së lëkurës ose prejardhjes familjare. Përderisa nuk fillojmë të mbjellim këtë fakt të dhënë nga Allahu në vetveten tonë, ne kurrë nuk do të bëhemi Ummet (shoqëri e) i bashkuar. Ne duhet të kuptojmë se edukata që i lëmë fëmijëve është ajo me të cilën do të jetojnë dhe ajo të cilës do t’i besojnë.
Nëse dëshiron që fëmija juaj ta dijë se ka një botë të re jashtë asaj që paraqesin mediat, atëherë ju duhet t’i njoftoni ata me botën.

Organizoje një shëtitje
Ju mund të filloni me një mësim të historisë. Filloni me zanafillën e Islamit pastaj kalo në sqarimin se ku dhe si u përhap Islami në kulturat tjera. Pastaj, trego se si Islami ndikoi në kuturat tjera dhe anasjelltas. Ka shumë histori për të cilën shumë nga ne nuk janë në dijeni dhe kurrë nuk do t’ju harxhohet materiali mësimor.

Aktivitetet globale
Vizitoje librarinë tuaj lokale dhe zdhedhni një shtet.
Kërko informata për shtetin dhe popullsinë e tij në internet.
Gatuaj ushqim të atij vendi.
Mëso gjuhët dhe se si muslimanët thojnë fjalë të ndryshme islame.
Bë biseda në internet me studentë jashtë vendit; bë përkthime brenda kësaj dhe kjo është mënyrë e mrekullueshme për të bashkëpunuar me fëmijë të kombësive tjera.
Gjej dhe vizito muslimanët nga ato rajone. Nëse është e mundur udhëto në një shtet gjatë pushimit veror ose gjeni muslimanët në komunitetin tuaj dhe bisedoni me ta për kulturën e tyre.
Mësoni mënyrat e veçanta që secili vend kremton Bajramin dhe Ramazanin.

Është një botë e vogël tek e fundit
Duke ndërruar mënyrën se si mendoni për botën dhe duke shfaqur vlerësimin tonë për kulturat tjera, ju do të ndryshoni mënyrën që fëmijët tuaj e shohin botën që i rrethon. Nuk ka njeri më të mirë se sa ai, i cili është i thjeshtë dhe ka zemër të vëmendshme.
Ju do t’i hapni mendjet dhe zemrat fëmijëve tuaj në këtë proces të mësimit të vlerësimit të këtyre kulturave dhe do t’i bëni ta kuptojnë se kjo botë tek e fundit është një botë e vogël dhe se ata janë vetëm një pikë në rërën e oqeanit; mirëpo ata akoma kanë mundësi ta ndalin valën e fanatizmit në mes të njerëzve.

(Nga anglishtja: Driton Maxhuni)
Marrë nga revista: “El-Xhumuah”, e cila botohet në Amerikë

SI TA MBJELLIM NË FËMIJËT TANË DASHURINË PËR PEJGAMBERIN SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM?

Ekziston një numër i mënyrave se si ta rrënjosim dashurinë për Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në zemrat e fëmijëve tanë, siç janë:

1. Prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve të tyre tregime që u janë treguar fëmijëve të sahabëve në kohën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se si kanë luftuar ata kundër atyre që janë munduar ta dëmtojnë atë, sa shpejtë i janë përgjigjur thirrjes së tij dhe i kanë kryer urdhrat e tij, si ata e kanë dashur atë që e ka dashur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, si i kanë mbajtur në mend dhe ruajtur hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, etj.

2. Prindërit duhet t’i nxisin fëmijët e tyre dhe t’i ndihmojnë ata për të mësuar përmendësh sa më shumë hadithe, e për këtë gjë që e bëjnë ata duhet t’i shpërblejnë. Sa i përket kësaj çështje tregohet se Imam Maliku e kishte pasur një vajzë, e cila e kishte mësuar përmendësh veprën e tij (librin El Muvata). Ajo e kishte bërë shprehi të qëndronte prapa derës dhe nëse studenti bënte gabim duke thënë hadithin, ajo trokiste në derë dhe Imam Maliku e merrte vesh dhe e korrigjonte studentin që kishte gabuar. Gjithashtu tregohet se Nadr bin Harith thotë: “E dëgjova Ibrahim bin Ed’hemin që thoshte: “Baba im më thoshte mua, o biri im, kërkoje hadithin dhe çdo herë që e dëgjon një hadith të ri dhe e mëson, do të ta jap nga një dërhem”, kështu që unë mësova hadithe në këtë mënyrë.”

3. Prindërit duhet t’i mësojnë ata – duke u bazuar në nivelin e tyre të kuptimit – për jetën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për kampanjat e tij ushtarake, dhe për jetën e sahabëve radijallahu anhum, meshkuj dhe femra. Kështu që fëmijët tanë do të rriten duke dashur këta njerëz bujarë dhe të jenë të ndikuar nga sjelljet e tyre dhe do të jenë të gjallë, të mprehtë e të sinqertë që të përpiqen ta rregullojnë vetveten e tyre dhe të mbështesin fenë e tyre.

4. Sahabët dhe selefët (gjeneratat e para të muslimanëve) ishin të vendosur dhe të gjallë që t’i mësojnë fëmijët e tyre për jetën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Këtë e bënin anash mësimit të Kur’anit, sepse historia e tij (sire) është shpjegim i kuptimeve të Kur’anit, si dhe përzierja e emocioneve dhe demonstrimi i vërtetë i Islamit dhe ndikimi i efektit të mrekullueshëm në shpirt. Gjithashtu bënin bartjen e kuptimit të dashurisë dhe xhihadin për të ruajtur njerëzimin prej drejtimeve të këqija dhe duke i sjellë ata në rrugë të drejtë, prej të pavërtetës në të vërtetën, prej errësirës së injorancës në dritën e Islamit.

5. Kur i tregoni fëmijëve tuaj për jetën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe jetën e sahabëve radijallahu anhum, meshkuj e femra, baba dhe nëna duhet t’u tregojnë atyre gjëra që kanë lidhje me fëmiun, siç është fëmijëria e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, disa tregime për jetën e tij me (mëndeshën, tajën e tij) Halime Sadijen dhe se si Allahu i dhuroi të mira e bereqet Halimes dhe familjes së saj për shkak të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për natën e Hixhretit dhe se si Allahu ia mbuloi sytë e mushrikëve, dhe tregime tjera që tregojnë se si Allahu i ndihmoi atij. Kështu që zemra e fëmijëve do të mbushet me dashuri për Allahun dhe me dashuri për Pejgamberin e Tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Tregohet prej Ali bin Ebu Talibi radijallahu anhu se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nxitni fëmijët tuaj të mësojnë tri karakteristika: Ta duan Pejgamberin e tyre sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ta duan familjen e tij dhe leximin e Kur’anit. Bartësit e Kur’anit do të jenë nën hijen e Allahut ditën kur nuk do të ketë hije përveç hijes së Tij, do të jetë bashkë me Pejgamberët e Tij dhe me të zgjedhurit e Tij.” [Transmeton Sujutiu në Xhamius Sagir, fq. 25; Albani e bën daif në Daiful Xhamius Sagir fq. 36, nr. 251]

Do të ishte ide e mirë nëse prindërit i kushtojnë një kohë të përshtatshme për mësimin e jetës së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjatë ditëve të mësimit ditor të familjes, kur fëmijët mund të lexojnë për siren (jetën) e Pejgamberit në libra të thjeshtë, apo baba ose nëna t’u tregojnë atyre këto tregime dhe të përshtaten me moshën e fëmijëve.

Hanan Turi (Nga anglishtja: Osman D. Gashi)
Marrë nga: www.islamway.com
Subscribe to this RSS feed
Back to top