Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

A duhet t'i respektojmë në këto raste?

A duhet t'i respektojmë në këto raste?

 

Pyetje: Esselamu alejkum. Kisha nje pyetje persa i perket familjareve! Normalisht familjaret duhet te respektohen..., por kur ndonje nga ato sa here e takojme fillon te flasi qe besimi ne fe eshte injorance dhe prapambetje e shume gjera te tjera. Po ne keto raste duhet qe ne ti respektojme e ti shkojme ti takojme keto te aferm qe perpiqen te fusin dyshime, apo duhet ti shmangim sa me shume te jete e mundur? All-llahu ju ruajt e ju forcofte besimin ne zemrat tuaja.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam! Duhet të kihet parasysh të bëhet dallim mes respektit dhe kujdesit për besimin e individit.

Nëse mendon se mbajtja e lidhjeve me të tillët çon në probleme të fesë tënde, atëherë mënjanoi me kujdes duke u obliguar njëkohësisht për mësimin mirë të fesë qe t'i ftosh në fe bashkë me respektin dhe vizitën ndërfamiljare dhe se shkëputja e lidhjeve duhet të jetë gjëja e fundit që mendohet, sepse në një hadith kur fisi i Profetit salallahu alejhi ue selem nuk e pranoi ftesën e tij dhe i shpalli armiqësi ai ju tha atyre: ''Atëherë s'ka mbetur mes meje dhe jush vetëm se lidhja e gjakut që do të mundohem ta mbaj gjithmonë të gjallë në jetë."

Kjo kthehet dhe tek njohuritë e tua fetare të cilat, padyshim, obligohesh t'i thellosh. Prej këtyre rasteve ne kuptojmë sa e rëndësishme është të thellohemi në dijet fetare, sepse kur ne jemi të mirënjohur me fenë tonë s'mund të na bëjë askush të dyshojmë në fenë tonë të mirë, të vërtetë.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

12.07.2008

Read more...

Ç'duhet të bëjë një person që vdekjen e ka të afërt?

Ç'duhet të bëjë një person që vdekjen e ka të afërt?

Pyetje: Serisht po ju shkruaj por me nje brenge te madhe dhe ju lus qe te me pergjigjeni ne pyetjet e mia. Para disa diteve me eshte diagnostifikuar tumor, por kjo ende nuk eshte konfirmuar pa mos e bere biopsine,,. Jam e udhezuar ne rrugen e Allahut, vazhdimisht fal namaz, kjo eshte nje sprove qe duhet te qendorj stoikisht dhe te kem fuqi qe te perballoj, ju lutem me pergjigjeni qfare duhet te bej nje person i cili e din qe vdekjen e ka afert a i pranohen lutjet per falje te mekateve qe ka bere , dhe qfare duhet te bej personi qe te afrohet me ibadete sa me afer Zotit. Ju lutem te me pergjigjeni.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

''Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi"

Allahu ka marrë shpirtrat e të dashurve të Tij përderisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem e la këtë botë dhe e dorëzoi shpirtin tek Krijuesi i Tij e ky është ngushëllimi i çdo besimtari dhe besimtareje.

Padyshim, ajo që besimtari do të gjejë tek Zoti i Tij është më e mirë se ajo që lë. Allahun e lus që të shërbejë kjo që të dalësh para Tij e shlyer nga mëkatet në gradat e shehidëve!

Po, po, Allahu e pranon pendimin, kthimin, çdo vepër të mirë derisa shpirti s'ka ardhur në fyt. Unë do të thosha, derisa gjendja është kjo, ki parasysh:

1. Ji e kënaqur me kadanë dhe kaderin e Allahut.

2. Beso se kjo është më e mirë për ty.

3. Ajo që Zoti ka përgatitur për ty është më e hajrit.

4. Falëndero Zotin që kjo të gjeti me besim.

5. Lute Allahun që të shlyejë gjynahet.

6. Pendohu tek Allahu me sinqeritet.

7. Mos i humb shpresat kurrë prej Tij.

8. Laj borxhet.

9. Nëse s'ke mundësi shkruaji.

10. Çfarë të drejtash gëzojnë të tjerët tek ti shkruaji.

11. Lër testamentin.

12. Lër amanetet e qarta.

13. S'e di, nëse mendon se do të bëhen bidate ditën e funeralit, sqaroji gjërat apo nëse bëjnë të shtatat, dyzetat, 6 muajt, vitin etj.

14. Të trajtojnë në larje, qefinosje, varrim si myslimane. Lër amanet kush të kujdeset për funeralin tuaj që të shkojë sipas kënaqësisë së Allahut.

15. Jep sadeka me nijetin e shërimit.

16. Bëj dua.

17. Sa më shumë dhikër.

18. Frikësohu për atë që ka kaluar.

19. Po ama më shumë të  shpresosh atë që Zoti ka premtuar për vepërmirët se ti në këto kohë je prej tyre, sigurisht.

20. Mendo mirë për Allahun se kush ndërron jetë duke menduar mirë për Allahun ka për të gjetur mirë. Kur të kuptosh se fuqitë po të lenë shpeshto fjalën: LA ILAHE IL ALLAH.

21. E nëse fuqia të lë më shumë e s'mund ta thuash me gojë, atëherë me mendje dhe me gisht.

Allahu të shëroftë!

O motër, të jesh e sigurt se Allahu të ka dashur fort që ti e ke mësuar këtë të vërtetë, se ka njerëz që janë duke shkuar drejt vdekjes me  sëmundje të tilla dhe ata s'dinë asgjë, as s'u jepet shansi të pendohen as nuk ju tregon kush sepse kalojnë në çmendinë. Ty Allahu ta ka hedhur sëmundjen pasi të hodhi më parë shërimin për çdo sëmundje: DASHURINË PËR ALLAHUN, PËR XHENETIN, PËR PROFETIN.

Allahu përgatittë për ty gradën e shehidit! Amin! Amin! Amin!

Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

09.08.2008

Read more...

A lejohet ngrënia e mishit të derrit të egër?

A lejohet ngrënia e mishit të derrit të egër?

Pyetje: Esselam Alejkum.. kam nje pyetje. A Lejohet ngrenia e mishit te derrit te egër?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullah!

Nuk lejohet  sepse e përfshin emërtimi dhe gjykimi i derrit. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

09.08.2008

 

Read more...

Gruan me mbulesë apo kënaqësinë e prindërve?

Cilën duhet të vendosë besimtari?

Gruan me mbulesë apo kënaqësinë e prindërve?

 

Pyetje: Selamu alejkum. Allahu ju shperblefte hoxh per punen qe beni. Ne trojet tona shume vllazni dhe motra po kane probleme per marrjen e gruas me mbulese. Pyetja eshte nese familja i thote se ose neve ose ate vajzen per shkak se se duan me mbulese. Cilen duhet te vendos besimtari? Kur dihet se mbulesa eshte obilgim dhe respektimi i prinderve obligim. Mirepo tash nese vellau eshte i martuar, pra ka niqah islam edhe pse eshte i fejuar (sipas tradites tone quhet fejese mirepo ne islam martese). Tash si te veproj ky vella? Ta lere motren dhe te respektoj familjen apo ta ndaj motren me nje shtepi vec baneses. Ju lutem nje shpjegim urgjent. Allahu ju shperblefte me te mirat  e xhenetit se ne te vertet keto probleme po ndodhin shume tek besimtaret.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Unë me sa mbaj mend kam trajtuar një pyetje të ngjashme me këtë edhe më herët, megjithatë them atë që e kemi përsëritur vazhdimisht: 
Urdhri i parë është i Allahut dhe i të Dërguarit të tij salallahu alejhi ue selem, pastaj urdhri i dytë është i prindërve.

Rregulli thotë: "Krijuesi nuk mund të kundërshtohet duke iu bindur krijesës". 
Zoti vjen para gjithçkaje dhe se çdo gjë vjen pas Zotit. T’i frikësohemi Allahut e mos të tallemi me motrat besimtare me shami apo t’i  sprovojmë që të heqin shamitë se, uallahi, ka për të zbritur hidhërim i paparë prej Zotit të gjithësisë. A nuk u mjafton këtyre motrave sprova e futjes në fe, sprovat e përgojimit dhe thashethemeve etj. etj., që i shtohen pas martesës së shumëpritur dhe të tilla gjëra.

Edhe një herë, dua ta përsëris, kur përplaset obligimi karshi Zotit me atë, dikujt tjetër kushdo qofte ai, i jepet përparësi obligimit të Zotit.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

31.05.2008

Read more...

Në cilin interval kohor mund të falet namazi i duhasë?

Në cilin interval kohor mund të falet namazi i duhasë?

 

Pyetje: Es selamu alejkum! Doja te dija ne cilin interval kohor mund te falet namazi i duhase? Allahu jua shperblefte!Es selamu alejkum.

Përgjigje:  Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam!

 

Duke filluar me 15 minuta nga lindja e diellit e duke mbaruar me 10 -15 minuta para ezanit të drekës. Kjo ka qenë pergjigja e Ibn Uthejminit rahimehullah. Allahu e di më së miri.

 

Ahmed Kalaja 

Burimijetes.com 

31.05.2008

Read more...

A kemi mëkat nëse rrimë vetëm me të fejuarën?

A kemi mëkat nëse rrimë vetëm me të fejuarën?

Pyetje: Selamu alejkum hoxhe i nderuar. Desha me te pyet se a kemi mekat n.q.s rime vetem me te fejuaren edhe nese kemi kurorëzim. Allahu ju shperblefte per cdo kontribut qe jepni per t’ju ndihmuar te gjithve. Ve alejkum selam.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Përkundrazi, ke sevape - shpërblim te Zoti, o vëlla!

 

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

04.06.2008

Read more...

Hyrja në Islam dhe bartja e injorancës me vete?

Hyrja në Islam dhe bartja e injorancës me vete?

Si e sheh Islami këtë çështje?

Pyetje: Selamu alejkum hoxh. Allahu te shperbleft me gjithe te mirat e ahiretit ty dhe familjen tende. Pyetja ime eshte: shohim vellezer dhe motra qe hyn ne islam mirepo marin gjera nga injoranca. Sic jane mos respektim ndaj vellau vellaut, motra motres etj. Kishim pas deshire si e sheh islami ket ceshtje? Keshilla juaj per keto te rinj dhe te reja. InshaAllah nese mundeni zgjeroheni pak me gjat ne ket pytje. Allahu ju nderofte me te mira.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullah!

Futja në Islam d.m.th: nënshtrim dhe dorëzim përkushtim dhe bindje duke filluar me të drejtat e Krijuesit e duke mbaruar me të drejtat e krijesave dhe do të thotë përsosje në karakter dhe moral.

Pjesë të depërtimit të Islamit te njeriu është dhe heqja dorë prej trashëgimisë injorante, e shprehur ndryshe xhahilijeti. Xhahilijet quhet çdo besim, praktikë apo sjellje që bie ndesh me drejtësinë e Islamit. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut -salallahu alejhi ue selem- i drejtohet njërit prej shokëve të tij: "....ti akoma ke në vetvete normat e xhahilijetit."

Për këtë arsye, me futjen në Islam duhet të ndryshojmë tërësisht nëse është e mundur. Ky është Islami i vërtetë që ne duhet të kemi dhe të reflektojmë ndër njerëz, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet farefisnore apo të gjakut, apo më thellë se sa kjo ndërmjet vëllezërve dhe motrave. Padyshim që detyrimet fetare, sociale dhe morale janë edhe më të specifikuara dhe më obligative.

"A nuk mjafton si mbrojtje për ty,- i thotë Allahu farefisnisë, që të mbajë lidhjet me çdokënd që i ruan lidhjet farefisnore  e t’i shkëpusë prej çdokujt që i shkëput lidhjet farefisnore?"

Hadithi tjetër: "S’ka mbetur gjë mes meje dhe jush përveç lidhjeve farefisnore që unë do i mbaj të gjalla"- i drejtohet Profeti -salallahu alejhi ue selem- një ditë fisit të tij kur i humbi shpresat që ata t’i përgjigjeshin thirrjes së tij për Islam.

Dhe ka thënë: "Ai që kthen vizitat nuk është se ka bëre diçka të madhe. Ruajte e lidhjeve farefisnore do të thotë t’i mbash lidhjet me atë që i shkëput ato.''

Ose hadithi që i thotë dikujt që po i ankohej se farefisin e vet e vizitonte dhe s’e vizitonin, i ndihmonte dhe s’e ndihmonin kur kishte ai nevoje, sillej mirë e shanin. I tha: "Nëse është kështu siç thua ti është njësoj sikur t’ju hedhesh atyre prush." Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

14.06.2008

Read more...

Në punë nuk më lejojnë të fali namaz ose ta vë shaminë

Në punë nuk më lejojnë të fali namaz ose ta vë shaminë.

Pyetje:

Selam alejkum!

Jetoj në perëndim qe një kohë të gjatë. Qe një muaj kam filluar me punu në shtëpi të pleqve dhe në punën time nuk po më lejojnë të fali namaz ose ta vë shaminë. Nuk di se çfarë të bëj?
Unë duhet të punoj pasi kam dy fëmijë të vegjël e burri nuk punon. Unë jam ajo që duhet ta mbaj familjen. Çfarë duhet të bëj tani? Namazin po e fali kur po kthehem në shtëpi por 
vetëm ikindinë, akshamin dhe jacinë mund ta fali me kohë. Sabahun dhe drekën nuk po mundem t'i fali me kohë dhe ndonjëherë nuk mundem ta mbërrij as ikindinë sepse si po e kryej punën, po shkoj t'i marr fëmijët në çerdhe e pastaj kthehem në shtëpi e derisa sa po e bëj bukën e po u jap fëmijëve po më ik koha.
Për mbulesë është një problem shumë i madh jo vetëm për mua por për çdo muslimane ku jetoj unë sepse ato që kanë mbulesa nuk po i marrin në shumë vende të punës. Ju lutem, më ndihmoni! Çfarë duhet të bëj?
All-llahu ju bekoftë!



Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër myslimane, ju duhet ta dini se Allahu nuk e ka ngarkuar femrën në asnjë mënyrë që të sigurojë kushtet jetësore as për familjen e saj e madje as për vete, përveç në raste të jashtëzakonshme. Femra mund të jetë bijë, motër, bashkëshorte, nënë e dikujt prej meshkujve, që obligohen për kujdesin social ndaj familjarëve të tyre duke vu në theks të veçantë gjininë femërore dhe fëmijët. 

Nuk i kam të njohura arsyet përse burri i juaj nuk punon, por megjithatë kjo nuk justifikon punësimin tuaj në një vend që ndeshet me dy urdhra shumë të rëndësishëm islamë; namazin dhe mbulesën e femrës. Puna e juaj shumë e rëndësishme do të ishte të kujdesesh në edukimin e atyre dy dritave, dy fëmijëve tuaj, që kanë shumë nevojë për edukatën e nënës e jo për paranë e saj, e sidomos këtyre kohëve, që edukata familjare ndaj fëmijëve është tejet jo-prezente dhe ata janë shumë në rrezik si gjeneratë e nesërme, si rezultat i mungesës së edukatës familjare, dhe kjo ngjan si në vet trojet shqiptare e mos të flasim më për në mërgatë. 

Vendi ku ju jetoni (edhe pse i panjohur për mua) ndoshta ju pengon për mbulesë, por e ka tjetrën që për ju siguron asistencën sociale, në rast se burri i juaj është i paaftë për punë.

Andaj duke u nisur nga rregulli islam se femra nuk obligohet për sigurimin e kafshatës së gojës, si dhe duke u bazuar në mos-mundësinë e përfilljes së dy urdhrave kur'anor shumë të rëndësishëm në bazë të të cilëve varet edhe dynjaja e juaj e edhe ahireti i juaj, mendoj se ju duhet ta ndërprisni menjëherë punën aty dhe të përqendroheni në kryerjen e detyrave tua e jo të burrit pasi secili ka për të dhënë llogari për detyrat e veta e jo të tjetrit.

Allahu e di më së miri

Muhamed Dërmaku

pertymoter.net

Read more...
Subscribe to this RSS feed
Back to top