Ç'duhet të bëjë një person që vdekjen e ka të afërt?

Ç'duhet të bëjë një person që vdekjen e ka të afërt?

Pyetje: Serisht po ju shkruaj por me nje brenge te madhe dhe ju lus qe te me pergjigjeni ne pyetjet e mia. Para disa diteve me eshte diagnostifikuar tumor, por kjo ende nuk eshte konfirmuar pa mos e bere biopsine,,. Jam e udhezuar ne rrugen e Allahut, vazhdimisht fal namaz, kjo eshte nje sprove qe duhet te qendorj stoikisht dhe te kem fuqi qe te perballoj, ju lutem me pergjigjeni qfare duhet te bej nje person i cili e din qe vdekjen e ka afert a i pranohen lutjet per falje te mekateve qe ka bere , dhe qfare duhet te bej personi qe te afrohet me ibadete sa me afer Zotit. Ju lutem te me pergjigjeni.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

''Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi"

Allahu ka marrë shpirtrat e të dashurve të Tij përderisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem e la këtë botë dhe e dorëzoi shpirtin tek Krijuesi i Tij e ky është ngushëllimi i çdo besimtari dhe besimtareje.

Padyshim, ajo që besimtari do të gjejë tek Zoti i Tij është më e mirë se ajo që lë. Allahun e lus që të shërbejë kjo që të dalësh para Tij e shlyer nga mëkatet në gradat e shehidëve!

Po, po, Allahu e pranon pendimin, kthimin, çdo vepër të mirë derisa shpirti s'ka ardhur në fyt. Unë do të thosha, derisa gjendja është kjo, ki parasysh:

1. Ji e kënaqur me kadanë dhe kaderin e Allahut.

2. Beso se kjo është më e mirë për ty.

3. Ajo që Zoti ka përgatitur për ty është më e hajrit.

4. Falëndero Zotin që kjo të gjeti me besim.

5. Lute Allahun që të shlyejë gjynahet.

6. Pendohu tek Allahu me sinqeritet.

7. Mos i humb shpresat kurrë prej Tij.

8. Laj borxhet.

9. Nëse s'ke mundësi shkruaji.

10. Çfarë të drejtash gëzojnë të tjerët tek ti shkruaji.

11. Lër testamentin.

12. Lër amanetet e qarta.

13. S'e di, nëse mendon se do të bëhen bidate ditën e funeralit, sqaroji gjërat apo nëse bëjnë të shtatat, dyzetat, 6 muajt, vitin etj.

14. Të trajtojnë në larje, qefinosje, varrim si myslimane. Lër amanet kush të kujdeset për funeralin tuaj që të shkojë sipas kënaqësisë së Allahut.

15. Jep sadeka me nijetin e shërimit.

16. Bëj dua.

17. Sa më shumë dhikër.

18. Frikësohu për atë që ka kaluar.

19. Po ama më shumë të  shpresosh atë që Zoti ka premtuar për vepërmirët se ti në këto kohë je prej tyre, sigurisht.

20. Mendo mirë për Allahun se kush ndërron jetë duke menduar mirë për Allahun ka për të gjetur mirë. Kur të kuptosh se fuqitë po të lenë shpeshto fjalën: LA ILAHE IL ALLAH.

21. E nëse fuqia të lë më shumë e s'mund ta thuash me gojë, atëherë me mendje dhe me gisht.

Allahu të shëroftë!

O motër, të jesh e sigurt se Allahu të ka dashur fort që ti e ke mësuar këtë të vërtetë, se ka njerëz që janë duke shkuar drejt vdekjes me  sëmundje të tilla dhe ata s'dinë asgjë, as s'u jepet shansi të pendohen as nuk ju tregon kush sepse kalojnë në çmendinë. Ty Allahu ta ka hedhur sëmundjen pasi të hodhi më parë shërimin për çdo sëmundje: DASHURINË PËR ALLAHUN, PËR XHENETIN, PËR PROFETIN.

Allahu përgatittë për ty gradën e shehidit! Amin! Amin! Amin!

Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

09.08.2008

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top