- font size decrease font size increase font size
Kam probleme me imanin
Kam probleme me imanin
Pyetje: Selamu alejkum. Fal namaz por akoma nuk e kam kuptuar islamin si duhet mendoj se i praktikoj detyrat ndaj Zotit por Zoti i di si i praktikoj si p.sh. une i lutem Zotit per diçka por zoti nuk ma kthen lutjen une e di se Zoti e din çka është ma e mire per njeriun por nga ta di une kete gje. E di se duhet te besh durim por edhe te durimi jam munduar po prap sja kam arritur qellimit e di se duhet te durosh po si te duroj me tregoni nga përvoja dhe sa mund te zgjat durimi sa muaj. Dhe si mund ta di se disa nxitje ose udhezime i kam prej shejtanit. Nese ka mundesi sa ma shpejt se kam probleme me imanin.
Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ue alejkum selam ue rahmetullah!
Kështu me ngut të këshilloj për disa gjëra:
1. Kujdes me 5 vaktet në kohë!
2. Dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes në kohë.
3. Shokët që të rrethojnë.
4. Çdo ditë të lexosh të paktën një xhuz Kuran ~30 faqe.
5. Lexo librin “Sëmundja dhe ilaci” të Ibn Kajimit dhe librin “Mos u dëshpëro” të Aid el Karnit.
Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja
Burimijetes.com
22.06.2008