A ka justifikim per shkak te injorances, ne çeshtjet e Teuhidit qe jane prej kushteve te fese?

03-Pyetje: A ka justifikim per shkak te injorances, ne çeshtjet e Teuhidit qe jane prej kushteve te fese? Cili eshte gjykimi i berjes se nje personi kafir, nese per shkak te injorances ben vepra qe jane shirk?

Pergjigje: Ne çeshtjet e Teuhidit nuk ka justifikim, nese ndodhet mes muslimaneve. Ndersa çeshtja e atij qe eshte larg muslimaneve dhe injorant per keto çeshtje, i perket Allahut dhe gjykimi i tij eshte si gjykimi i atyre qe nuk u njohen me te verteten dhe do te sprovohen ne Diten e Gjykimit,
Kush ndodhet midis muslimaneve dhe degjon ajetet e hadithet dhe nuk ua ve veshin dhe as nuk ka interes per to, nderkohe qe adhuron varret duke kerkuar ndihme prej tyre apo shan fene, atehere ky person eshte kafir, ashtu siç mund te themi per nje njeri konkret se ky eshte kafir. Detyre per kryetaret e muslimaneve eshte qe t’i kerkojne atij te pendohet, e nese refuzon, atehere vritet. Po ashtu edhe ai qe tallet me fene apo ben te lejuar ate qe Allahu e ka bere haram, si per shembull te thote se zinaja eshte hallall, alkooli eshte hallall apo se lejohet gjykimi me ligje te tjera perveç ligjit te Allahut. Te gjitha keto te nxjerrin nga Islami, Allahu na ruajtte prej tyre!
Obligim per çdo qeveri muslimane eshte te gjykoje me ligjet e Allahut dhe t’i kerkoje te pendohet çdokujt prej popullit te tyre, qe vepron nje veper qe te nxjerr nga Islami. E nese personi nuk pendohet, eshte obligim vrasja e tij, siç thote Profeti (alejhi selam”): “Ate qe e nderron fene e tij, vriteni!” (Buhariu ne “Sahihun” e tij)
Ne dy “Sahihet” transmetohet se Muadh bin Xhebeli urdheroi disa kryetare vendesh qe ta vritnin ate qe dilte nga feja, nese nuk pendohej dhe tha: “Ky eshte gjykimi i Allahut dhe te Derguarit te Tij.”
Eshte obligim qe ky vendim dhe ky ndeshkim te zbatohet nepermjet kryetarit te shtetit apo gjykatave islame, ne menyre qe te zbatohet gjykimi i Allahut me nje dituri dhe njohje te plote nga ana e kryetarit te shtetit.
Allahu e permiresofte gjendjen e te gjithe muslimaneve, Ai eshte Degjuesi, i Aferti.

 

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top