- font size decrease font size increase font size
SEID IBNU ZEJDI
SEID IBNU ZEJDI
“O Zoti im, nëse më privon mua nga kjo dhunti, mos privo nga ajo birin tim, Seidin.”
(Zejdi, i ati i Seidit)
Zejdi ibnu Amër ibnu Nufejli u ndal larg nga turma e njerëzve dhe shikonte kurejshitët se si festonin një festë të tyre. Ai vuri re se njerëzit ishin mbështjell me turbana të shtrenjtë, të qëndisur me pëlhura të mëndafshit me ar. Ata krekoseshin me pallto të gjata, të shtrenjta, të Jemenit.
I shikonte gratë me fëmijë, të cilat kishin veshur rrobe të shkëlqyeshme, me stoli të bukura. Ai shikonte shtazët, të cilat i ngi pasanikët, pasi i kishin stolisur me lloj-lloj stolish, për t’i therur në mes të idhujve të gdhendura.
Ai mbështeti shpinën te shtylla e murit të Qabes dhe tha:
- O ju, kurejshit! Bagëtinë e ka krijuar Zoti. Ai ka zbritur shiun nga qielli, ndaj edhe ato janë ngopur. Atyre u ka rritur bar nga toka, me të cilin ushqehen. E ju po i therni ato jo në emrin e Tij. Unë ju trajtoj popull injorant!
Pas këtyre fjalëve, kundër tij u ngrit xhaxhai i vet, Hattabi, babai i Omer ibnul Hattabit, i ra shuplakë dhe i tha:
- Të gjet e liga! Ende po dëgjojmë prej teje këtë budallallëk. Të kemi toleruar gjersa na humbi durimi. Pastaj e sulmuan budallenjtë e fisit të tij, të cilët e keqtrajtuan. Ata vazhduan ta keqtrajtojnë gjersa u katandis të largohet nga Meka dhe të strehohet në kodrën Hira.
Hattabi angazhoi një grup kurejshitësh që ta pengojnë të mos hyjë në Mekë. Ai hynte në Mekë vetëm fshehurazi. Më pas, Zejd ibnu Amër ibnu Nufejl i ftoi në një takim, pa e ditur fare kurejshitët, Vereka ibnu Neufelin, Abdullah ibnu Xhahshin, Othman ibnu El Harithin, Umejmete Bint Abdul Mutalibin, hallë e Muhammedit, të birit të Abdullahut. Ata zunë të evokojnë kujtime për ato gjëra si pasojë e të cilave arabët u krodhën në rrugë të gabuar.
Zejdi u tha shokëve të tij:
- Vërtet ju, për Zotin, e dini fare mirë se fisi juaj s’ka asgjë me vlerë. Ai e ka shtrembëruar fenë e Ibrahimit dhe po e kundërshton. Pra, kërkoni për vete një fe të cilës i përmbaheni, nëse dëshironi të gjeni shpëtim.
Të katër burrat shkuan te priftërinjtë e hebrejve dhe të krishterëve dhe te paria e komuniteteve të tjera, duke kërkuar tek ata fenë e vërtetë (islame) të Ibrahimit (a.s.). Sa i përket Vereka ibnu Nufejlit, ai u bë i krishter.
Ndërkaq Abdullah ibnu Xhahshi dhe Othman ibnu El Harithi nuk arritën gjë.
Sa i përket Zejd ibnu Amër ibnu Nufejlit, për të është tregimi të cilin do ta na rrëfejë në vazhdim.
Zejdi thotë:
“U ndala te Judaizmi dhe Krishterimi dhe i hodha poshtë, pasi nuk gjeta gjë diçka që ma qetëson shpirtin. Unë zura të hulumtoj për komunitetin religjioz të Ibrahimit (a.s.) në vende të ndryshme, gjersa arrita në Siri. Atje një prift më përmendi një pjesë nga Libri i Shenjtë. Unë shkova tek ai dhe ia tregova hallin tim, e ai më tha:
‑ Siç po vërej, t’i dëshiron të dish diçka nga feja e Ibrahimit, o vëlla mek‑kas.”
Unë i thashë:
-
Ai tha:
- Ti po e kërkon një fe e cila sot nuk ekziston, por shko në vendin tënd, se Allahu do të dërgojë nga populli yt një njeri që do ta përtërijë fenë e Ibrahimit dhe nëse e bashkëjeton, mos iu nda atij njeriu.
Zejdi u
Derisa rrugëtonte, Allahu e dërgoi Pejgamberin e Vet, Muhammedin a.s., për t’i thërritur njerëzit në fenë e udhëzimit dhe të së vërtetës, por Zejdi nuk e takoi atë, ngase atij i doli në rrugë një grup arabësh dhe e vrau para se të arrijë në Mekë. Atij i skuqeshin sytë nga dëshira e flaktë për të parë të Dërguarin e Allahut. Ndërsa Zejdi nxirrte frymën e tij të fundit, ktheu shikimin nga qielli dhe tha:
* * *
“O Zoti im, nëse më privove mua nga kjo dhunti, mos e privo birin tim, Seidin!”
Deshi Allahu i Madhëruar që t’i përgjigjet lutjes së Zejdit dhe, posa ia filloi i Dërguari i Allahut t’i ftojë njerëzit në fenë islame, Seidi u gjend në grupin e atyre që besuan në Allahun dhe dëshmuan misionin e Pejgamberit të Tij.
S’është çudi, posi Seidi u rrit në një shtëpi që e urrente atë që i kishte çuar kurejshitët në humbje. Ai u edukua në prehrin e babait, i cili e çoi jetën duke kërkuar të vërtetën.
Ai vdiq i etshëm, duke ngarendur pas të vërtetës.
Fenë islame nuk e pranoi vetëm Seidi, por edhe gruaja e tij Fatime bint El Hattabi, e motra e Omer ibnul Hattabit.
Djaloshi kurejshit përjetoi keqtrajtime nga fisi i tij, veprime këto të cilat nuk ishin të denja për ta larguar nga feja e vet. Në vend që ta largojnë atë nga feja islame, ai dhe gruaja e tij arritën të nxjerrin nga radhët e kurejshëve një njeri më të rëndë nga pesha dhe më të rrezikshëm...
Që të dy ishin shkaktarë që Omer ibnul Hattabi të pranojë fenë islame. Seid ibnu Amri e vuri në shërbim të fesë islame tërë energjinë djaloshare, ngase ai pranoi fenë në kohën kur ende nuk i kishte mbushur të njëzetat. Ai mori pjesë me të Dërguarin e Allahut në të gjitha luftërat, përveç Luftës së Bedrit. Mungoi nga kjo luftë meqë duhej të kryente një detyrë që i kishte caktuar Pejgamberi a.s.
Ai mori pjesë me muslimanët në operacionin luftarak për përmbysjen e fronit të Kisra’së dhe shpartallimin e pushtetit të tij.
Mbase beteja më e shkëlqyeshme që zhvilloi ai ishte ajo e Jermukut. Pra, në vazhdim, po citojmë një fjalë të tij, ku rrëfen për një pjesë të ngjarjes së asaj dite.
Seid ibnu Amër ibnu Nufejl thotë:
- Në e Betejën e Jermukut ne ishim njëzet e katër mijë veta, apo afro njëzet e katër mijë. Bizantinët na dolën përpara me njëqind e njëzet mijë luftëtarë. Ata afroheshin në drejtim tonin me hapa të rëndë, thuase brigjet po lëkundeshin nga ca duar të fuqishme misterioze. Para tyre ecnin peshkopët, patrikët dhe priftërinjtë duke mbajtur kryqa dhe duke kënduar psalme, të cilët i përcillte ushtria, zëri i së cilës jehonte si të ishte zë i murmurimës!
Kur muslimanët i panë ata në këtë gjendje, u rrënqethën nga masiviteti i tyre dhe në zemrat e tyre hyri një lloj frike. Me atë rast, Ebu Ubejde ibnul Xherr‑rrahu zuri t’i nxisë muslimanët për të luftuar dhe tha:
“O ju robër të Zotit! Ndihmoni Zotin, e Ai ju ndihmon juve dhe ju forcon pozicionet tuaja...
O ju robër të Zotit! Keni durim, se durimi ju shpëton nga mosbesimi, ju ofron te kënaqësia e Zotit dhe ju mbron nga sjelljet e turpshme. Pra, hidhni shtizat, vëni mburojat dhe mos flitni fjalë tjetër përveç lutjes së Zotit xh.sh. në heshtje, gjersa t’ju urdhëroj, në dashtë Allahu.”
Seidi shton:
- Me atë rast doli një njeri nga radhët e muslimanëve dhe i tha Ubejdes.
‑ Unë kam vendosur të vdes në këtë çast. A ke ndonjë mesazh t’ia dërgosh të Dërguarit të Allahut?!
‑
Seidi vazhdoi:
- Me të dëgjuar fjalën e tij dhe kur pashë se si po e tërhiqte shpatën dhe si shkonte për t’u ballafaquar me armiqtë e Zotit, unë u hodha rrufeshëm në tokë dhe rashë në gjunjë. Hodha shtizën time dhe godita kalorësin e parë që u afrua, pastaj iu vërsula armikut, e Allahu më hoqi çdo frikë që kisha në zemër. Muslimanët nisën luftën kundër bizantinëve dhe luftuan vazhdimisht gjersa Allahu ua mundësoi muslimanëve ta përfundojnë luftën me fitore.”
Seid ibnu Zejdi mori pjesë edhe në çlirimin e Damaskut. Duke qenë se muslimanët e respektonin Seidin, Ebu Ubejde e emëron guvernator të Damaskut. Ai njëherazi ishte guvernatori (veliu) i parë musliman i Damaskut.
Në kohën e Emevive, Seid ibnu Zejdit i ndodhi një ndodhi për të cilin medinasit zunë të flasin një kohë të gjatë. Kjo ndodhi ngjau për arsye se Ervaja, e bija e Uvejsit, mendoi se ibnu Zejdi kishte uzurpuar një pjesë të tokës së saj. Ajo zuri ta përmend këtë në mesin e muslimanëve dhe fliste vazhdimisht lidhur me të. Pastaj këtë çështje e paraqiti te Mervan ibnul Hakemi dhe në Medinë. Lidhur me këtë rast Mervani i dërgoi Seidit njerëz që të merren vesh për këtë çështje.
Shokut të të Dërguarit të Allahut i vinte vështirë ta zgjidhte këtë problem dhe u tha njerëzve:
-
Si t’i bëj të padrejtë?!
Unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë:
“Kush me të padrejtë ia merr njeriut një pëllëmbë të tokës së tij, atij njeriu do t’i lidhet një zinxhir në fyt dhe do të shafitet shtatë pash në dhé Ditën e Gjykimit.”
O Allah! Ajo ka supozuar se i kam bërë të padrejtë, nëse ajo gënjen, verboja sytë dhe hidhe në gropën e saj, të cilën e konteston, nxirre të drejtën në shesh, që muslimanët ta dinë se unë nuk i kam bërë asaj padrejtësi!
Pas pak kohe vërshoi lugina “Akik” me një vërshim si kurrënjëherë më parë dhe u duk megja që kontestohej nga të dy dhe u pa se Seidi ishte i drejtë.
Nuk kaloi më shumë se një muaj kur gruaja u verbua.
Ndërsa sillej rreth tokës së saj, ajo ra në pusin e saj.
Abdullah ibnu Omeri ka thënë:
Kur ne ishim të rinj, dëgjonim një njeri kur i thoshte tjetrit:
“Allahu t’i verboftë sytë siç e ka verbuar Ervanë”
Kjo edhe s’është çudi, meqë Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kini frikë prej lutjes së njeriut ndaj të cilit është bërë e padrejta, se në mes tij dhe Allahut nuk ka perde.”
E si mos të jetë kjo kështu, kur i mizoruari është Seid ibnu Zejdi, njëri ndër dhjetë personat e përgëzuar me xhenet!
Abdurr Rrahman Rafet El Basha
Përktheu: Arif Emini