Akideja e Tahaviut

Besimi i Muslimanit

nga Ebu Xhafar Ahmed Bin Muhammed Bin Selema El-Tahaui

me komentim nga Sheikh Abdulaziz Bin Abdullah Bin Baz

Besimi i imam Ebu Hanifes dhe nxënësve të tij 

 

Është e rëndësishme që lexuesi t’i lexojë me vëmendje komentet e bëra nga dijetari i njohur Abdul Aziz bin Baz rahimahullah pasi disa pika të këtij libri nuk kanë qenë të kuptuar drejt nga disa apo janë keq interpretuar nga një pjesë e disa rrymave filozofike të cilat ia kanë atribuar disa cilësi negative kësaj Akideje e cila është e konsideruar si manuali i çdo besimtari musliman nga pjesa më e madhe e dijetarëve të Ehlul Sunnah Uel Xhemae-s.

Përkthyesi

Ardit Kraja

 

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut,Krijuesit të Botërave.

Autoriteti i ditur mbi islamin Ebu Xhafar El-Uarrak El-Tahaui i Egjyptit rahimahullah ka thënë:

“Ky është ekspozimi i besimeve të Ehlul Sunnah uel Xhemae në përputhje me rrugën e juristëve të islamit: Ebu Hanifa El-Numan Bin Thabit El-Kufi, Ebu Jusuf Jakub Bin Ibrahim El-Ansari, Ebu Abdullah Muhammed Bin El-Hasan El-Shaibani rahimahullah. Dhe kjo është ajo çfarë ata kanë besuar rreth themeleve të fesë dhe besimit dhe ajo çfarë ata kanë dëshmuar rreth Krijuesit të Botërave.”

  

Me lejen e Allahut,kjo është ajo çfarë ne themi rreth Teuhidit[1] të Allahut:

 

Teuhid ur Rububijah

Kjo është të besosh në njëshmërinë e Allahut sipas veprave [ose shenjave] të Tij. Me fjalë të tjera, Allahu është i Vetmi Krijues, Furnizues dhe Mbajtës i punëve të krijesave të Tij, duke pasur liri të plotënë të gjitha çështjet e tyre të kësaj bote dhe tjetrës pa ndihmën e asnjë partneri.

Siç Ai vetë thotë:

“Allahu është Krijuesi i të gjitha gjërave.”[Zumer/62]

Dhe Ai thotë:

“Me të vërtetë Zoti juaj është Allahu, I Cili krijoi qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, atëherë e vendosi Veten mbi Arsh.”[Junuz/3]

Edhe politeistët të cilët i adhuronin idhujt, e njihnin këtë lloj Teuhidi, megjithëse refuzonin idenë e ringjalljes. Megjithatë, ata nuk shikoheshin si muslimanë sepse ata shoqëronin zota me Allahun, adhuronin shumë hyjni krahas Tij dhe refuzuan të pranonin të Dërguarin, Muhammedin salallahu alejhi ue selam. 

 

Teuhid ul Uluhijah 

Ky është lloji [i Teuhidit] i cili u refuzua totalisht nga Polteistët.

 

Allahu i Madhëruar thotë:

Dhe ata [arabët paganë] habiten që një këshillues [Muhammedi] u ka ardhur atyre nga vetë mesi i tyre! Dhe mosbesimtarët thonë: Ky [i Dërguar i Allahut] është magjistarë, gënjeshtarë. Ai i ka bërë ai zotat [të gjithë] në Një Zot [Allah]? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!”[Sad/4-5]

Kur’ani përmban edhe disa versete të tjera të njëjta [me këtë]. Teuhidi në këtë rast kërkon prej individit që një person duhet t’i drejtojë të gjitha format e adhurimit vetëm Allahut përderisa vetëm Allahu meriton të adhurohet dhe pra adhurimi i dikujt tjetër është totalisht falls [i padrejtë]. Në fakt kjo është çfarë “La ilahe ilallah”do të thotë: nuk e meriton askush adhurimin me të drejtë përveç Allahut siç Ai thotë:

Kjo nga që Allahu, Ai është i Vërteti, i Përhershmi [Zoti i vetëm i Vërtetë që s’ka shok e të barabartë me të] dhe gjithçka që ata [Politeistët] lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij është batil [e rreme,e humbur]. Dhe vërtetë Allahu, Ai është më i Larti, më i Madhi. [El-Haxh/62]

 

Teuhid ul Asma uas-Sifat

Kjo është të besohet në të gjitha ato emra dhe atribute të Allahut të cilat gjenden në Librin e Allahut dhe në thëniet autentike të profetit salallahu alejhi ua selam; të besohet në ato në mënyrën më të përshtatshme të Qënies së Tij, duke mos zvogëluar asnjë nga atributet e Tij, duke mos mohuar asnjë nga ata, duke mos i kuptuar asnjë prej tyre në menyrë antropomorfike [duke i ngjeshur Allahut atribute njerëzore] ose duke interpretuar emrat dhe atributet e Tij në mënyrë figurative.

 

Kjo është përshtatur me ajetin e mëposhtëm të Kur’anit:

 

“Thuaj: Ai është Allahu, Një; Allahu, I Përjetshmi dhe Absoluti; nuk ka lindur kënd dhe as nuk është I lindur prej kujt. Dhe nuk është askush si Ai.” [Ikhlas/1-4]

 

Dhe Ai thotë:

“Nuk është asnjëgjë si Ai. Dhe Ai është Një i cili dëgjon dhe sheh.” [Shura/11]

 

Dhe Ai thotë:

“Emrat më të bukur i takojnë Allahut, kështu thirreni atë me ato.” [Ara’f/180]

 

Dhe Ai thotë:

“Për ata që nuk besojnë në Botën e Përtejme është përcaktuar shembulli i më të keqes, ndërsa për Akkahun është më i larti shembull dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues”.

[Nahl/60]

 

Përshtatshmëria më e lartë [El Mathal ul A’la] do të thotë përshkrimi më i mirë për Të, i pastër ndaj çdo të mete. Kjo është çfarë njerëzit e Sunnah-s dhe Xhematit nga mesi I Sahabeve të Profetit salallahu alejhi ua selam dhe pasardhësit e tyre [Tabi-inët dhe Tabi-Tabi-inët] besuan. Ata i kuptuan atributet e Allahut nga Kur’ani dhe Sunnah pa u përpjekur të imagjinojnë pamjen fizike të Tij dhe në të njëjtën kohë nuk e përshkruan Atë me atribute të asnjë nga krijesat e Tij.

Mënyra e tyre e të shprehurit është në harmony me të gjitha faktet nga Kur’ani dhe Sunnah dhe kështu i mbyllën derën në fytyrë të gjithë kundërshtarëve të tyre.

Ata janë me të vërtetë ata të përmendurit në versetet e mëposhtme dhe ne i lutemi Allahut të na numërojë ne në mes të atyre me mëshirën dhe nderin e Tij, sepse Ai është i vetmi tek i cili kthehemi për ndihmë:

 

 

Me ata të cilët të parët përqafuan islamin nga Muhaxhirinët [besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medinë] dhe Ansarët [besimtarët e Medinës që i strehuan dhe I ndihmuan ata] si dhe ata që I ndoqën besnikërisht ata [në besim ] me këta Allahu është mjaft I kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta kopshte të begatë nën të cilët rrjedhin lumej për të banuar atje ngaherë. Ky është ngadhënjimi madhështorë”.

[Teube/100]

Shejh Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz

 

 

 

 

Hyrje

 

 

 

 

 

 

Mbi Teuhidin Njëshmërinë e Allahut

 

1. Allahu është Një dhe nuk ka partner.

 

2. Asgjë në tërë Universin nuk është si Ai.

 

3. Asgjë nuk mund t’ia arrijë ose ta tejkalojë Atë.

 

4. Asgjë nuk e meriton adhurimin përveç Tij.

 

5. Ai është Kadim[2] i cili nuk ka fillim dhe është i Përjetshëm, i pa fund.

 

6. Ai nuk do të vdes e as nuk do të zhduket kurrë.

 

7. Asgjë nuk ndodh në këtë Univers përveç se me Vullnetin e Tij.

 

8. Asnjë supozim apo mendim nuk mund ta përfytyrojë esencën e Tij të vërtetë.

 

9. Ai nuk i ngjan askujt nga krijesat e Tij.

 

10. Ai është i gjallë; vdekja nuk e zë Atë. Ai është mbrojtësi; nuk është në nevojë për gjumë aspak.

 

11. Ai është Krijuesi i tërë Universit por Ai nuk ka nevojë për të.Ai i ushqen të gjithë pa vështirësi.

 

12. Ai i bën të gjithë të shijojnë vdekjen pa frikë.Ai do t’i ringjalli ata pa asnjë vështirësi.

 

13. Ai ka qenë përgjithmonë [ka ekzistuar] atje me të gjitha atributet e Tij. Ai gjithmonë i ka pasur këto atribute dhe gjithmonë do t’i ketë ato atribute.Ato nuk u shtuan pasi Ai solli krijesat e Tij në ekzistencë sepse ato ka qenë gjithmonë.

 

14. Ai nuk u bë Krijues [Khalik] pasi Ai krijoi krijesat e Tij[por ka qenë që më përpara pasi t’I krijonte ato] dhe as u bë Ai inxhinier [Al-Bari] pasi Ai ndërtoi Universin [por ka qenë që më përpara se ta ndërtonte atë].

 

15. Ai ishte Furnizues [Rabb] përpara se të kishte nevojë ndokush për furnizim dhe Krijues [Khalik] përpara sesa Ai krijoi çdogjë.

 

16. Megjithëse Ai meriton të thirret Ringjallës pasi i ka dhënë jetë të vdekurit, Ai e meriton këtë titull madje edhe përpara ringjalljes. E njëjtë me këtë, Ai meriton të thirret Krijues edhe përpara se Ai i dha jetë çdokujt.

 

17. Ai ka fuqi mbi çdokënd, çdokush është krejtësisht në nevojë për Të.Ai mund të bëjë çfarë të dojë [në mënyrë krejt të lehtë] dhe nuk ka nevojë për asgjë.

 

18. Allahu i madhëruar i krijoi të gjithçka me vetëdije.

 

19. Ai vendosi për çdo krijesë të Tij çfarë ajo kishte nevojë [e njohur si Takdir ose paracaktimi].

 

20. Ai planifikoi fundin e çdo krijese.

 

21. Asgjë nuk ishte e fshehtë nga Ai edhe përpara se Ai solli krijesat në ekzistencë.Ai e dinte që më përpara se çfarë krijesat eTij do të bënin në jetët e tyre.

 

22. Allahu i madhëruar i urdhëron njerëzit e tij t’i binden atij dhe i ndalon ata që t’i mos i binden.

 

23. Çdogjë në Univers është e nënshtruar vullnetit të tij.Çfarë Ai dëshiron ndodh; çfarë nuk dëshiron.nuk do të ndodh kurrë.

 

24. Allahu i madhëruar udhëzon atë që Ai dëshiron.Ai mbron çdokënd nga mëshira e Tij. Nga drejtësia dhe barazia Ai poshtëron ose mban udhëzimin dhe sprovat mbi atë që Ai dëshiron.

 

25. Të gjithë njerëzit janë nën pushtetin e Tij në këtë botë;jetët e tyre janë të qëverisura nga Bujaria dhe Këndshmëria e Tij në një anë dhe nga drejtësia e Tij nga ana tjetër.

 

26. Ai është mbi të gjithë të barabartët dhe partnerët [që jobesimtarët i përshkruajnë].

 

27. Askush nuk mund të ndryshojë vendimet e tij të marra mëpërpara dhe as që urdhërat e Tij nuk numd të vonohen.Askush nuk mund të kontrollojë vendimet e Tij.

 

28. Ne kemi besim të patundur tek Ai. Ne besojmë që çdo gjë ndodh nga Ai.

 

 

Mbi muhammedin salallahu alejhi ua selam

 

29. Muhammedi salallahu alejhis ua selam është padyshim krijesa më e lartë, i dërguari më i dashur i Tij dhe një Profet i zgjedhur.

 

30. Ai është Profeti i fundit, Imami i të gjithë njerëzve të devotshëm, kryesuesi I të gjithë të dërguarve dhe më i dashuri tek Krijuesi në këtë Univers.

 

31. Çdo pretendim për Profetësi pas atij është injorancë dhe mosbesim [Kufër].

 

32. Ai është i dërguar për të dy palët xhinët dhe njerëzit dhe për të tërë Universin me një mesazh të vërtetë, udhëzim dhe dritë.

 

 

Mbi Kur’anin e madhëruar

 

33. Kur’ani është padyshim fjala e Allahut. Ai shpall thëniet e Allahut. Allahu i madhëruar ia shpallli këtë Libër të dërguarit të Tij. Besimtarët dëshmojnë për të si i [krejt i] vërtetë me një besim të paluhatur që ai është fjala e Allahut dhe që nuk është një gjë e krijuar si fjalët e krijesave në vetvete. Kushdo që e dëgjon këtë Libër dhe mendon se është një fjalë njerëzore, bën kufër [mosbesim]. Allahu i madhëruar e dënom një person të tillë dhe e kërcënon atë me dënim në Xhehen-nem [ferr].

 

Ai thotë:

“Së shpejti do ta dënoi atë me Xhehen-nem.”[74/26] në përgjigje të atij I cili tha rreth librit të Allahut :

“Ky nuk është asgjë tjetër veçse një fjalë e një njeriu [personi që vdes]”[74/25]

 

Ne besojmë që Kur’ani është fjalë e Krjuesit të qenieve njerëzore. Nuk i ngjason fjalëve të qënieve njerëzore.

 

34. Kushdo që i krahason atributet e Allahut me ato të qënieve njerëzore bën kufër [mosbesim]. Çdokush i cili mendon thellë dhe i largohet mendimeve të jobesimtarëve [kufarëve] me siguri do të kuptonin që atributet e Allahut nuk kanë asnjëfarë ngjasimi me ato të qënieve njerëzore.

 

35. Banorët e Parajsës do ta shohin Zotin [Rabb-in] e tyre sipas thënieve kur’anore:

 

“Disa fytyra që do të qëndrojnë [shkëlqyeshëm dhe me bukuri] duke shikuar drejt Zotit [Rabb-it] të tyre.”[75/22-23]

 

Si do të ndodh kjo është e njohur vetëm për Allahun e madhëruar.Verseti i mësipërm duhet të kuptohet në mënyrë të Vullnetit dhe Dijes së Allahut. Më i miri shpjegim për këtë është ai që Profeti salallahu alejhi ua selam e ka thënë në disa thënie të tij autentike. Ne nuk duhet të kemi asnjë konsideratë për vullnetin dhe dëshirat tona për sa i përket kësaj çështje.

 

Një njeri është i shpëtuar aq gjatë sa i referohet përsëri Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kurdo që është në dyshim duhet të konsultohet me një njeri të dijshëm [dijetarë islam].

 

36. Kushdo që nuk I merr parasysh faktet e përmendura në Librin e Allahut dhe Sunnah-n nuk është më një musliman.Një njeri i cili e kënaq veten me themelet e fesë pa dituri të saktë dhe nuk e nënshtron veten e tij ndaj këtyre dy burimeve, do të privohet nga besimi i vërtetë, i të kuptuarit të fesë dhe në besimin e pastër ndaj njëshmërisë së Allahut.Në vend të kësaj ai do ta gjejë veten e tij në luhatje midis fesë dhe jofesë, besimit dhe mosbesimit, nënshtrimit dhe mohimit. Ai do të jetë gjithmonë në konfuzion dhe dyshim. Ai nuk do të bëhet as një besimtarë i cili ka një besim të fortë as një jobesimarë I cili refuzon të gjithën.

 

37. Të imagjinosh Allahun në një formë nuk është korrekte. Rruga e shpëtimit për muslimanin është që ai të besojë në të gjitha atributet e Allahut pa shtuar asnjë interpretim. Të mohosh atributet e Allahut së bashku ose ta krahasosh Atë me dikë tjetër është devijim nga rruga e drejtë. Zoti ynë është i Veçantë dhe pa asnjë të barabartë me Të aspak.

 

38. Allahu I madhëruar është mbi të gjitha limitet dhe përshkrimet antropomorfike [njerëzore]. Si asgjë tjetër Ai nuk është i kufizuar nga gjashtë drejtimet.[3]

 

Mbi Miraxhin 

 

39. Miraxhi [udhëtimi gjatë natës i Profetit për në qiell] është i vërtetë. Allahu i madhëruar e mori Profetin e Tij gjatë kohës që ai ishtë i zgjuar në një udhëtim të shkëlqyer. Atëhere ngjitja e tij ishte me trup. Allahu e mori atë aq lartë sa Ai e dëshiroj në respekt dhe vlerësim.

 

“Kështu Allahu i shpalli robit të tij [Muhamedit me anë të Melekut Xhibril]. Zemra e Pejgamberit e nuk gënjeu në atë që pa.” [53/10-11]

 

Allahu dërgoftë bekimet dhe mëshirën e Tij mbi atë në këtë botë dhe në tjetrën.

 

Mbi Keutherin

 

40. Uji i Keutherit është i vërtetë. Allahu i madhëruar do ta lejojë Ummetin [popullin musliman] ta shuaj etjen e tij nga ky ujë i shkëlqyeshëm.

 

Mbi ndërmjetsimin

 

41. Ndërmjetsimi [Shefa’a] për këtë Ummet [popullin musliman] nga Profeti [në botën tjetër] është i vërtetë në përputhje me një numër hadithesh.

 

Mbi Betimin

 

42. Betimi që Allahu i mori Ademit alejhi ua selam dhe pasardhësve të tij është i vërtetë.

Shënim: Referohuni tek verseti nr.172 i suras A’raf e cila është si mëposhtë:

 

[Përkujtoni] edhe kohën kur Zoti yt bëri të lindë nga bijtë e Ademit, nga kërbishtja e tyre farën e tyre [ose nga kërbishtja e Ademit sollën pasardhësit e tij] dhe i bënë ata të dëshmojnë për veten e tyre [duke u thënë Ne atyre]: A nuk Jam Unë Zoti juaj? Ata thanë: Po padyshim edhe ne dëshojmë! Kjo që të mos thoni në Ditën e Ringjalljes: ”në të vërtetë ne nuk e kemi ditur këtë. Apo që të mos thoni: ”Vetëm baballarët tanë kohë më parë morën të tjerë si të barabartë në adhurm përkrah me Allahun dhe ne jemi thjesht pasardhësit e tyre.A do të na shkatërrosh atëhere ne përshkak të veprave të njerëzve që punuan Batil [politeizëm, krime, mëkate duke adhuruar të tjerë përkrah e përveç Allahut]? [7/172-173]

 

Mbi Takdirin

 

43. Allahu i madhëruar e ka ditur gjithmonë [që mëpërpara] ata të cilët do të hyjnë në Parajsë [Xhen-net] dhe ata që do të shojnë në Ferr [Xhehen-nem].As shtim e as pakësim nuk do të ndodh në këtë dijeni hyjnore.

 

44. Allahu i madhëruar i di të gjitha veprimet që njerëzit do të bëjnë. Veprat që janë të paracaktuara për çdo individ do të bëhen më të lehta për të.Veprimet vlerësohen sipas fundit të tyre. Me fat është ai Takdiri i të cilit është në favor të tij dhe mjerë ai Takdiri i të cilit bie kundër tij.

 

45. Takdiri është sekret i Allahut të madhëruar i vendosur midis krijesave të Tij i cili nuk është i njohur madje edhe nga çdo ëngjëll i afërt ose një i dërguar. Më tepër që mendon rreth tij, më tepërr ju do ta ndieni veten të depresuar,të privuar dhe arrogant. Kjo është pse një musliman nuk duhet të mendojë thellë për të. Allahu e ka tërhequr dijen e Takdirit nga krijesat e Tij dhe i ndaloi ata nga diskutimi rreth tij.

 

Ai thotë:

“Ai nuk do të pyetet për veprat e Tij por ata do të pyeten për veprat e tyre.”

 

Duke pyetur pse Allahu e bëri këtë? Një njeri refuzon një nga urdhërat e Kur’anit dhe kushdo që e bën këtë hyn në rangun e jobesimtarëve.

 

46. Vetëm miqtë e Allahut të cilëve zemrat janë të driçuara nga drita e Allahut,besojnë në Sheriah-n praktikisht dhe dogmatikisht siç është shpallur nga Allahu. Njerëzit me dituri të thellë marrin një status të tillë.

Dija është prej dy llojesh:

1. –Dija e tanishme [Librin e Allahut dhe Sunnah-n e Profetit]

2. –Dija e panjohur [Dija e Takdirit e cila është e fshehur për krijesat][4].

Të mohosh dijen e tanishme dhe të pretendosh të kesh dijen e fshehur është kufër [mosbesim]. Besimi I njeriut forcohet duke pranuar çfarë është e tanishme dhe duke lënë mënjanë çfarë është e fshehtë.

 

47. Ne besojmë në pendën dhe pllakat dhe çfarëdo që shoqërohet me të shkruarit të Takdirit. Çfarë Allahu ka vendosur duhet të ndodh edhe nëse të gjitha krijesat mund të përpiqen me më të mirën e tyre për ta ndaluar të ndodh.E njëjtë me këtë nëse Allahu ka vendosur për diçka që të mos ndodh nuk do të ndodh kurrë megjithëse të gjitha krijesat do të përpiqen me më të mirën e tyre për ta bërë atë që të ndodh. Allahu ka vendosur çfarë do të ndodh deri në Ditën e Gjykimit. Vendimi i Allahut kurrë nuk do të dështojë. Kushdo që bën gabim, nuk do të kishte qenë I aftë të bënte ndryshe. Dhe kushdo që bën mirë nuk do të kishte qenë i aftë që të bënte gabim.

 

48. Lë ta dinë të gjithë njerëzit që çfarë ndodh në këtë Univers është e njohur për Allahun përpara se të ndodh. Askush nuk mund ta ndryshojë ose ta nënkontrollojë ose ta shtojë ose ta pakësojë çfarë Ai ka vendosur të ndodh. Të besosh në këto fakte tregon për një besim të fortë, njohjen e të vërtetës dhe i vetëdijshëm për Njëshmërinë e Allahut.

 

Allahu thotë:

Ai I Cili zotëron mbisundimin e qiejve dhe të tokës dhe I Cili nuk ka lindur bir[ose pasardhës] dhe I Cili nuk ka asnjë shok në sundim, dhe i Cili krijoi çdo gjë duke e matur saktësisht sipas përmasave të përpikëta të duhura.[25/2]

 

“Dhe vendimi i Allahut është i vendosur përfundimisht.”[33/38]

 

Një njeri e vendos veten e tij në shkatërrim dukë diskutuar me padije rreth çështjes së Takdirit, më kot duke kërkuar dijen e fshehur përmes supersticioneve dhe supozime dhe përfundon faktikisht si një gënjeshtarë dhë shpifës.

 

Mbi Arshin dhe Kursin 

 

49. Arshi dhe Kursia Hyjnore janë të vërteta.

 

50. Allahu I madhëruar nuk është në nevojë për Arshin ose asgjë përtej tij.

 

51. Allahu i madhëruar është mbi çdo gjë. Ai dominon të gjithë ata. Asgjë nuk mund t’ia tejkalojë Atij.

 

Statusi I Ibrahimit dhe Musës

 

52. Ne besojmë me gjithë zemër që Allahu i madhëruar ka deklaruar Ibrahimin alejhis u selam si Khalil [mik] dhe Musën alejhis selam si Kalim [duke i folur direkt Atij].

 

Mbi Librat e Allahut 

 

53. Ne besojmë në të gjithë librat të cilët ju ishin shpallur Profetëve dhe të Dërguarve të Allahut dhe dëshmojmë që të gjithë ata folën të vërtetën.

 

Muslimani dhe Mumini [besimtari]

 

54. Ne i quajmë të gjithë ata të cilët kthejnë fytyrat e tyre drejtë Kabes si muslimanë dhe mumin aq gjatë sa ata pranojnë Sheriah-n e Profetit Muhammed salallahu alejhi ue selam dhe të gjitha thëniet e tij me një zemër të pastërt.

 

55. Ne nuk futemi në diskutime rreth esencës së Allahut të madhëruar dhe as nuk diskutojmë në çështjet e fesë.

 

56. Ne nuk diskutojmë përsa I përket fjalëve dhe kuptimit të Kur’anit. Ne dëshmojmë që Kur’ani ështëfjalë e Allahut të madhëruar.Kryeëngjëlli Xhibrail ia solli atë Muhammedit salallahu alejhi ua selam, përmes shpalljes. Nuk ka dyshim që ai është fjalë e Allahut. Fjalët e njerëzve nuk mund të jenë kurrë të ngjashme me të dhe ne nuk e shikojmë atë si një diçka të krijuar. Ne nuk e turpërojmë Ummetin musliman në asnjërën prej këtyre çështjeve.

 

57. Ne nuk dëshmojmë askënd nga muslimanët si një jomuslimanë sepse është një mëkat vetëm nëse personi beson që nuk është mëkat[5].

 

58. Ne nuk besojmë që nëse një njeri ka besim mëkatet e tij nuk do të influencojnë mbi të.

 

59. Ne shpresojmë që Allahu i madhëruar do t’i fali të gjithë ata të cilët kanë kryer vepra të mira [muhsinin] dhe do t’i lejojë ata të hyjnë në Parajsë nga mëshira e tij. Ne shpresojmë për këtë por ne nuk dëshmojmë për ata që përfundimisht do të hyjnë në Parajsë [Xhen-net][6].

Ne I kërkojmë falje për të gjithë ata që bëjnë gabime. Megjithëse ne jemi të frikësuar për fundin e tyre, ne as nuk dëshpërohemi.

 

60. Të qenurit i pakujdesshëm ndaj dënimit të Allahut ose të dëshpëruarit nga mëshira e Allahut e bën një person të dali nga feja islame. Njerëzit e Kiblas duhet të marrin një rrugë të mesme midis këtyre ekstremeve.

 

61. Një njeri nuk del jashtë islamit derisa ai mohon të gjitha ato që e kanë bërë atë të hyjë në fe më përpara[7].

 

62. Imani [besimi] duhet të bëhet verbalisht dhe të dëshmohet me zemër[8].

 

63. Të gjitha raportimet autentike të urdhërave të Profetit salallahu alejhi ua selam janë të vërteta.

 

64. Esenca e fesë është Një[9]. Të gjithë besimtarët janë të njëjtë aq gjatë sa themeli e fesë është i vërtetuar. Megjithatë ata ndryshojnë në rangjet e tyre sipas ndryshimit në frikën e tyre ndaj Allahut dhe refuzimin e tyre të epshit dhe dëshirave dhe të qendruarit e tyre me detyrat më të preferuara.

 

65. Të gjithë besimtarët janë miqtë e Rrahmenit [Allahut]. Më të respektuarit prej tyre në sytë e Allahut janë ata të cilët i binden dhe ndjekin Kur’anin më shumë.

 

66. Besimi përmban besimin në Allahun dhe Ëngjëjt e Tij. Librat e Tij, Të Dërguarit e tij, Ditën e Fundit, Takdirin dhe që e mira ose e keqja, e ëmbla ose e tharbëta janë të gjitha nga Ai.

 

Mbi të dërguarit 

 

67. Ne besojmë në të gjitha gjërat e përmendura më sipërm.Ne nuk diferencojmë midis të dërguarve të Allahut. Ne besojmë që e gjitha që ata propoganduan ishte e vërtetë.

 

68. Njerëzit të cilët kanë kryer mëkate të mëdha [Kabai’ir] nga mesi i ndjekësve të Profetit Muhammed nuk do të qëndrojë në zjarrin e Ferrit [Xhehen-nemit] përgjithmonë, nëse ata vdesin me Teuhid [duke besuar në Njëshmërinë e Allahut], megjithëse ata nuk janë penduar.Të tillë njerëz të cilët e takojnë Zotin e tyre si besimtarë do të jenë subjekt të vullnetit të Allahut dhe vendimit të Tij. Nëse Ai dëshiron, Ai do ti falë dhe mëshirojë ata nga Madhështia e Tij, siç Ai thotë:

 

“Ai falë çdogjë tjetër [përveç Shirkut] atij që ai dëshiron.”[4/48]

 

Por nëse Ai dëshiron, Ai do ti dënojë ata në zjarr të Ferrit [Xhehen-nemit] nga drejtësia e Tij dhe të lirojë ata pastaj nga mëshira e Tij dhe si shkak nga ndërmjetsimi i bërë nga robërit e bindur të Tij.Ai do të lejojë ata të hyjnë në Parajsë [Xhen-net]. Kjo është sepse Allahu i madhëruar mbron ata të cilët e njohin Atë dhe nuk i trajton ata si ata të cilët e mohojnë Atë, ata të cilët humbën udhëzimin e Tij dhe Miqësinë e Tij.

O Allah! Bëhu mik i Islamit dhe i ndjekësve të tij! Na forco ne në Islam derisa të të takojmë me këtë besim.

 

69. Ne falemi prapa çdo personi të drejtë ose mëkatrë midis njerëzve të Kiblas. Njëjtë me këtë, ne e mendojmë të lejueshme faljen e xhenazes mbi të dy ata.

 

70. Ne nuk e deklarojmë askënd prej tyre si banues të Parajsës [Xhen-netit] ose të Ferrit [Xhehen-nemit], as i quajmë ata jobesimtarë ose idhujtarë ose hipokritë derisa njëra nga këto karakteristika të jenë shumë të dukshme tek ata. Ne i lejmë karakteret e tyre të fshehta tek Allahu.

 

71. Ne nuk aprovojmë asnjë vrasje të ndjekësve të Muhammedit salallahu alejhi ua selam përveç ata të cilët e meritojnë atë sipas Sheriah-s.

 

Në përgjithësi 

 

72. Ne nuk aprovojmë rebelimet kundër Imamëve dhe Pushtetarëve [këtu bëhet fjalë për ata që qeverisin sipas Sheriah-s së Allahut] tanë edhe nëse ata mund të sillen në mënyrë të padrejtë. Ne nuk lutemi kundër atyre, as nuk refuzojmë t’i bindemi atyre. Ne besojmë që bindja ndaj tyre është pjesë e bindjes së Allahut, aq gjatë sa ata nuk urdhërojnë për kryerjen e mëkateve. Ne i lutemi Allahut që Ai t’i udhëzojë dhe t’i fali ata.

 

73. Ne ndjekim Sunnetin dhe qëndrojmë në Xhemat dhe largohemi nga mosmarrëveshjet, kundërshtimet dhe përçarjet.

 

74. Ne I duam njerëzit e drejtësisë dhe të besës dhe i përbuzim ata të tiranisë dhe tradhëtisë.

 

75. Ne themi “Allahu e di më miri” kurdo që ne jemi në dyshim.

 

76. Ne e lejomë [sipas fakteve në Sunnah] të fërkuarit e çorapeve [prej lëkure] gjatë abdesit, si gjatë udhëtimit ashtu edhe në shtëpi në përputhje me hadithin.

 

77. Haxhi dhe Xhihadi duhet të ndërmerren nën udhëzimin e njerëzve me autoritet midis muslimanëve, qofshin ata mëkatarë ose të drejtë, deri në Ditën e Gjykimit. Asgjë nuk mund ti pezullojë ose ti anullojë ata.

 

78. Ne besojmë në Kiraman Katibin [engjëjt të cilët janë të urdhëruar të regjistrojnë çfarëdo që ne themi ose bëjmë] se Allahu i madhëruar i ka bërë gjithashtu mbrojtës mbi ne.

 

79. Ne besojmë në engjëjt e vdekjes të cilët janë të urdhëruar të marrin shpirtërat e çdokujt.

 

80. Ne besojmë në dënimin e varrit përsa i përket atyre që e meritojnë atë.Ne besojmë që dy engjëjt të njohur si Munkar dhe Nakir i pyesin çdokënd në varret e tyre rreth, Krijuesit, fesë dhe Profetit salallahu alejhi ua selam në përputhje me hadithet e Profetit salallahu alejhi ua selam dhe thëniet e Sahabeve.

 

81. Varri ose është një kopsht nga kopshtet e Parajsës [Xhen-netit] ose një gropë nga gropat e Ferrit [Xhehen-nemit].

 

82. Ne besojmë në ringjalljen dhe në shpërblimin e veprave. Ne besojmë në prezantimin e veprave [tek Allahu], dhe llogarinë, leximin e regjistruar të çdonjërit, shpërblimin, dënimin, urën [mbi zjarrin e Ferrit [Xhehen-nemit] dhe peshoren.

 

83. Të dyja Parajsa [Xhen-neti] dhe Ferri [Xhehen-nemi] janë të krijuar. Ata kurrë nuk do të zduken ose as që do t’i vie fundi. Allahu i krijoi ata të dyja përpara se të krijonte krijesat dhe pastaj krijoi ata që do të banojnë në to. Ai do t’i vendosë atë të cilin Ai dëshiron në Parajsë [Xhen-net] nga mëshira e Tij ose në zjarrin e Ferrit [Xhehen-nemit] nga drejtësia e tij. Çdokush bën çfarë ai është i supozuar të bëjë dhe çdokush është duke shkuar drejtë asaj për çfarë është krijuar për atë.

 

84. Të dyja e mira dhe e keqja janë të paracaktuara për njerëzimin.

 

85. Aftësia për të bërë diçka është dy llojesh:

 

1. – Teufik: Mëshira nga Allahu e cila e aftëson një person të ndërmarri një urdhër ose të ndalohet nga ndonjë që e ndaluar. Është gjithmonë e lidhur me një veprim specifik dhe nuk ekziston përpara veprimit. Ajo nuk mund t’i atribuohet krijesave, sepse ato nuk kanë kontroll mbi të.

2. – Aftësia për shkak të shëndetit, kuptimeve të ndryshme, hyrje tek ato dhe përdorimi i organeve të trupit. Kjo lloj aftësie ndiqet nga një veprim specifik. Një person mbahet përgjegjës për urdhërin nëse ai ka këtë aftësi siç Allahu thotë në Kur’an:

 

“Allahu nuk e rëndon askënd mbi mundësitë që ai ka secili merr shpërblim për atë [të mirë] që ka fituar dhe [pa kështu] secili merr dënim për atë [të keqe] që ka fituar. ”Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë apo biem në gabime; -Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën e atyre të cilët i detyrove ata para nesh [çifutët e kristianët]; Zoti ynë! Mos na ngarko me barrë më të rëndë se sa kemi mundësi për të [që ta mbajmë]. Na fal ne dhe na liro nga gjynahet dhe kij Mëshirë për ne. Ti je Maula [Zoti, Mbrojtësi, Ruajtësi] ynë; Pra na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin kafir [mohues, mosbesimtarë]”. [2/286]

 

86. Veprat e njerëzve janë të krijuara nga Allahu por të fituara nga ata vetë.

 

87. Allahu i madhëruar vetëm i ka pyetur njerëzit të bëjnë çfarë ata munden.Ata vetë nuk mund të bëjnë asgjë përveç asaj çfarë Ai i ka aftësuar ata të bëjnë[10]. Kjo është ajo çfarë kuptohet nga:

 

“Nuk ka ndryshim dhe fuqi përveç asaj që posedon Allahu”

 

Ne themi që askush nuk mund të largohet nga mëkati përveçse me ndihmën e Allahut. Askush nuk ka asnjëfarë fuqie të ndërmarri një akt bindjeje ndaj Allahut dhe të qëndrojë I vendosur mbi të përveçse me mëshirën e Allahut.

 

 

88. Çdogjë ndodh me vullnetin e Allahut, Dijen e Tij, Vendosjen e Tij dhe paracaktimin e Tij. Vullneti i Tij dominon atë të tjerëve dhe i ka ndrysuar ata krejtësisht.Vendimi i Tij mbizotëron planifikimin e të gjithë të tjerëve. Ai bën çfarë i pëlqen. Ai nuk është kurrë i padrejtë.

 

“Ai nuk mund të pyetet rreth veprave të Tij, por ata do të pyeten [rreth të tyreve]” [21/23]

 

89. Të vdekurve i bëjnë dobi veprat e jetëve të tyre të tilla si falja dhe veprat e bamirësisë.

 

90. Allahu i madhëruar i përgjigjet lutjeve dhe përmbush nevojat.

 

91. Çdo është pronë e Tij. Ai nuk është pronë e askujt.Askush nuk mund të jetë i panevojshëm për Të, madje edhe për të hapur dhe mbyllur sytë. Ai që e mendon veten panevojë për Allahun edhe për një të mbyllur të syrit bën kufër [mosbesim] dhe zhduket.

 

92. Allahu i madhëruar zemërohet dhe kënaqet por zemërimi dhe kënaqësia e Tij nuk janë si ato të një krijese.

 

93. Ne i duam Sahabet e të dërguarit të Allahut. Dashuria janë për çdonjërin prej tyre nuk e tejkalon atë për të tjerët dhe as që nuk refuzojmë asnjërin prej tyre. Ne i urrejmë ata të cilët i përbuzin ata ose flasin për ta parespekt. Ne flasim për ta me respekt. Dashuria për ta është një shenjë besimi, bindjeje dhe devotshmërieje dhe urrejtja për ta nuk është asgjë tjetër por kufër [mosbesim], [nifak] hipokrizi dhe tirani.

 

94. Ne themi që Khalifa i parë pas Profetit salallahu alejhi ua selam ka qenë Ebu Bekri, sepse ai ishte personi më I preferuari I këtij Ummeti.Pas tij,ishte Umar Ibn Khatab, pastaj Uthmani dhe së fundi Ali Ibn Ebu Talib radiallahu anhum.Ata janë Khulafat dhe Imamët e drejtë.

 

95. Ne besojmë që atyre 10 sahabeve të cilëve iu ishin dhënë lajmet e mira për të hyrë në Parajsë [Xhen-net] nga Profeti salallahu alejhi ua selam me emrat e tyre janë banorë të Parajsës [Xhen-netit] sepse Profeti e ka dëshmuar këtë, i cili ishte gjithmonë i vërtetë në thëniet e tij. Ata janë :

 

· Ebu Bekri

· Umar Ibn Khatab

· Uthman Ibn Affan

· Ali Ibn Ebu Talib

· Talha Ibn Ubeidullah

· El-Zubeir Ibn El-Au-uam

· Sa’d Ibn Ebu Uakas

· Said Ibn Zaid

· Abdurrahmen Ibn Auf

· Ebu Ubeida Ibn el-Xharrah I cili është I njohur si Emin [besniku] midis këtij Ummeti [popullit musliman]. Allahu qoftë I kënaqur me të gjithë ata.

 

96. I shpëtuar nga hipokrizia është ai që flet mirë për Sahabet e të Dërguarit të Allahut dhe gratë e tij të cilët ishin të pastër nga papastërtia dhe fëmijët e tij ishin të pastruar nga të gjithë të ndyrat.

 

97. Askush midis dijetarëve të hershëm dhe atyre të cilët i ndoqën ata,në fushën e transmetimit të haditheve dhe ngjarjeve, ose në fushën e kuptimit dhe mendimit, duhet të përmendet përveç në një mënyrë të drejtë. Kushdo që flet keq për ta nuk është mbi rrugën e drejtë.

 

98. Ne nuk I japim asnjë preferencë asnjë Ualiu [njerëzit e devotshëm] mbi asnjë nga Profetët alejhis selam. Ne themi që një Profet I vetëm është më i preferueshëm se të gjithë Aulejat [njerëzit e devotshëm].

 

99. Ne besojmë në çdogjë që ka qenë e transmetuar nga Karamat [ngjarjet e pazakonta, mreku-llitë] dhe çfarëdo që është e transmetuar autentikisht nga thëniet e tyre.

 

100. Ne besojmë në shenjat e Orës, të tilla si dalja e Dexhalit, zbritja e Isa Ibn Merjem nga qielli, linja e diellit nga perëndimi, paraqitja e një kafshe nëntokësore nga vendi I saj.

 

101. Ne nuk besojmë në asnjë parashikues [fallxhorë], magjistarë ose çdo person i cili thërret në një gjë që është në kundërshtim me Librin [Kur’anin] dhe Sunnah-n dhe konsesusin e dijetarëve.

 

102. Ne themi që bashkimi në Xhemat është i vërtetë dhe është rruga e drejtë, kurse përçarja dhe grupacionet janë ç’udhëzim dhe shkatërruese.

 

103. Në qiell dhe në tokë, din-i [feja] I Allahut është Një, Islami. Allahu thotë:

 

“Me të vërtetë, din-i [feja] me Allahun është islami” [2/19]

 

“Dhe unë zgjodha për ju islamin si Din-in [fenë] tuaj” [5/3]

 

104. Islami është midis dy ekstremeve:

· Tejkalimi i kufijve ose mosrealizimi [i urdhërave].

· Krahasimi i Allahut me krijesat ose mohimi i atributeve të Tij.

· Qëniet njerëzore janë të nënshtruara ndaj asaj çfarë është paracaktuar për to ose ata janë të lira të bëjnë ç’të duan.

· Mosfrika nga ndëshkimi i Allahut ose humbja e shpresës ndaj mëshirës së Allahut.

 

105. Ky është Din-i [feja] dhe besimi i Jonë në thellësi të zemrës. Ne i shfajësojmë vetet tona tek Allahu nga ata të cilët kundërshtojnë çfarë është shpjeguar dhe zbërthyer nga ne. Ne i lutemi Allahut të madhëruar të na udhëzojë me vendosmëri mbi këtë rrugë, të na bëjë të vdesim në të, të na mbrojë ne nga të kundërshtuarit e parimeve dhe nga fraksionet e tilla si:

 

· Mushabbiha: -ata të cilët e krahasojnë Allahun me krijesat.

· Mu’tazila: -ata të cilët devijojnë nga rruga e dijetarëve të hershëm aq gjatë sa interpretimet e atributeve të Allahut të përfshihen.

· Xhahmija: -ata të cilët mohojnë atributet e Allahut.

· Xhabrija: -ata të cilët besojnë që njeriu është I lidhur me atë çfarë është I paracaktuar për të pa pasur vullnet të lirë në të tijën.

· Kadarija: -ata të cilët besojnë që njeriu është I lirë për të bërë çfarë ai dëshiron.

 

Të gjitha këto shkuan kundër njerëzve të Sunnah-s dhe Xhematit dhe kështu humbën vetet e tyre.Ne i shfajësojmë vetet tona nga ata, siç ata kanë devijuar nga rruga e drejtë për tek ajo e shkatërrimit.

Dhe me Allahun qëndron gjithë fuqia dhe aftësia [Teuhik].

 

 

[1] Teuhidi me të cilin Allahu i dërgoi Profetët e Tij dhe të cilin Ai e shpiegojë në Librat e Tij është tre llojesh; kjo është në përputhje me faktet nga Libri,[Kur’ani] SuNnah dhe dëshmija e njerëzimit vetë.

[2] Fraza Kadim bila ibtida “ i Hershëm dhe pa fillim” nuk gjqndet në emrat më të bukur të Allahut siç është diskutuar nga një numër i dijetarëve. Është përmendur së pari nga dijetarët si Kalem për të shpjeguar ekzistencën e Allahut përpara çdogjëje tjetër.Lë ta bëjmë të njohur se emrat e Allahut janë të një origjine hyjnore. Vetëm ata emra që ka fakte nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë mund të përdoren për Allahun. Ata nuk mund të futen në fjalorin islam dhe kjo ka qenë kuptuar qartë nga Imamët e pasardhësve të drejtë.

Në fakt fjala Kadim madje nuk tregon kuptimin të cilët njerëzit e Kalemit donin të shprehnin! Në arabisht don te thotë diçka që i prinin një diçkaje tjetër, që e cila vetë nuk nuk I prin asgjëje, të tillë siç është në thënien e Allahut:

 

Dhe ju nuk do të shpërbleheni përveç vetëm çfarë vepruat gjithnjë [në këtë botë: ligësi, poshtërsi, mëkate, mosnënshtrim ndaj Allahut“ [Jasinë/39]

 

Megjithëse shtesa e Bila ibtida e bën të kuptohet më qartë, nuk është e vlefshme të numërohet midis Emrave më mirë të Allahut sepse nuk ekziston asnjë fakt për të nga Libri [Kur’anin] dhe Sunnah. .Me të vërtetë emri i Allahut el-Auual [i Pari] e shpreh më mirë idenë siç është treguar nga thënia e Tij :

“Ai është i Pari dhe i Fundit.”[Hadid/3]

[3] Kjo frazë duhët të shpjegohet për ata të cilët ia ndanë kuptimin dhe atyre që dolën jashtë rrugës duke interpretuar emrst dhe atrbutet e Allahut .Ende ata nuk kanë asnjë argument sepse autori rahimallah e përdorë këtë shprehje për të shpjëguar që Allahu nuk është me krijesat e Tij.Megjithatë kjo dëshmi ka nevojë për shpjegim në mënyrë që të heqim të gjitha dyshimet .

Me “hudud” [limite] autori nënkupton të tilla limite siç janë ato të qenieve njerëzore sepse askush përveç Allahut nuk I di limitet e Tij.Kështu Allahu I Lartëmadhëruar thotë:

 

“Ai di çfarë është përpara ose pas ose mbrapa atyre por ata nuk do ta kuptojnë Atë.” [Ta Ha/110]

 

Ata midis pasardhësve të drejtë të cilët folën për një limit për sa i përket atributit të Tij “Istaua” nënkuptuan një limit të njohur vetëm nga Allahu dhe të njohur nga njerëzit .Përsa I përket el-ghajat uel arkan uael a’da uel adauat [fundet, kolonat, organet dhe mjetet] autori nënkupton që Allahu është I pastër në atributet dhe urtësinë e Tij hyjnore të cilat nuk i ngjajnë asnjë nga krijesat e Tij.Allahu ka atrbutet e fytyrës,të dorës dhe këmbës etj… por këto atributet e tij në asnjë mënyrë nuk I ngjajnë atyre të krijesave të Tij. Askush përveç Allahut nuk e di natyrën e tyre të vërtetë.

Njerëzit e shpikjes [bidatit] përdorin të tilla shprehje në mënyrë për të mohuar disa nga atributet e Allahut. Ata përdorin fjalë të tjera të cilat nuk janë të aprovuara nga Allahu në mënyrë për t’iu shmangur ekspozimit të dijetarëve të vërtetë të Islamit.Autori El-Tahaui padyshim nuk ka nënkuptuar këtë sepse ai mban të njëjtin besim si Ehlul Sunnah aq gjatë sa atributet të Alllahut janë në diskutim.Çfarëdo që ai thotë rreth besimit mund të kuptohen nga vetë fjalët e tij të cilat shpjegojnë çfarë është shkurtimisht është dëshmuar në vendet e tjera.

E njejtë thënia e tij:

 

“Gjashtë drejtimet nuk e rrethojnë Atë si të gjitha shpikje [bidatet] e tjera” nënkuptohet gjashtë drejtimet e krijuara.Ai nuk nënkupton mohimin e të qenurit të Allahut mbi krijimin e Tij dhe vendosjen mbi arshin e Tij sepse Pozicioni I Tij nuk është I mbuluar nga gjashtë drejtimet,siç Ai është mbi këtë Univers dhe duke e rrethuar atë.

 

Allahu i bëri robërit e Tij instiktivisht të besojnë që Ai është mbi ata ashtu siç është mbajtur me komsensusin e Ehlul Sunnah uel Xhema midis sahabeve të Profetit salallahu alejhi ua selam dhe pasardhësve të tyre.Të gjitha faktet nga Libri [Kur’ani] dhe Sunnah-n autentike provon që Ai është mbi ne.

I dashur lexues, behu i vëmendshëm në këtë pikë e cila është e vërteta e vetme dhe çdogjë tjetër është fallsitet.

[4] Me el-ilm el-mafkud [dije e fshehtë] ai nënkupton dijen e padukshme.Kjo është vetëm për Allahun. Kushdo nga qeniet njerëzore që thotë se e posedon atë ai është jobesimtarë sepse Allahu I madhëruar thotë:

 

“Tek Ai janë çelësat e të padukshmes,thesaret qe askush përveç Atij nuk I di.”[En’am/59]

 

Dhe Ai thotë:

 

“Thuaj:mbi qiej ose mbi tokë,përveç Alllahu askush nuk e di atë që është e fshehur.” [Naml/65]

 

Gjithashtu Profeti salallahu alejhi ua selam ka thënë:

“Çelësat e e të padukshmes janë pesë, të cilat nuk janë të njohura nga askush përveç Allahut.” Pastaj ai recitoi versetin e mëposhtëm:

 

Vërtetë që Allahu!Vetëm tek Ai është dija e Orës [e çastit të fundit];Ai zbret shiun dhe di se çfarë ka në mitra. Askush nuk e di se çdo të fitojë e çdo t’i ndodhë nesër dhe askush nuk e di se në ç’tokë [ç’vend] do të vdesë . Me të vërtetë që Allahu është i Gjithëdituri, i Mirënjohuri [përçdo gjë]”. [Llukman/34]

Ka një numër hadithesh autentike të cilat provojnë që profeti salallahu alejhi ua selam nuk e dinte të fshehtën megjithëse ishte më i miri nga të gjitha krijesat dhe vula e profetëve.Kështu të tjera qenie janë padyshim injorantë ndaj saj.

Profeti salallahu alejhi ua selam dinte vetëm atë të cilën Allahu e bëri të njohur për të:kur disa njerëz shpifën mbi Aishen radiallahu anhe ai nuk e dinte që ajo ishte krejtësisht e pafajshme për akuzimet e tyre derisa shpallja erdhi tek ai; gjerdani i Aishes kishte humbur gjatë një udhëtimi,ai dërgoi një grup të shikonte për të dhe n uk e dinte se ku ishte derisa deveja u ngrit dhe e gjetën nën kafshën.Gjenden një numër faktesh të tjera nga Libri [Kur’ani] dhe Sunnah mbi këtë çështje.

[5] Këtu ai nënkupton që Ehlul Sunnah uel Xhema nuk e thërrasin një musliman si një jobesimtarë aq gjatë sa ai beson në Allahun dhe Ditën e fundit sepse një mëkat që ai kryen të tilla si kurvëri, pirje të verës, marrje-dhënien e kamatës, mosbinja ndaj prindërve etj…. aq gjatë sa ai nuk I konsideron ata si hallall [të lejueshme]. Nëse ai I shikon ato si të lejueshme ai është përfundimisht një jobesimtarë sepse ai ka refuzuar Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe ka dalë nga Islami.Megjithatë nëse ai nuk I shikon ato si të lejueshme [Hallall]ai nuk është jobesimtarë në sytë e Ehlul Sunnah-s uel Xhema por do të mbahet si një person me besim të dobët.

Ai do të jetë përgjegjës për dënimin e caktuar për një fasik [mëkatarë] siç është përshkruar në Sheriah-n e pastër.

Kjo është besimi i Ehlul Sunnah-s uel Xhemae jo si Khauarixh dhe Mutazilah dhe atyre të cilët ndjekin rrugën e tyre fallse. Për sa i përket Khauarixh ata e deklarojnë një musliman si një jobesimtarë për shkak të mëkateve që ai ka kryer.

Ndërsa Mutazilah ata e vendosin të tillë person midis islamit dhe mosbesimit në këtë botë por ata besojnë që një person i tillë do të jetë përgjithmonë në zjarrin e Ferrit [Xhehen-nemit], i njëjtë me besimin e Khauarixh. Thëniet e këtyre dy fraksioneve janë fallse në dritën e Librit [Kur’anit], Sunnah-s dhe konsensusin e pasardhësve [atyre që ndjekin rrugën e Muhammedit salallahu alejhi ua selam, tabi-inëvë dhe tabi-tabi-inëve].

Disa njerëz duket se janë të turbulluar rreth atyre nga injoranca por nuk ka qenë kurrë një çështje e dyshimtë për njerëzit e të vërtetës.

 

[6] Autori nënkupton që ne nuk i dëshmojmë që ata janë midis njerëzve të Parajsës [Xhennetit] përveç atyre që Profeti salallahu alejhi ua selam vetë i ka përshkruar të tillë siç janë ata të 10-tët dhe të tjerë siç është shpjeguar në dëshmitë e tij të.

Duhet të dihet që Ehlul Sunnah uel Xhemae beson që besimtarët dhe mutakin do të hyjnë në përgjithësi në Parajsë [Xhen-net] dhe që jobesimtarët dhe politeistët dhe hipokritët do të hyjnë në përgjithësi në zjarrin e Ferrit [Xhehen-nemit].

Kjo është provuar nga një numër versetesh dhe haditheve mutauatir të Profetit salallahu alejhi ua selam:

 

“Për sa I përket të drejtëve ata do të jenë në kopshtet [e Parajsës] dhe në Lumturi.”[Tur/17]

 

Dhe Ai thotë:

 

“Allahu I ka premtuar besimtarëve burra dhe gra, kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, për të banuar aty…”[Teubah/72]

 

Dhe për sa I përket jobesimtarëve Ai thotë:

Por ata të cilët refuzuan [Allahun] për ata do të jetë zjarri I Ferrit [Xhehen-nemit]…….[Fatir/36]

 

Dhe Ai thotë :

 

“Hipokritët do të jenë në thellësitë më të ulta të Zjarrit [Nar];asnjë ndihmues nuk do të gjendet për ta.”[Nisa/145]

 

[7] Një i tillë përshkrim i shkurtër nuk mund të kalojë pa u kritikuar. Një jobesimtarë hyn në islam dukë thënë dy Shehadetet nëse ai nuk i ka thënë ato më përpara. Nëse ai i ka thënë ato mëpërpara por ka kryer një vepër e cila ia ka anulluar islamin ai mund të hyjë duke u penduar “Të mohojë çfarë e ka bërë atë të hyjë në islam” nuk është e vetmja arsye për anullimin e islamit tek një person.

Dijetarët kanë përfshirë edhe vepra të tjera nën flamurin e anullimit të islamit e tillë siç është kritikimi I islamit dhe Profetit salallahu alejhi ua selam, duke u tallur me fenë e Allahut, të dërguarin e Tij, Librin e Tij ose çdo pjesë të Sheriah-s kjo dëshmohet në thënien e Tij:

 

“Thuaj: A me Allahun, Shenjat e Tij dhe të dërguarin e Tij ju po talleshit? Nuk ka falje: Ju e keni refuzuar fenë pasi e pranuat atë.”[Teubah/65-66]

 

Çështja është njëlloj me ata që adhurojnë idhuj ose I kërkojnë ndihmë të vdekurve etj..derisa të gjitha këto kundërshtojnë Shehadetin “La ilahe il-lallah” e cila kërkon të gjitha format e adhurimit duke përfshirë lutjet, të kërkuar ndihmë, gjunjëzimin, përkulja, kurbani, beja etj.. duhet t’i drejtohen vetëm Allahut.

Kushdo që adhuron diçka tjetër përveç Allahut qoftë ai idhull apo ëngjëll apo xhin apo i vdekur bën Shirk dhe dështon në, mbajtjen e kërkesave të Shehadetit “La ilahe Il-lallah”.

Të gjitha çështje të tilla nuk janë në mënyrë të nevojshme për mohimin e çfarë një person ka pohuar kur ai ka pranuar islamin por megjithatë e nxjerrin atë nga islami siç është e provuar nga Kur’ani dhe Sunnah.

Gjenden një numër I çështjeve tjera jo të lidhura me mohimin të cilat e bëjnë një musliman, një jobesimtarë; ato janë më të diskutuara nga dijetarët në detaje nën “Anullimin e islamit ” dhe lexuesi mund t’i referohetatyre nëse ai dëshiron.

 

[8] Ky përshkrim nuk është i saktë dhe i pakundërshtueshëm;rruga korrekte është ajo e ndjekur nga Ehlul Sunnah uel Xhemae të cilët thonë që Imani [besimi] konsiston në besim me zemër,dëshmimin më gojë dhe veprimin mbi këtë besim me anë të gjymtyrëve së bashku i cili [besimi] ngrihet me bindje dhe ulet me mosbindje ndaj Allahut.

Faktet për këtë formë nga Kur’ani dhe Sunnah janë të panumërta për t’u numëruar por lexuesi mund t’i kërkojë disa prej këtyre faktevetë cilat janë të përmendura nga Komentatori i k ur’anit Ibn Ebu Al’iz.

Ndarja e veprave me besimin është një parim I rëndësishëm i Murxhiave. Kundërshtimi i tyre me Ehlul Sunnah uel Xhemae nuk është vetëm në zgjedhje fjalësh por gjithashtu i përfshin konceptet nga të cilat shumë çështje janë të lidhura.Këto çështje mund të vlerësohen nga reflektimi mbi thëniet e Ehlul Sunnah uel Xhemae dhe Murxhiave.

 

[9] Kjo dëshmi që feja është një dhe të gjithë besimtarët janë përgjithësisht të barabartë është për tu kritikuar dhe me të vërtetë është fallse.Besimtarë kanë nivele besimi të ndryshme; besimi i Profetëve nuk ishte i njëjtë me besimin e të tjerëve si besimi i Khalifëve të drejtë dhe sahabeve të tjerë nuk ishte i n jëjtë me besimin e të tjerëve.

Në të njëjtën mënyrë besimi i besimtarëve të vërtetë nuk është i njëjtë me atë të mëkatarëve.Ndryshimi është kështu I bazuar mbi sasinë e dijes të përmbajtur në zemër të çdo personi rreth Allahut, Emrave dhe Atributeve të Tij dhe çfarë Ai e ka bërë të obligueshme për robërit e Tij. Kjo është thënia e Ehlul Sunnah uel Xhemae dhe është kështu në konflik me atë të Murxhiave.

[10] Kjo nuk ëhtë e vërtetë; në fakt njerëzit janë të aftë shumë më shumë sesa Allahu I ka kërkuar të bëjnë sepse Ai nga Madhështia dhe Mëshira e Tij ka dashur ta bëjë dinin [fenë] të lehtë për robërit e Tij dhe për t’ia bërë atyre dinin [fenë] e tyre të vështirë.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top