NAMAZI

 

Namazi konsiderohet obligimi më madhështor vepror me të cilin i ka obliguar Allahu xh.sh. robërit e Tij. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Mes kufrit (mosbesimit) dhe imanit (besimit) është lënia e namazit.”
Muslimanët janë të obliguar që t’ua mësojnë fëmijëve të tyre namazin.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Mësojani fëmijëve tuaj namazin kur t’i mbushin shtatë vjet, ndërsa kur t’i mbushin dhjetë vjet detyroni që ta kryejnë këtë...” (Shënon Imam Ahmedi, Edu Davudi dhe Hakimi).
Namazi me të cilin jemi të obliguar që ta kryejmë ka përgatitje të caktuar, thënie të caktuara dhe lëvizje të caktuara. Allahu xh.sh. thotë: “Vërtetë namazi është obligim për besimtarët në kohën e caktuar.” (Nisaë, 103).
Do të thotë obligim me të cilin i ka obliguar Allahu xh.sh. robërit e Tij që ta kryejnë në kohë të caktuar. Nuk lejohet për muslimanin që nga pakujdesia t’i kalojë koha e namazit, e të del nga koha e tij e caktuar. Allahu xh.sh. na ka sqaruar përmes të Dërguarit të Tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kohët e namazit duke filluar nga namazi i sabahut e deri në namazin e jacisë.
Ne e dimë se ka hyrë koha e namazit, atëherë kur e dëgjojmë myezinin duke thënë:
Allahu Ekber, Allahu Ekber,
Allahu Ekber, Allahu Ekber, (Allahu është më i madhi).
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah,
Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah, (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut).
Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah,
Esh-hedu enne Muhammeden resulull-llah, (Dëshmoj se Muhammedi është i Dërguar i Allahut).
Hajje ales-salati, hajje ales-salati, (Eja në namaz).
Hajje alel-felah, hajje alel-felah, (Eja në shpëtim).
Allahu ekber, Allahu Ekber, (Allahu është më i madhi).
La ilahe il-lall-llahu, (Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut).
Me këtë kuptojmë se ka hyrë koha e namazit.
Sa i përket përgatitjeve dhe lëvizjeve gjatë namazit jemi të obliguar që t’i marrim ato nga Suneti i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Faluni ashtu siç më shihni mua duke u falur!" (Shënon Buhariu).
Prandaj muslimani, i cili i është nënshtruar Zotit të tij, obligohet që namazi i tij të jetë në pëlqim të plotë me namazin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kështu që të jetë i kënaqur nga ai Zoti i tij dhe që ta shpërblejë për punën e tij.
Allahu xh.sh. në shumë ajete kur’anore na ka sqaruar vlerën e namazit dhe vlerën e kujdesit ndaj tij, por gjithashtu na ka sqaruar për mëkatin e lënësit dhe atij që është pakujdesshëm ndaj tij.
Allahu i Madhëruar thotë:
"Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj namazit të tyre. Të tillët janë në xhenete dhe janë të nderuar."(Mearixh, 34-35).
Dhe thotë: "Dhe fale namazin, se vërtetë namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat..." (Ankebutë, 45).
"Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët. Ata, të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë në namazit të tyre." (Mu’minunë, 1-2).
E ne nuk mund ta kryejmë namazin derisa mos t’i plotësojmë kushtet e tij, ta falim në kohë të caktuar dhe t’i nënshtrohemi etikave të tij.

Kushtet e vërtetësisë së namazit:
1. Abdesi. Për këtë kemi folur në broshurën e kaluar, prandaj ai, i cili dëshiron të falet e nuk ka abdes obligohet që të merr.
2. Pastërtia e trupit dhe e teshave. Falësi i namazit obligohet që të kujdeset për pastërtinë e trupit të tij, kështu që të mos mbetet tek ai ndonjë papastërti. Po ashtu e njëjta vlen edhe për teshat dhe vendin ku dëshiron ta kryejë namazin.
3. Kthimi kah kibleja. Allahu i Lartëmadhëruar thotë: "E Ne gjithsesi do të të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra, kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabesë) dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni nga ajo anë.” (Bekare, 144).
E ana e kibles është e njohur (Qabeja në Mekë).
4. Hyrja e kohës. Nuk vlen që të falet namazi para se të hyjë koha përkatëse e tij, ashtu sikur që nuk vlen namazi i falur jashtë kohës së tij (përveç me ndonjë arsye).
Allahu i Lartësuar thotë:
"Të mjerët ata, të cilët falen. Ata, të cilët janë të pakujdesshëm ndaj namazit të tyre." (Maunë, 4-5).
Do të thotë e lënë pas dore, e vonojnë nga koha e tij duke mos pasur ndonjë arsye të sheriatit.
5. Mbulimi i avretit (pjesës së turpshme). Nuk lejohet për falësin e namazit që të falet lakuriq, apo t’i duket avreti.(Avreti është pjesa, e cila duhet mbuluar qoftë nëse je në namaz apo para njerëzve, përveç para gruas apo atyre që i ke nën posedim-robëreshave. Avret për meshkujt është pjesa prej kërthizës e deri në gjunjë, ndërsa për femrat i tërë trupi, përveç duarve dhe fytyrës - shën. përkth.).
Nëse cilido kusht prej këtyre kushteve të lartpërmendura nuk plotësohet apo lihet me qëllim, namazi i njeriut është i pavlefshëm. Ndërsa nëse e lë ndonjë nga këto kushte nga harresa, gabimisht apo nga padituria, atëherë atij i falet kjo, mirëpo obligohet që nëse e ka nga padituria që ta mësojë e mos ta përsërisë më.

Kur t’i plotëson të gjitha këto kushte, atëherë vepron siç vijon:
1. Vendos (bën nijet) nga zemra e tij duke mos e shqiptuar me gojë, e këtë me përcaktimin e rekateve, përcakton llojin e namazit, qoftë farz apo sunet.
2. Pastaj i ngritë duart deri te veshët dhe thotë: Allahu ekber (Allahu është më i madhi).
3. Pastaj vendon dorën e djathtë mbi dorën e majtë në gjoks dhe fillon namazin e tij me dua (lutje), duke e falënderuar dhe lavdëruar Zotin, si për shembull: Subhaneke Allahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke.(Qofsh i lavdëruar dhe i falënderuar o Allah. Emri yt qoftë i bekuar, u lartësoftë Madhëria (Shkëlqesia) Jote. Nuk ka të adhuruar përveç Teje).
4. Pastaj kërkon mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar:Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim 
(Me ndihmën e Allahut mbrohem prej dëmit të djallit (shejtanit) të mallkuar).
Pastaj e këndon suren Fatiha:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim. Elhamdulil-lahi rabbil-alemin. Err-rrahmanirr-rrahim. Maliki jevmid-din. Ijjake na’budu ve ijjake nestein. Ihdines-sirata-l-mustekim. Siratal-ledhine en amte alejhi. Gajril-magdubi alejhim ve led-dal-lin.
(Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve!
Bamirësit të përgjithshëm!
Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë! 
Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten.),
Pastaj e këndon suren Fatiha:
duke ia bashkangjitur edhe disa ajete tjera, apo ndonjë sure (kaptinë) të shkurtër.
5. Kur ta përfundojë këtë i ngritë duart prapë deri te veshët, merr tekbir (duke thënë Allahu ekber) dhe shkon në ruku duke i vendosur duart në gjunjët e tij dhe tri herë thotë: Subhane rabbijel-adhim(Qoftë i pastër Zoti prej të gjitha të metave, Zoti i Madhëruar dhe i Lavdëruar).
6. Pastaj i ngritë duart dhe ngritet nga rukuja duke u drejtuar plotësisht dhe thotë: Semiall-llahu limen hamideh. Rabbena lekel-hamd. (Vërtet, Allahu dëgjon atë, i cili e falënderon. Zoti jonë vetëm Ty të takon falënderimi).
7. Pastaj lëshohet në sexhde duke vendosur në tokë së pari duart e pastaj gjunjët. E kur të lëshohet në tokë vendos në të ballin, hundën, gjunjët dhe duart, e gjithashtu edhe gishtërinjtë e këmbës dhe thotë tri herë:Subhane rabbijel-a’la.(Qoftë i pastër prej të gjitha të metave Zoti i Lartësuar).
8. Pastaj ngrit kokën nga sexhdeja e parë duke shqiptuar tekbirin (Allahu ekber), vendos duart mbi kofshët afër gjunjëve dhe thotë: Rabbigfirli verhamni vehdini verfa’ni verzukni(Zoti im më fal mua, më mëshiro, më udhëzo, më ngre (në pozitë të lartë në xhenet) më furnizo). Apo thotë vetëm: Rabbigfirli rabbigfirli(O zot! Falmë, falmë).
9. E kur ta përfundojë këtë, atëherë përsëri kthehet në sexhden e dytë dhe vepron njëjtë sikur në të parën.
10. E kur ta kryejë edhe sexhden e dytë, e ngreh kokën, e para se të ngritet për në rekatin e dytë, ulet pak, duke e shtrirë këmbën e majtë, ndërsa gishtërinjtë e këmbës së djathtë i kthen kah kibleja (dhe duke u mbështetur në grushte ngritet për në rekatin e dytë. shën.përkth.).
11. Kur ta kryejë gjithë këtë muslimani, atëherë ka përfunduar një rekat me tri kushtet e tij; qëndrimi në këmbë (kijamin), rukun dhe sexhden.
12. Pastaj në rekatin e dytë përsëritë tërë atë që e ka bërë në rekatin e parë, e kur ta përfundojë këtë; ulet duke e shtrirë dorën e tij të djathtë mbi gjurin e tij, duke i mbledhur gishtërinjtë e dorës së djathtë, përveç gishtit të tij të madh, të cilin e ngritë duke e lëvizur dhe thotë:
"Et-tehijjatu lil-lahi ves-salavatu vet-tajjibatu. Es-selamu alen-nebijji ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Es-selamu alejna ve ala ibadil-lahi es-salihin. Esh-hedu en la ilahe il-lall-llahu ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. - (Përshëndetjet, duatë dhe fjalët e mira qofshin për Allahun. Paqja, shpëtimi, mëshira dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin (Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Paqja qoftë edhe mbi ne dhe robërit e mirë. Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër pos Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij).
"All-llahume sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed, kema sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid." -
(O Zot! Mëshiroje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit ashtu siç e ke mëshiruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Lartësuar. O Zot! Bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, ashtu siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Vërtetë Ti je i Falënderuar dhe i Lartësar). (Ky quhet Teshehudi dhe salavatet).
13. Pastaj e lut Allahun për atë që do nga të mirat e dynjasë dhe të Ahiretit, duke filluar lutjen e tij me kërkimin e mbrojtjes nga Allahu prej katër gjërave, nga të cilat ka kërkuar mbrojtje i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"All-llahumme inni eudhubike min adhabi xhehennem ve min adhabi-l-kabri, ve min fitneti-l-mahja ve-l-memat, ve min sherri fitneti-l-mesihi dexh-xhal." - (O Zot, unë kërkoj mbrojtje te Ti nga ndëshkimi i zjarrit dhe nga ndëshkimi i varrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes dhe nga sprovat e Dexhxhallit). (Dexhxhalli është një krijesë, e cila do të dalë para ditës së gjykimit dhe do të ketë mundësi të shumta. Do të jetë sprovë për njerëzit, ngase do të pretendojë se është zot. E gjithë këtë do të mundohet ta argumentojë me gjëra të çuditshme për njerëzit, si ringjallja e të vdekurve. Ai, i cili i beson do të hyjë në xhehenem përgjithmonë, e ai, i cili e kundërshton do të jetë prej besimtarëve. Prej kësaj sprove të madhe ka kërkuar mbrojtje i Dërguari i Zotit dhe na ka mësuar edhe neve që ta lusim Zotin me të).
13. Pastaj e lut Allahun për atë që do nga të mirat e dynjasë dhe të Ahiretit, duke filluar lutjen e tij me kërkimin e mbrojtjes nga Allahu prej katër gjërave, nga të cilat ka kërkuar mbrojtje i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
14. Pastaj e kthen kokën e tij në anën e djathtë (jep selam) duke thënë: "Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi"(Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ju), e pastaj edhe në anën e majtë duke e shqiptuar të njëjtën.
15. E me këtë përfundon namazi i tij nëse është dy rekatësh.
16. Ndërsa nëse është tri apo katër rekatësh, pas këndimit të teshehudit ngritet për në rekatin e tretë (para se të jep selam) duke marrë tekbir (Allahu Ekber) dhe duke i ngritur duart deri te veshët dhe duke përsëritur gjithë atë që ka bërë më parë; kryen qëndrimin në këmbë, rukun, sexhden...
17. E kur ta përfundojë rekatin e tretë apo të katërtë; ulet dhe këndon gjithë atë që u përmend, që këndohet në ulje e më në fund jep selam.

Disa etika të namazit:
1. Ai, i cili falet, mirë është që të shikojë në tokë në vendin e sexhdes, e mos ta ngritë kokën në qiell.
2. Mos të lëvizë tepër në namaz.
3. Që të kujdeset për namazin me xhemat në xhami, ngase namazi në xhami është më i vlefshëm për njëzet e shtatë herë nga ai që kryhet vetëm.
4. Që të kujdeset për dhikrin (përmendjen) pas namazit, si: Thënia Estagfirull-llah(Më fal o Zot) tri herë, pastaj të thotë: "All-llahume ente es-selamu ve minke-s-selamu tebarekte ja dhe-l-xhelali ve-l-ikram."(O Zoti im! Ti je Shpëtimi dhe vetëm prej Teje vjen shpëtimi. I Madhëruar qofsh o i Madhëruar e i Nderuar).
5. Nëse falësi falet pas imamit, mos të bënë veprime në namaz para imamit d.t.th. nuk i lejohet që ta parakalojë imamin në namaz.
6. Nëse gabon në namaz: shton, mungon apo dyshon, p.sh. në numrin e rekateve, atëherë e plotëson këtë me atë që kërkohet. P.sh. nëse dyshon se a i ke falur tri apo katër regate, atëherë pas përfundimit të duasë (lutjes) në teshehudin (uljen) e fundit i bënë dy sexhde para selamit. Kjo quhet-suxhudetu-s-sehvi.
7. Për t’u kujdesur për namazin obligohesh që ta njohësh numrin e rekateve, ato të cilat janë farz (obligative) dhe ato të cilat janë sunet (vullnetare).
Namazi i Sabahut (mëngjesit): i ka dy rekate sunet, dy rekate farz.
Namazi i Drekës: dy (apo katër) rekate sunet, katër rekate farz, dy rekate sunet.
Namazi i Ikindisë (i pasdrekës): katër rekate sunet, katër rekate farz.
Namazi i Akshamit: tri rekate farz, dy rekate sunet.
Namazi i Jacisë (i mbrëmjes): katër rekate farz, dy sunet dhe tri vitër.
Mes namazit farz, sunet apo vitër nuk ka dallim sa i përket formës përveç nijetit (vendosjes), ndërsa vendi i nijetit është zemra siç kemi përmendur më parë.
Këto ishin në mënyrë përmbledhëse dispozitat e namazit, prandaj çdo rob musliman obligohet që të kujdeset për to dhe që t’i kryejë ato, por njëkohësisht obligohet që t’i thërret edhe të tjerët në kryerjen e tyre.
E nëse ai e kryen këtë, atëherë bëhet rob i mirë i Zotit dhe për këtë do ta shpërblejë Allahu i Lartësuar me xhenet dhe do ta shpëtojë nga zjarri i xhehenemit.
PËRFUNDUAM ME FALËNDERIMIN E ALLAHUT.

Marrë nga:
Libri "Islamilehtësuar" - Ali Hasen Abdul Hamid

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top