Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Suneti, burim i dytë i sheriatit

Kurani i Shenjtë përfaqëson burimin kryesor të besimit Islam dhe është libri i fundit hyjnor të cilin Allahu e zbriti si shpallje të fundit, si busull orientimi dhe burim diturie për të gjithë njerëzimin. Ai përmban themelet e të gjitha virtyteve si dhe drejton të gjithë ata myslimanë të cilët në jetën e tyre udhëhiqen nga mësimet e tij.

Syneti i madhnueshëm, konsiderohet si burim i dytë i besimit Islam, menjëherë pas librit të Zotit. Ai është shpjegim i Kuranit dhe përmban veprat, citatet si dhe shembullin personal të pejgamberit, Muhamed, alejhis-selam. Për myslimanët ai është bashkë me Kuranin, burim i rëndësishëm i drejtësisë dhe diturisë fetare. Hadithet, të cilat formojnë bazën e Synetit të Pejgamberit, janë dëshmi të sinqerta e të besueshme, të regjistruara në formë të shkruar, mbi atë se çka thënë, çka bërë apo me çka është pajtuar ose jo Pejgamberi. Besimi në vërtetësinë dhe detyrueshmërinë e Synetit, është pjesë e pandarë e besimit Islam. Interpretimet e mëvonshme të këtyre haditheve prej dijetarëve të shumtë islamë përfaqësojnë udhëzime të çmuara për kuptimin e drejtë të traditës së Pejgamberit.

Syneti nuk është një koncept të cilin mund ta trajtojmë të shkëputur nga Kurani. Të dyja rrjedhin nga i njëjti burim dhe varen në mënyrë të ndërsjelltë. Në Kuran përmendet se Pejgamberi mban një peshë të rëndë, vendos rregulla, mëson ymetin (komunitetin Islam) mbi kuptimin e drejtë të Kuranit. Shumë verse të Kuranit na nxisin ta dëgjojmë Pejgamberin e Allahut dhe ta ndjekim shembullin e tij. Syneti është për ne (myslimanët) shumë i rëndësishëm sepse vetëm duke ju përmbajtur atij mund ta kuptojme tërësisht Kuranin.

„Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, për atë që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, për atë që këtë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.“ (El-Ahzab - 33:21)

Nëse studiojmë me kujdes përmbajtjen e Synetit, do të shohim se Pejgamberi i Allahut na ka dhënë plot informacione mbi shumë çështje të rëndësishme të besimit. Këto janë sqaruar nga dijetarët e atëhershëm Islamë dhe u praktikuan vazhdimisht në jetën e përditshme duke u përcjellë nga njëri brez në tjetrin. Allahu na njofton në suren Ali-Imran se Pejgamberi kishte aftësi të jashtëzakonshme në mësimin e Kuranit dhe në pastrimin e njerëzimit: „ثshtë e vërtetë se Allahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta, nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe Dijen (Synetin), edhe pse më parë ata ishin krejtësisht të humbur.“ (Ali-Imran - 3:164)

Le ta analizojmë shprehjen „t’ua mësoje Kur’anin dhe Dijen“ e cila përmendet në versin e mësipërm. Interpretuesit e mirënjohur të Kuranit pajtohen me mendimin se është fjala për Kuranin dhe Synetin (Dija ose Dituria). Pra ta kuptosh plotësisht Kuranin dhe të praktikosh udhëzimet e tij nuk është mundur pa ndjekjen e Synetit të Pejgamberit. Besimi ynë është i plotë vetëm kur i ka të dyja, Kuranin dhe Synetin. Në periudhën kur u shpall Kurani, njerëzit rreth Pejgamberit mësonin dhe praktikonin besimin e tyre duke ndjekur shembullin e Pejgamebrit, Muhamed, paqja dhe shpëtimi qoftë me të. I dërguari i Zotit është padyshim shembull i rëndësishëm i praktikës së besimit tonë.

Përshembull Salati (namazi, falja) është provë e qartë dhe e pakundërshtueshme e pazëvendësueshmërisë së Synetit të Pejgamberit. Siç e dimë, në Islam është e detyrueshme për të gjithë myslimanët falja e namazit pesë herë në ditë. Në Kuran ka ajete të cilat japin vetëm informacione të përgjithshme mbi mënyrën se si kryhet falja. Mënyrën e qartë dhe të detajuar mbi faljen e duhur të namazit në fakt e gjejmë veçse në Synetin dhe shembullin personal të Pejgamberit. Ajetet nuk përmbajnë informacion të detajuar mbi atë se si të falemi, çfarë të themi gjatë faljes, cilat janë faljet e detyruara dhe ato që kryhen sipas dëshirës, si ndahen vaktet, si duhet të kryejmë abdesin dhe çka e prish atë. Këto çështje mund ti mësojmë veçse nga Syneti i Pejgamberit. Si shembull tjetër mund të përmendim rekomandimet dhe formalitet e dhëna nga Pejgamberi mbi faljen e Xhumasë.

Përveç temave të tilla si qenia e Zotit një i vetëm, besimi tek profetët, librat e shenjtë, dita e gjykimit, fati, pastërtia, ushqimi, marrdhëniet mes njerëzve, përmbajtja, rregullat e luftës dhe kushtet e paqes, në Kuran ka ajete që përshkruajnë edhe detyrime të tjera si agjërimi, zeqati dhe haxhillëku. Por këto ajete nuk përmbajnë informacione të plota. Në fakt mbi detajet e detyrimeve që përmendëm dhe se çfarë pasojash begatuese kanë ato për ne, mund të gjejmë përgjigje vetëm tek Syneti i Pejgamberit dhe shpjegimet e tij përkatëse.

Syneti ka udhëzuar dhe do të udhëzojë me ndihmën e Zotit, edhe më tej, jetët e myslimanëve në gjithë botën. Që nga fillimi i misionit të Pejgamberit tonë, myslimanët i falen Allahut sipas mësimeve të Kuranit dhe Synetit. Ritet dhe detyrimet fetare si falja pesë herë në ditë, agjërimi, zeqati, haxhillëku në Mekë si dhe bamirësia nuk kanë ndryshuar aspak deri më sot, kjo ndodh sepse zbatohen edhe sipas burimeve të besueshme të Synetit. Prandaj diskutimet mbi kuptimin dhe karakterin e këtyre çështjeve, të cilat praktikohen me shekuj, janë pa bazë. Këto janë rite dhe obligime të cilat janë përshkruar në mënyrë të detajuar në Synetin e Pejgamberit. Po ta studiojmë me kujdes Kuranin, do të gjejmë plot ajete mbi domosdoshmërinë e ndjekjes së shembullit të Pejgamberit.

Përshembull në ajetet e mëposhtëm Allahu na urdhëron ta ndjekim shembullin e Pejgamberit: „Ne të dërguam ty (Muhamed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues. Që ju (njerëz) t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë (Muhamedin) ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje. Ata që të zotohen ty (O Muhamed) , në të vërtetë, ata i zotohen Allahut, se Dora e Allahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin) , ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e zbaton atë që i është zotuar Allahut, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh.” (El-Fet-h - 48:8-10)

„Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje ndaj tyre.“ (En-Nisa - 4:80)

Duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur faktit se këto ajete i vënë theksin konceptit “dëgjojeni të dërguarin e (Zotit)”. Kjo na tregon në mënyrë të qartë se ndjekja e shembullit të Pejgamberit, domethënë respektimi i urdhëresave dhe rekomandimeve të tij, është detyrim fetar që na e ka urdhëruar Allahu. Nëse i lexojmë me vëmendje ajetet e përmendura, arrijmë në konkluzionin e drejtë dhe të pa kontestueshëm se Pejgamberi ynë ka fuqinë për të urdhëruar apo ndaluar (ose vepruar). Kjo fuqi i është dhënë atij nga Zoti dhe është në përputhje të plotë me vullnetin e Tij. Përshembull ajeti i 7-të i sures El-Hashr „... اka t’ju jep Pejgamberi, atë merrnie e çka t’ju ndalojë, përmbanju...“ i vë theksin faktit që Pejgamberi ka të drejtën t’i ndalojë komunitetit mysliman disa gjëra përveç atyre ndalesave të zbritura në Kuran. Më tej në ajete shkruhet se besimtarët paraqitën çështjet që s’i kuptonin para Pejgamberit dhe ai i gjykonte për ta. Nga ana tjetër ka raste kur ka pasur kundërshtime ndaj Pejgamberit në rolin e gjykatësit apo ndaj gjykimeve të tij të përshkruara në ajete si “fajësime”.. Siguria e llogjikës së Pejgamberit tonë dhe nevoja e pranimit të saj është theksuar edhe në një ajet tjetër: „Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai eshtë larguar shumë larg së vërtetës.“ (El-Ahzab - 33:36)

Nga ajetet e mësipërm konkludojmë se Allahu na urdhëron që t’i bindemi plotësisht urdhërave të Tij dhe të Pejgamberit. Islamin pra mund ta praktikojmë vetëm nëse respektojmë si Kuranin ashtu edhe Synetin. Ky fakt shpjegohet qartë në ajetet e mësipërm. Prandaj devijimi nga Syneti i Pejgamberit është në kundërshtim të plotë me thelbin e Kuranit si dhe me mësimet e besimit Islam. Zoti i pranon veprat tona vetëm nëse plotësojnë dy kushte: duhet të jenë të sinqerta dhe të jenë në pajtim të plotë me Kuranin dhe Synetin.

Imam Maliku, njëri nga dijetarët më të shquar Islam, e ka krahasuar Synetin me arkën e Nuhut duke thënë: „Syneti i Pejgamberit Muhamed, paqja dhe qetësia qofshin me të, është si arka e Nuhut. Kush i bashkohet, shpëton, kush e mohon, mbytet.“ Shpëtimin e vërtetë mund ta arrijmë vetëm atëherë kur secili t’i kuptojë dhe t’i pranojë me vullnet të plotë udhëzimet dhe mësimet e Synetit dhe atëherë kur këto mësime do të dominojnë jetën e komunitetit mysliman.

 

M.S.Hasna

Përgaditi: IslamOnweb.net
albislami.com

TERMINOLOGJIA ISLAME NË GJUHËN SHQIPE

VËSHTRIM RRETH TERMINOLOGJISË ISLAME NË GJUHËN SHQIPE

Literatura islame – amanet që na obligon të gjithëve
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s’ka kush e lajthit, dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se s’ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut, i Cili është Një, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe sahabët e tij, dhe mbi të gjithë ata, të cilët i pasojnë ata deri në Ditën e Gjykimit!
Islami, fe qiellore e shpallur njerëzimit që ta udhëzojë drejt horizonteve hyjnore, iu ngarkua pejgamberëve, të zgjedhurve nga mesi i njerëzve, që t’ua transmetojnë bashkëkohanikëve të tyre sa më qartë, madje ata vetë të jenë shembull praktik për zbatimin e Islamit në jetën e përditshme.
E pas vdekjes së tyre e vazhdojnë këtë mision dijetarët, të cilët janë trashëgimtarët e vetëm të pejgamberëve, ngase pejgamberët nuk lënë trashëgim pasuri, por vetëm fenë e Allahut, andaj për ta shpjeguar fenë nuk mundet çdokush, përveç atyre që kanë dije e njohuri të mjaftueshme rreth saj. Sepse, përveç pajisjes me njohuri, duhet të ketë edhe përvojë adekuate rreth metodave të shpjegimit të Islamit, ngase shpesh ndodh që fjala e drejtë e thënë jo në vendin dhe kohën e duhur apo në mënyrën jo të përshtatshme nuk ka kurrfarë efekti pozitiv, madje ndoshta ndikon në të kundërtën, negative.

Duke e ditur përgjegjësinë e madhe, të cilën e bartim mbi supet tona për përcjelljen e saktë dhe të drejtë të Islamit te populli ynë, ku edhe kryerja e detyrave tona bën pjesë në këtë amanet, në të cilën përditshmëri të punës paraqitet realiteti i besimit islam dhe gjendja faktike e muslimanëve, me të cilët edhe jetojmë në vendet tona, mundohemi që shpjegimi të jetë sa më i përpiktë dhe efikas, e dihet se asnjë njeri nuk është i përsosur e pa gabime, e në këtë rast edhe gabimet tona gjatë këtij misioni padyshim se janë të shumta, si ato gjuhësore, terminologjike, profesionale dhe teknike. Andaj, me punën dhe angazhimin tonë besoj se do t’i pakësojmë gabimet dhe ta kryejmë obligimin tonë ashtu si e meriton një mision i tillë! Ku sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet ndaj njëri tjetrit duhet të priten me mirëseardhje. Për këtë kërkohet bashkëpunimi dhe ndihma reciproke në mënyrë që programi për misionin islam të dalë i përgatitur mirë, në aspektin profesional dhe teknik dhe të ketë rezultate të dëshiruara.
E për këtë para fillimit të Thirrjes në Islam (da’vet) duhet të studiohen të gjitha format dhe mënyrat e da’vetit pozitiv, e një prej tyre është ajo e shkrimit në literaturën e përgjithshme islame, e veçanërisht në gjuhën e një populli të caktuar.

Gjuha, mjet me të cilin njeriu i shpreh ndjenjat, mendimet, problemet e veta qoftë përmes të të folurit apo shkrimit, i ka rregullat e caktuara të përdorimit të saj sa më drejtë dhe efektiv, ku me këtë shihet edhe stilistika dhe vlera artistike e të shprehurit drejtë e qartë dhe arritja e qëllimit të synuar.
Çdo fjalë ka vlerën e saj, e sidomos kur shprehen me të gjëra të mëdha e të shenjta, atëherë u shtohet vlera edhe më, e për këtë duhet caktuar rregulla të veçanta e të kihet kujdes në përdorimin e tyre të drejtë.

Kjo fushë është tejet e gjerë dhe nuk mund t’i përfshijmë të gjitha aspektet e saj këtu, e për një gjë të tillë nuk jam edhe ekspert gjuhësor, por dua ta ceki vetëm një aspekt, i cili na intereson, sepse ka të bëjë me ne muslimanët dhe kulturën tonë islame, e cila padyshim shprehet përmes gjuhës sonë shqipe. Ku duke iu nënshtruar disa rregullave të saj, disi po nënçmohen disa vlera islame, apo me shprehjen dhe trajtimin e temës përmes rregullave kuturu bëhet një manovrim i paskrupullt, mos të them edhe lojë (me qëllim apo pa qëllim), me termat islame dhe kuptimet e tij!
Sa për ilustrim po përmendim rregullin drejtshkrimor për emrin Allah sipas librit të Institutit Albanologjik të Prishtinës “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” faqe 146, ku thotë, po citoj:
“Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës mitologjike e fetare, si edhe ata të figurave e të tregimeve popullore: Adami, Apoloni, Buda, Eva, Muhameti etj. (por shkruhen me shkronjë të vogël emrat e përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, engjëll, perëndi etj.).”
E këtu dua ta ceki se për ne muslimanët emri Allah nuk është i përgjithshëm, por është i emër përveçëm, ngase me këtë emër nuk emërohet askush tjetër përpos Tij, si dhe Ai është i Synuari, të Cilit i drejtohemi orë e çast! Andaj, ky rregull për emrin Allah nuk vlen dhe duhet çdoherë të shkruhet me shkronjë të madhe, madje duhet të insistohet të ndryshohen rregullat e tilla përkitazi me këtë emër dhe ngjashëm me të!

Ekziston edhe problemi i emërtimit të Islamit me emrin religjion, teologji, dogmë, fe, ideologji, muhamedanizëm, muslimanizëm, etj.
Në periudhën e dekadencës Dini (feja) dhe Sheriati (ligji) në praktikë janë reduktuar në religjion, në të kuptuarit si ide e jetës pas vdekjes. Kuptimi i vërtetë i religjionit (latinisht: religio) është “devotshmëria”, “respektimi i hyjnisë”. Shikuar më gjerësisht, me këtë nocion nënkuptohen ceremonitë e lutjes dhe pikëpamjet etike. Shumica e njerëzve e kanë pranuar mendimin se religjioni për nga definicioni i vet dhe esenca është orientuar vetëm kah vdekja dhe jeta pas vdekjes. U ngulit mendimi se jeta e amshueshme, xheneti dhe xhehenemi janë i vetmi preokupim i religjionit.
Islami është i përjetshëm. Dini dhe Sheriati njësoj i drejtohen kësaj jete, sikurse edhe jetës së ardhme. Sheriati hyn në problemet e ekonomisë, drejtësisë, familjes, shëndetësisë etj. Shkenca e pastër e Dinit dhe Sheriatit rekomandon arsimimin dhe shkencën, punën e dobishme, dashuri dhe paqe ndërmjet njerëzve dhe popujve, lufton për drejtësi, për zhdukjen e jobarazisë, lufton për të varfrit, për drejtësi sociale, kërkon moral në jetën bashkëshortore dhe parabashkëshortore, u rekomandon njerëzve të mjekohen, i mëson për mbajtjen e higjienës, nxit pastërtinë, dëshiron që njerëzit të jenë të shëndoshë dhe të jetojnë mirë. Pra, Dini dhe Sheriati nuk janë vetëm shkenca e asaj bote, por edhe të kësaj bote. Së këndejmi, është gabim që shkencën e Dinit dhe Sheriatit t’i kuptojmë si shkencë vetëm të vdekjes dhe të jetës së asaj bote. Apo thënë ndryshe është gabim që Islami të quhet religjion.
Dini dhe Sheriati janë fjalë arabe. Është shumë vështirë të përkthehen në ndonjë gjuhë tjetër. Nëse themi se Islami është vetëm religjion, nuk e kemi dhënë definicionin e plotë për Islamin. Mendoj se është shumë më mirë që Islamin ta quajmë Din dhe Sheriat sesa të përdorim shprehjen latine, e cila nuk jep përmbajtjen e plotë. Madje as fjala fe në gjuhën shqipe nuk e përfshinë dhe as nuk e tregon botëkuptimin e qartë dhe të plotë të natyrës së Dinit Islam, e aç më tepër kur në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe feja definohet jodrejtë, sidomos kur kihet parasysh se atë e përpiluan njerëz ateistë, ku jepet ky definicion për fenë, po citoj:
“Besimi i verbër se gjithçka në botë përcaktohet e drejtohet gjoja nga forca të mbinatyrshme, hyjnore, i cili ka lindur qysh në kohë shumë të hershme dhe është i papajtueshëm me botëkuptimin shkencor, materialist; tërësi dogmash që japin një botëkuptim fund e krye idealist e reaksionar, i cili është armik i betuar i përparimit e i shkencës, dhe përdoret nga klasat sunduese për të mashtruar e për të nënshtruar masat punonjëse; besimi te zoti.”
Duke e pasur parasysh këtë definicion të fesë, pyes: Si mund të quhet Islami me këtë emër kur aspak nuk përputhet me këtë emërtim, por mund të themi se në mungesë të shprehjes adekuate në shqipe për kuptimin e Dinit deri diku mund të arsyetohet përdorimi i fjalës fe për Islamin, apo thënë më mirë duhet të përdoret togfjalëshi Feja Islame, apo thënë ndryshe të thuhet Islami ose Dini Islam.

Në kohën e vërshimit të mendimeve dhe të pikëpamjeve të huaja për Islamin ka depërtuar edhe termi “teologji”(theos - greqisht: Zot dhe logos: shkencë), domethënë shkenca mbi Zotin. Nga definicioni për Dinin dhe Sheriatin që është dhënë në Kur’an del qartë se është e pamundur që shkencën islame ta reduktojmë në terminteologji. Ky është term i gabueshëm dhe muslimanët duhet ta mënjanojnë nga fjalori i tyre. Në Islam nuk ka teologë, ekzistojnë vetëm dijetarët në sfera të ndryshme të shkencës, apo me një fjalë tjetër ata janë islamologë.

Paralelisht me këtë dukuri, ka hyrë edhe termi dogma islame. Është absurde që parimet islame t’i quajmëdogma. Islami s’ka lidhje me këtë term.
Dogma është fjalë greke dhe në kohën antike përfaqësonte mendimin për ndonjë shkollë filozofike. Në kohën e sotme ky është parimi themelor, të cilin kisha ua imponon besimtarëve të vet si bindje të obligueshme, mohimi i të cilit gjatë shekujve ka nxitur ekskomunikimin (përjashtimin nga kisha) apo anatemimin (mallkimin nga autoritetet kishtare). Që nga Konstantini i Madh, koncili kishtar (sinodi) shumë premisa teologjike-skolastike i kanë shpallur si dogma.
Sot “dogma” përdoret si term për doktrinën filozofike, politike, letrare etj., të mbështetur në pohimet a priori, të cilat nuk mbrohen me argumente dhe analiza kritike, por me deklarata autoritative. Parimet islame dhe pikëpamja ndaj botës nuk janë produkt i shkollave filozofike e as konkluzion i ndonjë koncili të klerit musliman, sepse Islami nuk ka kler, as koncil.

Gjithashtu, në Islam nuk ka doktrina, për të cilat nuk mund të mos mendohet dhe të cilat nuk mund të mbrohen me logjikë dhe me shkencë. Përkundrazi, në të gjitha parimet islame dhe në shkencën islame duhet menduar dhe synuar vazhdimisht gjykimin e drejtë që të kuptohet e vërteta dhe arsyeshmëria.
Muslimanët duhet ta flakin nga fjalori i tyre fjalën “dogmë” dhe “doktrinë” dhe ta përdorin termin farzi islam apo detyra themelore islame. Me të vërtetë s’ka kuptim t’i fusim termat grekë dhe latinë në terminologjinë islame, pasi që ata i kemi në gjuhën arabe, në gjuhën e Zotit, e aç më tepër kur ata terma (grekë dhe latinë) nuk e tregojnë kuptimin e duhur islam.
Gjë që ky zëvendësim i termave islame me ato greko-latine, si dhe përkthimi i tyre në shqipe, apo në ndonjë gjuhë tjetër joarabe, është tendencë për ndërrimin apo tjetërsimin e terminologjisë burimore islame, ose të paktën për zbehjen e tyre.

Përveç kësaj, në shkrimet dhe përkthimet e ndryshme të literaturës islame në shqipe hasim një larushi të përdorimit të emrave, fjalëve, kuptimeve, formave dhe termave islame, që shpeshherë shkakton huti te lexuesi, a thua e njëjta fjalë ka dy kuptime të ndryshme, apo janë dy fjalë të ndryshme. Kjo nuk ndodh nga mospërgatitja e autorit apo përkthyesit, mendimi im, edhe pse edhe kjo mund të ndikojë, por ndodh nga mungesa e një konsensusi të ekspertëve përkatës për një punë shkencore e kolektive në këtë fushë, kështu që trajtimi i këtyre fjalëve, termave dhe emrave mbetet në shijen e përkthyesit dhe autorit.
Siç e kemi rastin në shkrimin e shumë termave apo emrave si p.sh. Muhamed apo Muhammed, Omer apo Umer, Othman apo Uthman apo Osman, ibën apo ibni apo ibn apo bin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem apo salallahu alejhi ve selem, Allah apo All-llah, Ummet apo Umet, e shumë e shumë fjalë tjera, e këto i përmendëm vetëm sa për ilustrim. Dihet se ky problem nuk na preokupon vetëm neve, por ky problem është në gjithë literaturën islame dhe në atë të përgjithshmen në gjuhën shqipe si dhe në të folurit e përditshëm, ku për këtë mendoj se duhet të formohet një komision i përbërë prej ekspertëve islamologë dhe gjuhësorë për përpilimin e një fjalori terminologjik islam dhe një libër rregullash për shkrimin e drejtë të shprehjeve e termave islame në shqipe. Andaj për secilën fjalë duhet ta japim mendimin tonë dhe ta shqyrtojmë, jo që ne tani po ia vendosim gurët e themelit, por sado kudo ta bëjmë një formë të konsensuar derisa të bëhen një fjalor dhe libër i tillë!

-----------------------------------
Referencat:

1. “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1974, ribotim i Institutit.
2. “E vërteta për Islamin”, përgatiti Hasan Selimoviq, Prishtinë 1993.
3. “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1980.
4. “Islami ndërmjet Lindjes e Perëndimit”, Alija Izetbegoviq, Sarajevë-Prizren 1412-1992, botimi i parë.
5. Dhe literaturë tjetër.

Nëse ju e ndihmoni (fenë) Allahun, Allahu …

“O ju që keni besuar, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai do t'ju ndihmojë ju dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.”

Allahu u ka premtuar robërve të Tij besimtarë se do të parandalojë nga ata kurthet dhe dhunën e armiqve të tyre. Allahu thotë: "O ju që keni besuar, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai do t'ju ndihmojë ju dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja." (Suretu Muhamed, 7) 
Ky është premtim i Allahut, i cili nuk e thyen premtimin. Allahu thotë: "E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se Allahu." (Suretu Tevbe, 111). Gjithashtu thotë: "Premtimi i Allahut është (ky), Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë."(Suretu Rrum, 6). Premtimi në këtë ajet u takon besimtarëve, se ndihma dhe ngadhënjimi gjithsesi do të realizohet.
Gjithashtu premtimi tjetër nga ana e Allahut për fitore dhe mposhtje kundër qafirëve. Thotë Allahu i Lartësuar: “…dhe Allahu kurrë nuk do t'ju lejojë mosbesimtarëve rrugë për fitore ndaj besimtarëve."Mirëpo secili prej dy premtimeve, që të realizohet, duhet të plotësojë disa kushte. 
Ajeti i parë sqaron se ndihma është e kufizuar me ndihmën që bëjnë robërit ndaj njëri-tjetrit për hir të Allahut. E, ndihma e Allahut do të thotë nënshtrim dhe dorëzim i plotë në atë që ka urdhëruar Allahu dhe largim e urrejtje ndaj asaj që ka ndaluar Allahu. Ky ishte edhe misioni që shprehnin me gojë të Dërguarit para Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam. Thotë Allahu i Madhëruar: "O ju që keni besuar! Jini ndihmues të Allahut siç u tha Isai, biri i Merjemes, Havarijinëve (dishepujve të tij): “Kush janë ndihmuesit e mi tek Allahu?” Dishepujt i thanë: “Ne jemi ndihmuesit e Allahut!” Pastaj një palë nga Beni Israilët besuan dhe një palë mohoi e nuk besoi. Kësisoj Ne u dhamë fuqi atyre që besuan kundër armiqve të tyre dhe ata u bënë ngadhënjimtarët."(Suretu Saff, 14). Pra, Isai alejhi selam e ftoi popullin e tij dhe dishepujt që ta ndihmonin Allahun (fenë e Tij). 
Ndërsa ajeti tjetër kushtëzon ndihmën dhe pohimin në ndihmën e Allahut, siç e sqaroi ajeti i lartshënuar, se Allahu kurrë nuk do t'ua realizojë fitoren mosbesimtarëve ndaj robërve të Tij dhe ky represion ndaj jobesimtarëve bëhet për besimtarët e vërtetë që kanë iman.
Pra, kjo bëhet kur ka iman (besim) dhe besimi nuk është shpresë dhe zbukurim, por ajo që pohon zemra dhe çka vërtetohet me vepër. Nëse muslimani dëshiron që Allahu ta mbrojë dhe t’ia largojë kurthet e armikut të tij, duhet të lidhë miqësi dhe ta ketë Atë aleat, t'u nënshtrohet urdhrave të Tij, ashtu siç ka urdhëruar i Lartësuari. 
E, kush është i pakujdesshëm ndaj ndihmës së Allahut, nuk mund të ketë ndihmën dhe përkrahjen e Allahut të Madhëruar. Për këtë thotë Allahu i Lartësuar: "O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun (në çështjen e Tij), Ai do t'ju ndihmojë ju dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja." (Suretu Muhamed, 7) 
Dije se rruga e muslimanit drejt Allahut i mundëson atij që të ketë mundësi të mbrohet nga dredhitë dhe kurthet e armiqve të tij dhe të jetë fitimtar. Kështu i premtoi Allahu të Dërguarve të Tij dhe ai që ecën hapave e gjurmëve të tyre, do të jetë në premtimin e Allahut, që Ai e dha në Librin e Tij duke thënë: "Dhe sigurisht që Fjala Jonë ka kaluar qysh më parë për robërit Tanë të Dërguar, se ata me siguri do të nxirreshin ngadhënjyes."
Ne sot pyesim se kur vjen ndihma e Allahut. A nuk ka ardhur koha të ndriçojë nata? A nuk ka ardhur koha që mëngjesi të gdhijë? A nuk ka ardhur koha të thyhen mosmarrëveshjet tona? Mirëpo të paktë janë ata prej nesh të cilët i ka mëshiruar Allahu e shpresojnë që periudha e natës të kalojë në adhurim. Në anën tjetër, jemi miopë dhe e rëndojmë shpirtin tonë me gjynahe; në mëngjes e mbrëmje planifikojmë dhe veprojmë kundër metodologjisë islame.
Le ta dijë secili që nuk e përfill fenë e Allahut se ka shtuar në peshojën e armiqve dhe është kundërshtar i umetit të tij. Le ta dijë secili që largohet e refuzon ibadetet se ka hapur në trupin e umetit (ai është prej atij umeti) plagë të rënda e të pashërueshme. Dhe le ta dijë ai i pakujdesshmi ndaj këshillës së tjetrit dhe lënësi i urdhrit për të mirë dhe i ndalimit nga e keqja se po e stërzgjat ecurinë e mrekullive të umetit.
Secili prej nesh është i ftuar të korrigjojë dhe të llogarisë veten e tij se a është duke shtuar në peshoren e armiqve apo vallë mos është kundërshtar i umetit të tij dhe mos është prej atyre që me duart e veta bëhen sebep për të anuluar punët e mira. Allahu na ruajttë prej gjynaheve!


Përktheu: Eroll Rexhepi
22.2.2008

Interneti 'shpatë me dy teha'

Interneti në kohën tonë shfrytëzohet me të madhe nga miliona njereëz në të gjithë botën. 
Është një botë virtuale mjaft interesante, që të tërheq, e të bën për vete.
Shumëkush nga ne sot ka internetin edhe në shtëpi dhe kalojmë orë të tëra para kompjuterit. 
Kur ulemi para kompjuterit, duhet të dimë të ‘menaxhojmë’ me internetin, të jemi ne ato që e ‘udhëheqim’ atë, e jo ai neve. 

Kujtoji vetes se sa femra kanë humbur nderin, familjen, jetën e lumtur…etj, për shkak të internetit. Kemi shumë raste, që kanë rrëfyer vetë ato femra të cilat kanë  pësuar, për të na shërbyer neve si mësim që mos të pësojmë edhe ne sikur ato.
Prandaj, merr shembull nga këto raste dhe mos hyni në forume dhe chate të ndryshme, e të bisedoni me njerëz të panjohur. 
Interneti është ‘botë’ e madhe,  këtu ka njerëz që hyjnë me qëllime të caktuara, për të mashtruar femra, që t’i bindin të takohen me ta, pastaj ata dinë se çka veprojnë me ato femra që bien në kurthet e tyre.
Fillimisht paraqiten se janë  si njerëz të mirë, se kanë qëllime të mira, (qoftë qëllime kinse për martesë ose diç tjetër) kanë aso shprehje që lehtë ta turbullojnë mendjen. Dhe ia  caktojnë ditën e takimit, por çfarë pas këtij takimi, asgjë përveç keqtrajtime, dhunime, trafikime, por nuk përjashtohen edhe vrasjet.

Mos thuaj se: mua nuk mundet të më mashtrojë asnjë njeri, dhe pa problem e kaloj  kohën në chate të ndryshme duke biseduar me njerëz të panjohur. Mos e mashtro veten në këtë mënyrë, sepse asnjëra nuk i thotë vetes: unë jam budallaqe dhe mund të më mashtrojë çdokush. Edhe ato të cilat pësuan sigurisht që kanë thënë se: mua nuk mund të më mashtrojë asnjeri, por, ja që ka ndodhur e kundërta, kështu mund të ndodh edhe me ty.

Mos vizito forume, chate…etj, ku zhvillohen biseda të kota, mos vizito faqe ku ka filma apo foto të fëlliqura, ruaji sytë nga këto gjëra të ndaluara, mos kalo kohën në haram.  
Interneti nuk është diçka e ndaluar me Islam, por, janë të ndaluara gjërat e këqija që gjenden në të, dhe krahas këtyre të kqijave interneti ka edhe anën e mirë, gjë që e bën të lejuar për shfrytëzim, dhe duhet të jemi të zonjat të dimë ta shfrytëzojmë  për punë të  mira internetin, e jo të bëhemi viktimë e atyre që e shfrytezojnë  për punë të këqija.

Sot për fat të mirë, ka faqe të shumta në internet që të njohin me Islamin, andaj vizitoji këto faqe, mëso për fenë tënde, gjithashtu edhe ti përmes internetit përhap Islamin tek të tjerët, kalo kohën këtu vetëm aq sa mendon se të bën dobi, mos u ul tërë ditën para kompjuterit dhe të lësh anash, familjen, burrin, fëmijët…etj, gjithashtu (nëse je studente) mos i le anash studimet për ‘muhabete’  të shumta në MSN. 
Përkujtoji vetes që për çdo minutë që e kalojmë do të japim llogari para Allahut, andaj, kujdes, se si po e kalon kohën, kujdes! 

Mira Mustafa

Falu para se të ta falin xhenazen!

Unë e kisha lënë namazin, të gjithë më thonin se duhet të falesha:Babai, vëllezërit, motrat..., por unë nuk u binda.

Një ditë prej ditësh cingërroi telefoni. Ishte një njeri i moshuar që po qante. Tha: A je ti Ahmedi? Thashë: Po. Njeriu i moshuar tha: Të All-llahut jemi dhe te Ai do të kthehemi, e gjetëm shokun tënd Khalidin të vdekur në shtratin e tij. Bërtita: Khalidin??? Po ai dje ishte te unë! Njeriu i moshuar duke qarë më tha: Nesër do t'ia falim namazin e xhenazes në xhaminë e madhe. E mbylla telefonin dhe qava:
Khalidi! Si mund të vdes ai aq i ri?? Ndieja se vdekja përqeshej me mua për shkak të pyetjeve të mia qesharake... Hyra në xhami duke qarë. Ishte hera e parë që po ia falja dikujt namazin e xhenazes. Kërkoja Khalidin dhe e gjeta atë përpara të shtrirë, i mbuluar me një pëlhurë të bardhë, krejt përpara, te imami. Nuk lëvizte. Posa e pashë ashtu bërtita. Njerëzit e pranishëm u kthyen kah unë...

Mbulova fytyrën me dorë dhe sillja kokën. Mundohesha të përmbahem, por kot.. Babai im më tërhoqi kah ai dhe më pëshpëriti në vesh: Falu para se të ta falin xhenazen! Mu duk sikur shtiu (me armë), e jo se foli. Nuk u ndalja së qari dhe nuk mund ta largoja shikimin nga Khalidi.

Çfarë do të dëshironte Khalidi, po të ngjallej tashti?  Një cigare?  Një vajzë? Një udhëtim jashtë vendit?  Një këngë? E mendoja veten në vend të tij dhe më kujtoheshin ajetet:

"(Kujto)
Ditën kur kërciri do të zbulohet (Ditën e Ringjalljes) dhe do të thirren të bien në sexhde, por ata nuk do të munden. [El-Kalem:42]

Shkuam te varrezat... e lëshuam në varr... Unë mendoja me vete:

A thua, si do të përgjigjet kur të pyetet për veprat e tij??? 
A do të thotë: Njëzet këngë, gjashtëdhjetë filma, mijëra cigare??? 
Qava gjatë... Asnjë namaz që do të ndërmjetësonte për të, asnjë vepër e mirë, nuk mund të lëvizja. Babai më priti gjatë. E lashë Khalidin në varrin e tij... dhe u largova.

Ndoshta ai po më dëgjonte duke shkuar...


Përktheu:

Jusuf Kastrati

M'i garantoni gjashtë gjëra ua garantoj xhenetin

"M'i garantoni gjashtë gjëra prej vetes suaj ua garantoj Xhenetin". 

Imam Ahmedi edhe të tjerë, transmetojnë nga Ubadetubnu Samit se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "M'i garantoni gjashtë gjëra prej vetes suaj (se do t'i kryeni), ua garantoj Xhenetin. Kur të flisni, të thoni të vërtetën, kur të premtoni ta përmbushni atë, kur t'iu lihet diçka në amanet ta ruani, t'i ruani organet tuaja, t'i ulni shikimet tuaja dhe t'i ndalni duart tuaja".  Shejh Albani për këtë hadith ka thënë se është sahih në "Es-Silsiletus-sahihah" nr.1470.

"M'i garantoni gjashtë gjëra prej vetes suaj ua garantoj Xhenetin". Gjashtë vepra prej më të lehtave, çështje prej çështjeve më të lehta të bamirësisë. Kush i kryen  në dynja  dhe kujdeset për to, atëherë Xheneti është i garantuar për të.

“Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm, (që do t’u thuhet:) 'Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet), që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer nga Allahu. Hyni në të(Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!”  Aty do të kenë çfarë të duan - e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë." (Kaf, 31-35)

Sa i përket cilësisë së parë prej këtyre cilësive, ajo është: sinqeriteti në të folur apo thënia e së vërtetës. Besimtari është i vërtetë (i sinqertë) në të folur. Gënjeshtra nuk zë vend tek ai. Besimtari kujdeset për sinqeritetin derisa ta shpjerë në Xhenet. I Dërguari,lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Përmbajuni sinqeritetit, sepse sinqeriteti udhëzon për në bamirësi, ndërsa bamirësia udhëzon për në Xhenet. Njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në të folur) dhe kërkon sinqeritetin derisa të shkruhet tek Allahu si i sinqertë". (Transmeton Muslimi).

Cilësia e dytë është: përmbushja e premtimit dhe zbatimi i marrëveshjes. Kjo cilësi është simbol i muslimanëve, madje është shenjë që tregon të devotshmit. Besimtarët nuk njihen për mospërmbushje apo thyerje të premtimit e as për prishje të marrëveshjes. Përmbushja e premtimit, është veçori themelore në ndërtimin e shoqërisë, sepse ajo përfshin të gjitha marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve. Marrëdhëniet, kontrata, premtimet…, të gjitha kanë për bazë përmbushjen e premtimit. Nëse ky element mungon, atëherë mungon besa, dhe si rrjedhojë marrëdhëniet prishen dhe përhapet e keqja.

Ndërsa cilësia e tretë është: ruajtja e amanetit. Kjo është prej cilësive më të mëdha morale, për të cilën Allahu i Madhëruar lavdëron të përshkruarit me të dhe ata që e kryejnë dhe kujdesen për të. Ajo është shenjë e besimit të kompletuar të besimtareve. Nëpërmjet amanetit ruhet feja, nderi, pasuria, trupat, shpirtrat, dituritë, etj. Profeti Muhamed, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Besimtar është ai që njerëzit kanë besim në të, në pasuritë dhe  vetet e tyre". (Transmeton Ahmedi)

Nëse shoqërinë e udhëheq amaneti, atëherë kapja për të dhe kryerja e tij do të jetë më e madhe, lidhjet farefisnore do të jenë më të forta dhe e mira do të mbizotërojë çdokënd.

Cilësia e katërt është: ruajtja e organeve gjenitale, që të mos bien në haram. Allahu i Madhëruar thotë:

"...të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim - dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve)."(El-Mu'minun, 5-7).

Ruajtja e organeve është ruajtje e pasardhësve, shërim shoqëror dhe shpëtim prej sëmundjeve.

Cilësia e pestë është: ulja e shikimit nga harami. Allahu i Madhëruar thotë:

"Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata. Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe  të mos i shfaqin stolitë e tyre…" (En-Nur, 30 -31)

Ruajtja e shikimit ose ulja e tij ka dobi të mëdha. Besimtarit ia sjell ëmbëlsinë e imanit, dritën e shpirtit, forcën e zemrës, pastrimin shpirtëror, ruajtjen nga harami etj…

Ndërsa cilësia e gjashtë është: ndalimi i duarve nga dëmtimi i njerëzve apo padrejtësia ndaj tyre, në çfarëdo forme qoftë. Ai që iu bën keq robërve të Allahut, Allahu e urren atë. Kur njeriu largon të ligat prej njerëzve, atëherë vet vepra e tij është dëshmi për moralin e tij, edukimin dhe sjelljen e mirë të tij. A mendon se ç’mund të ndodhte me besimtarin kur morali i tij të ngrihej aq sa dhe pengesat i largon prej rruge?

Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Profeti Muhamed, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ka thënë: Një njeri kaloi pranë një dege të një peme, e cila ishte e shtrirë në tokë. Tha: “Vallahi do ta largoj  këtë që të mos i pengoj muslimanët”. Allahu e futi në Xhenet".

Ja, këto janë dyert e Xhenetit të hapura, minaret e tij të dukshme, rruga e tij e lehtë. Le t'i shfrytëzojmë këto mundësi para se të kalojë koha, le t'i shumojmë të mirat para se të vdesim!

 /burmijetes.com

Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë

Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë.

                                                             Abdullah Ibën Mubarek

Në kohën e Abdullah Ibën Mubarekut në Meke për një kohë të gjatë nuk po binte shi.

Kudo zotëronte një thatësirë e tmershme.

Bagëtia po rrezikohej të ngordhte , ndërsa bimësia po thuaj ishte zhdukur.

Të gjithë , duke filluar nga imami i Mekes ( që në atë kohë ishte Fudejl Ibën Ijadi i njohur për devotshmërinë e tij ) ,dijetarët në mesin e tyre edhe Abdullah Ibën Mubarek (të cilit Allahu shpeshherë ia pranonte duan , një herë ai luti Allahun që t'ia kthente sytë një të verbëri dhe Allahu ia pranoi duan dhe ia ktheu sytë të verbërit) dhe besimtarët , i bënin dua Allahut që t'u lëshonte shi .

Por prapë se prapë shi nuk po binte , ose thënë në mënyrë tjetër Allahu nuk po ua pranonte duatë!

Abdullah ibën Mubarek ishte shumë i shqetësuar , për gjëndjen që ishte krijuar dhe nuk po dinte se çfarë të bënte .

Duke ecur i shqetësuar atij ia tërheq vëmendjen një zë fëmije që po qante në heshtje!

Abdullah ibën Mubareku u afrua për të parë se kush ishte ai që po qante .

Dhe pa aty një djalë të vogël , me fytyrë shumë të zezë dhe të shëmtuar.

Kur e shihje për shkak të shëmtisë që kishte të shkaktonte neveri.

Ky djalë i veçuar nga njerëzit e tjerë , po i bënte dua Allahut duke qarë .

Abdullahu pa u hetuar nga djaloshi , u afrua më afër me qëllim që të dëgjonte duan që po bënte ky djalë.

Abdullah ibën Mubareku arriti të dëgjonte fajlët që ky djalë po ia drejtonte Allahut Zotit të botrave !

Ato fjalë nuk ishin fjalë të veçanta , por ishin fjalë të thjeshta dhe nga fjalët më të përdorshme ato ditë .

Teksti i atyre fjalëve ishte:

"O Allah ! Të lutem dërgoje shiun tani , tani, tani!"

Thotë Abdullah ibën Mubarek:

"Sa mbaroi duan djaloshi , çova sytë nga qielli dhe pasha Allahun aty s'pashë kurrëfarë reje.

Djali sikur të kishte marrë përgjigjen se duaja iu pranua , u ngrit dhe filloi të ikte qetë qetë.

Kur pashë këtë veprim të djaloshit çova edhe njëherë sytë nga qielli kur çtë shoh:

Kishin filluar të dilnin retë e para.

Nuk po u besoja syve .

Ngela i mahnitur nga kjo gjë ."

Pas kësaj Abdullah ibën Mubareku filloi të ndiqte nga mbrapa djalin dhe të shihte se ku do të shkonte.

Pasi e pa se ku u fut , u nis për tek imami i Qabes , që siç thamë më sipër ishte Fudejl ibën Ijadi, me qëllim që t'i tregonte ngjarjen që e kishte parë me sytë e tij .

Rrugës duke shkuar për tek Fudejli e zuri shiu .

Sapo arriti tek Fudejli , ky i fundit i gëzuar i tha :

"O Abdullah ! Allahu na e pranoi duan!"

Kurse Abdullahu ia ktheu :

"O Fudejl ! Allahu e pranoi duan , por jo duatë tona !"

Dhe i tregoi ngjarjen që kishte parë.

Pasi u konsultuan me Fudejlin , Abdullahu u nis për tek shtëpia ku u fut djali , të cilit iu pranua duaja.

Trokiti në derë dhe po rrinte duke pritur .

Derën e hapi një burrë që për habi të Abdullahut kishte një fytyrë të bardhë.

E kuptoi Abdullahu se djali që iu pranua duaja ishte rob i këtij burri që Abdullahu e kishte para syve.

Nga ana tjetër burri kur pa Abdullah ibën Mubarekun tek dera e shtëpisë së vet u gëzua shumë dhe e ftoi brenda.

Ai mundohej që të bënte çdo gjë me qëllim që ta kënaqte mysafirin e nderuar.

Në fund Abdullahu i tha :

"Kam ardhur që të blejë njërin prej rrobërve të tu!"

Tha burri me gjithë qef dhe ia nxorri , para të gjithë rrobërit me përjashtim të djaloshit që iu pranua duaja .

Tha Abdullahu :

"Nuk është në mesin e këtyre ai rob që kërkoj unë !"

Prandaj të lutem m'i nxirr të gjithë rrobërit e tu !

Tha burri:

"Kam edhe një djalë të vogël , të shëmtuar , dhe që s'është i aftë për punë .

Atë doja ta mbaja për vete , sepse që kur ka ardhë në shtëpinë time Allahu më ka dhuruar shumë të mira .

Unë mendoj se ai është sebepi që Allahu m'i ka dhuruar të gjithë ato të mira !"

Por për shkak të respektit që kishte ndaj Abdullah Ibën Mubarekut , pronari i djalit pranoi që t'ia jepte djalin Abdullah Ibën Mubarekut .

Abdullah Ibën Mubareku u gëzua shumë që ia arriti qëllimit dhe së bashku me djaloshin dolën dhe filluan të iknin për tek Fudejl Ibën Ijadi .

Ecën një copë rrugë , bukur të gjatë dhe asnji nuk po i fliste njëri-tjetrit.

Abdullah Ibën Mubareku kishte turp t'i fliste këtij djali , sepse atij Allahu ia kishte pranuar duan , kurse Abdullahit Jo!

Nga ana tjetër edhe djali kishte turp që t'i fliste Abdullah Ibën Mubarekut , për shkak të famës së tij të madhe si dijetar dhe muxhahid.

Kështu pra të dy ecnin pa i folur njëri-tjetrit , derisa djali mori guximin i pari që të flasë duke i thënë :

"Përse më bleve mua , kur ti kishe mundësi të merje nga rrobërit e tjerë , që janë më të fuqishëm se unë dhe që janë më të dobishëm se unë ?" .

Tha Abdullah Ibën Mubarek :

"O djalosh mua nuk më duhet shërbëtor që të më bëjë punët , por unë ty të mora për shkak të lidhjes tënde me Allahun dhe i tregoi gjithëçka që kishte parë !

-Cfarë the?

Ti ke zbuluar lidhjen time me Allahun ?! - tha djaloshi- dhe filloi të qante me zë!

Abdullah Ibën Mubareku për ta qetësuar i tha :

-O djalosh mos qaj , se vetëm unë dhe Fudejl Ibën Ijadi e dimë këtë gjë! .

-E dika edhe Fudejl Ibën Ijadi ?! -tha djaloshi dhe filloi të qante akoma më shumë!

Abdullah Ibën Mubareku nuk dinte se çfarë të bënte që ta pushonte djalin së qari!

Ndërkaq djali fshiu lotët dhe i tha Abdullah Ibën Mubarekut :

"Mirë , më jep leje sa të fali dy rekate namaz !

Abdullah Ibën Mubareku kur pa se djali pushoi , sikur u çlirua nga një barë e rëndë dhe i dha leje me gjithë qejf.

Djaloshi mori abdes dhe filloi të falej , pasi fali dy rekate namaz , hapi duart dhe filloi të bënte dua .

Kur e pa në atë gjendje Abdullah Ibën Mubareku , përsëri u afrua , pa u hetuar nga djaloshi , me qëllim që të dëgjonte se çfarë duaje do të bënte tani djali.

Ndërsa djali , pasi lavdëroi Allahun dhe dërgoi salavatë mbi profetin filloi t'i bënte dua Allahut me fjalët:

"O Zoti im ma merr shpirtin tani , tani , tani!" .

Kur dëgjoi këto fjalë Abdullah Ibën Mubareku u shtang!

Nuk dinte çfarë të bënte!

Nuk vonoi shumë dhe djaloshi ra përtokë i vdekur.

Abdullah Ibën Mubareku filloi të qante .

Pastaj tha ajetin:

"Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë."

Subscribe to this RSS feed
Back to top