Error
  • JUser: :_load: Unable to load user with ID: 42

Adhurime dhe praktika

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT

RREGULLAT E HAXHIT 1. Të konsultohet me të dijshmit, për të shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e tyre rreth haxhit. 2. Të falë namaz Istihare (namaz që bëhet kur nuk dimë si të vendosim për një punë). Me këtë nuk kemi për qëllim vetë haxhin, sepse ai është mirësi dhe ibadet e nuk ka dyshim në të, por me Istiharen kemi për qëllim kohën e nisjes, grupin të cilin do ta shoqërojë dhe mjetin me të cilin do të udhëtojë. 3. T’i mësojë rregullat e haxhit. E nëse nuk ka pasur mundësi t’i mësojë,...

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT

RREGULLAT E AGJËRIMIT 1. Muslimani duhet të largohet prej fjalëve të pavërte-ta dhe të mos punojë sipas tyre. Të largohet prej shpifjes, fjalëve të turpshme, sharjes dhe dëmtimit të njerëzve sipas hadithit: “Kush nuk largohet nga rrena dhe veprat e ngjashme me të, le ta dijë se Allahu xh.sh. nuk është i nevojshëm për urinë dhe etjen e tij.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Dhe hadithit: “Agjërimi është mbrojtës e, kur agjëroni, mos thoni fjalë të turpshme dhe mos e ngrini zërin. Nëse ndokush ju fyen (provokon) ose ju mëshon, thoni: “Unë...

Në cilin interval kohor mund të falet namazi i duhasë?

Në cilin interval kohor mund të falet namazi i duhasë?

 

Pyetje: Es selamu alejkum! Doja te dija ne cilin interval kohor mund te falet namazi i duhase? Allahu jua shperblefte!Es selamu alejkum.

Përgjigje:  Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam!

 

Duke filluar me 15 minuta nga lindja e diellit e duke mbaruar me 10 -15 minuta para ezanit të drekës. Kjo ka qenë pergjigja e Ibn Uthejminit rahimehullah. Allahu e di më së miri.

 

Ahmed Kalaja 

Burimijetes.com 

31.05.2008

Gruan me mbulesë apo kënaqësinë e prindërve?

Cilën duhet të vendosë besimtari?

Gruan me mbulesë apo kënaqësinë e prindërve?

 

Pyetje: Selamu alejkum. Allahu ju shperblefte hoxh per punen qe beni. Ne trojet tona shume vllazni dhe motra po kane probleme per marrjen e gruas me mbulese. Pyetja eshte nese familja i thote se ose neve ose ate vajzen per shkak se se duan me mbulese. Cilen duhet te vendos besimtari? Kur dihet se mbulesa eshte obilgim dhe respektimi i prinderve obligim. Mirepo tash nese vellau eshte i martuar, pra ka niqah islam edhe pse eshte i fejuar (sipas tradites tone quhet fejese mirepo ne islam martese). Tash si te veproj ky vella? Ta lere motren dhe te respektoj familjen apo ta ndaj motren me nje shtepi vec baneses. Ju lutem nje shpjegim urgjent. Allahu ju shperblefte me te mirat  e xhenetit se ne te vertet keto probleme po ndodhin shume tek besimtaret.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Unë me sa mbaj mend kam trajtuar një pyetje të ngjashme me këtë edhe më herët, megjithatë them atë që e kemi përsëritur vazhdimisht: 
Urdhri i parë është i Allahut dhe i të Dërguarit të tij salallahu alejhi ue selem, pastaj urdhri i dytë është i prindërve.

Rregulli thotë: "Krijuesi nuk mund të kundërshtohet duke iu bindur krijesës". 
Zoti vjen para gjithçkaje dhe se çdo gjë vjen pas Zotit. T’i frikësohemi Allahut e mos të tallemi me motrat besimtare me shami apo t’i  sprovojmë që të heqin shamitë se, uallahi, ka për të zbritur hidhërim i paparë prej Zotit të gjithësisë. A nuk u mjafton këtyre motrave sprova e futjes në fe, sprovat e përgojimit dhe thashethemeve etj. etj., që i shtohen pas martesës së shumëpritur dhe të tilla gjëra.

Edhe një herë, dua ta përsëris, kur përplaset obligimi karshi Zotit me atë, dikujt tjetër kushdo qofte ai, i jepet përparësi obligimit të Zotit.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

31.05.2008

A lejohet ngrënia e mishit të derrit të egër?

A lejohet ngrënia e mishit të derrit të egër?

Pyetje: Esselam Alejkum.. kam nje pyetje. A Lejohet ngrenia e mishit te derrit te egër?

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullah!

Nuk lejohet  sepse e përfshin emërtimi dhe gjykimi i derrit. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

09.08.2008

 

Ç'duhet të bëjë një person që vdekjen e ka të afërt?

Ç'duhet të bëjë një person që vdekjen e ka të afërt?

Pyetje: Serisht po ju shkruaj por me nje brenge te madhe dhe ju lus qe te me pergjigjeni ne pyetjet e mia. Para disa diteve me eshte diagnostifikuar tumor, por kjo ende nuk eshte konfirmuar pa mos e bere biopsine,,. Jam e udhezuar ne rrugen e Allahut, vazhdimisht fal namaz, kjo eshte nje sprove qe duhet te qendorj stoikisht dhe te kem fuqi qe te perballoj, ju lutem me pergjigjeni qfare duhet te bej nje person i cili e din qe vdekjen e ka afert a i pranohen lutjet per falje te mekateve qe ka bere , dhe qfare duhet te bej personi qe te afrohet me ibadete sa me afer Zotit. Ju lutem te me pergjigjeni.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

''Të Allahut jemi dhe tek Allahu do të kthehemi"

Allahu ka marrë shpirtrat e të dashurve të Tij përderisa Muhamedi salallahu alejhi ue selem e la këtë botë dhe e dorëzoi shpirtin tek Krijuesi i Tij e ky është ngushëllimi i çdo besimtari dhe besimtareje.

Padyshim, ajo që besimtari do të gjejë tek Zoti i Tij është më e mirë se ajo që lë. Allahun e lus që të shërbejë kjo që të dalësh para Tij e shlyer nga mëkatet në gradat e shehidëve!

Po, po, Allahu e pranon pendimin, kthimin, çdo vepër të mirë derisa shpirti s'ka ardhur në fyt. Unë do të thosha, derisa gjendja është kjo, ki parasysh:

1. Ji e kënaqur me kadanë dhe kaderin e Allahut.

2. Beso se kjo është më e mirë për ty.

3. Ajo që Zoti ka përgatitur për ty është më e hajrit.

4. Falëndero Zotin që kjo të gjeti me besim.

5. Lute Allahun që të shlyejë gjynahet.

6. Pendohu tek Allahu me sinqeritet.

7. Mos i humb shpresat kurrë prej Tij.

8. Laj borxhet.

9. Nëse s'ke mundësi shkruaji.

10. Çfarë të drejtash gëzojnë të tjerët tek ti shkruaji.

11. Lër testamentin.

12. Lër amanetet e qarta.

13. S'e di, nëse mendon se do të bëhen bidate ditën e funeralit, sqaroji gjërat apo nëse bëjnë të shtatat, dyzetat, 6 muajt, vitin etj.

14. Të trajtojnë në larje, qefinosje, varrim si myslimane. Lër amanet kush të kujdeset për funeralin tuaj që të shkojë sipas kënaqësisë së Allahut.

15. Jep sadeka me nijetin e shërimit.

16. Bëj dua.

17. Sa më shumë dhikër.

18. Frikësohu për atë që ka kaluar.

19. Po ama më shumë të  shpresosh atë që Zoti ka premtuar për vepërmirët se ti në këto kohë je prej tyre, sigurisht.

20. Mendo mirë për Allahun se kush ndërron jetë duke menduar mirë për Allahun ka për të gjetur mirë. Kur të kuptosh se fuqitë po të lenë shpeshto fjalën: LA ILAHE IL ALLAH.

21. E nëse fuqia të lë më shumë e s'mund ta thuash me gojë, atëherë me mendje dhe me gisht.

Allahu të shëroftë!

O motër, të jesh e sigurt se Allahu të ka dashur fort që ti e ke mësuar këtë të vërtetë, se ka njerëz që janë duke shkuar drejt vdekjes me  sëmundje të tilla dhe ata s'dinë asgjë, as s'u jepet shansi të pendohen as nuk ju tregon kush sepse kalojnë në çmendinë. Ty Allahu ta ka hedhur sëmundjen pasi të hodhi më parë shërimin për çdo sëmundje: DASHURINË PËR ALLAHUN, PËR XHENETIN, PËR PROFETIN.

Allahu përgatittë për ty gradën e shehidit! Amin! Amin! Amin!

Ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

09.08.2008

A duhet t'i respektojmë në këto raste?

A duhet t'i respektojmë në këto raste?

 

Pyetje: Esselamu alejkum. Kisha nje pyetje persa i perket familjareve! Normalisht familjaret duhet te respektohen..., por kur ndonje nga ato sa here e takojme fillon te flasi qe besimi ne fe eshte injorance dhe prapambetje e shume gjera te tjera. Po ne keto raste duhet qe ne ti respektojme e ti shkojme ti takojme keto te aferm qe perpiqen te fusin dyshime, apo duhet ti shmangim sa me shume te jete e mundur? All-llahu ju ruajt e ju forcofte besimin ne zemrat tuaja.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam! Duhet të kihet parasysh të bëhet dallim mes respektit dhe kujdesit për besimin e individit.

Nëse mendon se mbajtja e lidhjeve me të tillët çon në probleme të fesë tënde, atëherë mënjanoi me kujdes duke u obliguar njëkohësisht për mësimin mirë të fesë qe t'i ftosh në fe bashkë me respektin dhe vizitën ndërfamiljare dhe se shkëputja e lidhjeve duhet të jetë gjëja e fundit që mendohet, sepse në një hadith kur fisi i Profetit salallahu alejhi ue selem nuk e pranoi ftesën e tij dhe i shpalli armiqësi ai ju tha atyre: ''Atëherë s'ka mbetur mes meje dhe jush vetëm se lidhja e gjakut që do të mundohem ta mbaj gjithmonë të gjallë në jetë."

Kjo kthehet dhe tek njohuritë e tua fetare të cilat, padyshim, obligohesh t'i thellosh. Prej këtyre rasteve ne kuptojmë sa e rëndësishme është të thellohemi në dijet fetare, sepse kur ne jemi të mirënjohur me fenë tonë s'mund të na bëjë askush të dyshojmë në fenë tonë të mirë, të vërtetë.

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

12.07.2008

Sipas Islamit kur arrihet mosha e pjekurisë?

Sipas Islamit kur arrihet mosha e pjekurisë?

Pyetje: Selam alejkum we rahmetullah kisha nje pyetje ne lidheje me moshen:sipas kushtetus te miratuar nga shtete  e bashkuar mosha  e pejekuris tek femia arrin ne moshne 18 vjeç ne ket mosh ai  eshte i dijshme per çfar ben dhe ndeshkohet.Une desha te dija sipas ilamit si ndahet dhe kur arrihet mosha  e pejekuris si tek meshkuj dhe femrat eshte  e nje  llojt. Allahu jua shperblfte.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Puberteti (mosha e pjekurisë) në Islam arrihet nëse mashkulli ose femra arrijnë në shenjat e mëposhtme:

a) për mashkullin:

1. Me moshë 14 ose 15 e lartë sipas zhvillimit.

2. Me shenja si: dalja apo mbushja me qime nën sqetull dhe përreth auretit.

3. Prishja, ejakulimi për herë të parë.

b) për femren:

1. Me moshë 14 ose 15 e lartë sipas zhvillimit.

2. Me shenja si: dalja apo mbushja me qime nën sqetull dhe përreth auretit.

3. Menstruacionet për herë të parë.

Allahu e di më së miri.

 

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

29.06.2008

Kam probleme me imanin

Kam probleme me imanin

Pyetje: Selamu alejkum. Fal namaz por akoma nuk e kam kuptuar islamin si duhet mendoj se i praktikoj detyrat ndaj Zotit por Zoti i di si i praktikoj si p.sh. une i lutem Zotit per diçka por zoti nuk ma kthen lutjen une e di se Zoti e din çka është ma e mire per njeriun por nga ta di une kete gje. E di se duhet te besh durim por edhe te durimi jam munduar po prap sja kam arritur qellimit e di se duhet te durosh po si te duroj me tregoni nga përvoja dhe sa mund te zgjat durimi sa muaj. Dhe si mund ta di se disa nxitje ose udhezime i kam prej shejtanit. Nese ka mundesi sa ma shpejt se kam probleme me imanin.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ue alejkum selam ue rahmetullah!

Kështu me ngut të këshilloj për disa gjëra:

1. Kujdes me 5 vaktet në kohë!

2. Dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes në kohë.

3. Shokët që të rrethojnë.

4. Çdo ditë të lexosh të paktën një xhuz Kuran ~30 faqe.

5. Lexo librin “Sëmundja dhe ilaci” të Ibn Kajimit dhe librin “Mos u dëshpëro” të Aid el Karnit.

Allahu e di më së miri.

 

Ahmed Kalaja

Burimijetes.com

22.06.2008

Si mund të bëjmë një dasmë islame?

Si mund të bëjmë një dasmë islame?

Pyetje: Ju lutem mund të më sqaroni se si mund të bëjmë një dasmë islame, duke ditur zakonet tona dhe gjendjen ku ndodhemi? Ju lutem, n.q.s ka mundësi të më tregoni se si ka qenë dasma në kohen e Profetit alejhi selam dhe në kohen e selefëve e me pas. Allahu jua shpërbleftë!

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër  e nderuar! Është e vërtetë se feja islame nuk ka lënë diçka e cila është preokupim i njeriut e të mos e ketë shpjeguar atë dhe prej gjërave që janë shpjeguar është dhe edukata e martesës. Profeti Muhamed salallahu alejhi ue selem, edukatori më i madh na ka mësuar dhe na ka treguar këto etika me fjalë dhe vepra, sepse edhe ai salallahu alejhi ue selem është martuar.

Por, prej gjërave që duhet të kihen parasysh në një martese islame shkurtimisht janë këto:

1. Të bëhet darkë (ose dasmë) dhe syneti është që ajo të jete tri ditë. Përcillet nga Enesi se Profeti salallahu alejhi ue selem u martua me Safijen dhe si mehër i beri lirimin e saj nga robëria dhe bëri darken (dasmën) tri dite. Kjo është transmetuar nga Ebu Ja'la me zinxhir të mirë dhe ky gjendet edhe te Buhari.

2. Të thërriten në të njerëz të mirë, të pasur e të varfër qofshin dhe dhëndri të pres një dash a më shumë. Enesi përcjell se kur Abdurrahman Bin Aufi e lajmëroi Profetin alejhi selam se ishte martuar, ai i tha: "Bëj dasmë qoftë dhe me një dash." Hadithi gjendet te Buhari. Por edhe nëse nuk ka mish në dasmë nuk ka gjë, sepse kur Profeti alejhi selam u martua me Safijen në dasmë nuk pati mish. Buhari dhe Muslimi.
3. Dasma të mos ketë vegla muzikore, sepse ato janë të ndaluara, me përjashtim të defit te gratë të cilat i bien defit dhe këndojnë me njëra-tjetrën këngë të lejuara e që përmbajnë kuptime të mira, sepse Rabij bint Muauidh ka thënë: "Erdhi Profeti alejhi selam dhe hyri në shtëpinë time ditën kur u martova dhe u ul mbi shtratin tim, ndërkohë që atje disa vajza të vogla po i binin defit e po këndonin..." Kjo gjendet tek Buhari.

Madje përcjell dhe Aishja se ajo ishte në dasmën e një grua e cila do martohej me një nga ensarët dhe Profeti alejhi selam i tha: "O Aishe! A nuk kishit def të këndonit, sepse ensarët i duan këngët". Buhari.

4. Duhet që gratë të ndahen nga burrat. Pra, çdo gjini të jetë në konak më vete, në mënyrë që të evitohen fitnet.

5. Nuk duhet të serviren harame si: pije alkoolike dhe mish të ndaluar. Alkooli është nëna e të gjithë të këqijave dhe, shyqyr Zotit, sot janë lehtësuar gjërat, sot gjejmë birra pa alkool për ata që nuk rrinë dot pa pirë, por lejohet gjithashtu që te burrat të këndohen ilahi, t'u mbahet ndonjë ligjëratë e shkurtër, të bëhet humor i lejuar, madje dhe të lozet. Edhe ne shqiptarëve këto tradita nuk na mungojnë, por ne vetëm duhet të mendojmë diçka: që dasma islame të mos duket si vdekje, por të ketë gjallëri dhe hare.

Këto janë disa gjëra të cilat duhet t'i kemi parasysh dhe të mundohemi t'i frikësohemi dhe t'i bindemi Allahut sa të kemi mundësi, duke marë parasysh dhe gjendjen e shoqërisë dhe vendit ku ne jemi duke bërë disi tolerime në disa gjera që nuk janë haram, në mënyrë që ta kemi më të lehte ta fusim serish këtë traditë të humbur në shoqëritë tona. Allahu ju dhente sukses dhe ju drejtoftë tek çdo e mirë!

Bledar Haxhiu

Burimijetes.com

29.07.2010

Subscribe to this RSS feed
Back to top