Agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Shevval

Prej shenjave të pranimit të veprave është ta shohish muslimanin në gjendje më të mirë se sa ka qenë para kryerjes së asaj vepre të mirë, dhe prej shenjave të agjërimit të pranuar është shtimi i veprave të mira. Një nga këto vepra është edhe agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Shevval (muaji i dhjetë sipas kalendarit islamik, muaji pas Ramazanit).

 

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, preferonte dhe nxiste të agjërohen këto ditë.

 

Ebu Ejub El-Ensariu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

 

"Kush e agjëron muajin Ramazan dhe e pason me agjërim të gjashtë ditëve të Shevvalit, i konsiderohet sikur të agjëron tërë vitin".

 

Ky agjërim bën pjesë në agjërimet vullnetare dhe është sunnet i argumentuar me këtë hadith. Poashtu nga ky hadith kuptojmë se mund ti agjërojmë këto ditë pandërprerë por edhe të ndara, ngase fjalët e këtij hadithi janë të përgjithshme.

 

Përpiloi: Ramadan Ramadani

publikimi i parë në Albislam.Com:10.01.2001

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top