- font size decrease font size increase font size
Nëse ju e ndihmoni (fenë) Allahun, Allahu …
“O ju që keni besuar, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai do t'ju ndihmojë ju dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.”
Allahu u ka premtuar robërve të Tij besimtarë se do të parandalojë nga ata kurthet dhe dhunën e armiqve të tyre. Allahu thotë: "O ju që keni besuar, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai do t'ju ndihmojë ju dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja." (Suretu Muhamed, 7)
Ky është premtim i Allahut, i cili nuk e thyen premtimin. Allahu thotë: "E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se Allahu." (Suretu Tevbe, 111). Gjithashtu thotë: "Premtimi i Allahut është (ky), Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë."(Suretu Rrum, 6). Premtimi në këtë ajet u takon besimtarëve, se ndihma dhe ngadhënjimi gjithsesi do të realizohet.
Gjithashtu premtimi tjetër nga ana e Allahut për fitore dhe mposhtje kundër qafirëve. Thotë Allahu i Lartësuar: “…dhe Allahu kurrë nuk do t'ju lejojë mosbesimtarëve rrugë për fitore ndaj besimtarëve."Mirëpo secili prej dy premtimeve, që të realizohet, duhet të plotësojë disa kushte.
Ajeti i parë sqaron se ndihma është e kufizuar me ndihmën që bëjnë robërit ndaj njëri-tjetrit për hir të Allahut. E, ndihma e Allahut do të thotë nënshtrim dhe dorëzim i plotë në atë që ka urdhëruar Allahu dhe largim e urrejtje ndaj asaj që ka ndaluar Allahu. Ky ishte edhe misioni që shprehnin me gojë të Dërguarit para Pejgamberit tonë, Muhamedit alejhi selam. Thotë Allahu i Madhëruar: "O ju që keni besuar! Jini ndihmues të Allahut siç u tha Isai, biri i Merjemes, Havarijinëve (dishepujve të tij): “Kush janë ndihmuesit e mi tek Allahu?” Dishepujt i thanë: “Ne jemi ndihmuesit e Allahut!” Pastaj një palë nga Beni Israilët besuan dhe një palë mohoi e nuk besoi. Kësisoj Ne u dhamë fuqi atyre që besuan kundër armiqve të tyre dhe ata u bënë ngadhënjimtarët."(Suretu Saff, 14). Pra, Isai alejhi selam e ftoi popullin e tij dhe dishepujt që ta ndihmonin Allahun (fenë e Tij).
Ndërsa ajeti tjetër kushtëzon ndihmën dhe pohimin në ndihmën e Allahut, siç e sqaroi ajeti i lartshënuar, se Allahu kurrë nuk do t'ua realizojë fitoren mosbesimtarëve ndaj robërve të Tij dhe ky represion ndaj jobesimtarëve bëhet për besimtarët e vërtetë që kanë iman.
Pra, kjo bëhet kur ka iman (besim) dhe besimi nuk është shpresë dhe zbukurim, por ajo që pohon zemra dhe çka vërtetohet me vepër. Nëse muslimani dëshiron që Allahu ta mbrojë dhe t’ia largojë kurthet e armikut të tij, duhet të lidhë miqësi dhe ta ketë Atë aleat, t'u nënshtrohet urdhrave të Tij, ashtu siç ka urdhëruar i Lartësuari.
E, kush është i pakujdesshëm ndaj ndihmës së Allahut, nuk mund të ketë ndihmën dhe përkrahjen e Allahut të Madhëruar. Për këtë thotë Allahu i Lartësuar: "O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun (në çështjen e Tij), Ai do t'ju ndihmojë ju dhe do t'ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja." (Suretu Muhamed, 7)
Dije se rruga e muslimanit drejt Allahut i mundëson atij që të ketë mundësi të mbrohet nga dredhitë dhe kurthet e armiqve të tij dhe të jetë fitimtar. Kështu i premtoi Allahu të Dërguarve të Tij dhe ai që ecën hapave e gjurmëve të tyre, do të jetë në premtimin e Allahut, që Ai e dha në Librin e Tij duke thënë: "Dhe sigurisht që Fjala Jonë ka kaluar qysh më parë për robërit Tanë të Dërguar, se ata me siguri do të nxirreshin ngadhënjyes."
Ne sot pyesim se kur vjen ndihma e Allahut. A nuk ka ardhur koha të ndriçojë nata? A nuk ka ardhur koha që mëngjesi të gdhijë? A nuk ka ardhur koha të thyhen mosmarrëveshjet tona? Mirëpo të paktë janë ata prej nesh të cilët i ka mëshiruar Allahu e shpresojnë që periudha e natës të kalojë në adhurim. Në anën tjetër, jemi miopë dhe e rëndojmë shpirtin tonë me gjynahe; në mëngjes e mbrëmje planifikojmë dhe veprojmë kundër metodologjisë islame.
Le ta dijë secili që nuk e përfill fenë e Allahut se ka shtuar në peshojën e armiqve dhe është kundërshtar i umetit të tij. Le ta dijë secili që largohet e refuzon ibadetet se ka hapur në trupin e umetit (ai është prej atij umeti) plagë të rënda e të pashërueshme. Dhe le ta dijë ai i pakujdesshmi ndaj këshillës së tjetrit dhe lënësi i urdhrit për të mirë dhe i ndalimit nga e keqja se po e stërzgjat ecurinë e mrekullive të umetit.
Secili prej nesh është i ftuar të korrigjojë dhe të llogarisë veten e tij se a është duke shtuar në peshoren e armiqve apo vallë mos është kundërshtar i umetit të tij dhe mos është prej atyre që me duart e veta bëhen sebep për të anuluar punët e mira. Allahu na ruajttë prej gjynaheve!

Përktheu: Eroll Rexhepi
22.2.2008