Shejnja që i frikësohesh Allahut

Shejnja që i frikësohesh Allahut ndër të tjera dallohet në 7 vende:

 

  • 1-Gjuha: nuk gënjen, nuk mban të tjerët me gojë, nuk flet kot dhe përmend Allahun shumë.
  • 2-Zemra: ështe e pastruar nga vese të tilla si: urrejtja dhe zilia.
  • 3-Syri: nuk shikon haramin
  • 4-Stomaku: është larg kafshatës haram.
  • 5-Dora: nuk e prek haramin.
  • 6-Këmba: nuk shkon në vendet ku ka haram.
  • 7-Ibadeti: bëhet vetëm për hirë të Allahut.

 

Ata që i frikësohen Allahut i kushtojnë rëndësi urdhërave dhe ndalesave të Tij. Nuk i bëjnë keq asgjëje. Bëjnë gjithmonë teube (pendim) për të metat e tyre. Gjatë punës ose shit-blrejes nuk ia han hakun asnjeriu.

Ai që i frikësohet Allahut i respekton njerëzit e ditur dhe me moral të mirë.Tregohet i kujdeshëm në çdo moment dhe në gjithëçka që bën sepse e di mirë se Allahu teala e sheh dhe e ndjek kudo dhe gjithmonë.

Shkurtimisht ai që i frikësohet Allahut është i mirë për vetën e tij, popullin dhe atdheun e tij.

Leave a comment

Make sure you enter all the required information, indicated by an asterisk (*). HTML code is not allowed.

Back to top