Logo
Print this page

RREGULLAT E SJELLJES NË XHAMI Featured

Rregullat_e_sjelljes_ne_xhami

RREGULLAT E SJELLJES NË XHAMI

1. Pastrimi i xhamisë nga ndytësirat, sipas hadithit: “Pështyrja në xhami është mëkat, e shlyerja e tij është të pastrohet ai vend.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

2. Mbrojtja e xhamisë nga erërat e këqija, qofshin edhe prej gojës së atyre që falen, sipas hadithit: Kush ha prej kësaj bime (hudhrës), assesi të mos u afrohet xhamive tona.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

3. Të mos lejohet shitblerja brenda xhamisë (në të gjitha sipërfaqet ku bëhet falja), ngase Pejgamberi alejhi selam e ka ndaluar një gjë të tillë.

4. Të mos ngrihet zëri në xhami, sipas fjalëve të Omerit r.a. “Sikur të kishit qenë ju dy banorë të qytetit, do t’ju kisha rrahur. Si guxoni ta ngrini zërin tuaj në xhaminë e Pejgamberit alejhi selam?!” (Fjala është për dy beduinë që hynë në xhaminë e Resulull-llahut alejhi selam dhe flitnin me zë të lartë.) Transmeton Buhariu.

5. Muslimani duhet të falë dy rekate namaz kur të hyjë në xhami, sipas hadithit: “Kur të hyni në xhami, mos të uleni pa i falur dy rekate.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

6. Të mos dalë nga xhamia (nëse ndodhet aty), nëse fillon të thirret ezani për namaz, sipas hadithit të Ebi Shashaut, i cili ka thënë: “Ishim ulur pranë Ebu Hurejrës r.a. në xhami. Ndërkohë thirri ezani e njëri prej njerëzve u nis të dalë nga xhamia. Atë e përcolli Ebu Hurejra me shikimin e tij derisa doli nga xhamia dhe tha: “Ta dini se ky e kundërshtoi Ebal Kasimin (Muhammedin alejhi selam).” (Transmeton Muslimi)

7. Të bëjë dua kur të shkojë për t’u falur në xhami. Nga Ibni Ab-basi r. anhuma, e ai nga Resulull-llahu alejhi selam, erdhi ky hadith: ALLAHUME XH’AL FI KALBI NUREN VE FI LISANI NUREN VEXH’AL FI SEM’I NUREN VEXH’AL FI BESARI NUREN VEXH’AL MIN HALFI NUREN VE MIN EMAMI NUREN VEXH’AL MIN FEUKI NUREN VE MIN TAHTI NURA. (O Allahu im, bë që zemra ime të ketë nur, gjuha ime të ketë nur, veshi im të ketë nur, syri im të ketë nur, bë që prapa meje të ketë nur, para meje të ketë nur, mbi meje të ketë nur dhe nën meje të ketë nur.) Transmeton Muslimi.

 

Abdul-Hamid Suhejbani

Përktheu: Ferid Selimi

Template Design © Mburoja Tech Mesoislamin. All rights reserved.