Logo
Print this page

Ç'është Islami (emri Islam) ?

Emri i Islamit si fe, shpreh parimin më qendror të Islamit, nënshtrimin ndaj Zotit, dhe se emri “Islam” nuk u zgjodh nga njeriu, por nga Zoti, sipas Shkrimit të Shenjtë të Islamit. Gjithashtu u dëshmua se vetëm Islami predikon njëshmërinë e Zotit dhe njëshmërinë e Cilësive të Tij dhe urdhëron adhurimin pa ndërmjetës vetëm të Zotit. Së fundmi, për shkak të prirjes hyjnore të adhurimit të Zotit të "instaluar" te njeriu dhe shenjave të dhëna nga Zoti gjatë kohëve për çdo individ, Islami mund të bëhet pronë e të gjithë njerëzve në çdo kohë.

Shkurtimisht, rëndësia e emrit Islam (nënshtrim ndaj Zotit), njohja thelbësore e njëshmërisë së Zotit dhe mundësia e hyrjes në Islam në çdo kohë dhe vend mbështesin fuqimisht pohimin e Islamit se që nga fillimi i ekzistencës njerëzore dhe në çfarëdo gjuhe që është shprehur, vetëm Islami ka qenë dhe do të jetë feja e vërtetë e Zotit.
Template Design © Mburoja Tech Mesoislamin. All rights reserved.